Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Opinion.al

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

By: e xh
21 January 2026 at 14:24

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD Sali Berisha u pyet nëse Partia Demokratike do të votojë aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Berisha tha se nuk ka informacion, ndërsa sipas tij, kjo ftesë e Trump, nuk forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës.

BerishaMe aq sa di unë, ftesa për Bordin e Paqes, i është shpërndarë shumë vendeve. Presidenti Trump ka ftuar vendet, në Shqipëri shefi i ekzekutivit nuk është presidenti, kështu që ftesa i takon kryetarit të qeverisë. Ky është komenti im. Ju mendoni se kjo forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës? Jo, Edi Rama mbetet një narkodiaktor, fatkeqësisht është njëri që përfaqëson Shqipërinë.

Do të votoni pro?

Berisha: Nuk kam informacion që kjo shtrohet në parlament.

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

By: e xh
21 January 2026 at 13:26

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën. Ai u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti, për t’u përballur me drejtësinë.

Ndërkaq, me nga 25 vite burg u dënuan Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Elis Duka, vëllai i Leonard Dukës, është shpallur i pafajshëm, pasi nuk u provua që ka kryer vepren penale.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta, me 25 vite burg dhe Ilir Selmani, me 26 vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash.

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

By: e xh
21 January 2026 at 12:48

Mburoja është neni 11 i Kushtetutës. Ai i lejon Italisë të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë që merren me paqen, por vetëm «në kushte barazie me shtetet e tjera». E kundërta, pra, e Board of Peace të ideuar nga Donald Trump, primus inter pares në atë që ngjan me një lloj OKB-je private, me biletë hyrëse prej një miliard dollarësh (të cilës Netanyahu ka njoftuar se dëshiron t’i bashkohet). «Jo, kështu nuk mund të bëhet». Ky është dyshimi i parë që po e shtyn Giorgia Melonin të mos hyjë në Këshillin e Paqes, i cili do të pagëzohet nesër mes maleve të Davosit. Ndoshta kryeministrja në fund do të jetë e pranishme, për arsye të marrëdhënieve të mira me Shtëpinë e Bardhë, në këtë takim. Megjithatë, ajo është gjithnjë e më e vetëdijshme se nuk mund të firmosë në emër të Italisë hyrjen në bord, përtej kuotës së anëtarësimit të nevojshme për të qenë pjesë e klubit trumpian.

Pastaj është edhe një element tjetër, i cili u vlerësua dje në fund të paradites nga kryeministrja gjatë një takimi me zëvendëskryeministrat Matteo Salvini dhe Antonio Tajani, si dhe me ministrin Guido Crosetto. Ratifikimi i traktateve ndërkombëtare duhet të kalojë përmes një vote të Parlamentit me një ligj të zakonshëm, dhe tashmë nuk ka më kohë. Për më tepër, Quirinali, pikërisht në bazë të nenit 11, do ta bllokonte menjëherë masën. E cila, ndër të tjera, do të ishte në rrezik të madh përpara Gjykatës Kushtetuese. «Nuk është një rrugë e përshkueshme», duket se është bindja në Palazzo Chigi, edhe nën shtysën e Forza Italia-s. Partia e Antonio Tajanit shprehet kundër hyrjes së Romës në bordin e Trumpit, që do të ishte një gur varri mbi të drejtën ndërkombëtare. Edhe Liga rreshtohet, duke iu referuar «qëndrimit të qeverisë», megjithëse më shumë se një salvinian i hedh një sy idesë së Nobelit të munguar për Trumpin. Jo vetëm kaq: kush në këto orë ka folur me Crosetton ka mbledhur më shumë se një dyshim, për të përdorur një eufemizëm, për këtë organizëm të ri, i cili për shkak të shtrirjes së gjerë të ftesave — ku përfshihet edhe Putini — nuk do të shërbejë më vetëm për stabilitetin e Gazës.

Pothuajse e panevojshme të thuhet: «jo»-ja e Melonit ndaj mikut Donald do të tingëllonte si një «çarje». Dhe do të vinte pas kritikave të kryeministres, private dhe publike, gjithmonë ndaj Trumpit për shkak të njoftimit të tarifave doganore ndaj vendeve evropiane që mbështesin Groenlandën. Sigurisht, ato të shqiptuara nga Meloni në Japoni ishin fjalë; këto, përkundrazi, do të ishin veprime.

