Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 January 2026Main stream

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

By: Os De
24 January 2026 at 14:59

Ky është Ndriçim Kroi, polici i burgut në Elbasan, i cili u arrestua ditën e sotme për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Kroi bashkëpunonte me të paraburgosurin Gerald Stamolla, i cili shpërndante lëndën narkotike brenda burgut dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici e cila e pagonte për futjen e drogës. 

Hetimet zbuluan se Ndriçim Kroi shfrytëzonte orët jashtë shërbimit, duke u prezantuar si shitës ambulant në qytet, dhe merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve, që më pas i dorëzonte në institucion./euronews.al

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

By: Os De
24 January 2026 at 14:55

Në 24 orët e fundit priten reshje intensive në veri dhe jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së diel priten reshje lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë, të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në veri, në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore. Sipas IGJEO, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh dhe inertesh, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Problematike do të jetë edhe parametri i erës, pasi parashikohet që prej pasdites së të shtunës dhe gjatë të dielës era të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit, në vlerat maksimale, do të rriten me rreth 5 gradë Celsius, duke bërë që gjatë ditës së diel temperaturat në të gjithë vendin të jenë në vlera pozitive.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale ngjiten deri në 12 gradë Celsius. Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë temperatura nga 9 deri në 19 gradë Celsius.

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

By: Os De
24 January 2026 at 14:47

Gazetari i njohur kosovar Berat Buzhala ka reaguar lidhur me mungesën e qëndrimeve zyrtare nga institucionet e Kosovës për anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”. 

Përmes një postimi, Buzhala ngre pikëpyetje mbi heshtjen totale të qeverisë dhe veçanërisht të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas tij, zakonisht ka opinion për pothuajse çdo çështje globale, por këtë herë nuk ka thënë asnjë fjalë për një zhvillim të tillë. 

“E qysh, bash asnjë reagim të qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes? Asnjë fjalë e Kurtit?”, shkruan Buzhala, duke e cilësuar situatën si të çuditshme. 

Ai shtron gjithashtu edhe një pyetje tjetër thelbësore, nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsultuar qeverinë përpara se të ndërmerrej një hap i tillë apo jo. 

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

By: Os De
24 January 2026 at 14:41

Nuk kishte se si të mungonte pak orë para protestës së opozitës edhe një postim qesharak nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ai ka publikuar një foto të montuar me fotoshop me disa persona në bulevard, duke i paraqitur si mbështetes të opozitës.

Në postimin e tij Noka shkruan:

“E vetmja ‘përmbytje bulevardi’ që #Rama nuk akuzon dot natyrën ???????? Sot, ora 17:00 ????” TemA

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

By: Os De
24 January 2026 at 14:32

Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për periudhën 24–26 janar 2026.

Pritet që situata e përkeqësuar hidrometeorologjike të prekë zonën brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 12:00 e datës 24.01.2026. Era pritet të fryjë me drejtim Jug–Juglindje, me forcë deri në 7–8 ballë (Bft), ndërsa shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 25–45 m/s. Lartësia e dallgëve parashikohet të variojë nga 2.50 deri në 4.00 metra, duke krijuar kushte të rrezikshme për lundrim.

“Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit”, thuhet në njoftim. Ndalimi hyn në fuqi nga ora 12:00 e datës 24 janar dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të datës 26.01.2026.

Autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të tregojnë kujdes maksimal dhe të bashkëpunojnë për parandalimin e çdo situate të papritur. “Kërkohet marrja e të gjitha masave të nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimet normalisht sipas destinacioneve përkatëse, pasi konsiderohen të afta për të përballuar kushtet e parashikuara të motit. Megjithatë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e planifikuar për datën 25.01.2026, për arsye sigurie.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 26 janar 2026. Deri atëherë, autoritetet u bëjnë apel peshkatarëve dhe pronarëve të mjeteve të vogla të respektojnë ndalimin e lundrimit dhe të shmangin daljen në det gjatë motit të keq.

