Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Revista Monitor

Asgjë e re nga fronti i SelfCare

2 February 2026 at 15:22

Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiskalizimit SelfCare, i cili siç raportojnë ekonomistët dhe bizneset që nga data 20 janar nuk arrin të funksionojë siç duhet.

Edhe pas njoftimeve të AKSH-it dhe Tatimeve për funksionim të sistemit, bizneset dhe ekonomistët ngritën sërish shqetësimin për mosfunksionimin të rregullt të tij.

Sot ekonomistët dhe bizneset raportojnë se nga SelfCare, platforma e fiskalizimit që funksionon nëpërmjet portalit e-Albania, nuk kryhen operacione hyrje-dalje, teksa aktualisht fiskalizimi bëhet, por faturat nuk printohen dhe po menaxhohen manualisht prej zyrave të financave.

“Që nga data 20 janar sistemi është i bllokuar dhe nuk funksionon fare. Nuk kryhen dot veprime hyrje-dalje (as jep as merr). Fiskalizimi kryhet, por nuk është e mundur printimi nga portali; faturat po printohen manualisht nga financa. Problemi vazhdon edhe sot, pa asnjë përmirësim”, pohon Suela ekonomistë pranë një kompani biznesi.

Të vetëpunësuarit e vetëm janë ata që po pengohen më shumë në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i sistemit SelfCare. Ky i fundit është portali i fiskalizimit i vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore që mundëson procesin e fiskalizimit të faturave të shitjes, deklaratave doganore, ngarkimin e certifikatës së fiskalizimit dhe ndryshimet në të, etj.

Në mënyrë jozyrtare, “Monitor” mëson se të vetëpunësuarve të vetëm u është sugjeruar që të blejnë shërbime me pagesë pranë kompanive private, si alternativë për zgjidhjen e problemit.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 40 mijë biznese të vetëpunësuar, ose rreth 30% e totalit, por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të vetëpunësuar të vetëm. Aktiviteti i këtyre të fundit është tërësisht i bllokuar prej gati 3 javësh për shkak të mosfunksionimit të programit SelfCare.

Nëse të vetëpunësuarit të vetëm do të shkojnë drejt blerjeve të pajisjeve për lëshimin e faturave të fiskalizimit, kjo pritet të sjellë kosto shtesë për këtë kategori.

Më 29 janar Tatimet njoftuan se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së 28 janarit, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.

https://monitor.al/tatimet-problemet-me-self-care-jane-zgjidhur-platforma-teresisht-funksionale/

Edhe pas këtij njoftimi, shumë subjekte raportuan për probleme, që vazhdojnë edhe sot.

“Nxitimi për të përgënjeshtruar problemet e pazgjidhura thjesht sa do të thellojë mosbesimin në infrastrukturën kritike dhe aftësinë e shtetit dhe për të justifikuar shpenzimet e larta të buxhetit të shtetit për shërbime që lënë për të dëshiruar”, shkruajti më herët një lexues.

Shqetësim tjetër i bizneseve lidhet me inventarin. Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të janarit.

https://monitor.al/pas-problemeve-me-self-care-tatimet-u-kerkojne-bizneseve-te-dorezojne-inventaret-deri-ne-31-janar/

 

The post Asgjë e re nga fronti i SelfCare appeared first on Revista Monitor.

Trendet që do të formësojnë botën e punës në 2026 dhe më tej

By: Megi Dumi
2 February 2026 at 15:20

Pritshmëritë e CEO-ve për rritje të nxitur nga IA mbeten të larta në 2026, ndërkohë që punonjësit po përballen me realitetin më të ftohtë të performancës aktuale të IA.

Studimet e Gartner tregojnë se vetëm një në 50 investime në IA sjell vlerë transformuese dhe vetëm një në pesë prodhon ndonjë kthim të matshëm nga investimi.

Në 2026, ekipet drejtuese duhet të menaxhojnë një tension të vështirë: të realizojnë objektivat e rritjes sot, duke ndërtuar njëkohësisht një forcë punëtore të aftë të krijojë vlerë në të ardhmen.

Për këtë, duhet të fokusohen te tre prioritete: (1) përshtatja me realitetet e reja të epokës së IA, ku marrëveshja e punës është në ndryshim; (2) zbutja e kërcënimeve të reja për performancën organizative; dhe (3) shfrytëzimi i mundësive të një fuqie punëtore të përzier njeri–makinë.

1. Pushimet nga puna për shkak të IA ecin më shpejt se fitimet reale të produktivitetit.

Në 2025 pati pushime të mëdha, por më pak se 1% lidhen drejtpërdrejt me rritje reale produktiviteti nga IA. Në 2026, organizatat rrezikojnë të kenë ulur stafin para kohe dhe të detyrohen të ri-punësojnë me kosto më të larta.

