Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Opinion.al

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

By: e xh
26 December 2025 at 15:29

14 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni.

Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është arrestuar. Ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja e rëndë u raportua në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore. Autoritetet u angazhuan menjëherë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

By: e xh
26 December 2025 at 14:46

Qeveria e Shqipërisë ka hedhur për konsultim publik deri më 5 janar projektligjin për shqyrtimin e investimeve të huaja në vend, nismë kjo që pritet të kalojë në sitë të gjithë investitorët që synojnë infrastrukturën publike kritike e deri tek liria e medias.

Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila ka cilësuar këtë projektligj si të vonuar dhe mbi të gjitha aspak afër me standardet evropiane që Shqipëria ka si detyrë për të zbatuar në bazë në qëllimit për anëtarësimin në BE.

Në postimin e saj në rrjete sociale, Tabaku thotë se kërkesa për një meakinizëm real për verifikimin e investimeve është bërë nga partnerët strategjikë të Shqipërisë, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Ajo thotë se ky projektligj nuk i përgjigjet aktualitetit në Shqipëri dhe problemeve serioze në fushën e investimeve.

Duke krahasuar nismën e qeverisë me rregulloren e Bashkimit Europian për screening-un e investimeve të huaja, Tabaku evidentoi se propozimi qeveritar kufizohet në mënyrë të pakuptimtë vetëm në sektorin e medias, duke lënë jashtë sektorë jetikë për sigurinë kombëtare, si infrastruktura portuale, teknologjia e informacionit, sistemet kritike softuerike dhe industria e mbrojtjes.

“Sot lexova në media një lajm të sponsorizuar nga zyra e qeverisë mbi një propozim të ashtuquajtur për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja. Një nismë e vonuar dhe gjysmake, ndonëse kërkesa e partnerëve tanë amerikanë dhe të Bashkimit Europian ka qenë e qartë dhe e përsëritur, dhe vjen në një moment tejet kritik për sigurinë dhe orientimin strategjik të vendit.

Shqyrtimi serioz i investimeve të huaja është jetik për Shqipërinë, sepse sot: të dhënat personale të qytetarëve janë trajtuar si plaçkë; të dhënat e bizneseve janë përdorur për gjoba dhe presione; institucione shtetërore si AKSHI janë përfshirë në skandale të mëdha që po hetohen nga SPAK.

Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq historik: ose zgjedh rrugën europiane, me rregulla, transparencë dhe investime amerikane e europiane, ose rrëshqet drejt marrëveshjeve të errëta me vende të treta, pa standarde dhe pa siguri. Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, ku siguria kombëtare nuk negociohet, detyra e një qeverie nuk është të prodhojë propagandë dhe lajme të rreme, por të mbrojë Shqipërinë nga rreziqet reale.

Mirëpo, një qeveri ku tenderët e teknologjisë së informacionit vendosen në zyra informale si “EA Tobacco”, dhe ku krimi i organizuar bashkëjeton me qeverisjen, nuk ka as moralin dhe as besueshmërinë për të folur për siguri investimesh. Prandaj nuk është rastësi që propozimi i kësaj qeverie të delegjitimuar reduktohet në: një komitet në letër, një shqyrtim formal, dhe kufizim absurd vetëm në sektorin e medias, duke lënë në hije sektorë vitalë për sigurinë kombëtare.

Fjala vjen, mbeten jashtë: infrastruktura portuale, teknologjia e informacionit, infrastruktura softuerike dhe sistemet kritike, mbrojtja dhe prodhimi ushtarak.

Mjafton një krahasim me rregulloren e Bashkimit Europian për screening-un e investimeve për të kuptuar sipërfaqësinë dhe mungesën e seriozitetit të një qeverie pa moral dhe pa vizion. Ndërsa qeveria e damkosur nga korrupsioni propozon ligje “sa për të kaluar radhën”, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion real, të fortë dhe të besueshëm, që mbron sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik të vendit”, thuhet në reagimin e Tabakut.

