Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 December 2025Albeu

441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi!

By: M C
31 December 2025 at 22:55

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre dhe të të tjerëve.

Kreu i QKUM, Skënder Brataj theksoi se gjatë këtij viti “patëm 441 mijë thirrje, nga të cilat 144 mijë ishin vizita të kryera në shtëpitë tuaja dhe 50 mijë konsulta mjekësore nga njësia e koordinimit”.

Brataj gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdeshëm në përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Mjetet piroteknike përdoren gjatë festave, por keqpërdorimi i tyre përbën rrezik serioz, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. Rreziqet kryesore janë djegiet e rënda të duarve, fytyrës dhe trupit, dëmtime të syve deri në humbje shikimi, zjarre në ambiente të hapura dhe të mbyllura”, tha ai.

Brataj theksoi se duhet të përdoren vetëm mjetet e certifikuara dhe të lejuara me ligj.

Gjithashtu ai bëri thirrje që fëmijët të mbahen larg tyre.

“Mbani distancë sigurie, mbani fikëse zjarri afër. Mos i ndizni në dorë, mos i drejtoni nga njerëzit, mos i përdorni në ndikimin e alkoolit. Në rast aksidenti si djegie, ftoheni zonën me ujë të rrjedhshëm për 20-25 minuta. Syrin e dëmtuar mos e fërkoni, por mbulojeni lehtë”, tha Brataj.

Brataj gjithashtu bëri thirrje që mos të teprohet në konsumin e alkoolit.

“Festa mbaron, por pasojat zgjasin gjatë gjithë jetës”, e përmbylli Brataj mesazhin.

The post 441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi! appeared first on Albeu.com.

Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në

By: M C
31 December 2025 at 22:48

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane për regjimin “Roaming Like At Home”.

Qëllimi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptarë të përdorin telefonin në vendet e Bashkimit Europian pa pagesa shtesë për minuta, mesazhe ose internet, ashtu si në vendin tonë. Po të njëjtat përfitime do të kenë edhe qytetarët europianë që vizitojnë Shqipërinë.

Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të siguruar që përfitimet të shkojnë direkt tek përdoruesit. Një risi tjetër është vendosja e gjobave për operatorët që nuk respektojnë rregullat e reja të Roaming.

The post Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në appeared first on Albeu.com.

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar

By: M C
31 December 2025 at 21:56

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse dhe është nën sanksione amerikane, që të mund të rifillojë prodhimin deri më 23 janar.

Lajmin e dha mbrëmjen e sotme ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Đedović Handanović.

“Kompanisë NIS i është dhënë leje nga OFAC (Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së) që i lejon të vazhdojë aktivitetin deri më 23 janar. Kjo do të thotë se rafineria e Pançevos do të mund të rifillojë funksionimin pas 36 ditësh,” shkroi ministrja në Instagram.

Pas nëntë muajsh shtyrjesh të njëpasnjëshme, më 9 tetor, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj NIS, duke e akuzuar se financon pushtimin rus në Ukrainë, pasi kontrollohet 56% nga kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Intelligence.

Rafineria e saj në Pançevo, pranë Beogradit, që mbulon rreth 80% të tregut serb, u detyrua të ndalojë aktivitetin në fillim të dhjetorit, pasi Uashingtoni nuk i dha NIS leje të veçantë për importin e lëndëve të para.

The post U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar appeared first on Albeu.com.

E frikshme në Sarandë! Shpërthenjnë telat e energjisë elektrike në një bllok banesash

By: M C
31 December 2025 at 21:29

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer në një bllok banesash duke krijuar paniik te qyetarët dhe rrezik për jetët e tyre.

Është shmangur një tragjedi pasi pasi në momentin e shpërthimit shumë pranë ndodheshin disa persona, të cilët mund të ishin lënduar rëndë, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

The post E frikshme në Sarandë! Shpërthenjnë telat e energjisë elektrike në një bllok banesash appeared first on Albeu.com.

SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro

By: M C
31 December 2025 at 20:50

Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas denoncimit të saj, SPAK ka hetuar 19 procedura tenderimi, me një fond limit total prej 60 milionë eurosh, nga të cilat 29 milionë euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit.

Xama shkruan se EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, ndërsa fondet janë përvetësuar.

