Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Kurti: Fabrikën e parë të municioneve do ta ndërtojmë në Gjakovë

By: Telegrafi
24 December 2025 at 20:24


Në një tubim madhështor, si përherë, u prit në Gjakovë Kryeministri Albin Kurti.

Para qytetarëve të shumtë, ai përmendi disa nga investimet e Qeverisë në këtë mandat për Gjakovën, duke përfshirë ato në shkolla, ambulanca, projekteve për ujë të pijshëm, ngrohjes qendrore, infrastrukturës rrugore, si dhe stadium të qytetit.

Në mandatin e ardhshëm qeverisës, Kurti tha se në Gjakovë do të ndërtohet Fabrika e parë e Municioneve, për të vazhduar në investimet për spitalin e Gjakovës, zonën ekonomike dhe linjën hekurudhore që lidh portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, e cila do të kalojë përmes Gjakovës dhe Shkodrës, duke forcuar lidhjet edhe me Shqipërinë.

Nga Gjakova, Kryeministri i ftoi qytetarët që më 28 dhjetor t’i bashkohen festës së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve të koalicionit. /Telegrafi/

Kandidati i LDK-së, Alban Zogaj premton 80 milionë euro për zhvillimin e Brezovicës

By: Telegrafi
24 December 2025 at 19:31


Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.

Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.

Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Lahi Brahimaj: Suhareka fuqishëm krah Aleancës

By: Telegrafi
23 December 2025 at 20:35


Tubimi përmbyllës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë u shndërrua në një dëshmi të fuqishme të mbështetjes qytetare për Aleancën dhe kandidatin për deputet, Lahi Brahimaj.

Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe atmosferë entuziaste, Suhareka konfirmoi edhe një herë përkrahjen e saj për AAK-në dhe për kandidatin Brahimaj.

Gjatë tubimit, u theksua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe angazhimit për interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Lahi Brahimaj falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do të jetë gjithmonë zëri i Suharekës dhe i gjithë Kosovës, krah qytetarëve dhe krah Aleancës.

"Suhareka dëshmoi edhe një herë se mbetet fuqishëm krah Aleancës – si gjithmonë", ka shkruar Brahimaj. /Telegrafi/

Kurti: Bashkë me Guxo shtojmë punët e mbara

By: Telegrafi
23 December 2025 at 19:48


Kryeminstri në detyrë Albin Kurti ishte pjesë e tubimit të partisë Guxo.

Këto dy parti ishin në bashkëqeverisje në mandatin e kaluar dhe vazhdojnë të jenë edhe në këto zgjedhje.

Kurti tha se ky bashkëpunim që do të vazhdojë, ka për qëllim vazhdimësinë e punëve të mira për vendin dhe qytetarët. Progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik, sipas Kurtit, mbajnë numrin 116.

Prandaj më 28 dhjetor vazhdohet rruga e fitores drejt mandatit të ardhshëm. /Telegrafi/

Abdixhiku: Trepça nuk është barrë, është aset strategjik kombëtar

By: Telegrafi
23 December 2025 at 19:03


Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.

Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial.

Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.

“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.

“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai. /Telegrafi/


Mërgimtarët nga komuna e Lipjanit në mbështetje të Albin Kurtit

By: Telegrafi
23 December 2025 at 18:15


Kandidati për kryeministër njëheri kryeministër në detyrë, Albin Kurti ishte dje në shtëpinë e familjes Uka, në Dobrajë të Lipjanit.

Krahas mërgimtarëve të tjerë, të cilët nuk po hezitojnë të vijnë për të votuar më 28 dhjetor, edhe familja Uka, të cilët jetojnë në Londër, kanë ardhur këtë javë vetëm për ta mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe prijësin e saj.

Kurti tha se mbështetja e tyre do ta bëjë fitoren e 28 dhjetorit edhe më të madhe se atë të 9 shkurtit.

Nga aty, Kurti vazhdoi për në sheshin e qytetit, në Lipjan, ku të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Shumë nga mërgimtarët që ishin aty, e që ai nuk harroi që t’i falënderojë, kishin ardhur veçanërisht për të votuar. Prandaj Kurti i siguroi ata se festa për vitin që vjen, do të fillojë qysh më 28 dhjetor. /Telegrafi/


Arben Vitia: Investim i madh në Urologji

By: Telegrafi
23 December 2025 at 17:04


Përmes një postimi në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në vazhdën e transformimit të Klinikës së Urologjisë, nga sot në QKUK do të ofrohet edhe një shërbim i ri.

