14:00 Territorialja/ Ministri Demo: Nuk duhet ta perceptojmë sikur thjesht po vizatojmë ca kufij
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku ka folur për reformën territoriale.
Demo tha se reforma nuk duhet të perceptohet thjesht si një proces që do të ndryshojë kufijtë e bashkive.
Më tej, Demo tha se reforma territoriale duhet të bazohet në të dhëna dhe në eksperiencat e mëparshme, reformë të cilën ministri e cilësoi si sfidë. Demo deklaroi se ministria do të përfshijë sa më shumë aktorë në procesin e reformës territoriale teksa tha se shpreson që kjo reformë të zjgas më shumë se 10 vite.
Duke u ndalur te ndryshimi i qarqeve, Demo tha se ky ndryshim do të sjellë vetvetiu ndryshime në disa nivele sensitive siç është Kodi Zgjedhor.
“Reformën Territoriale nuk duhet ta perceptojmë si një proces që do të ndryshojë kufijtë e bashkive. Reforma territoriale duhet të bazohet në të dhëna, në eksperiencat që tashmë kemi. Kush janë sfidat me të cilat bashkitë janë përballur. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kjo reformë, në mënyrën se si do të menaxhojmë territorin. Reforma një sfidë jo e vogël, por një mundësi e jashtëzakonshme. Shpresoj të kemi një reformë që zgjat më shumë se 10 vite.
Ministria do të luajë një rol duke përfshirë sa më shumë aktorë në këtë proces.
Ne duhet të bëjmë një analizë, aktorë të ndryshëm e shofin Territorialen në këndvështrime të ndryshme. Ky është një shanc shumë i mirë të bëjmë një analizë të funkioneve në nivel vendor. Ne nuk duhet ta perceptojmë sikur thjesht po vizatojmë ca kufij të rinj. Duhet të shohim çfarë do të jenë sfidat e së nesërmes. Bashkitë nuk janë ato që kanë qenë para 10 vitesh, ne kemi pafund probleme territoriale. Bashkitë janë rritur, është e padiskutueshme kjo. Duhet të garantojmë që nesër të kemi shërbime më të mira se sa sot.
Ndryshimi i qarqëve sjell vetëvetiu dhe ndryshime në nivele që janë senësitive, siç është Kodi Zgjedhor. Ka shumë vend për të diskutar dhe sa u përket qarqeve. Në javët që vijnë do të kemi një debat të hapur, që shpresoj të jetë gjithëpërfshirës duke filluar nga aktorët në Parlament. Ky proces tashm ka filluar, thirrje të gjithë aktorëve të përfshihen.
Komisioni i Posaçëm do të fillojë procesin publik, do të prodhohet një dokument për diskutim publik. Të gjithë aktorët duhet të jenë publikë. Ky dokumnet do të flasë për konceptin se si duhet të jetë një bashki që të ketë kujdës. Kush janë sfidat dhe cfarë ne perceptojmë. Ne si ministri do të mbështesim dhe komisonin me informacion”, tha Demo./Kb
