Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Chelsea Handler tallet me DiCaprion për pushimet me Bezos

6 January 2026 at 15:55


Prezantuesja Chelsea Handler i përdori çmimet e Critics Choice për të tallur Leonardo DiCaprion, i cili pothuajse humbi ceremoninë sepse kishte 'ngecur' me pushime me miliarderin Jeff Bezos.

Aktori i famshëm më parë mungoi në Festivalin e Filmit në Palm Springs për shkak të problemeve me udhëtimin.

Handler e thirri yllin e "One Battle After Another" në monologun e saj hapës.

Foto: TikTok

"Leo është këtu, falë Zotit... Ai ishte i bllokuar në një anije në St. Barts. Ishte tamam si në 'Titanik', por më keq, sepse Jeff Bezos ishte atje", bëri shaka prezantuesja.

Kamera më pas tregoi DiCaprion duke qeshur me shakanë.

Fituesi i çmimit Oscar i kaloi pushimet e Vitit të Ri në jahtin e Bezos me të dashurën Vittoria Ceretti dhe gruan e themeluesit të Amazon, Lauren Sanchez Bezos.

Edhe pse ai përfundimisht arriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Santa Monica, thuhet se humbi fluturimin e tij për në Palm Springs natën e kaluar.

Foto: TikTok

Problemet thuhet se u shkaktuan nga kufizimet e fluturimit pas pushtimit amerikan të Venezuelës. /Telegrafi/

@varietymagazine Chelsea Handler roasts #LeonardoDiCaprio for being stuck on a boat in St. Barts: “It was just like the ‘Titanic’ but worse because Jeff Bezos was there.” #CriticsChoiceAwards ♬ original sound - Variety

Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet

6 January 2026 at 15:21


Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve.

Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual.

Edhe pse Ludo u shpreh se veprimi i tij nuk kishte qenë i qëllimshëm, situata la një ndikim të fortë emocional tek Elijona.

Pas incidentit, ajo u pa e përlotur, duke rrëfyer hapur se ishte ndjerë jashtëzakonisht në siklet.

Elijona theksoi se një nga arsyet kryesore të shqetësimit të saj ishte fakti që gjithçka po transmetohej dhe se familja e saj po e ndiqte nga jashtë, veçanërisht babai i saj.

Ajo shprehu frikën se si do të interpretohej situata dhe si mund të ndihej familja e saj përballë kësaj skene.

“U ndjeva shumë keq dhe në siklet", u shpreh ajo ndër tjerash.

Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët e diskutuan situatën gjerësisht dhe komentuan atë. /Telegrafi/

Bia Khalifa e mërzitur për daljen e Edit: Nuk e meritonte

6 January 2026 at 14:40


Largimi i Edit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova mbrëmjen e kaluar ka ndikuar dukshëm tek Bia Khalifa, e cila nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe trishtimin e saj pas eliminimit të tij.

Gjatë një bisede të sinqertë me Ludo Lee, Bia ka ndarë ndjenjat e saj, duke pranuar se dalja e Edit i ka lënë një boshllëk.

Ajo u shpreh e bindur se eliminimi i tij erdhi shumë herët dhe nuk ishte i drejtë.

Foto: Instagram

Sipas saj, pavarësisht momenteve të tensionuara që kanë pasur mes tyre, Edi meritonte të vazhdonte garën.

“Jam e mërzitur sepse nuk e meritonte të largohej në këtë fazë”, u shpreh Bia.

Në vijim të bisedës, ajo tentoi të shpjegojë edhe sjelljen e Edit gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Edhe pse u duk ndryshe, ai nuk është realisht ashtu. Nuk e meritonte të përfundonte kështu", theksoi mes tjerash. /Telegrafi/

Martohet në moshën 60-vjeçare Rick Harrison nga "The Pawn Stars"

6 January 2026 at 14:02


Rick Harrison nga seriali "The Pawn Stars" dhe e dashura e tij, Agrippina Polushkin u martuan.

Ceremonia u mbajt në Las Vegas.

