Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

By: e xh
6 January 2026 at 22:52

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka reshje shiu në vend. Problematike vijon të jetë situata në këtë qark që prej orës 06:00 të mëngjesit, 6 dhjetor, me akset rrugore të mbuluara totalisht nga uji dhe përmbytje në banesa e biznese.

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte nisi pikërisht me atë që po ndodh në qytetin bregdetar.

Përmes një lidhjeje direkte, gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, tha se “gjithçka u paralizua, me zona plotësisht të pakalueshme”.

Gazetarja: Uji ka vërshuar thuajse në të gjitha rrugët!

Fevziu: Shihni pamjet e shtëpive të mbushura e të zhytura, imagjino që çdo lloj mobilje, sidomos elektroshtëpiaket kanë dalë jashtë kontrollit. Dikush më shkruajti sot se për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër, i prishen të gjitha pajisjet, ndërsa një emigrant tjetër që jetonte jashtë tha se nuk po gjen njeri të heqë baltën. Sot më thanë që disa nga hidrovorët e zonave më problematike nuk kanë punuar, është e vërtetë?

GazetarjaKanë qenë denoncime që prej orëve të para të mëngjesit, megjithatë unë vetë kam parë se hidrovori i ri punonte me 9 pompa thithëse, por ka pasur probleme hidrovori i vjetër. Në zonat që historikisht përmbyten ka mungesë të mirëfilltë të investimeve për kanalizimet.

Fevziu: Më thanë që në Durrës janë investuar miliona e miliona euro për kanalizime dhe për ujin. Nuk ka as ujë, as kanalizime. Ka ujë për t’u përmbytur, por s’ka ujë për të pirë.

Gazetarja: Në zonën e ish-Kënetës, tani që po flasim, janë 800 banesa nën ujë. Grupet e emergjencës ndodhen në terren, ka mungesë të rrjetit të kanalizimeve.

Fevziu: Ka 20 vjet që dëgjoj se ka një plan të gatshëm! Janë 10 mijë të shpërngyulur?

Gazetarja: Jo aq, por ka një numër të lartë të shpërngulurish!

Po si paraqitet situata në lumin Erzen?

“Situatë kritike, është në kapacitetet maksimale dhe nëse do ketë dalje të lumit do ketë shumë probleme për zonën e Shijakut dhe atë të Katundit të Ri”, raportoi Arapi.

Më the që përpjekjet janë për të mbajtur nën kontroll lumin Erzen. Mund ta mbajnë vetëm duke iu lutur Zotit të mos bjerë shi se lumin s’kanë si e mbajnë. As ministri as gjithë ministrat bashkë edhe po t’i vënë gjoksin!”, përfundoi me ironi Fevziu.

Sipas gazetares, edhe pse me vonesë, po punohet për forcimin e argjinaturave./ Tvklan.al

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

By: e xh
6 January 2026 at 22:48

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në orët e fundit, sqaroi se në qarkun e Shkodrës situata është nën kontroll dhe që aktualisht nuk ka raportime për problematika.

Deklarata e plotë:

Së bashku me kryetarin e bashkisë, me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me Prefektin e Qarkut Shkodër, me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë strukturat përkatëse, jemi duke monitoruar të gjithë situatën e reshjeve në vend.

Për hir të së vërtetës, vendi ashtu siç e dimë, është prekur nga një situatë reshjesh të dendura gjatë këtyre 24 orëve dhe ndërkohë pritet edhe nesër të kemi po të njëjtin situatë. 

Për këtë arsye, të gjithë strukturat janë bashkë duke monitoruar jo vetëm në qarkun e Shkodër, por edhe në Durrës, po ashtu në Kukës kemi pasur një situatë, në Fier, në Vlorë; duke monitoruar gjithë vendin për të pasur më shumë koordinim së bashku, por edhe për të shmangur çdo lloj situate problematike që vjen nga reshjet.

Sa i përket qarkut të Shkodrës, jemi duke monitoruar shkarkimet për shkak të lumit Buna, por edhe të liqenit të Shkodrës, me qëllim që të mos kemi situata të përmbytjes në zonat urbane, por patjetër edhe në tokat bujqësore. 

Aktualisht që flasim, situata është nën kontroll, sapo dolëm nga një mbledhje e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë e Shkodrës,
e cila u koordinua nga kryetari i bashkisë pikërisht për të rakorduar së bashku me strukturat e KESH-it dhe strukturat e tjera, me qëllim mbajtjen nën kontroll edhe të shkarkimeve, por edhe të prurjeve nga kjo situatë e reshjeve, për të shmangur përmbytje të mundshme. Nuk kemi problematika. 

