Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

By: e xh
31 December 2025 at 13:18

Presidenti Bajram Begaj ka uruar për Vitin e Ri 2026 përmes një videomesazhi ku lartëson vlerat e familjes dhe forca e shqiptarëve për të ecur përpara.

“Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri! Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë”, tha Presidenti.

“Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë.  

Shqiptarët kanë treguar se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca jonë më e madhe. Kemi dëshmuar arritje. Pas çdo suksesi, ka punë e sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm”.

Të dashur shqiptarë,  Puna juaj e ndershme, angazhimi dhe suksesi juaj forcojnë besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Motra dhe vëllezër, Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.  

Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.

Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!

Përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të mira kam sot për  shqiptarët kudo ndodhen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë! Ju jeni pjesë e pandarë e këtij kombi dhe energji vitale për të ardhmen tonë të përbashkët.

Një urim të veçantë kam sonte për të gjithë mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, si dhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës dhe larg familjeve të tyre!

Mendimi ynë shkon edhe për ata që këtë natë e kalojnë në spitale apo në kushte të vështira, larg ngrohtësisë së shtëpisë.

Çdo familje shqiptare, nga fëmijët, te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi!  

Mbi të gjitha, uroj për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht!

Me përulësi për sfidat që kemi përpara, me besimin te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, dhe me vendosmëri për të  ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026!  

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Gëzuar!

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

By: e xh
31 December 2025 at 11:56

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve.

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.
ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;
d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;
ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.

6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.
Për të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.

7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:
a) masën e pensionit;
b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;
dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415, datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.

8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.

10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:
a) 9 728 460 000 (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;
b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

By: e xh
31 December 2025 at 11:31

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është pjesë e shtetit të Kiribatit, që ndodhet ne Oqeanin Paqësor. Mikroshteti përbëhet nga disa ishuj të vegjël që ndodhen në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë.

Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Sot shumë prej ishujve, që janë të pabanuar, janë në rrezik zhdukjeje, nga rritja e nivelit të detit.

Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116 mijë banorësh. Edhe pse ndodhet shumë pranë Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri thuajse një ditë më përpara se shteti amerikan.

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

By: e xh
31 December 2025 at 09:56

Ushtria e Zvicrës po planifikon zgjerim të madh të shpenzimeve të saj për kërkim dhe bashkëpunim më të ngushtë me universitetet për të modernizuar teknologjinë e saj deri në vitin 2030, raportoi sot transmetuesi publik SWI.

Zyra Federale për Prokurimin e Mbrojtjes, e njohur si Armasuisse, dëshiron të rrisë buxhetin e saj të kërkimit në 2 për qind të buxhetit të përgjithshëm të ushtrisë deri në fund të dekadës, duke u përqendruar në dronë, siguri kibernetike dhe teknologji mbikëqyrjeje.

Ky qëllim është përcaktuar në strategjinë aktuale të armatimit të qeverisë zvicerane. Armasuisse tani ka përshkruar se çfarë mund të nënkuptojë kjo për arsimin e lartë. Planifikon të investojë rreth 10 herë më shumë para në projekte kërkimore universitare sesa investon.

Fokusi kryesor do të jetë në dy institutet federale të teknologjisë të Zvicrës, ETH Zurich dhe EPFL në Lozanë. Aktualisht, ETH Zurich vepron kryesisht si vëzhgues teknologjik për ushtrinë dhe në disa zona si nxitës i ‘startup’-eve në sektorin e mbrojtjes. Sipas strategjisë së re, qeveria dëshiron partneritet më të strukturuar.

Zëvendësdrejtori i Armasuisse-s, Thomas Rothacher tha se në të ardhmen ETH duhet të identifikojë boshllëqet teknologjike brenda ushtrisë. “Së bashku, ata mund të zhvillojnë zgjidhje inovative”, tha ai duke përshkruar planet për projekte kërkimore më të mëdha dhe më sistematike.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ky ngurrim është zvogëluar dhe interesi për të bërë diçka për mbrojtjen është rritur ndjeshëm në universitete”, shtoi ai.

