Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Opinion.al

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

By: e xh
4 February 2026 at 22:42

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet si shqiptar.

I tillë është dhe Donald Fa, nga Kameruni i Afrikës, i cili ka ardhur në studion e “Opinion” në Tv Klan me veshje tradicionale shqiptare, si dhe e quan veten dibran “dem baba dem”.

“Unë kam shumë shoqëri nga Dibra dhe Tirana. Ata më kanë mbajtur shumë afër, prandaj e quaj veten dibran dem baba dem”, u shpreh ai.

Ai tregon se erdhi në vendin tonë falë punës së tij. Shqipëria duket se “ia mori zemrën”, ndaj ai vendosi që të shpërngulet këtu.

Një prej ushqimeve të tij të preferuara shqiptare është ‘fërgesa tironse’, ashtu sikurse tregon se shëtit shpesh rreth zonës ku ai jeton për t’i marrë më të mirën e këtyrev vendeve.

Siç shprehet Fa, pjesa më e madhe e popullsisë së Kamerunit nuk e njohin Shqipërinë dhe ai ua portretizon si një vend shumë të qetë e bukur. Por, edhe ata që e njohin Shqipërinë në Kamerun, vjen për shkak të futbollit, teksa Fa e lidh me figurën e Lorik Canës.

“Ata e njohin Shqipërinë nga ana e futbollit, nga ana e Lorik Canës. Ata e dijnë Shqipërinë vetëm nga Lorik Cana. Shumë shpesh kur flas me ndonjë shok, më thonë ku je, u them në Shqipëri. Më thonë ku i bie kjo Shqipëri”, tha ai.

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

By: e xh
4 February 2026 at 22:38

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i kufirit” Tom Homan në një konferencë për shtyp, sipas të cilit  se tërheqja e pjesshme do të lërë 2,000 agjentë të agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjentë të tjerë federalë në qytet.

Ai shtoi se çdo tërheqje e mëtejshme e agjentëve varet nga bashkëpunimi i zbatimit të ligjit vendas dhe komunitetit më të gjerë.

Homan u zgjodh për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti, nga agjentët federalë në janar.

Në dhjetor, Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi një valë agjentësh federalë të imigracionit në Minesota, si pjesë e një goditjeje ndaj imigracionit të paligjshëm në SHBA.

Rreth 2,000 agjentë nga agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjenci të tjera federale u vendosën në Minneapolis që nga 14 janari, thanë zyrtarët, si dhe 800 agjentë shtesë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP) të SHBA-së, përfshirë stafin e Patrullës Kufitare.

Homan u rekrutua për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave masive kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë – Renee Good dhe Alex Pretti – nga agjentët federalë në Minesota në janar.

Në përgjigje, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, dhe Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, kërkuan që agjentët federalë të zbatimit të ligjit për imigracionin të largohen tërësisht nga rajoni i kryeqytetit të shtetit, ndërsa Trump tha se administrata e tij “do të ulë pak tensionet”.

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

By: e xh
4 February 2026 at 22:08

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se programi i tij i fuqishëm i raketave balistike – një nga më të mëdhenjtë në Lindjen e Mesme është një “vijë e kuqe” në çdo negociatë.

Testi më i fundit i kapaciteteve raketore iraniane ndodhi gjatë luftës 12-ditore në qershor 2025 me Izraelin, gjatë së cilës Teherani lëshoi breshëri raketash balistike drejt Izraelit, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe shkatërrimin e dhjetëra ndërtesave dhe blloqeve të banimit në qendër dhe veri të vendit.

Sipas një analize të Institutit për Studimin e Luftës (ISË) dhe projektit AEI Critical Threats, Izraeli “ka shkatërruar me gjasë rreth një të tretën e lëshuesve iranianë të raketave” gjatë konfliktit.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar vazhdimisht se vendi është rimëkëmbur nga dëmet e luftës dhe se kapacitetet e tij janë më të forta se kurrë.

Çfarë janë raketat balistike?

Një raketë balistike është një armë e shtyrë nga raketa, e cila drejtohet gjatë fazës fillestare të ngritjes, por më pas ndjek një trajektore rënieje të lirë nën ndikimin e gravitetit për pjesën më të madhe të fluturimit. Ajo mund të transportojë koka luftarake me eksplozivë konvencionalë ose potencialisht biologjikë, kimikë apo bërthamorë.

Shtetet perëndimore e shohin arsenalin balistik të Iranit si një kërcënim konvencional për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe si një mjet të mundshëm për transportin e armëve bërthamore, nëse Teherani do t’i zhvillonte ato. Irani mohon se synon ndërtimin e bombave atomike.

Llojet dhe rrezet e raketave iraniane

Sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Irani ka rezervën më të madhe të raketave balistike në Lindjen e Mesme. Rrezja e tyre është e kufizuar nga vetë Irani në 2.000 kilometra – distancë që, sipas zyrtarëve iranianë, mjafton për të mbuluar Izraelin.

Shumë nga bazat raketore ndodhen në dhe rreth Teheranit. Të paktën pesë “qytete raketore” nëntokësore janë identifikuar në provinca të ndryshme, përfshirë Kermanshahun, Semnanin dhe zona pranë Gjirit.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), Irani zotëron disa raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë Izraelin, përfshirë: Sejil – 2.000 km, Emad – 1.700 km, Ghadr – 2.000 km, Shahab-3 – 1.300 km, Khorramshahr – 2.000 km, Hoveyzeh – 1.350 km.