Postimi i Plotë:

Në 19 procedura që ka hetuar SPAK të tenderave të zhvilluara nga AKSHI, fondi limit ka qënë 60 milion euro. Nga këto, 29 milion euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë EA Solution të Ergys Agasit. EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, por të gjitha paratë janë përvetësuar. Fatura e vetme që i është gjetur është blerja e një automjeti.

Deri këtu marzhi i abuzimit është 50%.

Po të llogaritësh që një pjesë e punëve kur fitohej nga kompani të lidhura që nuk ishin të Ermal Beqirit, i jepnin atij përqindje të fitimit dhe mbanin edhe për vete, minimalisht norma e vjedhjes shkon në 70%. Nëse më parë kishim dëgjuar për marrje rryshfeti nga zyrtarët në masën 10%, 20% apo 7% i famshëm që doli te video e Metës, tashmë përqindja e korrupsionit është shumëfishuar. Nga kjo nuk është krijuar asnjë kosto në humbje elektorati, përkundrazi, PS ka njohur vetëm rritje.

Nuk ka dyshim që kryeministri e konsideron AKSHIN si institucion që e bën krenar!

The post SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

By: M C
31 December 2025 at 20:34

Juljan Shehu ishte risia e madhe e Kombëtares shqiptare për vitin 2025. Mesfushori i Uidzeu Lodz e ka shpërblyer besimin e trajnerit Silvinjo dhe tashmë gëzon vendin e tij si titullar.

Deri tani janë treguar tre klube të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit. Bëhet fjalë për Sporting Kansas Siti në Amerikë, Panathinaikos në Greqi dhe Valencia në Spanjë.

Shehu pranoi në tetor, që të rinovonte deri në vitin 2028 me Uidzeu Lodz. Në Poloni është zbuluar se ekziston një klauzolë e veçantë për mesfushorin.

Siç raportohet, klauzola që lejon largimin për një shumë të caktuar, është vetëm për disa liga dhe më saktë ato kryesoret. Kështu nuk përjashtohet mundësia që Shehu të jetë me ekip të ri në janar.

The post Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin appeared first on Albeu.com.

Në vigjilje të 2026, Princ Leka dhe Blerta Celibashi urojnë shqiptarët për Vitin e Ri: Duajeni njëri-tjetrin dhe atdheun

By: M C
31 December 2025 at 20:09

Princi i kurorës Leka Zogu II së bashku me të fejuarën e tij Blerta Celibashi kanë uruar shqiptarët në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve.

Leka shkruan se forca e shqiptarëve është karakteri dhe aftësia për të ecur përpara të bashkuar. Shkrimi mbyllet me një urim të përzemërt për të zgjidhur përçarjet e për tu bashkuar me dashurinë.

“Në këtë ndërrim vitesh, u drejtohemi të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë me bindjen se një komb ndërtohet mbi vlera që i rezistojnë kohës: dinjitetin, përgjegjësinë dhe bashkimin.

Ashtu si familjet mbretërore të Europës që kanë ruajtur identitetin e tyre përmes shërbimit dhe maturisë, edhe ne besojmë se forca e Shqipërisë qëndron te karakteri i njerëzve të saj dhe te aftësia për të ecur përpara së bashku.

Në vitin që vjen, le të zgjedhim urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë. Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë.

Me respekt dhe përkushtim, Princ Leka & Blerta Celibashi”, thuhet në urim.

The post Në vigjilje të 2026, Princ Leka dhe Blerta Celibashi urojnë shqiptarët për Vitin e Ri: Duajeni njëri-tjetrin dhe atdheun appeared first on Albeu.com.

Netanyahu merr “goditjen” nga Gjykata e Lartë e Izraelit , ndalohet hetimi për masakrën e 7 tetorit

By: M C
31 December 2025 at 19:36

Gjykata e Lartë e Izraelit i ka bërë një “goditje” të rëndë Benjamin Netanyahut, kjo pasi ka nxjerrë një urdhër përmes së cilit bllokon komisionin hetimor mbi përgjegjësitë për masakrën e 7 tetorit 2023, i krijuar nga kryeministri dhe i besuar Kontrollorit të Shtetit, Matanyahu Englman. Një komision që, sipas kritikëve të tij të shumtë është politikisht i orientuar dhe nuk ka kushtet e nevojshme të paanshmërisëm raporton La Repubblica.

Urdhri i imponon Englmanit të ndërpresë hetimin dhe i ndalon si vijimin e marrjeve në pyetje, ashtu edhe publikimin e çdo përfundimi, madje edhe pjesor, të punës së kryer deri tani.

