Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: redi
19 December 2025 at 22:04

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi edhe se SPAK-u ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e Ballukut…

Source

Dom Gjergj Meta: Shkenca po zhvillohet vrullshëm, por kthen mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut

By: redi
19 December 2025 at 21:50

Dom Gjergj Meta komenton zhvillimet shkencore, për të cilën thotë se po kthejnë mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut. “Zhvillimi i shkencës na ka lehtësuar jetën në aspektin e komunikimit apo udhëtimeve. Por, jo gjithmonë zhvillimi i teknologjisë do të thotë patjetër zhvillim të brendshëm të njeriut. Pavarësisht se njeriu mund të ecë para në aspekte të jashtme të tij, mund të ecë mbrapa në…

Source

Klipi që pasqyron momentet e rënda të Albës

By: redi
19 December 2025 at 21:36

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës dhe trajtimin që ajo mori në Spitalin Amerikan. Alba shfaqet në dhomën e rrëfimeve, duke marrë ndihmën e parë nga mjekët. Ajo gjithashtu ka kaluar analiza të plota në Spitalin Amerikan për të siguruar që çdo gjë të jetë në rregull me shëndetin e saj. Më pas, Alba u transportua me autoambulancë në shtëpinë e BBVK-së, ku u mirëprit nga…

Source

Vokshi: AKSHI dhe tuneli i Llogarasë janë pasqyra e kësaj qeverie

By: redi
19 December 2025 at 21:26

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se të gjitha dosjet hetimore çojnë te kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij. Sipas Vokshit, vendi ndodhet përballë një niveli “marramendës” korrupsioni dhe përfshirjeje të krimit të organizuar në qeverisje. Ajo përmendi si shembuj dosjen e AKSHI-t dhe atë të tunelit të Llogarasë, të cilat, sipas saj…

Source

Këlliçi me banorët e Njësisë 9: Një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta

By: redi
19 December 2025 at 21:08

Drejtuesi politik i PD-së, në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi mbrëmjen e kësaj të premte takime me banorët e Njësisë nr. 9, ku i ftoi ata të marrin pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të ditës së hënë, datë 22, ora 18:00. ”Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së…

Source

Nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri me foto nga Associated Press

By: redi
19 December 2025 at 20:52

Viti 2025 po numëron ditët e fundit, atmosfera e festave ka zbritur në çdo cep të globit. Dritat shumëngjyrëshe kanë transformuar monumentet historike, sheshet qendrore dhe lagjet e thjeshta në skena mrekullie, duke sjellë njerëzit më pranë njëri-tjetrit në një ndjenjë të përbashkët shprese dhe gëzimi. Associated Press ka kuruar një galeri me fotot më pikante nga festimet e këtij viti…

Source

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme, grupi dyshohet të jetë i lidhur me…

By: redi
19 December 2025 at 20:44

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë së Jashtme britanike, e cila sipas raportimeve është mbajtur e fshehtë nga autoritetet. Frupi kibernetik Storm-1849, i lidhur me Pekinin, ka shënjestruar serverët qeveritarë në tetor, duke marrë informacione personale që mendohet se përfshijnë dhjetëra mijëra të…

Source

“Paketa e Maleve”, harta e re e zhvillimit turistik dhe industrial në Klos dhe Vau i Dejës

By: redi
19 December 2025 at 20:28

Qeveria ka nisur zbatimin konkret të ligjit të ri “Për paketën e maleve”, duke miratuar hartën e zonave që do të gëzojnë statusin e veçantë të prioritetit për zhvillim ekonomik. Me dy vendime të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka shpallur “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” sipërfaqe të konsiderueshme në dy bashki: Klos dhe Vau i Dejës. Ky status u hap…

Source

USB me provat e SPAK për Ballukun, anëtarët e Këshillit i marrin të pasigluara

By: redi
19 December 2025 at 20:25

Për shkak të përplasjeve politike, Gazment Bardhi ka propozuar që provat e USB për Belinda Ballukun të merren të sigluara në çdo faqe nga SPAK, ndërkohë që prokurorët në përfundim të mbledhjes u kanë thënë se nuk bëhet. Pas kësaj përgjigjeje, Balla ka ripropozuar që ta siglonte Kuvendi. Si përfundim anëtarët e Këshillit provat i kanë marrë të pasigluara.