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

By: e xh
31 December 2025 at 08:12

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta nga Poli i Veriut.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Juglindore duke sjellë momente me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale edhe sto maksimale duke u luhatur nga -8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës  deri në 9°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare, por e ftohtë nga drejtimi lindor-verilindor; me shpejtësi mbi 55 km/h; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  mbi 3 ballë.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

By: e xh
31 December 2025 at 08:11

Dashi

Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzoni çdo sekonde. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes me shpenzimet apo me dhëniet e huave.

Demi

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu jepet mundësia për te folur lirshëm me te dhe për te diskutuar gjere e gjate edhe mbi tema delikate. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë sa hap e mbyll sytë princin e tyre te kaltër. Dite goxha delikate kjo e sotmja për financat. Po nuk u treguar te matur do keni goxha vështirësi.

Binjaket

Te dashuruarit duhet te hapin rruge here pas here ne mënyrë qe jeta ne çift te ece me se miri. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare dhe nuk do i lënë këto mundësi te mira, t’iu shpëtojnë nga duart. financat nuk do jene njësoj për te gjithë. Ata qe kane treguar kujdes gjithë këto kohe do ndihen te qete dhe nuk do kenë probleme.

Gaforrja

Planetët do ju bëjnë me te kthjellet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e konsolidoni tej mase lidhjen qe keni. Do i shihni gjerat me më tepër optimizëm. Beqaret do takohen me persona te cilët nuk ja vlejnë aq shume sa për te krijuar një lidhje. Mos u nxitoni. Ne planin financiar asgjë nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Kujdes me çdo shpenzim.

Luani

Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret realizojnë takimet e ëndrrave dhe do fillojnë një jete te re. Me financat mos u tregoni te paarsyeshëm sepse do keni vështirësi me vone.

Virgjeresha

Nuk do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Dëgjojeni me kujdes njeri-tjetrit. Beqaret do ndihen serish vetëm sepse nuk do mund te realizojnë asnjë lloj takimi. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe shpenzoni me sa me shume kujdes. Ruajeni qëndrueshmërinë.

Peshorja

Do kërkoni me shume qëndrueshmëri sot ne jetën tuaj ne çift sesa pasion. Me ne fund do gjeni kohen e duhur për te diskutuar gjere e gjate me partnerin për disa tema te veçanta. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por disa takime do i realizojnë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Qëndroni gjithmonë me këmbë ne toke.

Akrepi

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do i kaloni shpejt e shpejt te gjitha sfidat qe do ju dalin para. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim interesant. Kjo e sotmja nuk është dita me e përshtatshme për ju. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja te mos pësojë tronditje te mëdha.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse po e late pas dore do ua rrëmbejnë përgjithmonë. Beqaret do ndihen mire me disa persona qe do takojnë dhe do pranojnë ta vazhdojnë njohjen. Qe te ardhurat mos kenë vështirësi duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet. Po nuk morët masa do keni vështirësi pa fund.

Bricjapi

Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra te ndryshme. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë mendje për jetën sentimentale. Me financat do keni shume fat dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet. Do kryeni edhe investimet e menduara.

Ujori

Fati do ju buzëqeshë sot juve qe jeni ne një lidhje. Lidhja do marre drejtimin e duhur dhe do ndiheni te sigurte qe doni te vazhdoni me tej. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e mire. Do ju duhet patjetër ndihma e një specialisti për t’ia dale.

Peshqit

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo është shfaqur. Financat nuk do jene delikate, mirëpo për te bere investime te mëdha do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe.

Yesterday — 30 December 2025Main stream

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

By: e xh
30 December 2025 at 22:41

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të paidentifikuar kanë hyrë në një degë të bankës së kursimeve Sparkasse në Gelsenkirchen, pranë Frankfurtit dhe kanë bastisur me forcë mbi 3.200 kasaforta sigurie.

