Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Sërish pas 15 vitesh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të madh bërthamor

22 December 2025 at 08:22

Japonia ka ndërmarrë hapin e fundit drejt rindezjes së centralit më të madh bërthamor në botë, Kashiëazaki-Kariwa, duke shënuar një moment historik në rikthimin e vendit drejt energjisë bërthamore, gati 15 vjet pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011.

Vendimi u bë i mundur pasi asambleja e prefekturës Niigata miratoi një votë besimi për guvernatorin Hideyo Hanazumi, i cili ka shprehur mbështetjen për rifillimin e operimeve të centralit, raporton Reuters.

Ky votim konsiderohet pengesa e fundit politike përpara se kompania Tokyo Electric Power Company (TEPCO) të nisë rindezjen e reaktorit të parë nga shtatë që ka centrali.

Një central simbol i debatit kombëtar

Kashiëazaki-Kariëa ndodhet rreth 220 kilometra në veriperëndim të Tokios dhe ishte ndër 54 reaktorët që u mbyllën menjëherë pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011, të cilët shkaktuan aksidentin bërthamor të Fukushimës – më i rëndi që nga Çernobili.

Që prej asaj kohe, Japonia ka rihapur vetëm 14 nga 33 reaktorë ende të përdorshëm, për shkak të kundërshtimeve publike, rregullave më të rrepta të sigurisë dhe mungesës së besimit ndaj operatorëve bërthamorë.

Kashiëazaki-Kariëa do të jetë centrali i parë që do të rikthehet në funksion nën menaxhimin e TEPCO-s, e njëjta kompani që operonte Fukushimën.

Protesta dhe shqetësime të banorëve

Vendimi ka nxitur reagime të forta në komunitetin lokal. Rreth 300 protestues u mblodhën jashtë ndërtesës së asamblesë në Niigata, duke mbajtur pankarta kundër energjisë bërthamore dhe duke shprehur solidaritet me viktimat e Fukushimës.

Sipas një sondazhi të publikuar në tetor nga autoritetet lokale, 60% e banorëve të Niigatës mendojnë se kushtet për rindezjen nuk janë përmbushur, ndërsa gati 70% shprehin shqetësim për aftësinë e TEPCO-s për të operuar centralin në mënyrë të sigurt.

Mes kundërshtarëve është edhe Ayako Oga, një fermere 52-vjeçare dhe aktiviste kundër energjisë bërthamore, e cila u detyrua të largohej nga shtëpia e saj pranë Fukushimës në vitin 2011. Ajo thotë se përvoja e drejtpërdrejtë e një aksidenti bërthamor e bën të pamundur pranimin e rreziqeve të reja.

Argumentet e qeverisë: siguria energjetike dhe ekonomia

Qeveria japoneze, e udhëhequr nga kryeministrja Sanae Takaichi, e sheh rindezjen e centraleve bërthamore si një masë kyçe për forcimin e sigurisë energjetike dhe uljen e varësisë nga importet e shtrenjta të lëndëve djegëse fosile.

Aktualisht, 60–70% e energjisë elektrike në Japoni prodhohet nga burime fosile të importuara. Vetëm vitin e kaluar, vendi shpenzoi mbi 10.7 trilionë jenë për importe të gazit natyror të lëngshëm dhe qymyrit.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, rindezja e vetëm një reaktori në Kashiëazaki-Kariëa mund të rrisë furnizimin me energji elektrike për zonën e Tokios me rreth 2%.

Objektivat afatgjata të Japonisë

Pavarësisht rënies së popullsisë, Japonia pret një rritje të kërkesës për energji në vitet e ardhshme, kryesisht për shkak të zhvillimit të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale. Për të përmbushur këto nevoja dhe angazhimet për uljen e emetimeve të karbonit, qeveria ka vendosur objektivin që energjia bërthamore të përbëjë 20% të miksit energjetik deri në vitin 2040, dyfish më shumë se aktualisht.

Ekspertët e industrisë e konsiderojnë pranimin publik të Kashiëazaki-Kariëa si një test vendimtar për të ardhmen bërthamore të Japonisë.

Një e ardhme ende e pasigurt

Megjithëse guvernatori i Niigatës ka theksuar se synimi afatgjatë është ulja e varësisë nga energjia që “shkakton ankth te qytetarët”, debati mbi energjinë bërthamore në Japoni mbetet i thellë dhe emocional.

