Normal view

DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

By: M C
4 August 2025 at 20:45

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.

“Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose qejf dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si me nivele të larta të shkeljeve të vizës, me mangësi në informacionin për verifikim dhe kontroll, ose që ofrojnë shtetësi nëpërmjet investimit, nëse kjo shtetësi është marrë pa kërkesë për qëndrim në vend, mund të bëhen subjekt i programit testues”, thuhet në njoftim.

Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.

Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.

Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.

Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.

Megjithatë, departamenti tha se ky qëndrim i mëparshëm “nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit”./REL/

The post DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës

12 June 2025 at 11:17

Kosova ka vendosur që të ofrojë strehim të përkohshëm për 50 persona nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u bë e ditur në një njoftim nga qeveria në detyrë.

“Personat subjekt të këtij vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, njoftoi ekzekutivi në detyrë, pasi mbajti një mbledhje elektronike më 11 qershor.

E ky vendim i qeverisë në detyrë u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se e mirëpresin këtë bashkëpunim.

“Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës. Ne mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump”, ka thënë për Telegrafin një zëdhënës i ambasadës.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu kanë mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën.

“Ne jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga SHBA-ja dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, ka thënë DASH-i në përgjigje përCBSNews.

DASH-i ditë më parë konfirmoi se shtetet e Ballkanit ishin përfshirë në kontaktet brenda një strategjie amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë, është shprehur e gatshme të diskutojë edhe me Mbretërinë e Bashkuar për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

The post Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës appeared first on Albeu.com.

DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

By: M C
9 December 2024 at 20:47

Ish- zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, janë shpallur “Non Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas DASH, Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

The post DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi appeared first on Albeu.com.

DASH vlerëson kreun e SPAK, Altin Dumani shpallet kampion i Antikorrupsionit

By: M C
9 December 2024 at 20:35

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dekoruar 10 prokurorë si “kampion i antikorrupsionit”. Mes emrave, Blinden përmendi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se Dumani me institucionin që drejton ka goditur persona nga politika dhe grupe kriminale, teksa tha se SPAK tashmë është një institucion i besuar dhe shumë i rëndësishëm në Shqipëri.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken ndër të tjera.

Kjo ceremoni që drejtohet nga Blinken bë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit.

The post DASH vlerëson kreun e SPAK, Altin Dumani shpallet kampion i Antikorrupsionit appeared first on Albeu.com.

❌