Patjetër do të monitorojmë reshjet e shkarkimet gjatës natës dhe paraditen e ditës së nesërme, që është, të themi, një fazë emergjence, dhe shpresojmë shumë, që nga nesër pasdite, të kemi një reduktim të reshjeve duke përmirësuar kështu edhe situatën.

Për momentin jemi nën kontroll, institucionet janë të gjitha në këmbë dhe bashkërisht po monitorojmë çdo problematikë e çdo shqetësim.

Dua t’u bëj një thirrje qytetarëve që të ndjekin të gjitha rekomandimet dhe këshillat e autoriteteve vendore e qendrore, të cilat bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj faze që jemi duke kaluar.

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

By: e xh
6 January 2026 at 21:45

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë, u dogj.

Ndonëse vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu, zjarri i dogji katin e dytë të banesës dhe një pjesë të katit të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve.

“Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Fati im që ishte ditë shiu dhe më ndihmoi pak. Komplet kati i dytë dhe gjysma e katit të parë komplet e shkrumbuar. Njerëzit kanë qenë në kat të parë kur ka marrë flakë kati i dytë. Rastësia e një fëmije jashta: “babi babi ka marrë flakë shtëpia”. Shteti dhe zjarrfikësja erdhën në sekonda, gjithë njerëzit na kanë ndihmuar. Në mes të dimrit, janar është, ftohtë. 11 vetë jemi, 11 frymë”,- rrëfeu kryefamiljari.

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

By: e xh
6 January 2026 at 21:29

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të.

Gjatë një interviste për NBC News, Trump tha se nuk beson që kjo të ndodhë dhe nga ana tjetër nuk hezitoi t’i thurte lavde ushtrisë amerikane për kapjen e Nicolas Maduros.

“Shtetet e Bashkuara e dëshmuan sërish që ne kemi ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse, më të sofistikuar, më frikëndjellëse në planetin Tokë. Askush nuk mundet të na mundë. Askush nuk mund t’ia dilte asaj që bëmë ne. Askush tjetër nuk I ka armët tona” tha ai.

Ku ndodhet Maduro?

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjatë seancës, Maduro u shpreh se e konsideron veten “të burgosur lufte”.

Çështja Maduro dhe përplasjet politike të brendshme

Ndërkaq, sikur të mos mjaftonin akuzat zyrtare, një akuzë tjetër po përgatitet në Florida kundër tij. Guvernatori Ron DeSantis tha sot në një konferencë se “Florida po shqyrton mundësinë e ngritjes së një akuze kundër Maduro” bazuar në pretendimin se Maduro ka qenë ‘shumë i përfshirë’ në trafikun e drogës drejt Floridës.

Senatorët amerikanë do të mblidhen të mërkurën në një sallë të mbyllur për të marrë të gjithë informacionin mbi operacionin që çoi në kapjen e Maduros. Do të jenë pikërisht Rubio, Hegseth, Attorney General Pam Bondi, CIA Director John Ratcliffe and Gen. Dan Caine, chairman of the Joint Chiefs of Staff, që do të ndajnë informacionin e detajuar me senatorët. Takimi do të mbahet në një vend të mbyllur pa praninë e kamerave apo telefonëve. Demokratët në veçanti kanë kërkuar me ngulm që të njihen menjëherë me të dhënat e operacionit.

Çfarë po ndodh në Karakas?

Ndërkohë në Karakas situata raportohet e tensionuar, veçanërisht si pasojë e konfuzionit mes forcave të ndryshme qeveritare. Gjatë mbrëmjes së të hënës ndërtesat qeveritare u evakuuan pas disa të shtënave me armë pranë pallatit presidencial. E ndërsa Delcy Rodriguez është betuar si presidente në detyrë, kryetarja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, njoftoi planet për rikthimin e menjëhershëm të saj në atdhe.

“3 Janari do të mbahet mend në histori si dita kur drejtësia mundi tiranën. Është diçka e madhe jo vetëm për Venezuelën dhe të ardhmen e saj por edhe për njerëzimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor” tha ajo.  

Planet për Venezuelën

Gjatë intervistës për NBC, Trump tha se para zgjedhjeve të rradhës në Venezuelë, amerikanët duhet ta rimëkëmbin shëndetin e këtij vendi. “Në fillim na duhet ta rregullojmë vendin. Smund të ketë zgjedhje për momentin” tha ai.

