Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Icon Style

Vajza e Kim Jong-un po përgatitet të bëjë histori në Korenë e Veriut!

By: gaze tare
12 February 2026 at 19:51

Ishte 3 shtatori i vitit 2025, kur 13-vjeçarja Kim Joo-e bëri paraqitjen e saj të parë publike përkrah babait të saj dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë një parade të madhe ushtarake në Pekin. Atë ditë, të gjithë sytë ishin tek vajza e vogël që qëndronte pranë burrit të fortë të Koresë së Veriut, dhe nuk ishte rastësi, pasi atëherë, rreth 1.5 vjet më parë, ndodhi kalimi i saj nga skena kombëtare në atë ndërkombëtare.

Në atë kohë, kishte shumë që e “lexuan” këtë shfaqje të vajzës së udhëheqësit gjithmonë të kujdesshëm të Koresë së Veriut si “fazën e fundit drejt trashëgimisë”. Disa muaj më vonë, këto interpretime u konfirmuan pasi, siç u bë e ditur më herët sot, zgjedhja e Kim Jong-un për ta pasuar atë si udhëheqës i Koresë së Veriut është vajza e tij.

Pra, kur Ju E të zëvendësojë Kim Jong Un, ajo do të bëhet gruaja e parë që do të udhëheqë vendin që nga themelimi i tij në vitin 1948. Kjo është arsyeja pse paraqitja e vajzës së re në Pekin nuk ishte gjë tjetër veçse një mundësi e parë që pasardhësi i Kim të shihej.

“Ky nuk është vetëm një udhëtim familjar, por në fakt ‘ hyrja e saj në skenë si trashëgimtare e dukshme’”, tha Lim El-sul, një profesor në Institutin e Studimeve të Lindjes së Largët të Universitetit Kyungnam.

Në të kaluarën, tha ai, “kemi parë trashëgimtarë që në përgjithësi e forcojnë pozicionin e tyre duke shkuar në Kinë ose duke marrë pjesë në ngjarje ndërkombëtare për të fituar legjitimitet nga forcat socialiste”.

Profesori përmend si shembull takimin midis Kim Jong Il, i cili do të pasonte Kim Il Sung, dhe Xi Jong-sun, babait të Xi Jinping, në vitin 1983 në Pekin.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i Koresë së Jugut pranoi për herë të parë në vitin 2024 se Ju E mund të jetë trashëgimtarja e regjimit.

“Sipas një analize të paraqitjeve publike të Kim Ju E dhe nivelit që i është dhënë asaj në protokoll, duket se ajo është aktualisht pasardhësja më e mundshme”, tha Cho Tae-yong, kreu i atëhershëm i agjencisë.

Cheong Seong-chang i Institutit Sejong në Seul, tregon se “gjatë një parade ushtarake, kali i bardhë i Ju E u shfaq në vendin e dytë pas atij të Kim Jong Un”.

“Është provë” se ajo do ta pasojë atë, sipas tij, ashtu si edhe fakti që Pheniani “nxori pulla që përshkruajnë babanë dhe vajzën”.

Pak dihet për vajzën e dashur të Kim Jong-un, e cila pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Koresë së Veriut. Ju E u pa për herë të parë në publik në vitin 2022, duke shoqëruar të atin në një lëshim rakete. Megjithatë, ishte ish-ylli i NBA-së dhe miku i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Dennis Rodman, i cili zbuloi se Kim Jong-un ka një vajzë.

Kim thuhet se ia prezantoi gruan dhe fëmijën e tij, duke i thënë “kjo është vajza ime”, gjatë vizitës së Rodman në Phenian në vitin 2013. Mediat e Koresë së Veriut nuk e kanë zbuluar kurrë emrin e saj, por e kanë përshkruar atë si “fëmijë të dashur” dhe “të nderuar”.

Agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut thonë se ajo është Ju E, vajza e Kim Jong Un dhe gruas së tij, ish-yllit të popit dhe zonjës së parë Ri Sol Ju, me të cilën ai u martua në vitin 2009. Në paraqitjet e fundit, ajo është parë duke ecur përkrah babait të saj dhe përpara tezes së saj, Kim Yo Jong, dhe nënës së saj.

The post Vajza e Kim Jong-un po përgatitet të bëjë histori në Korenë e Veriut! appeared first on iconstyle.al.

“Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua…

By: gaze tare
12 February 2026 at 19:46

Që prej mbrëmjes së djeshme, banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Gimbo që ishte në ‘shpellë’ ka kaluar nga shtëpia. E pas vendimit qe u mor, ai dhe Selin komunikojnë përmes derës së ‘shpellës’. Ditën e sotme, Gimbo ka shkuar që të flasë me të dhe pranë Selin ishte dhe Mateo. Mes banorëve nuk munguan as deklaratat, duke shkembyer fjale dashurie e mes tyre edhe batuta.