Ata do të martohen zyrtarisht më vonë këtë muaj.

Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin

"Jemi shumë të emocionuar që do të fillojmë një kapitull të ri si burrë e grua dhe do të festojmë me miqtë dhe familjen në Las Vegas, ku do të përfshihet edhe dasma jonë më vonë këtë muaj. Ka qenë një aventurë e vërtetë dhe mezi presim gjithçka", tha Rick Harrison për revistën People.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në mars të vitit të kaluar.

Ai i propozoi martesë ndërsa ishin në një udhëtim në Kili.

"Ne vizituam një vreshtari të bukur në Kili dhe Rick u ul në një gjunjë", shkroi Agrippina në atë kohë përkrah fotove që postoi në rrjetet sociale.

Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin

TMZ raportoi më pas se kjo ishte hera e dytë që ai i kishte propozuar asaj. Hera e parë ishte ndërsa ishin në dhomën e ndenjes. Duke pasur parasysh që vajzat e tij e quajtën "propozimin më pak romantik ndonjëherë", ai vendosi ta bënte përsëri.

Ata u takuan në fillim të vitit 2024.

Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin

Rick Harrison ka tre martesa pas tij - me Deanna Burditt, Kim Harrison dhe Tracy Harrison. /Telegrafi/

Puthje në buzë mes Selin dhe Gretës në Big Brother VIP Albania

6 January 2026 at 13:00


Një situatë e papritur ka trazuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Mbrëmjen e së hënës Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë zyrtarisht akuariumin dhe janë rikthyer në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.

Ky vendim u mor nga Vëllai i Madh, i cili u ofroi mundësinë për t’u bashkuar fizikisht me banorët e tjerë, por nën një rregull tepër strikt: asnjë komunikim me pjesën tjetër të shtëpisë, përveç bashkëbisedimit mes tyre.

Foto: Instagram

Çdo shkelje e këtij kushti do të sillte pasoja të menjëhershme për të gjithë grupin.

Sipas rregullores së vendosur, mjafton një reagim apo një fjalë e vetme nga cilido prej tyre për të bërë që të gjashtë banorët të rikthehen në izolim për një periudhë të pacaktuar.

Një moment që tërhoqi vëmendje ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin pranë divaneve.

Selin iu afrua Gretës, duke i lyer buzët me buzëkuq dhe më pas duke e puthur.

Greta shmangu çdo komunikim me të, duke respektuar rregullin dhe reagoi vetëm ndaj banorëve që kishin qenë me të në akuarium. /Telegrafi/

Eduard Kuçi rendit 5 finalistët e Big Brother VIP Kosova 4

6 January 2026 at 12:20


Eduard Kuçi ka ndarë publikisht emrat e pesë banorëve që, sipas tij, meritojnë të shkojnë në finale.

Në një deklaratë të fundit, ai renditi si finalistë: Londrimin, Klodin, Labinot Rexhën, Ludon dhe Albën.

Kuçi theksoi veçanërisht lojën e Ludos, duke e vlerësuar atë si një nga konkurrentët më të fortë në garë.

Foto: YouTube

“Ludo është shumë i fortë edhe strateg”, u shpreh ai.

Edi ndërkaq u eliminua të hënën nga Big Brother, nga një televotim i publikut.

Vëllai i Madh e vendosi në televotim për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve kundrejt Ardit Stafajt.

Megjithatë, u shpreh i lumtur pasi ka arritur të qëndroj afro dy muaj në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vajza e Fjolla Morinës thotë se është shokuar nga akuzat e Albës: Jashtë janë fëmijët e saj që lëndohen

6 January 2026 at 11:40


Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Alba Pollozhani në drejtim të këngëtares.

Ajo thotë se ka ngelur pa fjalë nga akuzat e rënda të banores, së cilës nuk ia përmendi emrin.

Kjo pasi Alba e akuzoi Fjollën se jashtë formatit përdor substanca narkotike.

