Hulumtimet arkeologjike, rregullat për lejet dhe monitorimin e tyre
Hulumtimet arkeologjike duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze lejet e tyre dhe për këtë synohet të vendoset një monitorim më i gjerë. Në një udhëzim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve përcaktohet konkretisht se cilat janë këto rregulla të reja.
KĂ«shtu sĂ« pari sipas udhĂ«zimit nĂ«nvizohet se hulumtimet arkeologjike kryhen vetĂ«m mbi bazĂ«n e lejes sĂ« miratuar nga KĂ«shilli KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore Materiale (KKTKM), sipas procedurave tĂ« parashikuara nĂ« ligjin nr. 27/2018, i ndryshuar dhe VKM-nĂ« nr. 220/2021.2. « Institucioni i specializuar qĂ« kryen veprimtari tĂ« hulumtimit arkeologjik ose subjekti i licencuar nĂ« fushĂ«n e arkeologjisĂ«, i pajisur me leje nga KKTKM-ja pĂ«r kryerjen e hulumtimeve arkeologjike mban pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r zbatimin e kushteve tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« leje dhe nĂ« projektin e miratuar Ădo leje lidhet me njĂ« drejtues projekti, i cili mban  pĂ«rgjegjĂ«si  individuale  pĂ«r  korrektĂ«sinĂ« metodologjike, raportimin dhe ruajtjen e tĂ« dhĂ«nave » thuhet nĂ« udhĂ«zim.
I njëjti përcakton se subjekti përfitues i lejes ka një sërë detyrimesh ku së pari të njoftojë institucionin përgjegjës për fillimin dhe përfundimin e hulumtimit.
Së dyti të zhvillojë hulumtimin arkeologjik brenda kufijve dhe koordinatave të përcaktuara në lejen përkatëse, të miratuar nga KKTKM-ja.
Së treti të zbatojë projektin e miratuar dhe standardet profesionale të hulumtimit arkeologjik. Së katërti të  njoftojë  institucionet  përgjegjëse  për trashëgiminë kulturore në çdo rast ku vlerësohet dhe gjykohet e nevojshme për ndryshime në projektin e miratuare.
Po kështu të garantojë mbrojtjen, ruajtjen dhe integritetin e gjetjeve dhe/apo vlerave të trashëgimisë kulturore të zbuluara gjatë hulumtimit.
Së pesti të sigurojë kushte ruajtjeje ndaj ndikimit të kushteve atmosferike, siguri fizike si dhe  të  bashkëpunojë  gjatë  mbikëqyrjes  nga institucionet përgjegjëse të specializuara. Së gjashti  të kryejë dhe të përpilojë dokumentacionin teknik, në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor vendas.
Autoritetet përgjegjëse në vend kanë të drejtë që të kryejnë inspektime në vendet ku po zbatohet leja e hulumtimit arkeologjik pa njoftim paraprak.
Udhëzimi parashikon se pas përfundimit të hulumtimit, institucioni i specializuar  që  kryen  veprimtari  të  hulumtimit arkeologjik ose subjekti i licencuar në fushën e arkeologjisë,  i  pajisur  me  leje  për  hulumtime arkeologjike, paraqet raportin përfundimtar pranë institucionit përgjegjës. Raporti  përfundimtar  përbën  kusht  për vlerësimin  e  veprimtarisë  së  institucionit  apo subjektit  dhe  për  shqyrtimin  e  kërkesave  të ardhshme për leje.
Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka rritur vëmendjen edhe për segmenti kulturor në vend ku sitet arkeologjike dhe objektet e trashëgimisë kanë fituar vit pas viti gjithmonë e më shumë vëmendje. Në vitin 2025 sipas të dhënave zyrtare Ministria raportoi se ishin 1.5 milionë turistë që kanë vizituar sitet arkeologjike dhe institucionet kulturore në vend. / N.Maho
Â
Â
The post Hulumtimet arkeologjike, rregullat për lejet dhe monitorimin e tyre appeared first on Revista Monitor.