Në kuadër të avancimit të shërbimeve shëndetësore, është shtuar edhe metoda RIRS, për trajtimin e gurëve në veshka përmes laserit, e cila nënkupton trajtim pa operacion e qëndrim më të shkurtër në spital, tha Vitia.

Ministri ka falenderuar kompaninë AGS Corporation, falë së cilës ky shërbim, i cili është ofruar vetëm jashtë sistemit shëndetësor publik, tashmë është i qasshëm edhe në QKUK.

Vitia nuk harroi t’ju urojë suksese në shërbimin e tyre ndaj pacientëve edhe stafit të Klinikës së Urologjisë. /Telegrafi/


Kurti nga Hajvalia: Siguria e begatia, jetesë dinjitoze për qytetarët

By: Telegrafi
23 December 2025 at 10:12


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e përmbylli të hënën në një tubim në Hajvali.

Në prani të banorëve, mbështetësve, miqve e aktivistëve, ai e theksoi edhe një herë se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm te sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, por përfshijnë edhe një sistem modern energjetik, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe infrastrukturë rrugore dinjitoze.

Kurti tha se prioritet e qeverisjes së tij mbeten kujdesi për nënat dhe fëmijët, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i veriut dhe bujqësisë, si dhe investimet në infrastrukturë, por edhe ndërlidhja e vendit e qytetarëve përmes urave të reja.




Lekaj merr përkrahje të madhe nga bashkëvendësit e tij në Novosellë

By: Telegrafi
22 December 2025 at 14:30


Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se në Novosellë ka marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të veçantë dhe motivuese.

Sipas Lekajt, besimi i qytetarëve të Novosellës për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është një përgjegjësi e madhe dhe një shtysë për angazhim të mëtejmë politik.

“Është ndjenjë e veçantë të jem krah bashkëvendësve të mi dhe të kem besimin e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit nga zemra Novosella ime,” ka deklaruar Lekaj.



Ai ka theksuar se përkrahja në Novosellë po reflekton rritjen e besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe në nivel komunal dhe qendror.

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Lekaj ka bërë të ditur se së fundmi ka qëndruar edhe në fshatin Doblibare, ku bashkë me banorët ka diskutuar për planin qeverisës të AAK-së dhe vizionin për zhvillimin e Kosovës, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, të cilin e ka cilësuar si kryeministër të ardhshëm.

Sipas tij, gjithandej Gjakovës po vërehet rritje e vazhdueshme e besimit në programin e Aleancës, në udhëheqje të vendosur dhe në politika që, siç tha, i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarit. /Telegrafi/


Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë së Kosovës

By: Telegrafi
22 December 2025 at 13:44


Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi të tij në rrjetin Facebook, tha se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, u themelua Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë thelbësorë të sigurisë.

Kurti tha se testimi i aftësive të mbrojtjes ajrore, u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, mbështetur tërësisht në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.

Për çka edhe shprehu mirënjohjen e tij për zyrtarët e angazhuar, si dhe profesionalizmin e treguar, duke theksuar se mbështetja institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse do të vijojë edhe në mandatin tjetër. /Telegrafi/


Kurti në Ferizaj, përkujton rezistencën e sakrificën kombëtare

By: Telegrafi
22 December 2025 at 12:39


Kryeminstri në detyrë Albin Kurti në Ferizaj, takoi ish të burgosurin Ali Mehmeti, nga i cili pranoi librin e tij Rezistenca Shqiptare në Ferizaj dhe Rrethinë (1988-1998).

Ali Mehmeti, autor edhe i dhjetëra librave të tjerë, i pandryshuar shpirtërisht dhe mendërisht nga burgu, ishte angazhuar gjatë për Republikën e Kosovës, përmes aktivizmit politik, duke mbajtur gjallë edhe parullën e tillë, Kosova Republikë, që nga viti 1967, kujtoi Kurti.