Sipas Trump, do të jenë një grup zyrtarësh amerikanë që do të përfshihen direkt në mbikqyrjen e punëve të Venezuelës. Ndonëse  nuk e bëri të qartë mënyrën se si SHBA do ta administrojë Venezuelën, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka lënë të kuptohet që administrimi do të fillojë nga ekonomia dhe eksporti i naftës. E megjithatë, kur u pyet se kush do të jetë në krye të detyrës, Trump u përgjigj : Unë!

Sipas NBC, administrata Trump po vlerëson mbështetjen financiare  që duhet tu japë kompanive të naftës  për rindërtimin e infrastrukturën energjetike të vendit pas rënies së Nicolas Maduros.

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

By: e xh
6 January 2026 at 20:58

Mbi 800 banesa në Durrës kanë prezencë uji, ndërsa 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë. Këtë njoftuan ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Durrës.

“Kemi një situatë me prezencë uji në Ish-Kënetë, në Shkozet dhe mbeten në terren të angazhuara të gjitha skuadrat. Nuk do ndahem nga terreni deri sa të ketë largim total të ujërave. Kemi 800 nbanesa të prekura nga uji. Janë evakuuar 180 banorë, të cilët janë akomoduar në dy Kovaleshencat e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes. Parashikohen prurje domethënëse”, tha ministri Vengu.

Po kështu edhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, bëri të ditur se: “Në pjesën e  parë të ditës shumica e atyre që merrnin në tel nuk pranonin të evakuoheshin, por duke qenë se shirat patën kapacitete dhe kohëzgjatje të lartë, kemi evakuuar 180 persona që janë akomoduar në Kovaleshencë dhe u është siguruar edhe ushqim”.

Ndërkohë, të dyja konvaleshencat janë të hapura për të akomoduar qytetarët e evakuuar.

Në Durrës, situata mbetet problematike, me zonat Shkozet, Spitallë dhe ish-Këneta si më të prekura.

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

By: e xh
6 January 2026 at 19:27

Autoriteti i Aviacionit Civil francez u ka kërkuar të hënën linjave ajrore të anulojnë 15% të fluturimeve deri vonë në mbrëmje në aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle pas reshjeve të dendura të dëborës në kryeqytetin francez Paris.

Linjat ajrore janë të lira të zgjedhin se cilat fluturime anulojnë për sa kohë që zvogëlojnë ngritjet dhe uljet, ka thënë një zëdhënës për Reuters.

Linjave ajrore u është kërkuar të reduktojnë fluturimet deri në orën 20:00 në aeroportin Paris-Charles de Gaulle dhe deri në orën 23:30 në Paris-Orly.

Ministria franceze e Transportit u ka kërkuar udhëtarëve të kontrollonin nëse fluturimi i tyre do të realizohej para se të largoheshin nga shtëpia dhe të shkonin në aeroport me transport publik në vend të përdorimit të veturës.

Ndërkohë, aeroporti Amsterdam Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar pothuajse 500 fluturime të hënën në mëngjes dhe ishte i mbyllur për trafikun hyrës deri në orën 12:00 gjithashtu për shkak të reshjeve të dëborës, raportoi agjencia e lajmeve ANP.

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

By: e xh
6 January 2026 at 18:59

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonzato ka publikuar edhe fotografi nga takimi, teksa shkruan se e përgëzoi SPAK për arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu Gonzato shkruan se e inkurajoi Brahon që të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në mbyllje Gonzato thekson se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Postimi i Gonzatos:

Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

By: e xh
6 January 2026 at 18:55

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pas dyshimeve se ka goditur kryeinfermiren e spitalit ku punojnë të dy.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbardhjen e protokollit mjekësor, duke sjellë reagimin fizik të tij.

Mësohet se mjeku njihej si problematik, kishte 11 masa disiplinore në spital, por i anulonte në gjykatë. Konflikti i fundit më kryeinfermieren e maternitetit. Komisariati nr.3 e arrestoi menjëherë pas kallëzimit të kryeinfermieres.

Shtetasja 60-vjeçe me profesion kryeinfermiere në maternitetin e Tiranës ka kallëzuar se ditën e sotme për shkak të një kundërshtimi që ka bërë në lidhje me protokollin që duhej të ndiqej për një pacientë të shtruar në maternitet është goditur në detyre nga mjeku gjinekolog shtetasi Julian Habibaj, 53 vjeç. Mësohet se pas përplasjes verbale, mjeku e ka kapur për fyti kryeinfermieren.

Mjeku Julian Habibaj akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

By: e xh
6 January 2026 at 18:20

Irani ka arrestuar më shumë se 1.000 persona që nga fillimi i protestave, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), megjithëse numri i saktë mbetet i vështirë për t’u verifikuar pasi demonstratat vazhdojnë në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.

