Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë

17 January 2026 at 16:30

Në vend ka nisur numërimi I shpendëve të ujit.

Prej dy ditësh  në  lagunën e  Nartës, Orikum dhe Butrint po zbulohen  shpendë të cilët kanë krijuar habitatin e tyre në këtë periudhë të vitit madje dhe për herë të parë.

“Anasakuta eshte nje lloj shpendi qe u  evidentua sot, gjendet ne lagune por deri me tani se kishim pare.”

“Ka prezence te larte kryesisht te atyre qe ndodhen ne lagune,  rosa te ndryshme,  flamingo, pelikane  dhe bajza etj .”

Për specialistet e zonave të mbrojtura në  Qarkun e Vlorës  shqetësim mbetet gjuetia e paligjshme.

“Kemi konstatuar tre kurthe nga gjuetaret,  I kemi cmontuar.”

Ndërsa  në liqenin e Prespës së Madhe  janë parë dhe specie të rralla.

“Bajza, disa rosa, rosa me kater sy qe mund te jene me te rralla dhe karizmatike me njerezit.”

“Krahasuar dhe me vendet e tjera kemi konstatuar nje shifer gati te perafert me vitet e tjera. Kemi pasur dhe  pranine mergus merganse..  specie  e rralle.”

Specialistët thonë se  ndryshimet klimatike  e kanë bërë liqenin e Prespës një habitat të papërshatshëm për disa  shpendë migratory.

Censusi i shpendëve ujorë kryhet çdo vit në janar për të parë se cilët  prej tyre zgjedhin të dimërojnë në vendin tonë.

Të dielën  censusi do të vijojë në liqenin e Ohrit në Pogradec.

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

17 January 2026 at 16:18

Nga Eduard Zaloshnja

Kreu i PD, Sali Berisha, foli sot për protestën e rradhës së opozitës më 24 Janar. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita nuk synon të marrë pushtet me dhunë. Ai shtoi se beson tek një kryengritje paqësore dhe të zgjatur, prej së cilës mund të ndryshohet pushteti, sipas tij.

Por proesta të ngjashme të PD-së deri më sot kanë treguar se protestuesit vijnë me furgona në Tiranë nga qytete të ndryshme dhe në më pak se 2 orë shpërndahen andej nga kanë ardhur, pasi kanë dëgjuar fjalimet e zakonshme të Berishës & co.

Po çfarë na tregon historia botërore për protestat paqësore të suksesshme?

Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në atë që u quajt “Lëvizja e Pushtetit të Popullit”). Dhe në ditën e katërt të protestave paqësore të vazhdueshme, regjimi i Markosit u rrëzua…

Në vitin 2003, qindra mijra gjeorgjianë rrëzuan Shevardnadzen me revolucionin e tyre “të trëndafilave”, gjatë të cilit protestuesit pushtuan parlamentin me lule në duar.

Para disa vitesh, presidentët e Sudanit dhe Algjerisë deklaruan dorëheqjen e tyre, falë protestave të përditshme paqësore qindra-mijëshe.

Në secilin rast, fushatat e përditshme të qindra mijrave qytetarëve arritën të rrëzojnë elitat politike, dhe të sjellin ndryshime të rëndësishme.

Ka shumë arsye etike e morale për të zgjedhur strategjinë paqësore për ndryshim. Dhe rezultat e një studimi shkencor të Profesores Erica Chenoweth, të Universitetit të Harvardit, tregojnë se protestat jo të dhunëshme s’janë vetëm një zgjedhje e mirë morale, por edhe shumë më efikase për ndryshimin e gjendjes politike.

Duke analizuar qindra lëvizje (si të dhunshme, edhe paqësore), qysh nga viti 1900 e deri në ditët tona, Profesorja Chenoweth arriti në përfundimin se lëvizjet paqësore kanë gjasa dyfish më të mëdha të jenë të suksesshme, krahasuar me ato të dhunshme. E megjithëse dinamikat e çdo lëvizje varen nga shumë faktorë, ajo ka gjetur se pjesëmarrja aktive në lëvizjen paqësore e të paktën 3.5% të popullsisë garanton suksesin e saj.

