Treneri i njohur i fitnesit, Egzon Shkololli, ka qenë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për një periudhë të shkurtër, por mjaft domethënëse, ku ka udhëhequr një seancë stërvitore me banorët. Ky aktivitet ka tërhequr menjëherë vëmendje të madhe, si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku pamjet janë shpërndarë dhe komentuar gjerësisht.
Siç është parë nga materialet e publikuara nga Big Brother VIP Kosova, por edhe nga vetë Egzon Shkololli në profilet e tij në rrjete sociale, stërvitja u zhvillua në mënyrë intensive dhe profesionale. Ajo i nxori banorët nga rutina e përditshme dhe solli energji pozitive në një fazë të ndjeshme të lojës, kur presioni psikologjik rritet dhe tensionet janë më të theksuara.
Edhe pse prania e Shkolollit në shtëpi zgjati vetëm aq sa zhvillimi i stërvitjes, ndikimi i këtij aktiviteti ishte i dukshëm. Banorët u përfshinë maksimalisht, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe frymë gare, në një moment kur finalja e madhe po afrohet dhe çdo detaj ndikon në gjendjen fizike dhe mendore të tyre.
Ky angazhim u vlerësua pozitivisht edhe nga publiku, i cili në rrjetet sociale e cilësoi stërvitjen si të nevojshme dhe motivuese, duke theksuar rëndësinë e aktivitetit fizik për mirëqenien e banorëve gjatë qëndrimit të tyre të izoluar në shtëpi.
Përmes kësaj paraqitjeje të shkurtër, por domethënëse, Egzon Shkololli dëshmoi edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj fitnesit, ndërsa Big Brother VIP Kosova vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me dinamika që e mbajnë publikun të lidhur deri në finalen e madhe, data e së cilës ende nuk është zyrtarizuar. /Telegrafi/
Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, duke regjistruar disa prej momenteve më të komentueshme të sfidës së së vëllait të madh që testonte njohuritë e banorëve për faktet dhe historinë e vendit.
Gjatë lojës, Arditi nuk arriti të përgjigjej se në cilin qytet ndodhet dukuria e famshme e Bifurkacionit – që në rastin konkret është në Ferizaj.
Edhe kur iu kërkua të emëronte tre fshatra të këtij qyteti, ai nuk mundi të japë asnjë përgjigje. Po ashtu, muzikanti nuk ishte në dijeni se kampionja olimpike Nora Gjakova ka prejardhjen nga Peja, një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen e audiencës.
Megjithatë, huqja më e madhe e tij u regjistrua kur iu kërkua të përgjigjej se kush e kompozoi Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Edhe pse Arditi e ka prezantuar veten në BBVK si profesor i muzikës, ai nuk ishte në gjendje të tregonte se autorët e himnit kombëtar janë Asdreni (tekstin) dhe Ciprian Porumbescu (muzikën), duke surprizuar jo pak ndjekësit e formatit.
Ky episod ka bërë që publiku të reagojë me humor dhe habi, duke rikujtuar se Big Brother VIP Kosova 4 nuk është vetëm lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një test i njohurive të banorëve mbi historinë, kulturën dhe figurat e vendit. /Telegrafi/
Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, Benita u përball me një detyrë interesante dhe mjaft kërkuese: identifikimin e figurave të njohura historike dhe kulturore shqiptare.
Sfida, e bazuar në foto, kërkonte që banorët të njihnin personalitete të shquara nga imazhet e tyre, duke testuar njohuritë e tyre për historinë dhe kulturën kombëtare.
Megjithatë, Benita nuk arriti të identifikonte figurën e Naim Frashërit, poetit të madh dhe një nga figurat më të respektuara të letërsisë dhe kombit shqiptar.
Momenti u pa nga publiku si i veçantë, pasi dështimi për të njohur një emër kaq ikonë të kulturës shqiptare tërhoqi vëmendjen dhe komentet e banorëve të tjerë.
Ky episod rikujtoi rëndësinë e njohjes së figurave historike dhe kulturore, ndërsa sfida me foto vazhdoi të ishte një nga më tërheqëset dhe argëtuese për banorët dhe shikuesit e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Në fund të viteve 1980 dhe 1990, modelja holandeze Karen Mulder pushtoi pasarelat dhe bashkëpunoi me emra të respektuar nga kjo industri. Megjithatë, kur tha në vitin 2001 se njerëz të fuqishëm e kishin përdhunuar, përfshirë Princin Albert II të Monakos, ajo u zhduk nga sytë e publikut.
Mulder ka bashkëpunuar me shumë marka luksoze, duke përfshirë 'Valentino', 'Versace', 'Yves Saint Laurent', 'Giorgio Armani', 'Chanel', etj. Ajo nënshkroi një kontratë me Victoria's Secret në vitin 1992.
