Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

“Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore

By: Os De
22 December 2025 at 10:57

Në lidhje live për Euronews Albania ishte meteorologia Lajda Porja e cila bëri parashikimin e motit për javën. 

Sipas saj, edhe këto ditë të mbetura nga dhjetori do të jenë tipike dimërore. 

“Duke filluar nga nesër do të kemi vranësira të shpeshta dhe do të kemi reshje, të cilat do të fillojnë si fillim në zonat jugore sepse sistemi i vranësirave është duke u zgjeruar në jug të vendit, ndërsa mbasditja dhe mbrëmja do të përfshijnë të gjithë territorin. 

E mërkura dhe e enjtja do të kenë reshje shiu në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare, reshje dëbore në të gjithë zonën lindore, duke filluar që nga pjesa e verilindjes deri në juglindje”, u shpreh meteorologia. 

Ajo theksoi gjithashtu se reshjet do të jenë me intensitet të ulët, nuk do ketë dëborë të konsiderueshme apo problematike, do ketë dëborë në të gjithë zonën malore. 

“Kjo situatë e motit do të vijojë edhe ditën e enjte, ku dëbora do të jetë në sasi më të pakta, ndërsa e premtja dhe fundjava do të jenë pa reshje me vranësira të dendura, me lagështi dhe temperatura mjaft të ulëta deri në -5 gradë Celsius. Do të jetë java më e ftohtë e këtij viti. 

Përsa i përket festave të fundvitit, do t’i festojmë pa reshje, por do të jenë shumë të ftohta pasi një masë e ftohtë nga Pol i Veriut po zbret gradualisht drejt Ballkanit. 

Për Krishtlindje do të ketë dëborë në juglindje me sasi të pakta dëbore. Temperaturat në zonat malore do të jenë -5 ose -6 në verilindje”, u shpreh Porja. 

Ndërkohë, masa e ftohtë do të qëndrojë për disa ditë edhe në ditët e para të vitit të ri. 

Përsa i përket rajonit, aty do të ketë borë, kryesisht të mërkurën dhe të enjten në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. 

“Do të jetë dita e mërkurë ku reshjet do të jenë më të dendura, ndërsa të martën dhe të enjten do të jenë më të pakta”, përfundoi meterologia. 

The post “Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore first appeared on JavaNews.al.

Ironizon protestën e PD, Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do Vrenozi na hyri në Big Brother…

By: Os De
22 December 2025 at 10:51

Ylli Manjani ka ironizuar protestën e paralajmëruar këtë të hënë nga opozita. 

“Nuk e di si e keni ditën e pastaj javën ju, po sot do rrëzojmë Ramën iher. Erdhi më në fund dita. 

Hiç mos u mundoni të dilni në të ftohtë se është e kryer kjo punë… 

Nesër e më pas flasim për të ndërtuar qeverinë teknike, hidraulike, elektrike dhe mekanike… 

Punë të mbarë dhe mos harroni, një sy nga big-u.  Vrenozi oh oh oh aty brënda. Na la ne të hamë fasule”, shkruan ai. 

The post Ironizon protestën e PD, Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do Vrenozi na hyri në Big Brother… first appeared on JavaNews.al.

Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

By: Os De
22 December 2025 at 10:44

Në ceremoninë e prezantimit të Kreut të ri të SPAK, Klodian Braho janë të pranishëm edhe ndërkombëtarët. Të pranishëm ishin delegacioni i BE-se, ekspertet e OBDAD dhe ambasadori gjerman në Tiranë. 

Braho mori zyrtarisht detyrën të enjten duke pasuar Altin Dumanin ndërsa sot po mbahet ceremonia e prezantimit të tij si drejtues i SPAK. Ceremoninë e ka hapur drejtuesja e KLP-së, Mirela Bogdani. 

 

The post Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni first appeared on JavaNews.al.

VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

By: Os De
22 December 2025 at 10:36

Dita e fundit e debatit për buxhetin e shtetit në Asamblenë e Madhe Kombëtare turke ishte e mbushur me ngjarje të dielën në mbrëmje, kur deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) kryesore të opozitës u përleshën, duke shkëmbyer grushte. 

