Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

By: e xh
14 January 2026 at 23:32

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ajo tregon se për shkak të lidhjeve të saj romantike, ka marrë jo pak komente ofenduese në rrjetet sociale.

“Ish-at e mi janë bërë hit”, u shpreh, teksa pranoi se deri diku komentet i pëlqenin.

Rudina Dembacaj: Blendi t’i more shembull Eva Muratin, por ti nuk e ke idenë, ia kaloj nja 5 miliardë herë Evës për komentet që më kanë ardhur për jetën personale.

Blendi Fevziu: Çfarë të thonë me aman?!

Rudina Dembacaj: Ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjëja, ka njerëz ku të hanë nga një ‘copë tortë’, të gjithë në garë për vëmendje. Të ‘mjerët’ kërkojnë vëmendje nga asgjëja. Kanë pasur një kontakt të caktuar me mua në një pikë të jetës dhe shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës atë gjë për të marrë vëmendje dhe për të krijuar vëmendje, më të marrë famë. Merren me ish-at e mi, janë bërë hit. Se unë i bëj edhe publike gjërat!

Blendi Fevziu: Po ty ç’të duhet?! Ti e kruan vetë!

Rudina Dembacaj: Pikërisht pra se mua deri diku edhe më pëlqejnë këto komente.

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

By: e xh
14 January 2026 at 23:29

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar  vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”,tregoi Shakohoxha.

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

By: e xh
14 January 2026 at 22:35

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë mundësisë së pushtimit të Groenlandës nga SHBA-të.

Në një koment shumë ironik dhe cinik, ish-presidenti rus theksoi se mosveprimi i europianëve “do të jetë një precedent i madh për Europën”.

Në postimin e tij, ai komentoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nëse ka një shkelje të sovranitetit në Groenlandë, pasojat do të jenë të pallogaritshme.

“Gjeli gal”, shkruan Medvedev, duke iu referuar Macron, “tha se nëse preket sovraniteti i Danimarkës, pasojat do të jenë të pallogaritshme. Oh, dhe çfarë do të bëjnë ata? A do të rrëmbejnë presidentin amerikan? A do të hedhin armë bërthamore mbi SHBA-në? ​​Jo, sigurisht. Ata thjesht do të frikësohen… dhe do ta dorëzojnë Grenlandën. Dhe ky do të jetë një precedent i madh europian”, tha Medvedev.

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

By: e xh
14 January 2026 at 22:13

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me flamurin e Groenlandës në një udhëkryq, me pyetjen “Groenlandë, cilën rrugë do të ndjekësh”.

Njëra rrugë, ajo “paqësorja” me diell ka destinacion SHBA-në, ndërsa rruga tjetër me stuhi sipas Shtëpisë së Bardhë, ka destinacion Rusinë dhe Kinën.

Pyetja e shtruar mbi foto ishte: “Groenlandë, cilën rrugë do të ndjekësh? ”

Dilema tani bie mbi supet e 57 mijë banorëve të Groenlandës , të cilët duhet të vendosin se cilën rrugë të ndjekin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Qeveria e Groenlandës ka deklaruar ndërkohë se “nuk mund t’i pranojë në asnjë rrethanë” pretendimet e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjik. Danimarka, e cila e ka bërë të qartë se një traktat i vitit 1951 tashmë i lejon SHBA-së të zgjerojë ndjeshëm praninë e saj ushtarake në territor, vazhdimisht ka deklaruar se ishulli nuk është në shitje dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

 

Which way, Greenland man? https://t.co/G0NnJdZRJK pic.twitter.com/TLmOwst6M6

— The White House (@WhiteHouse) January 14, 2026

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

By: e xh
14 January 2026 at 21:56

Pas qeverisë, Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS.  Punimet nisin me fjalën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi si dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

Secili prej kryetarëve të komisioneve do të mbajnë fjalën e tyre, ndërsa mbledhja vjen 3 ditë para nisjes së sesionit plenar.

Agjenda:

10:00 Hapja e Mbledhjes

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

13:30 – Konkluzione

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

15:00 – Mbyllja e Mbledhjes

Yesterday — 14 January 2026Main stream

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

By: e xh
14 January 2026 at 21:27

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se vrasjet në Iran po ndalen dhe se nuk ka plane për ekzekutime, njoftoi Donald Trump.