Ajo ndau pasarelën me Naomi Campbell, Linda Evangelista, Helena Christensen, Amber Valletta, Stella Tennant dhe të tjera. Kur u shfaq në shfaqjen franceze "Tout le monde en parle" ("Të gjithë po flasin për këtë") në vitin 2001, të drejtuar nga Thierry Ardisson, ajo tha se ishte përdhunuar nga burra të shumtë, përfshirë oficerë policie, politikanë, anëtarë të ish-agjencisë së saj Elite Model Management dhe Albert II, Princ i Monakos.
Karen Mulder (Foto: Dan Lecca)
Intervista nuk u transmetua dhe regjistrimi i intervistës u fshi. Pas kësaj, prindërit e saj e akuzuan atë për përdorim droge. Disa ditë më vonë, Karen Mulder tha të njëjtën gjë në një intervistë tjetër që u zhvillua në apartamentin e saj në Paris.
Disa orë më vonë, motra e saj Saskia e çoi në klinikën psikiatrike Villa Montsouris, ku qëndroi për pesë muaj. Qëndrimi i saj thuhet se u pagua nga ish-drejtori ekzekutiv i Elite Model Management, Gérald Marie, i cili më parë ishte kapur në kamera të fshehtë nga BBC duke i ofruar 15-vjeçares para për seks.
Ajo vuante nga depresioni kronik për vite me radhë dhe në dhjetor të vitit 2002 ra në koma pasi u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë një dozë të tepërt ilaçesh gjumi. Fqinjët e saj thirrën një ambulancë dhe thuhet se mbërriti ish-i fejuari i saj Jean-Yves Le Fur. Ajo u dërgua në spital dhe u zgjua nga koma të nesërmen.
Në korrik të vitit 2009, u raportua se ajo u arrestua në Paris për kërcënimin se do të sulmonte një kirurg plastik. Ajo nuk është parë në publik për një kohë të gjatë.
Duke pasur parasysh dokumentet e shumta të publikuara rreth pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein, shumë njerëz po spekulojnë nëse Karen Mulder kishte lënë të kuptohej në vitin 2001 se ajo ishte ndër viktimat e tij. /Telegrafi/
Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare.
Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.
Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit.
Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka regjistruar një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të saj në shtëpi, duke bërë disa gabime të mëdha gjatë një sfide të njohjes së figurave dhe ngjarjeve historike shqiptare.
Gjatë lojës, Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.
Ajo përgjigjej duke thënë “18 shkurt”, ndërkohë që data e saktë është 17 shkurt, një gabim që nuk i shpëtoi as syve të publikut dhe komentuesve.
Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.
Përgjigjja e saj e papritur ishte “Hashim Thaçi”, duke krijuar një situatë që u komentua gjerësisht si një prej huqjeve më të mëdha të saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.
Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare. /Telegrafi/
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit në pas-ndejën glamuroze të Grammy Awards 2026, duke qenë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.
Artistja e hitit “I’m A Mess” ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve me një stil elegant, por njëkohësisht shumë të guximshëm.
E veshur me një fustan të zi elegant, me një të çarë të theksuar në pjesën e këmbës që vinte në pah linjat e saj seksi, Bebe është shfaqur jashtëzakonisht tërheqëse dhe plot vetëbesim.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Paraqitja e saj u konsiderua nga shumë ndjekës si një kombinim perfekt mes finesës klasike dhe sensualitetit modern, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në skenën ndërkombëtare.
Vëmendje të veçantë mori edhe stili i ri i këngëtares, me flokë të shkurtra bionde, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Ndryshimi i look-ut u pa si një hap i guximshëm dhe i freskët, që i shtoi edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj në këtë mbrëmje prestigjioze.
Në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, Bebe Rexha nuk ishte e vetme. Ajo u shoqërua nga artistja ikonike e Hollywood-it, Paris Hilton, e cila njihet si një nga mikeshat e saj më të afërta.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Dyshja u panë së bashku gjatë gjithë mbrëmjes, duke rrezatuar elegancë dhe energji pozitive.
Për miqësinë e tyre, Paris Hilton ka folur sinqerisht edhe së fundmi në një intervistë për Telegrafin, ku ka theksuar raportin e veçantë që ka si me Rita Orën, ashtu edhe me Bebe Rexhën, duke i cilësuar ato si mike të vërteta dhe bashkëudhëtare në rrugëtimin artistik.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Si Bebe Rexha, ashtu edhe Paris Hilton, kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, duke dëshmuar edhe një herë se janë emra që dinë si të tërheqin vëmendjen dhe të lënë gjurmë në ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së muzikës dhe argëtimit. /Telegrafii/
Një letër ligjore e përfshirë në publikimin më të fundit të dosjeve të lidhura me Jeffrey Epstein pretendon se financierit të ndjerë dhe Andrew Mountbatten-Windsor i atribuohet përfshirja në një marrëdhënie treshe me një balerinë ekzotike.