Tensionet arritën kulmin gjatë seancës së buxhetit, me incidentin që zgjati rreth dhjetë minuta dhe duke e detyruar Kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmus, të pezullonte seancën pasi forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve të përfshirë në incidente. 

Më pas, Parlamenti miratoi përfundimisht buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër, ndërsa Akti i Përgjegjshmërisë i vitit 2024 u miratua me 316 vota pro dhe 247 kundër. 

Sipas raportimeve, tensioni filloi pas një përballjeje verbale midis deputetit të partisë në pushtet në Bursa, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të CHP-së, Gokan Gunaydin. 

Kur nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së, Ali Mahir Başarır, u ngrit në protestë, tensioni u përshkallëzua me shpejtësi. Shkëmbimet verbale fillimisht u shndërruan në shtytje dhe më pas filluan grushte midis deputetëve nga të dyja partitë. 

Fists Fly in Turkey’s Parliament as Budget Vote Sparks Physical Clash pic.twitter.com/o67mhTzWrl

— RT_India (@RT_India_news) December 22, 2025

 

The post VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin first appeared on JavaNews.al.

“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

By: Os De
22 December 2025 at 10:27

Altin Dumani i ka kalua stafetën drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho këtë të hënë. 

Ai bëri disa falënderime për punën në krye të SPAK gjatë këtyre viteve, ndërsa theksoi se besueshmëria e institucionit tashmë është rritur ndjeshëm. 

“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë nga më sfiduesit në karrierën time. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira. Sot mund të them me bindje se sot SPAK është më i besueshëm se më parë. Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, prokurorëve të BKH, hetuesve financiarë, stafit administrativ, të kabinetit dhe çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kuraje. 

Gjithashtu, dua ti shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtarë. Një falënderim shkon edhe publikon, besimi i tyre ka qenë forca jonë. I uroj suksese edhe zotit Braho”, tha Dumani. 

The post “Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot first appeared on JavaNews.al.

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

By: Os De
22 December 2025 at 10:18

Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Ai tha se fokusi gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë funksionimi i brendshëm dhe funksionimi i ligjit.

Braho: Dua të vlerësoj paraardhësin nën detyrë, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij. Në ushtimin e detyrës fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm, funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK.

Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, besoj se jemi skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe ne interes të shqiptarëve.

The post Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin! first appeared on JavaNews.al.

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

By: Os De
22 December 2025 at 10:06

Klodjan Braho ka marrë sot zyrtarisht detyrën, si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke zëvendësuar Altin Dumanin.

Ashtu siç ishte përcaktuar, ceremonia nisi në orën 10:00, ku Altin Dumani i kaloi stafetën Klodjan Brahos, i cili u zgjodh si drejtuesi i ri i SPAK, pak ditë më parë duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dumani i uroi suksese në këtë rrugëtim pasardhësit të tij, Braho.

Po kush është kreu i ri i SPAK? Klodian Braho, ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho mban mbi supe edhe drejtimin e shumë çështjeve të “nxehta” që lidhen me politikën.

Ai ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D ,duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, një tjetër dosje e hetuar nga Braho është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.

 

The post U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme first appeared on JavaNews.al.

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

By: Os De
22 December 2025 at 09:56

Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë, kategori e cila nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët. 

Ministri i Financave Petrit Malaj njofton se prej këtij akti normativ përfitojnë 148 mijë persona. 

“Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe per personat me aftesi ndryshe”, tha Malaj. 

Malaj njoftoi se në llogarinë për pensionet në bankën e shqipërisë do të kalojnë fondet e pashpenzuara nga institucionet këtë vit. 

“Janë 150 mln euro do të kalojë në llogarinë që kemi në bankën e shqipërisë për skemën e pensioneve që të mbështesim reformën e re”, tha Malaj. 

The post Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për.. first appeared on JavaNews.al.

“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”

By: Os De
22 December 2025 at 09:50

Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Ervin Salianji u trajtua në Partinë Demokratike njësoj si Gramoz Pashko në vitin 1992. 

“Në vitin 1992, i mbani mend pamjet e Gramoz Pashkos, që guxoi foli diçka dhe i bërtiste salla. E kuptoni? Dhe këtu kthehemi prapë te thelbi i problemit: ajo klikë që është në krye të PD-së. Nuk e do më njeri”, tha Tafani. 