Agjencia gjysmëzyrtare ISNA publikoi në prill 2025 një grafik që tregonte nëntë raketa iraniane që, sipas saj, mund të godasin Izraelin. Mes tyre: Sejil, me shpejtësi mbi 17.000 km/orë dhe rreze 2.500 km, Kheibar, me rreze 2.000 km, Haj Qasem, me rreze 1.400 km

Shoqata për Kontrollin e Armëve (Arms Control Association) thotë se arsenali përfshin edhe: Shahab-1 – rreth 300 km, Zolfaghar – 700 km, Shahab-3 – 800–1.000 km, Emad-1 (në zhvillim) – deri 2.000 km, Sejil (model në zhvillim) – 1.500–2.500 km

Strategjia dhe zhvillimi raketor

Irani thotë se raketat balistike shërbejnë si mjet kyç parandalues dhe hakmarrës kundër SHBA-së, Izraelit dhe objektivave të tjerë rajonalë.

Sipas një raporti të vitit 2023 nga Behnam Ben Taleblu i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, Irani po zgjeron depot nëntokësore të raketave, përfshirë sisteme transporti dhe lëshimi, si dhe qendra prodhimi dhe magazinimi. Në vitin 2020, Irani deklaroi se kishte lëshuar për herë të parë një raketë balistike nga nëntoka.

Raporti thekson se vite të tëra të inxhinierisë së kundërt dhe prodhimit të raketave i kanë mundësuar Iranit të përdorë materiale më të lehta kompozite për të rritur rrezen e fluturimit.

Në qershor 2023, Irani prezantoi atë që e quajti raketën e parë balistike hipersonike të prodhuar në vend. Raketat hipersonike fluturojnë me shpejtësi mbi pesë herë më të madhe se ajo e zërit dhe ndjekin trajektore komplekse, duke i bërë të vështira për t’u interceptuar.

Sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve, programi raketor iranian bazohet kryesisht në dizajne të Koresë së Veriut dhe Rusisë, me ndihmë edhe nga Kina.

Irani zotëron gjithashtu raketa lundruese (cruise), përfshirë Kh-55, e aftë të mbajë koka bërthamore dhe me rreze deri 3.000 km.

Sulme rajonale

Në qershor, Irani iu përgjigj përfshirjes së SHBA-së në luftën ajrore të Izraelit kundër Iranit duke goditur me raketa bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar. Teherani kishte paralajmëruar më herët për sulmin dhe nuk pati viktima. Uashingtoni shpalli armëpushim disa orë më vonë.

Garda Revolucionare përdori raketa edhe në janar 2024, duke deklaruar se kishte goditur selinë e spiunazhit izraelit në rajonin autonom kurd të Irakut dhe militantë të Shtetit Islamik në Siri.

Irani ka njoftuar gjithashtu për sulme raketore ndaj bazave të një grupi militant baluç në Pakistan.

Arabia Saudite dhe SHBA-ja kanë deklaruar se besojnë se Irani ishte pas sulmit me dronë dhe raketa ndaj objekteve kyçe të naftës saudite në vitin 2019, akuza që Teherani i ka mohuar.

Në vitin 2020, Irani lëshoi raketa ndaj forcave të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak, përfshirë bazën ajrore al-Asad, si hakmarrje për sulmin me dron që vrau gjeneralin Qassem Soleimani./Reuters

Yesterday — 4 February 2026Opinion.al

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

By: e xh
4 February 2026 at 21:39

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë në QSUT.

Mësohet se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se gjendja e tij është stabilizuar dhe pritet që ditën e nesërme të lërë ambientet e spitalit.

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

By: e xh
4 February 2026 at 20:23

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, në sajë të së cilit përfitojnë disa kategori të dënuarish.

Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose nga ndjekja penale për veprat e kryera deri më 31 dhjetor 2025.

Ligji parashikon përfshirjen e personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në 3 vjet burg për burrat dhe deri në 4 vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit, si gjoba apo shërbimi në komunitet.

Sipas këtij drafti, për të dënuarit që ende vuajnë dënimin, parashikohet përjashtim nga burgu nëse u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet burrave dhe deri në 4 vjet grave.

Amnistia përfshin gjithashtu të moshuarit, duke nisur nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që kanë qenë të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale.

Theksohet se kategoritë që përjashtohen nga përfitimi i amnistisë janë ata që i janë shmangur drejtësisë, si të arratisurit apo të fshehurit, si dhe të dënuarit për krime të rënda, përfshirë krimet kundër jetës dhe njerëzimit, krimet seksuale, terrorizmin, veprat që cenojnë rendin kushtetues, autoritetin e shtetit, mjedisin, ekonominë dhe pasurinë, si edhe veprat penale që lidhen me zgjedhjet dhe demokracinë.

Po ashtu përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe për ata që gjykohen ose hetohen nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Kriteret për përfitimin e amnistisë

  1. Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:
    a) personat burra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2025, pavarësisht nga koha e mbetur nga aenimi.

b personat gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2025, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

  1. c) personat burra, dënuar me burgim, ië ciiëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

ç) personat gra, dënuar me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet.