Paratë, ari dhe sendet me vlerë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Dëmi vlerësohet paraprakisht nga 30 milionë euro, por hetuesit paralajmërojnë se shifra mund të jetë edhe më e lartë, ndërsa shumë media raportojnë se vlera mund të arrijë deri në 90 milionë euro. Më shumë se 2.500 klientë janë prekur nga ajo që tashmë konsiderohet një nga grabitjet më të mëdha në historinë kriminale gjermane.

Gjithçka u zbulua të hënën në mëngjes, kur një alarm zjarri çoi policinë dhe zjarrfikësit në bankë. Ajo që gjetën i la pa fjalë: një vrimë e madhe e shpuar në mur, dyer të hapura me forcë dhe një kasafortë e shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur pajisje industriale profesionale, duke hyrë nga një garazh parkimi dhe duke vepruar pa u vënë re për ditë të tëra.

Dëshmitarë raportojnë se që të shtunën në mbrëmje kishin parë burra me çanta të mëdha në shkallët e një garazhi pranë bankës.

Kamerat e sigurisë e përforcojnë dyshimin: të hënën herët në mëngjes, një Audi RS6 i zi me targa të vjedhura u filmua duke dalë nga garazhi, me persona të maskuar brenda.

Hetuesit dyshojnë se grabitësit janë larguar qetësisht, duke marrë me vete pasurinë e mijëra klientëve.

Pas lajmit, situata përpara bankës u përshkallëzua. Për dy ditë rresht, rreth 200 klientë të zemëruar u mblodhën përpara degës së mbyllur, duke kërkuar përgjigje.

“Duam të hyjmë! Duam të hyjmë!” – brohoriste turma, ndërsa disa tentuan të kalonin rojet e sigurisë. Policia ndërhyri për të shmangur përplasjet.

Banka pranoi se më shumë se 95% e kasafortave janë thyer, por nwnvizoi se nuk mund të japë ende një pasqyrë të saktë të dëmit, pasi çdo kasafortë është e siguruar veçmas.

Pyetja që ngrihet: a mund të ishte ndalur më herët?  Një detaj i errët po hetohet paralelisht: një alarm zjarri ishte aktivizuar edhe të shtunën në mëngjes, por atëherë autoritetet nuk kishin konstatuar asnjë dëmtim.

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

By: e xh
30 December 2025 at 21:39

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 qytetarë, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti.

Sipas vendimit, përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, e cila u akordohet Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj,  Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci dhe  Virxhil Athanas Karaja.

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

  • Miratimin, në parim, të protokollit, për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2024 për projektin “Green Vjosa (Vjosa e Gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”
  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (në vijim SMIAL).

Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Fondi i rindërtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 315 401 450,36 (treqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e një mijë e katërqind e pesëdhjetë presje tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia Krujë.

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

By: e xh
30 December 2025 at 21:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

By: e xh
30 December 2025 at 19:49

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet bërthamor në aleatin e ngushtë të Bjellorusisë, një veprim që synon të rrisë aftësinë e Moskës për të goditur objektiva në të gjithë Evropën në rast lufte.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS tha se ishte hera e parë që Ministria e Mbrojtjes kishte shfaqur sistemet e raketave mobile Oreshnik, të cilat Presidenti Vladimir Putin i ka deklaruar të pamundura për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së raketave që thuhet se është më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit, shkruan A2 CNN. Vendosja dhe njoftimi i Moskës se raketat kanë hyrë në shërbim aktiv në një vend që kufizohet me Ukrainën dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, vjen në një kohë tensionesh të shtuara Lindje-Perëndim për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky veprim do t’u lejonte raketave bërthamore ruse të arrinin objektivat evropiane pak më shpejt në çdo luftë.

Disa ekspertë perëndimorë kanë thënë se zhvillimi nënvizon mbështetjen në rritje të Kremlinit në kërcënimin e armëve bërthamore, ndërsa kërkon të pengojë anëtarët e NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë që mund të godasin thellë brenda Rusisë.