“Një ngjarje si katastrofa e 7 tetorit, ka komentuar OJQ-ja ‘Lëvizja për një qeverisje cilësore’, kërkon një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm, të cilin vetëm një Komision shtetëror mund ta garantojë”.

Përbërja dhe mandati i Komisionit kanë qenë prej muajsh në qendër të një përplasjeje shumë të ashpër mes Netanyahut dhe shumicës së tij qeverisëse nga njëra anë, dhe nga ana tjetër partive të opozitës, ushtrisë dhe grupeve që mbrojnë shtetin e së drejtës. Pikërisht ushtria dhe shoqatat ishin drejtuar Gjykatës së Lartë për të ndalur punën e Englmanit.

The post Netanyahu merr “goditjen” nga Gjykata e Lartë e Izraelit , ndalohet hetimi për masakrën e 7 tetorit appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri: Bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë

By: D Marku
31 December 2025 at 18:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përkujtuar bashkëpunimet e zhvilluara gjatë vitit 2025 mes dy vendeve.

Lindsay Jagla nga ambasada tha se gjatë vitit ata panë bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë. “Në mbarë vendin pamë bashkëpunim, përkushtim dhe dëshirë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt”, u shpreh ajo.

Micah Savige, zyrtar për çështje ekonomike, theksoi bashkëpunimin me bizneset kosovare, duke përmendur pjesëmarrjen në Samitin SelectUSA dhe suksesin e markave amerikane si RcCola, Popeyes dhe Apple Pay. Ai shtoi se partneritetet ekonomike kontribuojnë në forcimin e sektorit privat dhe rritjen e mundësive në vend.

Kevin Miles, drejtor i INL, foli për bashkëpunimin në siguri, duke përfshirë operacione ekstradimi, siguri kibernetike dhe luftimin e krimit të organizuar. David Venez nga grupi ushtarak i SHBA-së theksoi pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimin Defender 25 dhe trajnimet e përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowas.

Në fund, Anu Prattipati, e ngarkuara me punë e SHBA-së, uroi qytetarët për një vit të qetë dhe të begatë: “Gëzuar Festat dhe Gëzuar Vitin e Ri!”.

The post Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri: Bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë appeared first on Albeu.com.

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

By: D Marku
31 December 2025 at 18:34

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.

Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.

Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti shkon për sallatat tradicionale, të cilat përfshijnë produkte bazë si perime të freskëta, majonezë, vaj, vezë dhe produkte të konservuara, me një kosto që mund të arrijë rreth 2,000 lekë. Edhe pse duken shpenzime të vogla në dukje, rritja e çmimeve të perimeve dhe vajit ushqimor i ka bërë sallatat më të kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë mishrat dhe produktet e bulmetit. Përfshirja e mishit të viçit ose të derrit, sallameve, proshutës dhe djathërave për tryezën festive përkthehet në një shpenzim mesatar prej 3,300 lekësh, një nivel që reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mishit dhe produkteve të përpunuara. Familjet që zgjedhin produkte vendase arrijnë të ulin disi koston, ndërsa ato që preferojnë produkte të importuara përballen me çmime ndjeshëm më të larta.

Zëri më i kushtueshëm i darkës tradicionale mbetet gjeldeti i detit dhe përsheshi, që konsiderohet pjata simbol e Vitit të Ri. Çmimi i gjeldetit, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit, pëson rritje për shkak të kërkesës së lartë, duke bërë që së bashku me përbërësit e përsheshit, kostoja të arrijë rreth 7,500 lekë. Për familjet që zgjedhin gjeldeti vendas apo alternativat e mishit të importuar, kjo shifër mund të ndryshojë, por mbetet gjithsesi pesha kryesore në buxhetin e darkës.

Edhe ëmbëlsirat zënë një vend të rëndësishëm në tryezën festive. Bakllavaja, e përgatitur në shtëpi ose e blerë në pastiçeri, së bashku me ëmbëlsira të tjera tradicionale, kërkon një shpenzim prej rreth 3,000 lekësh. Rritja e çmimeve të arrave, sheqerit dhe gjalpit ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e kësaj pjese të menusë, duke e bërë më të shtrenjtë krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund, pijet përbëjnë një tjetër zë të rëndësishëm të shpenzimeve. Vera, rakia, pijet freskuese dhe lëngjet për fëmijët arrijnë mesatarisht rreth 3,500 lekë, në varësi të markës dhe origjinës. Familjet që zgjedhin pije të importuara ose sasi më të mëdha, veçanërisht për pritjen e miqve, përballen me një rritje të mëtejshme të kostos totale.

