Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Opinion.al

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

By: e xh
22 December 2025 at 13:28

Pak orë nga nisja e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në protestën e sotme, ai u ka bërë thirrje dhe partive të tjera opozitare për tu bashkuar për qëllimin e përbashkët.

Berisha thotë se ky proces tashmë nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh dhe në Nepal, të diktatorëve autokratë, të cilët, pasi vjedhin dhe plaçkitin miliarda nga kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.

22 dhjetori është një ditë e shënuar, është një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht dallimeve, të bashkohemi për t’i dëshmuar botës dhe shqiptarëve se nuk ka forcë që të na ndalojë pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Tirana po zien dhe protesta sot do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores së çdo qytetari për dinjitetin e tij.

Ky është një proces inaugurues. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë dhe jemi të betuar që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e filluam këtë me foltoren përpara Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën. Ajo kishte një mesazh: ai shesh do të jetë sheshi i lirisë”, tha Berisha.

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

By: e xh
22 December 2025 at 13:05

Drejtori i IMT-së dhe inspektori, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident.

Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike.

Në momentin që kanë qenë forcat e IMT dhe policisë bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapësirës publike.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstaktimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë. Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër për të shpërndarë personat.

Më pas janë njoftuar forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në sherr.

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

By: e xh
22 December 2025 at 12:36

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun e okupuar Perëndimor, një lëvizje që sipas ministrit izraelit të Financave synon të ndalojë themelimin e një shteti palestinez.

Vendimi bën që numri i përgjithshëm i vendbanimeve të miratuara në tre vjetët e fundit të arrijë në 69, sipas ministrit të ekstremit të djathtë që udhëheq Ministrinë e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich.

Ky vendim po ashtu vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndim – që konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar – ka arritur në nivel rekord që nga viti 2017.

“Propozimi i ministrit të Financave, Bezalel Smotrich dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz për të shpallur dhe formalizuar 19 vendbanime të reja në Jude dhe Samari është miratuar nga kabineti”, thuhet në deklaratë, pa specifikuar se kur është marrë vendimi.

Smotrich është një përkrahës i zëshëm i zgjerimit të vendbanimeve dhe edhe vetë një kolon.

“Në terren, ne po e pengojmë krijimin e një shteti palestinez terrorist”, tha ai në deklaratë.

“Do të vazhdojmë të zhvillojmë, të ndërtojmë dhe të vendosemi në tokën e stërgjyshërve tanë, me besim në drejtësinë e rrugës sonë”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, së voni ka dënuar atë që e përshkroi si zgjerim “të pareshtur” nga Izraeli të vendbanimeve në Bregun e okupuar Perëndimor.

Kjo, sipas tij, “vazhdon të nxisë tensionet, të pengojë qasjen e palestinezëve në tokën e tyre dhe rrezikon paqëndrueshmërinë e një shteti palestinez plotësisht të pavarur, demokratik, të pandarë dhe sovran”, tha ai më herët gjatë këtij muaji.

Që nga fillimi i luftës në Gazë më 2023, thirrjet për themelimin e një shteti palestinez janë shtuar, me disa vende evropiane, Kanadanë dhe Australinë që së fundi kanë lëvizur drejt njohjes formale të një shteti të tillë, duke nxitur reagime dhe qortime nga Izraeli.

Sipas një raporti të OKB-së për zgjerimin e vendbanimeve tha se zgjerimi i tyre ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2017, kur OKB-ja nisi të mblidhte të dhëna për këtë çështje.

“Këto zhvillime po e forcojnë më tej okupimin e paligjshëm izraelit, po shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe po minojnë të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje2.

Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, i cili u okupua dhe u aneksua nga Izraeli në vitin 1967, më shumë se 500.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, së bashku me afër 3 milionë banorë palestinezë.

Zyra e Smotrichit tha se 19 vendbanimet e sapomiratuara ndodhen në zona që i përshkroi si “tejet strategjike”, duke shtuar se dy prej tyre – Ganim dhe Kadim në veri të Bregut Perëndimor – do të rivendosen pasi ishin zhbërë dy dekada më parë.

Pesë nga 19 vendbanimet ekzistojnë tashmë, por deri më tani nuk kishin marrë status ligjor sipas ligjit izraelit, u tha në njoftim.

Ndërsa të gjitha vendbanimet izraelite në territorin palestinez konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, disa poste të ngritura në mënyrë të paligjshme janë të paligjshme edhe sipas ligjit izraelit.

Megjithatë, shumë prej tyre më vonë legalizohen nga autoritetet izraelite, duke nxitur frikën për një aneksim të mundshëm të territorit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut Perëndimor.

“Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen nga SHBA-ja nëse kjo ndodh”, tha Trump në një intervistë dhënë së voni për revistën Time.

Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor më 1967 dhe dhuna atje është rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor 2023, pas sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ndaj Izraelit./ REL

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

By: e xh
22 December 2025 at 12:34

Janë vetëdorëzuar dy vëllezërit që plagosën me armë dy persona ditën e djeshme në Kukës.

Sipas njoftimit të djeshëm të Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë në kofshë, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e armës.

Njoftimi:

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

By: e xh
22 December 2025 at 11:58

Për shkak të protestës të lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash lidhur me qarkullimin rrugor. Protesta do të nisë në orën 18:00 ndërsa kufizimet e qarkullimit do të nisin që në orën 14:00.

-Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

By: e xh
22 December 2025 at 11:48

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në ditën e 23 dhe vijojnë pa ndërprerje, me bllokime në rrugët kryesore dhe dytësore të vendit.

 Sindikalistët paralajmërojnë se qëllimi është të rritet presioni ndaj qeverisë në prag të festave të fundvitit.

Traktorët mbeten të rreshtuar në akse të ndryshme, ndërsa fermerët njoftojnë se nuk do të tërhiqen, pavarësisht paralajmërimeve dhe ndjekjeve ligjore. Pikat më të ndjeshme janë ato që ndajnë veriun dhe jugun e Greqisë, si dhe pikat kufitare me Turqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, ku ka krijuar rradhë kilometrike për kamionët e tonazhit të rëndë.

Në rrugën Egnatia, që lidh Kapshticën me Selanikun, vijojnë tre blloqe me traktorë, ndërsa lëvizja bëhet përmes rrugëve dytësore. Situata mbetet problematike edhe në Igumenicë, ku fermerët kanë paralajmëruar bllokime të përkohshme të portit, një nyje kyçe për tregtinë me Italinë dhe Ballkanin.

Sot, fermerët njoftuan mbylljen simbolike të tuneleve të Tempit për kamionët, ndërsa automjetet private dhe autobusët lejohet të qarkullojnë. Në disa pika të autostradave, barrierat e pagesës janë hapur, duke lejuar kalim falas për udhëtarët e festave.

Bllokimet po shkaktojnë probleme në sektorin e turizmit dhe tregtinë, veçanërisht në zonat turistike dimërore. Fermerët paralajmërojnë vazhdimin e protestave gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe përshkallëzim pas festave, nëse nuk merren masa konkrete për uljen e kostos së prodhimit dhe mbështetjen e bujqësisë, pa penguar lëvizjen e automjeteve të udhëtarëve.

Qeveria greke deklaron se mbetet e hapur për dialog, por kryeministri Mitsotakis thekson se nuk do të pranojë kërkesa të paarsyeshme, duke shtuar se një pjesë e madhe e kërkesave të fermerëve është tashmë plotësuar ose po shqyrtohet pozitivisht.

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

By: e xh
22 December 2025 at 11:19

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Fenomeni natyror ka kufizuar fushëpamjen deri në rreth 10 metra, veçanërisht në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Kolsh, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.

Për shkak të situatës, patrullat e Policisë Rrugore që monitorojnë Rrugën e Kombit kanë shtuar kontrollet, duke ndaluar drejtuesit e mjeteve për t’i këshilluar mbi masat që duhet të marrin në kushte mjegulle. Patrullat rrugore apelojnë për ulje të shpejtësisë, ruajtje të distancës së sigurisë dhe përdorimin e dritave të mjegullës gjatë lëvizjes.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehen se lëvizja në këto kushte paraqet rrezik dhe kërkon kujdes të shtuar. Ata theksojnë rëndësinë e uljes së shpejtësisë, përdorimit të gomave dimërore dhe respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

By: e xh
22 December 2025 at 11:05

Kryeministri Edi Rama është sot pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë në 2030” së bashku me ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ku do të prezantohen mekanizmat praktike me qëllim përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rama tha se integrimi në BE do të jetë një e mirë për të gjithë ata fermerë të cilët janë të përgatitur për tregun evropian dhe një sfidë e pamundur për ata që nuk janë gati.  Kryeministri u shpreh se përmbushja e standarteve evropiane në fushën e bujqësisë është një sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Rama theksoi rritjen e numrit të fermerëve që sot marrin mbështetje nga shteti si dhe uljen e numrit të deficitit në eksporte.

“Bujqësia shqiptare përballë sfidës së tregut evropian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE-së. Dua të flas shumë hapur me ju, duke ju thënë se kjo sfidë ka dy anë: ka anën e saj të errët dhe anën e ndritur. Ana e errët është ajo që pret këdo që nuk është i përgatitur për atë ditë, sepse negociatat me BE-në dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me atë që ne shkruajmë në letër, por janë kontrata shtetërore komplekse, ku çdo faktor duhet t’i përgjigjet kontratës.

Kontrata për bujqësinë është më e vështira, ashtu siç është edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standardet dhe kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë dhe siguria e produkteve, kur vjen puna për të qenë lojtar në tregun e BE-së.