Dy studiues amerikanë kanë thënë se, sipas studimit të tyre të imazheve satelitore, Moska ndoshta po i stacionon raketat dhe lançuesit e tyre të lëvizshëm në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore. Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes ruse dhe bjelloruse të martën nuk zbuloi vendndodhjen e sistemeve të raketave. Por pamjet filmike treguan lëshues të lëvizshëm dhe ekipet e tyre duke lëvizur përgjatë rrugëve pyjore dhe trupa specialiste që kamuflonin sistemet me rrjeta.

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

By: e xh
30 December 2025 at 18:06

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin.

Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16.9% në 2025

Sipas tij, kompania ka arritur nivele të larta arkëtimesh, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29.2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“Qëllimi ynë është që, përmes këtij plani masash, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë qytetarët”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët.

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

By: e xh
30 December 2025 at 17:12

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të ardhurat për FIFA dhe shpërblimet që ajo do të shpërndajë për skuadrat finaliste.

Jo vetëm kaq, finalet e Kupës së Botës do të jenë të kripura edhe për xhepat e tifozëve që duan të ndjekin sfidat në stadium.

Por kritikat dhe polemikat nga grupimet e tifozerive, pasi disa federata publikuan çmimet e biletave për ndeshjet e kombëtareve të tyre, duket se nuk kanë patur asnjë efekt.

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino mbrojti politikën financiare për biletat, duke përmendur kërkesën e madhe për to dhe të ardhurat e gjeneruara për këtë sport në të gjithë botën.

Sipas tij, në shitje janë më shumë se 6 milion bileta, por kërkesa ka tejkaluar çdo pritshmëri. Vetëm në 15 ditët e para, pasi FIFA hapi portalin e biletave, kishte më shumë se 150 milion kërkesa.

Tifozët nga SHBA kanë numrin më të lartë të kërkesave, ndërsa më pas vijnë ata  nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Ajo që është thelbësore është që të ardhurat që gjenerohen nga kjo t’i kthehen lojës në të gjithë botën. Pa FIFA-n nuk do të kishte futboll në 150 vende të botës. Ka futboll sepse, dhe falë këtyre të ardhurave që gjenerojmë me dhe nga Kupa e Botës, të cilat i riinvestojmë në të gjithë botën”, është shprehur Infantino.

Finalet e “Botërorit 2026” do të luhen në SHBA, Meksikë dhe Kanada duke nisur nga data 11 qershor, ndërsa finalja e madhe është në program më 19 korrik.

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

By: e xh
30 December 2025 at 16:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset.

Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera.

Duke folur më 29 dhjetor krah kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një takimi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, Trump la të kuptohej se Teherani mund të jetë duke punuar për t’i rikthyer programet e tij të armatimit bërthamor, pas bombardimeve të qershorit.

“Kam lexuar se ata po zhvillojnë armë dhe gjëra të tjera, dhe nëse po e bëjnë këtë, nuk janë duke i përdorur vendet që ne i shkatërruam plotësisht, por ndoshta vende të tjera”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

“Ne e dimë saktësisht se ku po shkojnë, çfarë po bëjnë, dhe shpresoj që të mos e bëjnë këtë, sepse ne nuk duam të harxhojmë karburant për B-2-shat”, shtoi ai, duke iu referuar bombarduesit të përdorur në sulmet e mëparshme.

“Është një udhëtim 37-orësh vajtje-ardhje. Nuk dua të harxhoj shumë karburant”, tha ai.

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

By: e xh
30 December 2025 at 14:46

Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më të pasur në botë.

Ylli amerikan i është bashkuar një grupi elitar muzikantësh me pasuri 10-shifrore, raporton Forbes, përfshirë Taylor Swift, Rihanna, Bruce Springsteen dhe bashkëshortin e saj Jay-Z, të cilët revista e biznesit i liston si persona me një pasuri neto prej 2.5 miliardë dollarësh.

Më herët këtë muaj, Forbes vlerësoi pasurinë neto të Beyoncé-s në 800 milionë dollarë dhe parashikoi se ajo do të kalonte pragun e miliarderes për herë të parë pas viteve të suksesit.