Diako Alavi, një gazetar me bazë në Paris me ekspertizë mbi rajonet kurde të Iranit, i tha shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë se konfirmimi i shifrave të të ndaluarve gjatë periudhave kulmore të protestave është “jashtëzakonisht i vështirë”, dhe vuri në dyshim besueshmërinë e deklaratave zyrtare dhe akuzave të ngritura ndaj të ndaluarve.

Në Teheran, një avokat pa emër, i cituar nga vëzhguesi lokal Bahman Daroshafaei, vlerësoi se rreth 40 apo 50 persona po ndalohen çdo ditë, duke shtuar se shumë nga ata që ndodheshin në gjykata ishin prindër të të ndaluarve të rinj.

Raportet në rrjetet sociale tregojnë se disa arrestime u kryen gjatë protestave në rrugë, ndërsa të tjera duket se përfshinin ndalime të rastësishme nga forcat e sigurisë.

Mes të ndaluarve ishin edhe disa aktivistë studentorë. Disa, përfshirë Ali Taheri Kian, Mobin Safdarin dhe Samiar Motalebin, mbeten në paraburgim në vende të pazbuluara, ndërsa të tjerë, si Sarira Karimi dhe Alireza Rasooli, janë liruar.

Ka gjithashtu raportime për ndalimin e të miturve, përfshirë një 15-vjeçar të identifikuar si Iliya Akvanian në qytetin jugperëndimor të Yasujit, i cili më pas u lirua. Xhaxhai i tij është një aktivist i të drejtave të njeriut me bazë jashtë Iranit.

Kreu i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, më 5 janar akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po mbështesin hapur demonstratat. Ai gjithashtu udhëzoi prokurorin e përgjithshëm të vendit dhe prokurorët provincialë që të tregojnë “zero tolerancë ose lehtësim” ndaj të ndaluarve.

Hannah Kaviani e shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë bisedoi me Raz Zimmt, drejtor i programit kërkimor për Iranin dhe boshtin shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS), mbi raportet për një konflikt të mundshëm të ri mes Iranit dhe Izraelit.

Zimmt thotë se nuk beson se një përshkallëzim është i afërt, por paralajmëron se rreziku i një keqllogaritjeje mbetet i lartë.

Ai foli gjithashtu për mënyrën se si protestat në Iran shihen në Izrael.

“…sa herë që ka protesta në Iran, ekziston ky mendim i dëshiruar në Izrael se këtë herë ato mund të rezultojnë në një ndryshim regjimi në Iran”, tha ai.

“Pra, është shumë e qartë se objektivi izraelit — do të thosha objektivi përfundimtar — është të shohë një lloj ndryshimi regjimi në Iran, veçanërisht sot, kur shohim këto protesta, edhe pse ato nuk janë më të gjera apo më të rëndësishme krahasuar me raundet e mëparshme të protestave në Iran vitet e fundit”, shtoi ai.

Zimmt beson se ngjarjet e fundit në Venezuelë kanë shtuar shpresat në Izrael se “diçka mund të ndodhë në Iran që mund të sjellë patjetër një ndryshim të regjimit”./rel

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

By: e xh
6 January 2026 at 17:14

Për Kremlinin, rezultati më i dukshëm i kapjes nga Shtetet e Bashkuara të Nicolas Maduros të Venezuelës është se kjo përbën një goditje ndaj ndikimit rajonal të Rusisë dhe ndaj krenarisë së Vladimir Putinit: një aleat i rëndësishëm i cili në maj kishte nënshkruar një marrëveshje të “partneritetit strategjik” me presdientin rus, papritur u rrëzua nga pushteti dhe ndodhet në një burg në Qytetin e Nju Jorkut.

Kapja e Maduros ndodhi pak më shumë se një vit pas rënies së Bashar al-Assadit, udhëheqësit sirian i cili i kishte siguruar Rusisë një pozicion të fortë në Lindjen e Mesme në këmbim të mbështetjes vendimtare në luftën kundër kundërshtarëve të tij – një tjetër goditje e madhe për përpjekjet e Putinit për të ringjallur praninë e Moskës në botë pas tërheqjes që pasoi shembjen e Bashkimit Sovjetik.

Jo vetëm kaq, por bastisja e SHBA-së në Venezuelë më 3 janar arriti brenda pak orësh diçka që Rusia nuk ka mundur ta bëjë në gati katër vjet që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës dhe që shihej si një nga qëllimet e tij kryesore: largimin e një udhëheqësi shteti.