Kur filloi studimin e saj mbi këtë temë, Profesorja Chenoweth nuk besonte se lëvizjet paqësore mund të ishin më të fuqishme se ato të dhunshme. Gjatë punës për mbrojtjen e doktoraturës në Universitetin e Kolorados, ajo kishte studiuar për vite faktorët që kontribuonin në lindjen e terrorizmit dhe të lëvizjeve të dhunshme. Por në një konferencë shkencore në Uashington, ajo u ngacmua nga disa kumtesa mbi lëvizjet paqësore.

E ndihmuar nga studiuesja Maria Stephan, ajo mblodhi të dhëna dhe studime për qindra lëvizje që kishin synuar ndryshime politike në vende nga më të ndryshme të botës (Në analizën e saj të gjerë, ajo përjashtoi rastet kur ndryshimet politike kishin ardhur si rezultat i ndërhyrjeve direkte ushtarake të huaja). Profesorja Chenoweth i klasifikoi të dhunshme lëvizjet, kur ishin përdorur bomba, kur kishin ndodhur dëmtime të infrastrukturës etj., ose thjesht, kur ishin shkaktuar dëme materiale ose lëndime njerzore.

Në përfundim, ajo gjeti se probabiliteti i suksesit të një lëvizje paqësore ishte 93%. Ndërsa probabiliteti i suksesit të një lëvizje të dhunshme ishte sa gjysma – vetëm 46%.

Kufiri 3.5%, kyçi i suksesit

Siç duket qartë nga probabilitetet e mësipërme, jo të gjitha lëvizjet paqësore janë të suksesshme. Sipas Profesores Chenoweth, numri i pjesëmërrsve në lëvizjen paqësore është një faktor kritik për suksesin. Në qoftë se të paktën 3.5% e popullsisë, konkludoi ajo, merr pjesë aktive në lëvizjen paqësore, suksesi është i pashmangshëm.

Studimi i Profesores Chenoweth tregon se asnjë lëvizje paqësore nuk ka dështuar, kur e ka arritur këtë kufi.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: 3.5% E POPULLSISË NË SHQIPËRI ËSHTË RRETH 82 MIJË BANORË

Gati 5 milionë euro për Mitajn/ Al Ittihad merr ofertat për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

17 January 2026 at 16:14

Për të pestën ndeshje me radhë ishte në tribunë. Për të dytën gherë radhazi skuadra e tij nuk e mori fitoren, madje këtë herë humbi. E tillë situata e Mario Mitajt në Arabinë Saudite, dhe e ekipit kampion të vendit, Al Itihad.
Në një nga të papriturat më të mëdha të sezonit, Al Etifak mposhti favoritët me një gol të vetëm dhe kundër rrjedhës së lojës, ndërsa trajneri Serzhio Konseisao dhe drejtuesit e klubit duket se kanë ndarë mendjen. Mitaj lihet qëllimisht jashtë ekipi për 4 ndeshje njëra pas tjetrës, ndërsa më herët ishte I pezulluar.
Lajmet janë se për mbrojtësin kuqezi ka interesim nga Europa, nga Spanja, Anglia po Italia, ndërsa së fundmi njoftohet se një klub ka ofruar 5 milionë euro për kartonin e tij.
Al Itihad shpenzoi 4 milionë euro kur e mori nga Lokomotiva e Moskës. Gjithsesi, duket se jo gjithçka është vendosur.

Mbrojtësi portugez I Lacios, Nunjo Tavaresh, duket se nuk do të vijë në Arabinë Saudite, pasi Beshiktashi është shumë më pranë, madje dhe Dortmundi ka shprehur dëshirë për të.
Mbetet të shihet nëse Mitaj do të sakrifikohet apo do të kthehet në ekip, por kryesorja është që gjendja të sqarohet dhe ai të luajë, pasi do të ishte minus I madh nëse nuk do të ishte në fushë, ndërsa afrojnë ndeshjet e kombëtares në plej ofin e Kupës së Botës.

Nderim për heroin kombëtar/ Lezhë, kujtohet përvjetori i vdekjes së Skënderbeut

17 January 2026 at 16:04

Në Lezhë u mbajtën homazhe në ndërim të  Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Ceremonia për  558-vjetorin e vdekjes u zhvillua në vendvarrimin e heroit kombëtar. Të shumtë ishin ata që nderuan figurën e tij.