Për shumë qytetarë, rindezja e centralit është një hap i domosdoshëm ekonomik. Për të tjerë, ajo mbetet një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që, sipas tyre, nuk duhet të përsëriten kurrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sërish pas 15 vitesh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të madh bërthamor appeared first on Sinjali.

Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë

21 December 2025 at 23:25

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se pengesa kryesore për përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës është Presidenti rus Vladimir Putin.

Rutte bëri këto komente në një intervistë për gazetën gjermane Bild, e publikuar sot.

Sipas tij, Putin është i gatshëm të sakrifikojë numra të mëdhenj të ushtarëve dhe civilëve të tij, edhe pse nuk ka arritur fitore të rëndësishme në terren. Forcat ruse kanë bërë vetëm fitore minimale teritoriale këtë vit, më pak se 1% e territorit ukrainas, ndërsa humbjet në anën ruse vlerësohen deri në 1.1 milionë të vrarë ose të plagosur.

Rutte shtoi se presidenti amerikan Donald Trump është i angazhuar për të sjellë fundin e konfliktit dhe mund të jetë lideri i vetëm që mund ta detyrojë Putinin të pranojë paqen. Ai konfirmoi se Trump ka humbur durimin disa herë gjatë këtij viti për shkak të ngecjeve në procesin e negociatave, por theksoi se roli i SHBA-së mbetet kyç për të udhëhequr drejt paqes.

Në një intervistë të mëparshme në El País, Rutte kishte thënë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Zelensky: Negociatat me SHBA-në janë konstruktive, Moska jep vetëm sinjale negative

21 December 2025 at 22:02

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se negociatat me palën amerikane po zhvillohen në mënyrë konstruktive.

Duke iu referuar bisedimeve që po mbahen në Miami, Florida, Zelensky shkroi në rrjetet sociale se “negociatat me palën amerikane janë konstruktive”, ndërsa konfirmoi në platformën X se gjatë ditës ishin parashikuar takime të tjera me delegacionin amerikan dhe të dërguarit e presidentit Donald Trump.

Sipas tij, puna mbi dokumentet që lidhen me përfundimin e luftës, garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës vijon. “Çdo pikë po shqyrtohet në detaje dhe diskutimet me palën amerikane janë konstruktive. Kjo është e rëndësishme”, theksoi Zelensky.

Ai shtoi se në tryezë është edhe çështja e kalendarit, pra afatet e mundshme për marrjen e vendimeve konkrete, duke bërë të ditur se pret detaje të mëtejshme nga përfaqësuesit e tij në terren, Rustem Umerov dhe Andri Hnatov.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas u shpreh kritik ndaj Rusisë, duke theksuar se nga Moska po vijnë vetëm “sinjale negative”. Ai përmendi sulmet përgjatë vijës së frontit, krimet e luftës në zonat kufitare dhe sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës ukrainase.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Negociatat me SHBA-në janë konstruktive, Moska jep vetëm sinjale negative appeared first on Sinjali.

“Dhuratë perfekte”, Armando Broja thyen heshtjen pasi shënoi golin e parë pas afro dy viteve

21 December 2025 at 22:58


Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol.

Broja bëri heroin në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Bournemouth, duke shënuar në “frymën e fundit” për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.

Për yllin shqiptar ky ishte goli i parë pas afro dy viteve, ndërsa falënderoi Marcus për asistin, kurse tani është i motivuar për të vazhduar me këtë formë.

“E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time”.

“Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Burnley këtë edicion në Ligën Premier po lufton për mbijetesë, ku aktualisht është gjashtë pikë larg pozitës së 17-të, të cilin e zë Nottingham Forest./Telegrafi/

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Starmer dhe Trump bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

21 December 2025 at 20:50

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar këtë diele një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Downing Street thekson se dy udhëheqësit diskutuan për luftën në Ukrainë dhe emërimin e Christian Turner si ambasador i ri në Uashington.

Më herët, kreu i negociatorëve ukrainas Rustem Umerov njoftoi se delegacioni ukrainas do të takohet përsëri sot me përfaqësuesit amerikanë në Miami, ku ndodhen që nga e premtja për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.

“Dita e tretë e punës. Sot, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andriy Gnatov, do të kemi një takim tjetër me palën amerikane”, tha ai në një postim në Telegram.

“Po punojmë në mënyrë konstruktive dhe thelbësore. Presim përparim të mëtejshëm dhe rezultate praktike”, shtoi ai.