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

By: Os De
24 January 2026 at 14:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sot protestës kombëtare të organizuar nga opozita, në orën 17:00, përballë Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe vepron mbi ligjin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të kërkuar zgjidhje dhe ndalimin e, siç e quan ai, sundimit dhe shtypjes.

“Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se ai është mbi ligjin. Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit dhe shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh,” shkruan Këlliçi. Protesta është parashikuar për të pasditen e sotme dhe autoritetet e rendit kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Postimi i plotë:
Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.
Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.
Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?
Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.
Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

By: Os De
24 January 2026 at 14:14

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri. 

Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagim të ashpër nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u mblodhën në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë. 

Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e trazirave, për shkak të sjelljes agresive dhe aftësisë për të nxitur pasagjerë të tjerë të bashkoheshin me protestën. 

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ambienteve publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë aeroportuale. 

Tre të dyshuarit u identifikuan gjatë kontrolleve kufitare në terminalin e Costa Morena-s, në momentin kur po përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Ndërkohë, pasagjerët e tjerë u përballën me orë të tëra tensioni, pasi u detyruan të braktisnin udhëtimin ajror drejt Shqipërisë. 

Sipas Corriere, në fund, të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri me mjete alternative udhëtimi. 

Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

By: Os De
24 January 2026 at 14:05

Elon Musk parashikon që robotët e tij humanoidë do të dalin në treg vitin e ardhshëm, një nga disa parashikime “optimiste” që manjati amerikan i teknologjisë bëri në paraqitjen e tij të parë ndonjëherë në Davos.

“Deri në fund të vitit të ardhshëm, mendoj se do të nisim shitjen e robotëve humanoidë për publikun. Në atë moment do të kemi besim të plotë në nivelin shumë të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, si edhe në gamën e gjerë të funksioneve. Praktikisht, do të mund t’i kërkosh të bëjë pothuajse çdo gjë.”

CEO i gjigantit të investimeve BlackRock iu përmbajt skenarit të tij të entuziazmit optimist për inteligjencën artificiale, robotikën dhe udhëtimet hapësinore.

“Nëse do të kemi miliarda robotë humanoidë – dhe unë mendoj se do t’i kemi çdo njeri në Tokë do të ketë nga një dhe do ta dëshirojë. Sepse kush nuk do të donte një robot që, nëse është plotësisht i sigurt, të kujdeset për fëmijët tuaj apo për kafshën shtëpiake? Nëse keni prindër të moshuar, të kesh një robot që të kujdeset për ta dhe t’i mbrojë, mendoj se do të ishte diçka fantastike. Do të ishte një gjë e jashtëzakonshme.”

Musk parashikoi gjithashtu se bum-i i inteligjencës artificiale do të sjellë modele që janë “më të zgjuara se çdo njeri deri në fund të këtij viti, dhe do të thosha jo më vonë se viti i ardhshëm”.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, por me ritmin me të cilin po ecën inteligjenca artificiale, mendoj se deri në fund të këtij viti mund të kemi AI më të zgjuar se çdo njeri. Dhe jo më vonë se viti i ardhshëm. Ndërsa rreth viteve 2030–2031, pra pas rreth pesë vitesh, AI do të jetë më e zgjuar se gjithë njerëzimi i marrë së bashku.”

Por ai e mbylli fjalimin e tij me një rezervë: Në përgjithësi, mendoj se për cilësinë e jetës është në fakt më mirë të gabosh duke qenë optimist, sesa të kesh të drejtë duke qenë pesimist.

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

By: Os De
24 January 2026 at 13:56

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit, bazuar në modelin e ndërtuar në fundmi në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. 

Në bisedë me stafin e këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano. 

“Në bashkëpunim me këtë Institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala. 

Në funksion të modernizimit të pajisjeve në Shërbimin Onkologjik në Shqipëri, ditën e hënë ajo do të udhëtojë drejt Vjenës, ku në axhendë është parashikuar edhe takimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të vijuar më pas me takimin zyrtar me drejtues të Institutit të Tumoreve të Milanos për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e onkologjisë. 