Sipas korrespondencës ligjore, datuar më 23 mars 2011, pretendohet se Epstein ia ka prezantuar balerinën ish-princit Andrew, shkruan Sky News.
Në letër thuhet se dy burrat më pas i kanë shprehur balerinës dëshirën për të pasur një marrëdhënie treshe dhe se më pas janë përfshirë në akte seksuale.
Sky News ka kontaktuar Andrew Mountbatten-Windsor për të marrë një reagim lidhur me këtë pretendim specifik, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë rast.
Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo akuzë ndaj tij që lidhet me Jeffrey Epstein dhe krimet e këtij të fundit.
Në vitin 2019, ai deklaroi se i vjen keq për atë që e quajti “lidhje të pamenduar mirë” me Epstein dhe shprehu solidaritet me të gjithë personat e prekur nga veprimet e tij. /Telegrafi/
Elijona ka ndarë së fundmi një moment reflektimi brenda shtëpisë, duke shprehur hapur shqetësimin e saj për mënyrën se si mund të perceptohet nga publiku jashtë.
Në një bisedë të qetë dhe të sinqertë, ajo ka folur për këto mendime me dy banorët e tjerë, Klodin dhe Ludon, duke treguar se përvoja në shtëpi shpesh e bën të mendojë për imazhin dhe gjykimin që vjen nga jashtë.
Gjatë diskutimit, Elijona ka theksuar se është një ndjenjë e natyrshme të pyesësh veten se si po dukesh dhe si po interpretohen veprimet e tua nga audienca, veçanërisht në një format kaq të ndjekur.
Klodi dhe Ludo e kanë dëgjuar me vëmendje, duke i qëndruar pranë dhe duke i ofruar mbështetje morale në këtë moment reflektimi.
Pas përfundimit të bisedës, situata mori një kthesë më emocionale, kur Klodi iu afrua Elijonës dhe e përqafoi, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti. /Telegrafi/
Rita Ora ka reaguar publikisht pasi një këngë e dedikuar bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, ka rrjedhur në internet.
Këngëtarja 35-vjeçare kishte lënë të kuptohej muajin e kaluar se albumi i saj i katërt do të publikohet këtë vit, teksa ndau një shënim të shkruar me dorë ku lexohej “album 4”, shoqëruar me mbishkrimin: “2026 do të jetë një vit i mirë”.
Kënga në fjalë, e titulluar “Tokyo Karaoke”, u publikua pa paralajmërim në internet dhe përmban vargje të frymëzuara nga udhëtimi i Ritës në Japoni, aty ku ajo ra në dashuri me regjisori 50-vjeçar, shkruan DailyMail.
Sipas “The Sun”, kënga ishte menduar fillimisht të ishte pjesë e albumit të saj të tretë, “You & I”, dhe përfshin vargje emocionale që flasin për pasiguri, dashuri dhe mbështetje reciproke.
“I always talked myself out of love like I was never really good enough. Now when I’m down, you always lift me up. Slow kiss this cherry blossom lipstick off. So pour it up, this night is for us”, janë disa nga vargjet e këngës që kanë tërhequr vëmendjen e fansave.
Rita reagoi ndaj rrjedhjes së këngës përmes Instagramit, ku publikoi një ‘screenshot’ nga një faqe fansash që kishte shpërndarë linkun e këngës.
Duke e marrë me sportivitet situatën, ajo iu drejtua ndjekësve duke thënë: “Me sa duket, rrjedhjet ende ekzistojnë. Fatmirësisht, kjo është një këngë që e dua shumë. Kështu që shijojeni. Faleminderit atij që e ka publikuar”.
Ky reagim vjen pak kohë pasi Rita ka folur hapur edhe për jetën e saj familjare, duke e cilësuar si një “hapje sysh” përvojën e të qenit njerkë e fëmijëve të bashkëshortit të saj.
Këngëtarja u bë njerkë e vajzave të Taika Waititit, Te Kāinga o te Hinekāhu, 13 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, nëntë vjeçe, pasi çifti u martua në vitin 2022.
Në një rrëfim të rrallë për jetën private, Rita tregoi se ky rol i ri i ka ndryshuar perspektivën për jetën. Ajo tha për “The Sun” se e sheh këtë përvojë si diçka të lehtë, por shumë domethënëse, pasi e ka ndihmuar të kuptojë se ka shumë më tepër në jetë sesa shqetësimet e momentit.
“Është vërtet e lehtë. Zgjohemi, ushtrohemi bashkë, fëmijët vrapojnë në pistat e fitnesit, është një aktivitet familjar. Duhet ta pranoj që ka qenë një hapje e madhe sysh për të kuptuar se ndonjëherë ka më shumë në jetë sesa ajo për të cilën shqetësohesh në atë çast. Kam kuptuar se ekziston shumë më tepër, dhe kjo përvojë ma ka dhënë pikërisht këtë ndjesi”, u shpreh ajo.