Unë besoj tek ju dhe tek të gjithë ata që, në kushte absolutisht të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin aty, tek toka, dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë, do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Numri i fermerëve që merrnin një mbështetje më parë simbolike nga shteti ishte 5 600, sot është 67 500. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti fermerësh që ia kishin dalë deri aty dhe deficiti tregtar ishte një katastrofë unike në rajon. Për çdo euro të eksportuar, ne importonim 9 euro ushqim. Ndërkohë sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro. Deficiti nga 1 me 9 është ulur në 1 me 3 dhe synimi ynë është të shkojmë në 1 me 2”, tha Rama.

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

By: e xh
22 December 2025 at 11:01

Punimet për realizimin e fazës së parë të projektit Rolling Hills Liqeni po avancojnë me ritme të qëndrueshme dhe njësitë e para pritet t’u dorëzohen banorëve brenda vitit të ardhshëm. Aktualisht, disa prej njësive janë në fazën e ndërtimit të karabinasë, ndërsa të tjerat i janë afruar përfundimit të rifiniturave. Ndërkohë, Piazza po përmbyll fazën e karabinasë dhe vijon me punimet për ndarjet e brendshme dhe sistemimet përreth.

Shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet e fazës së dytë të projektit, duke sjellë më pranë realitetit një nga projektet më moderne në periferi të kryeqytetit.

Pozicionuar në kodrat e liqenit të Farkës, vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës, Rolling Hills Liqeni është alternativa ideale për ata që kërkojnë qetësi, pa sakrifikuar komoditetin dhe aksesin në të gjitha shërbimet.

Rezidenca ofron një mënyrë jetese ekskluzive me vila dhe apartamente të ndërtuara sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe një arkitekturë moderne. Fare pranë kompleksit ndodhet parku rekreativ, me hapësira të dedikuara për sport, relaks dhe aktivitete në natyrë, krijuar për t’i shërbyer çdo grupmoshe.

Ngjitur me parkun, banorët do të kenë edhe një qendër shërbimesh që do të funksionojë si një hapësirë dinamike jo vetëm për komunitetin, por edhe për vizitorët. Piazza do të ketë lidhje direkt në Lungolagon e Liqenit të Farkës dhe pritet të shndërrohet në një pikë referimi për jetën sociale dhe ekonomike të zonës.

Hapësirat komerciale të Piazza-s janë konceptuar për të mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh që variojnë nga supermarketet, farmacitë dhe dyqanet, tek baret, restorantet, palestrat dhe qendrat SPA. Infrastruktura e projektit është e detajuar për të siguruar funksionim efikas të çdo biznesi, me parkime të dedikuara për klientë dhe furnitorë, ashensorë të veçantë për mallra dhe vizitorë, akses të garantuar për persona me aftësi të kufizuara, si dhe administrim dhe siguri 24/7.

Me ecurinë e shpejtë të punimeve, e gjithë kjo zonë pritet të shndërrohet shumë shpejt në një qendër dinamike, me një komunitet të gjallë që do të mirëpresë jo vetëm banorë të rinj, por edhe vizitorë. Rolling Hills Liqeni nuk është thjesht një rezidencë banimi, por një mundësi për të përjetuar një stil modern jetese në mes të natyrës, me gjithë komoditetin që ofron një projekt premium.

Zhvillimi i projektit mbështetet në një bazë të rregullt ligjore dhe ndjek me përpikëri të gjitha kërkesat e legjislacionit në fuqi, duke garantuar siguri dhe transparencë për çdo investim.

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

By: e xh
22 December 2025 at 10:33

Emri i tij është ende sot legjendar: Jakobi quhej si ‘i pasuri’ që në të gjallë të tij. Por rëndësia e tij shkon përtej pasurisë. Tregtari dhe bankieri nga Augsburgu në Gjermaninë jugore vendosi shinat për ekonominë e kohës moderne. “Për Fugge-n mund të thuash se ishte njeriu i parë, që bëri tregti në shkallë globale”, thotë Greg Steinmetz në një intervistë për DW.

Në 2015 ish-korrespondenti gjerman i Wall Street Journal e përkujtoi Fugger-in me biografinë “The Richest Man Who Ever Lived” (Njeriu më i pasur që ka jetuar ndonjëherë). Përpara se Karli V, që ishte edhe perandor i Perandorisë së shenjtë romake të kombit gjerman dhe mbret i Spanjës, të vendoste nën kontrollin e tij Amerikën e Jugut, nuk bëhej shumë tregti me pjesët e tjera të botës. “Nga Evropa tregtia behej me Indinë, me Indonezinë e sotme dhe Kinën. Por udhëtimet për në perëndim u bënë të mundura vetëm pas Kolombit. Pra kur flasim për tregtinë ndërkombëtare, ajo ishte me shumicë. A kishte tregti globale? Jo, sepse vetëm gjysma e botës ishte zbuluar nga evropianët. Dhe Fugger u gjend në fillim të këtij fenomeni”, thotë biografi i tij.