Por, përqendrimi i Rusisë në luftën kundër Ukrainës nënkupton se mbrojtja e Maduros nuk do të ishte realiste edhe nëse Moska do të donte ta bënte këtë, dhe dobia e Venezuelës për Rusinë ka rënë, të paktën në aspektin ekonomik, për shkak të sanksioneve dhe faktorëve të tjerë që kanë ulur prodhimin e naftës, një sektor ku Rusia ka interesa të mëdha.

Për Rusinë ka edhe anë pozitive. Moska mund ta përdorë operacionin amerikan si dëshmi se Uashingtoni kërkon t’u imponojë vullnetin e tij vendeve të tjera dhe shkel të drejtën ndërkombëtare kur i leverdis – një argument që për disa është bindës, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Në një deklaratë më 3 janar, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” për atë që e cilësoi si “akt të armatosur agresioni kundër Venezuelës” dhe i bëri thirrje SHBA-së “të lirojë presidentin e zgjedhur ligjërisht të një shteti sovran, dhe bashkëshorten e tij”.

Por, ajo që është edhe më e rëndësishme për Kremlinin sesa forcimi i këtij portretizimi të SHBA-së, thonë analistët, është shpresa se veprimet e Uashingtonit në Venezuelë dhe përqendrimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në hemisferën perëndimore do t’i japin Moskës më shumë hapësirë manovrimi – si moralisht ashtu edhe ushtarakisht – për të vepruar, sipas dëshirës, në atë që e konsideron sferën e vet të ndikimit, veçanërisht në Ukrainë.

“Pavarësisht nga vendimet që merr Vladimir Putini në Ukrainë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë që disa veprime të dënohen vetëm mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare”, i tha Radios Evropa e Lirë analistja politike me seli në Berlin, Alexandra Sitenko, e cila është eksperte për raportet e Rusisë me Amerikën Latine dhe rajone të tjera.

“Çfarë bëjnë fuqitë e mëdha”
Perceptimi i gjerë se operacioni amerikan e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare “nuk është aspak i keq për narrativin më të gjerë rus”, tha Mark Galeotti, analist për Rusinë dhe profesor nderi në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore të Kolegjin e Londrës, në podkastin e tij më 4 janar.

“Tek e fundit, këndvështrimi i Putinit në thelb është ajo se çfarë bëjnë fuqitë e mëdha dhe fuqitë e mëdha kanë sfera ndikimi. Dhe, nëse do t’i lejojmë Amerikës të ketë sferën e saj të ndikimit në Amerikën Latine, atëherë për rrjedhojë ne duhet të lejohemi të kemi sferën tonën sllave”, tha Galeotti.

Ndërkaq Sam Greene, profesor në Institutin e Rusisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës shtoi: “Çdo zhgënjim nga fakti që Maduro u largua nga Uashingtoni do të zbutet nga një premtim për bashkëdominim global, në të cilin Moska do të fitonte të drejtën të bënte të njëjtën gjë në fqinjësinë e saj”.

Ka prova se Rusia ka kërkuar një marrëveshje të tillë që shumë kohë përpara se të niste luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Gjatë një mosmarrëveshjeje në të cilën Rusia ndihmoi në mbrojtjen e Maduros përballë përpjekjeve të një udhëheqësi opozitar të mbështetur nga SHBA-ja për ta rrëzuar atë, “rusët… po sinjalizonin shumë fuqishëm se donin disi të bënin një marrëveshje shumë të çuditshme këmbimi mes Venezuelës dhe Ukrainës”, i tha një komiteti të Kongresit në tetor të vitit 2019 Fiona Hill, e cila ishte këshilltarja kryesore për Rusinë dhe Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Trumpit nga prilli i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2019.

Thelbi i mesazhit rus ishte: “Ju doni që ne të largohemi nga oborri juaj. Epo, ne kemi versionin tonë të kësaj. Ju jeni në oborrin tonë në Ukrainë”, u shpreh hill.

Faktori Ukrainë
Këtë herë, qasja e Rusisë dhe reagimi i saj relativisht i zbehtë ndaj kapjes së Maduros janë pjesë e një sërë zhvillimesh që tregojnë “se deri në çfarë mase dëshira e Rusisë për ta nënshtruar Ukrainën e dikton pjesën tjetër të politikës së saj të jashtme”, shkroi në X, Hanna Notte, drejtoreshë për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes.