Historiani Paulin Zefi rrefeu momentet  e fundit të jetës së Skëndërbeut

“Lamtumirë Arbëri, Zoti u kujdestë për ty ashtu si për shpirtin tim!”

Ndërsa  përfaqësuesit  e pushtetit qendror, vendor dhe klerit  apeluan për mbrojtjen dhe përcjelljen e vlerave kombëtare brez pas brezi.

“Ketu kujtesa nuk eshte vetem histori por amanet… busull per kombin shqiptar.”

Ne nderim të Skëndërbeut  u mbajt dhe një koncert përkujtimor. Përmes pjesëve lirike u kujtua humbja që përjetoi populli shqiptar pas kalimit në amshim të Gjergj Katriotit, Skëndërbeut.

 

Hetim demokratëve në Minnesota/ Deklaratat për “Ice”, Trump hakmerret ndaj guvernatorit dhe kryebashkiakut

17 January 2026 at 15:48

Administrata e Donald Trump ka nisur hakmarrjen ndaj demokratëve në Minnesota, pasi ata kanë dënuar hapur ndërhyrjen e e agjentëve të emigracionit dhe doganave, që kanë lënë të paktën një viktimë dhe disa të plagosur.

Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim ndaj guvernatorit Tim Walz dhe kryebashkiakut të Minneapolis Jacob Frey, për komentet e bëra në lidhje me agjencinë e emigracionit dhe doganave.

Hetimi është përqendruar në një statut federal, i cili e bën krim që dy ose më shumë persona të komplotojnë për të parandaluar oficerët federalë të kryejnë detyrat e tyre.

Walz tha se përdorja e sistemit të drejtësisë si armë ndaj kundërshtarëve është një armë taktike dhe se i vetmi person që duhet hetuar është agjenti federal që vrau 37-vjeçaren Renee Good.

Ndërkohë Frey, që ka përdour një gjuhë tejet kritike ndaj administratës së Trump, tha se nuk është i frikësuar nga lëvizja më e fundit e Departamentit të Drejtësisë.

Hetimi vjen ndërsa një gjyqtar federal kufizoi taktikat që agjentët e emigracionit dhe doganave dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit mund të përdorin në Minneapolis, duke bllokuar përdorimin e sprejit djegës dhe arrestimet e protestuesve paqësorë.

Protestat nuk janë ndalur në Minneapolis, ku mijëra agjentë federalë janë në rrugë në zbatim të një operacioni kundër emigracionit, që departamenti i drejtësisë e cilëson më të madhin.

Ngjarjet vijnë teksa detaje të reja dolën në dritë në lidhje me vdekjen e Good. Gruaja nga Minneapolis u gjet nga ndihmësit mjekësorë me të paktën tre plagë nga arma e zjarrit dhe ndoshta një të katërt në kokë, sipas raporteve zyrtare.  / abcnews.al /

Asani në fushë pas gjakderdhjes/ Futbollisti i kombëtares pritet të luajë të dielën në Teheran

17 January 2026 at 15:48

Nuk dihet nëse do t’u bëjnë këmbët. Topi ka nisur sërish të rrotullohet në Iran, ndërsa vetëm pak ditë më parë rrugët e qyteteve kryesore ishin arenë e protestave, e përleshjeve dhe e gjakut të derdhur.
Liga Profesioniste e vendit të madh të Lindjes së Mesme luajti dy ndeshjet e para të fazës së dytë, vetëm dy javë pas sfidave të javës së 17-të.

Sipas programit, të dielën në orën 13:30 duhet të zbresë në fushë edhe futbollisti I kombëtares shqiptare, Jasir Asani, pasi skuadra e tij, Esteglal, do të ketë përballë në fushën e vet kampionen në fuqi, Traktorin e Tabrizit.
Sfida do të luhet në kryeqytetin Teheran, I cili ishte edhe skena e përplasjeve më të ashpra dhe besohet edhe të numrit më të madh të viktimave.