Pjesë nga biseda mes banoreve:

Gimbo: Ke bërë sytë e kuq?

Selin: Po

Gimbo: Kjo domethënë se këtu është nxehur puna

Selin: Shih, shih

Gimbo: Ta ha gishtin

Selin: Ta këpus gishtin

Gimbo: Si po duket ky gishti im

Selin: Po duket shumë keq, kështu që unë po e fsheh që të mos e shikojë njeri.

Gimbo: O çika jem ti

Selin: Iiii ma derdhi Mateo kafen

Mateo: Desh

Gimbo: Kam me ja thy kokën

Selin: Unë do ja thej tani

Gimbo: O Mateo, Zoti ta ktheftë

Mateo: Edhe këtë e the,

Selin: Bëj shaka se nuk e derdhi

Mateo: A përmendet Zoti për derdhje kafe?

Gimbo: Zoti ta ktheftë, siç ke derdhë ti kafen ashtu tu derdhtë dhe ty

Selin: Gimbo

Mateo: E budalla

Gimbo: Të dua lopë

Selin: Ça the?

Gimbo: Ashtu

The post “Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua… appeared first on iconstyle.al.

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

By: gaze tare
12 February 2026 at 18:47

Një peticion online po zhvillohet në mënyrë që Plisi shqiptar, një simbol mijëvjeçarë i kombit tonë, të hyjë në UNESCO. Mijëra qytetarë po i bëjnë thirrje UNESCO-s që ky artefakt unik të përfshihet në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Ky kapuç prej leshi të bardhë, i punuar me dorë dhe me mjeshtëri, nuk është thjesht një element veshjeje, por një dëshmi e gjallë e historisë, traditës dhe qëndrueshmërisë tonë kombëtare.

Plisi, kapela autoktone, është veshur nga shqiptarët prej shekujsh. Në krahinat e ndryshme ai ka emërtime të ndryshme, si qeleshe, kësulë, qylaf, etj, por pavarësisht emrit, ai është simbol i identitetit kombëtar shqiptar. Në një kohë kur globalizimi rrezikon të zbehë identitetet e veçanta, kjo nismë synon që Plisi të mos mbetet thjesht një kujtim në raftet e muzeve apo në fotot e vjetra, por të njihet zyrtarisht si një pasuri globale.

Njohja nga UNESCO jo vetëm që do të mbronte teknikën e rrallë të punimit të tij, por do t’i jepte një hov të ri turizmit kulturor në trojet shqiptare.

Edhe pse është në ditët e para të tij, deri më tani peticioni ka arritur të marrë rreth 8 mijë firma.

Rruge e mbare drejt mbrojtjes se simbolit mijëvjeçar te shtetit tone!

Linku i PETICIONIT KETU

The post Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar appeared first on iconstyle.al.

Redon Makashi përlotet: Tim atë nuk e vlerësuan kurrë, 1 firmë e vetme e la jashtë titujve të nderit

By: gaze tare
12 February 2026 at 18:32

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Fitim Makashi, kantautori Redon Makashi ka ndarë një rrëfim të ndjerë në emisionin “Ftesë në pesë”, përballë moderatores Bieta Sulo. I prekur emocionalisht, artisti foli për humbjen e të atit dhe për pengun që, sipas tij, e shoqëroi deri në fund.

Fitim Makashi, i njohur për dhjetëra role në kinematografinë shqiptare shpesh në figurën e “personazhit të mirë” u nda nga jeta më 31 janar, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm artistik. Për Redonin, kjo humbje shoqërohet edhe me një ndjenjë padrejtësie që, sipas tij, e ka rënduar shumë aktorin në vitet e fundit.

“Iku me një peng të madh,” u shpreh këngëtari mes emocionesh. Ai tregoi se i ati nuk arriti të merrte vlerësimin institucional që mendonte se e meritonte për kontributin e tij në art. “Ia kisha përgatitur letrat. Kur pamë në televizor se nga 15 personalitete që u vlerësuan ai kishte mbetur jashtë, u trishtua shumë,” rrëfeu Makashi.

Sipas tij, vendimi për të mos përfshirë aktorin në listën e të vlerësuarve lidhej me një firmë të vetme nga një figurë e lartë, detaj që ai e ndau për herë të parë publikisht gjatë intervistës.

Përtej dhimbjes, Redon Makashi kujtoi edhe momente të bukura me të atin, duke rikthyer një episod nga vitet ’70 në kinemanë “Agimi”, kur shfaqej filmi “Prita”. Ai përshkroi emocionin e asaj kohe dhe ndikimin që arti dhe figura e të atit kishin në formimin e tij personal dhe artistik.

The post Redon Makashi përlotet: Tim atë nuk e vlerësuan kurrë, 1 firmë e vetme e la jashtë titujve të nderit appeared first on iconstyle.al.