Të dërguarit specialë të SHBA-së do të takohen gjithashtu sot, për herë të dytë, me përfaqësuesin e Rusisë, Kirill Dmitriev.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer dhe Trump bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Roja Bregdetare amerikane ndjek një tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

21 December 2025 at 20:17

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së thanë të dielën se po gjurmojnë një anije cisternë nafte në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës. Ky operacion shënon veprimin e dytë të tillë gjatë fundjavës dhe të tretin brenda javës së kaluar.

Një zyrtar tregoi se anija cisternë i nënshtrohet sanksioneve. Zyrtarët nuk zbuluan vendndodhjen e saktë të ndjekjes. Presidenti amerikan, Donald Trump kohët e fundit kishte shpallur një “bllokadë” që synonte të gjitha cisternat e naftës të sanksionuara që udhëtonin drejt ose jashtë Venezuelës.

Fushata e Trump për të rritur presionin mbi presidentin autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, ka përfshirë një prani ushtarake të përforcuar amerikane në rajon, së bashku me më shumë se dy duzina sulme ushtarake kundër anijeve në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve pranë vendit të Amerikës së Jugut. Këto sulme kanë rezultuar në të paktën 100 vdekje.

Forcat amerikane të shtunën kapën një anije të dytë tregtare që transportonte naftë pranë brigjeve të Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, në mes të një bllokade amerikane kundër naftës së vendit, sipas departamentit të sigurisë kombëtare të administratës Trump.

Kjo ndalesë pasoi sekuestrimin nga forcat amerikane të një tjetër anijeje cisternë nafte në brigjet e Venezuelës më 10 dhjetor. Të dy anijet po shkonin drejt Azisë.

Zhvillimet vijnë ndërsa Trump dhe këshilltarët e tij kanë refuzuar të përjashtojnë potencialin për konflikt të hapur me Venezuelën, pasi Maduro i ka kërkuar marinës së tij të shoqërojë anijet cisternë të naftës, duke sfiduar flotën më të madhe amerikane të vendosur në rajon në dekada.

Pasi u sekuestrua cisterna e parë e naftës, qeveria venezueliane tha në një deklaratë se SHBA-të kishin kryer “vjedhje flagrante” dhe e përshkroi veprimin si “një akt piraterie ndërkombëtare”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Roja Bregdetare amerikane ndjek një tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës appeared first on Sinjali.

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

21 December 2025 at 17:05

Kryeministri hungarez Viktor Orbán vuri në pikëpyetje se kush e filloi luftën Rusi-Ukrainë dhe kritikoi udhëheqësit perëndimorë për mbështetjen e Kievit.

Orbán tha se udhëheqësit e BE-së po e justifikojnë mbështetjen e tyre duke e paraqitur Ukrainën si një vend të vogël që është sulmuar.

“Sigurisht, nuk është aq e vogël,” tha Orbán, duke iu referuar Ukrainës. “Dhe nuk është as e qartë se kush sulmoi kë. Sidoqoftë, është një vend që i është nënshtruar dhunës”.

Kur Presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ai tha se dy nga qëllimet kryesore të Moskës ishin “çlirimi i Donbasit nga regjimi i Kievit” dhe “demilitarizimi dhe denazifikimi” i vendit.

Në konferencën e tij vjetore për shtyp të premten, Putin mbrojti atë që Kremlini e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë. “Ne nuk e konsiderojmë veten përgjegjës për vdekjet e njerëzve sepse nuk ishim ne ata që e filluam luftën”, tha Putin në përgjigje të një pyetjeje, duke fajësuar qeverinë e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për një “grusht shteti”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha iu përgjigj komenteve të Orbán duke postuar në mediat sociale: “Po aq ‘jo e qartë’ sa ishte për udhëheqjen e Hungarisë në vitin 1939”. Orbán po fliste me gazetarët pas samitit të Këshillit Evropian, ku udhëheqësit e BE-së ranë dakord të merrnin hua së bashku 90 miliardë euro për të dërguar ndihmë financiare në Ukrainë.