Sipas analistit, në Partinë Demokratike ka një grup që “presin momentin kur Berisha mos jetë më aty fizikisht”. 

“Në PD ka një grup i cili është një grup që kanë besimin e patundur tek kryetari. Ke dhe një grup tjetër që e di që janë eunuk që nuk kanë mundësi të marrin votën në terren dhe presin momentin kur Berisha mos jetë më aty fizikisht, se edhe mosha do bëjë të vetën, dhe të marrin në dorë atë mekanizëm që është ngritur”, deklaroi Tafani. 

The post “Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër” first appeared on JavaNews.al.

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

By: Os De
22 December 2025 at 09:40

Pezullimi i përkohshëm i Lotarisë Amerikane ka ngritur shqetësime të shumta te mijëra aplikantë, përfshirë edhe shqiptarët që çdo vit presin me interes këtë program emigrimi. I ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, eksperti i emigracionit në SHBA, Lorenc Mansaku, paralajmëroi se situata mbetet e paqartë dhe se pezullimi mund të prekë edhe personat që tashmë e kanë fituar lotarinë.

Sipas Mansakut, aktualisht janë pezulluar të gjitha aplikimet për ndryshim statusi brenda Shteteve të Bashkuara, ndërsa Departamenti i Shtetit, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, po shqyrton hapat e mëtejshëm. “Nuk kanë dalë ende udhëzime të qarta. Jemi në një fazë zhvillimi dhe flasim hipotetikisht, por ekziston rreziku që pezullimi të shtrihet edhe te intervistat në konsullata, përfshirë edhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Eksperti theksoi se, nëse kjo ndodh, edhe fituesit që janë në pritje të intervistës mund të përballen me vonesa ose pezullim të procesit. “Kam frikë se ky pezullim mund të zgjasë dhe ndoshta të shkojë përtej afatit të programit, që përfundon më 30 shtator 2026”, tha Mansaku.

Ai kujtoi se Lotaria Amerikane nuk mund të hiqet përfundimisht pa një vendim të Kongresit, pasi kjo do të kërkonte ndryshime në Aktin e Emigracionit dhe Nënshtetësisë. Megjithatë, sipas tij, administrata aktuale synon një rishikim të programeve të emigracionit, duke favorizuar punonjës të kualifikuar dhe kritere më të forta për pranimin e emigrantëve.

Në këtë situatë të paqartë, Mansaku kishte një sugjerim për ata që tashmë e kanë marrë vizën. “Këshilla ime është që të udhëtojnë mundësisht sa më shpejt, sepse nuk dihet se çfarë udhëzimesh do të jepen më vonë për personat që kanë fituar vizën dhe në vazhdim. Pra, në këto momente nëse dikush ka fituar vizën duhet të udhëtojë sa më parë në mënyrë që ta shmangë këtë pezullim. E zëmë dikush ka bërë intervistën, ka fituar vizën të shkojë nesër. Që nesër në këtë situatë të paqartë ku nuk dihet se çfarë urdhri do dalë nesër”, tha ai.

I pyetur nëse mund të kthim mbrapsht të këtyre personave, Mansaku u përgjigj: “Jo, këtë nuk e mendoj. Në momentin që hyn në Shtetet e Bashkuara ndoshta mund të ketë një vonesë në marrjen e Green Card. Ndoshta kjo mbetet për t’u parë, por në momentin që ka hyrë në Amerikë, ai person quhet person me Green Card”.

The post Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar first appeared on JavaNews.al.

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

By: Os De
22 December 2025 at 09:33

Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026. 

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore.
Masat konsistojnë në: 

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale; 

-menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit; 

-rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare; 

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore. 

(Në këtë kuadër, sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta se punonjësit e Policisë kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë, është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një numër të caktuar masash administrative.
Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat këshilluese, janë mjete që përdoren ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kanë objektiva vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve) 

-bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare për mbarëvajtjen e ceremonive festive për Krishtlindje dhe Vit të Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policitë Bashkiake në qarqe; 

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë ndërrimit të viteve; 

-shtimin e masave për mbajtjen nën kontroll të rendit dhe sigurisë në ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale; 

-sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale; 

-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese; 

-rritjen e gatishmërisë dhe shtimin e shërbimeve policore në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale; 

-bashkëpunimin me shërbimet private të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e masave te sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare. 

Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme. 

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe në këtë kuadër, i fton ata të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë, duke denoncuar ne numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte, përgjatë ditëve dhe netëve festive. 

 

The post Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit first appeared on JavaNews.al.

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

By: Os De
22 December 2025 at 09:26

Një gjeneral i lartë rus është vrarë mëngjesin e kësaj të hëne në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse. 

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se viktima është gjeneral lejtënant Fanil Sarvarov, kreu i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura. 

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e montuar poshtë automjetit. Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe një të mundshme përfshirje të shërbimeve të inteligjencës ukrainase. 

Nga ana e saj, Ukraina nuk ka reaguar deri tani për ngjarjen. 

The post Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës first appeared on JavaNews.al.

Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

By: Os De
22 December 2025 at 09:21

Përpjekjet e Ramiz Alisë për të bindur shqiptarët me disa ndryshime si lejimi i veprimtarive të vogla tregtare, dhënia e pasaportave apo bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në nuk i ndalën të rinjtë, që nuk kërkon ndryshim fasade, por këmbëngulnin të shkulnin nga rrënjët diktaturën.

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ndërsa rrugës iu bashkuan qindra të tjerë. Një ditë më pas, u dërguan kërkesat presidentit Ramiz Alia.

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, gjatë intervistës për “Exclusive” thotë se Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 imponoi pluralizmin politik dhe rrëzoi projektin e zgjedhjeve me shumë kandidatë si një fasadë, duke shënuar fillimin e një historie të re për Shqipërinë.

Ata shtruan kërkesën për pluralizëm. Lëvizja studentore e imponoi pranimin e pluralizmit politik, duke hedhur në kosh projektin e zgjedhjeve me shumë kandidatë si një fasadë, vunë pluralizmin”, rrëfen Preç Zogaj.

Lëvizja studentore që solli përmbysjen e regjimit, u udhëhoq nga Ramiz Alia.

Më tej ai shton “Ai ka rolin e liderit, ai u priu studentëve natën e 8 dhjetorit. Ishte Azemi që tha ‘s’kemi çfarë bëjmë më në Qytet Studenti, kush është për kërkesa më të mëdha, të nisemi drejt Tiranës”. U nisën natën, filloi si paqësore, pati një takim me Ramiz Alinë, ai i pret në Presidencë, pati një përleshje. Ata kthehen në Qytetin Studenti, fortifikohet, rezultati i natës së parë është se fituan qytetin e tyre si zonë të lirë. Ishte fitorja e parë e tyre atë natë”.

Protestat vazhduan deri më 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga takimi, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike, e para forcë politike opozitare pas gjysmë shekulli mungesë pluralizmi.

Këtu nis historia e re. Shqipëria e bëri ndryshimin me dialog. Intelektualët dhe studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit. Të gjitha këto janë akte të pastra të njerëzve. Ishin shtatë studentë që themeluan PD-në. Pjesa tjetër janë intelektualë, pedagogë, pjesë të mediave dhe kulturës”, shtoi Zogaj.

 

The post Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre… first appeared on JavaNews.al.

Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

By: Os De
22 December 2025 at 09:17

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla do të jetë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Screenshot_1Screenshot_2

The post Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot first appeared on JavaNews.al.

Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

By: Os De
22 December 2025 at 09:11

Partia Popullore (PP), e pozicionuar në krahun e djathtë të spektrit politik, ka fituar zgjedhjet lokale në rajonin e Extremadura, në Spanjën perëndimore, gjatë javës së kaluar. Kjo ka sjellë një humbje të thellë për socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez, të cilët janë përfshirë në një seri skandalesh, ndërsa e djathta ekstreme ka rritur ndikimin e saj në këtë rajon. 