  1. d) personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
  2. dh) personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
  3. e) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
  4. Nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.
  5. Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “a”, “c”, dhe “d”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar, për:
  6. a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;
  7. b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/с, 80, 81, 82, 83, 83/a, 83/b dhe 84/a të Kodit Penal, si dhe në nenin 77 të
    Kodit Penal Ushtarak;
  8. c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a, 93, 96 dhe 99 të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a të Kodit Penal;

  1. d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/a, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;
  2. dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117, në nenet 119, 120, 121 dhe 121/a të Kodit Penal;
  3. e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, nenin

124/a, në paragrafët e dytë e të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a,

128/b, 129 dhe 130/a të Kodit Penal;

ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në paragrafin e dytë të nenit 160, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafët e
dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe në nenin 181/a të Kodit Penal, si dhe në paragrafët e dytë
dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak;

  1. f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191, 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;
  2. g) veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët të tretë dhe të katërt të nenit 199/a dhe nenin 199/b të Kodit Penal;
  3. gj) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, në nenet 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a dhe 206/b të Kodit Penal;
  4. h) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;
  5. i) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 tëKodit Penal;
  6. j) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/с, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;
  7. k) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 237, 238, 243, 244, 244/a, 245, në paragrafin e dytë dhe të katërt të nenit 245/1, në paragrafin e dytë të nenit 247, në nenet 248, 248/a, 250, 252, 253, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 268, 270, 271, në paragrafët e parë, të dytë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenet 278/a, 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/с, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/Ы, 288, 288/a, 288/b, 288/с, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafet e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/с, 293/ç, 294, 295, në paragrafët e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298, në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak;

1) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313,
313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në
paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të
Kodit Penal;

1l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;

  1. m) vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
  2. n) vepra penale të parashikuara në nenin 8 dhe 9, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar.
  3. Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “b”, “ç”, “dh” dhe “e” të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:
  4. a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;
  5. b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c,81 dhe 83/b të Kodit Penal;
  6. c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88 dhe 89/a dhe 93 të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 105, 106, 107/a 108 dhe në paragrafin e dytë të nenit 108/a të Kodit Penal;

  1. d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;
  2. dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117 dhe në nenin 121 të Kodit Penal;
  3. e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, në nenin 124/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a dhe 128/b dhe 129 të Kodit Penal; e vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 139, 140, 141, 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe nenin 181/a të Kodit Penal;
  4. f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191 dhe 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;
  5. g) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a, 206/b, të Kodit Penal;
  6. gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;
  7. h) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 të Kodit Penal;
  8. i) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;
  9. j) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 243, 244, 244/a, 245, 248, 248/a, 250,253, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267,268, në paragrafin e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenin 278/a, 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/c, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafin e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, 294, 295, në paragrafin e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298 dhe në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak ;
  10. k) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të Kodit Penal;

1) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;

1l) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

  1. m) vepra penale të parashikuara në nenin 8 dhe 9, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar.

Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit

  1. Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja edënimit, sipas nenit 3 të këtij ligji ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet:
  2. a) 1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të mitur;
  3. b) 1 vit për personat e dënuar, burra.

2.Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të këtij neni, nuk përfitojnë zbritje të dënimit:

  1. a) personat e dënuar me burgim për veprat penale të parashikuara në nenet 79, 79/a, 79/b dhe 79/c të Kodit Penal;
  2. b) personat e dënuar me burgim të përjetshëm;
  3. c) personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale apo personat e dënuar për çdo vepër penale tjetër që është e lidhur ngushtë me hetimin apo çështjen penale brenda kompetencave të parashikuara në nenin 75/a.

Nuk përjashtohen nga ulja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.

Kriteret për përfitimin e amnistisë nga ndjekja penale

  1. Përjashtohen nga ndjekja penale të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.12.2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga neni 83/a, 83/b, 84/a, 88/b, 90, 91, 92, 96, 105, 112/1, 113, në paragrafin e parë të nenit 117, 119,
    119/a, 119/b, 120, 121,122, 124, paragrafi i parë i nenit 124/b, 125, 127, 130/a, 131, 132, 134, 137, 137/a, 142, 143/a/2, 143/a/3, 143/a/4, 143/a/5, 149, 150, 156, 160, 161, 164/a, 170/с, 170/ç, 178, 179, 179/b, 180, 180/a, 181, 185, 186, 187, 188, në paragrafin e parë të nenit 191, 192, paragrafi i parë i nenit 192/a, paragrafi i parë i nenit 192/b, paragrafi i parë i nenit 193, paragrafi i parë i nenit 197, paragrafi i parë të nenit 201, paragrafi i parë i nenit 202/a, 204, 205, 206, 207, 223, paragrafi i parë i nenit 224, 225, paragrafi i parë të nenit 236, paragrafi parë i nenit 237, paragrafi i parë, i dytë, i katërt dhe i pestë i nenit 238, paragrafi i tretë i nenit 242/a, paragrafi i parë dhe i dytë i nenit 244, 244/a, paragrafi i parë, i dytë dhe i tretë i nenit 245/1, paragrafi i parë i nenit 251, 254, 255, 256, paragrafi i parë dhe i dytë i nenit 257/a, 259, paragrafi i dytë i nenit 261, paragrafi i parë i nenit 263, 265/c, 269, 271, paragrafi i parë i nenit 274/a, paragrafi i tretë i nenit 274/b, paragrafi i katërt i nenit 278, paragrafi i parë i nenit 279, 287/a, paragrafi i parë i nenit 287/b, paragrafi i parë i nenit 288, paragrafi i parë i nenit 288/a, paragrafi i parë i nenit 288/c, 288/ç, paragrafi i parë i nenit 291, 293, paragrafi i parë i nenit 293/b, paragrafi i parë i nenit 295, paragrafi i dytë dhe i katërt i nenit 295/a, 296, paragrafi i parë i nenit 300, 301, paragrafi i dytë i nenit 306, paragrafi i dytë i nenit 308, paragrafi i parë i nenit 309, paragrafi i dytë i nenit 313/b, neni 317, neni 318, paragrafi i dytë i nenit 320/a, paragrafi i parë i nenit 324/a, paragrafi i parë dhe i dytë i nenit 327, paragrafi i
    parë dhe i tretë i nenit 327/a, paragrafi i parë, i dytë, i tretë, i katërt i nenit 328/a, paragrafi i parë i nenit 329, paragrafi i parë i nenit 330/a, paragrafi i parë i nenit 331/a, 332, të Kodit Penal.
  2. Nuk përfitojnë nga ky nen personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.
  3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni, subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve, të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale dhe për çdo vepër penale tjetër që është e lidhur ngushtë me hetimin apo çështjen penale brenda kompetencave të parashikuara në shkronjat e mësipërme të nenit 75/a.