Foto: Instagram

"Thjesht nuk kam fjalë më. Jam shokuar prej fjalëve të një banores brenda që nuk dua t'ia përmend emrin për akuza ndaj nënës time (Fjollës) që nuk mendon se çka flet", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Thjesht situata e sotit ka dal jashtë kontrollit, edhe marrë prej asaj x personit për ato fjalë që sot janë thënë në Big Brother janë menaxhuar mirë nga nëna ime".

Mes tjerash theksoi: "Por dikush është jashtë fëmijët e saj që lëndohen në këto situata se me çka akuzohet nëna. Respekt juve por kurrë personave të ligë".

Fjolla në mesnatë ka lënë shtëpinë e famshme pasi nuk ndihej mirë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Elijona mes lotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t'i dhimbsem askujt

6 January 2026 at 10:29


Elijona Binakaj ka bërë haptazi një bisedë me Klodian Mihajn për jetën dhe atë që ka kaluar deri më tani.

Ajo i është qasur humbjes së nënës dhe motrës në vitin 2021 nga një aksident me autobus.

Banorja në një mënyrë tregon se është rritur para kohës për shkak të ngjarjes së rëndë që ka përjetuar.

Foto: Instagram

"Historia më ka bërë kjo që jam, ama dua të vlerësohem për njeriun që jam e jo për t'iu dhimbsur tjerëve. Unë kam qejf të jap shembull, me ia largu njerëzve që kanë nevojë", u shpreh ajo.

Tutje mes lotësh tha: "Ajo është pjesë e jetës time dhe nuk mundem ta mohoj kurrë, ajo më ka bërë kjo që jam sot. Edhe unë kisha pas dëshirë të jem fëmijë me 18 vjet, por jeta më ka bërë".

Elijona ndërkaq po vlerësohet nga publiku për sinqeritetin dhe për lojën që ka zhvilluar deri në këtë pikë.

Ajo po merr përkrahje të madhe nga jashtë për gjithë situatat e krijuara në BBVK. /Telegrafi/

Melinda Ademi sjell këngën e re "Cardi B"

6 January 2026 at 10:00


Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"Cardi B" mban titullin kënga, në të cilën bën një paraqitje të mrekullueshme edhe në videoklip.

Vija melodike është punuar nga vet artistja në bashkëpunim me Indrit Dode, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për 'beat'-in.

Foto: YouTube

Videoja i është besuar produksionit, Imagine.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ademit.

Foto: YouTube

Nga shumë përdorues të internetit, Melinda u cilësua si Cardi B shqiptare.

Sidoqoftë, besohet që edhe kjo këngë të pëlqehet e pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Benita flet për të dashurin jashtë: Më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askush

6 January 2026 at 09:22


Benita Zena ka lënë të kuptohet se ka një lidhje jashtë Big Brother VIP Kosova 4.

Këngëtarja tha se e do akoma, gjersa nuk e di nëse po e përcjell pasi ka bërë disa lojëra të këqija.

"Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi", u shpreh gjatë bisedës me Klodin dhe Elijonën.

Foto: Instagram

Megjithatë, Benita thekson se që një vit nuk ka pasur kontakte me të për shkak të disa polemikave që kanë pasur.

"Pesë vite kam qenë me të, mandej dy vitet e fundit kur ke besim, ai është ekstrem xheloz", tha mes tjerash.

Konkurrentja i tha që i kërkoi që të mos hynte në Big Brother, edhe pse Benita nuk e konsideroi një gjë të tillë.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë një sqarim në këtë format apo jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Jacob Elordi fiton çmimin e parë të madh për aktrim në Critics Choice Awards

6 January 2026 at 08:44


Aktori australian, Jacob Elordi, fitoi çmimin për 'Aktorin më të Mirë Mbështetës' në Critics Choice Awards, duke i dhënë atij çmimin e parë të madh për aktrim në karrierën e tij.

Ai e fitoi çmimin për rolin e tij në filmin "Frankenstein" me regji nga Guillermo del Toro.

Ceremonia u mbajt dje në Santa Monica të Kalifornisë dhe në fjalimin e tij të pranimit të çmimit ai theksoi se nuk e priste të fitonte dhe falënderoi veçanërisht regjisorin e filmit.