Turneu i saj botëror “Renaissance” në vitin 2023 fitoi gati 600 milionë dollarë, duke e bërë atë një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop në botë, së bashku me Taylor Swift.

Albumi i saj i vitit 2024, “Cowboy Carter”, i cili kontekstualizon rrënjët e zeza të muzikës country, u prit me vlerësime kritike dhe fitoi çmimin “Albumi i vitit” në “Grammy Awards”, hera e parë që Beyoncé fitonte çmimin prestigjioz, pavarësisht se ishte nominuar katër herë.

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

By: e xh
30 December 2025 at 14:43

357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë terroristë u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore. Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se operacionet u zhvilluan në 21 provinca, duke theksuar se Turqia nuk do të tregojë tolerancë ndaj terrorizmit.

41 prej të arrestuarve kishin lidhje me militantët e përfshirë në sulmin e së hënës dhe po planifikonin sulme të ngjashme në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri. Më parë, Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit njoftoi se policia bastisi 114 vende në Stamboll dhe dy provinca të tjera, duke sekuestruar materiale dhe dokumente të ndryshme.

Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë tha se Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste identifikoi të dyshuarit përmes analizimit të materialeve digjitale të sekuestruara gjatë hetimeve të mëparshme në lidhje me ISIS-in. Nga shkëmbimi i zjarrit mes militantëve të ISIS dhe policisë në Turqi mbetën të plagosur edhe 8 policë.

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

By: e xh
30 December 2025 at 14:41

Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta “ribashkojë” atë me Kinënedhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Stërvitja me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër “forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme” në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë.

Tajvani, i cili i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, i kërkoi Kinës “të mos e gjykojë gabim situatën dhe të bëhet shkaktare problemesh në rajon”.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dënoi veprimin e Kinës si “irracional” dhe tha se kishte krijuar një qendër reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca të përshtatshme për t’u përgjigjur.

‘Misioni i Drejtësisë 2025’ simulon bllokadën e Tajvanit

Në një deklaratë zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj të shumëfishta do të kryejnë stërvitje përreth Tajvanit “në afërsi dhe nga drejtime të ndryshme” për të testuar aftësitë e tyre për operacione të përbashkëta.

Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.

“Kjo përbën një përpjekje për të fituar epërsi ajrore dhe detare dhe për të ndërprerë mbështetjen e jashtme ushtarake”, tha për DW-në Su Tzu-yun, studiues në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Kërkimeve për Sigurinë në Taipei.

Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.

Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit

Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .

“Ushtria kineze po teston se si do të përgjigjet qeveria amerikane,” thotë William Yang, analist për Azinë Verilindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Javën e kaluar Pekini vendosi sanksione kundër 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish të tyre për të protestuar ndaj shitjes së armëve amerikane për Tajvanin. Por Yang tha se këto sanksione janë kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.

Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.

Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA./ DW

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

By: e xh
30 December 2025 at 14:20

CIA kreu një sulm me dron në fillim të këtij muaji në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, thanë burime të njohura me çështjen për CNN, duke shënuar sulmin e parë të njohur të SHBA-së ndaj një objektivi brenda vendit amerikano-latin.

Sulmi me dron, detajet e të cilit nuk janë raportuar më parë, kishte në shënjestër një skelë të largët në bregdetin e Venezuelës që qeveria amerikane besonte se po përdorej nga banda venezueliane Tren de Aragua për të ruajtur drogë dhe për ta transportuar atë në anije për transport të mëtejshëm, thanë burimet. Askush nuk ishte i pranishëm në strukturë në kohën kur u godit, kështu që nuk pati viktima, sipas burimeve.

Dy burime thanë se Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së ofruan mbështetje inteligjence për operacionin, duke nënvizuar përfshirjen e tyre të vazhdueshme në rajon. Por Koloneli Allie Weiskopf, një zëdhënëse e Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së, e mohoi këtë, duke thënë: “Operacionet Speciale nuk e mbështetën këtë operacion për të përfshirë mbështetjen e inteligjencës”.