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

By: e xh
4 February 2026 at 18:53

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë, e cila nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

“Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan Rama bashkangjitur fotove.

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

By: e xh
4 February 2026 at 18:27

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë qelizë të mirë në trupin e tij. Prandaj po, është i rrezikshëm!”

Ai që e thotë këtë, ose më saktë e shkruan, është Jeffrey Epstein në një shkëmbim e-mailesh me ish-sekretarin amerikan të Thesarit, Larry Summers. Korrespondenca e cituar nga Telegraph daton në shkurt të vitit 2017 dhe përfshihet në mesin e dokumenteve mbi ish-financierin dhe abuzuesin e vetëvrarë në burg, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.

Në faqet e publikuara përmendet gjithashtu edhe emri i Bill Gates, dhe ish-bashkëshortja e themeluesit të Microsoft shprehet e keqardhur për viktimat e pedofilit. Melinda Gates thotë se milioneri duhet të japë llogari mbi pretendimet në dosjet Epstein, ku, siç thuhet, ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme pas marrëdhënieve të kryera me vajza ruse. Gates rrëfen se kishte ndjerë trishtim të thellë pas këtyre zbulimeve.

Sipas New York Times, disa ditë para se të vetëvritej, Epstein kishte firmosur një dokument ku ia linte shumicën e pasurisë së tij, një total prej 100 milionë dollarësh, të fejuarës së asaj kohe, Kryna Shuliak. Siç thuhet, po mendonte të martohej me të dhe t’i dhuronte një diamant 33 karatësh.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr mijëra dokumente në lidhje me financierin e vetëvrarë nga uebsajti i tij, pasi viktimat janë ankuar për komprometim të identitetit të tyre. Avokatë të viktimave të Epstein thonë se redaktimet e mangëta në dokumentet e publikuara të premten kanë përmbysur jetët e gati 100 prej të mbijetuarave. Departamenti i Drejtësisë sqaroi se kishte hequr të gjitha materialet komprometuese dhe tha se gabime ishin bërë për shkak të problemeve teknike ose njerëzore.

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

By: e xh
4 February 2026 at 18:13

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit drejt Barit të Italisë.

Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar, por nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

By: e xh
4 February 2026 at 17:25

Princi Andrew i Britanisë dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit të dënuar për abuzim seksual në Florida.

Në një letër të publikuar si pjesë e pjesës më të fundit të dosjeve të Epstein, avokatët e gruas së paidentifikuar thanë se asaj i ishin ofruar 10,000 dollarë për të kërcyer dhe se pasi ajo performoi, Epstein dhe Mountbatten-Windsor kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në grup.

Avokatët thanë se gruas nuk i ishte paguar shuma e premtuar dhe do ta mbanin konfidencial takimin e vitit 2006, në të cilin ajo u “trajtua si prostitutë” në këmbim të një pagese prej 250,000 dollarësh.

Letra, e datës mars 2011, pohon se gruaja dhe balerina të tjera ekzotike nga “Rachel’s Strip Club” në West Palm Beach ishin shoqëruar me shofer në shtëpinë e Epstein dhe iu ofruan 10,000 dollarë për të performuar.

Dokumenti pohon se ajo kishte parë “gra të tjera të reja të veshura në mënyrë provokuese” në festë, disa prej të cilave “dukeshin të ishin vetëm 14 vjeç”.

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

By: e xh
4 February 2026 at 16:26

Traktati i fundit në fuqi për kontrollin e armëve bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara skadon të enjten, duke hequr kështu të gjitha kufizimet për dy arsenalet më të mëdha atomike në botë për herë të parë në gati gjysmë shekulli.

Mungesa e një marrëveshje për të zgjatur traktatin New Start, apo për të formësuar një tjetër të ri, ka nxitur frikën për një garë të pakontrolluar e të papërmbajtur të armëve nukleare. Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për t’iu përmbajtur kufizimeve të traktatit edhe për një vit nëse edhe Uashingtoni bën të njëjtën gjë, por presidenti amerikan Donald Trump nuk ka shprehur angazhim për diçka të tillë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sugjeruar vazhdimisht se synon të ruajë limite ndaj armatimeve bërthamore dhe të përfshijë Kinën në bisedime për kontrollin e këtyre armëve, sipas një zyrtari të cituar në kushte anonimiteti.

Sipas tij, Trump do të marr një vendim për këtë çështje, në momentin e vlerësuar prej tij. Pekini ka kundërshtuar çdo kufizim ndaj arsenalit të tij me të vogël bërthamor por që po pasurohet me shpejtësi. Zëdhënësi Dimitry Peskov tha të martën se bota do të ishte më e rrezikshme pa kufizimet ndaj stoqeve të armëve bërthamore të Rusisë dhe SHBA.