“Putini shmangu bashkëpunimin me [ish-presidentin amerikan Joe] Biden në përpjekje për ta detyruar atë të heqë dorë nga Ukraina. Gjatë vitit të kaluar, ai është përpjekur të jetë në anën e mirë të Trumpit, këtë herë për ta joshur që të marrë anën e Rusisë kundër Ukrainës”, shkroi Notte.

“Qoftë duke ushtruar presion apo duke lavdëruar një udhëheqës amerikan, qëllimi përfundimtar i Rusisë mbeti i njëjtë: të krijojë një përçarje mes SHBA-së dhe Ukrainës”.

Përderisa toni dhe përmbajtja e diplomacisë mbi Ukrainën mund të ndryshojnë shpejt, deri tani nuk ka pasur ndonjë sinjal të një ndryshimi të madh në qëndrimin e SHBA-së që nga kapja e Maduros, e cila ndodhi ndërsa zhvilloheshin një sërë rundesh bisedimesh mes SHBA-së, Ukrainës, Evropës dhe Rusisë në konfigurime të ndryshme, teksa administrata e Trumpit po synon të ndërmjetësojë përfundimin e luftës.

Në një konferencë për media disa orë pas operacionit në Karakas, Trump tha se nuk ishte “i kënaqur me Putinin. Ai po vret shumë njerëz”.

Më 4 janar, ai përsëriti përfundimin e CIA-s dhe tha se nuk besonte se Ukraina kishte shënjestruar një nga rezidencat e Putinit në një sulm me dron muajin e kaluar, pasi më parë dukej se kishte pranuar pretendimin që, sipas tij, presidenti rus kishte shprehur në një bisedë telefonike.

“A do të thotë fokusi mbi Venezuelën dhe hemisferën perëndimore se Shtetet e Bashkuara do të shpërqendrohen?”, pyeti Galeotti.

Përgjigja e tij: “Sigurisht që mund të lindin pyetje se si pretendimi se do të drejtojë Venezuelën mund të vihet në praktikë. Por, nga ana tjetër, një superfuqi mund të ecë dhe të përtypë njëherësh çamçakëz. Nuk mendoj se kjo do të ketë ndonjë ndikim të veçantë mbi atë që ndodh me Ukrainën”.

Greene sugjeroi se nëse Kremlini shpreson për një marrëveshje të gjerë midis fuqive të mëdha dhe liri të plotë për të vepruar në Ukrainë, ai do të zhgënjehet.

“Përveç nëse u jepet në mënyrë të menjëhershme një e drejtë e plotë për të vepruar në Ukrainë, Moska do ta konsiderojë këtë si hipokrizi tipike amerikane, gjë që ka të ngjarë të prishë koalicionin e supozuar të hegjemonisë globale midis Putinit, Trumpit dhe [presidentit kinez] Xi [Jinping]”, shkroi ai./rel

 

Kosovë/ Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë, Presidenca: Mirëpresim çdo verifikim

By: e xh
6 January 2026 at 16:18

Agjencia Kundër Korrupsionit nisi verifikimin e pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka gjetur diferenca të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave CASH të deklaruara.

Osmani, e cila shpesh përmendet në opinionin publik për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës, ndërsa rezulton me prona edhe në Australi.

Pas nisjes së hetimeve, në një reagim presidenca e Kosovës tha se Vjosa Osmani mbetet e hapur për çdo verifikim që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh.

Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave me 5%, ja kur hyn në fuqi

By: e xh
6 January 2026 at 15:37

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pronave. Pas dekretimit dhe botimit në fletore zyrtare ky ligj do të hyj në fuqi menjëherë duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të pasurive ta paluajtshme.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.

Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.

Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të njihet edhe amortizimi i pronave, pra vjetërsia e pronës, sa më e vjetër të jetë prona aq më pak do të paguhet tatim pas procesit të rivlerësimit.

Po ashtu këtë vit, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij vit

I fundit rivlerësim u bë në periudhën 2020-2022, që pati normë tatimore 3%, dhe në total u afruan me çmimet e tregut 94 mijë pasuri të paluajtshme, të qytetarëve shqiptar apo bizneseve.

Nga kjo fushatë e fundit buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, pasi edhe tatimi ishte më i lartë, por për shkak se edhe çmimet në treg ishin rritur ndjeshëm.

U përmbyt kati i parë, Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll

By: e xh
6 January 2026 at 15:23

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte sot në Durrës për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.

Ministri tha se ka qenë në monitorim të situatës prej orëve të para të të ditës së sotme dhe janë marrë masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes,

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër. Në mbështetjen tonë kemi edhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, tha ministri Lamallari duke shtuar se po funksionon ndërkohë edhe Komisioni i Emergjencave Civile në Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose tha se situata është nën kontroll si dhe po kryhen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike.