Arsimimi në Itali

Jakob Fugger lindi në një familje të pasur në Augsburg, themelet e së cilës i kishte hedhur gjyshi i tij Hans Fugger si endës mjeshtër. Në Venecia ai mësoi tregtinë dhe zhvilloi preferencën e tij për Rilindjen. Venecia e njohu me një inovacion, i cili përshpejtoi ngritjen e tij: mbajtjen e kontabilitetit me dy hyrje.

“Në atë kohë nuk kishte shkolla biznesi. Familjet i dërgonin djemtë e tyre në praktikë dhe gjermanët bënin shumë tregti në Venecia. Fugger u dërgua nga familja e tij në Venecia për të punuar dhe për të mësuar gjithçka që mundej. Ai mori me vete në Gjermani të gjitha sekretet veneciane, përfshirë kontabilitetin me dy hyrje dhe ishte i pari në Gjermani, që zbatoi këto metoda moderne”, shpjegon Greg Steinmetz.

Kështu Fugger e dinte gjithmonë, se sa para kishte, ndryshe nga shumë konkurrentë që vepronin pa regjistrime të sakta. Fugger kuptoi gjithashtu vlerën e informacioneve. “Ai kishte agjentë në çdo qytet të madh evropian dhe madje edhe në çdo qytet të Gjermanisë. Dhe njerëzit e furnizonin me informacione, me korrier dhe kalë dhe çdo mënyrë tjetër që mund t’i çoheshin këto mesazhe Fugger-it. Informacioni është gjithçka sot dhe kështu ishte edhe atëherë”, thotë Steinmetz. ” Ai që ishte në dijeni më herët për zhvillimet dhe i përdorte ato për biznes, ishte në avantazh. Dhe Fugger e kishte kuptuar këtë”.

Financuesi i Perandorëve

Pas vdekjes së vëllezërve të tij Jakob Fugger mori kontrollin e plotë të biznesit familjar në vitin 1510 dhe vazhdoi politikën e sigurimit të kredive për familjen e Habsburgëve nën perandorët Maksimilian I dhe Karli V. Ai fitoi akses në minierat e argjendit dhe të bakrit, kryesisht në Tirol dhe në Hungarinë e atëhershme. Ai nuk i zotëronte vetë minierat, por mbante të drejta për kërkimin, aksione dhe të drejta parablerjeje për xehet, një garanci që do të rezultonte shumë fitimprurëse.

Evropa ofronte pak nga ajo që kërkohej në atë kohë në Azi. “Evropa nuk eksportonte teknologji si sot. Nuk eksportonte mallra luksi. Nuk eksportonte makina. Por ajo kishte metale si argjendi, ari dhe bakri. Dhe këtu hyri në lojë Jakob Fugger”, shpjegon biografi i Fugger-it.

Bakër për botën

“Një rastësi shumë fatlume për koncernin minierar Fugger ishte fakti që në Indinë e asaj kohe, shumë më superiore se Evropa në teknologji dhe ekonomi, mungonte bakri dhe kërkesa për të ishte shumë e lartë”, thotë Martin Kluger për DW. Ai drejton shtëpinë botuese Context në Augsburg dhe Nuremberg dhe është autor i disa librave mbi historinë e familjes Fugger. “Një rastësi tjetër ishte se Vasco da Gama në vitin 1498 zbuloi rrugën detare për në Indi, pak pasi familja Fugger hyri në biznesin e minierave të bakrit në Neusohl – sot Banská Bystrica – në vitin 1495. Pra në një kohë kur kërkesa për bakër ishte më e lartë se kurrë, familja Fugger kishte rezerva, që morën papritmas vlerë shumë të madhe”, thotë Kluger.

Edhe në Evropë u rrit kërkesa për bakër në ndërtimin e anijeve, topave, për enët e kuzhinës, çatitë e pallateve të qyteteve dhe ndërtesave fetare. Sipas Kluger familja Fugger u “detyrua” si të thuash të hynte në biznesin e minierave: Habsburgët dhe mbreti i Hungarisë mezi i shlyenin borxhet, kështu që ata i dhanë asaj të drejta mbi minierat. “Fakti që aristokracia e lartë nuk ishte aq e aftë në biznes, shkonte në avantazh të familjes Fugger”, thotë Kluger.