Ky projektligj parashikon kryerjen e verifikimeve përmes “Komitetit Ndërministror për shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte”, do të kryesohet nga ministri i Ekonomisë por në përbërje ka edhe gjashtë ministri të tjera, si dhe agjenci të inteligjencës apo AKSHI-n. I gjithë kuadri i hetimeve do të zhvillohet në bashkëpunim me BE-në duke informuar Komisionin Evropian. Në rastin e paraqitjes së të dhënave të rreme nga ana e investitorit, ky i fundit do të gjobitet me 50 000 euro ndërsa ndëshkimet rriten rriten në rast se investimi i huaj zbatohet pavarësisht ndalimit me vendim të Komitetit, e cila mund të arrijë deri në dyfishin e vlerës së investimit.

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

By: e xh
26 December 2025 at 14:42

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë.

Të arrestuarit janë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Nga hetimet, janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin.

Blerja e simuluar: i arrestuari Olsi Mici dhe “Toni”
Ky episod ka ndodhur më datë 10.11.2025 rreth orës 11:28 në zonën e Mëzezit:
• Toni: Hë vlla?
• Olsi Mici: Ai më thotë ça është ky o vlla që do 1 kg për njiherë, le të marri fillimisht 100 ose 200 pastaj … nuk ka besim o vlla shkurt muhabeti po në qoftë se ndryshon dora?
• Toni: Po mirë o vlla edhe 100 ose 200 …
• Olsi Mici: Në qoftë se i ndryshon dora më tha i ka pa lek pastaj …
• Toni: Zemra numuroj lekët mu … unë nuk jam fëmijë i q… robt …
• Olsi Mici: Sa janë?
• Toni: Ja numuroj sa janë ato…
• Olsi Mici: O vlla i kishte me shumë merak.
• Toni: Po e ka me shumë merak na 200 dhe ma sill ndaç te shpia në Selitë ndaç te shpia në Vorë ku doje k…
• Olsi Mici: Po ti sjell 200 pastaj.
• Toni: Po mi sill 200 o vlla mos e … se ti jap lekët e tjera mbrapa dhe pastaj me sill porosinë tjetër.

Biseda midis “Mondi” dhe të arrestuarit Kleo Lika
Ky episod ka ndodhur më datë 26.11.2025, rreth orës 20:50, në rrugën “Petro Nini Luarasi”:
• Mondi: Shpirto ha!
• Kleo Lika: Ça bo?
• Mondi: …
• Kleo Lika: Ej, po a nuk ke ku me e thy?
• Mondi: Për zotin nuk kam.

Blerja e simuluar: i arrestuari Andi Limi dhe “Kristi”
Ky veprim është kryer më datë 18.11.2025, rreth orës 20:35, në rrugën “Danjel Preka”, Tiranë:
• Andi Limi: O…
• Kristi: Me rop shpie n’kom.
• Andi Limi: … sa do?
• Kristi: Nji t’vogël ej po ça e ka ndrru dorën e.
• Andi Limi: Jo re.
• Kristi: Ika t’rujt zoti çao.
• Andi Limi: Gjith t’mirat.

Blerja e simuluar: i arrestuari Laert Murataj dhe “Edi”
Ky veprim është kryer më datë 11.11.2025 në zonën e Porcelanit:
• Laert Murataj: Hë zemra.
• Edi: Ça bone mirë?
• Laert Murataj: … içik muhabet t’mir?
• Edi: Po mo … Hë si…
• Laert Murataj: Kam për t’dhon gjo?
• Edi: … vetëm mjep ato…
• Laert Murataj: Po…
• Edi: Do t’jap edhe …

Blerja e simuluar: i arrestuari Blerim Mali dhe “Afrimi”
Ky veprim është kryer në zonën e Xhamllikut, Tiranë. Pjesë e bisedës së regjistruar është:
• Blerim Mali: Kush t’ka çu ty?
• Afrimi: Mu m’ka … Xhixhi…
• Blerim Mali: Kush?
• Afrimi: Xhixhi m’ka çu.
• Blerim Mali: Kush është Xhixhi?
• Afrimi: Ai që foli me një Audi A3-sh llamarine.
• Afrimi: Sa lek e ke?