Ndihmësi i Trump: Askush nuk do të luftonte me SHBA-në për Groenlandën

By: e xh
6 January 2026 at 15:18

Një nga ndihmësit më me ndikim të Donald Trump ka thënë se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e SHBA-së për të mbrojtur NATO-n dhe Arktikun.

I pyetur në një intervistë me CNN për të konfirmuar nëse SHBA-të do të përjashtonin përdorimin e forcës për të aneksuar rajonin gjysmë-autonom të Danimarkës, anëtare e NATO-s, Stephen Miller tha, “askush nuk do të luftojë me SHBA-në për të ardhmen e Groenlandës”.

Të dielën, Trump përsëriti këmbënguljen e tij se SHBA-të “kanë nevojë” për Groenlandën – me habinë e kryeministres daneze Mette Frederiksen, e cila tha se një sulm nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s.

Gjashtë aleatë evropianë u mblodhën në mbështetje të Danimarkës me një deklaratë të përbashkët të martën. “Groenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Groenlanda mund të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës.

Duke theksuar se ishin po aq të etur sa SHBA-të për sigurinë në Arktik, shtatë nënshkruesit thanë se kjo duhet të arrihet nga aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-në “kolektivisht” – duke “mbrojtur parimet e Kartës së OKB-së, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”.

Në intervistën e tij me CNN, Miller tha se ishte “qëndrimi formal i qeverisë amerikane që Groenlanda duhet të jetë pjesë e SHBA-së”.

Ai vazhdoi: “Me çfarë të drejte Danimarka pohon kontrollin mbi Groenlandën? Cila është baza e tyre për të pretenduar Groenlandën si koloni të Danimarkës?”

Ndihmësi kryesor i Trump tha gjithashtu se SHBA-të “janë fuqia e NATO-s. Që SHBA-të të sigurojnë rajonin e Arktikut, të mbrojnë NATO-n dhe interesat e NATO-s, padyshim që Groenlanda duhet të jetë pjesë e SHBA-së”.

Çështja e së ardhmes së Groenlandës u rishfaq pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, gjatë së cilës trupat elitare hynë për të kapur Presidentin e vendit Nicolás Maduro dhe për ta çuar atë në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për drogë dhe armë. Pas bastisjes, Trump tha se SHBA-të do ta “drejtonin” Venezuelën për një periudhë të pacaktuar kohore.

Ai tha gjithashtu se SHBA-të po ktheheshin në një politikë të vitit 1823 të supremacisë amerikane në sferën e saj të ndikimit në hemisferën perëndimore – dhe paralajmëroi një numër vendesh se SHBA-të mund ta drejtonin vëmendjen e tyre ndaj tyre. Pas ndërhyrjes në Venezuelë, gruaja e Miller, Katie, postoi në mediat sociale një hartë të Groenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan, së bashku me fjalën “Së shpejti”.

Shtohet interesi për Asllanin, dy klube të tjera të Serie A kontaktojnë Interin

By: e xh
6 January 2026 at 15:14

Kristjan Asllani dhe Torino duken larg, me ekipin ‘Granata’ që nuk ka ndërmend të paguajë shumën e plotë të kartonit për mesfushorin shqiptar, marrë në huazim nga Interi verën e 2025.

Mesfushori i Kombëtares pritet të ndërpresë para kohe huazimin te Torino, pasi nuk ka bindur plotësisht trajnerin Baroni, duke hapur kështu rrugën për një largim të ri.

Asllani u transferua te Torino gjatë verës 2025 për 1.5 milion euro, me një opsion blerjeje prej 11.5 milionë eurosh, por pavarësisht minutazhit të konsiderueshëm, 15 ndeshje të luajtura, mbi 70% si titullar, nuk ka arritur të lërë gjurmë. Në këtë situatë, rikthimi i tij te Interi duket gjithnjë e më i mundshëm, edhe pse qëndrimi në Milano nuk shihet si zgjidhje afatgjatë.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se Asllani mbetet një aset i vlefshëm për klubin, por ka theksuar se në rast rikthimi do të vlerësohej një destinacion i ri për mesfushorin shqiptar.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, edhe Parma dhe Sassuolo po shohin mundësinë për të marrë shqiptarin në huazim, teksa më herët interes për të ka shfaqur edhe Fiorentina e cila është në ujëra të turbullta këtë sezon në Serie A.