Presidentja e Këshillit kalon ditën duke ndërtuar pozicionin italian në një vorbull kontaktesh me liderët e tjerë evropianë, dhe jo vetëm. Ndoshta nuk është rastësi që në mbrëmje del zëri i Financial Times: kryeministri britanik Keir Starmer është gati të vendosë të refuzojë ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’iu bashkuar Board of Peace. Dhe pak më pas ja ku del Gjermania e Merzit, anëtarësimi i së cilës konsiderohet «i pamundur», të paktën «në formën e tanishme». Të mëdhenjtë evropianë janë gati të hedhin hapin pas. Në lojë mbeten Hungaria dhe Shqipëria. Është një situatë jo e thjeshtë për Melonin: Palazzo Chigi deri në orët e vona të mbrëmjes nuk jep informacione, shenjë e një shqetësimi politik dhe diplomatik. Mundësia që kryeministrja nesër të jetë në Davos si «vëzhguese», pa firmosur marrëveshje, mbetet në sfond.

Edhe sepse në Romë qarkullon zëri se një pjesë e eskortës së saj ka nisur prej të paktën një dite për në Zvicër për inspektimet rutinë, paraprake për ardhjen e presidentes së Këshillit (e pritur sot në Porta a Porta për një intervistë të regjistruar rreth orës 20, me rastin e 30-vjetorit të emisionit të Bruno Vespa-s). Të shkosh në Davos dhe të mos firmosësh. Ose të mos shkosh fare: ky është dilema. Axhenda e presidentes së Këshillit nesër ka një tjetër takim, këtë herë në Bruksel në orën 19: Këshilli Evropian i jashtëzakonshëm, i thirrur me ngut pas tensioneve të lidhura me Groenlandën të shkaktuara nga Trumpi dhe përgjigjes pasuese ndaj tarifave të reja të kërcënuara nga SHBA-ja.

Meloni dhe Tajani janë «të ftohtë» ndaj bazukës tregtare që Macron dëshiron të përdorë dhe vazhdojnë të thonë se për Ishullin e Akullit nevojitet një përgjigje e «gjithë NATO-s» ndaj ndërhyrjeve ruse dhe kineze. PD-ja dhe pjesa tjetër e opozitës kërkojnë që kryeministrja të raportojë në Kuvend. Sekretarja e PD-së, Elly Schlein, i ka shkruar gjithashtu kryeministres daneze Mette Frederiksen për t’i shprehur solidaritet përballë «shkeljes së standardeve të diplomacisë dhe të respektimit të shtetit të së drejtës». Ndërkohë mbetet nyja: çfarë të bëhet me Trumpin në Davos?/Corriere Della Sera

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

By: e xh
21 January 2026 at 12:44

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin.

Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vite.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, Gjylameti nuk arriti të siguronte mandatin për të hyrë në Kuvend, por theksoi se do vijonte të kontribuojë për Partinë Socialiste.

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

By: e xh
21 January 2026 at 12:41

Xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra me 21 janar të 2011, Mark Nika ishte sot në SPAK ku u takua me prokurorin e çështjes Alfred Shehun për t’u njohur me ecurinë e hetimeve.

Ai foli me gazetarët, ndërsa tha se prokurori i ka konfirmuar se hetimet po ecin dhe kanë përparuar.

Mark Nika theksoi se pret që drejtësinë për nipin e tij ta japë SPAK sa më shpejt të jetë e mundur.

“Erdha për të mësuar ecurinë e hetimeve, sepse jemi palë në proces. Takova prokurorin e çështjes Alfred Shehun. Ai më shpjegoi se hetimet po ecin, kanë përparim. Së kur do të përfundojnë, kjo është një çështje e tyre.

Nuk u futa në hollësi. Ne kërkojmë me insistim që çështja të avancojë. Drejtësinë e kemi kërkuar nga drejtësia, jo nga e vjetra, por tani nga SPAK. Drejtësinë e duam vetëm nga SPAK.”, tha ai.

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

By: e xh
21 January 2026 at 11:45

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri. Të tre të arrestuarit janë me precedentë penalë. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi. Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.  