Këto deklarata Trump i ka bërë gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Jemi njoftuar  por do ta zbulojmë se çfarë do të thotë e gjithë kjo, pasi na është thënë se vrasjet në Iran janë ndalur, dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime. Më është thënë kjo nga autoritetet e duhura. Shumë njerëz flisnin, gjatë dy ditëve të fundit, se sot do të ishte dita e ekzekutimit”, tha Trump.

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

By: e xh
14 January 2026 at 20:37

Disa të paraburgosur në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit dhe IEVP të tjera mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se zhvendosjet po bëhen nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të paraburgosurit janë ata që akuzohen për krime të rëndë.

Deri tani, arsyet e kësaj lëvizje ende nuk dihen, por kjo vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të drejtorit të kësaj IEVP-je, pas arratisjes së Altin Docit.

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

By: e xh
14 January 2026 at 20:29

Mediat e huaja kanë raportuar se, Gjermania po shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë.

Gjermania thuhet gjithashtu se po shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë si pjesë e stërvitjes së re europiane në Arktik, sipas gazetës Bild.

Gazeta tha se “një ekip i avancuar i personelit të Bunderswehr” do të dërgohej i pari, potencialisht që nesër dhe mund të pasohet nga trupa të tjera nëse vlerësohet e nevojshme.

Por gazeta vëren se një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes nuk pranoi të komentonte mbi raportin, ndaj vlen të thuhet se ekziston skepticizëm për raportimet.

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

By: e xh
14 January 2026 at 20:21

Një televizion shtetëror iranian transmetoi të mërkurën një segment të plagosjes së Presidentit Donald Trump gjatë fushatës me shkrimin se “këtë herë, plumbi nuk do të dështojë”, duke përshkallëzuar retorikën e Teheranit mes tensioneve në rritje me SHBA-në.

Segmenti përfshinte një imazh të Trump të rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret pas përpjekjes për vrasje në vitin 2024 në Butler, Pensilvani. Amichai Stein, një korrespondent për i24 Neës dhe Jerusalem Post, e ndau postimin në X me një përkthim nga persishtja (farsi).

Zyrtarët rusë dhe media shtetërore kanë lëshuar vazhdimisht kërcënime ndaj Trump që nga sulmi me dron amerikan që vrau gjeneralin Qassem Soleimani në janar 2020.

Komandantët e lartë të Gardës Revolucionare të Iranit janë zotuar për hakmarrje, duke sugjeruar herë pas here se Trump do të ishte një shënjestër, dhe televizioni shtetëror ka transmetuar periodikisht kërcënime simbolike ose paralajmërime të lidhura me atë premtim. Udhëheqja e Teheranit i ka paraqitur këto deklarata si pjesë të premtimit të saj për t’u hakmarrë për vdekjen e Soleimanit.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

By: e xh
14 January 2026 at 19:35

Organet kundër korrupsionit në Ukrainë kanë ngritur akuza të rënda ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko. Ajo dyshohet se ka drejtuar një skemë për “blerjen e votave” brenda parlamentit.

Ndonëse Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) nuk e përmendi emrin e saj drejtpërdrejt në njoftim, burime për agjencinë e lajmeve “Reuters” konfirmuan se bëhet fjalë pikërisht për Timoshenkon.

Sipas hetuesve, nuk bëhej fjalë për raste të veçuara, por për një sistem të organizuar mirë. Deputetët dyshohet se merrnin pagesa paraprake në këmbim të votave të tyre për ligje të caktuara, ose për të mos votuar fare, sipas porosive që merrnin.

Ish-liderja e “Revolucionit Portokalli”, e cila ka shërbyer dy herë si kryeministre e Ukrainës, i ka mohuar të gjitha akuzat. Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se do ta pastrojë emrin e saj në gjykatë, pa dhënë detaje të tjera mbi hetimin.

Ky hetim është pjesë e një fushate më të gjerë që Kievi po ndërmerr për të pastruar shtetin nga korrupsioni, një kusht ky kyç për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Muajt e fundit, skandale të ngjashme kanë përfshirë edhe ministra e zyrtarë të tjerë të lartë.

Julia Timoshenko mbetet një nga figurat më të njohura politike në Ukrainë që nga vitet ’90, ndonëse fuqia e saj politike është zbehur vitet e fundit.

Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur

By: e xh
14 January 2026 at 19:10

Aktori i njohur kanadez Kiefer Sutherland, ylli i serialit televiziv “24 orë”, është arrestuar nga policia në Los Anxhelos pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar një shofer taksie private.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD), incidenti ka ndodhur rreth orës 00:15 të natës mes të dielës dhe të hënës, në kryqëzimin e Sunset Boulevard me Fairfax Avenue, në zonën e Hollivudit. Oficerët iu përgjigjën një telefonate për një sulm që përfshinte një shofer shërbimi transporti.

Policia bëri të ditur se Sutherland hyri në automjet, sulmoi fizikisht shoferin dhe bëri kërcënime kriminale ndaj tij. Mediat raportojnë se drejtuesi i taksisë nuk ka pësuar lëndime.

Aktori 59-vjeçar, u lirua disa orë më vonë pasi pagoi një garanci prej 50 mijë dollarësh dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 2 shkurt. Rasti është ende nën hetim nga Divizioni i Hollivudit i LAPD-së.

Kiefer Sutherland njihet gjerësisht për rolin e agjentit Jack Bauer në serialin “24 orë” dhe për rolin e presidentit të SHBA-së në “Designated Survivor”. Ai është djali i aktorit të ndjerë Donald Sutherland.

Aktori ka pasur edhe më parë probleme me ligjin. Në vitin 2007 u dënua me 48 ditë burg për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në vitin 2009 u arrestua për sulm, por akuzat u rrëzuan. Arrestimi i fundit para këtij rasti ishte në vitin 2020, për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të emigrimit, në listë edhe Shqipëria

By: e xh
14 January 2026 at 19:04

Qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për vizitorët nga 75 vende. Vendimi pritet të marrë formë përfundimtare javën e ardhshme.

Të prekurit përfshijnë njerëz nga Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Tailanda, Nigeria dhe Somalia, por edhe Shqipëria. Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 21 janar. Direktiva e Departamentit Amerikan të Shtetit i është drejtuar ambasadave të tij. Sipas direktivës, ambasadat duhej të refuzonin aplikimet për vizë bazuar në ligjet ekzistuese, ndërsa departamenti shqyrtonte procedurat e tij. Nuk u specifikua asnjë afat kohor për pezullimin.

Aplikantët më të moshuar ose mbipeshë mund të refuzohen, së bashku me ata që kanë përdorur në të kaluarën ndihmë financiare qeveritare ose institucionalizim.

“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të hershëm për të konsideruar emigrantë potencialë të papërshtatshëm që do të bëhen një barrë publike për Shtetet e Bashkuara dhe do të shfrytëzonin bujarinë e popullit amerikan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott. “Imigracioni nga këto 75 vende do të ndalet ndërsa Departamenti i Shtetit rivlerëson procedurat e përpunimit të imigracionit për të parandaluar hyrjen e shtetasve të huaj që do të merrnin ndihmë sociale dhe përfitime publike.”

Ndërsa dispozita e barrës publike ka ekzistuar për dekada të tëra, zbatimi i saj ka ndryshuar shumë në administrata të ndryshme, ku zyrtarëve konsullorë historikisht u është dhënë diskrecion i gjerë në zbatimin e standardit.

Përjashtimet nga pauza e re do të jenë “shumë të kufizuara” dhe do të lejohen vetëm pasi një aplikant të ketë përmbushur konsideratat e barrës publike.

Një version i vitit 2022 i rregullit të barrës publike nën administratën Biden kishte kufizuar fushën e përfitimeve të konsideruara – kryesisht në ndihmë monetare dhe kujdes afatgjatë institucional – duke përjashtuar programe si Programi i Ndihmës Plotësuese për Ushqyerjen, programi federal i ushqimit plotësues për gratë, foshnjat dhe fëmijët, i njohur si ËIC, Medicaid ose kuponë strehimi.

Akti i Imigracionit dhe Kombësisë u ka lejuar prej kohësh zyrtarëve konsullorë të konsiderojnë aplikantët të papranueshëm për shkak të barrës publike, por Presidenti Donald Trump në vitin 2019 e zgjeroi përkufizimin për të përfshirë një gamë më të gjerë përfitimesh publike. Ky zgjerim u kundërshtua në gjykatë, me pjesë të të cilave përfundimisht u bllokuan përpara se të anuloheshin nga administrata Biden.

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

By: e xh
14 January 2026 at 17:30

Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00.