Megjithatë, Kremlin theksoi sedo te vepronte me kujdes dhe përgjegjësi. Teksa mungojnë vetëm orë nga skadimi i traktatit, New Start, Papa Leoni i bëri thirrje të dyja palëve të mos i braktisin limitet e parashikuara aty. I nënshkruar në vitin 2010 nga presidentët e atëhershëm Barak Obama dhe Dmitri Medvedev, traktati kufizonte secilën palë të kishte jo më shumë se 1550 koka bërthamore dhe 700 raketa e bombardues, të vendosura dhe gati për përdorim. Ai duhej të skadonte fillimisht në 2021 por u zgjat me 5vite të tjera. Ekspertët paralajmërojnë se pa një marrëveshje të re, rritet paqëndrueshmëria dhe rreziku i një konflikti bërthamor.

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

By: e xh
4 February 2026 at 15:33

Një vit pas bllokimit, rrjeti social TikTok do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit në muajin mars 2025. Nw vendimin e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

  1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.
  2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.
  4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

By: e xh
4 February 2026 at 15:03

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, lidhur me debatin e fundit për pagat e magjistratëve.

Sipas Shehajt, jeta e prokurorëve dhe gjyqtarëve është në rrezik për shkak të kërcënimeve dhe kryeministri duhet të ndalë gjuhën denigruese.

“Jam këtu për të dënuar me forcë sulmet e përditshme të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut. Prokurorët dhe gjykatësit po përballen me kërcënime për jetën. Prokurorëve dhe gjykatësve po iu rrezikohet jeta. Në këto kushte Edi Rama vazhdon denigrimin ndaj tyre. Dënojmë gjuhën e tij linçuese, intimiduese dhe kërcënuese ndaj drejtësisë ndërkohë që Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej javësh dhe po shtyn vazhdimisht vendimin historik në lidhje me kërkesën e SPAK-ut për pezullimin e zv.kryeministres Balluku e cila akuzohet se ka abuzuar me paratë e buxhetit të shtetit. Edi Rama po kërkon të mbajë peng Gjykatën Kushtetuese dhe rrjedhimisht vendimin që do të ndajë njëherë e mirë të shkuarën e pandëshkueshmërisë nga e ardhmja, ku të korruptuarit dalin para drejtësisë. Sulmet po kryhen nga vetë Edi Rama, nga analistët dhe gazetarët pranë tij, nga ministra dhe deputetët e mazhorancës dhe nga krimi i organizuar. Shpifjet e vazhdueshme në lidhje me akuzën e pavërtetë që prokuroria dhe gjykata arreston njerëz pa gjyq janë një kërcënim i hapur dhe direkt ndaj përpjekjeve të prokurorëve për të çuar para drejtësisë zyrtarët e lartë.

Prokurorët përballen çdo ditë me kërcënime për jetën. Prokurorëve po iu rrezikohet jeta. Ndaj i bëjmë thirrje: Ambasadorëve të vendeve perëndimore në Shqipëri; Të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së, Ambasadorit të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorit gjerman, Ambasadorit britanik, Ambasadori italian, Ambasadorit holandez dhe çdo përfaqësie diplomatike perëndimore në Shqipëri, të vazhdojnë të mbështesin drejtësinë dhe të bëjnë thirrje për ndalje të mënjëhershme të sulmeve ndaj drejtësisë, ndaj prokurorëve dhe ndaj gjykatësve që po luftojnë korrupsionin.

Shqiptarët mbështesin drejtësinë. Duan fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Nga mbështetja e luftës kundër korrupsionit varet e ardhmja e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të mos heshtni. I bëj thirrje gjithashtu qytetarëve shqiptarë të dalin haptas në mbrojtje të drejtësisë, në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit. Sic e dini, Partia Mundësia ka filluar një fushatë në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Deri sot kemi mbledhur pothuajse 50 mijë firma. Qëllimi ynë është të mbledhim 100 mijë firma dhe këto do të dorëzohen në Kongresin Amerikan, në Parlametin Europian dhe në parlamentet e vendeve partnere. Ju ftoj të firmosni deklaratën tonë në mbrojtje të drejtësisë”-u shpreh Shehaj.

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

By: e xh
4 February 2026 at 14:33

Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë.

Sipas prokurorisë, ekspertimi provoi se mbetjet në anijen “Moliva” janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisit.

“Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatashëm përpara depozitimit përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie, ku 20 prej tyre janë ekzekutuar.

Njoftimi i policisë: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal Nr.1596 viti 2024, të regjistruar për veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Transportimi i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 175-25, 186/2, 201/a-25, 201/b-25, 248 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal, nisën pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Hetimit Doganor, e cila ishte njoftuar në datë 25.07.2024 nga OLAF (European Anti-Fraud Office-European Commission) për një ngarkesë se dyshohej që mund të transportonte mbetje nga Shqipëria në Tajlandë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe OLAF bashkëpunuan për identifikimin dhe verifikimin e ngarkesës, ku u evidentua eksportimi i sasisë prej 2.816.300 kg nga subjekti Sokolaj sh.p.k. Kjo sasi, e ngarkuar në 102 kontenierë u kthye në Portin e Durrësit në datë 28.10.2024 me anijen Moliva XA443A, pasi ishte refuzuar nga autoritetet e Tajlandës.

Në datë 08.11.2024, u krye sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 102 kontenierëve, të cilët iu lënë në ruajtje dhe administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe aktualisht ndodhen në Porto Romano, Durrës, në kushte të sigurisë mjedisore dhe fizike. Gjatë procesit të sekuestrimit, kontenierët iu nënështruan edhe testit për radioaktivitet, ku nga skanimi nuk u konstatua prani e lëndës radioaktive GAMA apo NEUTRON.

