Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Pretenduan në rrjete se Brigitte Macron “ishte burrë”, 10 të pandehur dënohen deri në 6 muaj burg

By: D Marku
6 January 2026 at 19:49

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë nga Gjykata Penale e Parisit për përhapjen e batutave, fyerjeve, fotomontazheve dhe karikaturave në rrjete sociale, ku pretendohej në mënyrë të përsëritur se Brigitte Macron “ishte burrë”. Gjykata i cilësoi këto veprime si sulme të rënda dhe fushatë denigruese online ndaj Zonjës së Parë të Francës.

Të pandehurit u dënuan me masa që variojnë deri në gjashtë muaj burg me kusht, ndërsa një prej tyre mori tetë muaj. Përveç dënimeve penale, secili prej tyre u urdhërua të ndjekë një kurs ndërgjegjësimi për respektin në mjedisin digjital dhe parandalimin e veprave penale online, përfshirë cyberbullying. Gjithashtu, ata duhet t’i paguajnë Brigitte Macron shumën 10.000 euro secili si dëmshpërblim moral.

Gjykata bëri dallim mes roleve të të pandehurve, duke veçuar “nxitësit” kryesorë të thashethemit dhe “ndjekësit”. Mes të parëve ishte Aurélien Poirson-Atlan, i njohur në rrjete si “Zoé Sagan”, i cili për vite kishte përhapur këtë pretendim. Po ashtu u dënua edhe Delphine J., e njohur si Amandine Roy, autore e një videoje virale në YouTube, si dhe Bertrand Scholler, galerist me ndikim në rrjetin X.

Në gjykatë, disa prej të pandehurve u përpoqën të mbroheshin duke e quajtur përmbajtjen “humor” ose “satirë”. Ndërkohë, vajza e Brigitte Macron, Tiphaine Auzière, dëshmoi për pasojat e rënda psikologjike që këto sulme kanë pasur mbi nënën e saj dhe familjen, duke theksuar se ato kanë ndikuar edhe te nipërit e saj.

The post Pretenduan në rrjete se Brigitte Macron “ishte burrë”, 10 të pandehur dënohen deri në 6 muaj burg appeared first on Albeu.com.

Protesta në Teheran, policia shpërndan demonstruesit me gaz lotsjellës

By: D Marku
6 January 2026 at 19:28

Policia iraniane ka shpërndarë me gaz lotsjellës një protestë të zhvilluar në pazarin e madh të Teheranit, bëjnë të ditur organizata joqeveritare dhe pamje video të publikuara në rrjetet sociale.

Sipas videove të verifikuara nga AFP, protestuesit dëgjoheshin duke brohoritur “Pahlavi do të kthehet”, në referencë ndaj dinastisë së Shahut që u rrëzua nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Turma ka thirrur gjithashtu “Seyyed Ali do të rrëzohet”, duke iu referuar udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Në pamjet e shpërndara nga organizatat Iran Human Rights (me seli në Norvegji) dhe Human Rights Activists News (me bazë në SHBA), dhjetëra protestues dëgjohen duke thirrur “Liri! Liri!” dhe “Pa turp”.

Nga ana tjetër, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars raportoi për “grumbullime sporadike” që, sipas saj, u shpërndanë nga policia.

Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor në Teheran, fillimisht si reagim ndaj rritjes së kostos së jetesës, për t’u përhapur më pas në zona të tjera të vendit. Ky konsiderohet si valë protestash më e rëndësishme që nga viti 2022, kur vendi u trondit nga demonstrata masive pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, e arrestuar për shkelje të kodit të rreptë të veshjes.

Sipas një bilanci të AFP-së, bazuar në burime zyrtare dhe mediatike, të paktën 12 persona janë vrarë që nga nisja e protestave, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë. Ndërkohë, organizata joqeveritare me bazë jashtë Iranit vlerësojnë se numri i viktimave mund të jetë të paktën 25 gjatë nëntë ditëve të para të protestave, të nxitura nga rënia e fortë e monedhës kombëtare dhe rritja e inflacionit.

The post Protesta në Teheran, policia shpërndan demonstruesit me gaz lotsjellës appeared first on Albeu.com.

A po shkon Eurovisioni në favor të Izraelit? Bastet po e nxjerrin fitues festivalin evropian edhe pse jemi muaj larg organizimit

By: D Marku
6 January 2026 at 18:18

Edhe pse Konkursi i Këngës në Eurovision nuk do të zhvillohet deri në maj të këtij viti, agjencitë e basteve parashikojnë që Izraeli do të fitojë, megjithëse ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë atë.

Siç është raportuar në faqen e Eurovision World, Izraeli aktualisht ka nëntë përqind shanse për të fituar konkursin e muzikës të lartpërmendur.