Sipas Greg Steinmetz arsyeja pse Fugger nuk u shfuqizua nga huamarrësit e tij të fuqishëm, ose përse ata nuk refuzuan t`ia shlyenin atij kreditë, ishte “talenti i madh i Fugger: Ai e dinte se duhej të bëhej i domosdoshëm për të mbijetuar. Ai duhej të ishte personi i vetëm, tek i cili mund të drejtoheshin perandorët dhe princat, kur kishin nevojë urgjente për para. Perandori Maksimilian bënte vazhdimisht luftëra. Atij i duhej të paguante mercenarët, të cilët përndryshe do të ktheheshin në fshatrat e tyre dhe nuk do të luftonin për të”, thotë Steinmetz. “Dhe i vetmi, që mund t’i siguronte Maksimilianit shpejt paratë kur i nevojiteshin, ishte Fugger”.

Trashëgimia e Fugger-it

Si bankier Fugger revolucionarizoi kredinë, duke e bindur Papën të lehtësonte ndalimin nga kisha të fajdesë. Marrja e interesit nga të krishterët nuk u sanksionua më automatikisht. Arsyeja ishte e thjeshtë: “Nëse lexoni burimet përfshirë ato nga Vatikani, nuk është sekret që edhe Papa preferonte të nxirrte fitimet më të larta të mundshme”, u shpreh historiani i ekonomisë Lars Bërner në radion Deutschlandfunk.

Në këmbim Fugger mori një pjesë të të ardhurave të klerit, përfshirë shitjen kontroverse të indulgjencave, të cilat financuan kishën e shën Pjetrit në Romë dhe e shtynë Martin Luterin të ndërmerrte veprime. “Mund të debatojmë rreth asaj se si i modernizoi financat, si u mundësoi njerëzve të merrnin para hua me kamatë, si i ndihmoi Habsburgët të pushtonin gjysmën e botës, si e shkaktoi pa qëllim Reformacionin, duke zemëruar Martin Luterin. Por ajo që mbahet mend natyrisht, është projekti i tij i strehimit në Augsburg: Pa Fuggerei ( një lagje me ndërtesa sociale në Augsburg) askush përveç historianëve nuk do të fliste për Fugger, sepse ky ishte projekti i parë i strehimit social në botë”, thekson Steinmetz.

Fuggerei ekziston edhe sot. Banorët paguajnë nominalisht të njëjtën qira si para 500 vjetësh dhe apartamentet konsiderohen si model i strehimit social. Njerëz nga e gjithë bota vizitojnë kompleksin, ndoshta simboli më i dukshëm i trashëgimisë së Fugger.

Pasurinë e Fugger historianët e vlerësojnë të ketë qenë ndërmjet 300 deri në 400 miliardë dollarë amerikanë. Në varësi të llogaritjes ajo përbënte ndërmjet dy dhe dhjetë përqind të prodhimit ekonomik të Evropës të asaj kohe duke qenë kështu më shumë se pasuria e super të pasurve të sotëm si Elon Musk apo Jeff Bezos në raport me prodhimin ekonomik të SHBA. Për më tepër pasuria e tyre luhatet ndjeshëm në varësi të çmimit të aksioneve të kompanive të tyre në bursa. Ngjashëm me Jakob Fugger, Bill Gates, që dikur ishte vetë personi më i pasur në botë, po punon për trashëgiminë e tij me një fondacion. Megjithatë, thotë historiani i biznesit Boris Gehlen në intervistë me DW, miliarderët e sotëm kanë më pak rëndësi historike afatgjatë: “Trashëgimia e tyre nuk do të jetë aq e madhe sa ajo e Fugger”./DW

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

By: e xh
22 December 2025 at 10:19

Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në krye të SPAK ndërsa në fjalën e tij përshëndeti dy parardhësit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin.

“Marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbojtur pavarësinë e SPAK dhe pë të forcuar besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet. Falënderoj paraardhësin në detyrë zotin Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe Dumain për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK.

Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Instucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe pubikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin  Kushtetutës”, tha Braho.

Altin Dumani gjatë fjalës së tij u shpreh se sot u mbyll një nga kapitujt më sfidues për të. Më tej shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.

 “Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesi gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi, jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë, i besueshëm se më parë. Shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e  standardeve  që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar , besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho duke e çuar para besimin e SPAK“, shprehet Dumani.

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

By: e xh
22 December 2025 at 09:59

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zemër të Rusisë. Bëhet fjalë për një autobombë që ka vrarë një gjeneral të lartë rus në Moskë. Komiteti Hetues i Rusisë njofton se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pasi shpërtheu një lëndë eksploziv e vendosur poshtë një makine.

Sarvarov, 56 vjeç, ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura, shtoi komiteti. Raportohet se një pistë që po hetohet është se bomba u vendos me përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Qeveria në Kiev nuk ka komentuar. Hetuesit kontrolluan zonën për prova, në një parking makinash pranë një blloku apartamentesh në jug të kryeqytetit të Rusisë. Imazhet nga zona tregojnë një makinë të bardhë të dëmtuar rëndë me dyert e shpërthyera, të rrethuar nga automjete të tjera në një parking.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, një numër zyrtarësh ushtarakë janë shënjestruar në kryeqytetin rus. Gjenerali Yaroslav Moskalik u vra në një sulm me bombë në makinë në Moskë në prill , ndërsa gjenerali Igor Kirillov vdiq në dhjetor 2024 kur një pajisje e fshehur në një skuter u shpërtheu nga distanca.