Me qëllim marrjen e mostrave për ekspertim dhe kryerjen e analizave laboratorike, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit Durrës, i është drejtuar të gjitha ministrive dhe institucioneve brenda territorit shqiptar. Nga përgjigjet e administruara nuk rezultoi asnjë institucion, laborator apo ent që të kishte infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit të tyre.

Në vijim, në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane projektit EU4LEA dhe ekspertëve italianë të sigurisë, u identifikua dhe verifikua një laborator në Itali i cili kreu të gjitha testimet laboratorike, si dhe u angazhuan dy shoqëri shqiptare dhe një ekspert shqiptar i fushës, të cilët plotësonin kriteret e përgjithshme dhe specifike që duhet të plotësohen sipas protokolleve ndërkombëtare, për rastet kur duhet të merren, transportohen, ruhen dhe testohen mostra potencialisht të rrezikshme.

Mostrat e marra nga 102 kontenierët e sekuestruar dhe mostrat e marra nga: Shoqëria Kurum International sh.a.; Sokolaj sh.p.k. dhe Alliance Resource sh.p.k., ju nënshtruan ekspertimit për përbërjen e tyre kimike, karakteristikat fizike, klasifikimin, përputhjen midis tyre, përputhjen me fletët e analizave të paraqitura nga subjektet për eksportin e tyre dhe rrezikshmërinë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

Nga akti i ekspertimit rezultoi se, materiali i analizuar, është pluhur i grumbulluar nga sistemet e filtrimit të gazrave të furrës elektrike të çelikut (Electric Arc Furnace – EAF), proces i cili përfshihet qartësisht në fushëveprimin e nënkapitullit 10 02 të EWC. Bazuar në përbërjen kimike të materialit dhe në aktivizimin e vetive të rrezikut HP10 dhe HP14, në perputhje me Annex III të Direktives 2008/98/EC (Waste Framework Directive) dhe rregulloret përkatëse zbatuese, kodi përkatës brenda këtij nënkapitulli duhet të jetë ai i shënuar si mbetje e rrezikshme me kod sipas katalogut te mbetjeve 10 02 07*.

Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatashëm përpara depozitimit përfundimtar.

Nga analizimi i kontratave të lidhura midis subjekteve, dokumentacionit financiar të administruar nga subjektet dhe drejtoritë tatimore, regjistrave mjedisorë dhe dokumentacionit të administruar nga AKM, EMS, Autoriteti Portual dhe Dega e Doganës Durrës, si dhe rezultatet e ekspertimit, provohet në mënyrë të arsyshme se prodhuesi i mbetjeve të rrezikshme Kurum International sh.a. në dijeni të plotë të ndalimeve ligjore kombëtare (ligjit nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar dhe akteve nënligjore) dhe ndërkombëtare (ligjit nr.8216, datë 13.5.1997 “Për aderimin e Republikes se Shqipërisë në Konventen e Bazelit per kontrollin e levizjeve nderkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjesimin e tyre”, Kodit Doganor etj.), ka kryer një sërë veprimesh në bashkëpunim me subjekte të tjera, për të mbuluar natyrën e vërtetë të mbetjeve dhe për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë dhe për t’i tregtuar ato brenda territorit shqiptar.

Pas administrimtit të aktit të ekspertimit ku provohet se mbetjet janë të rrezikshme dhe toksike, Prokuroria Durrës, krijoi bindjen e plotë se jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis, si dhe veprimtarinë e ndershme dhe konkurruese ekononomike.

Për të garanatuar efikasitetin e procedimit dhe vërtetësinë e provave, për të shmangur largimin e personave nën hetim, si dhe për të shmangur kryerje të mëtejshme të këtyre veprave penale, si dhe për të zbuluar të gjitha shkeljet që janë kryer në mundësimin e eksportimit apo fshehjes së sasisë reale të mbetjeve që krijon shoqëria Kurum International sh.a., Prokuroria Durrës kërkoi në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues për shtetasit.

Deri më sot janë ekzekutuar masat e sigurimit për 20 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 13 shtetasve të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës mbetet e angazhuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes, evidentimin dhe provimin e  përgjegjësisë penale për çdo subjekt privat dhe shtetëror të përfshirë në këtë veprimtari, duke garantuar se çdo veprim po kryhet në përputhje me ligjin,  në mbrojtje të intersit.

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

By: e xh
4 February 2026 at 14:31

18 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të sotme në Gaza. Shifrat raportohen nga al Jazeera që citon burimeve spitalore. Njëmbëdhjetë prej tyre u vranë në lagjet al-Tuffah dhe al-Zaytoun në qytetin e Gazës. Sipas medias “Gaza Now” në Rripin e Gazës avionë luftarakë izraelitë goditën një tendë të personave të zhvendosur në kampin al-Mawasi, në jug të enklavës, dhe ka publikuar një video ku shihet tym mbi zonë.

Deri më tani, ushtria izraelite nuk ka dhënë deklarata për këtë sulm specifik. Ndërkohë në veri të rripit të Gazës, sipas mediave palestineze, të paktën gjashtë nga viktimat u vranë, ku ushtria izraelite thotë se ka kthyer zjarrin ndaj personave të armatosur që sulmuan trupat.

Times of Israel shpjegon se IDF ka kryer bombardime me tanke dhe sulme ajrore në veri të Gazës pasi persona të armatosur sulmuan trupat e saj, duke plagosur rëndë një oficer.