Hungaria, Sllovakia dhe Çekia zgjodhën të mos merrnin pjesë në programin për të financuar Kievin, duke çimentuar aleancën e tyre skeptike ndaj Ukrainës dhe duke i dhënë një tjetër goditje unitetit të BE-së pasi udhëheqësit nuk arritën të arrinin një marrëveshje për përdorimin e më shumë se 200 miliardë eurove në asete shtetërore të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Orbán zbuloi gjithashtu para samitit të BE-së të së enjtes se Putin e kishte paralajmëruar udhëheqësin hungarez se Moska do të merrte kundërmasa nëse BE do të shfrytëzonte asetet ruse për të ndihmuar Ukrainën. Sipas Orbán, Putin i tha atij se do të ketë “një përgjigje të fortë duke përdorur të gjitha instrumentet e së drejtës ndërkombëtare dhe ata do të marrin parasysh qëndrimin e secilit shtet anëtar të unionit”. “Pra, ne hungarezët e kemi mbrojtur veten”, tha Orbán.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë

21 December 2025 at 16:52

Forcat ruse kanë ndërhyrë përtej kufirit në rajonin ukrainas të Sumy-t, pranë vendbanimit Hrabovske, duke rrëmbyer rreth 50 civilë, sipas Kievit.

Në një deklaratë për mediat ministria e Mbrojtjes tha se mes të rrëmbyerve është edhe një grua 89-vjeçare.

Sipas autoriteteve ukrainase, ndërhyrja u krye nga njësi të ushtrisë ruse që kaluan kufirin dhe morën civilët nga zona e banuar. Ende nuk ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e tyre apo kushtet në të cilat mbahen.

Ngjarja rrit shqetësimet për sigurinë e civilëve në zonat kufitare dhe vjen mes tensioneve të vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Autoritetet ukrainase thonë se po ndjekin situatën dhe po punojnë për të sqaruar fatin e personave të rrëmbyer.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë appeared first on Sinjali.

Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

21 December 2025 at 15:47

Shefja e komunitetit kombëtar të inteligjencës amerikane, Tulsi Gabbard tha sot se komuniteti i inteligjencës amerikane nuk vlerëson nëse Rusia ka aftësinë për të pushtuar Evropën apo edhe Ukrainën.

Tulsi Gabbard i bëri komentet në një postim në, X, duke iu përgjigjur raporteve që pretendonin se komuniteti i inteligjencës amerikane mbështet pikëpamjet e BE-së dhe NATO-s se Rusia po synon të pushtojë Evropën.

Ajo akuzoi ata që i quajti “nxitës të shtetit të thellë dhe mediat e tyre propagandistike” për përhapjen e narrativave të rreme për të minuar përpjekjet e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për të sjellë paqe në Ukrainë dhe Evropë.

“Nxitësit e shtetit të thellë dhe mediat e tyre propagandistike po përpiqen përsëri të minojnë përpjekjet e Presidentit Trump për të sjellë paqe në Ukrainë – dhe në fakt në Evropë – duke pretenduar në mënyrë të rreme se ‘komuniteti i inteligjencës amerikane’ pajtohet dhe mbështet pikëpamjen e BE-së/NATO-s se qëllimi i Rusisë është të pushtojë Evropën (me qëllim që të fitojë mbështetje për politikat e tyre pro-luftës)”, tha Gabbard.

“Është e vërtetë që inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia nuk ka as aftësinë për të pushtuar Ukrainën, e lëre më të ‘pushtojë’ Evropën”, shtoi ajo.

Reuters raportoi dje se agjencitë e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se Presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të rimarrë pjesë të Evropës që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, pavarësisht negociatave të vazhdueshme për paqe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën appeared first on Sinjali.

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

21 December 2025 at 15:37

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun e okupuar Perëndimor, një lëvizje që sipas ministrit izraelit të Financave synon të ndalojë themelimin e një shteti palestinez.

Vendimi bën që numri i përgjithshëm i vendbanimeve të miratuara në tre vjetët e fundit të arrijë në 69, sipas ministrit të ekstremit të djathtë që udhëheq Ministrinë e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich.

Ky vendim po ashtu vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndim – që konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar – ka arritur në nivel rekord që nga viti 2017.

“Propozimi i ministrit të Financave, Bezalel Smotrich dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz për të shpallur dhe formalizuar 19 vendbanime të reja në Jude dhe Samari është miratuar nga kabineti”, thuhet në deklaratë, pa specifikuar se kur është marrë vendimi.

Smotrich është një përkrahës i zëshëm i zgjerimit të vendbanimeve dhe edhe vetë një kolon.

“Në terren, ne po e pengojmë krijimin e një shteti palestinez terrorist”, tha ai në deklaratë.