Ndërsa ngrohtësisht u prit edhe nga veterani e invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Zejna në Greme të Ferizaj./Telegrafi/




Gega: Digjitalizim të lejeve të ndërtimit në gjithë Kosovën, jo komunat veç e veç

By: Telegrafi
22 December 2025 at 12:16


Procedurat me të cilat ballafaqohen ndërtuesit dhe investitorët në Kosovë janë të shumta dhe ditë të tëra ecje nga një sportel në tjetrin.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, i cili vjen nga bota e biznesit, ka thënë se gjithë këto procedura mund të thjeshtohen vetëm me digjitalizim.

“Ti duhesh të shkosh një ditë në drejtori të pronës dhe kadastrës, të dorëzosh kërkesë, të presësh deri nesër që ta marrësh atë për ta dorëzuar në drejtorinë tjetër, e të gjitha janë në një vend. Pse mos të digjitalizohen dhe të gjitha të kryhen në një vend”, ka thënë Gega, duke propozuar qartë.

Digjitalizimi që tash ka ndodhur vetëm në disa komuna, sipas tij do të duhet të shtrihet në gjithë vendin dhe për këtë do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës.

Ky ndryshim do të ulë burokracinë, korrupsionin dhe kohën e humbur nga investitorët.

Arben Gega mban numrin 68 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe garon për herë të parë, duke sjellë një frymë të re në garën për deputet./Telegrafi/


LDK prezanton sot programin dhe vizionin qeverisës në disa qytete

By: Telegrafi
22 December 2025 at 10:37


Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të vizitoj qytetet Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë – Dega 3, për të prezantuar programin dhe vizionin qeverisës të partisë.

Abdixhiku ftoi qytetarët të marrin pjesë, të njihen me kandidatët e LDK-së dhe të mësojnë më shumë për planet e partisë për zhvillim, rend, mirëqenie dhe mundësi të barabarta.

Ai theksoi se kandidatët e LDK-së janë profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Qytetarët ftohen të mbështesin LDK-në duke votuar numrin 123. /Telegrafi/

Ismaili nga tubimet në Therandë, Lipjan e Shtime: Kosova është bashkuar për Bedri Hamzën kryeministër

By: Telegrafi
22 December 2025 at 10:30


Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ka vazhduar sot tubimet elektorale në Therandë, Lipjan dhe Shtime, ku është shpalosur programi qeverisës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Ismaili theksoi se entuziazmi në këto tubime është dëshmi e qartë e bashkimit të qytetarëve rreth vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies, duke vënë në pah se mbështetja për Bedri Hamzën po rritet çdo ditë e më shumë në çdo fshat e qytet të Kosovës.

“Tubime madhështore në Therandë, Lipjan e Shtime. Kosova po bashkohet për qeverinë zhvillimore të Bedri Hamzës. Kapitulli i mirëqenies dhe e zhvillimit ekonomik po vjen.” ka shkruar Ismaili në rrjetet e tij sociale. /Telegrafi/

Boksieri Nuri Seferi përkrah Lahi Brahimajn në garën për deputet

By: Telegrafi
22 December 2025 at 08:47


Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.

“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram.

Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

“T’kom djalë vallahi” - takim i veçantë i Kurtit me loken Xhemile që frymëzoi sloganin “Mos lësho pe”

By: Telegrafi
22 December 2025 at 07:49


Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një moment emocional me loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës, duke e cilësuar atë si burim frymëzimi dhe force morale.

Kurti ka treguar se lokja Xhemile, pasi kishte përfunduar librin e Marin Barletit “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, kishte vazhduar leximin e romanit “Procesi K.” të Rexhep Zogajt.

Ai theksoi se fjalët e saj “Nuk lëshojmë pe” janë shndërruar në slogan.

Në videon e publikuar nga Kurti, dëgjohen fjalët prekëse të lokes Xhemile, e cila gjatë tërë diskutimit ia mbanë dorën Kurtit dhe i drejtohet atij me shumë përzemërsi: “A mujte, a je lodh? Kurrë s’më ka pru kush lule. T’kom djalë vallahi, a je lodh boll, ishalla edhe punët e mira. Unë ty të du prej asaj dite që ke dal nga burgu, të du si me të pas djalë temin”.