Episodi: i arrestuari Engelbert Pjetri dhe “Rei”
• Rei: O vëlla si kalove?
• Engelbert Pjetri: …
• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?
• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!
• Rei: Njëqind lek kisha!
• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …

Episodi: i arrestuari Sidrit Guri dhe “Kristi”
• Kristi: Ktu jam o zemra ktu. O zemra na ma jep dhe nji, ishte shumë i mirë kjo me rob shpie.
• Sidrit Guri: Po mo burr, na lali.

Blerja e simuluar: Gentjan Vercani dhe “Rei”
Veprimi i kryer më datë 02.12.2025, rreth orës 23:36, në bulevardin “Bajram Curri”:
• Rei: Ha more?
• Gentjan Vercani: Si kalove?
• Rei: Vetëm hec, se më ndaluan qëparë!
• Gentjan Vercani: Të ndaluan?
• Rei: Po more, kshu civila vari k…
• Gentjan Vercani: Prandaj nuk qejf këtu…
• Rei: O vëlla më mirë hec.
• Gentjan Vercani: Unë nuk ngatërrohem, po më kanë zënë një herë, dola për katër ditë, po tre katër muaj të shpija. Se po bëjmë muhabet kshu si shok.

Andi Limi, veprim i kryer më datë 18.11.2025 në rrugën “Danjel Preka”:
• Andi Limi: “O…”
• Kristi: “Me rop shpie n’kom.”
• Andi Limi: “… sa do?”
• Kristi: “Nji t’vogël ej po ça e ka ndrru dorën e.”
• Andi Limi: “Jo re.”
• Kristi: “Ika t’rujt zoti çao.”
• Andi Limi: “Gjith t’mirat.”

Laert Murataj
Veprim i kryer më datë 11.11.2025 në rrugën “Hysen Xhura”:
• Laert Murataj: “Hë zemra.”
• Edi: “Ça bone mirë?”
• Laert Murataj: “… içik muhabet t’mir?”
• Edi: “Po mo … Hë si…”
• Laert Murataj: “Kam për t’dhon gjo?”
• Edi: “… vetëm mjep ato…”
• Laert Murataj: “Po…”
• Edi: “Do t’jap edhe …”

Sidrit Guri
Veprim i kryer më datë 27.11.2025 në bulevardin “Gjergj Fishta”:
• Kristi: “Ktu jam o zemra ktu. O zemra na ma jep dhe nji, ishte shumë i mirë kjo me rob shpie.”
• Sidrit Guri: “Po mo burr, na lali.”

Glejdis Vata dhe Gloris Rica
Bisedë gjatë hipjes në mjet (Rei hypën në mjetin e Glejdisit):
• Rei: “ça bën, a u lodhët?”
• Glejdis Vata: “Na e bëj halla për Zotin!”
• Rei: “Mos e … o zemra, 90 (nëntëdhjetë) ëëë?”
• Glejdis Vata: “Po.”
• Gloris Rica: “Me na e bëj halla ore!”
• Rei: “Qeset a janë të mira, vetëm kjo më intereson?”
• Gloris Rica: “Janë super.”
• Glejdis Vata: “O vëlla, qeset janë ashtu sikur ti dhashë dje, i ke të mira fare.”
• Rei: “Shumë mirë, po.”
• Glejdis Vata: “Këtë e ke këtu!”
• Rei: “Malli më intereson më shumë.”
• Glejdis Vata: “Me rob shpie.”
• Rei: “O gjo e mirë?”
• Glejdis Vata: “O shife ta provojnë, ene me thuj mbrapa!”
• Rei: “Se mu më pihet fort!”
• Glejdis Vata: “E pi dhe vete ti?”
• Rei: “Po po mo zemra, ja fus ndonjë kshu për qejf!”
• Glejdis Vata: “Po çke ti, po nuk të pëlqeu më thuj mbrapa.”
• Rei: “O zemra I kam kshu me klientë, po ashtu të bëj ndonjë punë të lezetshme o zemra. Të mar ndonjë njeqindëshë a dyqindëshë vëlllai jot.”
• Glejdis Vata: “Po ç’ke se folim o burrë, se dhe ne kshu punojmë! Se dhe unë një rob jam, se nje robi i imi i ka kshu të mëdhaja! Po çke se folim bashkë.”
• Rei: “Po prandaj them o zemra, të vazhdojmë muhabetet bashkë?”
• Gloris Rica: “Po po ore pa merak! Mos e vrit mendjen!”
• Rei: “Jeni shumë të mirë, po më lini pak më para mua!”
• Glejdis Vata: “Po të lejmë ku të dush. Ku do me të lene të lëj unë, vetëm mos të më dale ndonjë …. motre.”
• Rei: “O zemra se nuk të dhash leket!”
• Glejdis Vata: “Po s’ka gje se këtu jemi.”
• Rei: “60 (gjashtëdhjetë), 70 (shtatëdhjetë), 80 (tetëdhjetë), 90 (nëntëdhjetë).”
• Glejdis Vata: “Vetëm mos të na dalë ndonje … ”