Taika Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me producenten Chelsea Winstanley, nga e cila u nda në vitin 2018, pas shtatë vitesh martesë.
Rita dhe Taika nisën lidhjen e tyre romantike në mars të vitit 2021, ndërsa në gusht të po atij viti dolën publikisht si çift. Përpara se të bëheshin partnerë, ata kishin qenë miq të ngushtë për rreth pesë vite. /Telegrafi/
Dita e sotme ka sjellë një moment të papritur dhe mjaft domethënës mes Dolces dhe Limit, të cilët janë parë të përqafuar njëri-tjetrin, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e publikut.
Pamjet e dyshes, të kapura në një atmosferë të qetë dhe intime, kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë vonuar të hedhin hamendësime mbi raportin e tyre.
Me shumë mall, Dolce dhe Limi kanë ndarë një përqafim të ngrohtë, i cili u interpretua nga shumëkush si një shenjë afrimi emocional dhe nostalgjie.
Gjuha e trupit dhe momenti i gjatë i qëndrimit pranë njëri-tjetrit lanë të kuptohet se mes tyre ende ekziston një lidhje e fortë, pavarësisht zhvillimeve të mëparshme.
Ky veprim ka ngritur pikëpyetje të shumta në mesin e publikut: a po rilind sërish diçka mes Dolces dhe Limit? Ndjekësit e tyre po spekulojnë nëse ky përqafim është thjesht një moment spontan i mbushur me mall, apo një sinjal i qartë se raporti i tyre mund të marrë një kthesë të re. /Telegrafi/
Një debat i ashpër verbal mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka marrë një drejtim të papritur, duke u shndërruar nga një përplasje tensioni në një rrëfim të fortë dhe tronditës për të kaluarën personale të Rogertit.
Situata, e cila nisi si një shkëmbim fjalësh i zakonshëm mes dy banorëve, nxori në pah plagë të thella dhe pasoja të rënda nga vendime të gabuara që ai pranoi se i ka marrë ndër vite.
Gjatë debatit, Rogerti foli hapur për humbjet e mëdha financiare që ka pësuar si pasojë e bixhozit, duke lënë të befasuar jo vetëm Gimbon, por edhe publikun që e ndiqte situatën. Ai deklaroi se ka humbur shuma marramendëse parash brenda një kohe shumë të shkurtër, duke pranuar se ka çuar dëm edhe pasurinë e tij më të madhe.
“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh Rogerti, duke treguar pa filtra pasojat e zgjedhjeve që, sipas tij, i kanë kushtuar shtrenjtë.
Këto deklarata u pritën me habi nga Gimbo, i cili reagoi duke theksuar se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u lavdëruar dhe se rruga e bixhozit nuk është një shembull për t’u ndjekur. Reagimi i tij duket se e tensionoi edhe më tej situatën, duke bërë që Rogerti të shpërthente emocionalisht.
Në përgjigje të kritikave, ai sqaroi edhe arsyen pse ka vendosur të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, duke theksuar se qëllimi i tij nuk është të paraqitet si shembull pozitiv, por të tregojë realitetin e jetës së tij. “O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu drejtua ai Gimbos me tone të larta.
Ky moment i fortë emocional ka ngjallur reagime të shumta te publiku, duke hapur diskutime mbi pasojat e bixhozit dhe mbi rolin që formatet televizive mund të kenë në ndërgjegjësimin për tema të ndjeshme shoqërore. /Telegrafi/
Me rastin e publikimit të këngës së re, “Primadona”, Donna Dafi ka pushtuar shumë media ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka dhënë intervistë edhe për platforma të ndryshme ndërkombëtare lidhur me këtë projekt.
Njëri nga ta është edhe producenti Chris Bound, i cili realizoi një intervistë ekskluzive me rastin e publikimit të këngës. Intervista, e cila është publikuar në platformën MYSTIC SONS, përmban edhe disa detaje të reja nga këngëtarja, të cilat nuk i kemi dëgjuar më parë
Me prezencën e saj të fuqishme, tingullin magjepsës dhe energjinë e pakapshme krijuese, Donna Dafi po e vendos veten shpejt si një nga zërat më të rëndësishëm të rinj të pop-it. Kënga e saj e fundit, “Primadonna”, është një deklaratë e guximshme. E formuar nga trashëgimia e saj gjermane, nigeriane dhe shqiptare, dhe e mbështetur nga një master në arkitekturë, Donna përpunon emocione, elegancë dhe fuqizim në çdo varg që këndon.
Në zemër të “Primadonna” qëndron një tension që shumë e njohin: lartësia e një dashurie të re dhe frika për t’u humbur në të. Me produksion kinematik dhe vokale që balancojnë ndjeshmërinë me forcën, kënga është një përzierje hipnotizuese e power-pop modern, teksturave të frymëzuara nga soul-i dhe sinqeritetit pa kompromis.