Pas Izraelit janë Suedia (tetë përqind), Ukraina (shtatë përqind), Finlanda (gjashtë përqind), Italia (katër përqind) etj.

Siç dihet mirë, Spanja, Sllovenia, Irlanda, Holanda dhe Islanda u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision sepse Izraelit iu lejua të garonte.

Përfaqësuesi izraelit i vitit të kaluar, Yuval Raphael, i cili performoi këngën “New Day Will Rise”, fitoi vendin e parë në televotim dhe në fund u rendit i dyti. Që nga ky vit, zbatohet një rregull i ri – publiku mund të votojë 10 herë, në vend të 20 sa më parë.

Këtë vit, edicioni i 70-të i Festivalit të Këngës në Eurovision do të mbahet në Wiener Stadthalle në Vjenë. Gjysmëfinalja e parë është më 12 maj dhe e dyta më 14 maj. Finalja është planifikuar për 16 maj. Do të garojnë 35 vende.

The post A po shkon Eurovisioni në favor të Izraelit? Bastet po e nxjerrin fitues festivalin evropian edhe pse jemi muaj larg organizimit appeared first on Albeu.com.

Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet

By: D Marku
6 January 2026 at 17:55

Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve.

Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual.

Edhe pse Ludo u shpreh se veprimi i tij nuk kishte qenë i qëllimshëm, situata la një ndikim të fortë emocional tek Elijona.

Pas incidentit, ajo u pa e përlotur, duke rrëfyer hapur se ishte ndjerë jashtëzakonisht në siklet.

Elijona theksoi se një nga arsyet kryesore të shqetësimit të saj ishte fakti që gjithçka po transmetohej dhe se familja e saj po e ndiqte nga jashtë, veçanërisht babai i saj.

Ajo shprehu frikën se si do të interpretohej situata dhe si mund të ndihej familja e saj përballë kësaj skene.

“U ndjeva shumë keq dhe në siklet”, u shpreh ajo ndër tjerash.

Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët e diskutuan situatën gjerësisht dhe komentuan atë.

The post Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet appeared first on Albeu.com.

“Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

By: D Marku
6 January 2026 at 17:13

“Shok i madh”… Kështu e përshkruanin zyrtarët e Serbisë deri së fundi liderin tashmë të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron.

Ndërsa rrëzimin e tij në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”.

“Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, tha për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi

Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën.

Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë që ky vend, i afërt me Rusinë, ishte nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Maduro u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij më 3 janar në një aksion të SHBA-së në Venezuelë, nga ku u transferuan në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.
Një ditë pas këtij aksioni, Vuçiq tha se po shembet rendi i vjetër botëror dhe se asnjë rregull nuk vlen, duke vlerësuar se dominon e drejta e forcës dhe se “kush është më i fortë, ai shtyp”.

Ndërsa, fjalë më të rënda, siç tha ai, nuk u përdorën për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimet e presidentit të Serbisë për Jelica Miniq, nga Lëvizja Evropiane, janë pjesërisht rezultat i interesave në marrëdhëniet dypalëshe “ashtu siç i sheh ai”.

“Dhe pjesërisht frikë se Serbia po jep mjaft arsye në skenën ndërkombëtare, të cilat mund të shfrytëzohen për ndonjë ndërhyrje të re, të këtij apo atij lloji, kundër regjimit të tij”, shtoi ajo.

Vuçiq më 5 janar deklaroi se i kupton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se e respekton jashtëzakonisht shumë si presidentin Donald Trump, ashtu edhe SHBA-në, por se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën aksionin amerikan, duke deklaruar se bëhet fjalë për një regjim narko-kriminal dhe se Maduro është diktator që nuk erdhi në pushtet falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Departamenti amerikan i Shtetit deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me reagimin e presidentit të Serbisë ndaj rrëzimit të Maduros.

Aksionin e SHBA-së e dënuan Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se aksioni ushtarak amerikan përfaqëson një “precedent të rrezikshëm”.

Shumë aleatë të Uashingtonit, edhe pse deklaruan se nuk kanë simpati për Maduron apo regjimin e tij, paralajmëruan për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Rrëzimin e Madurit e përshëndetën venezuelianët që jetojnë në mërgim.

Miqësia për shkak të Kosovës

Zyrtarët në Serbi vitet e kaluara kanë deklaruar se Serbia dhe Venezuela janë “miq të vërtetë”.

Miqësia buronte nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në forcimin e lidhjeve, Serbia dhe Venezuela në mesin e vitit 2023 nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e vizave.

Duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë, Jelica Miniq vlerësoi se “Maduro konsiderohej ‘mik’ dhe aleat për shkak të afërsisë së regjimeve”.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, Serbia është një vend me demokraci të dëmtuar, ku cenohen liritë qytetare dhe ushtrohet presion mbi mediat e pavarura.