Spitali Rajonal i Elbasanit ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025, ndërsa do të nisë puna për projektin e rehabilitimit të Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia, që sipas drejtoreshës, Zheni Gjergji do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do të lehtësojë fluksin në QSUNT. 

Gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala inspektoi punimet për ndërtimin e dy godinave të reja të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, çka do të rrisë kapacitetet për t’iu përgjigjur nevojave në të gjithë rajonin. 

Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

By: Os De
24 January 2026 at 13:49

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje sot për një protestë kombëtare në bulevardin para Kryeministrisë, duke e quajtur 24 janarin një “moment historik” dhe “ditë të revoltës dhe zemërimit”.

Blushi u shpreh se protesta synon të kundërshtojë atë që ai e quan “Narkoregjimi”, një grup kriminal që, sipas tij, ka marrë peng shtetin dhe institucionet. Ai bëri thirrje që qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë t’i bashkohen në shesh ora 17:00 për të treguar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar llogaridhënie.

“Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe korrupsioni do të dëgjohen sot fort,” tha Blushi, duke shtuar se protesta është një moment për të mbrojtur lirive qytetare dhe shtetin ligjor.

REAGIMI

Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit.
Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi.

24 Janari nuk është thjesht një datë në kalendar. Është një moment historik. Është pika e kthesës në përpjekjen e përbashkët popullore për të përmbysur Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin, institucionet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot, më shumë se kurrë, do të dëgjohet fort zëri i shqiptarëve të lodhur nga varfëria, të zemëruar nga hajdutëria skizofrenike, arroganca, mashtrimi dhe dhuna e pafre e një narkopushteti kriminal, që nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë por që drejton vendin me kode mafioze. Qytetarët e lirë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, do të bashkohen sot në bulevardin para Kryeministrisë, për t’i treguar Edi Ramës, se Narkoregjimi i tij është i mbaruar.

Se taksat e popullit më të varfër të Europës, me pagat e pensionet më mizerabël, nuk e meriton të jetë i marrë peng nga një kryebandit që i vjedh nga mëngjesi në darkë dhe që me drejtësinë e kapur i ka siguruar vetes pandëshkueshmëri dhe imunitet absolut.

Sot është dita për t’i treguar këtij armiku të egër të lirive të shqiptarëve, shtetit ligjor, të demokracisë dhe pluralizmit, që e shpopulloi Shqipërinë për ta zhvatur dhe e shndërroi në gulak me të burgosur politikë, se nuk mund të qëndrojë më asnjë minutë më shumë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.
Sot shqiptarët do të bashkohen në shesh sepse nuk mund të durojnë më që taksat dhe pronat e tyre të grabiten nga një çetë kusarësh, që i ka lënë pa bukë e pa ujë të pijshëm, që i djeg në verë dhe i përmbyt në dimër, që tapitë e pronave, kadastrën, sigurinë kombëtare, policinë dhe çdo zyrë shteti ia ka dhënë në dorë mafias dhe karteleve të drogës. Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!

U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë dhe dënimit shembullor që populli i ka rezervuar Edi Ramës. Sot, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

By: Os De
24 January 2026 at 12:58

Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij përmes një postimi në rrjetin social X. 

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ditën e sotme si momentin kur, sipas tij, “populli opozitar” i bën gjyqin politik kryeministrit, të cilin e akuzon për lidhje me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sipas kryedemokratit, protesta përfaqëson një akt guximi qytetar dhe një përballje të drejtpërdrejtë me atë që ai e përshkruan si e keqja që ka mbërthyer Shqipërinë. 

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij. 

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

By: Os De
24 January 2026 at 12:54

Hakil Osmani nga MeteoAlb ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm. 

Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës. 

“Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës. 

Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë. 