Pritet të shihet se cili do të jetë niveli I futbollit dhe sasia e publikut në tribunat e stadiumit.
Natyrisht, besohet se skuadrat e futbollit kanë qenë në izolim të plotë gjatë periudhës së trazirave, të grumbulluara apo nën mbrojtje të rreptë.
Duke mbetur vetëm te kampionati, Asani synon Këpucën e Artë këtë sezon, pasi kryeson renditjen e shënuesve më të mirë me 7 gola, duke pasur edhe dy asistë në 14 ndeshje të luajtura.

Në total, ai ka 11 rrjeta dhe 3 asistë në 21 përballje, me një kontribut shumë të madh.
Esteglal është në vendin e tretë në ligën iraniane me 27 pikë, shumë pranë Sepahanit që mban kreun, ndërsa Traktor është I katërti, një pikë prapa skuadrës së Asanit.

Machado, me varkë drejt Nobelit/ Video e arratisjes nga brigjet venezueliane në dhjetor

17 January 2026 at 15:32

Pamjet që po shikoni janë momenti kur Maria Corina Machado, liderja e opozitës venezueliane, u arratis nga vendi në muajin dhjetor për të marrë çmimin Nobel për Paqen në Norvegji.

Ekipi i shpëtimit “Grey Bull”, një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara, kanë publikuar një video që tregon si e ndihmuan Machadon të dilte nga vendi pas thuajse një viti që qëndronte e fshehur.

Ajo hipi në një varkë nga bregu i Venezuelës dhe lundroi drejt një pike takimi në Detin e Karaibeve. Atje, ajo u mor nga themeluesi i Grey Bull dhe veterani i forcave speciale, Bryan Stern, dhe ekipi i tij, të cilët po e prisnin në një varkë tjetër.

Videoja e redaktuar dy-minutëshe e publikuar të premten tregon momentin kur Machado arriti dhe hipi në anijen e dytë në mes të natës.

Pasi konfirmon identitetin e Machados, dëgjohet Stern duke e ndihmuar opozitaren të hipë në varkën e tij, megjithëse momenti i saktë i transferimit mezi shihet për shkak të errësirës së natës.

“Unë jam María Corina Machado. Jam gjallë. Jam shëndoshë e mirë dhe shumë mirënjohëse ndaj Grey Bull”, dëgjohet të thotë Machado në video.

Stern tha se ata arritën në breg herët në mëngjes pas një udhëtimi të gjatë, të ftohtë dhe të tensionuar. Nga atje, Machado hipi në një aeroplan që shkonte në Norvegji, ku do të merrte Çmimin Nobel dhe do të shihte familjen e saj.

Liderja e opozitës venezueliane u takua së fundmi me presidentin amerikan Donald Trump, të cilit i dorëzoi medaljen e Nobelit për Paqe. Ajo u shpreh e gatshme të marrë drejtimin e vendit të saj kur të vijë momenti i duhur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

(EMRAT) Aksident me vdekje në Palasë/ Pamje nga vendngjarja, fadroma përplas punëtorin në kantier

17 January 2026 at 15:26

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Palasë. Një mjet fadromë i drejtuar nga 24 vjecari  Elidon Pashaj ka goditur punetorin 45 vjecar Kreshnik Haska brenda një kantieri ndërtimi.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.“, njofton policia.

 

 

 

Lideri suprem Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet ndaj kombit iranian

17 January 2026 at 14:49

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump është përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet e hedhura ndaj kombit iranian” gjatë protestave që kanë përfshirë vendin.

Ky është reagimi i parë i Khameneit në llogarinë e tij në gjuhën perse në platformën X që nga 12 janari. Më herët, ai kishte akuzuar protestuesit se po vepronin në emër të Trumpit dhe “terroristëve të huaj”.

Gjatë trazirave, disa protestues kanë djegur imazhe të Khameneit, ndërsa ndezja e fotografive të udhëheqësit 86-vjeçar me cigare është kthyer në një simbol të hapur të sfidës kombëtare ndaj regjimit të tij.

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij

17 January 2026 at 14:24

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime.

Krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit dhe e ka qëlluar me çifte në momentin që ai po afrohej me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës.

Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.