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”. 

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit: -I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;  -A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe   për mashtrim; A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov”, tha policia.  

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

By: e xh
21 January 2026 at 11:08

Kryeministri Edi Rama uroi Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë”, tha Rama në një mesazh në X,.

“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht”.

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

By: e xh
21 January 2026 at 10:42

Përpjekje të reja për të përshpejtuar ritmin e futbollit dhe për të reduktuar humbjen e kohës janë planifikuar për Kupën e Botës, me përfshirjen e kontrollit VAR për kartonët e dytë të verdhë dhe këndet, si dhe ora e numërimit të rënies për të rifilluar lojën.

Këto masa janë pjesë e një përpjekje më të madhe për të optimizuar ritmin e lojës dhe për të ofruar një përvojë më të mirë për tifozët.

Një tjetër ndryshim i mundshëm është prova për sistemin “daylight” të offside-it të propozuar nga Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, që do të sillte një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si gjykohet pozita e offside-it. Megjithëse Wenger e pranon se ky mund të jetë një ndryshim “radikal”, ai beson se është e nevojshme të provohen këto ndryshime për të parë nëse ato do të përmirësojnë lojën.

Çfarë do të ndryshojë për Kupën e Botës?

Disa nga masat që do të testohen përfshijnë:

VAR për kartonët e dytë të verdhë: Nëse një karton i dytë i verdhë është dhënë gabimisht, mund të rishikohet nga VAR-i.

VAR për këndet: Kjo mund të përfshijë përdorimin e çipit në top për të kontrolluar vendimet për këndet, veçanërisht kur ato janë të pasakta.

Numërimi i kohës për të rifilluar lojën: Do të vendoset një numërim kohor për rifillimin e lojës pas çdo situate të humbjes së kohës, siç janë këndet dhe goditjet nga porta. Gjithashtu, portierët do të kenë vetëm 8 sekonda për të hedhur topin në lojë.

Rregulla të reja për zëvendësimet: Lojtarët që do të zëvendësohen do të duhet të dalin nga fusha brenda 10 sekondash. Nëse ata vonohen, ata nuk do të mund të zëvendësohen deri në pushimin tjetër të lojës.

Rregullat për lojtarët e dëmtuar: Lojtarët që janë “dëmtuar” dhe kanë nevojë për trajtim do të duhet të qëndrojnë jashtë për 2 minuta, përveç rasteve kur ata janë ndëshkuar me karton të verdhë ose të kuq për një faull.

Reagimet dhe Pritshmëritë

Drejtoresha e IFAB-it, Noel Mooney, ka deklaruar se tema kryesore është përmirësimi i ritmit të lojës dhe reduktimi i humbjes së kohës. Masat e propozuara do të testohen gjatë Kupës së Botës dhe, nëse provohen me sukses, mund të vendosen për të gjitha ndeshjet ndërkombëtare.

Ky ndryshim është një hap tjetër në drejtim të modernizimit të futbollit dhe është një mundësi për të parë si mund të evoluojnë rregullat dhe teknologjia për të përmirësuar përvojën e lojës dhe të tifozëve.

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

By: e xh
21 January 2026 at 10:25

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë në Bulevard gjatë një proteste para Kryeministrisë.

“Për asnjë çast protestuesit nuk tentuan të kapërcejnë gardhin e godinës së Kryeministrisë. Përveç një veture te një derë që u hap nga brenda, si një ftesë në një kurth , askush nga protestuesit nuk bëri asnjë përçapje për të shkelur perimetrin e ashtuquajtur të sigurisë dhe për t’u futur në godinë. Askush nuk provoi praninë e asnjë arme të vetme te protestuesit. Kur protestuesit po largoheshin, tytat e pushkëve u ulën mbi turmën, duke marrë 4 jetë, pasojë fatale e mendjes kriminale, e cila me gjasë nuk deshi ta humbte rastin për t’u treguar kundërshtarëve politikë dhe krejt shqiptarëve se të vret me të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe atyre që e ekzekutuan atë krim shtetëror”, tha Rama,.