Më pas, dita e martë sjell përmirësim me mot më të qendrueshëm, por nga e mërkura moti do të kthehet sërish i paqëndrueshëm. Ditët e fundit të janarit do të përfundojnë gjithashtu me kushte të paqëndrueshme të motit. 

Java që vjen parashikohet me një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi do të jetë rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi arrin 15 gradë Celsius, tha Osmani. 

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

By: Os De
24 January 2026 at 12:48

Qeveria amerikane po shqyrton vendosjen e një bllokade të plotë detare mbi importet e naftës në Kubë, si pjesë e një taktike të re të mundshme për të detyruar ndryshimin e regjimit në Havana, raportoi Politico, duke cituar tre persona të njohur me planin.

Edhe pse nuk është marrë asnjë vendim për të miratuar këtë plan, një përshkallëzim i tillë po kërkohet nga disa kritikë të qeverisë kubane dhe mbështetet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Qeveria meksikane po shqyrton nëse do të vazhdojë të dërgojë naftë në Kubë, pasi ka frikë nga hakmarrja nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters.

Bllokimi i cisternave në Venezuelë në dhjetor dhe arrestimi i Nicolas Maduro rezultoi në ndërprerjen e dërgesave të naftës në Kubë, duke lënë vetëm Meksikën si furnizuesin më të madh për ishullin, i cili përballet me mungesa energjie dhe ndërprerje masive të energjisë.

Donald Trump pretendoi se Kuba është “gati të bjerë” dhe shtoi se “nuk do të ketë më naftë ose para të dërguara në Kubë. Asnjë”, në një postim në Truth Social.

“Energjia është shtrëngimi për të vrarë regjimin”, tha një person i njohur me planin. Përmbysja e qeverisë komuniste të vendit amerikano-latin është “100% një ngjarje e vitit 2026” në sytë e administratës amerikane, tha ai.

Kuba importon rreth 60% të nevojave të saj për naftë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Ajo ishte kryesisht e varur nga Venezuela për këto importe derisa administrata Trump filloi të sekuestronte dërgesat.

Përmbysja e regjimit komunist në Kubë do të përmbushte një kërkesë politike prej 7 dekadash për mërgimtarët kubanë në Miami, të cilët kanë insistuar për demokraci në ishull që kur Fidel Castro mori pushtetin pas përmbysjes së diktaturës së Fulgencio Batistas në vitin 1959. Rubio ka qenë prej kohësh një mbështetës i masave të ashpra kundër Havanës, me shpresën për të siguruar rënien e regjimit.

Kushtet në ishull janë përkeqësuar, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesa të mallrave dhe ushqimit bazë. Por regjimi i ka përballuar sanksionet e ashpra të SHBA-së dhe një embargoje të përhapur tregtare për dekada dhe i ka mbijetuar rënies së Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Ftohtë.

Në të njëjtën kohë, mbeten shqetësimet se një rënie e papritur e qeverisë kubane do të shkaktonte një krizë rajonale migracioni dhe do të destabilizonte Karaibet, vëren raporti.

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

By: Os De
24 January 2026 at 12:45

Moska përdori sërish të njëjtën taktikë, bombardime mes bisedimeve të paqes për Ukrainën. Një breshëri prej të paktën 370 dronësh dhe 21 raketash ra mbi Kiev dhe qytete të tjerë të Ukrainës gjatë natës. Bilanci i deritanishëm, një i vrarë dhe 23 të plagosur.