Në tërësi, shuma prej 19,000–20,000 lekësh përfaqëson një vlerësim mesatar dhe minimal për një darkë tradicionale në shtëpi. Nëse tryeza pasurohet me ushqime më të shtrenjta, si peshku detar, frutat e detit apo pijet premium të importuara, kostoja mund të rritet ndjeshëm, duke e bërë darkën e Vitit të Ri një barrë reale për buxhetin e shumë familjeve shqiptare. Në këtë kontekst, festimi në shtëpi mbetet zgjedhja më ekonomike krahasuar me restorantet, por gjithsesi kërkon planifikim të kujdesshëm financiar.

Sallata e antipasta – rreth 2,000 lekë

Mishra të ndryshëm (viçi, sallam, djathë) – rreth 3,300 lekë

Gjeldeti dhe përsheshi – rreth 7,500 lekë

Bakllava dhe ëmbëlsira – rreth 3,000 lekë

Pijet (verë, raki, lëngje) – rreth 3,500 lekë

Shpenzimet në restorante

Për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, festimi i natës së Vitit të Ri në restorant është kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Kjo zgjedhje lidhet jo vetëm me dëshirën për të shmangur angazhimin dhe stresin e përgatitjeve në shtëpi, por edhe me ofertën e gjerë të argëtimit që restorantet ofrojnë gjatë natës festive. Megjithatë, ky komoditet vjen me një kosto dukshëm më të lartë, duke e bërë festimin jashtë shtëpisë një barrë të ndjeshme për buxhetin familjar.

Në ditët e zakonshme, një restorant standard i nivelit të mesëm në Shqipëri ofron një darkë për dy persona, me antipastë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, me një kosto që varion nga 4,000 deri në 8,000 lekë, në varësi të menusë dhe vendndodhjes së lokalit. Këto çmime përfaqësojnë mesataren e tregut dhe janë relativisht të përballueshme për një dalje sporadike. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri, këto tarifa ndryshojnë ndjeshëm, pasi restorantet aplikojnë çmime speciale festive për shkak të kërkesës së lartë dhe shërbimeve shtesë që ofrohen.

Në këtë periudhë, shumica e restoranteve funksionojnë me paketa të mbyllura feste, ku çmimi për person përfshin një menu të përcaktuar paraprakisht, pije, muzikë live ose DJ, si edhe dekorime festive. Çmimet e këtyre paketave zakonisht nisin nga rreth 50 euro për person në restorantet e kategorisë mesatare dhe mund të arrijnë deri në 90–120 euro për person në ambiente më luksoze, hotele apo restorante të njohura në qendrat urbane dhe zonat turistike. Në shumë raste, pijet premium, shampanja apo shërbime të tjera ekstra tarifohen veçmas, duke e rritur edhe më shumë faturën finale.

Për një familje me katër anëtarë, zgjedhja për të festuar Vitin e Ri në restorant përkthehet në një shpenzim total prej 30,000 deri mbi 60,000 lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë si transporti apo konsumi pas mesnate.

Dallimet në çmime janë të dukshme edhe sipas zonave gjeografike. Në Tiranë, Durrës apo qytetet turistike, çmimet e paketave festive janë përgjithësisht më të larta, ndërsa në qytetet më të vogla restorantet ofrojnë alternativa disi më ekonomike, megjithëse edhe aty vihet re një rritje e ndjeshme e tarifave gjatë natës së Vitit të Ri.

Kostoja e lartë e paketave festive reflekton jo vetëm shpenzimet e restoranteve, por edhe realitetin ekonomik të një tregu ku kërkesa sezonale rrit ndjeshëm çmimet, duke e bërë natën e Vitit të Ri një nga mbrëmjet më të shtrenjta të vitit për konsumatorët./ Monitor

The post Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri? appeared first on Albeu.com.

Pas datës 31 dhjetor, çdo gjë merr drejtimin e duhur për këto tri shenja të zodiakut

By: D Marku
31 December 2025 at 18:25

Kjo ditë është e gjitha mbi reflektimin. Ndërgjegjësimi mbi gjërat që janë vërtet të rëndësishme dhe si mund të përpiqemi të arrijmë akoma edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Këto tri shenja horoskopi e mbyllin vitin me një ndjenjë drejtësie dhe rritje emocionale. Nuk bëhet fjalë për ndonjë festë, më shumë se sa për një ndjesi gëzimi e kënaqësie të ardhur nga disa gjëra që as nuk i prisnit.