2. Dissonanca kulturore frenon performancën.

Shumë kompani kërkojnë më shumë nga punonjësit pa ofruar më shumë në këmbim, duke krijuar mospërputhje mes kulturës së deklaruar dhe realitetit, me pasoja në angazhim dhe reputacion.

3. IA dëmton “fitnesin mendor”.

Përdorimi i gjerë i IA gjeneruese po shoqërohet me rreziqe emocionale dhe njohëse. 91% e drejtuesve të IT-së thonë se organizatat e tyre nuk monitorojnë efektet psikologjike të përdorimit të IA.

4. “Workslop” bëhet barrë produktiviteti.

Presioni për të përdorur IA prodhon punë të shpejtë, por me cilësi të ulët dhe plot gabime, duke konsumuar kohë dhe duke ulur vlerën reale.

5. Rikthimi i humanitetit në rekrutim.

Automatizimi i tepruar ul besimin dhe cilësinë e kandidatëve. Strategjitë më të suksesshme do të kombinojnë IA me vlerësime njerëzore dhe takime reale.

6. Rriten rreziqet e spiunazhit të brendshëm.

Deepfake dhe profile të rreme po përdoren për infiltrime, duke e bërë BNJ pjesë kyçe të sigurisë.

7. Karriera nga teknologjia drejt zanateve.

Punonjësit dixhitalë kërkojnë profesione “rezistente ndaj IA”, duke krijuar oferta të reja për tregun e punëve të kualifikuara.

8. Ekspertët e proceseve, jo “yjet e teknologjisë”, krijojnë vlerë.

Riorganizimi i mënyrës së punës sjell më shumë përfitim sesa ndjekja e talenteve të rralla teknike.

9. Punonjësit kërkojnë kompensim për “kopjet dixhitale”.

Replikimi i figurës dhe aftësive të tyre me IA hap debate të reja ligjore dhe financiare.

Në përfundim, drejtuesit duhet të zgjedhin trendet kryesore për sektorin e tyre dhe t’i kthejnë nga aspirata në veprim konkret në epokën njeri–makinë. / Harvard Business Review

The post Trendet që do të formësojnë botën e punës në 2026 dhe më tej appeared first on Revista Monitor.

Banka e Anglisë pritet të mbajë normat të pandryshuara, mes sinjaleve kontradiktore për ekonominë

2 February 2026 at 15:11

Banka balancon dobësimin e tregut të punës me rritje më të qëndrueshme

Banka e Anglisë pritet të sinjalizojë rrugën drejt një uljeje tjetër të normës së interesit në muajt në vijim, pasi të lërë politikën monetare të pandryshuar të enjten, duke balancuar provat për një treg pune në dobësim me rritje më të fortë ekonomike.

Komiteti i Politikës Monetare i BoE-së pritet gjerësisht të mbajë normën bazë në 3.75 për qind, por vëmendja e investitorëve do të përqendrohet te udhëzimet e bankës për lëvizjet e ardhshme të normave, në një kohë kur sinjalet për ekonominë britanike janë kontradiktore.

Aktiviteti i biznesit është rritur pas Buxhetit të Nëntorit, edhe pse punësimi vazhdon të përkeqësohet. Norma e papunësisë qëndroi në 5.1 për qind në nëntor, niveli më i lartë që nga fillimi i vitit 2021.

“Edhe pse të dhënat e fundit nuk justifikojnë një ulje të menjëhershme tjetër të normës, ne presim që tabloja të ndryshojë teksa viti përparon,” tha Andrew Wishart, ekonomist në Berenberg Bank, i cili parashikon një ulje të normës në prill. “Do të jetë e vështirë që shpenzimet dhe aktiviteti të ruajnë vrullin.”

BoE në dhjetor uli normën bazë me një çerek pikë përqindjeje në 3.75 për qind, duke marrë parasysh ndadalësimin e inflacionit, ndërsa paralajmëroi se vendimet e ardhshme ka gjasa të jenë “më të vështira për t’u marrë”, teksa banka i afrohet fundit të ciklit të lehtësimit. Inflacioni i çmimeve të konsumit ishte 3.4 për qind në dhjetor, nga kulmi i verës prej 3.8 për qind.

Komiteti i Politikës Monetare është i ndarë mes zyrtarëve që mendojnë se dobësimi i tregut të punës do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflacionit, duke argumentuar për norma më të ulëta, dhe atyre që besojnë se përmirësimi i zhvillimit ekonomik mund të pengojë përpjekjet për të frenuar rritjen e çmimeve.