- YouTube www.youtube.com

Ai theksoi se bashkëpunimi me Guillermo del Toro i përmbushi ëndrrat që kishte që në moshën 11 vjeç.

Në kategorinë e 'Aktorit më të Mirë Mbështetës', Elordi u nominua së bashku me Benicio del Toro ("One Battle After Another"), Paul Mescal ("Hamnet"), Sean Penn ("One Battle After Another"), Adam Sandler ("Jay Kelly") dhe Stellan Skarsgard ("Sentimental Value").

Filmi "Frankenstein" bazohet në romanin me të njëjtin emër nga Mary Shelley.

Në të, Elordi portretizon përbindëshin ikonik të krijuar nga Victor Frankenstein, luajtur nga Oscar Isaac.

Krijesa fillimisht konceptohet si një eksperiment inteligjent, por kur nuk arrin të përmbushë pritjet e krijuesit të saj, ajo mbetet e humbur në një botë të panjohur për të. /Telegrafi/

Si martesa iu kthye në ferr - rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

6 January 2026 at 08:29


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka rrëfyer linjën e saj të jetës në spektaklin e së hënës.

Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të 2020-tës humbi babanë, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru, në një kohë coronavirusi.

“Është një pamje që nuk e harroi dot, nuk më ikën edhe pse tani po bëhen gjashtë vjet më kujtohet shpesh dhe më dhemb shumë”, deklaroi ajo.

- YouTube www.youtube.com

Tutje theksoi se babanë e kishte varrosur me vetëm 39 vetë për shkak të COVID-19.

“Dhe sinqerisht mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën të mbyllur në shtëpi dhe të izoluar”, tha ajo.

- YouTube www.youtube.com

Por pas vdekjes së babait, që i dha dhimbje të mëdha, Hygerta foli edhe për martesën të cilën e quajti një ferr.

Krahas kësaj zbuloi edhe një moment trishtues kur e kishte takuar vajzën e saj në gjendje të rënduar, pasi po bullizohej vazhdimisht në shkollë.

- YouTube www.youtube.com

“Po priste dorën”, tha ajo për momentin kritik.

Hygerta më pas u surprizua nga e bija, e cila erdhi për të takuar në BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Fjolla Morina lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

6 January 2026 at 08:05


Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka lënë shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë vendim që të largohet nga Big Brother VIP.

Artistja ka bërë gati gjësendet e veta dhe produksioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është larguar.

Artistja ditët e fundit ka kaluar në një gjendje jo edhe aq të mirë emocionale.

E njëjta pati përplasje të shumta me Alba Pollozhanin, nga e cila u akuzua rëndë.

Fjolla që disa ditë ka kërkuar që të lë shtëpinë, ndonëse duket se tani ka arritur kulmin.

Duket se loja e disa banorëve nuk i ka pëlqyer asaj, gjë që ka shprehur pakënaqësi në disa raste. /Telegrafi/

Publiku nxjerr jashtë shtëpisë Eduard Kuçin

6 January 2026 at 07:56


Në spektaklin e së hënës u hap një televotim nga Vëllai i Madh për Eduard Kuçin për shkak të gjuhës së papërshtatshme që përdori në një debat me Ardit Stafajn.

Publiku do të vendoste nëse Edi do të qëndronte brenda apo do të linte shtëpinë e famshme.

Me 65 për qind të votave, publiku vendosi që banori të largohej nga Big Brother.

- YouTube www.youtube.com

Në momentin që doli, Edi mbajti një fjalim përpara konkurrentëve, duke i falënderuar secilin.

"I bëra gati dy muaj, rekordi im është thyer pas 11 ditëve. Së pari dua të falënderoj Vëllanë e Madh, Big-un që më kanë dhënë edhe një mundësi që ta bëj edhe një të tillë", u shpreh ai.