Sipas ushtrisë, një rezervist u qëllua me armë zjarri nga “terroristë” palestinezë në Rripin verior të Gazës gjatë natës kur trupat e Brigadës Alexandroni u sulmuan në anën izraelite të Vijës së Verdhë, që ndan zonat e kontrolluara nga Izraeli dhe Hamasi në Enklavë. Sipas Times of Israel, pritet që ushtria të kryejë sulme të tjera kundër Hamasit, për atë që IDF e konsideron një “shkelje të qartë” të armëpushimit që hyri në fuqi në tetor.

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

By: e xh
4 February 2026 at 14:28

Ish bashkëshortja e themeluesit të Microsoft-it, Melinda Gates, nuk i gëlltit aspak historitë e rënda që kanë dalë nga disa dokumente pjesë në vorbullën e dosjes Epstein, sipas së cilës, në vitin 2013, Bill Gates kishte marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga disa vajza ruse “të takuara” në shtëpinë e mikut pedofil, dhe më pas kishte tentuar t’i jepte fshehurazi bashkëshortes antibiotikët për kurim.

“Duhet drejtësi për viktimat. Edhe unë kam pasur moshën e tyre, edhe unë kam pasur vajza të asaj moshe”, tha për radion NPR gruaja me të cilën “nërdi” që u bë miliarder pati tre fëmijë, gjatë 27 viteve martesë. Intervistuesit ajo i rrëfeu shqetësimin e saj të madh pas publikimit të dokumenteve në dosjen skandaloze:

“Kur dalin në dritë këto detaje – dhe sapo kemi filluar t’i zbulojmë – rikthehem në momente shumë të dhimbshme të martesës sime. Për mua është shumë e vështirë. Jam e lumtur që jam jashtë atij bataku”.

Ajo bëri të qartë gjithashtu se prej tij është shkëputur me divorcin e bujshëm të vitit 2021 dhe nuk pranon të mbahet përgjegjëse:

“Çdo pyetje duhet t’u drejtohet atyre njerëzve dhe ish-burrit tim. Ata duhet të përgjigjen, jo unë”, tha ajo, e cila mbetet ende një nga gratë më të pasura në botë dhe që gjatë karrierës së saj filantropike është konsideruar gjithmonë një kampione e fuqizimit të grave. “Kur i jep krahë një gruaje, i jep krahë gjithë njerëzimit”, thoshte ajo, derisa më pas, në vitin 2024, u largua edhe nga Fondacioni që mbante emrin e të dyve, i konsideruar organizata humanitare private më e madhe në botë, e krijuar falë pasurisë së jashtëzakonshme të grumbulluar nga suksesi i Microsoft-it.

Që Gates nuk ishte shenjtor, kjo tashmë dihej: në kohën e ndarjes në vitin 2021, New York Times kishte zbuluar disa lidhje jashtëmartesore të ish-kreut të gjigantit të Redmond-it. Ai, që kishte joshur bashkëshorten – kurrë shumë të dashur (Melinda e kishte surprizuar teksa shkruante në një tabelë pro dhe kundrat e martesës) dhe që e përshkruante gjithmonë vetëm si “partnere stimuluese” – i kishte propozuar martesë në një parking, kur ajo ishte ende punonjëse e tij. Gjatë atij viti fatkeq 2021, Bill kishte mohuar publikisht disa herë miqësinë me financierin që u vetëvra në burg në gusht 2019:

“Të shoqërohesha me Jeffrey Epstein ka qenë një gabim i madh”, kishte thënë për CNN. Megjithatë, ai këmbëngulte se e kishte takuar vetëm sepse shpresonte të siguronte më shumë fonde për kauzat e tij filantropike. “Kam darkuar disa herë me të, duke shpresuar se do të dilte diçka reale nga ajo që thoshte për mënyrën si mund të mblidheshin miliarda për filantropinë në shëndetin global, përmes kontakteve që kishte. Kur u bë e qartë se nuk ishte reale, marrëdhënia përfundoi”, kishte treguar ai atëherë. Duke pranuar se “ishte një gabim i madh të kaloja kohë me të, t’i jepja atij kredibilitet… kishte edhe shumë të tjerë në të njëjtën situatë, por unë kam gabuar”.

Pikërisht kjo shoqëri ishte një nga arsyet që e shtyu bashkëshorten Melinda të kërkonte divorcin. Sipas Ëall Street Journal, ajo kishte nisur madje të konsultohej me avokatë që në tetor 2019, i njëjti muaj kur Neë York Times zbuloi për herë të parë takimet e shpeshta të bashkëshortit me financierin kontrovers, i cili u vetëvra në burg disa muaj më vonë, pasi ishte arrestuar për trafik seksual të të miturve.

Gates refuzoi të komentonte pretendimet e WSJ, por sipas zbulimeve të bëra në muajt pasues nga një ish-punonjës i Bill & Melinda Gates Foundation, burimi kryesor i shqetësimit për Melindën ishin pikërisht marrëdhëniet e bashkëshortit me Epstein.

Në të njëjtën periudhë, Daily Beast shkroi se ajo u zemërua shumë kur në vitin 2013, së bashku me të shoqin, takoi ish-financierin në rezidencën e tij në Manhattan: ajo i tha Bill-it se nuk ndihej rehat dhe u rrëfye miqve se nuk donte të kishte asgjë të bënte me Epstein, tashmë i përfolur për akuzat e shfrytëzimit seksual të të miturve. Ai, megjithatë, vazhdoi ta frekuentonte, duke pranuar madje edhe një udhëtim me “Lolita”, avionin privat të përdorur për të transportuar vajzat e reja drejt rezidencave të tij luksoze.