 

Shqipëria synon turizmin elitar/ Forbes: Destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe

17 January 2026 at 14:15

Shqipëria synon të transformohet në një qendër  jahtesh në Mesdhe duke synuar turizmin elitar.Prestigjozja Forbs shkruan se shteti ballkanik ka të gjitha pasuritë natyrore të fqinjëve të tij madje duke rivalizuar Greqinë dhe Malin e Zi me pastërtinë e ujit dhe pjesët e bregdetit me diell. Shqipëria konsiderohet si një  vend në një pozicion ideal për të përfituar nga sezoni i jahteve në Mesdhe, megjithatë mbetet plotësisht jashtë radarit të industrisë.

Sipas Forbes zyrtarët shqiptarë kanë prezantuar planet  për ta transformuar Shqipërinë në qendrën e ardhshme të superjahteve. Strategjia e tyre detare, e mbështetur nga investitorë privatë,  parashikon ngritjen e një rrjeti marinash të ndërlidhura përgjatë bregdetit, duke krijuar një ndalesë tërheqëse për jahtet gjatë sezonit të Mesdheut.

Projektuesi italian i jahteve Luca Dini është ngarkuar me projektin të cilin  thotë për Forbs se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ende kjo industri mund të zhvillohet në shkallë të gjerë.

Projekti ambicioz parashikon disa kilometra vijë bregdetare të shndërruara në një marinë dhe kompleks turistik, duke ofruar fusha sportive, meditim, yoga dhe mundësi për lutje dhe adhurim, ndërsa u ofron vizitorëve mundësinë të përfshihen në “kulturën tradicionale dhe ushqimin vendas”.

Në shkrimin e Forbs për Shqipërinë rrjeti i marinave pritet të ndikojë në përmirësimin e rritjes ekonomike përgjatë gjithë vijës bregdetare. Në fokus janë edhe zhvillimi i objekteve të reja  të shërbimit që synojnë industrinë e jahteve, siç janë kantierët e riparimit, furnizuesit e jahteve, stacionet e riparimit dhe zonat e furnizimit me karburant me cilësi të lartë.

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia”

17 January 2026 at 13:55

Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e shëtitores “Taulantia”, ku po vijon puna për transformimin e saj në një hapësirë funksionale për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Shëtitorja, e cila parashikohet të përfundojë në maj të këtij viti do të kompletohet me terrene të gjelbëruara, sistem ndriçimi, korsi të posaçme për këmbësorët dhe biçikletat, kënde e fusha sportive, të gjitha në funksion të turizmit.

Rama shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako gjatë inspektimit të punimeve.

Sakaq, kryeministri mesditën e sotme zhvilloi një takim me kryebashkiakët e vendit ku foli lidhur me sipërmarrjen vendore, trajtimin e mbetjeve dhe sezonin turistik.

Rama: Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki. Ja cilët do e drejtojnë!

17 January 2026 at 13:41

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryebashkiakët, bëri thirrje për krijimin e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive, me qëllim trajtimin e problematikave dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ.

Rama propozoi që grupi të drejtohet nga Ministria për Pushtetin Vendor, me përfshirjen e ministrive të Ekonomisë dhe të Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës, si dhe përfaqësues të disa bashkive kryesore. Sipas tij, ky grup do të shërbejë për të propozuar ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive për zhvillimin e shtetit sipërmarrës.

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët midis qeverisë dhe bashkive, për të trajtuar problematikat dhe për t’i futur ato në vijë, si në aspektin rregullativ ashtu edhe në atë të çështjeve të natyrave të ndryshme.

Do të propozoja që ky grup të drejtohej nga Ministria për Pushtetin Vendor dhe të përfshinte Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit, Turizmit dhe Kulturës. Nga ana juaj, në këtë grup pune do të përfaqësoheshin kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Shkodër, Himarë, Durrës, si edhe një kryetar tjetër, ai i Roskovecit.

Këta do të ishin përfaqësuesit tuaj në këtë grup, ku do të trajtohen çështje specifike, ndërsa Ministria për Pushtetin Vendor do t’i paraqesë qeverisë propozime për ndryshime ligjore, urdhëresa të reja dhe krijimin e sinergjive të reja për zhvillimin e shtetit sipërmarrës.”, tha Rama.  / abcnews.al /

Luftë informalitetit në ndërtim/ Kontrolle nga administrata tatimore për nëndeklarim të pagave

17 January 2026 at 13:30

Sektori i ndërtimit do të kalojë në lupën e administratës tatimore për informalitet.Tashmë aksioni ka kaluar në fazën e kontrolleve në terren ndërsa në fokus do të jenë  pagat e nëndeklaruara.