Qëndrimi ndaj legjitimitetit të Maduros

Serbia, pavarësisht sanksioneve të BE-së, disa prej të cilave i ka mbështetur edhe vetë, nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduros.

Njëkohësisht, ajo mbështeti deklaratën politike të BE-së me të cilën vihet në dyshim procesi zgjedhor i 28 korrikut 2024 dhe thuhet se Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, por gjithashtu pati përfaqësuesin e saj në inaugurimin e tij.

Kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, mori pjesë në janar të vitit2025 në inaugurimin e Maduros në Karakas, ku ai filloi mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

Bërnabiq deklaroi atëherë se Venezuela, si “mike e madh e Serbisë”, ndihmon që qëndrimi për paprekshmërinë e kufijve të ndahet nga një numër i madh vendesh të Amerikës Latine dhe vendeve të Karaibeve.

Beogradi, ndër të tjera, llogarit edhe në këtë grup vendesh në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Mosnjohjen e Kosovës e theksoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me Maduron në gusht të vitit 2025.

Atëherë ai e quajti atë mik të madh të Serbisë, duke shprehur bindjen se në vitet që vijnë do të vazhdojnë të kultivojnë këtë “miqësi të çmuar”.

Gjithashtu, në qershor 2025, në Beograd mbërriti zëvendësministrja venezueliane e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Andrea Gabriela Korao Faria.

Ajo mori pjesë në takimin e parë për planifikimin e pjesëmarrjes ndërkombëtare në Ekspozitën e Specializuar Ekspo, që do të mbahet në Beograd në vitin 2027.

Sanksionet ndaj Venezuelës

Ndërsa Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, forconte marrëdhëniet me Venezuelën, Brukseli vendoste sanksione ndaj regjimit atje.

Sanksionet u vendosën në fund të vitit 2017 dhe më pas u plotësuan.

Kështu, Këshilli Evropian më 15 dhjetor i zgjati edhe për një vit masat ekzistuese kufizuese duke pasur parasysh situatën në Venezuelë.

Siç mëson jozyrtarisht REL-i, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u harmonizua me këtë vendim.

Vendimi u mor në dritën e veprimeve të vazhdueshme që minojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe represionit ndaj shoqërisë civile dhe opozitës demokratike.

Kjo, siç u njoftua, përfshin edhe ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024.

Serbia me disa vendime për sanksionet e BE-së ndaj Venezuelës është harmonizuar, ndërsa me disa të tjera jo.

Në fuqi janë edhe sanksione të gjera amerikane, të cilat, ndër të tjera, janë të përqendruara ndaj individëve të lidhur me regjimin e Nikolas Maduros, si dhe ndaj sektorit të naftës së Venezuelës.

Kthesë e Serbisë drejt SHBA-së?

Kritikat ndaj aksionit të SHBA-së janë shpërndarë edhe nga tabloidet proqeveritare në Serbi.

Nga mbështetja për Trumpin, e cila u reflektua edhe në vendosjen e billbordeve me mbishkrimin “Trump, serb”, tani shkruajnë për “shpërbërjen e të gjitha ligjeve dhe logjikës”.

E pyetur nëse vlerësimet e presidentit të Serbisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në, Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane theksoi se aty tashmë ekzistojnë probleme serioze.

“Edhe Serbia ka një vend të veçantë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të dhjetorit 2025, ku me akt ekzekutiv parashikohet politika e mëtejshme ndaj rajonit tonë”, tha ajo.

Në Ligjin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, të cilin Trumpi e ka nënshkruar së fundi, përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

Në këtë ligj shprehet gjithashtu shqetësim për gjendjen e demokracisë në Serbi, por përcaktohet edhe se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë arritjen e përparimit të menjëhershëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohet në njohjen reciproke.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundi ka pranuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë.

The post “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro appeared first on Albeu.com.

Humb jetën influencuesja italiane pas operacioneve estetike

By: D Marku
6 January 2026 at 16:52

Bota e rrjeteve sociale është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të influencueses italiane Yulia Burtseva, e cila ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale estetike të kryera në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga media të huaja dhe ka rikthyer vëmendjen publike mbi rreziqet që shoqërojnë operacionet plastike, veçanërisht kur ato kryhen jashtë vendit të origjinës.