Një burim ukrainas i tha më vonë BBC-së se Kirillov u vra nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës, megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Si çështje politike, Ukraina nuk pranon ose nuk merr përsipër zyrtarisht përgjegjësinë për sulme të synuara.

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

By: e xh
22 December 2025 at 08:56

Një punonjës në Pallatin Elysee në Paris është arrestuar për vjedhje të enëve të argjendit dhe porcelanit, mes një vale vjedhjesh në institucionet franceze të profilit të lartë, raporton “The Guardian”.

Hetuesit kanë arrestuar një burrë dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar. Ata akuzohen për vjedhje të sendeve me vlerë nga rezidenca zyrtare e presidentit francez në Paris dhe ishin përpjekur më pas t’i shesin në faqet e ankandit online si “Vinted”.

Kryepunëtori në Pallat njoftoi autoritetet për objekte të humbura, disa prej të cilave konsiderohen objekte të trashëgimisë kombëtare.

Sendet vlerësohen të kenë një vlerë totale rreth 40 mijë euro.  Shumica e tyre vinin nga “Sevres Manufactory” në Paris, një fabrikë e famshme porcelani që është në pronësi të shtetit francez që nga viti 1759.

Hetuesit nisën të merrnin në pyetje stafin në Elysee pasi personeli i fabrikës vërejti disa gjësende të humbura që po shiteshin në faqet e ankandeve.

Akuzohet për drogë/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

By: e xh
22 December 2025 at 08:54

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”. Në pranga ka rënë 37-vjeçari, Gjergji Ceka alias Gjergj Kola.

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Parashikimi i motit, 22 dhjetor 2025

By: e xh
22 December 2025 at 08:53

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, 22 dhjetor 2025

By: e xh
22 December 2025 at 08:53

Dashi

Dialogu thuajse do mungoje fare gjate kësaj dite për te dashuruarit. Kjo do çoje ne debate te njëpasnjëshme te cilat zor se do zgjidhen deri ne orët e mbrëmjes.

Beqaret do njohin personin me te cilin shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje. Me financat duhet te bëni akoma edhe me shume kujdes duke qene se yjet do influencojnë negativisht.

Demi

Do merreni vesh mire me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe pritet te kaloni momente te këndshme pranë tij. Beqaret do jene te parezistueshëm prandaj do kenë mundësi te shumta për te marre propozime dhe për te ndryshuar status.

Me financat mos u tregoni impulsive. Arsyeja duhet te jete ajo qe duhet te mbizotërojë ne çdo moment.

Binjaket

Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse te shumte do jene personat qe do ju tundojnë pa mase. Marrëdhënia do jete përgjithësisht e ngrohte.

Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ashtu si ata e kishin ëndërruar. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe situata do ketë përmirësime te mëdha.

Gaforrja

Marrëdhënia juaj ne çift do ketë probleme te shumta gjate kësaj dite. Për çdo gjë do konfliktoheni me te dhe do qëndroni me kokën mënjanë. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie, prandaj do mbeten serish vetëm. Financat duhet t’i menaxhoni me më tepër kujdes dhe maturi, përndryshe gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Luani

Pas një periudhe jo shume te qete për jetën tuaj ne çift sot do rivendoset harmonia ne çift. Do jeni me tolerante dhe me te hapur me atë qe keni ne krah.

Beqaret qe ne mëngjes do kenë takime te jashtëzakonshme dhe nuk do ndihen për asnjë çast vetëm. Financat nuk do jene shume te mira, kështu qe mos rrezikoni shume duke shpenzuar pa fund.

Virgjëresha

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe merrini gjerat si t’iu vijnë dhe dashurohuni si ta ndjeni.

Beqaret nuk do kërkojnë ndryshim te statusit sepse do ndihen mire ashtu si janë. Gjithë kohës do kenë diçka me çfarë te merren. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë dhe gjendja do jete e shkëlqyer.

Peshorja

Mos kërkoni nga partneri qe t’ua sjelle Hënën ne toke sepse kjo është një gjë e pamundur, por mundohuni te kënaqeni me aq sa ai iu jep. Dashuria e tij për ju është e pashtershme. Beqaret do jene me shume fat dhe ka mundësi ta gjejnë personin e përshtatshëm.

Edhe financat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Akrepi

Nëse nuk tregoheni me te dashur me partnerin tuaj sot dhe nëse nuk e toleroni atë për disa gjera te vogla, mund te lindin debate te paimagjinueshme.