Sulmi ndodhi në orët e para të kësaj të shtune, kur në Abu Dabi vazhdon për të dytën ditë, dialogu i nisur të premten, mes ukrainasve dhe rusëve, i pari ballë për ballë mes tyre në nivel ushtarak me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, me pjesëmarrjen edhe të mikpritësve emiratas. Në fokus janë lëshimet territoriale që kërkohen nga Rusia, e cila nuk heq dorë nga rajoni i Donbasit ku ushtria ruse ka hyrë që prej vitit 2022 dhe këmbëngul që Ukraina t’ia njohë si pjesë territoriale Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka refuzuar gjithmonë këtë kërkesë dhe e konsideron një kusht të panegocjueshëm. Përmes një postimi në rrjetin X, Zelenski tha se nuk duhen mbyllur sytë para këtij sulmi dhe se partnerët duhet të përmbushin premtimin për të ndihmuar Ukrainën si ushtarakisht ashtu edhe nga ana diplomatike. Ndërsa ministri i jashtëm Andrij Sibiha tha se Putin e ka vendin në Gjykatën e Hagës, e jo në bordin e paqes të Donald Trumpit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë hartuar një plan ambicioz 10-vjeçar që synon mbledhjen e 800 miliardë dollarëve nga burime publike dhe private për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Ky projekt parashikon jo vetëm rimëkëmbjen ekonomike, por edhe një proces të përshpejtuar për integrimin e vendit në BE, megjithëse zbatimi i tij varet plotësisht nga arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm.

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

By: Os De
24 January 2026 at 12:39

Rreth 150 të dënuar, janë transferuar nga burgu i Fushë Krujës, në dy institucionet e tjera. 

Ky transferim do të bëhet për shkak të rikonstruksionit të burgut në Fushë Krujë. 

Paraditen e sotme 150 të dënuar nga ky institucion i vuajtjes së dënimit janë transferuar në dy burgje të tjera, atë të Durrësit dhe Peqinit. 

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

By: Os De
24 January 2026 at 12:29

Sektorët e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë (TI&T) të Hong Kongut do të jenë në zemër të së ardhmes së rajonit, deklaroi John Lee, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), ndërsa mori pjesë në një ceremoni që shënoi 10-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave të Hong Kongut (ASHK), shkruan “Xinhua”.

Lee nënvizoi angazhimin për ta bërë vendin një qendër ndërkombëtare të shkencës, inovacionit dhe teknologjisë për të mbështetur zhvillimin e shpejtë të metropolit verior të fokusuar në teknologji dhe kontributet e vazhdueshme të institucioneve kryesore si akademia.

Kryetari i akademisë, Dennis Lo Yuk-ming, e përshkroi momentin aktual si një epokë të artë për inovacionin teknologjik në Hong Kong. Ai i kërkoi komunitetit të shkencës, inovacionit dhe teknologjisë së qytetit ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur përpjekjet për të mbështetur ngritjen e Hong Kongut si një qendër ndërkombëtare në këtë fushë.

Hong Kongu ka bërë përparim të dukshëm në nxitjen e zhvillimit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë. Të dhënat zyrtare treguan se shpenzimet e tij bruto për kërkimin dhe zhvillimin u dyfishuan gjatë periudhës 2014-2024, me numrin e të punësuarve në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë që u rrit gjithashtu me 70 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

By: Os De
24 January 2026 at 12:23

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës Hazbi Lika shpallet i pafajshëm dhe Gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për Hazbi Likën, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës, akuza specifike lidhej me kopshtet dhe çerdhet pa licencë.​ ​Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj tij në vitin 2023, pas një operacioni policor që zbuloi se në Durrës operonin 28 kopshte dhe çerdhe pa licencë.

Sipas organit të akuzës, Hazbi Lika nuk kishte nxjerrë urdhrin për kontrollin dhe inspektimin e këtyre subjekteve private, duke lejuar funksionimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Gjatë hetimit, Lika deklaroi se nuk kishte dijeni që lëshimi i këtij urdhri ishte kompetencë e drejtpërdrejtë e tij dhe se institucioni që ai drejtonte kishte mungesë informacioni për këto subjekte.

​Në korrik të vitit 2025, Gjykata e Durrësit vendosi pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

Më 21 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dha vendimin përfundimtar duke e shpallur Hazbi Likën të pafajshëm.

​Gjykata rrëzoi pretendimet e prokurorisë, duke argumentuar se nuk ekzistonin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. U konstatua se nuk kishte përgjegjësi penale të drejtpërdrejtë në lidhje me mos ushtrimin e kontrolleve për licencat.