Mësohet se ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes që ka zhvilluar kryedemokrati Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve.

Kujtojmë se protesta e mëparshme e organizuar e thirrur nga Berisha u mbajt në 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.

Partia Demokratike veç protestave kombëtare, ka zhvilluar edhe protesta më të vogla para Kryeministrisë, të cilat kanë pasur stilin e ‘Foltoreve’

Berisha dhe PD kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste terrenin për zgjedhje të parakohshme.

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

By: e xh
14 January 2026 at 17:21

Në qershor, Donald Trump luajti në mënyrë të sigurt. Deklaratat e tij rreth një dialogu të mundshëm me Iranin kishin dhënë iluzionin se një konflikt mund të shmangej. Por më pas ai vendosi ndryshe, duke u përpjekur të gjente bombardues.

Historia, siç ndodh shpesh në Lindjen e Mesme, e përsërit modelin dhe sjell një periudhë pasigurie. Nga njëra anë, ekziston frika nga një sulm dhe reagimi i Pasdaran-it; nga ana tjetër, ekziston shpresa se kujdesi do të mbizotërojë .

Gjithashtu sepse ka përpjekje nga ndërmjetësuesit e interesuar, ndërsa shumë ambasada po zvogëlojnë stafin, duke nxitur indirekt frikën.

Me tonin e tij të zakonshëm alternativ, Trump u premtoi mbështetje konkrete protestuesve: ndihma është duke ardhur, tha ai, teksa njoftoi pezullimin e kontakteve me Teheranin. Ky mesazh i dyfishtë u pasua nga komentues që renditën se çfarë mund të bënte ai pas një konsultimi të ri me stafin e tij. Pentagoni ka hartuar plane ndërhyrjeje muaj më parë me objektiva minimale dhe maksimale.

Bastisjet janë diskutuar kundër simboleve të represionit: rojeve ose kazermave të milicisë Basij, zyrtarëve dhe selive të policisë. Më lart, bazave të raketave, qendrave të komandës dhe kontrollit, aeroporteve dhe porteve. Dhe, një hap më lart, drejtuesve të lartë të Republikës Islamike. Megjithatë, ata kanë miratuar kundërmasa për të siguruar vazhdimësinë: sipas New York Times , Udhëheqësi Khamenei ka emëruar tre individë të gatshëm ta zëvendësojnë atë nëse ai eliminohet. Një veprim i parashikueshëm, por edhe më urgjent pasi izraelitët konfirmuan se e kishin vënë atë në vijën e zjarrit.

Infrastruktura energjetike ose sistemet që rregullojnë jetën e përditshme mund të bëhen gjithashtu shënjestra. Ky është skenari i një sulmi kibernetik, i cituar nga mediat amerikane: një akt që duhet të paraqitet si një formë solidariteti konkret.

Paralelisht, është shqyrtuar mundësia e vendosjes së pajisjeve Starlink për të lehtësuar komunikimet e opozitës. Elon Musk po e ofron shërbimin falas, pasi ka hequr tarifën e abonimit për iranianët. Megjithatë, ekziston një problem i rëndësishëm: autoritetet kanë kryer një fushatë masive për të neutralizuar pajisjet duke përdorur zbulimin me dronë, bllokimin e sinjalit me teknologji ruse dhe gjoba të rënda për këdo që kapet me një nga këto “stacione”. Akuza është spiunazh për Izraelin, me një dënim prej dhjetë vjetësh burg.

Analistët theksojnë disa aspekte:

1) Mungesa e njohur e një aeroplanmbajtëseje; ato të disponueshme janë në Azi dhe Karaibe.

2) Qëndrimi i aleatëve arabë (Arabia Saudite, Katari, Omani) dhe Turqisë: është një kor kundër sulmit, sepse rajoni është tashmë shpërthyes dhe nuk ka nevojë për më shumë fuqi zjarri. Kjo është arsyeja pse ata janë të zënë duke gjetur alternativa.

3) A përkthehet kundërshtimi ndaj bastisjes në një ndalim të përdorimit të shumë bazave amerikane në Gjirin Persik?

4) Një inkursion me bombardues strategjikë që ngrihen nga Shtetet e Bashkuara dhe kthehen “në shtëpi” me ndihmën e furnizuesve ose mbështetje për Diego Garcia, postin e parë në Oqeanin Indian, është gjithmonë i mundur. Apo lëshimi i raketave nga njësitë detare. Po flasim për një teatër me gati 40,000 ushtarë amerikanë, radar, mburoja antiraketore, avionë luftarakë dhe një ushtri spiunësh.