Ai nuk do jete ne humorin e duhur, prandaj mire do jete te veproni me delikatese. Beqaret nuk do kenë aspak te reja. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur me shpenzimet sepse do mbeten pa para.

Shigjetari

Do jeni plot energji dhe humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe do ju duket sikur jeni ne ëndërr.

Ata qe janë vetëm nuk do mërziten edhe sikur te mos e gjejnë dashurinë sepse do kalojnë një dite te animuar. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

Bricjapi

Do jeni konfuze sot ne jetën tuaj ne çift dhe ne shume momente nuk dini se çfarë te bëni. Partneri gjithashtu do jete si ne ajër.

Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te vendosin te pranojnë ftesën e dikujt sepse me pas nuk do ketë kthim mbrapa. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë para se te shpenzoni kontrolloni njëherë portofolin.

Ujori

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot do pajtoheni me partnerin dhe do kaloni momente te këndshme me te. Do i kuptoni gabimet e kryera. Beqaret do kenë veçse takime, por asgjë me tepër sesa aq. Me financat duhet te merreni pak me tepër.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do bini ne një mendje për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni mjaft mire.

Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare nëse dalin dhe tregohen me te hapur. Dielli do jete planeti qe do i favorizoje financat.

Yesterday — 21 December 2025Opinion.al

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

By: e xh
21 December 2025 at 21:10

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa për të dytën ditë me radhë po zhvillohen bisedime me emisarëve amerikanë dhe rusë.

Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, për politikën e jashtme, u tha gazetarëve në Moskë më 21 dhjetor se kryenegociatori Kirill Dmitriev thjesht do të kthehet në Rusi dhe do të paraqesë një raport.

“Amerikanët po festojnë Krishtlindjet këto ditë. Nuk do të ketë shumë njerëz që do të punojnë”, tha ai.

Ushakov gjithashtu hodhi poshtë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Uashingtoni kishte propozuar bisedime trepalëshe.

“Deri tani, askush nuk e ka diskutuar seriozisht këtë iniciativë dhe, sa di unë, nuk po punohet për të”, tha ai duke shtuar se Dmitriev po zhvillon bisedime vetëm me zyrtarë amerikanë.

S’ka telefonatë Putin-Trump

Bisedimet në Florida vijnë pas një jave aktiviteti intensiv diplomatik, ku përfaqësuesit amerikanë janë takuar me zyrtarë evropianë dhe ukrainas.

Në nëntor, Trump filloi të ushtrojë presion ndaj Kievit për të pranuar një propozim me 28 pika, që kritikët thanë se ishte në favor të Rusisë. Ukraina dhe mbështetësit e saj evropianë ngarendën të bënin ndryshime për të mbrojtur interesat e Ukrainës në territor, garanci sigurie për Kievin dhe çështje të tjera, me raportime që kanë sugjeruar se plani tani përfshin 20 pika dhe përfshin më shumë interesa të Kievit.

“Jam i sigurt se propozimet që evropianët dhe ukrainasit kanë bërë ose përpiqen të bëjnë padyshim nuk përmirësojnë dokumentin dhe nuk rrisin mundësinë për arritjen e paqes afatgjate”, tha Ushakov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 21 dhjetor se nuk ka plane për një bisedë telefonike midis Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, “por mund të organizohet shpejt nëse është e nevojshme”.

Ai shtoi se Putini do të takohet me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko, një aleat i rëndësishëm që është parë si një kanal i mundshëm për komunikim me Uashingtonin, gjatë takimeve diplomatike në Shën Petersburg më 21-22 dhjetor.

Peskov gjithashtu tha se Putini do të zhvillojë takime me liderët e Armenisë, Azerbajxhanit, Kirgizisë, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit gjatë këtyre ngjarjeve.

Më 20 dhjetor, pas ditës së parë të bisedimeve në Floridë, Dmitriev deklaroi se Rusia dhe SHBA-ja po zhvillonin bisedime “konstruktive”.

Të gjitha palët e përfshira në procesin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja kanë përmendur rregullisht “përparim” ose kanë bërë vlerësime të ngjashme, pa dhënë detaje.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar për bisedimet, megjithëse Reuters, duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar, raportoi se bisedimet kishin përfunduar për atë ditë.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, besohet se po përfaqësonin Uashingtonin. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte thënë më herët se mund të merrte pjesë në bisedimet e fundjavës, por nuk u dhanë detaje.

Diskutimet në SHBA janë hapi më i fundit në përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë dhe po i afrohet vitit të katërt.

Para bisedimeve në Florida, Rubio këmbënguli se Uashingtoni nuk do ta detyrojë asnjërën palë të pranojë një marrëveshje.

“Nuk mund ta detyrojmë Ukrainën të bëjë një marrëveshje. Nuk mund ta detyrojmë Rusinë të bëjë një marrëveshje. Ato duhet të duan vetë të bëjnë një marrëveshje”, tha ai.