Me këngën e re tashmë të disponueshme, u ulëm për të zbuluar më shumë rreth origjinës së saj dhe çfarë e ka frymëzuar më shumë gjatë viteve.
– Cili ishte instrumenti i parë me të cilin u dashurove?
Do të thoja vokali im fillimisht. Këndimi gjithmonë më ka dukur mënyra më natyrale për të shprehur veten. Më vonë, pianoja u bë shumë e rëndësishme gjithashtu; ajo më ndihmoi të kuptoj këndimin dhe emocionet në një mënyrë më të thellë.
– Çfarë muzike e doje kur ishe më e re?
Kam rritur duke dëgjuar shumë pop dhe R&B, me artistë si Michael Jackson, Whitney Houston, Sade, Beyoncé, Rihanna dhe Toni Braxton. Në të njëjtën kohë, mamaja ime më prezantoi me shumë artistë afro dhe soul si Fela Kuti dhe Erykah Badu, të cilët formuan shumë shijet e mia muzikore.
– Cili ishte albumi i parë që mbani mend se e zotëronit?
Padyshim “Bad” i Michael Jackson. Mbaj mend që isha krejtësisht e obsesionuar me të dhe e dëgjoja vazhdimisht.
– Cila është kënga që do të doje ta kishe shkruar vetë?
“I Wanna Dance with Somebody” nga Whitney Houston. Është e përjetshme, emocionale dhe e gëzueshme njëkohësisht – shembull i përsosur i këndimit të këngëve.
– A ke ndonjë zakon apo ritual kur përpiqesh të shkruash muzikë të re?
Më pëlqen të filloj duke folur, duke ndarë histori, ndjenja ose momente nga jeta. Pasi biseda ndihet e sinqertë, muzika zakonisht pason. Gjithashtu më pëlqejnë seancat e natës vonë kur gjithçka ndihet më intime dhe e papërpunuar.
– Cilët janë artistët e preferuar që po i dëgjon tani?
Gjithmonë po rikthehem tek klasikët, por gjithashtu më pëlqen të zbuloj artistë të rinj. Kam dëgjuar një miks të R&B dhe pop-it të vjetër, varet shumë nga disponimi im.
– Nëse do të mund të hapje një koncert për këdo në botë, kush do të ishte?
Beyoncé. Ajo është e guximshme, ikonike dhe gjithmonë në evolucion. Të hapësh koncert për të do të ishte surreal.
– Cila pjesë e muzikës është më shpërblyese për ty?
Të lidheshe me njerëzit. Të dish që një këngë që ke shkruar mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të kuptuar ose të fuqizuar është diçka jashtëzakonisht e veçantë.
– Dhe cila pjesë është më frustruesja?
Pritja. Shumë gjëra në këtë industri janë jashtë kontrollit tënd dhe durimi është diçka që duhet ta mësohesh vazhdimisht.
– Dhe cili është këshilla më e mirë që ke marrë si muzikante?
Qëndro e vërtetë ndaj vetes. Tendencat vijnë dhe shkojnë, por autenticiteti është ajo që zgjat.
Aktorja kanadeze-amerikane Catherine O'Hara, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin "Home Alone", ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Agjencia e saj tha se ajo vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, por detajet nuk u bënë të ditura. Aktorja kishte folur më parë për diagnozën e saj.
Konkretisht, asaj iu diagnostikua situs inversus, një gjendje e rrallë kongjenitale në të cilën organet në gjoks dhe bark janë në pozicione shëmbëlltyre pasqyre në krahasim me anatominë normale.
Klinika e Clevelandit deklaron se një në 10,000 njerëz ka situs inversus, dhe kjo gjendje është më e zakonshme tek burrat.
Foto: Getty Images
O'Hara rrallë fliste për gjendjen e saj, por në një intervistë tha se iu desh të testohej për tuberkuloz kur djali i saj ishte në kopësht. Gjatë testeve paraprake, ajo bëri një radiografi të kraharorit, e cila zbuloi situs inversus.
"Jam një e çuditshme! E dua mjekësinë perëndimore, thjesht nuk dua të jem pjesë e saj", tha ajo, duke shtuar se donte ta injoronte diagnozën e saj dhe nuk donte ta mbante mend emrin e saj.
"Njerëzit do të mendojnë se jam injorante ngaqë nuk e di këtë, por disi nuk dua ta di sepse nuk e dija më parë", tha ajo.
Tek njerëzit me situs inversus, atriumi i majtë i zemrës dhe mushkëria e majtë janë në anën e djathtë të trupit. Mëlçia është në të majtë në vend të së djathtës, dhe stomaku dhe shpretka janë në anën e djathtë të trupit në vend të së majtës. /Telegrafi/
Një moment jo fort i këndshëm televiziv është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “prime” të Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale.