E premte, data 13, por do të jetë me fat për këto shenja të zodiakut

By: gaze tare
12 February 2026 at 17:49

E premtja, data 13 po afron dhe shumë e shoqërojnë atë me fat të keq. Megjithatë, këtë vit konsiderohet si një nga ditët më me fat për të jetuar jetën në maksimum.

Kjo ditë shoqërohet me Venusin, planetin e lidhur me dashurinë dhe bollëkun, ndërsa numri 13 ka rëndësi kozmike. E premtja, 13 e vitit 2026, vjen me edhe më shumë fat për shkak të rrugës retrograde të Jupiterit, e cila ofron mundësi për fitime dhe suksese të papritura. Tre shenja të zodiakut duket se përfitojnë veçanërisht në ate ditë:

Shenjat jane:

Gaforrja
Dita do të jetë e qetë dhe e favorshme, me stabilitet emocional dhe vendime të suksesshme. Marrëdhëniet me familjen dhe miqtë do të jenë më të hapura dhe konstruktive, ndërsa energjia dhe humori do të rriten shume gjate dites.

Akrepi
Vendimet personale dhe të përbashkëta do të evoluojnë pozitivisht, me ditën që do të sjellë lehtësim nga problemet që ju shqetësojnë. Energjia e ditës u jep shtysë planeve dhe qëllimeve që doni të filloni se shpejti.

Peshqit
Dita sjell një ndjesi ripërtëritjeje dhe energjie pozitive për fillime të reja. Është ideale për të filluar plane afatgjata dhe për të arritur qëllime që lidhen me jetën, karrierën dhe marrëdhëniet personale qe keni.

The post E premte, data 13, por do të jetë me fat për këto shenja të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

BBC dhe Donald Trump përballen në gjykatë, caktohet seanca e parë

By: gaze tare
12 February 2026 at 17:29

Një gjykatës federal ka caktuar shkurtin e vitit 2027 për gjyqin e BBC-së për shpifje kundër Presidentit Donald Trump, i cili kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për një dokumentar mashtrues të transmetuar nga kanali.

Pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, BBC transmetoi fragmente të fjalimit të Trump më 6 janar 2021, të redaktuar për të treguar se ai u bënte thirrje mbështetësve të tij të sulmonin Kapitolin.

Dhjetorin e kaluar, presidenti amerikan ngriti një padi në një gjykatë federale të Floridës, duke akuzuar kanalin britanik për shpifje dhe shkelje të ligjit mbi praktikat tregtare. Ai kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh për secilën nga akuzat.

Avokatët e BBC-së u përpoqën më kot ta pushonin çështjen , duke argumentuar se Donald Trump nuk pësoi dëme pasi programi i lajmeve Panorama, në të cilin u shfaqën pamjet e montuara, nuk transmetohet në Shtetet e Bashkuara. Kryetari i grupit britanik, Samir Shah, gjithashtu i dërgoi një letër Trump-it, duke kërkuar falje “për mënyrën se si u montua pamjet”, por ai kundërshton se “ekziston një bazë ligjore për një padi”.

Çështja kohët e fundit çoi në dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të BBC-së, Tim Davey, dhe shefes së BBC News, Deborah Turnes. Në të kaluarën, presidenti amerikan ka kërcënuar ose ka paditur shumë grupe gazetarësh amerikanë, dhe disa prej tyre kanë paguar shuma të konsiderueshme për të ndaluar persekutimin e tyre.

The post BBC dhe Donald Trump përballen në gjykatë, caktohet seanca e parë appeared first on iconstyle.al.

Videoja “Brad Pitt vs Tom Cruise” ndez debat: AI po turbullon kufijtë mes realitetit dhe trillimit

By: gaze tare
12 February 2026 at 16:58

Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social X ka rihapur diskutimin mbi kufijtë gjithnjë e më të paqartë mes Inteligjencës Artificiale dhe realitetit. Klipi paraqet Brad Pitt dhe Tom Cruise në një përplasje dramatike mbi një çati, ndërsa gjithçka rreth tyre shembet një skenë që në pamje të parë duket si pjesë e një filmi aksion hollivudian.

Megjithatë, pavarësisht realizmit mbresëlënës, videoja nuk është reale. Ajo është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale dhe ka arritur të mashtrojë shumë shikues për shkak të cilësisë së lartë vizuale. Klipi, i titulluar “Tom Cruise vs Brad Pitt: Smackdown i gjeneruar nga IA”, po qarkullon me shpejtësi në internet dhe ka grumbulluar miliona shikime, duke nxitur reagime të forta si nga fansat, ashtu edhe nga kritikët.

Interesi është edhe më i madh duke pasur parasysh se bashkëpunimi i vetëm filmik i dy aktorëve daton që nga viti 1994 me filmin “Intervistë me një Vampir”. Kjo e bën videon të duket si një ribashkim i shumëpritur por në realitet, gjithçka është produkt i teknologjisë.