“Mendoj se kemi bërë përparim [në proces], por kemi ende rrugë për të bërë. Dhe, padyshim, çështjet më të vështira janë gjithmonë ato të fundit”, shtoi kryediplomati amerikan.

Detajet e planeve që po përpunohen mbeten të paqarta, por kornizat e përgjithshme parashikojnë që Ukraina të bëjë lëshime territoriale në këmbim të garancive të sigurisë.

Deklaratat e fundit vijnë pas edhe një jave tjetër me aktivitet të shtuar diplomatik dhe ushtarak, teksa Rusia po vazhdon të godasë objektiva civile, infrastrukturë dhe ushtarake në Ukrainë, ndërkohë që Kievi po përpiqet të mbrojë terrenin në lindje të vendit dhe kundërpërgjigjet me sulme ndaj asaj që thotë se janë objektiva me rëndësi ushtarake brenda Rusisë.

Gjatë javës, emisarët amerikanë zhvilluan bisedime me zyrtarë evropianë dhe ukrainas, dhe gjatë një samiti të Bashkimit Evropian u miratua një kredi prej 106 miliardë dollarësh për Kievin, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një konferencë shtypi prej katër orësh e gjysmë, ku përsëriti kërkesat e tij ë, së bashku me pretendime e kontestueshme për përparime në fushëbetejë./ REL

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

By: e xh
21 December 2025 at 20:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të reja, duke përfshirë edhe bastisjen e më shumë vendeve të punës – edhe pse reagimet negative po shtohen.

Trump ka dërguar agjentë të emigracionit në qytetet kryesore të SHBA-së, ku janë përleshur me banorët në lagjet që kanë kryer kontrolle. Ndërsa agjentët federalë këtë vit kryen disa bastisje të profilit të lartë në biznese, ata kryesisht shmangën bastisjet e fermave, fabrikave dhe bizneseve të tjera që janë ekonomikisht të rëndësishme, por të njohura për punësimin e emigrantëve pa status ligjor.

ICE dhe Patrulla Kufitare do të marrin 170 miliardë dollarë fonde shtesë deri në shtator 2029 – një rritje e madhe e fondeve mbi buxhetet e tyre vjetore ekzistuese prej rreth 19 miliardë dollarësh, pasi Kongresi miratoi një paketë masive shpenzimesh në korrik.

Zyrtarët e administratës thonë se planifikojnë të punësojnë mijëra agjentë të tjerë, të hapin qendra të reja paraburgimi dhe të bashkëpunojnë me kompani të jashtme për të gjurmuar personat pa status ligjor.

Miami, një nga qytetet më të prekura nga masat e rrepta të Trump për shkak të popullsisë së madhe emigrante, zgjodhi kryetarin e parë demokrat në gati tre dekada javën e kaluar në atë që kryetari i zgjedhur i bashkisë e quajti, pjesërisht, një reagim ndaj presidentit.

Përveç zgjerimit të veprimeve zbatuese, Trump u ka hequr qindra mijëra emigrantëve nga Haiti, Venezuela dhe Afganistani statusin e përkohshëm ligjor, duke zgjeruar numrin e njerëzve që mund të deportohen. Presidenti premton të largojë 1 milion emigrantë çdo vit – një qëllim që ai pothuajse me siguri nuk do ta arrijë këtë vit. Deri më tani, rreth 622,000 emigrantë janë deportuar që kur Trump mori detyrën në janar.

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

By: e xh
21 December 2025 at 19:16

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook, Berisha deklaron se shishe vere shumë të rralla që vlejnë miliona euro janë zhdukur nga vinoteka e Ergys Agasit pas një kontrolli të BKH-së.

Sipas Berishës, vera ishte kontrabandë pa pulla fiskale dhe u mor në administrim nga shteti, por më pas u transportua fshehurazi me kamionë dhe u zëvendësua me shishe të tjera.

“Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua Dogana dhe Tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato siç veprohet në rastet e mallrave kontrabandë. Por, sipas qytetarit dixhital, nën kujdesin e drejtorit të doganës së Tiranës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Proda, një komando e përbërë nga Elvis Doçi, Suel Çela dhe dy persona të tjerë të gjitha shishet e verës u ngarkuan në pesë kamionë të cilët sipas kamerave u transportuan drejt Linxës”, shkruan Berisha.

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon drejtues institucionesh dhe persona të lidhur me krimin e organizuar, duke theksuar se pas kësaj afere qëndron Edi Rama.

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

By: e xh
21 December 2025 at 18:30

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme.

45-vjeçari është dërguar me autoambulancë në spitalin e Durrësit ku po mjekohet nga bluzat e bardha.

Ende nuk dihet se përse dhe nga kush është plagosur burri nga Tirana, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia sapo të jetë në gjendje shëndetësore të qëndrushme.

❌
❌