“Vetëm zoti e di se me çfarë guri në zemër vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit.  15 vjet pa drejtësi për 21 Janarin janë 15 vitet e një padrejtësie të madhe jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Nuk ka mjaftuar as vendimi rrëqethës i Gjykatës së Strasburgut, që prokurorët specialë të kësaj republike t’ia kishin kërkuar Gjykatës Speciale përgjegjësit për 21 Janarin. Ndërkohë që ne prej plot 6 vitesh u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe Presidentit të Republikës, pa llogaritur heshtjen për gabimet e tyre ndonjëherë shqetësuese”.

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

By: e xh
21 January 2026 at 09:36

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike këtë të mërkurë.

“Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.

Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

By: e xh
21 January 2026 at 09:33

Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës.

Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet – Kryzi – Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.

Policia e Qarkullimit Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes teksa qarkullojnë përgjatë akseve rrugore që përshkojnë veriun e vendit, teksa nuk do të zbatohet Kodi Rrugor ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me të gjithë kushtet teknike si gomat dimërore dhe zinxhirët.

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

By: e xh
21 January 2026 at 09:02

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për shkak të një problemi teknik.

Sipas mediave amerikane Trump do të udhëtojë me një aeroplan tjetër për në Davos, ku sot do të mbajë fjalën në forumin Ekonomik Botëror.

Para udhëtimit Trump i ka dyfishuar kërcënimet për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se nuk ka kthim pas.

“Ndoshta mund të gjejmë një zgjidhje me Evropën”, tha Donald Trump në një intervistë për NewsNation.

 “Ndoshta edhe në Davos në ditët në vijim”, shtoi ai.

Groenlanda, përsëriti presidenti, është “e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për sigurinë ndërkombëtare. Ne po ndërtojmë Kupolën e Artë dhe Groenlanda e bën atë shumë më efektive”.

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

By: e xh
21 January 2026 at 08:55

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 15-vjetorin e 4 vrasjeve të qytetarëve më 21 janar të vitit 2011, në kohën kur PS e drejtuar prej tij organizoi protesta kundër qeverisë “Berisha”.

Rama shkruan në “Facebook”,  se 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa gishtin e drejton nga drejtësia, që siç shkruan ai “i ngjan një breshke që lutet për harresë”.

“Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ngjarja e “21 Janarit” vijon të mbetet një nga episodet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar, ndërsa procesi i drejtësisë për këtë çështje ka qenë objekt debatesh të vazhdueshme politike dhe institucionale.

Në protestën e PS më 21 janar të vitit 2011 mbetën të vrarë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

By: e xh
21 January 2026 at 08:46

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më minus 3 gradë, të cilët kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe ato rurale.

Akset Bulqizë-Tiranë dhe Bulqizë-Peshkopi kalohen me vështirësi për shkak edhe të ngricave dhe erës së fortë kryesisht në segmentin Qafë e Buallit-Fushë Bulqizë.

Me vështirësi kalohet në aksin Qafë e Buallit-Krastë, probleme dhe me shumë rrugë ruale të njësive të Bashkisë Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat.

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

By: e xh
21 January 2026 at 08:44

Një tjetër aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, vetëm dy ditë pas një përplasjeje fatale mes dy trenave në jug të vendit. Një makinist ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona janë plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren urban i rrjetit Rodalies doli nga shinat pranë Barcelonës, në zonën mes Gelida dhe Sant Sadurní.

Sipas autoriteteve lokale, treni u përplas me një mur mbajtës. Inspektori i zjarrfikësve të Katalonjës, Claudi Gallardo, bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë evakuuar dhe se operacioni i kërkimit ka përfunduar pa gjetur viktima të tjera. Në vendngjarje u angazhuan 35 ekipe zjarrfikëse dhe 11 autoambulanca, ndërsa të plagosurit u dërguan në disa spitale të zonës.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur stuhitë e forta po godasin verilindjen e Spanjës, me autoritetet që kanë shpallur alarm të lartë për shkak të motit ekstrem. Në të njëjtën ditë, një tjetër tren në rrjetin e Barcelonës doli nga shinat pasi u godit nga një shkëmb i zhvendosur nga reshjet, fatmirësisht pa të lënduar.

Si pasojë e këtyre incidenteve, shërbimet hekurudhore në Katalonjë janë pezulluar, duke lënë rreth 400 mijë udhëtarë pa transport. Aksidentet e fundit vijnë në një moment kritik për sigurinë hekurudhore në Spanjë, pas tragjedisë në Andalusi ku humbën jetën mbi 40 persona.