Situata ka ndodhur në një çast që zakonisht shënon kulmin e tensionit në format, atë të shpalljes së të eliminuarit.
Teksa moderatorja e programit, Jonida Vokshi, njoftoi se spektakli do të shkonte në publicitet dhe se pas rikthimit do të bëhej i ditur emri i banorit që do të largohej nga shtëpia, banorja Olta ndërhyri papritur me një koment që u konsiderua i papërshtatshëm.
Ajo u dëgjua të thotë: “Sa të kryejë Jonida nevojën”, një shprehje që u transmetua drejtpërdrejt dhe nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Ky moment u perceptua si i pakëndshëm nga një pjesë e audiencës, e cila e konsideroi gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një format televiziv të kësaj natyre dhe për një orar prime-time.
Shumë ndjekës të emisionit reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke theksuar se deklarata të tilla nuk përputhen me standardet e komunikimit publik dhe profesional që priten në një spektakël kaq të ndjekur. /Telegrafi/
Dokumentari "Melania" ka mbërritur në kinematë e Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën. Filmi gati dy-orësh ofron një vështrim prapa skenave të jetës së zonjës së parë gjatë 20 ditëve para se ajo të merrte përsëri rolin vitin e kaluar.
"Melania" hapet me një pamje nga afër të takave karakteristike të Zonjës së Parë Melania Trump, ndërsa ajo ecën në korridoret e Mar-a-Lago, shtëpisë së saj në Palm Beach, në fillim të janarit 2025. Kamera e ndjek atë ndërsa hipën në një SUV të errët për udhëtimin e shkurtër drejt aeroportit dhe më pas në aeroplanin e bashkëshortit të saj, Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili e çon atë në Nju Jork dhe në apartamentin e tyre në Trump Tower.
Zonja e parë, e njohur për ruajtjen e privatësisë së saj, lejoi ekipet e xhirimit ta ndiqnin atë në Palm Beach, Florida, New York dhe Washington gjatë asaj periudhe.
"Me këtë film, dua t'i tregoj popullit amerikan udhëtimin tim", thotë ai në dokumentar. Më poshtë janë disa momente kyçe nga filmi:
Shikuesit e ndjekin Melania Trump nëpër takime dhe prova të ndryshme, ku ajo përqendrohet me kujdes te përshtatja perfekte e palltos dhe kapelës së inaugurimit dhe fustanit që planifikon të veshë në ceremoni. Në një skenë, ndërsa mban veshur një pallto, ajo kërkon që ajo të ngushtohet rreth vitheve. Në një tjetër, pasi zbret shkallët me një fustan pa rripa, ajo kërkon që skaji i zi në pjesën e sipërme të jetë drejt dhe të mos bjerë.
Ai po mbikëqyr detajet më të vogla të darkës së Donald Trump para inaugurimit nën dritën e qirinjve në Uashington, D.C., për donatorët, siç janë ftesat dhe havjarin e servirur në një vezë të artë. Ai po punon gjithashtu në dizajnin e hapësirës private familjare në katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë.
Melania Trump, e cila ishte e përfshirë në çdo aspekt të zhvillimit të filmit, fut gjithashtu skena nga takimet me gra me ndikim para Ditës së Inagurimit: një video-thirrje me Brigitte Macron, gruan e presidentit francez, rreth një bashkëpunimi të mundshëm në projektet e fëmijëve dhe një bisedë me Mbretëreshën Rania të Jordanisë.
Foto: Bloomberg/Getty Images
Ai takohet gjithashtu me Aviva Siegel, e cila u mbajt peng nga anëtarët e Hamasit pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ndërsa bashkëshorti i saj, me të cilin ajo është martuar për 44 vjet, ishte ende në robëri në kohën e atij takimi. Titrat përmbyllës thonë se Melania Trump luajti një rol kyç në lirimin e bashkëshortit të Siegel.
Ajo dhe Donald Trump marrin pjesë në një takim me zyrtarë të Shërbimit Sekret për të diskutuar planet për Ditën e Inagurimit. Kur u thuhet se ka disa pika përgjatë rrugës së paradës ku mund të zbresin nga limuzina dhe të ecin përgjatë Pennsylvania Avenue, Melania pyet: "A është e sigurt?".
Ajo nuk duket e bindur nga përgjigjja dhe thotë se e di që Barron nuk do të dalë nga makina. Trump ishte shënjestër e dy atentateve gjatë fushatës, përfshirë një tubim në Pensilvani ku ai u plagos nga një plumb, ndërsa një nga mbështetësit e tij, i cili po qëndronte pas tij, u qëllua për vdekje.
Trump përfundimisht e zhvendosi inaugurimin tradicional në natyrë në ambiente të mbyllura për shkak të shqetësimeve për motin e ftohtë dhe të acartë, dhe parada u zhvendos në Capital One Arena.