Partia Popullore arriti të siguronte 43% të votave, duke marrë 29 nga 65 vendet në parlamentin rajonal, duke shënuar një rritje të vogël krahasuar me 28 mandatet që mbante deri tani, sipas rezultateve preliminare që përfshijnë 99% të fletëvotimeve të numëruara. Ky rezultat tregon se PP mund të ketë nevojë për mbështetje nga partia ekstreme e djathtë, Vox, për të formuar një qeveri. Vox pati një rritje të dukshme, duke marrë 11 vende, një rritje nga 5 mandatet që kishte në zgjedhjet e mëparshme, që përfaqëson rreth 17% të votave. 

Nga ana tjetër, PSOE, Partia Socialiste e drejtuar nga Pedro Sanchez, e cila ka pasur një dominim të gjatë në këtë rajon, pësuan një humbje të madhe. Ata humbën 14 pikë dhe 10 vende, duke arritur vetëm 26% të votave dhe duke siguruar vetëm 18 mandate, shumë larg nga pozita e dikurshme dominuese që mbante deri në vitin 2023. 

Zgjedhjet e parakohshme në këtë rajon, që ka një ekonomi kryesisht bujqësore dhe një popullsi prej rreth 1 milion banorësh, u zhvilluan pas një vendimi gjyqësor që kërkoi hetimin e ish-Ministrit të Transportit, José Luis Ávalos, një aleat i ngushtë i Pedro Sánchez, për akuza korrupsioni. Ávalos, i cili është në paraburgim në pritje të gjyqit, akuzohet për marrje ryshfeti në këmbim të dhënies së kontratave publike. Prokuroria ka kërkuar një dënim prej 24 vitesh burg. 

Përveç kësaj, hetime të tjera për korrupsion janë fokusuar edhe tek gruaja e Sánchez, Begona Gómez, dhe vëllai i tij, kompozitori dhe dirigjenti David Sánchez, i cili akuzohet për shfrytëzimin e pozicionit të tij për të siguruar një vend në qeverinë provinciale të Badajoz në vitin 2017. Ai pritet të dalë në gjyq për shfrytëzim të ndikimit politik në vitin 2026, së bashku me dhjetë të pandehur të tjerë, përfshirë kandidatin socialist për presidencën e Extremadurës, Miguel Ángel Gallardo. 

PSOE është gjithashtu nën kritikë për trajtimin e dështuar të rasteve të ngacmimit seksual që përfshijnë figura të larta të partisë. 

 

The post Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës first appeared on JavaNews.al.

“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

By: Os De
22 December 2025 at 09:02

Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, u shpreh se pakënaqësia popullore është shumë e madhe dhe theksoi se “po t’ia lësh në dorë qytetarëve, të jesh i sigurt që ata janë për veprime tepër agresive” në protestën e nesërme të opozitës.

“Pakënaqësia është shumë e madhe dhe po t’ia lësh në dorë të qytetarëve, të jesh i sigurt që ata janë për veprime tepër agresive dhe thonë jemi gati që të marrim çdo veprim të mundshëm vetëm të shporrim njëherë e përgjithmonë këtë qeveri. Por, Partia Demokratike është parti e cila vjen nëpërmjet votës në pushtet dhe ne nuk duam që nëpërmjet protestës sonë të ngjallim dhunë dhe akte të cilët nesër-pasnesër do ndikojnë negativisht edhe për Shqipërinë e cila është kandidate dhe ka hapur kapitujt për Bashkimin Europian”, tha deputeti democrat.

“Kështu që, duhet vendosur një ekuilibër dhe ky ekuilibër i brishtë midis veprimeve të njëpasnjëshme dhe mbajtjes në një lloj kufizimi të gjithë njerëzve të cilët vijnë për të protestuar dhe kanë një mllef të jashtëzakonshëm dhe dilema është mos na thirrni për të bërë protesta për shëtitje bulevard por a është e gatshme Partia Demokratike që të marrë përsipër për një aksion që mund të kalojë edhe protestën paqësore. Këtu ka pikëpyetjet e veta. Partia Demokratike nuk mbështet aktet e dhunës”, shtoi Gjoni.

The post “Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef first appeared on JavaNews.al.

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

By: Os De
22 December 2025 at 08:58

jë punonjës i Pallatit Élysée në Paris është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së sendeve me vlerë historike dhe financiare nga rezidenca zyrtare e presidentit francez. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e serviseve të tavolinës të përdorura nga presidenti, familja e tij dhe personalitete të huaja.