“Do të vazhdojmë të zhvillojmë, të ndërtojmë dhe të vendosemi në tokën e stërgjyshërve tanë, me besim në drejtësinë e rrugës sonë”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, së voni ka dënuar atë që e përshkroi si zgjerim “të pareshtur” nga Izraeli të vendbanimeve në Bregun e okupuar Perëndimor.

Kjo, sipas tij, “vazhdon të nxisë tensionet, të pengojë qasjen e palestinezëve në tokën e tyre dhe rrezikon paqëndrueshmërinë e një shteti palestinez plotësisht të pavarur, demokratik, të pandarë dhe sovran”, tha ai më herët gjatë këtij muaji.

Që nga fillimi i luftës në Gazë më 2023, thirrjet për themelimin e një shteti palestinez janë shtuar, me disa vende evropiane, Kanadanë dhe Australinë që së fundi kanë lëvizur drejt njohjes formale të një shteti të tillë, duke nxitur reagime dhe qortime nga Izraeli.

Sipas një raporti të OKB-së për zgjerimin e vendbanimeve tha se zgjerimi i tyre ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2017, kur OKB-ja nisi të mblidhte të dhëna për këtë çështje.

“Këto zhvillime po e forcojnë më tej okupimin e paligjshëm izraelit, po shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe po minojnë të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje2.

Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, i cili u okupua dhe u aneksua nga Izraeli në vitin 1967, më shumë se 500.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, së bashku me afër 3 milionë banorë palestinezë.

Zyra e Smotrichit tha se 19 vendbanimet e sapomiratuara ndodhen në zona që i përshkroi si “tejet strategjike”, duke shtuar se dy prej tyre – Ganim dhe Kadim në veri të Bregut Perëndimor – do të rivendosen pasi ishin zhbërë dy dekada më parë.

Pesë nga 19 vendbanimet ekzistojnë tashmë, por deri më tani nuk kishin marrë status ligjor sipas ligjit izraelit, u tha në njoftim.

Ndërsa të gjitha vendbanimet izraelite në territorin palestinez konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, disa poste të ngritura në mënyrë të paligjshme janë të paligjshme edhe sipas ligjit izraelit.

Megjithatë, shumë prej tyre më vonë legalizohen nga autoritetet izraelite, duke nxitur frikën për një aneksim të mundshëm të territorit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut Perëndimor.

“Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen nga SHBA-ja nëse kjo ndodh”, tha Trump në një intervistë dhënë së voni për revistën Time.

Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor më 1967 dhe dhuna atje është rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor 2023, pas sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ndaj Izraelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor appeared first on Sinjali.

Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paqes në Gaza

21 December 2025 at 14:56

Përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti, Katari dhe Turqia u takuan në Miami të Floridës për të diskutuar hapat e ardhshëm në planin e paqes për Rripin e Gazës, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff.

Takimi u fokusua në vlerësimin e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes, e cila parashikonte kthimin e pengjeve të gjalla dhe dorëzimin e trupave, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli, si dhe në përgatitjet për nisjen e fazës së dytë të planit, sipas “TRT World”.

Në një postim në X, Witkoff tha se të gjitha palët kishin rikonfirmuar angazhimin e tyre për të zbatuar planin e paqes prej 20-pikash të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ne vazhduam diskutimet mbi hapat e ardhshëm për zbatimin gradual të Planit Gjithëpërfshirës të Paqes për Gazën. Konsultimet e mëtejshme do të vazhdojnë në javët e ardhshme për të avancuar në fazën e dytë”, thuhet në deklaratë.

Katër ndërmjetësuesit dhe garantuesit i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të respektonin angazhimet e tyre dhe të tregonin vetëpërmbajtje.

Faza e dytë e planit kërkon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga territori, krijimin e një autoriteti qeverisës të përkohshëm dhe dislokimin e një force ndërkombëtare.

Ndërkohë, armëpushimi në Gaza mbetet i brishtë, pasi Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje.

“Gjashtë persona u vranë të premten në një sulm izraelit ndaj një shkolle të shndërruar në një strehë për personat e zhvendosur”, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi raportoi se të paktën 401 palestinezë ishin vrarë nga sumet izraelite – që kur armëpushimi kishte hyrë në fuqi.

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë gjithashtu gjatë së njëjtës periudhë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paqes në Gaza appeared first on Sinjali.