​Më 2 korrik 2025, ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe me vendim penal të kësaj gjykate.

Pas shqyrtimit të çështjes dhe vijimit të procedurave ligjore, Lika u rikthye në detyrë më 22 tetor 2025.

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

By: Os De
24 January 2026 at 12:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Thirrja e Kurtit, liderit të partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona të premten nën dyshimin për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të muajit të kaluar. Kurti – i cili ishte kritikuar për mungesë reagimi ndaj dyshimeve për manipulime të votave kur ato dolën në sipërfaqe javë më parë – tha të shtunën në Facebook se “komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë. Kurti shtoi se partia e tij “ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë”. Kur rinumërimi ka përfunduar në pothuajse gjysma e vendvotimeve, del se rreth 80 mijë vota janë të pasakta, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

Në mesin e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit ka nga partitë kryesore, përfshirë vetë Vetëvendosjen. Kurti nguli këmbë se dyshimet duhet të hetohen dhe se “manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”. Autoritetet janë duke kryer hetime në tri komuna, Prizren, Ferizaj dhe Malishevë, me Prizrenin që dyshohet si vendi ku ka pasur më së shumti manipulime të votave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se të ndaluarit në rajonin jugor të vendit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë. Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit. Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu. Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim. Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba. Shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri./REL

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

By: Os De
24 January 2026 at 12:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i saj ndihet i mirënjohur për rolin e udhëheqjes amerikane në procesin e paqes dhe se mbështet fuqishëm iniciativën e Trump. Osmani tha se përvoja e Kosovës në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes pas luftës mund të shërbejë si model për botën.

Deklarata e Osmanit u bë pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëthemeluesve të tjerë të kësaj nisme.

“Duke ardhur nga Republika e Kosovës, një vend i shkatërruar nga lufta, dhe që sot jeton në paqe falë udhëheqjes amerikane, jemi thellësisht mirënjohës dhe krenarë që qëndrojmë krah Presidentit Trump në këtë nismë të re. Besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Kjo është për të shpëtuar jetë”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se proceset e vendimmarrjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh janë të komplikuara dhe të ngadalta, çka e bën më të vështirë arritjen e marrëveshjeve paqësore. Në këtë kontekst, Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më efektive.

Osmani theksoi se nisma nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë paralelisht me të.

“Me këtë organizatë të re, jam e bindur se paqja mund të çojë përpara përmes një procesi vendimmarrjeje më pak kompleks. Në rajonin tonë, OKB-ja ka luajtur rol kryesisht në ruajtjen e paqes, ndërsa drejtimi për arritjen e paqes ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ajo.

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

By: Os De
24 January 2026 at 12:00
Ryan Wedding, një ish-snowboarder olimpik kanadez i dyshuar se është bërë bos i kontrabandës së kokainës, është arrestuar në Meksikë dhe do të transferohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat, thanë të premten autoritetet amerikane.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmuan arrestimin në postime të ndara në X. Autoritetet amerikane dhe kanadeze e përshkruan burrin e arrestuar në nëntor si një “trafikant droge” në të njëjtin nivel me bosët e njohur të drogës si meksikani Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, i cili po vuan dënimin në një burg të sigurisë maksimale në SHBA, dhe kolumbiani Pablo Escobar, i cili ka ndërruar jetë.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga.

Bondi tha në atë kohë se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga.

Wedding, i cili garoi për Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002 në Salt Lake City, është akuzuar për mbikëqyrjen e një sipërmarrjeje kriminale dhe akuza të shumta për trafik droge, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (DoJ).

Ai u akuzua gjithashtu për urdhërimin e disa vrasjeve të lidhura me drogën, përfshirë atë të një dëshmitari federal amerikan në Kolumbi në janar 2025, përpara se të mund të dëshmonte kundër tij, raportoi më parë Departamenti i Drejtësisë.

❌
❌