Melania Trump, e cila gjithashtu rrëfen dokumentarin, e përshkruan vendimin në film si një "vendim praktik" për ta zhvendosur paradën brenda. "Sinqerisht, u ndjeva e lehtësuar", pranon ajo.
Foto: Brendan Smialowski/AFP
Në film, ai flet gjithashtu për dëshirën e tij për të shkuar përtej "detyrave shoqërore" tradicionale të zonjës së parë. Deri diku, kjo tashmë ndodh, veçanërisht përmes këtij dokumentari.
Presidentët dhe zonjat e para zakonisht presin derisa të largohen nga Shtëpia e Bardhë përpara se të ndërmarrin projekte të tilla, për të shmangur pyetjet rreth konflikteve të mundshme të interesit ose dilemave etike.
Filmi, i njoftuar edhe para kthimit të Trump-ëve në Shtëpinë e Bardhë, është rezultat i një marrëveshjeje prej 40 milionë dollarësh me Amazon MGM Studios. Amazon bën biznes me qeverinë federale dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Jeff Bezos po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin.
Edhe në këtë mandat, Melania Trump nuk është e lidhur ngushtë me jetën në Shtëpinë e Bardhë. Në mandatin e parë të Trump, ajo bëri lëvizjen e pazakontë të qëndrimit në Nju Jork për disa muaj në mënyrë që Barron, atëherë një nxënëse e shkollës fillore, të mund të përfundonte vitin shkollor. Në mandatin e saj të dytë, ajo kaloi një pjesë të mirë të vitit të saj të parë në Nju Jork dhe Florida duke punuar në një film. /Telegrafi/
Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shënuar së fundmi një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij artistike, duke u ngjitur në skenë në Federatën Ruse.
Kjo paraqitje nuk u konsiderua vetëm si një performancë muzikore e nivelit të lartë, por edhe si një akt domethënës i promovimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Pas performancës, Lahaj ka ndarë një deklaratë emocionale, ku ka theksuar se promovimi i vlerave kulturore shqiptare ka qenë gjithmonë pjesë thelbësore e misionit të tij profesional. Ai ka bërë të ditur se përmes muzikës dhe zërit të tij, kënga dhe fjala shqipe kanë udhëtuar në disa kontinente, duke qenë të pranishme në teatrot dhe orkestrat më prestigjioze të botës.
“Një pjesë e përmbushjes sime më të madhe profesionale ka qenë promovimi i kulturës dhe vlerave tona, e në veçanti i muzikës, këngës dhe fjalës shqipe. Këtë herë e solla edhe në Rusi. Vitet e fundit, këngën shqipe e kam bërë të udhëtojë në disa kontinente dhe ajo ka qenë pjesë e teatrove dhe orkestrave të rëndësishme në mbarë botën”, është shprehur tenori shqiptar.
Ai ka theksuar gjithashtu lidhjen e fortë dhe të pazëvendësueshme që ka me gjuhën shqipe, duke nënvizuar se do të vazhdojë ta përfaqësojë atë kudo që performon.
Me një mesazh të fuqishëm emocional, Lahaj ka deklaruar se shqip do t’i këndojë botës sa të jetë gjallë, duke e cilësuar gjuhën shqipe si gjuhën në të cilën i buzëqesh shpirti dhe zemra, pasi në atë gjuhë i ka kënduar nëna dhe kanë kënduar edhe të parët e tij në momente gëzimi dhe hidhërimi. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në vend, menjëherë pas përfundimit të spektaklit “prime” të së premtes.
Rikthimi i saj ka ardhur pasi gjatë ditës ajo ishte shoqëruar në një spital privat, për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore, çka bëri që të mungonte në emisionin live.
Mungesa e Elijonës në “prime” kishte ngritur pikëpyetje te publiku dhe banorët, të cilët u informuan se ajo ndodhej nën kujdes mjekësor. Pas trajtimit të nevojshëm dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Elijona është rikthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët e tjerë, me përqafime dhe fjalë mbështetjeje.
Momenti i rikthimit të saj u shoqërua me emocione pozitive, duke sjellë lehtësim si për banorët ashtu edhe për ndjekësit e formatit, të cilët kishin shprehur shqetësim për shëndetin e saj. Elijona iu bashkua sërish lojës, duke vazhduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4.
Nga ana tjetër, spektakli “prime” i së premtes u mbyll me eliminimin e banorit Labinot Haxhiu, i cili u largua nga gara pas vendimit të publikut. Largimi i tij shënoi një tjetër kthesë në dinamikën e shtëpisë, ndërsa rikthimi i Elijonës i dha sërish energji dhe gjallëri lojës. /Telegrafi/
Bashkëshorti i Rita Orës, regjisori me famë botërore nga Zelanda e Re, Taika Waititi, ka rikthyer vëmendjen globale me një reklamë të veçantë dhe shumë të përfolur të Pepsi, e realizuar për shfaqjen madhështore të Super Bowl 2026.