Australia nderon viktimat e sulmit, Albanese pritet me fishkëllima e tallje

21 December 2025 at 14:33

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i inteligjencës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, ndërsa vendi po mban zi për sulmin në një plazh të Sidnejit ku u vranë 15 persona.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka njoftuar një rishikim të policisë dhe agjencive kombëtare të inteligjencës pas sulmit në Bondi Beach në Sydney. “Mizoria e frymëzuar nga ISIS të dielën e kaluar përforcon mjedisin e sigurisë që ndryshon me shpejtësi në kombin tonë”, tha Albanese, duke duke shtuar se “Agjencitë e sigurisë duhet të jenë në pozicionin më të mirë për t’u përgjigjur”. Të shtënat, në të cilat u vranë 15 persona pasi dy sulmuesit e armatosur hapën zjarr në një festival hebre, janë shpallur një incident terrorist. Policia thotë se sulmuesit ishin të frymëzuar nga “ideologjia e Shtetit Islamik”.

Kryeministri Albanese dukej i tronditur kur arriti në eventin në Sidnej, ndërsa u prit me fishkëllima dhe tallje.

Të paktën një anëtar i turmës bërtiti “gjak në duart tuaja”, ndërsa një tjetër u ndalua nga policia pasi u nis drejt kryeministrit.

Komuniteti hebraik në Australi ka thënë vazhdimisht se ky sulm ishte një tronditje, jo një surprizë. Pikëpamja mbizotëruese është se mund dhe duhej të ishte bërë më shumë për ta parandaluar atë. Ata e kanë akuzuar Albanesen se mban anën e palestinezëve dhe marrëdhënia u përkeqësua kur ai ndërmori hapa për të njohur shtetin e Palestinës në fillim të këtij viti.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar Albanese-n – si dhe udhëheqësit e vendeve të tjera që kanë njohur një shtet palestinez – si shpërblimin për Hamasin, i cili kreu sulmin më vdekjeprurës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Australia nderon viktimat e sulmit, Albanese pritet me fishkëllima e tallje appeared first on Sinjali.

Zbulohen prapaskenat: Bayerni e donte Diant Ramajn dy vite më parë, por hoqën dorë për shkak të karakterit të tij

21 December 2025 at 15:45


Manuel Neuer po e përcakton një epokë që po i afrohet gradualisht fundit. Në kërkim të një pasuesi të mundshëm, FC Bayern ka analizuar disa opsione, përfshirë edhe një portier që aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmund.

Prej kohësh, Bayern është përgatitur për epokën pas portierit të jashtëzakonshëm Manuel Neuer (39). Alexander Nubel (29 vjeçar, aktualisht i huazuar te VfB Stuttgart), Daniel Peretz (25 vjeçar, aktualisht i huazuar te HSV) dhe Jonas Urbig (22) janë tre portierë që klubi ka sjellë vitet e fundit, të gjithë të synuar për të marrë rolin kryesor në portë.

Sipas raportimeve të Bild, portieri kosovar Diant Ramaj ka qenë për një kohë të shkurtër pjesë e listës së ngushtë të Bayern për transferime të mundshme.

Konkrektisht, portieri ishte objekt diskutimi në Mynih kur luante ende për gjigantin holandez Ajax Amsterdam. Megjithatë, një transferim u refuzua përfundimisht, pasi Ramaj konsiderohet si një lojtar me karakter të fortë dhe me prirje për kartonë të kuq.

Në vend të tij, kampionët gjermanë vendosën të sjellin Jonas Urbigun, dy vite më të ri, i cili sipas raportimeve është aktualisht kandidati kryesor për të pasuar Neuerin.

Ndërkohë, Ramaj u transferua te Borussia Dortmund pothuajse një vit më parë dhe po e kalon sezonin aktual si huazim te FC Heidenheim. /Telegrafi/

Sulmi terrorist në Sydney të Australisë, rishikohen shërbimet e inteligjencës

21 December 2025 at 09:10

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka urdhëruar një rishikim të punës së agjencive të inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit, pas sulmit terrorist të ndodhur gjatë një festivali hebraik në Sydney.

Albanese ka bërë të ditur se rishikimi do të vlerësojë nëse këto institucione kanë kompetenca, struktura dhe procedura të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sipas autoriteteve australiane, sulmi ishte i frymëzuar nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS), çka – sipas kryeministrit – dëshmon për një situatë të sigurisë që po ndryshon me shpejtësi në Australi dhe kërkon vigjilencë të shtuar nga institucionet përgjegjëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi terrorist në Sydney të Australisë, rishikohen shërbimet e inteligjencës appeared first on Sinjali.