Pyetja kyçe me të cilën përballen politikëbërësit në mbledhjen e kësaj jave është se si të balancojnë shenjat e punësimit të dobët dhe rritjes së papunësisë me sondazhet që tregojnë për përmirësim të aktivitetit të biznesit dhe rritje të qëndrueshme të pagave.

Numri i punonjësve të paguar ra me 155,000 në nëntor 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare. Norma e largimeve nga puna (redundancave), që mat numrin e personave që deklarojnë se janë pushuar nga puna gjatë tre muajve të fundit, arriti në 4.9 për çdo 1,000 punonjës, nga 3.8 që ishte më parë.

Rritja e pagave në sektorin privat, të cilën politikëbërësit e BoE-së e shohin si një tregues kyç të presioneve inflacioniste themelore në ekonomi, u ngadalësua në 3.6 për qind pa përfshirë bonuset në tre muajt deri në nëntor, nga 3.9 për qind në tre muajt deri në tetor.

Por sondazhi i Bankës së Anglisë me drejtuesit e korporatave tregon për rritje pagash prej 3.7 për qind këtë vit dhe kërkimi nga agjentët rajonalë të saj tregon për një marrëveshje mesatare pagash prej 3.5 për qind.

Vendimmarrjen për normat e interesit e ndërlikojnë më tej shenjat e përshpejtimit pas Buxhetit në sektorin privat. Indeksi S&P PMI, një masë e aktivitetit të korporatave, u rrit në 53.9 në janar, niveli më i lartë që nga prilli 2024.

Kjo erdhi pasi rritja e PBB-së u përmirësua në 0.3 për qind në nëntor, sipas të dhënave zyrtare të veçanta.

Me BoE-në që pritet të marrë parasysh masat e Buxhetit, si shtyrjet e rritjes së taksës mbi karburantin dhe ngrirja e çmimeve të biletave të trenit, parashikimet e saj ka të ngjarë të tregojnë se inflacioni po kthehet drejt objektivit ose edhe poshtë tij.

Kjo duhet t’i lejojë bankës qendrore të lërë të hapur derën për një tjetër ulje të normës që në mbledhjen e marsit. Megjithatë, nëse normat bien në 3.5 për qind, tabloja bëhet më e paqartë, duke qenë se kostot e huamarrjes do të jenë më pranë niveleve neutrale, që as nuk stimulojnë dhe as nuk frenojnë aktivitetin.

“Ne presim që Komiteti i Politikës Monetare të përsërisë udhëzimin e mëparshëm se një tjetër ulje e normës bazë ka gjasa, por cikli i normave ndoshta është pranë fundit,” tha Rob Wood nga Pantheon Macroeconomics. / FT

The post Banka e Anglisë pritet të mbajë normat të pandryshuara, mes sinjaleve kontradiktore për ekonominë appeared first on Revista Monitor.

Ari dhe argjendi vazhdojnë rënien teksa tkurrja trondit tregjet e aksioneve

2 February 2026 at 14:24

Humbjet në metalet e çmuara pasojnë një rritje rekord

Ari dhe argjendi pësuan rënie ditën e hënë, ndërsa përmbysja e një rritjeje rekord në metalet e çmuara u zgjat për javën e dytë radhazi dhe u reflektua edhe në tregjet e aksioneve.

Ari ra deri në 9 për qind në tregtimet e hershme, në 4,403 dollarë për ons, përpara se të rikuperohej në 4,763 dollarë, duke qenë rreth 2 për qind më poshtë gjatë ditës. Argjendi u ul deri në 15 për qind, në 71.33 dollarë, përpara se të rikuperohej në 83.50 dollarë, duke qenë 1.3 për qind më poshtë gjatë ditës.

Kontratat e së ardhmes që ndjekin indeksin S&P 500 dhe Nasdaq 100 ranë përkatësisht me 0.5 për qind dhe 0.9 për qind.

Menaxherët e fondeve të investimit reduktuan disa pozicione më të rrezikshme mes luhatjeve të forta të tregut. “Ndërsa likuiditeti dhe paqëndrueshmëria përkeqësohen, investitorët po shesin atë që ka performuar mirë deri tani këtë vit,” tha Matthias Scheiber, drejtues i investimeve në Allspring.

Ari dhe argjendi kishin arritur vlera rekord në javët e fundit në një rritje shumë të fortë, teksa tensionet gjeopolitike dhe frika për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së i shtynë investitorët të kërkonin asete të sigurta.