Sipas burimeve paraprake, Burtseva kishte udhëtuar drejt Rusisë për të kryer disa procedura estetike. Pas ndërhyrjes, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm për shkak të komplikacioneve post-operatore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta stabilizuar, ajo nuk arriti t’u mbijetonte pasojave dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shprehur trishtimin dhe ngushëllimet për familjen. Një pjesë e komenteve kanë ngritur shqetësime mbi presionin e madh që personazhet publikë ndjejnë për t’iu përshtatur standardeve të bukurisë, duke rrezikuar shpesh shëndetin e tyre. Mesazhe si “Jo edhe një tjetër” pasqyrojnë frikën e publikut për rastet e përsëritura të humbjeve të jetës pas ndërhyrjeve estetike.

Yulia Burtseva ishte e njohur për përmbajtjet e saj mbi modën, udhëtimet dhe stilin e jetesës, duke ndërtuar një komunitet të gjerë ndjekësish, kryesisht në Itali. Ndarja e saj e parakohshme ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat që e ndiqnin çdo ditë në platformat sociale.

The post Humb jetën influencuesja italiane pas operacioneve estetike appeared first on Albeu.com.

“Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për historinë e saj sentimentale jashtë shtëpisë

By: D Marku
6 January 2026 at 16:24

Një rrëfim i papritur ka ardhur nga Benita ku për herë të parë ajo ka pranuar se jashtë formatit ekziston një histori sentimentale që ende e ndjek emocionalisht. Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, këngëtarja tregoi se ndjenjat për këtë person nuk janë shuar, megjithëse ajo nuk është e sigurt nëse ai po e ndjek rrugëtimin e saj në reality show. Sipas Benitës, disa veprime të tij, të cilat ajo i konsideron të gabuara, e kanë bërë të dyshojë për qëndrimin e tij aktual.

Ajo zbuloi se bëhet fjalë për një artist dhe biznesmen, i cili ka qenë pranë saj që në fillimet e karrierës, në një periudhë kur ajo ende nuk ishte figurë publike.

“Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi”, u shpreh Benita.

Marrëdhënia mes tyre, sipas saj, ka zgjatur disa vite, por prej rreth një viti ata nuk kanë më kontakte. Shkak për ndarjen janë bërë konfliktet e shpeshta dhe xhelozia e tepruar, që me kalimin e kohës u kthyen në një problem serioz për raportin e tyre.

Në rrëfimin e saj, Benita shtoi gjithashtu se ish-partneri i kishte kërkuar të mos hynte në Big Brother, megjithatë kjo nuk ka qenë vendimtare për zgjedhjen e saj për t’u bërë pjesë e formatit.

The post “Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për historinë e saj sentimentale jashtë shtëpisë appeared first on Albeu.com.

Vajza e Fjolla Morinës thotë se është shokuar nga akuzat e Albës: Jashtë janë fëmijët e saj që lëndohen

By: D Marku
6 January 2026 at 16:14

Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Alba Pollozhani në drejtim të këngëtares.

Ajo thotë se ka ngelur pa fjalë nga akuzat e rënda të banores, së cilës nuk ia përmendi emrin.

Kjo pasi Alba e akuzoi Fjollën se jashtë formatit përdor substanca narkotike.

“Thjesht nuk kam fjalë më. Jam shokuar prej fjalëve të një banores brenda që nuk dua t’ia përmend emrin për akuza ndaj nënës time (Fjollës) që nuk mendon se çka flet”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Thjesht situata e sotit ka dal jashtë kontrollit, edhe marrë prej asaj x personit për ato fjalë që sot janë thënë në Big Brother janë menaxhuar mirë nga nëna ime”.

Mes tjerash theksoi: “Por dikush është jashtë fëmijët e saj që lëndohen në këto situata se me çka akuzohet nëna. Respekt juve por kurrë personave të ligë”.

Fjolla në mesnatë ka lënë shtëpinë e famshme pasi nuk ndihej mirë.

The post Vajza e Fjolla Morinës thotë se është shokuar nga akuzat e Albës: Jashtë janë fëmijët e saj që lëndohen appeared first on Albeu.com.

Jennifer Lopez flet hapur për dashurinë pas ndarjes

By: D Marku
6 January 2026 at 15:39

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka rikthyer vëmendjen e publikut jo vetëm me performancat e saj energjike, por edhe me mesazhet e forta që përcjell për dashurinë dhe vetëvlerësimin. Gjatë një koncerti të fundit, këngëtarja dhe aktorja ikonë u ndal për të reflektuar mbi tekstin e hitit të saj të hershëm “If You Had My Love”, duke i dhënë atij një kuptim krejtësisht të ri pas përvojave të shumta personale.

Ajo u shpreh se kur e kishte kënduar për herë të parë këngën, ishte e re dhe plot shpresë, por sot e interpreton me më shumë forcë dhe qartësi. Sipas saj, dashuria nuk është më një premtim i verbër, por diçka që duhet fituar dhe merituar. Jennifer theksoi se partneri i saj i ardhshëm duhet ta respektojë, ta pranojë ashtu siç është dhe ta trajtojë me dinjitet, pa kompromise.