Universi ju ofron siguri se jeni në rrugën e duhur, edhe pse rruga përpara është ende duke u zbuluar. Keni bërë diçka të drejtë dhe e dini këtë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite, universi do të të afrojë edhe më shumë me vendin ku ti ndihesh i/e lumtur. Ky është një moment i rëndësishëm për ty, Gaforre, sepse universi të tregon se jetesa aty mund të jetë shumë më e lehtë nga sa e kishe menduar. Po e mbyll vitin duke u ndier mirë me zgjedhjet që ke bërë këtë vit, sot më shumë se kurrë mund ta besosh këtë.

Një problem që të kishte shqetësuar për një kohë të gjatë, thjesht nuk do të ndikojë më te ti. Je i/e lumtur, dhe kjo lumturi buron nga besimi në vetvete. E mbyll vitin duke e ditur që e ke mbrojtur zemrën pa e mbyllur atë, Gaforre. Ky balancim të lë të qetë dhe të sigurt, duke e ditur që jeta jote do të bëhet shumë më e mirë.

Virgjëresha

Për ty, Virgjëreshë, energjia astrologjike e kësaj të mërkure tregon prova të qarta se gjithçka që ke bërë këtë vit po jep fryte. Ke investuar përmes kohës e disiplinës, dhe tani po kupton se ia ka vlejtur.

Mund të mos i kesh ende të gjitha përgjigjet, por në vend të dyshimit ndien dëshirën për të vazhduar përpara. 31 dhjetori, është periudha perfekte për ta mbyllur këtë cikël. Ke bërë gjithçka mundeshe.

Kjo kënaqësi është e merituar, Virgjëreshë. Po e mbyll vitin duke u ndier i/e dobishëm/e, i/e vlerësuar dhe i/e lidhur me qëllimin tënd. Nuk ka gjë më të bukur se kjo, edhe pse viti i ri duket mjaft premtues!

Shigjetari

Energjia astrologjike e kësaj të mërkure do të të bëjë të qeshësh me gabimet e tua, Shigjetar. Më 31 dhjetor, kupton se nuk ka nevojë të përfshish dyshimin dhe frikën në vizionin e vitit të ri.

Jeta të solli shumë surpriza këtë vit dhe disa prej tyre ishin më të papritura nga çfarë kishe imagjinuar. Dashuria, për shembull, tani duket si një mundësi e realizueshme. Kush e kishte menduar këtë?

Lumturia të buron nga besimi në vetvete, por edhe nga ideja se mund të vazhdosh siç je. Ndryshimi është i pashmangshëm, por të paktën e di se mund ta vazhdosh jetën ashtu siç ti ndihesh tani, i/e lumtur, i/e ditur, i/e lirë.

The post Pas datës 31 dhjetor, çdo gjë merr drejtimin e duhur për këto tri shenja të zodiakut appeared first on Albeu.com.

“Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK?

By: D Marku
31 December 2025 at 17:58

Moderatori i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka kaluar së fundmi një periudhë jo të lehtë shëndetësore, pas problemeve serioze të shkaktuara nga gurët në kanalin urinar. Dhimbjet e forta, të cilat ai tentoi fillimisht t’i përballonte, e detyruan që më pas t’i drejtohej ndërhyrjes mjekësore.

Vetë Hamiti ka pranuar se kanë qenë ditë tejet sfiduese për të, duke e cilësuar këtë përvojë si një provë të vështirë fizike dhe emocionale. Për fat të mirë, ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile.

Në një reagim të sinqertë te ndare ne rrjetin social ‘Instagram’, moderatori ka bërë të ditur se ndihet mirë dhe se procesi i rikuperimit po ecën normalisht. Ai nuk ka lënë pa falënderuar stafin mjekësor dhe personat e afërt që i qëndruan pranë gjatë këtij momenti delikat, duke shprehur optimizëm për ditët në vijim.

Ndërkohë, lajmi që gëzon më së shumti publikun është rikthimi i tij i shumëpritur në ekran. Alaudini ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të qenë prezent në natën e parë të Big Brother VIP Kosova 2026, duke premtuar se do të rikthehet aty ku, siç shprehet ai, emocionet janë gjithmonë reale.