“Si Parma ashtu edhe Sassuolo kanë treguar interes për Kristjan Asllanin, i cili do të largohet nga Torino këtë muaj”, bën me dije gazetari Alfredo Pedulla.

Presidenti i Kolumbisë: SHBA-të si nazistët, duan të kolonizojnë Amerikën Latine

By: e xh
6 January 2026 at 15:12

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ndjekin një politikë të jashtme që synon kolonizimin e vendeve të Amerikës Latine, duke e krahasuar ekspansionizmin e supozuar të Uashingtonit me atë të Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit.

Petro iu përgjigj në X një postimi nga kandidatja presidenciale kolumbiane, Paloma Valencia, e cila vlerësoi veprimin ushtarak amerikan, duke pretenduar se kishte hapur një mundësi për një Venezuelë të lirë, shkruan La Stampa.

“Nëse mendoni se një grua e pafajshme kolumbiane, venezuelianë të moshuar dhe ushtarë të rinj që bëjnë detyrën e tyre duhet të vdesin, atëherë do të mendoni të njëjtën gjë për popullin kolumbian nëse kërcënimi i Trump bëhet realitet. Kjo është thjesht tradhti”, shkroi kreu i shtetit të Kolumbisë.

Sipas Petros, Doktrina Monroe, një udhëzues historik i politikës së jashtme të SHBA-së, synon të transformojë republikat sovrane të Amerikës Latine në koloni”, duke shkelur të gjithë rendin e së drejtës ndërkombëtar”.

“Është e njëjta doktrinë Lebensraum e përdorur nga Hitleri dhe që shkaktoi dy luftërat botërore”, shtoi ai.

Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar

By: e xh
6 January 2026 at 15:10

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh i shqetësuar për përhapjen e destabilitetit në Venezuelë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit. Ai tha se operacioni amerikan nuk respektonte rregullat e ligjit ndërkombëtar, teksa citoi Kartën e OKB-së, sipas së cilës shtetet anëtare duhet të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial apo pavarësisë politike të çdo shteti.

Deklarata e tij u lexua nga zëvendëssekretarja për çështje politike dhe të paqes, Rosemary DiCarlo. “Unë kam theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e respektimit të plotë nga të gjithë të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila siguron themelin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Mbetem thellësisht i shqetësuar që rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar në lidhje me veprimin ushtarak të 3 janarit. Karta ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, i tha Këshillit të Sigurimit se SHBA kishte kryer një operacion kirurgjikal të zbatimit të ligjit kundër dy të akuzuarve në arrati të drejtësisë amerikane. Ai citoi fjalët e sekretarit të shtetit Maduro se nuk ka luftë kundër Venezuelës dhe se nuk po e pushtojnë vendin.

Ambasadori venezuelian në OKB, Samuel Moncada, e cilësoi operacionin për kapjen e Maduros si një sulm të armatosur të paligjshëm që nuk kishte asnjë justifikim ligjor. Rusia, Kina dhe Kolumbia e dënuan gjithashtu operacionin ushtarak si të paligjshëm, ndërsa pjesa tjetër e mbetur e anëtarëve të Këshillit nuk e kritikuan drejtpërdrejt SHBA-në, por e vunë theksin tek rëndësia e respektimit të ligjit ndërkombëtar.

Analistët thonë se Rusia vërtet ka humbur një aleat në Amerikën Latine, por ajo shpreson të përfitojë nga ajo që e quajnë realpolitika e “Wild West-it”. “Nëse ky është një shembull i doktrinës Monroe në aksion, atëherë edhe Rusia ka të drejtën të ketë sferën e vet të influencës”, ishte deklarata e një zyrtari rus, i cituar nga Reuters.

Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

By: e xh
6 January 2026 at 14:43

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Paris, ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në mbështetje të Ukrainës.

“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane”, shkroi Rama në Facebook.

Në daljet e mëparshme publike, duke cituar raporte të Këshillit të Europës Rama ka kritikuar paraburgimet në Shqipëri, që sipas tij janë në shifra mbi normalen.

Ministri i Drejtësisë, me çizme në burgun e përmbytur të Durrësit

By: e xh
6 January 2026 at 13:36

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është parë të martën të futet në burgun e Durrësit, i cili është përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që goditën qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve, i gjithë kati i parë i burgut të Durrësit është nën ujë dhe të paraburgosurit janë spostuar të gjithë në katet e sipërme. Në këtë burg ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Deri tani raportohet për disa familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani.

Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër

By: e xh
6 January 2026 at 12:44

Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Shkalla e Zezë.

Një masiv inertesh ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të larguar baltën shtufore.

❌
❌