Pas disa martesave dhe ndarjeve të bujshme, përfshirë divorcin e fundit nga Ben Affleck, Lopez tregoi se tashmë e di saktësisht çfarë nuk është më e gatshme të tolerojë. Ajo pranoi se dashuria është e ndërlikuar dhe se thyerjet e zemrës janë pjesë e pashmangshme e saj, por pikërisht këto përvoja e kanë ndihmuar të rritet dhe të mësojë më shumë për veten.

Me humor, ajo bëri edhe disa batuta për ndarjet e saj, duke treguar se sot ndihet e qetë dhe në paqe me të kaluarën.

“Jemi në epokën tonë të lumtur tani”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se për Jennifer Lopez, prioriteti kryesor është lumturia personale dhe dashuria për veten.

The post Jennifer Lopez flet hapur për dashurinë pas ndarjes appeared first on Albeu.com.

Marrëdhëniet përmirësohen për këto shenja të zodiakut në janar 2026

By: D Marku
6 January 2026 at 15:22

Në janar të vitit 2026, marrëdhëniet përmirësohen ndjeshëm për disa shenja të zodiakut , pasi ato marrin një natyrë më serioze dhe gjejnë një ekuilibër midis kimisë dhe gjykimit të shëndoshë. Jemi në sezonin e Bricjapit, një shenjë thellësisht e përkushtuar, kështu që marrëdhëniet afatshkurtra ose flirtet janë më pak të mundshme në javët në vijim. Kjo periudhë ka të bëjë me atë që ia vlen dhe magjinë e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Gaforrja

Po e ktheni vëmendjen tuaj te kuptimi i dashurisë së vërtetë. Po hyni në një periudhë lumturie të mundshme romantike. Nga e diela, 4 janar, deri të shtunën, 17 janar, një grumbull planetarësh në Bricjap aktivizon shtëpinë tuaj të dashurisë. Do të përjetoni një trazirë të konsiderueshme në marrëdhëniet tuaja ndërsa fillon viti 2026 dhe do të shihni përmirësime. Energjia e Bricjapit sjell marrëdhënie të reja dhe ju mëson vlerën e dashurisë së vërtetë. Me pesë planetë, përfshirë Venusin, në shtëpinë tuaj të jetës romantike, vëmendja juaj është e përqendruar vetëm në përvojat tuaja emocionale. Kushtojini vëmendje të veçantë më 18 janar, kur Hëna e Re në Bricjap arrin kulmin e saj, dhe do ta shihni këtë energji të japë fryte. Ky është një fillim i ri që është i përkushtuar, serioz dhe nderon llojin e marrëdhënies që meritoni.

Peshorja
Mëson të mbrosh veten në mënyra që nuk i ke bërë më parë. E kupton që kufijtë janë të rëndësishëm dhe se nuk ke pse të pranosh çdo dashuri që të del përpara. Energjia e Bricjapit dhe Ujorit në javët e ardhshme sjell një fazë lumturie familjare dhe romantike, duke të dhënë mundësinë të takosh njerëz të rinj ose të përmirësosh marrëdhënien tënde.

The post Marrëdhëniet përmirësohen për këto shenja të zodiakut në janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Puthje në buzë mes Selin dhe Gretës në Big Brother VIP Albania

By: D Marku
6 January 2026 at 13:54

Një situatë e papritur ka trazuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Mbrëmjen e së hënës Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë zyrtarisht akuariumin dhe janë rikthyer në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.

Ky vendim u mor nga Vëllai i Madh, i cili u ofroi mundësinë për t’u bashkuar fizikisht me banorët e tjerë, por nën një rregull tepër strikt: asnjë komunikim me pjesën tjetër të shtëpisë, përveç bashkëbisedimit mes tyre.

Çdo shkelje e këtij kushti do të sillte pasoja të menjëhershme për të gjithë grupin.

Sipas rregullores së vendosur, mjafton një reagim apo një fjalë e vetme nga cilido prej tyre për të bërë që të gjashtë banorët të rikthehen në izolim për një periudhë të pacaktuar.

Një moment që tërhoqi vëmendje ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin pranë divaneve.

Selin iu afrua Gretës, duke i lyer buzët me buzëkuq dhe më pas duke e puthur.

The post Puthje në buzë mes Selin dhe Gretës në Big Brother VIP Albania appeared first on Albeu.com.

Elijona mes lotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t’i dhimbsem askujt

By: D Marku
6 January 2026 at 12:59

Elijona Binakaj ka bërë haptazi një bisedë me Klodian Mihajn për jetën dhe atë që ka kaluar deri më tani.