Postimi i kryeministrit ka marrë reagime të shumta nga qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar loken Xhemile si një figurë që përçon mesazh të fortë qëndrueshmërie dhe besimi. /Telegrafi/


"Me qytetarët që nuk lëshojnë pe", Kurti në Han të Elezit e Kaçanik

By: Telegrafi
21 December 2025 at 14:58


Kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi banorët e Hanit të Elezit.

Në një takim të përzemërt, ai bisedoi për çështjet lokale, investimet dhe zotimet për mandatin e ardhshëm të tij.

Nga aty ai takoi edhe pensionistët e Kaçanikut, të cilët me mikpritje i thanë se Kryeministri ndodhej në vendin i cili përkon me slloganin e tyre, e të cilët premtojnë se nuk do të lëshojnë pe.

Kurti theksoi qartë se sundimi i ligjit do të vazhdojë të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, duke mos përjashtuar forcimin e ushtrisë, mbështetjen për nënat, fëmijët dhe pensionistët, si dhe kujdesin ndaj bujqve e fermerëve, për një jetesë të sigurt e të begatë për secilin qytetar. /Telegrafi/


Nga lindja në punësim, Abdixhiku prezanton “Kontratën e Jetës me Shtetin”

By: Telegrafi
21 December 2025 at 14:23


Kryetari i LDK-së, njëherit edhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur vizionin e tij politik të quajtur “Kontrata e Jetës me Shtetin”, duke theksuar rolin aktiv të shtetit ndaj qytetarëve që nga dita e parë e jetës.

“Çdo shoqëri serioze fillon me një pyetje të thjeshtë: çfarë i detyrohet shteti qytetarit të vet? Jo në fund të jetës, jo vetëm në krizë, por që nga dita e parë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK beson në një shtet që është i pranishëm në çdo etapë të jetës së qytetarit.

“Ne besojmë se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarit; jo si bamirës, por si partner”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, programi parasheh mbështetje financiare prej 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit, çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor, mësim tërëditor me shujta të ngrohta në shkolla, si dhe kushte të barabarta për të gjithë nxënësit.

Ai ka përmendur edhe fokusin në teknologji dhe përgatitje për tregun e punës.

“Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen, si dhe trajnim për 40 mijë të rinj me punësim të garantuar pas diplomimit”, ka shtuar Abdixhiku.

Në fund, kandidati për kryeministër nga LDK ka theksuar se partia e tij është e gatshme për qeverisje.

“LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet. 123 është zgjedhja”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Arben Gega takon veteranët, vlerësohet lartë nga gjenerali Rrahman Rama

By: Telegrafi
21 December 2025 at 14:03


Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega që mban numrin 68, ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Studenqani, ku i pranishëm ishte edhe gjenerali Rrahman Rama.

Gega theksoi se respekti dhe mirënjohja ndaj veteranëve të UÇK-së janë të përhershme, duke vlerësuar lart sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e vendit.

Ai u shpreh se ndihet veçanërisht mirënjohës për respektin dhe përkrahjen që i është dhënë në këtë takim.

Kurse gjenerali Rrahman Rama e vlerësoi lartë figurën e Arben Gegës, duke thënë që njohja me të lidhet direkt me personalitetin e një punëtori që kryn punë./Telegrafi/


Kurti: Familja Krasniqi qëndresë e kujtesë

By: Telegrafi
21 December 2025 at 12:50


Kryetari i LVV-së, Albin Kurti vizitoi familjen Krasniqi në Krevenik. Në një takim të përzemërt me Nuri e Nurie Krasniqin, ai çmoi lart qëndresën e forcën e tyre, si dëshmi edhe e rezistencës së brezave të kaluar.

Më 29 mars 2001, gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ushtria e asaj kohe e FYROM-it, Nuri Krasniqi u plagos rëndë, ndërsa djali i tij 21-vjeçar, Baki Krasniqi dhe mësuesi Ilaz Thaçi, u vranë.


Mësuesi sapo mori vesh, largoi nxënësit nga klasa dhe u qëllua për vdekje gjatë orës mësimore. Gazetari anglez Keren Lawton, i cili pësoi në të njëjtin sulm, ndërroi jetë rrugës për në kampin Bondsteel, kujtoi Kurti.

Kurti i falënderoi familjen Krasniqi për mikpritjen, drejtësia për rastin e së cilës ende mungon. Ai kujtoi e nderoi të gjithë të rënët në Krivenik./Telegrafi/

❌
❌