Spot-i i ri, i titulluar “The Choice”, ka ndezur menjëherë debatet në rrjete sociale, duke u cilësuar nga shumëkush si një “goditje e mençur” ndaj rivalit të përhershëm, Coca-Cola.
Reklama nis me një ari polar, një figurë ikonike që publiku e lidh prej dekadash me Coca-Cola-n, i cili i nënshtrohet një testi të verbër shijimi mes dy pijeve freskuese. Rezultati del krejtësisht i papritur: pija që i pëlqen më shumë rezulton të jetë ajo e konkurrencës.
Ky moment shkakton një krizë identiteti te personazhi, duke e çuar atë drejt terapisë, ku përballë ka pikërisht vetë Taika Waititin, i cili shfaqet në rolin e psikologut. Më pas befas, ariu polar shfaqet me të dashurën e tij, arushën polare në një 'kiss cam' që rezulton të jetë në tribunat e Super Bowl. Me humor të zi dhe ironi të hollë, regjisori ndërthur rrëfimin vizual me një mesazh që sfidon besnikërinë e markave dhe zakonet e konsumatorëve.
Waititi, tashmë 50-vjeçar, është një nga emrat më të vlerësuar të kinemasë bashkëkohore, i njohur për filma si “Boy”, “Jojo Rabbit”, “Free Guy”, si dhe për sukseset e tij në universin Marvel me “Thor: Ragnarok” dhe “Thor: Love & Thunder”. Kjo nuk është hera e parë që ai vendos firmën e tij në reklamat e Super Bowl-it, pasi edhe vitin e kaluar kishte realizuar tri spote të ndryshme për këtë ngjarje sportive, duke e kthyer fushën e reklamave në një terren eksperimentimi artistik.
Siç ka deklaruar vetë ai për “Fast Company”, Waititi e sheh botën e reklamave si një lloj “palestre filmike”, ku ushtron kreativitetin e tij pa kufizimet e zakonshme të kinemasë tradicionale. Pikërisht kjo qasje reflektohet edhe në “The Choice”, e cila, pa zbuluar shumë nga përmbajtja, synon të argëtojë publikun dhe njëkohësisht të nxisë diskutim.
Reagimet në internet nuk kanë munguar. Disa përdorues e kanë vlerësuar reklamën për realizimin praktik dhe për faktin se nuk mbështetet te inteligjenca artificiale, ndërsa të tjerë kanë ironizuar me pyetje si: “A është tani një ari bipolar?”. E sigurt është se Taika Waititi, dhëndri i Kosovës, ka arritur sërish të jetë në qendër të vëmendjes globale, duke e kthyer një reklamë të thjeshtë në një moment kulture pop që po komentohet kudo. /Telegrafi/
Aktorja amerikane Catherine O'Hara dhe ylli i filmit "Home Alone" ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
Menaxheri i saj e konfirmoi lajmin për Variety. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.
Catherine O'Hara është një aktore, komediane dhe skenariste kanadeze-amerikane. Ajo konsiderohet si një nga komedianet më me ndikim dhe më të respektuara të gjeneratës së saj, dhe është lavdëruar nga publiku dhe kritikët për sensin e saj të jashtëzakonshëm të humorit dhe rolet transformuese.
Ajo e filloi karrierën e saj në mesin e viteve 1970 si anëtare e ansamblit legjendar kanadez të komedisë Second City dhe fitoi popullaritet më të gjerë me përfshirjen e saj në shfaqjen televizive kult "SCTV", ku shkëlqeu në një sërë personazhesh të paharrueshëm. Ishte kjo periudhë që i siguroi asaj statusin e një ikone komike dhe i hapi derën industrisë së filmit dhe televizionit.
Catherine O'Hara është veçanërisht e njohur për një audiencë më të gjerë për bashkëpunimin e saj me regjisorin Tim Burton dhe aktorin Macaulay Culkin në filmat "Home Alone" dhe "Home Alone 2: Lost in New York", në të cilët ajo luajti nënën e Kate McCallister.
Ajo gjithashtu pati role të shquara në "Beetlejuice", "A Mighty Wind", "Best in Show" dhe "For Your Consideration", duke bashkëpunuar shpesh me regjisorin Christopher Guest në komedi improvizuese.
Roli i Moira Rose, ekscentrike dhe e paharrueshme, në serialin fitues çmimesh "Schitt's Creek" (2015-2020) i solli asaj një kapitull të ri në karrierë dhe njohje globale. Ajo fitoi një çmim Emmy në vitin 2020 për atë rol, dhe personazhi i Moirës u bë një fenomen i kulturës pop falë stilit, gjuhës dhe karizmës së saj unike.
Përveç aktrimit, O'Hara ka pasur një karrierë të suksesshme si aktore zëri, duke ia dhënë zërin e saj filmave dhe serialeve të shumta të animuara. /Telegrafi/