Ajo i është qasur humbjes së nënës dhe motrës në vitin 2021 nga një aksident me autobus.

Banorja në një mënyrë tregon se është rritur para kohës për shkak të ngjarjes së rëndë që ka përjetuar.

“Historia më ka bërë kjo që jam, ama dua të vlerësohem për njeriun që jam e jo për t’iu dhimbsur tjerëve. Unë kam qejf të jap shembull, me ia largu njerëzve që kanë nevojë”, u shpreh ajo.

Tutje mes lotësh tha: “Ajo është pjesë e jetës time dhe nuk mundem ta mohoj kurrë, ajo më ka bërë kjo që jam sot. Edhe unë kisha pas dëshirë të jem fëmijë me 18 vjet, por jeta më ka bërë”.

Elijona ndërkaq po vlerësohet nga publiku për sinqeritetin dhe për lojën që ka zhvilluar deri në këtë pikë.

Ajo po merr përkrahje të madhe nga jashtë për gjithë situatat e krijuara në BBVK.

The post Elijona mes lotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t’i dhimbsem askujt appeared first on Albeu.com.

Kosovë/Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme

By: D Marku
6 January 2026 at 12:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse.

The post Kosovë/Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme appeared first on Albeu.com.

Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten

By: D Marku
6 January 2026 at 12:12

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë, duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë e madhe, bashkë me banorët e tjerë. Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një kusht të prerë: banorët e “Akuariumit” lejoheshin të komunikonin vetëm mes tyre dhe jo me pjesën tjetër të shtëpisë. Në rast shkeljeje të rregullit, ata do të riktheheshin menjëherë në izolim.

Gjatë mbrëmjes, Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selin dhe Miri.

Për shkak të rregullit që e ndalonte të fliste drejtpërdrejt me Selin, Miri u detyrua t’i përcillte ndjenjat e tij përmes Kristit, duke e kthyer situatën në një komunikim indirekt.

“O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është një gjë që ssss… vdiqa,” u shpreh Miri, duke përdorur Kristi si “ndërmjetës” për mesazhin e tij.

Mesazhi duket se u kuptua menjëherë nga Selini, e cila iu afrua Kristit dhe e përqafoi, në një gjest simbolik që u interpretua si përgjigje ndaj ndjenjave të Mirit dhe si shenjë se mesazhi kishte mbërritur tek ajo.

The post Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten appeared first on Albeu.com.

Martesa iu kthye në ferr, humbi babain gjatë Covid-it, rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

By: D Marku
6 January 2026 at 11:48

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka ndarë me publikun historinë e saj personale duke prekur tema të ndjeshme si humbja familjare, izolimi gjatë pandemisë, një martesë e vështirë dhe sfidat me të cilat është përballur vajza e saj.

Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babanë, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në kulmin e pandemisë COVID-19. Ajo e përshkroi momentin si një nga më të dhimbshmit e jetës së saj.

Lexo edhe :
“Babi, po bie zjarr!”/ Heroi! Telefonata që çoi në shpëtimin e adoleshentëve nga tragjedia në Zvicër
“Babi, po bie zjarr!”/ Heroi! Telefonata që çoi në shpëtimin e adoleshentëve nga tragjedia në Zvicër
11:37 06/01/26
‘Tajm Kastrati’/ Jonida Vokshi bëhet sërish ‘meme’, gafa e madhe gjatë prezantimit
‘Tajm Kastrati’/ Jonida Vokshi bëhet sërish ‘meme’, gafa e madhe gjatë prezantimit
11:26 06/01/26
“Është një pamje që nuk e harroj dot. Edhe pse po bëhen gjashtë vjet, më vjen shpesh ndër mend dhe më dhemb shumë,” u shpreh Sako.

Hygerta zbuloi se për shkak të masave kufizuese, babai i saj u varros në praninë e vetëm 39 personave, çka e bëri dhimbjen edhe më të rëndë për familjen.

“Sinqerisht, mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën,” tha ajo.

Pas rrëfimit për humbjen e të atit, Hygerta foli edhe për jetën e saj martesore, të cilën e përshkroi si një periudhë shumë të vështirë dhe emocionalisht të rënduar. Një nga momentet më prekëse të rrëfimit ishte ai kur foli për vajzën e saj, e cila kishte kaluar një periudhë të vështirë në shkollë për shkak të bullizmit. Hygerta tregoi se e kishte gjetur vajzën në gjendje të rënduar emocionale, një përvojë që e tronditi thellë si nënë.

Rrëfimi emocional u mbyll me një moment pozitiv, kur Hygerta u surprizua nga e bija, e cila hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për ta takuar, duke sjellë emocione të forta si për banoren, ashtu edhe për publikun.