Por nominimi të premten nga presidenti amerikan Donald Trump i Kevin Warsh, një ish-guvernator i Fed-it, i konsideruar si një zgjedhje e logjikshme dhe e mirë, si kryetar i ardhshëm i bankës qendrore amerikane, qetësoi frikën se pasardhësi i Jay Poëell do të ishte më tolerant ndaj inflacionit, shqetësim që kishte ushqyer rritjen e metaleve të çmuara.

Indeksi referencë europian Stoxx Europe 600 u rikuperua nga humbjet e hershme për t’u tregtuar me 0.3 për qind në rritje. Në Azi, tregu më i goditur ishte Kospi i Koresë së Jugut, që u mbyll me rënie 5.3 për qind.

Hao Hong, drejtor investimesh në Lotus Asset Management, tha se investitorët po detyroheshin “të mbulonin shumë marzhe në transaksionet e tyre me metale të çmuara”, çka kishte ushtruar presion mbi aksionet aziatike.

CME Group, operatori më i madh në botë i bursave të derivateve, tha të premten se do të rriste kërkesat për marzh për kontratat futures të arit dhe argjendit pas rënies së fortë të çmimeve.

Investitorët thanë se rëniet e çmimeve të metaleve të çmuara po përforcoheshin nga kërkesat më të ashpra për marzh fitimi dhe nga ulja e huamarrjes që kishte nxitur rritjen rekord. “Rritja ka qenë e jashtëzakonshme dhe leva financiare ka luajtur një rol kyç si në rritje, ashtu edhe tani në rënie,” tha Guy Miller, strateg kryesor i tregjeve te kompania e sigurimeve Zurich.

Nafta ra ndjeshëm, me indeksin Brent, referencën globale, që zbriti 5 për qind në 65.86 dollarë për fuçi. Bakri dhe alumini, metale industriale që ishin përfshirë në rritjen e fundit, ranë të dy me 2 për qind.

Rritja e kërkesës nga investitorët privatë që blinin fonde të tregtuara në bursë dhe shufra fizike ari kishte kontribuar në rritje. Investitorët i janë drejtuar arit si një mbrojtje ndaj shqetësimeve në rritje për shpenzimet fiskale në ekonomitë e zhvilluara, si edhe ndaj pasigurisë gjeopolitike.

Kjo pjesëmarrje e lartë e investitorëve individualë, që përfshinte edhe përdorimin e produkteve me levë financiare si opsionet afatshkurtra, po e përkeqësonte valën e shitjeve të hënën, sipas tregtarëve.

Raymond Cheng, drejtor investimesh për Azinë Veriore te Standard Chartered, tha se ari që tregtohet në 4,650 dollarë është “një mundësi për të shtuar” metalin, mes pasigurisë për shpenzimet qeveritare në SHBA.

“Ne mendojmë se primi i riskut Trump është ende i justifikuar,” tha Cheng. “Ai do të mbetet president i SHBA-së, pavarësisht se kush është kryetar i Fed-it. Politika e tij fiskale do të mbetet ekspansioniste.”

Indeksi kryesor i bursës së Afrikës së Jugut, i cili është shumë i ekspozuar ndaj industrisë minerare, ra deri në 6.9 për qind përpara se të rikuperohej dhe të qëndronte 1.3 për qind më poshtë gjatë ditës.

Aksionet e listuara në Australi të Newmont Corporation, një kompani e madhe minerare e arit, ranë me 10 për qind, ndërsa ato të Zijin Gold International ranë me 7.9 për qind.

“Tregjet që rriten kaq shumë nuk korrigjohen në mënyrë anësore,” tha Prashant Bhayani, drejtor investimesh për Azinë në BNP Paribas Wealth Management. “Nuk është ndryshe nga aksionet meme, që nxiten kryesisht nga entuziazmi në rrjetet sociale dhe jo nga bazat reale ekonomike.

Dollari u forcua lehtë me 0.1 për qind kundrejt një shporte monedhash të partnerëve kryesorë tregtarë të hënën, ndërsa yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit amerikan ranë me 0.01 pikë përqindjeje në 4.23 për qind. Yield-et e obligacioneve lëvizin në drejtim të kundërt me çmimet. / FT

The post Ari dhe argjendi vazhdojnë rënien teksa tkurrja trondit tregjet e aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Greva e transportit në Gjermani ndalon autobusët dhe tramvajet, preken 150 qytete

2 February 2026 at 14:20

Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtra dhe paga më të larta mes negociatave të bllokuara; paralajmërohen veprime të tjera nëse bisedimet e 9 shkurtit dështojnë

Udhëtarët në të gjithë Gjermaninë u përballën me temperatura të ulëta dhe stacione bosh të hënën, teksa dhjetëra mijëra punonjës të transportit publik hynë në grevë, duke ndërprerë shërbimet e autobusëve dhe tramvajeve në shumicën e qyteteve. Greva u thirr nga sindikata Verdi.