Hetimet zbuluan se ai, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kishte marrë enë argjendi dhe porcelani dhe kishte tentuar t’i shiste në platforma online ankandesh, si Vinted. Vlera e përgjithshme e objekteve të vjedhura llogaritet deri në 40 mijë euro. Alarmimin e dha shefi i shërbimit të argjendarisë në Élysée, pasi u konstatua mungesa e disa sendeve që konsiderohen pjesë e trashëgimisë kombëtare.

Shumica e objekteve i përkasin Manifakturës së famshme të Sèvres, pronë shtetërore franceze që prej vitit 1759. Hetimet nisën pasi punonjës të kësaj fabrike njohën disa nga sendet e zhdukura në faqet e ankandeve online. Gjatë kontrollit në banesën, makinën dhe dollapin personal të të dyshuarit, u sekuestruan rreth 100 objekte, përfshirë porcelan Sèvres, një statujë René Lalique dhe kupa shampanje Baccarat.

Të tre të dyshuarit u paraqitën në gjykatë më 18 dhjetor dhe do të gjykohen më 26 shkurt. Ata janë vënë nën mbikëqyrje gjyqësore dhe u është ndaluar ushtrimi i profesionit. Objektet e sekuestruara janë kthyer në Pallatin Élysée.

 

The post Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij first appeared on JavaNews.al.

VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

By: Os De
22 December 2025 at 08:47

Një grua 40-vjeçare në Itali është vrarë brutalisht nga partneri i saj i cili e goditi për vdekje të paktën tetë herë me thikë përpara se të vriste veten.

Autori i krimit, i identifikuar si Diego Di Domenico, goditi për vdekje 40-vjeçaren Ana Tagliaferri, e cila zotëronte një pastiçeri të njohur në qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore. Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë ku jetonte me viktimën dhe i dha fund jetës duke u hedhur.

Sipas Rai, Domenico e goditi Annën me thikë tetë herë në qafë dhe fytyrë. Gjatë përleshjes, ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Dëshmitarja e vetme e sulmit, ajo tani ndodhet në spital në gjendje shoku.

Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni i dha së fundmi gruas fatkeqe, së bashku me vëllezërit e motrat e saj, çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar. Pak kohë më parë, bashkia njoftoi se, në shenjë zie, të gjitha ngjarjet që do të ishin organizuar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri po anulohen.

The post VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje first appeared on JavaNews.al.

VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

By: Os De
22 December 2025 at 08:43

Një sulm me armë u regjistrua në një dyqan në Ohajo. Një i ri  nxori një armë dhe qëlloi dy herë, duke synuar një oficer policie. Momenti i të shtënave u kap nga kamerat e sigurisë.

21-vjeçari Shane Newman nxjerr një armë nga brezi dhe përpiqet të qëllojë oficerin, ndërsa vajza pranë tij bërtet “jo, jo, jo!”.

Pavarësisht faktit se një punonjës i dyqanit u hodh mbi 21-vjeçarin për ta çarmatosur, i riu e tërhoqi këmbëzën për herë të dytë.

Një oficer më pas ndaloi dhe e arrestoi atë. Ai zbuloi gjithashtu se do ta kishte qëlluar të riun me armën e tij, por kishte frikë se do të godiste punonjësin e dyqanit i cili po përpiqej ta çarmatosë 21-vjeçarin.

Pas arrestimit të tij, 21-vjeçari u akuzua për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj një oficeri policie.

HEART-STOPPING MOMENT: A suspected shoplifter allegedly pulled a gun on a police officer inside an Ohio Walmart.

Shane Newman, 21, has reportedly been charged with attempted murder and felonious assault on a police officer, court records show. pic.twitter.com/j3TTnAwuob

— Fox News (@FoxNews) December 21, 2025

 

The post VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë first appeared on JavaNews.al.

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot

By: Os De
22 December 2025 at 08:38

Dashi
Në dashuri, dita e sotme ju sjell mundësi të reja për të përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Mos u trembni të shprehni ndjenjat dhe dëshirat tuaja, pasi hapja sjell afrim. Financat mbeten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Besoni në instinktet tuaja kur merrni vendime të rëndësishme.