The post Martesa iu kthye në ferr, humbi babain gjatë Covid-it, rrëfimi prekës i Hygerta Sakos appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

“Do të japësh përgjegjësi, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda”, përplasje mes Fjollës dhe Albës

By: D Marku
5 January 2026 at 20:18

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Kosova.

Tensioni u rrit kur Fjolla i drejtoi Albës fjalë të forta, duke i thënë: “E di ti shumë mirë çfarë ke thënë, të gjitha fjalët ke me i vjell, ki me i vjell një nga një, të tregoj ty edhe jashtë edhe brenda”.

“Ti e para ke me dhënë xhevap, unë nuk jam Big Mama, këtu në Big Brother Kosova nuk të shitet ty. Shqiptarët e Kosovës e dinë, i njohin i dinë njerëzit, kjo që u mundua t’i ul artistët”, i tha tutje.

Debati i tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë një nga momentet më të përfolura brenda shtëpisë.

Tensionet mes banorëve duket se janë të larta, ndërsa marrëdhëniet brenda shtëpisë po testohen çdo ditë.

Fansat e Big Brother Kosova kanë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shpërndarë opinionet e tyre mbi konfliktin.

Fjolla këto kohë ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale meqë ka pasur diskutime të shumta.

The post “Do të japësh përgjegjësi, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda”, përplasje mes Fjollës dhe Albës appeared first on Albeu.com.

Djali i Nicolas Maduros: Babai im është rrëmbyer, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

By: D Marku
5 January 2026 at 20:12

Nicolás Maduro Guerra, djali i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, tha të hënën se babai i tij u “rrëmbye” nga Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për “solidaritet ndërkombëtar” me të në mënyrë që ai të mund të kthehet në vendin e Amerikës së Jugut.

Maduro Guerra i bëri këto deklarata gjatë seancës së inaugurimit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, e mbajtur dy ditë pasi Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u kapën në një operacion ushtarak amerikan në Karakas. Gjatë fjalimit të tij, Maduro Guerra tha se operacioni shkelte sovranitetin e Venezuelës dhe paralajmëroi se kjo mund të ndodhte në një vend tjetër.

“Nëse e normalizojmë rrëmbimin e një kreu shteti, asnjë vend nuk është i sigurt. Sot është Venezuela, nesër mund të jetë çdo komb që refuzon të nënshtrohet. Ky nuk është një problem rajonal, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin global, për njerëzimin dhe për barazinë sovrane të kombeve”, tha ai.

“Njerëz të botës, po ju them: solidariteti ndërkombëtar me Nicolás-in, me Venezuelën, nuk është një gjest politik opsional, është një detyrë etike dhe ligjore. Heshtja përballë këtyre shkeljeve implikon ata që heshtin dhe dobëson sistemin ndërkombëtar që të gjithë pretendojnë se e mbrojnë”, tha ai.

Maduro Guerra iu referua gjithashtu përfshirjes në aktakuzën e fundit të SHBA-së kundër babait të tij, Flores dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për trafik droge dhe vepra penale me armë. Maduro Guerra i hodhi poshtë akuzat.

“Unë dhe familja ime po persekutohemi”, tha ai.

The post Djali i Nicolas Maduros: Babai im është rrëmbyer, kërkoj solidaritet ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Me roje personale dhe masa sigurie, Princi Harry rikthehet në Britani

By: D Marku
5 January 2026 at 19:45

Princi Harry thuhet se ka fituar të drejtën për mbrojtje të armatosur nga policia kur ai dhe familja e tij të vizitojnë Britaninë pas një beteje ligjore disamujore. Ky zhvillim vjen pasi një shqyrtim zyrtar zbuloi se princi 41-vjeçar kualifikohet për një skemë sigurie të financuar nga taksapaguesit.

Në maj të vitit 2025, Duka i Sussex humbi çështjen gjyqësore kundër Komitetit Ekzekutiv Mbretëror dhe VIP (Ravec), i cili kishte mbështetur vendimin e pallatit dhe Gjykatës së Lartë për të hequr mbrojtjen e tij policore të financuar nga taksapaguesit, pasi ai dha dorëheqjen si anëtar i lartë i familjes mbretërore.

Princi Harry kishte deklaruar vazhdimisht se pa një mbulim të tillë sigurie, ai nuk mund ta sillte gruan e tij, Meghan Markle, dhe dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, në Mbretërinë e Bashkuar, duke këmbëngulur se nuk ndihej i sigurt duke vepruar kështu.

Megjithatë, një letër nga Princi Harry drejtuar Sekretares së Brendshme Britanike, Shabana Mahmud, në lidhje me një incident mbikëqyrjeje dhe kërcënime online në lidhje me të dhe familjen e tij, solli një kthesë në çështje. Sipas asaj që ai kishte pohuar gjatë vizitës së tij në Londër në fund të verës, një person i panjohur arriti t’i afrohej “në një gllënjkë ajri” , gjë që, siç pretendoi ai, ia vuri jetën në rrezik.