5) Dyshime për pasojat: a do ta ndryshonte një bastisje situatën në favor të protestuesve apo, më saktë, do t’u jepte ekzekutuesve të tyre pretekste të mëtejshme për të vrarë? Këto pyetje janë të ndërthurura me kryesoren: çfarë dëshiron të arrijë Shtëpia e Bardhë? Kjo është arsyeja pse disa po sugjerojnë një qasje më pak ekstreme, me sanksione, punë të ndyrë nga CIA dhe lëvizje për të inkurajuar një opozitë pa udhëheqës.

Por Trump gjithmonë ka nevojë për një rezultat për t’u mburrur , pavarësisht se sa i përkohshëm apo i thellë është. Është sundimi i botës së tij në dukje pa rregulla.

Pastaj ekziston mundësia për hakmarrje nga Irani, i cili, pavarësisht goditjeve shkatërruese që pësoi në qershor, demonstroi aftësinë e tij për të vendosur një numër të madh raketash tokë-tokë me rreze të gjatë veprimi, të cilat kanë shpuar ombrellën mbrojtëse të Izraelit. Pa përmendur kërcënimin e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, me pasoja alarmante ekonomike.

Dhe ka rrugë për operacione klandestine, të planifikuara prej vitesh, por të mbajtura në rezervë pikërisht në pritje të një përshkallëzimi. Garda Revolucionare ka burimet e saj, të mjaftueshme për të dërguar një sinjal rezistence kur jashtë vendit flitet për një sistem të rrënuar, të ngulitur në llogoren e fundit./Corriere della Sera

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

By: e xh
14 January 2026 at 15:50

Franca ka regjistruar për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2025, një zhvillim që dobëson avantazhin demografik që vendi ka pasur tradicionalisht mbi shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të martën.

Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE) njoftoi se vitin e kaluar u regjistruan 651 mijë vdekje dhe 645 mijë lindje, me një rënie të ndjeshme të lindshmërisë që nga pandemia e COVID-19.

Franca ka pasur historikisht statistika demografike më të forta se pjesa më e madhe e Evropës, por një popullsi në plakje dhe normat e ulëta të lindshmërisë tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike që mund të rëndojë financat publike në kontinent.

INSEE njoftoi se norma e fertilitetit ka rënë në 1.56 fëmijë për grua vitin e kaluar, niveli më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore. Për krahasim, në vitin 2023 Franca renditej e dyta në BE me një normë fertiliteti prej 1.65, pas Bullgarisë me 1.81.

Ndryshimet demografike pritet të rrisin sërish shpenzimet publike në nivele të ngjashme me ato të pandemisë, ndërsa do të dobësojnë bazën tatimore, sipas zyrës kombëtare të auditimit publik.

“Duke marrë parasysh pensionimin e brezave të mëdhenj të lindur në vitet 1960, tensionet në tregun e punës dhe mungesën e fuqisë punëtore pritet të rriten shpejt në vitet e ardhshme”, tha ekonomisti Philippe Crevel nga “Cercle d’Épargne”.

Megjithatë, edhe pse vdekjet tejkaluan lindjet, popullsia e Francës u rrit pak vitin e kaluar, duke arritur në 69.1 milionë banorë, falë migracionit neto, të cilin INSEE e vlerësoi në 176 mijë njerëz.

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

By: e xh
14 January 2026 at 15:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, ka njoftuar sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë.

“Me këtë rezultat, shteti venezuelas arrin shifrën e 7.148 kilogramëve të sekuestruar, vetëm gjatë 13 ditëve të para të muajit janar”, u shpreh ai.

Sipas mediave të huaja Cabello sqaroi se ngarkesa kryesore përbëhej nga 238 thasë, të cilët përmbanin gjithsej 14.280 pako. Cabello theksoi se operacioni përfundoi me sekuestrimin e 6.850 kilogramëve substanca të paligjshme. Sipas ndarjes së ngarkesës, ajo përbëhej nga 14.199 pako marijuanë (6.758 kg) dhe 81 pako kokainë (91 kg).