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, kontrollet do të zhvillohen kryesisht në kompanitë e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing. Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, e miratuar  në dhjetor te vitit 2025.Në të përcaktohet se me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë në sektorin e ndërtimit dhe veprimtaritë e lidhura me të  nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë.

Me këtë nivel të pagave dysheme në ndërtim u  rrit automatikisht rroga mesatare nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë dhe cdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh.

Në total në këtë sektor punësohen rreth  63 mijë persona .

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

Por përtej pagave në sektorin e ndërtimit në fokus do të jenë edhe  shitjet apo transaksionet e kryera,blerjen e çdo malli shërbimi me faturë të rregullt tatimore,deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambjenteve.  / abcnews.al /

“Do rrisim kapacitetet për arsimin profesional”, Rama: Konviktet të jenë hotele dinjitoze për nxënësit

17 January 2026 at 12:47

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.

Kryeministri njoftoi një plan për përmirësimin e arsimit profesional, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe duke pajisur klasat me teknologji moderne.

Konviktet do të jenë dinjitoze, në shërbim të nxënësve nga zona të thella dhe familje me të ardhura të ulëta, për të garantuar respekt dhe formim profesional. Qeveria synon të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e arsimit profesional në të gjithë vendin.

“Duhet të krijojmë kushte të shkëlqyera për arsimin profesional. Elektricistët e rinj mësojnë zanatin nga një mjeshtër që vizaton procesin në dërrasa të zeza, por tani ka ardhur koha për standarde më të larta.

Konviktet duhet të jenë hotele dinjitoze për të gjithë nxënësit që vijnë nga zona të thella dhe familje me të ardhura të ulëta, ku ata të ndihen të respektuar dhe të mbështetur, duke promovuar formimin profesional dhe respektin shoqëror.

Do t’ju ftoja të mendonit sa më parë dhe të sillnit propozime konkrete për arsimin profesional. Të gjitha shkollat kanë laboratorë, por një klasë e shkollës profesionale duhet të jetë e pajisur me teknologji moderne. Kjo do të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e arsimit profesional.”  / abcnews.al /

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”, Rama-kryebashkiakëve: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

17 January 2026 at 12:36

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.

Kryeministri Rama theksoi se këtë vit duhet të bëhet një hap kuptimplotë për bashkitë sipërmarrëse, duke i kthyer ato në aktorë aktivë të zhvillimit ekonomik dhe përfitues të të ardhurave. Ai njoftoi se çdo tokë shtetërore do të përdoret me kusht për përfitim të shtetit dhe se së shpejti do të krijohet një agjenci ku planifikimi dhe strehimi do të jenë të integruara, në shërbim të pushtetit vendor dhe nën monitorimin e Ministrisë së Energjisë.

Rama nënvizoi nevojën për iniciativë dhe qasje sipërmarrëse nga pushteti vendor, duke mos u mbështetur vetëm te buxheti i shtetit.

“Nevoja që këtë vit të bëhet një hap kuptimplotë për bashkitë sipërmarrëse është e domosdoshme. Jemi akoma shumë larg krijimit të një force lokale, vendore, që të mund të marrë pjesë në jetën ekonomike të territorit dhe të bëhet një faktor ndikues për zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar edhe të ardhura.

Vazhdojmë të mbetemi vendi i fundit në çdo klasifikim në Evropë, por edhe në nivele shumë të ulëta në botë, ku pushteti vendor shfrytëzon taksat vetëm për të funksionuar. Hapsira është shumë e madhe për të bërë bashkitë aktorë aktivë të zhvillimit ekonomik dhe përfitues të tij.

Në nivelin qendror jemi shumë mbrapa, por janë krijuar kushtet për të filluar të krijojmë shtetin sipërmarrës, duke u bërë partner me sektorin privat. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një matrice për të gjitha ministritë, me qëllim të matur sesa të ardhura jashtë buxhetit gjenerojnë këto institucione. Vendet e tjera e kanë bërë këtë me kohë.