Pas kësaj, Ravec, i cili është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme, vazhdoi me një vlerësim të ri dhe dyshohet se arriti në përfundimin se djali më i vogël i Mbretit Charles plotëson kushtet për mbrojtje zyrtare. Një burim nga mjedisi i Sussex i tha Daily Mail: “Tani është një procedurë formale. Burime në Ministrinë e Brendshme kanë thënë se siguria e Harry-t tani është vënë në vend.”

Sipas udhëzimeve aktuale, Duka duhet të njoftojë Policinë Metropolitane 30 ditë para se të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar për të aplikuar për leje sigurie, e cila do të vendoset rast pas rasti. Një ndryshim i tillë mund t’i hapë rrugën Harry-t për të sjellë fëmijët e tij, të cilët po rriten në Kaliforni, në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ribashkuar me babanë e tyre, Mbretin Charles.

The post Me roje personale dhe masa sigurie, Princi Harry rikthehet në Britani appeared first on Albeu.com.

Landi i West Side Family reagon pas kritikave ndaj Mirit

By: D Marku
5 January 2026 at 18:06

Landi, miku i ngushtë i Mirit dhe njëherazi anëtar i grupit të njohur muzikor West Side Family, ka reaguar publikisht pas valës së komenteve dhe kritikave që kanë pushtuar rrjetet sociale ndaj Mirit, për shkak të situatës së paqartë që ai po krijon me Selin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Pas diskutimeve të shumta online, ku një pjesë e ndjekësve kanë shprehur pakënaqësi dhe gjykime të forta mbi sjelljen e Mirit në raport me Selin, Landi ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë simbolike dhe reflektuese, duke mos përmendur drejtpërdrejt asnjë emër apo situatë konkrete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fragment nga Bibla, konkretisht nga Ungjilli sipas Gjonit (8:4–11), pjesa e njohur ku Jezusi shprehet:

“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj.”

Ky citim është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i qartë kundër gjykimit të nxituar dhe sulmeve publike, duke nënvizuar nevojën për më shumë empati dhe mirëkuptim ndaj situatave personale që zhvillohen brenda një reality show.

Reagimi i Landit ka ngjallur diskutime të reja në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë përkrahur qëndrimin e tij, duke e vlerësuar si një thirrje për maturi dhe reflektim, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë kritikë ndaj dinamikës mes Mirit dhe Selit.

The post Landi i West Side Family reagon pas kritikave ndaj Mirit appeared first on Albeu.com.

Kiara Tito reagon ndaj komenteve: Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur

By: D Marku
5 January 2026 at 17:28

E ftuar në emisionin e mëngjesit Wake Up, Kiara Tito ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj komenteve dhe polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale pas prezantimit që Luiz Ejlli i bëri asaj në ditën e parë të Fan Club Big Brother VIP.

Kiara sqaroi se momenti i prezantimit, i cili u interpretua nga disa si një “mbrojtje” nga ana e Luizit, nuk kishte aspak këtë kuptim. Ajo theksoi se reagimet kanë qenë të ekzagjeruara dhe se nuk e ndjen nevojën që bashkëshorti i saj ta “mbrojë” publikisht.

“Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur. Në fakt, isha me dorë në zemër në momentin që doli Luizi, duke e ditur natyrën e tij spontane. Por ishte një gjë shumë e bukur,” u shpreh Kiara.

Moderatorja sqaroi se fjalët e Luizit nuk kishin lidhje me ndonjë mbrojtje nga televizioni apo nga situata të caktuara, por ishin thjesht pjesë e mënyrës së tij të shprehjes. Sipas saj, shumë persona mund ta kenë keqinterpretuar situatën duke u fokusuar te ideja se pse Luizi duhej të fliste në emër të saj, ndërkohë që mesazhi ishte krejtësisht ndryshe.

Gjatë prezantimit, Luizi u shpreh se Kiara “është një vajzë që është munduar të lihet në hije, por hija s’e mbulon dritën, ajo është drita e diellit”. Kiara shpjegoi se kjo frazë ishte një reagim ndaj kritikave të vazhdueshme në rrjetet sociale.

“Ishte një thirrje për ato komente që vazhdimisht kritikojnë, gjykojnë dhe në një farë mënyre ndikojnë edhe te familja. Dakord, nuk i pëlqejmë të gjithëve, por ishte një mënyrë ndryshe për ta thënë këtë,” tha ajo.

The post Kiara Tito reagon ndaj komenteve: Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur appeared first on Albeu.com.

❌
❌