Ne i urojme sherim te shpejte!

The post “Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK? appeared first on Albeu.com.

Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin

By: D Marku
31 December 2025 at 17:16

Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike.

Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike.
Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 15 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

The post Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin appeared first on Albeu.com.

Urimi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Partneriteti ynë vazhdon forcohet

By: D Marku
31 December 2025 at 17:13

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një video-mesazhi ka uruar vitin e ri 2026, ku ndër të tjera kujton se gjatë vitit të ardhshëm, partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet.

”Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit.

Mesazhi I plotë

Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Ëhitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!

The post Urimi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Partneriteti ynë vazhdon forcohet appeared first on Albeu.com.

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak…

By: D Marku
31 December 2025 at 16:53

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
-Petrolifera
-TECI
-Porti i Peshkimit
-Zvërnec

Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.

The post Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak… appeared first on Albeu.com.

“Niseni vitin si misionarë” Berisha mesazh shqiptarëve: Në 2026 t’i bëjmë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ dhe kreut Rama

By: D Marku
31 December 2025 at 16:49

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në 2026 në betejën për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja dhe të ardhmen e tyre.
Në një mesazh nga selia blu, Berisha uroi që 2026-ta të jetë një vit i mbarë në lartësinë e pritshmërive për të gjithë qytetarët kudo ndodhen.
“Opozita shqiptare ia doli të gozhdojë përballë ndërkombëtarëve Edi Ramën. Në 7 rezoluta denoncohet narko shteti, vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i zgjedhjeve në farsë elektorale.
Me besim themi se 2026 është viti i shpresë së madhe për shqiptarët, kur do të bashkohen si kurrë më parë për t’i bërë funerali organizatës kriminale Rilindjes. Do bashkohen për të kthyer votën e lirë e për të shpëtuar familjen shqiptar e Shqipërinë nga rrokullisja e madhe. Këtë vit çdo shqiptar që e do vendin e nis si misionar. Ndaj dua t’ju uroj sot Gëzuar kudo ndodheni, një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive”, tha ai.

The post “Niseni vitin si misionarë” Berisha mesazh shqiptarëve: Në 2026 t’i bëjmë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ dhe kreut Rama appeared first on Albeu.com.

“Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion”, Teliti: Shqipëria, rritje ekonomike në letër. Propaganda e statistikave për të mbuluar krizën reale

By: D Marku
31 December 2025 at 15:51

Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka reaguar lidhur me situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar “rritjen ekonomike” të raportuar nga qeveria si një realitet vetëm në letër.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT për tremujorin e tretë të vitit 2025, Teliti thekson se bujqësia dhe industria, dy shtyllat kryesore prodhuese të ekonomisë shqiptare, vijojnë të jenë në recesion për të tretin vit radhazi.

Ndërsa ekonomia reale, sipas tij, po tkurret me pasoja të drejtpërdrejta duke sjellë varfërim dhe emigracion.

“Kjo nuk është rritje ekonomike. Kjo është propagandë statistikash mbi një krizë reale 3-vjeçare të sektorëve që prodhojnë, punësojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë. Pa bujqësi dhe pa industri, nuk ka zhvillim – ka vetëm varfërim dhe emigracion”, thekson Teliti.

Reagimi
RRITJE EKONOMIKE NË LETËR, RECESION NË TERREN!
Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2025, dy shtyllat prodhuese të ekonomisë shqiptare janë sërish në recesion – për të tretin vit radhazi. Konkretisht “bujqësia” –1.73% dhe “industria” –4.75%.
Ndërkohë që qeveria krenohet me “rritje ekonomike”, prodhimi bie, fshati varfërohet, fabrikat falimentojnë apo ngadalësojnë prodhimin në rastin më të mirë dhe ekonomia reale tkurret.
Ironia? Ekonomia “rritet” pa bujqësi. Ekonomia “rritet” pa industri. Ekonomia “rritet” pa prodhim.
Kjo nuk është rritje ekonomike. Kjo është propagandë statistikash mbi një krizë reale 3-vjeçare të sektorëve që prodhojnë, punësojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë.
Pa bujqësi dhe pa industri, nuk ka zhvillim – ka vetëm varfërim dhe emigracion.