Përtej spektaklit vizual, klipi ka ndezur debat mbi rreziqet dhe mundësitë që sjell Inteligjenca Artificiale në industrinë e argëtimit. Shumë përdorues shprehin shqetësim për faktin se përmbajtjet e krijuara me IA po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga realiteti. Disa komente theksojnë se realizmi i fytyrave është i habitshëm, ndërsa lëvizjet mbajnë ende një ndjesi artificiale por paralajmërojnë se kjo diferencë mund të zhduket shumë shpejt.

Të tjerë e shohin zhvillimin si një mundësi të re krijuese, duke argumentuar se teknologjia mund të hapë rrugë për forma të reja prodhimi filmik. Skenaristi i njohur Rhett Reese ka reaguar gjithashtu, duke sugjeruar se përparimi i shpejtë i IA-së mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si prodhohen filmat në të ardhmen.

Videoja vazhdon të shpërndahet gjerësisht, duke ushqyer një debat që shkon përtej argëtimit: sa do të mund t’i besojmë imazheve që shohim në epokën e Inteligjencës Artificiale?

This Ai video has gone viral of Brad Pitt and Tom Cruise fighting.
byu/StrikingDuty8020 inFilmmakers

The post Videoja “Brad Pitt vs Tom Cruise” ndez debat: AI po turbullon kufijtë mes realitetit dhe trillimit appeared first on iconstyle.al.

Mara Frroku shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga babai ynë!

By: gaze tare
12 February 2026 at 16:20

Vajza e ish-deputetit, Mark Frroku i është drejtuar redaksisë së Newsbomb.al duke treguar dicka larg imazhit të harmonisë familjarë të ekspozuar me dhjetëra herë nëpër rrjetet sociale nga bashkëshortja e babait të saj, aktorja Rudina Dembacaj.

Në deklaratë, Mara Frroku, ka theksuar se në këto momente ndjen dhimbje kur sheh deklaratat e Dembacajt se fëmijët e bashkëshortit i konsideron si “fëmijët e vet”. Sipas Marës mesazhet e bukura nëpër rrjetet sociale dhe publik mund të krijojnë imazhin se gjithçka shkon “perfekt”, por realiteti brenda familjes është ndryshe dhe se sipas saj, Rudina Dembacaj është ajo që po krijon barriera mes tyre dhe të atit, Markut.

Deklarata e plotë e Mara Frrokut:

Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se “fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën.

Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media. Por fasadat janë klishe, dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur duhen mbajtur përgjegjësi.

Mara Hanvera Frroku

The post Mara Frroku shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga babai ynë! appeared first on iconstyle.al.

4 arsye pse Ujori është shenja më unike e zodiakut!

By: gaze tare
12 February 2026 at 15:55

Ujori është një nga shenjat më të veçanta të zodiakut, një kombinim i jashtëzakonshëm unikash dhe bindësish, që nuk kërkon simpati, por admirim. Një tipar që e dallon menjëherë është aftësia e tij për të mbyllur mendjen ndaj zërave dhe ndikimeve të jashtme, duke vepruar vetëm sipas vullnetit të tij. Ky nivel i lirisë shpirtërore i lejon të ruajë autenticitetin, pavarësisht presionit social.

Një tjetër cilësi e spikatur është injorimi i rregullave konvencionale. Ujori nuk ndjek rrugët tradicionale të jetës, të punës apo shoqërisë; ai krijon rrugën e vet, duke menduar lirshëm dhe vepruar pa kufizime. Fjalët e tij pasqyrojnë të njëjtën qartësi: ai thotë të vërtetën pa turp, edhe nëse provokon apo sfidon të tjerët.

Gjithashtu, Ujori ka aftësinë të përcaktojë veten më mirë se çdo shenjë tjetër. Zgjedhjet dhe veprimet e tij janë unike, shpesh ekstreme, por gjithmonë në përputhje me thelbin e tij të brendshëm. Popullariteti nuk e shqetëson; e vetmja gjë që ka rëndësi është të jetojë sipas ligjit të vet.

Kjo forcë e brendshme e tyre, qartësia shpirtërore dhe autenticiteti i Ujorit e bëjnë atë një shenjë unike dhe me ndikim, që frymëzon pa pasur nevojë të imponojë veten. Po ti njeh ndonjë Ujor të tillë?

The post 4 arsye pse Ujori është shenja më unike e zodiakut! appeared first on iconstyle.al.

Leonora Jakupi në pritje të ëmbël?

By: gaze tare
12 February 2026 at 14:35

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë ndër figurat më të komentuar të sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku debutoi si opinioniste. Qasja e saj e drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, së bashku me këshillat, vlerësimet dhe kritikat e sinqerta për banorët, e kanë bërë atë një prej figurave më vendimtare të spektaklit.

