Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë

By: lindita
25 December 2025 at 15:03

Kompania ajrore kombëtare turke, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve. ‘Turkiye Today” shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën…

Source

Flamingot dhurojnë spektakël mbi Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta (VIDEO)

By: lindita
25 December 2025 at 14:52

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale spektalin e flamingove që kanë fluturuar mbi Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Flamingot, të njohura për lëvizjet e tyre harmonike në grup, janë kthyer në një atraksion të rëndësishëm për turizmin natyror në zonë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj, çka po reflektohet pozitivisht edhe te bizneset lokale gjatë kësaj periudhe.

Source

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjes në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”

By: lindita
25 December 2025 at 14:34

Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, në kryeqytet. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së kryeqytetit, Anuela Ristani e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe. “Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin.

Source

Niko Peleshi uron Krishtlindjen nga Korça: Kemi nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve

By: lindita
25 December 2025 at 14:29

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar nga Korça besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Peleshi përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe vëllazërie, duke theksuar se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim. “Krishtlindja në Korçë festohet më bukur se kudo tjetër. Korça është kryeqytet i Krishtlindjeve dhe më vjen mirë që këtë vit është…

Source

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, një i plagosur

By: lindita
25 December 2025 at 13:38

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është aksidentuar rëndë një person. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjera të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Menjëherë në vendngjarja ka shkuar policia dhe…

Source

Vodhën naftë nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

By: lindita
25 December 2025 at 12:49

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pas dyshimeve se kanë përvetësuar karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Për të njëjtin rast, janë ndërmarrë masa disiplinore edhe ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake. Rasti është evidentuar pasi një drejtues kamioni të ushtrisë, i angazhuar në pastrimin e rrjetit të…

Source

Arrestohet zjarrfikësi, përdorte lokalin për të shitur drogë

By: lindita
25 December 2025 at 11:43

Një zjarrfikës në qytetin e Pogradecit është arrestuar nga policia pasi përdorte lokalin që kishte në administrim, për të shitur drogë. Në pranga ra 54-vjeçari, L. Sulstarova, ndërsa në lokal u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari. “Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec…

Source

Erion Veliaj uron besimtarët: Krishtlindja t’ju gjejë të bashkuar dhe në paqe

By: lindita
25 December 2025 at 11:26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mesazhi i plotë i Veliajt: Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.

Source

Në Japoni mund të punësosh dikë që të kërkojë falje në emrin tënd

By: lindita
25 December 2025 at 11:22

Në Japoni ekzistojnë shërbime të specializuara që ofrojnë “falje profesionale” në emër të një personi apo kompanie. Këta përfaqësues paguhen për të përcjellë një ndjesë formale në situata personale, biznesi apo edhe ligjore, kur kërkohet etikë e lartë dhe korrektesë maksimale. Ky fenomen lidhet ngushtë me kulturën japoneze, ku nderi, përgjegjësia shoqërore dhe mënyra e të kërkuarit falje kanë…

Source

Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë 52-vjeçari

By: lindita
25 December 2025 at 11:16

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash. Biznesmeni Artur L. u plagos me thikë nga shtetasi Eri V., i cili më pas edhe është ndaluar nga policia. Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para. Biznesmeni ka refuzuar t’i japë dhe autori për pasojë…

Source

Tirana pret Krishtlindjen me koncertin “Tinguj & Fjalë” në Sheshin Skënderbej

By: lindita
25 December 2025 at 10:58

Mbrëmjen e djeshme, më 24 dhjetor, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv “Tinguj & Fjalë – Koncert Simfonik i Natës së Krishtlindjes”, duke kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë. Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik…

Source

Urimi i pazakontë i Zelenskyt për Krishtlindje, kujt i drejtohet mallkimi?

By: lindita
25 December 2025 at 10:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një konferencë për shtyp, duke publikuar në thelb planin-propozimin e ri ukrainas për një armëpushim, por edhe për paqen, në një mandat të dytë, si dhe një dëshirë të pazakontë. Në videon 8-minutëshe, pati edhe një mesazh, të cilin shumica e interpretoi si, një mallkim për Presidentin rus Vladimir Putin. “Sot, të gjithë kemi një ëndërr dhe bëjmë…

Source

Media e njohur australiane përzgjedh edhe Shqipërinë si destinacion turistik për 2026-n

By: lindita
25 December 2025 at 09:30

Nëse po planifikoni një udhëtim në Evropë për vitin 2026, atëherë Shqipëria është një nga zgjedhjet më të mira, shkruan John Walsh për faqen e njohur australiane të udhëtimeve https://travel.nine.com.au/. ”Sigurisht, nëse është hera juaj e parë në Evropë, ju do të dëshironit të shihnit Kullën Eiffel apo Koloseun, por këshilla jonë do të ishte të kërkoni disa destinacione të reja dhe ka disa të…

Source

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët e krishterë: Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi

By: lindita
25 December 2025 at 09:19

Krerët e shtetit, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama përcollët urimet për të gjithë besimtarët e krishterë në këtë ditë të Krishtlindjes. “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj në urimin…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

By: lindita
25 December 2025 at 09:09

Dashi Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju që të krijoni rrjete me njerëz të tjerë dhe të krijoni lidhje të rëndësishme. Mos kini frikë të shtyni projekte të caktuara për të komunikuar me të tjerët. Demi Pavendosmëria është armiku juaj më i madh sot. Tendenca është që të zhyteni aq shumë në ide sa të harroni mjetin tuaj më të vlefshëm…

Source

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, Gjykata jep vendimin për protestuesit

By: lindita
24 December 2025 at 13:46

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, do të paraqiten me detyrim para autoriteteve. Këtë masë e ka kërkuar prokuroria e kryeqytetit, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos i mbajnë ata në paraburgim, por të monitorohen nëpërmjet detyrimit për t’u paraqitur rregullisht pranë organeve të drejtësisë.

Source

Berisha paralajmëron sërish protestë: Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë…

By: lindita
24 December 2025 at 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protesta pa ndalim kundër kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ai se bulevardi dhe sheshi do të jenë të qytetarëve “jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar qeverinë”. “Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit…

Source

Rama viziton kantierin e “Kengo Art Park”: Qendër e re për artin dhe kulturën

By: lindita
24 December 2025 at 12:27

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën. “Në kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë sipërfaqe, e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën, ku do të gjejnë…

Source

Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindje: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

By: lindita
24 December 2025 at 12:15

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryepeshkop Joani shprehet se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit. “Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Është detyra e çdo të krishteri të bashkë ndajë…

Source

Meloni batuta me stafin e saj: 2025-a ishte e vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq!

By: lindita
24 December 2025 at 11:33

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa ka uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri stafit të Zyrës së Kryeministrit, nuk i ka kursyer batutat. Ajo këshilloi stafin e saj që të pushojnë dhe të rikuperojnë energjitë gjatë festave të Krishtlindjeve, duke theksuar se i pret një vit i vështirë pune. Gjatë një takimi të zhvilluar të martën në oborrin e Zyrës së Kryeministrit…

Source

❌
❌