Zelensky diskuton mundësinë e një takimi të përbashkët SHBA-Ukrainë-Rusi

21 December 2025 at 08:54

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar zhvillimin e “bisedimeve paqeje” me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë, dhe ndoshta edhe të vendeve evropiane.

Komentet ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin portugez, Luís Montenegro, në Kiev.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozuan një takim të veçantë me përfaqësuesit e Rusisë dhe paraqitën formatin e mëposhtëm, për aq sa e kuptoj unë: Ukraina, Amerika, ‘rusët’ dhe, meqenëse atje mund të jenë përfaqësues të Evropës, ndoshta edhe Evropa. Pse them ‘ndoshta’? Sepse kjo do të ishte një [marrëveshje] logjike nëse do të zhvillohej një takim i tillë i përbashkët”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se një takim i tillë do të kishte kuptim vetëm “nëse e kuptojmë rezultatin e mundshëm të takimit Amerikë-Ukrainë që ka ndodhur më parë”.

“Do të kuptojmë nëse ka një rezultat pozitiv apo jo dhe do ta nisim nga aty”, përfundoi presidenti ukrainas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky diskuton mundësinë e një takimi të përbashkët SHBA-Ukrainë-Rusi appeared first on Sinjali.

Sulm në një tavernë në Afrikën e Jugut – Lë nëntë të vdekur

21 December 2025 at 08:22

Policia e Afrikës së Jugut thotë se është duke u zhvilluar një kërkim pas të shtënave me armë në një tavernë që lanë nëntë persona të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur në një lagje pranë Johannesburgut.

Ata thonë se rreth 12 persona të armatosur të paidentifikuar mbërritën me dy makina në Bekkersdal, “hapën zjarr ndaj klientëve të tavernës dhe vazhduan të qëllonin rastësisht ndërsa ata ikën nga vendi i ngjarjes”, shkruan BBC.

Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 sipas orës lokale të dielën (23:00 GMT të shtunën). Policia shtoi se taverna kishte licencë.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 45 persona për 100,000 sipas shifrave të vitit 2023-24 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulm në një tavernë në Afrikën e Jugut – Lë nëntë të vdekur appeared first on Sinjali.

Trump nënshkruan urdhrin ‘e çuditshëm’ për kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

20 December 2025 at 22:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të papritur, duke përcaktuar një objektiv ambicioz: dërgimin e njerëzve në Hënë deri në vitin 2028 dhe mbrojtjen e hapësirës nga kërcënimet me armë. Ky është një hap i rëndësishëm në politikën hapësinore të administratës së tij të dytë.

Ky urdhër u nënshkrua disa orë pas betimit të Jared Isaacman, astronaut miliarder dhe ish-klient i SpaceX, si administratori i 15-të i NASA-s. Ai gjithashtu solli riorganizimin e politikave hapësinore, nën drejtimin e këshilltarit të shkencës të Trumpit, Michael Kratsios.

Në urdhrin “Sigurimi i Superioritetit Hapësinor Amerikan”, Trump kërkon që Pentagonit dhe agjencive të inteligjencës amerikane t’u kërkohet të hartojnë një strategji të sigurisë hapësinore. Po ashtu, nxit bashkëpunimin me kontraktorët privatë dhe kërkon zhvillimin e teknologjive mbrojtëse nga raketat, në kuadër të programit të quajtur “Golden Dome”.

Pavarësisht spekulimeve, urdhri duket se ka anuluar Këshillin Kombëtar të Hapësirës, një panel të kabinetit që Trumpi e krijoi gjatë mandatit të tij të parë, por që kishte pasur synimin ta shkarkonte këtë vit. Sipas një zyrtari të administratës, Këshilli do të vazhdojë të ekzistojë, por tani do të jetë nën varësinë e Zyrës së Politikave Teknologjike të Shtëpisë së Bardhë, me një strukturë të re, ku presidenti do të jetë kryetar, në vend të zëvendëspresidentit.