Verdi, e cila përfaqëson afro 100 mijë punonjës të sektorit, vendosi grevën pasi negociatat me punëdhënësit bashkiakë dhe autoritetet rajonale për kushtet e punës dështuan javën e kaluar.

Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtra, pushime më të gjata dhe pagesë më të lartë për punën gjatë natës dhe fundjavave, në një kohë kur qytetet po përballen me kufizime buxhetore.

Greva prek rreth 150 kompani bashkiake të transportit në pothuajse të gjitha 16 landët federale të Gjermanisë, përfshirë Berlinin, Hamburgun dhe Bremenin.

Një nga aksionet më të mëdha të koordinuara në sektorin e transportit lokal ndër vite, greva nisi sipas planit, tha për radion rbb të hënën Serat Canyurt, negociatori kryesor i Verdi, duke shtuar se operatorët e transportit publik tani pritet të rikthehen në tryezën e negociatave.

Udhëtarët kërkojnë alternativa në temperatura të ulëta

Në Shtutgart, Karlsruhe dhe Freiburg, shërbimet do të ndërpriten gjatë gjithë ditës, njoftuan përfaqësuesit e sindikatës.

Temperaturat ranë nën zero në pjesën më të madhe të vendit, duke e përkeqësuar situatën për udhëtarët që u detyruan të kërkojnë alternativa transporti.

Ndërkohë, Deutsche Bahn deklaroi të premten se trenat urbanë S-Bahn në qytete si Berlini, Hamburgu, Mynihu dhe Shtutgarti, si edhe shërbimet ndërqytetëse, do të funksionojnë normalisht, pasi punonjësit e tyre nuk përfaqësohen nga Verdi.

Negociatat mes Verdi dhe shoqatave të punëdhënësve kanë qenë të tensionuara, me drejtuesit e sindikatës që akuzojnë bashkitë se po kërkojnë të ulin përfitimet dhe të zgjasin turnet e punës.

Në Berlin, negociatorët e Verdi thanë se operatorët duan që punonjësit të financojnë vetë përmirësimet, duke hequr dorë nga pagesa për ditët e sëmundjes dhe oraret fleksibël.

Raundi i ardhshëm i negociatave është planifikuar për më 9 shkurt.

Drejtuesit sindikalë paralajmëruan se mund të pasojnë veprime të tjera grevistike, nëse punëdhënësit nuk ofrojnë lëshime domethënëse./ Reuters

The post Greva e transportit në Gjermani ndalon autobusët dhe tramvajet, preken 150 qytete appeared first on Revista Monitor.

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

2 February 2026 at 14:00

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi.

Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një tavani për çmimet duket se ka një grup që qëndron mbi pjesën tjetër.

Bëhet fjalë për investitorët strategjikë. Këta të fundit kanë përparësi mbi plazhet në raport me grupin tjetër.

Rregullorja për stacionet e plazhit në pikën 2 të nenit shtatë përcakton “Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse”.

Në rregulloren e rishikuar kjo pikë vijon me një shtesë “dhe ka përparësi mbi kontratat e plazhit të lidhura në atë zonë. Në çdo rast, gëzimi i përdorimit të bregut të detit si stacion plazhi nga investitori strategjik fillon pas vënies në funksion të strukturës akomoduese turistike”.

Kjo do të thotë se investitorët strategjikë kanë janë të parët që mund të lidhin kontratën për përdorimin e plazhit dhe kjo nis në momentin që vënë në funksion strukturën turistike.

Ndërkohë rregullorja ndryshon dispozitat kalimtare në pikën 3 dhe 4. Pra për këto plazhe aty ku nuk ka strukturë akomodimi subjekti i interesuar për të marrë një stacion plazhi duhet të ketë një strukturë shërbimi.

“Përjashtimisht, për Bashkinë Fier, Bashkinë Divjakë, Bashkinë Pogradec, për plazhin Zvërnec, Plazhi i Vjetër, Bashkia Vlorë, plazhet Spille, Vilë-Bashtovë, Bashkia Rrogozhinë, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit të Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit të Ri, plazhi Porto-Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila 5, Bashkia Durrës, plazhet Borsh, Llaman, plazhi Lukovë 2, plazhi Maraçi, Bashkia Himarë, plazhi i Rrjollit, Bashkia Shkodër, në stacionet e plazhit, që nuk ka struktura akomoduese pranë apo në afërsi të hapësirës së plazhit, nuk zbatohet kriteri i parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 7, dhe subjekti, përveç kritereve të parashikuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 7, duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme” thuhet në pikën 3 të rishikuar.

 

The post Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër appeared first on Revista Monitor.