Përveç profesionalizmit të saj, Leonora ka tërhequr vëmendje edhe me paraqitjet elegante dhe të modës së lartë gjatë spektakleve ‘prime’. Një nga momentet më të komentuar ka qenë gjatë një shfaqjeje kur këngëtarja kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë dhe për një çast barku i saj u duk i fryrë, gjë që shkaktoi spekulime tek fansat dhe ndjekësit e saj.

Nuk dihet nëse efekti ishte rezultat i ndonjë zhvillimi në jetën personale të Leonorës apo thjesht një iluzion optik i kamerës, por momenti u bë menjëherë temë diskutimi në rrjetet sociale, duke gjeneruar komente të shumta dhe shpërndarje të gjerë.

View this post on Instagram

A post shared by KESHU O DAJ (@keshuodaj)

Pavarësisht këtyre spekulimeve, Leonora Jakupi ka treguar se kombinimi i elegancës, stilit dhe profesionalizmit e bën rolin e saj si opinioniste të paharrueshëm. Për publikun, ajo ka arritur të ndërtojë një imazh të fortë dhe të respektuar brenda spektaklit, duke mbetur një nga figurat më të diskutuar dhe më të ndjekura të këtij sezoni.

The post Leonora Jakupi në pritje të ëmbël? appeared first on iconstyle.al.

Lewis Hamilton shmang pyetjet për Kim Kardashian: Është jeta ime private

By: gaze tare
12 February 2026 at 14:26

Lewis Hamilton ka zgjedhur të mos komentojë mbi jetën e tij private, mes spekulimeve për një lidhje romantike me Kim Kardashian. Piloti 41-vjeçar ndodhet në Bahrein për testimet parasezonale të Formula 1, ku u përball me pyetje nga gazetarët lidhur me paraqitjen e tij së bashku me yllin amerikan në Super Bowl LX, më 8 shkurt.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Ted Kravitz, Hamilton u pyet nëse e kishte shijuar më shumë shoqërinë sesa ndeshjen, por ai u përgjigj shkurt: “Është jeta ime private. Nuk po flas për këtë.” Kravitz e ndau momentin në rrjetet sociale, duke theksuar se piloti nuk kishte ndërmend të jepte detaje për çështje personale.

Hamilton dhe Kardashian, 45 vjeç, janë parë disa herë së bashku së fundmi, fillimisht në Paris në fillim të shkurtit, në atë që burime pranë tyre e kanë cilësuar si një takim romantik. Së fundmi, ata u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në një suitë në stadiumin Levi’s gjatë Super Bowl-it, ku të pranishme ishin edhe Kendall Jenner dhe Hailey Bieber.

Burime për mediat amerikane kanë bërë të ditur se Kardashian ndihet mirë në praninë e Hamilton dhe po e shijon kohën me të, por pa ushtruar presion për të ardhmen. Megjithatë, kampioni i Formula 1 duket i vendosur ta mbajë larg vëmendjes mediatike çdo aspekt të jetës së tij private, duke u fokusuar te sezoni i ri me Ferrarin.

The post Lewis Hamilton shmang pyetjet për Kim Kardashian: Është jeta ime private appeared first on iconstyle.al.

Thellohet çështja ndaj Thomas Partey, shtohen dy akuza të tjera për përdhunim

By: gaze tare
12 February 2026 at 13:50

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është vënë sërish në qendër të zhvillimeve ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ndaj tij janë ngritur dy akuza të tjera për përdhunim. Futbollisti nga Gana, i cili aktualisht është 32 vjeç, ndodhet tashmë në proces gjyqësor dhe i ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura ndaj tij.

Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS), akuzat e reja lidhen me një grua tjetër dhe janë rezultat i një hetimi shtesë të zhvilluar nga Policia Metropolitane e Londrës. Pretendimet e fundit, sipas autoriteteve, janë raportuar fillimisht në gusht të vitit 2025.

Më herët, në shtator të vitit të kaluar, Partey u deklarua i pafajshëm për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual, që sipas prokurorisë dyshohet se kanë ndodhur në periudhën 2021–2022. Çështja mbetet në shqyrtim nga drejtësia britanike.

Futbollisti pritet të paraqitet më 13 mars në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku do të trajtohen zhvillimet më të fundit të dosjes.

Në planin profesional, kontrata e tij me Arsenalin përfundoi më 30 qershor të vitit të kaluar dhe nuk u rinovua, duke e bërë lojtarin të lirë. Më pas, ai firmosi me klubin spanjoll Villarreal, ku vijon karrierën ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim.

The post Thellohet çështja ndaj Thomas Partey, shtohen dy akuza të tjera për përdhunim appeared first on iconstyle.al.