Kthimi në Hënë deri në vitin 2028 është një vazhdimësi e një planifikimi të mëparshëm të Trumpit për dërgimin e njerëzve në Hënë deri në vitin 2024, duke e bërë eksplorimin e hapësirës prioritet të politikës amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump nënshkruan urdhrin ‘e çuditshëm’ për kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028 appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Orban: Rusia nuk u mposht nga Napoleoni e Hitleri, jo më nga Kaja Kallas

20 December 2025 at 20:42

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka bërë deklarata ironike dhe kritike ndaj qasjes së Bashkimit Europian për luftën në Ukrainë, duke përmendur drejtpërdrejt ish-kryeministren estoneze dhe shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Gjatë një deklarate publike, Orbán tha se Rusia ka përballuar edhe më parë sulme nga fuqi të mëdha ushtarake, por nuk është mposhtur.

“Rusia është sulmuar edhe më parë, për shembull nga Napoleoni, apo jo? Dhe nga Hitleri. Ata nuk ia dolën. Dhe tani sigurisht do t’ia dalë Kaja Kallas,” u shpreh Orbán, në një koment të interpretuar si kritikë ndaj linjës së ashpër të BE-së kundër Moskës,”, tha ai.

Kryeministri hungarez është shfaqur vazhdimisht skeptik ndaj sanksioneve dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se Europa duhet të përqendrohet te armëpushimi dhe negociatat, në vend të përshkallëzimit të konfliktit, shkruan Euronews.al.

Deklaratat e Orbán vijnë në një kohë kur brenda Bashkimit Europian vazhdojnë përplasjet politike mbi strategjinë ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Orban: Rusia nuk u mposht nga Napoleoni e Hitleri, jo më nga Kaja Kallas appeared first on Sinjali.

Pasi u publikuan fotot me Epstein, Clinton: Po na përdorin si kurban

20 December 2025 at 18:58

Një zëdhënës i Bill Clinton akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po e përdor ish-presidentin si kurban, pas publikimit të fotove të tij me Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, si dhe me një grua të re në pishinë, në dosjet e urdhëruara nga Kongresi.

Zëdhënësi i Clinton, Angel Urena, theksoi se publikimi i fotove të vjetra nuk ka të bëjë me Bill Clinton dhe akuzoi disa grupe për përpjekje për të fshehur informacionin. “Ata mund të publikojnë foto të paqarta, por kjo nuk ka të bëjë me Clinton. Ai ka prerë lidhjet me Epstein në 2005,” shtoi ai.

Clinton ka pohuar se ka ndërprerë çdo lidhje me Epsteinin para se ai të shpallej fajtor për abuzim seksual me të mitur. Fotografitë e publikuara e tregojnë Clintonin me Maxwellin dhe një grua të panjohur në një pishinë, dhe gjithashtu në aeroplan me Michael Jackson dhe Diana Ross.

Epstein vizitoi Shtëpinë e Bardhë të paktën 17 herë gjatë administratës Clinton, dhe më vonë udhëtoi me të në disa udhëtime ndërkombëtare. Clinton nuk është akuzuar kurrë zyrtarisht për ndonjë shkelje lidhur me Epstein.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pasi u publikuan fotot me Epstein, Clinton: Po na përdorin si kurban appeared first on Sinjali.

Sulmet kundët ISIS-it, Jordania në krah të SHBA-së në sulmet ajrore

20 December 2025 at 17:27

Jordania konfirmoi sot se ka marrë pjesë në sulmet ajrore të SHBA-së që shënjestruan pozicionet e grupit terrorist ISIS në jug të Sirisë, duke thënë se operacioni synonte të parandalonte ekstremistët nga rivendosja e një baze që mund të kërcënonte sigurinë rajonale.

Në një deklaratë, ushtria jordaneze tha se aeroplanë të Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë kryen sulme ajrore precize herët të premten kundër disa objektivave që i përkisnin grupit terrorist në jug të Sirisë.

Ushtria tha se sulmet u kryen në bashkëpunim me SHBA-në, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it.

SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Siri në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të 13 dhjetorit ndaj forcave amerikane pranë qytetit qendror sirian Palmyra.

Vendndodhja e saktë, numri i viktimave apo detaje të tjera operative të goditjes amerikane nuk janë bërë publike.

Siria ka deklaruar se do të vazhdojë të intensifikojë operacionet ushtarake kundër ISIS-it në të gjitha zonat ku grupi përbën kërcënim, duke rikonfirmuar angazhimin e saj për të luftuar grupin terrorist dhe për të parandaluar përdorimin e territorit të saj si strehë e sigurt për terroristët. /AA/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmet kundët ISIS-it, Jordania në krah të SHBA-së në sulmet ajrore appeared first on Sinjali.

❌
❌