Projekte të reja të KE dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK

2 February 2026 at 13:32

Qeveria Zviceriane dhe Këshilli i Evropës kanë shënuar një hap të ri në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, me nisjen e dy projekteve të reja të bashkëfinancuara, që synojnë forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe rritjen e efektivitetit në rikuperimin dhe administrimin e aseteve.

Në qendër të kësaj nisme qëndron projekti “Forcimi i qëndrueshmërisë së sektorit publik kundër korrupsionit” (RAC), i cili do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), me fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e praktikave të administrimit të aseteve dhe promovimin e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara në dobi të komunitetit.

Përmes asistencës teknike, ekspertizës ndërkombëtare dhe shkëmbimit të praktikave më të mira evropiane, projekti RAC synon të rrisë efektivitetin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar njëkohësisht besimin e publikut dhe transparencën në menaxhimin e pasurive të konfiskuara.

Paralelisht, projekti “Lufta kundër pastrimit të parave në Shqipëri” (CMLA) do të mbështesë autoritetet shqiptare në forcimin e kuadrit të parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), përmes një qasjeje të bazuar në risk dhe udhëzimeve praktike për autoritetet publike dhe subjektet raportuese.

Gjatë aktivitetit të prezantimit, Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, Gianluca Esposito, theksoi se fokusi i reformave duhet të zhvendoset nga miratimi i ligjeve tek efektiviteti i zbatimit të tyre dhe rezultatet konkrete për qytetarët. Ndërsa Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, nënvizoi se një sistem efektiv kundër pastrimit të parave është thelbësor për mbrojtjen e ekonomisë, konkurrencën e ndershme dhe rrugën evropiane të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, vlerësoi rëndësinë e projekteve dhe mbështetjes së vazhdueshme për forcimin e rolit të agjencisë:

“Ky projekt përfaqëson një mbështetje shumë të rëndësishme për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, jo vetëm në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike, por edhe në konsolidimin e qasjes sonë ndaj ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara. Mbështetja me ekspertizë ndërkombëtare dhe praktika të avancuara do të na ndihmojë që këto pasuri të kthehen në vlerë të shtuar për shoqërinë, duke kontribuar drejtpërdrejt në interesin publik dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” – u shpreh znj. Xhaja.

Eventi mblodhi përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe medias, duke shërbyer si një platformë dialogu mbi reformat anti-korrupsion, administrimin e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara, si dhe standardet në zhvillim në fushën AML/CFT, si dhe ndikimin e tyre në nivel kombëtar.

The post Projekte të reja të KE dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK appeared first on Revista Monitor.

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

2 February 2026 at 13:14

Mediat italiane kanë vënë në fokus procesin e nisur në Shqipëri për miratimin e Kodit të ri Penal, duke raportuar shqetësimet dhe paralajmërimin e Confindustria Albania, sipas së cilës ndryshimet e propozuara rrezikojnë të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit, klimën e investimeve dhe sigurinë juridike.

Sipas shoqatës, projektligji nuk buron nga një nevojë reale për reformë, as nga problematika të dukshme të Kodit Penal aktual, i cili ndër vite ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi për të funksionuar në mënyrë efektive. Sistemi në fuqi, në fakt, ka dhënë rezultate të konsideruara pozitive edhe në fusha delikate si ajo e përgjegjësisë penale të personave juridikë, një nga sektorët ku teksti i ri synon të ndërhyjë ndjeshëm.

Confindustria Albania thekson se një vend që synon të konsolidojë rolin e tij në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar duhet të mbështetet mbi parime të qarta të shtetit të së drejtës, mbi rregulla të qëndrueshme dhe mbi një kuadër normativ të parashikueshëm. Siguria juridike përmendet si një element thelbësor për të vazhduar tërheqjen e investimeve të huaja dhe për të mbështetur iniciativën sipërmarrëse vendase, ndërsa Kodi i ri Penal rrezikon të vërë në diskutim pikërisht këto parakushte themelore.

Ndër aspektet më kritike përmendet tendenca për të shndërruar në vepra penale një sërë sjelljesh që deri më sot përfshiheshin në fushën e shkeljeve administrative. Sipas shoqatës, parregullsi fiskale të natyrës formale, mangësi në mbajtjen e saktë të regjistrave shoqërorë, shkelje të brendshme të menaxhimit të kompanive dhe mospërmbushje të tjera pa një vlerë reale penale mund të sanksionohen penalisht, duke krijuar një klimë pasigurie dhe frike mes operatorëve ekonomikë. Kjo qasje, gjithmonë sipas Confindustria Albania, rrezikon të rëndojë në mënyrë të panevojshme sistemin gjyqësor dhe të penalizojë aktivitetin e biznesit, pa sjellë përfitime konkrete në drejtim të ligjshmërisë apo transparencës.