Adeyemi sërish në qendër të kritikave, paraqitja në klipin e Loredanës irriton Dortmundin

By: gaze tare
12 February 2026 at 12:58

Karim Adeyemi është rikthyer në vëmendjen e mediave gjermane, por jo për paraqitjet me fanellën e Borussia Dortmund. Sulmuesi 24-vjeçar ka shkaktuar debat pas pjesëmarrjes në videoklipin më të ri të bashkëshortes së tij, reperes Loredana.

Futbollisti ka ndarë në profilin e tij në Instagram një pjesë nga projekti muzikor, ku shfaqet në disa skena të klipit. Një nga fragmentet që ka tërhequr më shumë vëmendje përfshin vargun: “Pumpgun, situata po bëhet e rëndë. Haaland ka të njëjtën vlerë tregu si Adeyemi”, referencë që ka nxitur reagime të shumta në rrjet.

Sipas raportimeve të “Bild”, drejtuesit e Borussia Dortmund nuk kanë qenë në dijeni paraprakisht për përfshirjen e lojtarit në këtë projekt. Edhe pse aktivitetet jashtë fushës konsiderohen çështje personale, momenti i publikimit dhe ekspozimi mediatik nuk janë pritur mirë në ambientin verdhezi.

View this post on Instagram

A post shared by 🤴🏽 (@haaland.936)

Adeyemi ka qenë më herët objekt kritikash, përfshirë episodin e ashtuquajtur “mystery box” si dhe një incident ku refuzoi t’i japë dorën trajnerit Niko Kovac. Kjo paraqitje e fundit duket se ka shtuar presionin ndaj tij, në një periudhë kur forma dhe përqendrimi i lojtarit janë nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Pjesëmarrja në videoklip ka hapur diskutime mbi balancën mes jetës private dhe përgjegjësive profesionale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi do të reagojë zyrtarisht ndaj situatës.

The post Adeyemi sërish në qendër të kritikave, paraqitja në klipin e Loredanës irriton Dortmundin appeared first on iconstyle.al.

Terror në mes të Tiranës/ I armatosur me kallashnikov hyn në bankë dhe qëllon me armë, arrestohet në flagrancë

By: gaze tare
12 February 2026 at 12:43

Një tentativë grabitjeje me armë zjarri ka tronditur paraditen e kësaj të enjteje kryeqytetin. Një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, duke shkaktuar panik mes punonjësve dhe klientëve që ndodheshin brenda ambienteve.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar një herë në tokë me qëllim frikësimin e stafit, duke kërkuar dorëzimin e parave. Të shtënat kanë alarmuar menjëherë punonjësit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Brenda pak minutash në vendngjarje ka mbërritur patrulla e Komisariatit Nr. 2, e cila ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov.

Burime bëjnë me dije se i arrestuari është Bardhyl Fusha, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata është vënë nën kontroll të plotë nga uniformat blu.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj tentative grabitjeje që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi ngjarjen, ndërsa ndaj të arrestuarit do të rëndojnë akuza të rënda për armëmbajtje pa leje dhe tentativë grabitjeje me armë.

The post Terror në mes të Tiranës/ I armatosur me kallashnikov hyn në bankë dhe qëllon me armë, arrestohet në flagrancë appeared first on iconstyle.al.

Familja e Labinot Rexhës reagon për situatat në BBVIP Kosova: Paralajmëron tërheqje nga gara

By: gaze tare
12 February 2026 at 12:33

Familja e këngëtarit të njohur Labinot Rexha ka dalë me një reagim publik pas zhvillimeve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si artisti është trajtuar gjatë qëndrimit në reality show.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Rexhës në Facebook, familjarët kanë dënuar përplasjet verbale dhe, sipas tyre, presionin e vazhdueshëm psikologjik ndaj tij. Ata theksojnë se situatat e krijuara kanë tejkaluar kufijtë e një loje televizive, duke prekur dinjitetin dhe mirëqenien emocionale të këngëtarit.

Sipas reagimit, një nga momentet më shqetësuese ka qenë zgjimi i tij nga gjumi në mënyrë provokuese nga një banore, veprim që familja e cilëson si të papërshtatshëm dhe të panevojshëm. Ata i bëjnë thirrje stafit dhe produksionit të formatit që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë fizike dhe mendore të Rexhës brenda shtëpisë.

Në të kundërtën, familja paralajmëron se mund të kërkojë tërheqjen e tij nga gara, me qëllim mbrojtjen e integritetit të tij. Po ashtu, ata bëjnë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësinë e ndjekjes së hapave ligjorë ndaj çdo deklarate apo kërcënimi publik që, sipas tyre, cenon figurën e artistit.

Reagimi vjen në një kohë kur debatet brenda shtëpisë kanë nxitur komente të shumta në rrjet dhe reagime të forta nga fansat e këngëtarit.