Tutje tha: "E falënderoj secilin banor këtu brenda, faleminderit të gjithëve. Secilit banor këtu brenda i dëshiroj fat, gjithë të mirat, fitoftë ai që është më i forti. Mos prekni ku nuk duhet, nganjëherë as drejtësia nuk fiton. Gjithsesi, iu uroj të gjithëve gjitha të mirat".

Ky natyrisht si ishte një ndëshkim për Edin për shkak të ofendimeve e kërcënimeve që kishte bërë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Avatar: Fire and Ash" tejkalon një miliard dollarë të ardhura nga biletat

6 January 2026 at 07:30


Filmi “Avatar: Fire and Ash” i regjisorit James Cameron ka fituar më shumë se një miliard dollarë në të ardhurat botërore, duke u bërë filmi i katërt i Cameron me atë nivel suksesi komercial.

Sipas studios 20th Century, filmi arriti shifrën prej një miliard dollarësh të shtunën, më 3 janar, vetëm dy javë pas premierës botërore më 19 dhjetor.

Fitimet totale përfshijnë 306 milionë dollarë të fituara në tregun vendas dhe 777.1 milionë dollarë nga jashtë vendit.

- YouTube www.youtube.com

Suksesi i serisë së re është i krahasueshëm me filmat e mëparshëm të kësaj serie. Filmi "Avatar: The Way of Water" i vitit 2022 arriti në 1 miliard dollarë pas 14 ditësh publikimi, ndërsa filmi origjinal "Avatar" i vitit 2009 arriti këtë pas 17 ditësh.

Dy filmat e parë të serisë janë ndër filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

“Avatar: Fire and Ash” është një nga tre filmat e publikuar në vitin 2025 që kaloi shifrën e 1 miliard dollarëve.

“Lilo and Stitch” fitoi 1.038 miliard dollarë, ndërsa “Zootopia 2” fitoi 1.51 miliard dollarë, gjithashtu sipas 20th Century Fox.

Sipas Box Office, “Avatar” mban rekordin për fitimet totale, ndërsa “Avatar: The Way of the Wild” është në vendin e tretë.

“Avengers: Endgame” i vitit 2019 është në vendin e dytë, dhe filmi i Cameron i vitit 1997 “Titanic” është në vendin e katërt. /Telegrafi/

Klodi përlotet nga telefonata e së dashurës në BBVK: Kujdes me vajzat

5 January 2026 at 23:44


Klodian Mihaj ka qenë së fundmi duke u diskutuar për raportet në shtëpi me disa nga banoret për shkak të veprimeve të tyre.

E megjithatë, ai në spektaklin e së hënës mori një telefonatë nga e dashura, që e pret jashtë.

Ajo i uroi suksese në këtë rrugëtim dhe i tha që të bëj kujdes pasi mund të keqkuptohet.

Foto: YouTube

Sidoqoftë, i premtoi se do e ketë jashtë dhe se beson në të deri në fund të këtij Big Brother-i.

Më poshtë pjesë nga biseda që patën:

“I dashur, më dëgjon.

Mos qaj, si shkon. Më mungon. Edhe ti më mungon. Je i madh, intelegjent dhe unë besoj në ty.

Unë të them kujdes çfarë po ndodh në shtëpi, kujdes me sjelljet me vajzat, mund të keqkuptohet. Unë të besoj.

Disa gjëra mund të keqkuptohen dhe mund të dalin në shesh.

Je person i shkëlqyer. Të mos kesh dyshime, unë të pres me krah të hapur. Kujdes me çfarë po ndodh. Të uroj suksese.

Mos i humb gjërat e rëndësishme. E di unë jam këtu për ty. Të kërkoj shumë të falur, nuk ka nevojë. Unë të besoj ty dhe uroj të shkosh deri në fund.

Unë jam këtu, të dua forca. Shko deri në fund por jo edhe aq sa të dëmtohesh. Kujdes, merri për zemër këto fjalë që po t’i them.

Të përshëndesim të gjithë, shpresoj që keni kaluar mirë. Të betohem që të dua shumë, kujdes”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba me akuza të rënda ndaj Fjollës: Përdor lëndë narkotike

5 January 2026 at 23:13


Alba Pollozhani ka pasur një përplasje të fortë së fundmi me këngëtaren Fjolla Morina.