Shqetësim shtesë ngjall edhe hapësira e gjerë e diskrecionit që disa dispozita të Kodit të ri do t’u atribuonin gjyqtarëve. Një pushtet interpretues tepër i zgjeruar mund të komprometojë parashikueshmërinë e vendimeve dhe stabilitetin e kuadrit juridik, elemente të konsideruara të domosdoshme për ata që investojnë dhe veprojnë në afat të gjatë.

Shoqata e drejtuar nga Davide Rogai i referohet gjithashtu standardeve të Bashkimit Evropian, objektiv i shpallur i Shqipërisë në rrugëtimin e saj të integrimit. Në kuadrin e BE-së, përgjegjësia penale e personave juridikë përgjithësisht kufizohet në sektorë të përcaktuar mirë, si krimi i organizuar, korrupsioni apo veprat penale mjedisore, ndërsa projekti i reformës shqiptare duket se e zgjeron ndjeshëm këtë perimetër. Duhet kujtuar gjithashtu se në vend është tashmë në fuqi një legjislacion specifik mbi përgjegjësinë penale të personave juridikë, gjë që e bën, sipas Confindustria Albania, edhe më pak të justifikuar një ndërhyrje kaq radikale përmes një Kodi të ri Penal.

Shoqata, e cila vepron në Shqipëri prej më shumë se dhjetë vitesh duke përfaqësuar ndërmarrje të themeluara si nga sipërmarrës italianë ashtu edhe nga sipërmarrës shqiptarë, vë në dukje edhe pasojat e mundshme negative të tekstit të ri mbi përqendrimet shoqërore. Normat e reja mund të përbëjnë një pengesë për lirinë e sipërmarrjes dhe të kenë një efekt fort dekurajues mbi investimet, në një moment historik kur vendi do të kishte nevojë, përkundrazi, të forconte tërheqjen e tij ekonomike.

Në përfundim, Confindustria Albania bën thirrje që procesi i reformës të rishikohet me kujdes, duke përfshirë botën prodhuese dhe duke vlerësuar me vëmendje ndikimin e dispozitave të reja mbi strukturën ekonomike dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, me bindjen se zhvillimi, ligjshmëria dhe rritja mund të arrihen vetëm përmes rregullave të qarta, proporcionale dhe në përputhje me standardet evropiane.

Confindustria Albania ka reaguar edhe më parë për ndryshimet në Kodin Penal, ku i cilësonte të panevojshëm, të cilat rrisin ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenojnë klimën e investimeve në vend.

Sakaq pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë në një seancë maratonë miratoi me 85 vota pro dhe 9 kundër, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (nismë e Këshillit të Ministrave).

Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji për Kodin e Ri Penal u publikua për konsultime publike në fund të muajit korrik nga Ministria e Drejtësisë.

Drafti i ri që përmban 950 nene është kundërshtuar nga shumë ekspertë të cilat vazhdimisht kanë theksuar se projektligji rrezikon penalizimin e marrëdhënieve fiskale, rrezikon të cenojë sigurinë juridike, të mbingarkojë sistemin gjyqësor penal dhe të vendosë qytetarët e bizneset në një klimë pasigurie, në vend që të garantojë korrektësi dhe efikasitet administrativ.

Për këtë arsye, ekspertët e shohin të domosdshëm një rishikim i thelluar i draftit në mënyrë që të harmonizohet me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës./ Giornalesera.com

 

https://monitor.al/confindustria-albania-kunder-draftit-te-kodit-penal-rrezik-per-biznesin-paralizon-investimet/

 

 

The post Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Kërkesat për azil, 10-mujori 2025

By: Mira Leka
2 February 2026 at 13:08

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315. Pavarësisht r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kërkesat për azil, 10-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Momenti “ChatGPT” ka mbërritur në industrinë prodhuese

By: Mira Leka
2 February 2026 at 13:04

Fabrikat e së ardhmes. Inteligjenca Artificiale premton të transformojë mënyrën dhe vendin se si prodhohen gjërat, shkruan The Economist   “E dini çfarë më bën vërtet përshtypje? Pashë një robot që ngriti një vezë!”, thërriste Roger Smith, kryetar i General Motors, në vitin 1985. Prodhuesi amerikan i makinave, i cili dy dekada më herët kishte qenë kompania e parë që instaloi një krah robotik...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Momenti “ChatGPT” ka mbërritur në industrinë prodhuese appeared first on Revista Monitor.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:59

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist   Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingull...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:56