The post Familja e Labinot Rexhës reagon për situatat në BBVIP Kosova: Paralajmëron tërheqje nga gara appeared first on iconstyle.al.

Pesë shenja të zodiakut për të cilat dashuria është oksigjen

By: gaze tare
12 February 2026 at 12:22

Për disa shenja të horoskopit, dashuria nuk është thjesht një ndjenjë kalimtare, por një nevojë e thellë, një mënyrë jetese dhe forma më e pastër e ekzistencës. Ato nuk kërkojnë vetëm fjalë të bukura, por prani, përqafime dhe lidhje të fortë emocionale. Ja pesë shenjat që e përjetojnë dashurinë si oksigjen.

Në krye të listës qëndron Akrepi. Ai e jeton dashurinë në ekstrem, pa gjysmë masa. Për të, ndjenjat duhet të jenë të thella, intensive dhe të përjetshme. Akrepi kërkon pasion që depërton në shpirt dhe një lidhje që sfidon kohën.

Gaforrja është shenja që dashuron me gjithë qenien. E ndjeshme dhe e përkushtuar, ajo ka nevojë për përkëdhelje dhe siguri emocionale. Kontakti fizik dhe ngrohtësia janë thelbësore për të ndier vërtet dashurinë.

Luani, i njohur për krenarinë dhe karizmën, ka etje për vëmendje dhe adhurim. Ai dëshiron të ndiejë se shkëlqen në zemrën e partnerit. Kur dashuron, e bën me bujari dhe pasion të pakursyer.

Demi kërkon stabilitet dhe besim. Dashuria për të është e qëndrueshme, e thellë dhe e sigurt. Kur gjen personin e duhur, dorëzohet plotësisht dhe ndërton një lidhje të fortë e afatgjatë.

Ndërsa Peshorja e sheh dashurinë si art dhe angazhim. Ajo kërkon harmoni, ekuilibër dhe lidhje shpirtërore. Për të, një marrëdhënie e shëndetshme është burim paqeje dhe plotësimi.

Këto shenja nuk mjaftohen me pak. Ato duan dashuri të plotë, të ndjerë dhe të shprehur çdo ditë.

The post Pesë shenja të zodiakut për të cilat dashuria është oksigjen appeared first on iconstyle.al.

Blake Lively dhe Justin Baldoni pa marrëveshje pas gjashtë orësh në gjykatë!

By: gaze tare
12 February 2026 at 11:57

Blake Lively dhe Justin Baldoni ende nuk kanë arritur një marrëveshje në përballjen e tyre ligjore, pavarësisht një seance të gjatë gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në Nju Jork. Të dy aktorët u larguan nga gjykata pas rreth gjashtë orësh diskutimesh me gjyqtaren Sarah L. Cave, por pa një zgjidhje konkrete.

Sipas një burimi për revistën People, palët nuk arritën të bien dakord gjatë negociatave. Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, deklaroi para gazetarëve se ende nuk është finalizuar asnjë marrëveshje, megjithatë theksoi se mbetet optimist për ecurinë e procesit. “Çështja do të vazhdojë. Jam shumë optimist dhe gjithmonë ekziston mundësia për një zgjidhje. Do të shohim,” u shpreh ai.

Padia u ngrit fillimisht nga Lively, e cila akuzon Baldonin për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Aktori i ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke i cilësuar ato të pabazuara. Dokumentet gjyqësore të publikuara në fund të vitit të kaluar zbuluan se Lively ka paraqitur mbi 100 emra dëshmitarësh të mundshëm, mes tyre figura të njohura si Emily Blunt, Gigi Hadid dhe Hugh Jackman.

Në një seancë dëgjimore të zhvilluar muajin e kaluar, ekipi ligjor i Baldonit kërkoi rrëzimin e çështjes, duke argumentuar se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje profesionale dhe jo për sjellje të pahijshme. Ndërkohë, procesi pritet të vijojë me negociata të tjera në javët në vazhdim.

The post Blake Lively dhe Justin Baldoni pa marrëveshje pas gjashtë orësh në gjykatë! appeared first on iconstyle.al.

Mbërrijnë në Durrës trupat e katër anëtarëve të familjes Kola, do të prehen në vendlindje

By: gaze tare
12 February 2026 at 10:58

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit, me traget nga Bari, trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola.

Bëhet fjalë për Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 44 vjeçe, dhe fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç, dhe Xhesika Kola, 16 vjeçe.

Qindra shqiptarë u bashkuan në një fushatë bamirësie për të mundësuar rikthimin e trupave në Shqipëri, duke treguar solidaritetin e madh të komunitetit me familjen e prekur nga kjo humbje e rëndë.

Familjarët më të afërt, përfshirë nënën e Artit dhe vëllanë e tij, si dhe të tjerë të njohur, do të presin ngushëllimet e miqve dhe komunitetit për vdekjen tragjike të katër personave nga e njëjta familje.