Presidenti Donald Trump duket se e pranoi për herë të parë sulmin në një intervistë javën e kaluar që fillimisht tërhoqi pak vëmendje, megjithëse ai ofroi pak specifikime, përfshirë kur gazetarët e pyetën drejtpërdrejt për të të hënën.

Sulmi mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet midis SHBA-së dhe Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro, të cilit SHBA-ja i ka bërë presion të japë dorëheqjen përmes një fushate ushtarake agresive.

SHBA-të kanë nisur sulme duke shkatërruar më shumë se 30 anije në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor lindor në atë që e kanë përshkruar si një fushatë kundër narkotikëve, dhe Trump ka urdhëruar një bllokadë të cisternave të naftës të sanksionuara që vijnë dhe dalin nga Venezuela. Trump gjithashtu kishte kërcënuar vazhdimisht të kryente sulme brenda Venezuelës, por deri në sulmin e CIA-s në fillim të këtij muaji, të vetmet sulme të njohura të SHBA-së ndaj objektivave venezuelianë ishin kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në ujërat ndërkombëtare.

Trump pranoi në një intervistë më 26 dhjetor se SHBA-të kishin rrëzuar një lloj “strukture të madhe nga vijnë anijet” ndërsa foli për fushatën e administratës së tij kundër Venezuelës. I pyetur përsëri për këtë të hënën, ai tha se SHBA-të sulmuan “në zonën e portit ku ngarkojnë anijet me drogë”. Por ai nuk pranoi të komentojë kur u pyet nëse sulmi u krye nga ushtria apo CIA.

“Pra, ne goditëm të gjitha anijet dhe tani goditëm zonën. Është zona e zbatimit, aty ata zbatojnë dhe kjo nuk është më aty”, tha presidenti.

Një nga burimet tha se sulmi ishte i suksesshëm në atë që shkatërroi objektin dhe anijet e tij, por e përshkroi atë si kryesisht simbolik pasi është vetëm një nga shumë objektet portuale të përdorura nga trafikantët e drogës që largohen nga Venezuela. Gjithashtu, dukej se tërhiqte pak ose aspak vëmendje, madje edhe brenda vendit, në kohë reale.

Trump më parë këtë vit zgjeroi autoritetet e CIA-s për të kryer operacione në Amerikën Latine, përfshirë brenda Venezuelës. Por edhe atëherë, ushtria amerikane kishte autoritetin ligjor për të kryer sulme kundër trafikantëve të dyshuar vetëm në det, jo në tokë, siç ka raportuar CNN.

Administrata Trump ka ofruar justifikime të ndryshme për fushatën në Venezuelë, e cila ka përfshirë një grumbullim masiv të aseteve ushtarake në Karaibe. Zyrtarët kanë vënë në dukje një imperativ kundër narkotikëve, por shefja e stafit të Trump, Susie Wiles, i tha Vanity Fair në një intervistë se sulmet me anije kishin për qëllim ta bënin Maduron të “qante”. Udhëheqësi venezuelian nuk ka treguar shenja se do të heqë dorë nga pushteti.

Zyrtarët e lartë e kanë bërë të qartë publikisht dhe në informime për ligjvënësit se kanë ndërmend të vazhdojnë të synojnë kontrabandistët e dyshuar të drogës duke përdorur një manual të ngjashëm me atë të përdorur për vrasjen e terroristëve gjatë luftës globale kundër terrorizmit, një fushatë në të cilën CIA luajti gjithashtu një rol vendimtar. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i ka krahasuar hapur trafikantët e drogës me al-Kaedën.

“Këta narkoterroristë janë al-Kaeda e hemisferës sonë”, tha sekretari në Forumin Kombëtar të Mbrojtjes Reagan në fillim të këtij muaji. “Ne po i godasim ata me të njëjtën sofistikim dhe saktësi që goditëm al-Kaedën”, tha ai.

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

By: e xh
30 December 2025 at 14:16

Përplasjet e forta mes Moskës dhe Kievit pas akuzave se Kievi ka tentuar të sulmojë rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, janë një goditje për perspektivën e një paqeje të afërt.