Deri dje, janë dhënë shumë asete falas; janë dhënë dhe janë lënë rrugëve asete që nuk numerohen. Shumë prona shtetërore janë lënë në duar të pasigurta, pa u shndërruar në të ardhura për shtetin.

Ne nuk japim asnjë metër katror toke në rastet kur një ndërtues kërkon 95% të tokës. Për çdo metër katror toke që është pronë e shtetit, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen e investitorit si pronar, për të marrë pjesën që i takon shtetit. I vetmi motiv për të dhënë tokë me kontratë simbolike është sektori i hotelerisë. Së shpejti do të kemi një agjenci ku planifikimi dhe strehimi do të jenë të integruara, e cila do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, së bashku me AIC, nën monitorimin e Ministrisë së Energjisë. Kërkohet një qasje vullnetare nga ana juaj, iniciativë dhe të shikoni çdo pjesë të territorit me një perspektivë sipërmarrëse, pasi nuk mund të mbeteni vetëm duke pritur financimin nga buxheti i shtetit.

“Lemeri papërgjegjshmërie qytetare”, Rama: Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike!

17 January 2026 at 12:18

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.

Kryeministri Rama tha se derdhja e plastikës është krim qytetar, duke theksuar dëmet e pariparueshme për jetën detare dhe ushqimin. Ai njoftoi krijimin e një task-force qeveri–pushtet vendor për të hartuar një plan tre-fazor nga sensibilizimi te veprimi konkret.

“Para disa ditësh, kryetarja e Bashkisë së Durrësit më dërgoi një video që tregonte se si po mbushej pika në Shkozet, pasi ishte ripastruar në kushte bllokimi.

Kur gjendemi përballë kësaj situate agresioni plastik, që është drejtpërdrejt ndikim i njeriut, duhet të angazhohemi për të ndërmarrë një ofensivë të përbashkët dhe për të përfshirë sa më shumë komunitetin, në mënyrë që ta vëmë nën kontroll këtë faktor kaq të dëmshëm.

Plastika derdhet në det dhe shkakton dëme të pariparueshme për jetën detare dhe për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare.

Ky është një krim shqiptar. Nuk duhet të kërkojmë fajtorë te turistët spanjollë, japonezë apo gjermanë. Duhet të marrim masa konkrete dhe për këtë arsye i kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, për të konceptuar një plan me tre faza, që nga sensibilizimi deri te veprimi konkret.”

Trump në krye të bordit për Gazën/ Nga Marco Rubio te Tony Blair, zbulohen anëtarët e organit mbikëqyrës për enklavën

17 January 2026 at 11:35

Janë bërë publik emrat e anëtarëve të Bordit të Paqes, organi që do të drejtojë përkohësisht Gazën dhe do të mbikëqyrë procesin e rindërtimit.

Në krye të bordit është vetë presidenti amerikan Donald Trump, i cili ndërmjetësi për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit me planin e tij me 20 pika.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ish kryeministri britanik Tony Blair janë dy nga anëtarët themelues.

I dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, do të jenë gjithashtu pjesë e bordit ekzekutiv themelues.

Gjithashtu në bordin ekzekutiv themelues janë Marc Roëan, kreu i një firme private kapitali, kreu i Bankës Botërore Ajay Banga dhe një këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, Robert Gabriel.

Çdo anëtar do të ketë një portofol kritik për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të Gazës, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa anëtarët e tjerë do të emërohen në vijim.

Ndërkohë një tjetër organizëm drejtues do të jetë një komitet i veçantë teknokratik palestinez prej 15 anëtarësh, i quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës. Ky institucion i përkohshëm është i ngarkuar me menaxhimin e qeverisjes së përditshme të Gazës së pasluftës.

Ali Shaath, një ish-zëvendësministër në Autoritetin Palestinez i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar që nuk janë nën kontrollin izraelit, do të kryesojë atë komitetin.

Ndërkohë sipas planit të Donald Trump, një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi do të vendoset gjithashtu në Gaza për të trajnuar dhe mbështetur forcat policore palestineze.

Plani i paqes i Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi në tetor dhe që atëherë ka hyrë në fazën e tij të dytë, por mbetet një mungesë qartësie në lidhje me të ardhmen e Gazës dhe 2.1 milionë palestinezëve që jetojnë atje.

❌
❌