Ato gjatë gjithë javës janë përfshirë në debate me njëra-tjetrën për çështje të ndryshme.

E në Prime eskaloi situata kur Alba hodhi një akuzë të madhe e të rëndë kundrejt saj.

Foto: YouTube

E njëjta theksoi se artistja në fjalë jashtë këtij formati përdor lëndë narkotike.

Kjo bëri që të ketë reagime të shumta edhe nga moderatorët e programit, duke e ndaluar Albën të flas e të thotë këto lloj akuzash.

Fjolla ndoënse dukej e acaruar i kërkoi familjes që të ruaj qetësinë duke thënë se është mirë.

Ajo shtoi se kjo nuk do t’ia lë shenjë dhe se do të vazhdoj lojën e saj, marrë parasysh që vetëm po shpik për të. /Telegrafi/

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Akuzat për orientimin e tyre seksual, Klodi dhe Londrimi e mohojnë: Kemi raport shoqëror

5 January 2026 at 22:22


Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj kanë reaguar sërish ndaj akuzave të banorëve të tjerë.

Ata kanë hedhur sërish dyshime për orientimin e tyre seksual, bazuar në sjelljet e meshkujve.

Të njëjtit kanë theksuar se janë miq të mirë dhe se kjo do të dëshmohet edhe jashtë.

"Ne e kemi qartësuar, kemi një raport shoqëror. E kemi thënë 100 herë", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Raporti ynë ka lindur pa komplekse. Nuk do të thotë që ia fërkoj shpinën, kur ma kërkon, je gej".

Alba Pollozhani i përmendi disa gjëra që sipas saj e kanë bërë që të mendojë për një gjë të tillë.

Megjithatë, kjo u mohua kategorikisht nga ta dhe se nuk ndihen të tillë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Hapet televotim për Edin - a dëshironi të largoni nga Big Brother VIP Kosova?

5 January 2026 at 21:50


Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Eduard Kuçi ka kërcënuar Ardit Stafajn pas një fjalie që ky i fundit kishte thënë, ndonëse më pas u tha se bëhej fjalë për një keqkuptim.

Pavarësisht kësaj, Eduardi ka përdorur gjuhë të ashpër dhe ofenduese, duke kaluar kufijtë e debatit dhe duke përfshirë në fyerje edhe banorë të tjerë, madje edhe vetë Big Brother-in.

Sjellja e tij ka nxitur reagime të menjëhershme brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa situata u konsiderua e papranueshme nga produksioni.

Foto: Facebook

Si pasojë, Vëllai i Madh mori vendim për të ndërhyrë, duke ndëshkuar Kuçin për gjuhën e papërshtatshme dhe kërcënimet e bëra.

Për këtë arsye, ndaj tij është hapur një televotim, ku tashmë është publiku ai që do të vendosë nëse Edi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Big Brother apo do të largohet nga shtëpia.

Vendimi i publikut pritet të zbulohet po sonte, ndërsa situata ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Kërcënoi Arditin dhe ofendoi Big Brother-in, Edi: Jam vetvetja

5 January 2026 at 21:44


Eduard Kuçi ka eskaluar së fundmi kundrejt banorit tjetër të shtëpisë, Ardit Stafaj.

Kjo nisi nga një fjali që sipas Edit, i ka thënë Arditi, gjë që e bëri të reagoj ashpër.

I njëjti tha se e kishte me tendencë dhe që sipas tij kishte të bënte nga ana seksuale.

Këngëtari nga ana tjetër shtoi se nuk ka qenë në atë konotacion dhe se është keqkuptuar.

Megjithatë, Edi eskaloi në ofendime e madje edhe kërcënoi artistin e njohur.

Ai tha se është treguar vetvetja dhe se i tillë është edhe jashtë mureve të kësaj shtëpie.

Edi ofendoi edhe banorët, shtëpinë e Big Brother-in në acarim e sipër gjatë gjithë kësaj. /Telegrafi/

❌
❌