Source

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

By: redi
19 December 2025 at 20:00

Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe…

Source

Ministrja Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim

By: redi
19 December 2025 at 19:39

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal. Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës…

Source

Kalaja e Rozafës, tërheqëse për vizitorët edhe në mbrëmje. Rama poston videon magjike

By: redi
19 December 2025 at 19:18

Kalaja e Rozafës e stiluar me ndriçim të veçantë këtë fundvit, po mirëpret vizitorët jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e mbrëmjes. Ndriçimi i cili ravijëzon konturet e një prej dëshmive më tërheqëse të historisë shqiptare, e ka shndërruar kalanë e Rozafës në një pikë takimi për vizitorë vendas dhe të huaj, që dëshirojnë të shijojnë mbrëmjet mes historisë, si edhe panoramën mbresëlënëse të…

Source

Benet Beci në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

By: redi
19 December 2025 at 17:52

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në SPAK dhe pas dy orësh, ka dalë nga ambientet e saj. Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të…

Source

Berisha publikon pamjet nga debati mes Bardhit dhe Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

By: redi
19 December 2025 at 17:34

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në video shihet Gazment Bardhi duke iu drejtuar Niko Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Kur është mbledhja e radhës? Çfarë date/ Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.

Source

Muzeu i Luvrit rihapet plotësisht pas pezullimit të grevës

By: redi
19 December 2025 at 17:28

Muzeu i Luvrit në Paris u rihap plotësisht të premten, pasi punonjësit vendosën të pezullojnë grevën që kishte ndërprerë funksionimin e muzeut më të vizituar në botë. Vendimi u mor unanimisht gjatë një asambleje të përgjithshme të stafit, me qëllim rikthimin e aksesit të plotë për vizitorët. Greva kishte shkaktuar mbylljen e plotë të muzeut më herët gjatë javës. Sipas sindikatave…

Source

Korreshi konverton Kryeministrinë në USB!

By: redi
19 December 2025 at 17:17

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar me një fotomontazh kryeministrinë pas vendimit të shtyrjes deri me 19 janar të mbledhjes së Këshillit të Mandatëve. Postimi i plotë Mazhoranca, me në krye Kryetarin e Kuvendit dhe me Kryeministrin si dirigjent, po kryen një puç ndaj drejtësisë! Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kjo nuk është lajthitje…

Source

Shtëpia e presidentit Macron mbushet me plehra

By: redi
19 December 2025 at 17:15

Dhjetëra fermerë francezë hodhën tonelata plehu, goma dhe perime jashtë shtëpisë bregdetare të presidentit Emmanuel Macron në Le Touquet, në një protestë kundër marrëveshjes tregtare BE–Mercosur, të cilën e konsiderojnë të pandershme. Protestuesit paralajmërojnë se marrëveshja rrezikon fermerët francezë, duke hapur tregun ndaj produkteve më të lira nga Amerika e Jugut që nuk përmbushin standardet…

Source

Kepi i Rodonit pastrohet nga mbetjet, Rama poston pamjet

By: redi
19 December 2025 at 17:03

Kepi i Rodonit i ndodhur përgjatë bregdetit të Adriatikut, ishte ditët e fundit në fokus të një aksioni pastrimi. Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës së bashku me vullnetarët, organizatat, studentët, bizneset dhe institucionet vendore, u bashkuan në një aksion masiv pastrimi dhe ndërgjegjësimi në Kepin e Rodonit. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga aksioni duke vënë në dukje se është…

Source

Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran

By: redi
19 December 2025 at 16:50

Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Presidentja Vjosa Osmani bën me dije se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit…

Source

❌
❌