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

By: e xh
21 January 2026 at 08:37

Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Katër personat që mbetën të vrarë, po protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja (sot PL) qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi  jetë pak ditë më vonë.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi.

Me një urdhër të Strasburgut që e ka vlerësuar 21 janarin me katër të vrarë si një krim shtetëror, SPAK ka marrë në dorë hetimet, ku ka thirrë për të dëshmuar shumë eksponentë me role drejtuese të 15 viteve më parë.

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

By: e xh
21 January 2026 at 08:34

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit.

Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

Horoskopi, 21 janar 2026

By: e xh
21 January 2026 at 08:34

Dashi

Pritet që partneri t’iu kushtojë më shume vëmendje gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Do kaloni çaste të mrekullueshme dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët duhet t’i gjykojnë mire të gjitha gjërat para se të fillojnë histori dashurie. Në planin financiar situata do jetë goxha e qëndrueshme nëse vazhdoni të shpenzoni me maturi.

Demi

Mos ëndërroni shumë gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje sepse ka rrezik të përballeni me zhgënjime te mëdha. Beqarët do kenë plot mundësi për takime të rëndësishme të cilat mund të përfundojnë në histori dashurie afatgjata. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do keni mundësi te kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme edhe të hiqni disa para mënjanë.

Binjakët

Jeta juaj në çift do vijë duke u përmirësuar gjatë kësaj dite. Rutina do marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni me pozitivizëm të ardhmen. Beqarët edhe pse do kërkojnë pa fund dashurinë nuk kanë për ta gjetur atë. Financat do jenë goxha të qëndrueshme. Nuk do e keni aspak të vështirë të lani borxhet dhe të kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Gaforrja

Jetën sentimentale do e lini pas dore duke qenë se do keni plot angazhime dhe punë të tjera. Partneri do ju mirëkuptojë. Beqarët nuk do ndihen ende gati të ndryshojnë statusin, kështu që do mbeten vetëm. Do jeni shume ambicione zot në planin financiar dhe nuk do kënaqeni me aq para sa keni. Kujdes, sepse duke bërë çmenduri mund të keni humbje të mëdha.

Luani

Pasioni do ndizet edhe me shume gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Emocionet qe do përjetoni janë te papërshkrueshme kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do mbeten ashtu si janë. Financat do vazhdojnë te mbeten te trazuara, kështu qe kujdes me çdo lëvizje qe do kryeni.

Virgjëresha

Mos u largoni shumë nga realiteti sot juve që jeni në një lidhje sepse shume shpejt do përballeni me zhgënjime. Beqarët do kenë një dite te favorshme. Ka ardhur momenti që edhe ata të flirtojnë dhe te fillojnë je etapë të re me dikë në krah. Në planin financiar do keni goxha vështirësi sepse nuk do pranoni ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve.

Peshorja

Fale influencës pozitive të Marsit dhe te Jupiterit, jeta juaj ne çift do jete e bukur dhe mjaft entuziazmuese. Do ndiheni me fat që keni dike si partneri në krah. Beqarët do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe ata me pak e presin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet te shmangni investimet e mëdha. Merruni me shume me menaxhimin e te ardhurave.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e favorizuar gjate kësaj dite. Do përjetoni çaste fantastike dhe plot emocione. Ndonjëherë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas një personi qe kane pak kohe qe e njohin. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet.

Shigjetari

Mjedisi yjor nuk do jete shume i përshtatshëm sot për ata qe janë ne një lidhje. Mund te lindin here pas here edhe disa mosmarrëveshje te vogla. Me kujdes mund t’i kaloni shpejt ato. Beqaret nuk duhet te kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me se miri. Do ndiheni shume te qete tashme.

Bricjapi

Dite mjaft delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni ne humorin e duhur as ju dhe as partneri, prandaj çdo fjale e pavend mund ta acaroje atmosferën. Beqaret do kenë veçse takime kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te keq kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me shume.

