Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Çfarë la pas protesta e PD? Lëndohet një protestues, dy të shoqëruar në Polici

By: redi
22 December 2025 at 20:36

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës përballë Kryeministrisë aty ku u hodhën dhe disa kapsula dhe pak flakadanë, protestuesit u shpërndanë. Një lëvizje që ka kapur të papërgatitur edhe punonjësit e policisë. Një pjesë e protestuesve shkuan te godina e Parlamentit një pjesë te selia e PS-së. Raportohet se dy protestues janë shoqëruar në komisariatin nr. një, ndërsa 1 protestues është lënduar.

Source

Çfarë ka në plan PD? Forca të shumta policie vrapojnë përgjatë Bulevardit

By: redi
22 December 2025 at 20:07

Mbetet mister skenari i protestës së PD. Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit kanë lëvizur drejt sheshit Skënderbej. Nuk dihet se si do të vijojë protesta e PD, por protestuesit të shoqëruar dhe nga forcat e policisë po lëvizin përgjatë bulevardit të madh. Protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.

Source

VIDEO/ Berisha mbyll fjalimin, flakë dhe tym tek Kryeministria

By: redi
22 December 2025 at 19:47

Sapo Sali Berisha mbylli fjalimin në protestën Kombëtare të PD, drejt Kryeministrisë u hodhën flakadanë dhe situata shihet e tensionuar. Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha Miq, këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt. Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra…

Source

💾

Berisha mesazh Ramës: Na ke shpallur luftë, ne do të shkojmë në Surrel

By: redi
22 December 2025 at 19:44

Me një fjalim me akuza dhe të fortë, Sali Berisha i është drejtuar disa herë Edi Ramës. ”Mjerë ai që provohet me ne. Ne do t’i shkojmë në Surrel. Kur ne kemi dalë me këtë betim kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”. Pas fjalimit të tij u hodhen shishe me molotov drejt kryeministrisë.

Source

Protesta, Berisha-Ramës: Nga sot ti nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapobandë

By: redi
22 December 2025 at 19:38

”Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi! Nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri e botë si kryeministër, por si kapobandë”,-tha Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Për të Shqipëria sot ndodhet në një nga momentet më kritike. Berisha theksoi edhe se në 10 vite të qeverisjes së tij shqiptarët janë pakësuar dhe kanë humbur mbi gjysmën e…

Source

Nga protesta Salianji i përgjigjet Berishës: Jam pjesë e PD, s’më largon dot askush nga partia

By: redi
22 December 2025 at 19:25

Ervin Salianji nga protesta e PD-së para Kryeministrisë, tha se do të vijoi që të jetë pjesë e protestave, pasi ai është pjesë e kësaj partie. Në një prononcim për mediat nga protesta, ai tha se nuk e ka përjashtuar askush nga PD. ”Dy skandalet e fundit të qeverisë, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me…

Source

”Nuk do të tërhiqemi”, Bardhi në protestë: Shoqëria shqiptare ka ende guxim dhe kërkon ndryshimin

By: redi
22 December 2025 at 19:18

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në fjalën e tij në protestën kombëtare tha se prania e qytetarëve tregon qartë se shoqëria ka nevojë për ndryshim. ”Sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës.

Source

LIVE/ PD protestë Kombëtare në shesh: Sot është vetëm fillimi, Rama të largohet

By: redi
22 December 2025 at 18:44

Protesta Kombëtare e PD dhe e mbështetur nga opozita në sheshin para Kryeministrisë, ka nisur me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi i cili tha se protesta nuk është një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ai shtoi edhe se mbledhja e demokratëve në protestë, është përgjigja ndaj këtij regjimi. Nuk munguan as akuzat e rënda ndaj qeverisë Rama për lidhje me krimin…

Source

Protesta e PD, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi në shesh kërkojnë rrëzimin e qeverisë

By: redi
22 December 2025 at 18:26

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD përballë Kryeministrisë dhe në shesh është vënë re edhe prania e vajzës së liderit të PD-së, Argita Berishës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi. Ky tubim vjen pas 5 protestave që Sali Berisha organizoi poshtë zyrës së Edi Ramës në 5 javët e fundit. Ky organizim ka qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa Berisha është shprehur se protesta…

Source

Akte të dhunshme në protestën e PD? Deputeti Baçi: Vendosin qytetarët nëse do të dalin jashtë kornizave ligjore

By: redi
22 December 2025 at 18:20

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se procesi i nisur me protestë përpara godinës së Kryeministrisë do të mbyllet me rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Baçi tha edhe se PD dhe opozita është për qëndresë dhe rezistencë paqësore, por nuk përjashtoi as mundësinë e akteve të dhunshme, teksa tha se në fund janë qytetarët që do të vendosin nëse do të dalin jashtë kornizave ligjore. ”Është një proces që…

Source

Protesta Kombëtare e PD, Flamur Noka: Sot fillojmë, por nuk dimë se kur mbarojmë

By: redi
22 December 2025 at 18:01

”Sot fillojmë. Se kur do të mbarojmë do t’ju themi ditën që do të rrëzohet ky narkoregjim dhe do t’i jepet vendit qeveria teknike”, -thotë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga selia blu. Edhe pse u tregua hermetik për detajet e protestës, Noka tha se të gjithë skenarët janë të mundshëm. ”Të gjitha skenarët do të jenë të hapur. Do t’i diskutojmë dhe do të vendosim”.

Source

Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shemi i grupit ”Ilirët”

By: redi
22 December 2025 at 17:41

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online Reporteri. Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”. Ai ishte një nga…

Source

PD në protestë, ”Shqipëria Bëhet” zhvendoset tek Bunkeri

By: redi
22 December 2025 at 17:30

Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Për këtë shkak lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, është spostuar te Bunkeri në qendër të Tiranës, pasi më herët ishte vendosur tek Kryeministria, aty ku tashmë do të mbahet protesta e PD.

Source

Shoqata e gjyqtarëve rezolutë KLGJ: 1100 dosje për gjyqtar! Kontrollet kryhen nga persona të patrajnuar

By: redi
22 December 2025 at 16:47

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i është drejtuar me një rezolutë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke ngritur shqetësime serioze dhe urgjente mbi funksionimin e gjykatave, veçanërisht të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, si dhe të gjykatave administrative. Shoqata thekson se që prek 7 vitesh, pas mbarimit të procesit të vetingut…

Source

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lumbardh Salihu në Viti: LDK me vizion për një Kosovë me shpresë

By: redi
22 December 2025 at 16:07

Kandidati për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumbardh Salihu ka vlerësuar lart takimin me qytetarët e Komunës së Vitisë, duke e cilësuar atë si një emocion të veçantë dhe të papërshkrueshëm. Salihu theksoi se para qytetarëve të Vitisë, së bashku me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë…

Source

Alimehmeti tregon skenarin e protestës nga opozita: Të na bashkohen edhe socialistët

By: redi
22 December 2025 at 15:41

Kreu i Departamentit për Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. ”Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale…

Source

❌
❌