Demi
Në marrëdhënie, mund të ndiheni paksa të ndjeshëm dhe të kërkoni më shumë ngrohtësi nga partneri. Përpiquni të flisni hapur për ndjenjat tuaja, pasi komunikimi do të forcojë lidhjen. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj lodhjes mendore, ndaj gjeni kohë për të pushuar. Vetëbesimi do t’ju ndihmojë të përballoni çdo situatë.

Binjakët
Sot do të ndjeni një energji të re në dashuri dhe mund të rindezni pasionin në marrëdhënien tuaj. Për beqarët, një bisedë e sinqertë mund të çojë në diçka më shumë. Mos ngurroni të merrni iniciativën në lidhjet tuaja romantike. Sot është dita e duhur për të vendosur prioritete të reja në jetën tuaj.

Gaforrja
Marrëdhëniet romantike kërkojnë durim dhe mirëkuptim, partneri mund të jetë më i ndjeshëm se zakonisht. Për beqarët, një njohje e re do të kërkojë kohë për t’u zhvilluar, ndaj mos nxitoni. Financat mund të përmirësohen nëse bëni një plan të qartë shpenzimesh. Qëndroni të hapur ndaj këshillave që mund të merrni nga të afërmit.

Luani
Në dashuri, dita sjell pasion dhe energji pozitive, duke ju ndihmuar të afroni më shumë me partnerin. Beqarët kanë shanse të mira për të filluar një lidhje të re, veçanërisht nëse janë të hapur ndaj surprizave. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Vendimet e marra sot do të kenë ndikim afatgjatë.

 Virgjëresha
Sot, marrëdhëniet tuaja romantike kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim. Mos lejoni që keqkuptimet e vogla të rriten, por diskutoni hapur çdo shqetësim. Në punë, mund të përballeni me detyra të reja që kërkojnë organizim. Sot është dita për të reflektuar mbi synimet tuaja personale dhe profesionale.

Peshorja
Në dashuri, sot do të ndjeni nevojë të ndani më shumë kohë cilësore me partnerin tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të njohin dikë interesant në një ambient të ri. Shëndeti kërkon kujdes ndaj stresit, ndaj praktikoni teknika relaksuese. Sot është dita për të ndërtuar plane të qarta dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja me vendosmëri.

Akrepi
Marrëdhëniet romantike mund të përballen me disa tensione të vogla për shkak të keqkuptimeve. Përpiquni të dëgjoni më shumë partnerin dhe të tregoni mirëkuptim. Financat kërkojnë vëmendje dhe menaxhim të mirë. Sot është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të mos merrni vendime të nxituara.

Shigjetari
Sot, dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj, duke sjellë harmoni dhe mirëkuptim me partnerin. Beqarët mund të ndjejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt që nuk e kishin vënë re më parë. Komunikimi i hapur do të sjellë rezultate pozitive në marrëdhënie. Sot është dita për të forcuar lidhjet me njerëzit e rëndësishëm për ju.

Bricjapi
Në jetën sentimentale, mund të ndiheni të pavendosur për një çështje të rëndësishme. Përpiquni të dëgjoni zemrën dhe të mos e lini pasiguritë t’ju pengojnë. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin e mjaftueshëm. Sot është koha për të bërë plane afatgjata dhe për të ndjekur objektivat tuaja.

Ujori
Dashuria sot sjell një ndjenjë sigurie dhe qetësie, partneri ju mbështet në çdo hap. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të kthehet në diçka më të thellë me kalimin e kohës. Në punë, do të jeni të përqendruar dhe efikas, duke arritur rezultate të mira. Sot është një ditë e mirë për të ndarë sukseset me të tjerët.

Peshqit
Në marrëdhënie, sot do të ndiheni më të hapur ndaj ndryshimeve dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Për beqarët, një miqësi mund të marrë një kthesë romantike. Financat janë të stabilizuara, por mos rrezikoni me shpenzime të mëdha. Sot merrni kohë për të reflektuar mbi arritjet dhe synimet tuaja.

The post Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot first appeared on JavaNews.al.

❌
❌