Edhe pse prej vitesh kishin emigruar në Itali, familja Kola kishte ruajtur lidhje të forta me vendin e origjinës, duke e konsideruar gjithmonë atdheun si shtëpinë e tyre të përhershme. Ata kishin lidhur ëndrrat dhe të ardhmen me vendlindjen, aty ku tashmë do të gjejnë prehjen e fundit.

Ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një rrjedhjeje të padukshme të monoksidit të karbonit nga kaldaja e shtëpisë. Gjatë telefonatës në emergjencë, Hajdar Kola dha një adresë të gabuar për shkak të konfuzionit nga gazi, duke vonuar ndërhyrjen e ekipit. Si pasojë, katër anëtarët e familjes – Arti, Jonida, Hajdar dhe Xhesika – humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni.

The post Mbërrijnë në Durrës trupat e katër anëtarëve të familjes Kola, do të prehen në vendlindje appeared first on iconstyle.al.

“Ishte dhuratë nga Zoti”: Miqtë rrëfejnë ditët e fundit me James Van Der Beek

By: gaze tare
12 February 2026 at 09:53

Aktori i njohur James Van Der Beek është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij më të afërt. Lajmin e trishtë e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Kimberly Van Der Beek, më 11 shkurt, përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se ai i përjetoi ditët e fundit “me guxim, besim dhe hijeshi”. Aktori kishte bërë publike në vitin 2024 diagnozën e tij me kancer kolorektal, një sëmundje me të cilën kishte luftuar për më shumë se një vit.

Pas publikimit të lajmit, shumë miq dhe kolegë reaguan me mesazhe prekëse. Alfonso Ribeiro, mik i ngushtë i aktorit, shkroi se ishte me fat që arriti t’i thoshte lamtumirë. Në një homazh emocional, ai u shpreh se ishte “zemërthyer” dhe se kishte qëndruar pranë James gjatë gjithë betejës me kancerin, duke përjetuar së bashku momentet e shpresës dhe rikthimet e sëmundjes. Ribeiro theksoi se James dhe Kimberly kishin ndryshuar jetën e tij dhe se ai do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve të tyre.

Edhe aktori Mehcad Brooks ndau dhimbjen e tij, duke thënë se ishte nder i madh të kalonte ditët e fundit pranë mikut të tij. Ndërkohë, Stacey Keibler publikoi një foto prekëse me James-in, ku ai shfaqej në karrige me rrota duke soditur perëndimin e diellit. Ajo e përshkroi kohën e kaluar me të si një “dhuratë nga Zoti”, duke theksuar se momentet e fundit ishin të mbushura me qetësi, reflektim dhe dashuri.

James Van Der Beek do të kujtohet për talentin e tij, forcën në përballjen me sëmundjen dhe dashurinë që la pas.

The post “Ishte dhuratë nga Zoti”: Miqtë rrëfejnë ditët e fundit me James Van Der Beek appeared first on iconstyle.al.

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi, në shënjestër edhe Telegram!

By: gaze tare
12 February 2026 at 09:46

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka denoncuar një përpjekje të autoriteteve ruse për të bllokuar funksionimin e tij në vend, duke pretenduar se masa synon t’i detyrojë përdoruesit të kalojnë në një platformë komunikimi të kontrolluar nga shteti.

Reagimi erdhi pasi edhe aplikacioni Telegram u përball me kufizime gjatë kësaj jave, në kuadër të masave të ndërmarra nga Moska ndaj platformave të huaja digjitale. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, kompania Meta – pronare e WhatsApp – bëri të ditur se qeveria ruse tentoi ta bllokonte plotësisht shërbimin.

Sipas Metës, një veprim i tillë do të privonte mbi 100 milionë përdorues në Rusi nga një mjet komunikimi privat dhe i sigurt, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe privatësinë e tyre. Kompania theksoi se po punon për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe për të mbrojtur aksesin e përdoruesve.

Ndërkohë, rregullatori rus ka vendosur kufizime edhe ndaj Telegram, duke e akuzuar platformën për shkelje të legjislacionit kombëtar dhe për mosmarrjen e masave të mjaftueshme për të parandaluar përdorimin e saj për qëllime terroriste. Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, reagoi duke deklaruar se kufizimi i lirive nuk përbën zgjidhje dhe se autoritetet po përpiqen të orientojnë qytetarët drejt një aplikacioni të kontrolluar nga shteti.

Autoritetet ruse po promovojnë aplikacionin e ri “Max”, në pronësi të kompanisë VK, i cili ofron edhe akses në shërbime qeveritare online. Që prej verës, Rusia ka ndaluar gjithashtu thirrjet zanore përmes WhatsApp dhe Telegram, duke shtuar presionin ndaj platformave të huaja të komunikimit.

The post WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi, në shënjestër edhe Telegram! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