Dhe të mendosh se, duke rrëfyer se si në fund të viteve ’70, vetëm 23 vjeç, fitonte tashmë 2.5 milionë dollarë në vit, gjeniu i algoritmeve e kishte përshkruar veten para një klase në Harvard (universitetin që e kishte lënë pa u diplomuar për të themeluar kompaninë e tij) si një fanatik të punës: “Nuk ndalesha kurrë, nuk bëja kurrë pushime. Më vjen keq që nuk i kam kushtuar më shumë kohë vajzave dhe ndeshjeve të futbollit amerikan”. Me kalimin e viteve, duket se e ka rikuperuar kohën e humbur. /La Repubblica

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

By: e xh
4 February 2026 at 14:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se nuk i pëlqeu këmbëngulja e gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, për ta pyetur në lidhje me çështjen Jeffrey Epstein.

Debati, i cili përfundoi me Trumpin që e quajti gazetaren ‘më të keqen’ filloi kur Collins vuri re se presidenti po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërsa dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

Trump: “Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj”, ndërsa Collins iu përgjigj: “Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura” me mënyrën se si Departamenti Amerikan i Drejtësisë i përpunoi dokumentet.

“Mendoj se është vërtet koha që vendi të vazhdojë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë”, por Collins vazhdoi të pyeste për të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein”, tha Trump.

Më tej Trump iu drejtua gazetares në një ton të ashpër: “Çfarë thatë? E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh”.

Collins: “Po ju pyes për të mbijetuarit e abuzimit të Jeffrey Epstein, z. President.” Trump vazhdoi: “E dini pse nuk po buzëqeshni? Sepse e dini që nuk po thoni të vërtetën. Dhe jeni një organizatë shumë e pandershme dhe duhet të turpëroheni nga vetja.”

Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova

By: e xh
4 February 2026 at 14:23

Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me trysni në rritje në parlament, lidhur me gjykimin e tij, në emërimin e Peter Mandelson si ambasador në SHBA, mes pretendimeve të reja se ai i kishte dhënë informacione konfidenciale abuzuesit seksual Jeffrey Epstein gati dy dekada më herët, shkruan A2 CNN.

Policia britanike ka njoftuar se po heton pretendimet në dosjen e publikuar rishtazi, që nxori në drite edhe marrëdhëniet e ngrohta mes të dyve, ujditë financiare e po ashtu foto private. Gjatë asaj kohë Epstein po vuante një dënim me 18 muaj burg për shfrytëzimin e një të miture në Florida, ndërsa Mandelson ishte ministër për biznesin në qeverinë britanike.

Sipas dokumenteve, Mandelson kishte lobuar tek qeveria amerikan mbi rregullat bankare, pas një kërkesë të  Jeffrey Epstein. Para ligjvënësve, Starmer tha se ishte jashtëzakonisht irrituese që  Mandelson kishte gënjyer vazhdimisht mbi marrëdhënien e tij me Epstein dhe se ndjente pendesë që e kishte emëruar atë.

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

By: e xh
4 February 2026 at 14:17

Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Romës ku do të pritet në takim nga Papa Leone XIV. Përveç delegacionit, Rama është gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Në vizitën zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Më pas Rama do të zhvillojë një takim me Papa Leonen në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. E radhës në agjendë, është vizita në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

By: e xh
4 February 2026 at 13:48

Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sot në mbështetje të kërkesave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka përmbysur piramidën e rrogave. Berisha theksoi se nuk mund të luhet me piramidën e rrogave dhe Rama është përgjegjësi kryesor për situatën.

Shteti është i detyruar t’i qëndrojë hierarkisë. Dhe kjo hierarki përcakton rrogën më të lartë në republikën e Shqipërisë, presidenti i Republikës. Pastaj tjetri e tjetri me radhë. Kurse ky vetë ka votuar piramidën, vetë ka votuar në Kushtetutë ligjin. Ç’po kërkojnë Gjykata e Gjyqtarëve? Të zbatojnë ligjin. Prandaj dhe unë nuk do isha kurrë në mbështetje të tyre po të mos ishte kjo. Ky e ka përmbysur piramidën. Ky është përgjegjësi kryesor. Hajde zgjidhe tani. Nuk luhet me piramidën e rrogave. Urdhëro çfarë ndodh tani. Të na thotë pak si do ta zgjidhë?”, u shpreh Berisha në konferencën e mbajtur sot për mediat.

Ata kanë të drejtën e Zotit, kanë të drejtën e Kushtetutës, kanë të drejtën e ligjit në pretendimin e tyre. Ndaj dhe ato të zeza që i bëri vendit Edi Rama, ato duhet t’i paguajë një minutë e më parë, të largohet. Nuk do mbështesja unë kurrë, por unë mbështes të drejtën.E drejta është që piramida është përmbysur dhe është përmbysur vetëm e vetëm për të paguar një grup mercenarësh për qëllime politike“, vijoi kryedemokrati.

Më herët sot kryeministri Edi Rama tha se gjyqtarët në Shqipëri kanë pagat më të larta në Ballkan, të barabarta me vende të BE-së si Greqia.

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

By: e xh
4 February 2026 at 13:28

Prokuroria e Tiranë ka urdhëruar hetime ndaj subjekteve që ofrojnë shërbime postare, ku janë sekuestruar 13 mln lekë për shkak të shitjeve pa fatura.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

❌
❌