Humbje e kujtesës. Çmimet po shpërthejnë për një komponent thelbësor   Prodhuesit e pajisjeve elektronike në botë, të mbledhur së fundmi në Las Vegas për Panairin e Elektronikës për Konsumatorët (CES), do të ishin të justifikuar po të kishin ndjenja të përziera për këtë vit. Entuziazmi për pajisje të reja të zgjuara, të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale është po aq i fortë sa kurrë. Por,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:51

Ankesa të stisura. Kjo nuk ia zbeh fuqinë politike, shkruan The Economist   Ironia është pothuajse aq e fortë sa të të ngjallë keqardhje për presidentin. Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024 pjesërisht duke folur kundër inflacionit, të cilin ia atribuoi Partisë Demokratike. Ai premtoi se do t’i ulte çmimet “shumë, shumë shpejt” dhe se do ta “Bënte Amerikën sërish të përballueshme”. Siç i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh appeared first on Revista Monitor.

OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:35

Shfaqja më e madhe në Tokë. Nga një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në histori, OpenAI gjendet sot në një pozicion të rrezikshëm, shkruan The Economist   Sam Altman është si një zhongler mbi një monocikël. Ndërtimi i chatbot-ëve të gjithëditur, të fuqizuar nga modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale (IA), është një ambicie tepër modeste për drejtuesin e OpenAI. Për të mbajtur publ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:05

Kroacia vuri në funksion 417 megavat kapacitet diellor gjatë dymbëdhjetë muajve nga dhjetori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025, sipas të dhënave të Shoqatës së Burimeve të Rinovueshme të Energjisë së Kroacisë, RES Croatia. Kjo shifër nxjerr në pah rritjen e qëndrueshme të tregut të energjisë diellore në Kroaci, pasi gjatë vitit 2024 u instaluan 397 megavat. Kapaciteti i përgjithshëm diell...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:04

Bulgarian-American Credit Bank AD (BACB) përfundoi marrëveshjen për blerjen e aksioneve të kapitalit të Tokuda Bank EAD më 12 janar 2026, njoftoi BACB. Si rezultat, Bulgarian-American Credit Bank AD bleu 6,800,000 aksione të regjistruara në formë elektronike me të drejtë vote, që përfaqësojnë 100% të kapitalit të Tokuda Bank EAD. Transaksioni u finalizua pas marrjes së miratimeve paraprake të nevo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD appeared first on Revista Monitor.

Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:02

Sipas projeksioneve të disponueshme, viti 2026 ka potencialin të jetë viti më i rëndësishëm ekonomikisht për qytetarët e Serbisë, i zhvilluar në një mjedis politik kompleks dhe të tensionuar, si në plan global ashtu edhe të brendshëm. Ky kontrast mes optimizmit ekonomik dhe realizmit politik pasqyron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, sipas të cilit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Përmirësohet treguesi i besimit të bizneseve, por jo ai i konsumatorëve

2 February 2026 at 12:01

Treguesi i besimit të biznesit e nisi në rritje vitin 2026. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike.

Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e tij u ndikua pozitivisht nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. Gjithashtu, me rritje janë dhe pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 3.1 pikë përqindje në janar. Aktualisht, niveli i tij është rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në përmirësim ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 7.4 pikë përqindje këtë muaj. Niveli i treguesit qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e besimit u ndikua pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me një muaj më parë.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar, duke arritur nivelin 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Edhe pritjet e bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen dhanë kontribut rritës, por në masë më të ulët. Pritjet për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit konsumator nuk regjistroi ndryshim krahasuar me nivelin e dhjetorit, duke qëndruar rreth 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sa i përket komponentëve përbërës, situata e blerjeve të mëdha regjistroi përmirësim në janar, si në gjendjen aktuale ashtu edhe në pritjet për të ardhmen. Nga ana tjetër, konsumatorët ulën disi pritjet për gjendjen e tyre

personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen, krahasuar me muajin e mëparshëm.

The post Përmirësohet treguesi i besimit të bizneseve, por jo ai i konsumatorëve appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

By: Mira Leka
2 February 2026 at 11:58

Përveç shtetasve amerikanë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i parapëlqyer edhe për pensionistët britanikë. Një artikull i publikuar më herët nga “MailOnline”, website i tabloidit të njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore që tërheq pensionistët janë kostoja e ulët e jetesës, qiratë e përballueshme të apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet. Ekspe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta appeared first on Revista Monitor.

Një amerikan në qytet

By: Mira Leka
2 February 2026 at 11:55

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj. Të dhënat e Policisë së Shtetit për vitin 2025 tregojnë se numri i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një amerikan në qytet appeared first on Revista Monitor.

❌
❌