The post “Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion”, Teliti: Shqipëria, rritje ekonomike në letër. Propaganda e statistikave për të mbuluar krizën reale appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Rritje ekonomike në letër, emigracion masiv në realitet

By: D Marku
31 December 2025 at 15:48

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi modelin aktual ekonomik, duke e cilësuar atë si një “rritje në letër” që, sipas saj, nuk përkthehet në mirëqenie reale për qytetarët dhe po shoqërohet me largim masiv të shqiptarëve nga vendi.

Në një deklaratë, Tabaku tha se, pavarësisht retorikës për “bum ekonomik” dhe rritje të shifrave makroekonomike, realiteti në terren tregon një tjetër pamje. Sipas saj, emigracioni i vazhdueshëm është treguesi më i qartë se ekonomia nuk po funksionon për shumicën e qytetarëve.

Deputetja theksoi se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në ndërtim dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa prodhimi real po tkurret.

Ajo iu referua të dhënave që tregojnë rënie të bujqësisë me 1,73% dhe të industrisë me 4,7%, duke argumentuar se ky model prodhon “fasada dhe beton”, por jo vende pune të qëndrueshme dhe të ardhura për familjet.

Sipas Tabakut, pasojat e këtij modeli ndihen në të gjithë vendin. Ajo solli në vëmendje rastin e Beratit, ku, sipas saj, rreth 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni, ndërsa edhe Tirana nuk përfaqëson më një alternativë të qëndrueshme, pasi 35% e familjeve në kryeqytet preken nga largimi për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta.

Në deklaratën e saj, Tabaku u ndal edhe te emigrantët e kthyer, duke cituar të dhëna të INSTAT, sipas të cilave shumë prej tyre, pas kthimit në Shqipëri, përballen me burokraci, korrupsion dhe vështirësi për t’u integruar në treg, çka i detyron të largohen sërish.

Deputetja e opozitës theksoi se ekonomia, sipas saj, nuk mund të mbështetet vetëm te sezoni turistik apo ndërtimi, por duhet të orientohet drejt prodhimit, mbështetjes së bujqësisë dhe industrisë, si dhe krijimit të kushteve për punë dinjitoze.

“Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se largimet masive nuk janë të përkohshme, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që, sipas saj, nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por përfitime për një numër të kufizuar individësh.

The post Tabaku: Rritje ekonomike në letër, emigracion masiv në realitet appeared first on Albeu.com.

Analiza e Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

By: D Marku
31 December 2025 at 15:19

Corriere della Sera i ka kushtuar një analizë fitores së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke theksuar se, ndonëse ai ka siguruar shumicën relative të votave, vendi vazhdon të përballet me sfida të thella politike, ekonomike dhe ndërkombëtare.

Sipas artikullit, Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me rreth 49,1 për qind të votave, por pa arritur shumicën absolute për të qeverisur e vetme. Kjo, sipas gazetës, e vështirëson formimin e një qeverie të qëndrueshme, veçanërisht për shkak të refuzimit të partive të tjera për të hyrë në koalicion me Kurtin. Presidentja Vjosa Osmani pritet t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë.
Corriere della Sera e përshkruan Kurtin si një lider populist, i krahasuar shpesh me Che Guevarën, i cili ruan mbështetje të fortë brenda vendit përmes premtimeve sociale, por njëkohësisht ndjek politika të ashpra ndaj Serbisë, të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Artikulli vë në pah se gjatë fushatës zgjedhore Kurti ka premtuar mbështetje financiare për pensionistët dhe familjet, investime miliardëshe dhe luftë kundër korrupsionit. Megjithatë, gazeta thekson se Kosova vazhdon të përballet me papunësi të lartë, varfëri, emigrim të të rinjve, si dhe probleme serioze në sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë.
Në planin ndërkombëtar, media italiane nënvizon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i bllokuar që nga viti 2023 dhe se ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi masa ndëshkuese të BE-së. Prania e NATO-s, veçanërisht e kontingjentit italian, mbetet e konsiderueshme për shkak të tensioneve të vazhdueshme në veri të vendit.
Në përfundim, Corriere della Sera vlerëson se sfida kryesore për Albin Kurtin nuk është vetëm ruajtja e mbështetjes popullore, por gjetja e një qasjeje më pragmatike dhe diplomatike për të nxjerrë Kosovën nga ngërçi i brendshëm dhe izolimi ndërkombëtar.

The post Analiza e Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike appeared first on Albeu.com.

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

By: D Marku
31 December 2025 at 14:47

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan shtetasin C. A., 19 vjeç, banues në Greqi, pasi drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të appeared first on Albeu.com.

❌
❌