“Është një goditje shumë e fortë ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikun. Nga këtu nuk do të kalojë as kokainë, as marijuanë, asnjë lloj droge që shteti mund ta ndalojë në rrugën e saj”, deklaroi Cabello, duke nënvizuar se çdo sekuestrim përfaqëson heqjen e një këmbë nga tryezae strukturës logjistike kriminale.

Operacionet në Zulia

Cabello bëri të ditur se edhe në shtetin Zulia janë zhvilluar operacione, shumica e të cilave të lidhura me sekuestrime droge. Procedura e parë që përmendi ishte arrestimi i tre personave që posedonin 75 pako marijuanë, me peshë totale 39 kilogramë të së njëjtës substancë.

Operacioni i dytë përfshiu arrestimin e tre personave të tjerë që kishin 50 pako dhe 50 kilogramë marijuanë në shtetin Zulia. Ai sqaroi se të përfshirët në të dy rastet janë të lidhur me mafien shqiptare që operon nga Ekuadori dhe se ai, si ministër, po zhvillon një luftë reale kundër narkotrafikut. Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafiet detyrohen të përdorin rrugë tokësore, ku janë më të ekspozuara ndaj mbikëqyrjes shtetërore.

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

By: e xh
14 January 2026 at 15:43

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shtuar pretendimin e tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke këmbëngulur se SHBA-të kanë nevojë për ishullin, për qëllime të sigurisë kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump pretendoi se NATO duhet të udhëheqë në rrugën për ta arritur këtë, pasi çdo gjë tjetër do të ishte e papranueshme.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për qëllime të Sigurisë Kombëtare. Është jetike për Kupolën e Artë që po ndërtojmë. NATO duhet të na udhëheqë në rrugën për ta marrë atë. Nëse nuk e bëjmë, Rusia apo Kina do ta bëjë, dhe kjo nuk do të ndodhë! Ushtarakisht, pa fuqinë e madhe të Shteteve të Bashkuara, pjesën më të madhe të së cilës e ndërtova gjatë mandatit tim të parë, dhe tani po e çoj në një nivel të ri dhe edhe më të lartë, NATO nuk do të ishte një forcë efektive ose pengesë – As afër! Ata e dinë këtë, dhe unë gjithashtu. NATO bëhet shumë më e frikshme dhe efektive me Groenlandën në duart e SHBA.-ve.  Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme.”, shkroi Trump.

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

By: e xh
14 January 2026 at 15:32

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Moska duhet të vazhdojë të punojë me Iranin për të zbatuar marrëveshjet dypalëshe.

Lavrov deklaroi se asnjë vend tjetër nuk mund të ndryshojë natyrën e lidhjeve midis Rusisë dhe Iranit.

Një zyrtar i lartë iranian tha të mërkurën se Teherani i kishte paralajmëruar vendet fqinje që strehojnë trupa amerikane se do të hakmerrej kundër bazave amerikane nëse Uashingtoni kryen kërcënime për të ndërhyrë në protestat në Iran.

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

By: e xh
14 January 2026 at 15:23

Sali Berisha reagoi zyrtarisht për hetimin e SPAK lidhur me paratë e shpenzuara në organizimin e Kuvendit të Rithemelimit në 11 dhjetor të 2021. Thirrjen e bashkëpunëtorëve të tij për të deponuar përpara prokurorëve, kryedemokrati e konsideroi një manovër politike për ta dëmtuar.

“Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dorëzuar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim themelorë politike për kuvendin e rithemelimit”, tha Berisha.

Pasi distancoi veten nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, gjuhën filloi ta ashpërsonte ndaj SPAK që e ka dërguar në gjykatë. “Jo nuk mund të bëhet ashtu, ajo ndodh hap dosje tjetër. Kur ke shkuar me mashtrime dhe gënjeshtra në gjykatë, kur nuk ke lënë gjë pa manipuluar dhe mashtruar në dosje, atëherë përpiqesh të thellohesh dhe të manipulosh”.

Daljen përpara kamerave kryedemokrati i bëri për të denoncuar projektin “Durana” duke e krahasuar me inceneratorin e Tiranës, ku paratë janë paguar por nuk është ndërtuar. Berisha pohoi se PD do të dërgojë një padi në SPAK lidhur me këtë projekt, që dyshohet se përdorej për shmangien e detyrimeve fiskale.

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

By: e xh
14 January 2026 at 13:26

Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Europian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

“Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama.

❌
❌