Ujori

Nëse doni qe lidhja juaj te ece sa me mire duhet te toleroni dhe te bëni ndonjë lëshim te vogël. Me kokëfortësi dhe inat nuk mund te zgjidhni asnjëherë asgjë. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen te krijojnë një lidhje sepse do jene te angazhuar me pune. Për financat do përkujdeseni gjithë kohës dhe situata pritet te mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Do keni shumë mosbesim gjatë kësaj dite ndaj partnerit tuaj dhe gjërat nuk do ecin si i kishit planifikuar. E mira është te flisni sa me hapur me te dhe te diskutoni çdo detaj. Beqarët do jenë në ankth sepse nuk do e gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Financat do fillojnë të përmirësohen fale ndihmës që do iu japin disa familjare.

 

Yesterday — 20 January 2026Opinion.al

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

By: e xh
20 January 2026 at 21:46

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara.

Trump e cilësoi OKB si joefektive në përfundimin e luftërave.

“OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë e dobishme. Unë jam një adhurues i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk e ka përmbushur potencialin e saj. OKB-ja duhet të kishte zgjidhur të gjitha luftërat që unë zgjidha. Unë kurrë nuk shkova në to, as nuk mendova të shkoja.”, u tha Trump gazetarëve.

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

By: e xh
20 January 2026 at 20:53

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku takohen diplomacia, politika dhe ekonomia globale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një bisedë bashkë me akademikun dhe diplomatin britanik, Rory Setwart OBE në Shtëpinë e Kosovës, foli për sigurinë dhe kërcënimin nga lufta hibride, duke nënvizuar faktin se propaganda sot është më e sofistikuar, shpesh e përkthyer dhe e përshtatur në gjuhën lokale, por se skepticizmi i qytetarëve dhe puna e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë ndihmuar në frenimin e këtyre përpjekjeve.

“Ne duhet të kemi kujdes me situatat ku ata përdorin ndërmjetësim me palë të treta, pra shohim teza të caktuara që pa diskutim vijnë nga kjo qendër veri-lindje, por ndoshta ata flasin gjuhën tënde. Prandaj them se kjo është shumë më e sofistikuar. Përmes ndërhyrjes ata futen në media të caktuara online, ku ti dëgjon në shqip çfarë për shembull ata po thonë në Rusi”, deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Kurti foli gjithashtu për marrëdhëniet me Serbinë, duke deklaruar se institucionet paralele ilegale në veri janë shuar dhe se sundimi i ligjit ka shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai pranoi se qasja e qeverisë është parë nga disa si e ashpër, por theksoi se marrja e rrezikut ishte e domosdoshme dhe, sipas tij, funksionoi. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, dyfishimin e numrit të ushtarëve dhe shpenzimin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje.

“Tani, ajo që rrezikojmë është një lloj pushtimi nga Serbia. Ata kanë 48 baza operative përreth vendit tonë. Por nuk mendoj se do të ndodhë. Ka një propabilitet të ulët. Vetëm në rast se Kremlini i urdhëron ata për diçka. Nuk mendoj se Beogradi zyrtar mund të marrë guximin dhe t’i thotë jo presidentit despotik Putin për të refuzuar urdhrat e tij për të destabilizuar rajonin. Megjithatë Kosova ka një ushtri të fuqishme tani. Kemi dyfishuar numrin e ushtarëve. Është viti i tretë me radhë që ne shpenzojmë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen tonë. Padyshim që do të mendohen dy herë përpara se të na bëjnë diçka ne dhe kur e mendon dy herë, nuk vepron shumë”, u shpreh Kurti.

Në planin rajonal, Kryeministri shprehu shqetësim për zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për lidhjet e Republika Srpska me Moskën, duke kërkuar një rol më të fortë të Bashkimit Europian. Ai theksoi se procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në reforma dhe merita, ndërsa për Ballkanin nënvizoi nevojën për aleanca rajonale dhe bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

“Nga 4 fqinjë që kemi ne si Republikë e Kosovës, 3 prej tyre na njohin ne, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Por Serbia nuk na njeh dhe nuk duket se ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë tani afër. Megjithatë, ata e kuptojnë më shumë se kurrë më parë se ne jemi një shtet tjetër. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që kemi nevojë është që të vdesë ëndrra e tyre për rikthimin në Kosovë”, shtoi Kurti.

❌
❌