Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj. Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që u publikua muajin e kaluar.
Trendi filloi shumë kohë para rizgjedhjes së Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij të suksesshme, sulmoi emigrantët. Sipas OECD-së, një organizatë që monitoron politikat globale ekonomike dhe sociale, migrimi i fuqisë punëtore në 38 vende anëtare ra me më shumë se një të pestën në vitin 2024.
Rënia i atribuohet më pak kërkesës sesa kundërshtimit politik në rritje ndaj imigracionit dhe rregulloreve më të rrepta të vizave në disa vende të industrializuara. Në të njëjtën kohë, migrimi i përkohshëm i fuqisë punëtore, në këto vende ka vazhduar të rritet.
Rënia e shkaktuar nga disa vende
âPjesa mĂ« e madhe e rĂ«nies sĂ« migrimit tĂ« pĂ«rhershĂ«m tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore mund tâi atribuohet ndryshimeve tĂ« politikave nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe ZelandĂ«n e Reâ, tha pĂ«r DW Ana Damas de Matos, njĂ« analiste e lartĂ« nĂ« OECD.
Në Zelandën e Re, rënia lidhet me përfundimin e një skeme të lejeqëndrimit pas pandemisë, e cila lejoi më shumë se 200,000 migrantë të përkohshëm dhe anëtarët e familjeve të tyre të vendoseshin përgjithmonë në vend. Programi më i madh i qëndrimit në vend skadoi në korrik 2022. Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar reformoi rregulloret e vizave për punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke shtrënguar kriteret e pranueshmërisë dhe duke përjashtuar mundësinë e ardhjes së anëtarëve të familjes, gjë që çoi në një rënie të ndjeshme të aplikimeve për vizë.
Sipas OECD-së, sektori i kujdesit shëndetësor është veçanërisht i ndjeshëm ndaj mungesës së fuqisë punëtore për shkak të kufizimeve të tilla. Seeta Sharma, një eksperte e migracionit që ka punuar si këshilltare në Kombet e Bashkuara dhe në qeverinë e Indisë, beson se rregulloret më të rrepta për studentët e huaj në Mbretërinë e Bashkuar janë kundërproduktive.
âRruga nga universiteti nĂ« punĂ« tani Ă«shtĂ« e kufizuarâ, i thotĂ« ajo DW. âKjo do tĂ« çojĂ« nĂ« njĂ« rĂ«nie tĂ« regjistrimeve. Shtetasit e IndisĂ«, pĂ«r shembull, nuk do tĂ« shpenzojnĂ« mĂ« shuma tĂ« mĂ«dha pĂ«r arsim jashtĂ« vendit nĂ«se nuk kanĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« qartĂ« karriere mĂ« pas.â
Raporti i OECD-së tregon se India, me 600.000 emigrantë vitin e kaluar, ishte padyshim vendi kryesor për sa i përket punëtorëve migrantë në vendet e OECD-së. Pas saj vijnë Kina dhe Rumania.
Sektori i teknologjisë vuan nga kufizimet e SHBA-së
Në SHBA, nën administratën e Biden, u vendosën kufizime më të rrepta për të ashtuquajturat viza H-1B. Ky është programi kryesor që u lejon ekspertëve të huaj të punojnë në këtë vend në fusha të tilla si teknologjia, inxhinieria dhe mjekësia. Ndërsa Trump ka rritur koston e vizave për punëdhënësit nga 2.000-5.000 dollarë në deri në 100.000 dollarë. Ai dëshiron të kufizojë mundësitë për qëndrim të përhershëm në të gjithë sektorët.
NĂ« Australi, pragjet e pagave qĂ« duhet tĂ« pĂ«rmbushin punĂ«torĂ«t e kualifikuar pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« vizĂ« janĂ« rritur. Edhe nĂ« Kanada, rrugĂ«t e hyrjes pĂ«r punĂ«torĂ«t e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« huaj janĂ« ndryshuar. Migrimi i lidhur me punĂ«n ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m edhe nĂ« vendet nordike â vetĂ«m Finlanda, pĂ«r shembull, ka njĂ« rĂ«nie prej 36 pĂ«rqind krahasuar me vitin e kaluar.
Në Gjermani, imigracioni i përhershëm ra me 12 përqind vitin e kaluar, për shkak të rregullave më të rrepta të imigracionit të futura nga ish-kancelari Olaf Scholz. Sipas këtyre rregullave, 586.000 punëtorë të huaj hynë në vend, por numri i njerëzve që hynë me viza pune ishte 32 përqind më i ulët se vitin e kaluar. Këto reforma nga qeveria e Scholz janë zgjeruar më tej nga kabineti aktual të kancelarit Friedrich Merz.