Moska u zotua të hakmerret mes pretendimeve të pambështetura në prova se rezidenca presidenciale në Novgorod ishte vënë në shënjestër të një sulmi me dronë nga Ukraina.

Por, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi fuqishëm akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe përgatitje terreni për sulme ndaj godinave qeveritare në Kiev.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Putin i kishte treguar për sulmin e pretenduar gjatë një telefonate ditën e hënë dhe se kjo e kishte zemëruar. Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë duket se nuk e ka humbur besimin se paqja është e afërt: “I dëgjova pretendimet. Dhe e dini kush më tregoi? Presidenti Putin më tregoi për këtë. Herët në mëngjes, ai më tha se u sulmua. Nuk është mirë. Mos harroni, unë e ndalova dërgimin e tomahawk-ëve. Nuk e doja këtë. Sepse po flasim për një periudhë delikate kohore. Kjo nuk është koha e duhur. Është një gjë të jesh ofendues, sepse ata janë ofendues. Dhe është një gjë tjetër të sulmosh shtëpinë e tij. Isha shumë i zemëruar për këtë”.

Të dielën, Presidenti Trump u takua me homologun rus Volodymyr Zelensky në Florida, me numrin një të Uashingtonit që tha se ishin shumë pranë një marrëveshjeje, edhe pse mbeteshin pika të nxehta si ajo e territorit.

Të hënën, Putin u shfaq me tone sfiduese duke udhëzuar ushtrinë të vijojë me fushatën për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Zaporizhias. Kremlini përsëriti kërkesat ndaj Kievit për të tërhequr forcat e veta nga pjesa e mbetur e Donbasit.

Siç raportohet, Putin i kishte thënë Trumpit gjatë bisedës telefonike se po rishqyrtonte qëndrimin e vet në negociata pas sulmit me dronë.

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira

By: e xh
30 December 2025 at 14:13

Kryeministri Edi Rama  e ka quajtur drejtoreshën e AKSHI- Mirlinda Karçanaj si protagonisten kryesore të digjitalizimit të Shqipërisë sot, për të cilën ai tha se sot qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në një banesë të marrë me qira.

Referuar gjithashtu dhe pjesëve që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ku përfshihet dhe biznesmeni Ergys Agasi, Rama tha se janë çerek të vërteta që serviren për të dënuar në sytë e opinionit publik njerëz që prezumohen të pafajshëm derisa të dënohen nga gjykata.

“Është në një masë sigurie në një shtëpi me qira pasi më parë ishte në shtëpinë e prindërve të komunizmit, që e njoh para 20 vitesh që punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim epokal. Është protagonistja kryesore e digjitalizimit.

Çfarë thoni ju bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor nuk është e mjaftueshme për të dalë mbi fatin apo pafajësinë e njerëzve. Janë çerek të vërteta, se nxirret një copë këtu, një aty, ushqehet publiku me këto gjëra për të dënuar në sytë e opinionit njerëz që kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm derisa t’i dënojë gjykata. Degjenerohen në publik që këta janë llum, dalin dhe këta kapakët e tenxhereve në darkë që marrin paga marramendëse të padeklaruara dhe që pastaj flasin për pensionistët ndërkohë që nuk i paguajnë pensionistëve atë që u takon atyre nga rroga e tyre. Mua çfarë nuk më vret vetëm më forcon”, tha Rama.

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

By: e xh
30 December 2025 at 14:12

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe situatën e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti.

Rama tha se këto janë rastet tipike që dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë sot me rastet e larta të paraburgimit në raport me të dënuarit. Rama tha se edhe sot që flasim, ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e bashkisë së Tropojës.

“Rast tipik i asaj që thash përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Unë argumente përveç sesi i thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ja bënin Hashim Thaçit, rrezik për intimidim. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet? Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e paraburgosurve 94 në 1000 veta në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik.

Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se GJK tha Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka?”, tha Rama.

❌
❌