Herbert Briker, profesor i ekonomisë nĂ« Universitetin Humboldt tĂ« Berlinit, thotĂ« se kjo po shkakton probleme pĂ«r ekonominĂ« gjermane. âPĂ«r shumĂ« vite, Gjermania ka pĂ«rfituar nga njĂ« migrim mesatar vjetor prej 550.000 personashâ, tha Briker pĂ«r DW. âNe kemi nevojĂ« pĂ«r migrim pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar punĂ«torĂ«t qĂ« shkojnĂ« nĂ« pension. Pa tĂ«, nuk mund tĂ« mbahet njĂ« furnizim i qĂ«ndrueshĂ«m i punĂ«s.â
Kërkesë e lartë për punëtorë migrantë në Evropë
Në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, qytetarët nga vendet jashtë BE-së mbushën rreth dy të tretat e vendeve të punës të krijuara midis viteve 2019 dhe 2023. Kjo tregon se sa i varur është bërë Bashkimi dhe Evropa në tërësi nga punëtorët migrantë.
Globalisht, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësoi se kishte 167.7 milion punëtorë migrantë në vitin 2022, që është 4.7 përqind e fuqisë punëtore totale globale. Më shumë se dy të tretat e tyre (114.7 milion) jetonin dhe punonin në vende me të ardhura të larta. Pavarësisht një rënieje në vitin 2024, migrimi global i fuqisë punëtore mbetet mbi nivelet para pandemisë.
Megjithatë, raporti i OECD tregon se si ky migrim mund të ndalet papritur. Arsyeja qëndron në rezistencën politike, të nxitur më shumë nga frika e migrimit të paligjshëm sesa nga kërkesa ekonomike ende rekord e lartë. Agjenda aktuale e Trumpit e ka intensifikuar më tej këtë dinamikë. Që nga marrja e detyrës në janar, ai ka lëshuar një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë të godasin si imigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm. Administrata e tij argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur punëtorët amerikanë dhe për të siguruar një sistem të bazuar vetëm në kualifikimet e punës.
Viza të përkohshme në vend të qëndrimit të përhershëm
NdĂ«rsa numri i emigrantĂ«ve tĂ« pĂ«rhershĂ«m ra nĂ« vitin 2024, migrimi i pĂ«rkohshĂ«m ose sezonal i punĂ«s ka mbetur i njĂ«jtĂ«, sipas OECD-sĂ«. Kjo pasqyron njĂ« preferencĂ« nga qeveritĂ« pĂ«r programe afatshkurtra qĂ« ato mĂ« pas mund tâi zgjerojnĂ« ose kufizojnĂ« sipas dĂ«shirĂ«s.
Eksperti i migracionit Sharma e pĂ«rshkruan atĂ« me keqardhje: âLe tâi sjellim njerĂ«zit kur kemi nevojĂ« pĂ«r ta dhe tĂ« mbyllim derĂ«n kur nuk kemi nevojĂ« pĂ«r ta â nuk duam asnjĂ« prej tyre nĂ« vendin tonĂ« pĂ«rgjithmonĂ«.â
Programet e punĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme sezonale mbeten tĂ« kĂ«rkuara nĂ« Australi, EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut â veçanĂ«risht nĂ« bujqĂ«si, sektorin e kujdesit dhe ndĂ«rtim. Por programet e migrimit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m po pĂ«rdoren ]gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« edhe pĂ«r teknikĂ«t dhe punĂ«torĂ«t e tjerĂ« shumĂ« tĂ« kualifikuar, tregon analiza e OECD-sĂ«.
Burokracia i mban emigrantët në punë me kualifikim të ulët
Megjithatë, OECD u bën thirrje vendeve të industrializuara jo vetëm të tërheqin më shumë punëtorë emigrantë, por edhe të përqendrohen në integrimin e tyre më të mirë në tregun e punës. Klubi i vendeve të industrializuara përmend kurset e gjuhëve dhe aksesin në shërbimet sociale si parakushte kryesore për këtë, si dhe njohjen e aftësive dhe kualifikimeve në mënyrë që punëtorët e huaj të mund të kontribuojnë plotësisht në vendet pritëse. Ata shpesh punësohen në vende pune shumë më poshtë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.
Kjo ndodh kryesisht për shkak të proceseve të ngadalta dhe burokratike për miratimin e diplomave dhe kualifikimeve, vëren profesor Briker, i cili gjithashtu hulumton fenomenet e migracionit në Institutin Gjerman për Kërkime të Punësimit (IAB)./DW