Dylber Alijaj dhe “Astriti”
Ky episod përfshin dy blerje të simuluara të kryera në rrugën “Myslym Shyri”:
Biseda e parë (04.12.2025):
• Dylber Alijaj: I q… robt!
• Astriti: Sa të duhen?
• Dylber Alijaj: Tetë!

Biseda e dytë:
• Dylber Alijaj: Hë mor ça bone?
• Astriti: Ça bone, si je ti u lodhe?
• Astriti: I njëjti ishte ai?
• Dylber Alijaj: Po atë do?
• Astriti: Po pra të njëjtin, i mirë ishte ai.
• Dylber Alijaj: … kam dhe nji tjetër o burr, po ai të blloko hundën, kurse kjo është një çik më e hajrit.

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

By: e xh
26 December 2025 at 14:29

Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj iu cenua dinjiteti njerëzor dhe privatësia, gjatë vizitës mjekësore që ai kreu në korrik në një klinikë private në Durrës, në prani të punonjësve të policisë së burgjeve.

Në këtë përfundim ka arritur një hetim administrativ i realizuar nga Avokati i Popullit, pas shqetësimit nga vetë Veliaj se gjatë ekzaminimit nga mjeku, në dhomën e spitalit ka qëndruar edhe një efektiv. Kryebashkiaku iu nënshtrua një ekzaminimi periodik (kolonoskopi), dhe jo një vizite të thjeshtë mjekësore.

Çfarë thotë raporti?

Avokati i Popullit ka bërë një raport në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndaj kryebashkiakut të paraburgosur Erjon Veliaj. Nga hetimi administrativ pas shqyrtimit të ankesës së qytetarit të parë të Tiranës, Institucioni i Avokatit të Popullit evidenton se gjatë një vizite shëndetësore të kryetarit të Bashkisë në një spital privat në Durrës më 17 korrik, nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë. Pretendimi i kryetarit të bashkisë, lidhet me prezencës e punonjësve të policisë së burgjeve, të pranishëm në dhomë edhe gjatë procedurës paraprake të ekzaminimit klizmë/kolonoskopi.

Mjeku në shpjegimet që i ka dhënë Avokatit të Popullit thotë se Veliaj ka shprehur shqetësimin për praninë e punonjësve të policisë brenda dhomës ku do të kryhej ekzaminimi. Në raportin e avokatit të Popullit, të cilin Report tv e siguron, “mjeku i ka kërkuar punonjësve të policisë që të presin jashtë dhomës deri në përfundim të ekzaminimit, por ata nuk kanë plotësuar kërkesën e tij, duke thënë se kanë për detyrë te zbatojnë rregullat e sigurisë. Në këto rrethana, është dakordësuar që punonjësit e policisë të qëndrojnë brenda dhomës me shpinë të kthyer nga shtrati ku do të kryhej kontrolli mjekësor i Z. Veliaj”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Por siç punonjës të institucionit të Avokatit të Popullit kanë konstatuar, “dhoma ishte një ambient i hapur pa ndarje, ku mundësia për të shmangur shikimin dhe dëgjimin nga personat e sigurisë që ndodheshin në dhomë, ishte e pashmangshme”.

“Ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:  – E kërkon shprehimisht mjeku për arsye të sigurisë së tij; – Stafi multidisiplinar i IEVP-së (siguri, social, shendetësor, ligjor), ka vlerësuar  për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri”, thuhet në raportin që Report Tv siguron.

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se marrëdhënia mjek-pacient, ka parime që nuk duhen shkelur, siç janë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i privatësisë, parime këto që duhet të zbatohen si për pacientët, të cilët jetojnë të lirë, ashtu edhe për ata në kushte kufizimi për shkak të masave të sigurisë.

“Të burgosurit duhet të ndihen të lirë të diskutojnë çdo çështje mjekësore me stafin e kujdesit shëndetësor në konfidencialitet të plotë dhe të zhvillojnë konsulta individuale private sipas nevojës. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur të burgosurit mund të duan të zbulojnë pretendime për torturë ose keqtrajtim”, thekson avokati i Popullit në raportin e hetimit administrativ pas ankesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës .

Avokati i Popullit thotë se procedura e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për shoqërimin e të burgosurve me punonjës policie edhe gjatë vizitave mjekësore – bie ndesh me kriteret e konventave ndërkombëtare për respektimin e jetës private dhe parimin e konfidencialitetit mjekësor.  Sipas drejtorisë së Burgjeve, në informacionet përcjellë zyrtarisht Avokatit të Popullit për shoqërimin e Veliajt në spital, kanë qenë 8 punonjës policie të rolit bazë, 2 drejtues automjetesh, një drejtues shërbimi oficer dhe një ndihmësmjek i burgut të Durrësit.

“Nëse gjatë ekzaminimeve mjekësore (veçanërisht intime) të të burgosurve, punonjës të sigurisë do të jenë të pranishëm, pa kërkesën e mjekut dhe pa arsye sigurie të dokumentuar, kjo do të përbëjë cenim të standardeve ndërkombëtare për trajtim me dinjitet të personit dhe mund të cilësohet si shkelje e nenit 8 të Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), dhe në raste të përsëritura ose poshtëruese, shkelje e nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues)”, thuhet në raport.

Institucioni i Avokatit të Popullit i rekomandon dhe kërkon drejtorisë së Burgjeve të ndryshojë urdhrin e vitit 2019 për procedurën e transportit dhe shoqërimit të të burgosurve kur kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë burgut duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjtitetit njerëzor, te drejtës për jete private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.

Raporti mban datën 17 dhjetor, dhe është i fundit që firmos Erinda Ballanca para ikjes nga detyra, të cilën tashmë e mban Endri Shabani.

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

By: e xh
26 December 2025 at 14:23

Takimi i pritshëm në Florida mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, vjen një javë pasi delegacioni amerikan i kryesuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, bisedoi me ato ruse dhe ukrainase. Sot Presidenti ukrainas teksa dha sinjale për një takim të afërt me Trump, tha se shumë mund të vendoset përpara fundvitit.

Zelensky, pasi u informua nga delegacioni i tij për rezultatet e bisedimeve la të hapur mundësinë e një zone të çmilitarizuar në rajonet lindore të vendit të tij. Ndërkohë, rusët ende nuk kanë dhënë sinjale të qarta pas bisedimeve në Miami fundjavën e kaluar.

Putin kërkon tërheqjen e Ukrainës nga rajonet lindore ndërsa këtë të premte, sipas Kommersant, ai ka zhvilluar një takim më sipërmarrës të cilëve u ka folur për centralin bërthamor të Zaporizhias, një nga temat e diskutuara nga delegacionet.

Kjo sipas Putin është ende një temë e hapur mes rusëve dhe amerikanëve. Sipas planit të propozuar për bisedimet e paqe, Centrali Bërthamor i Zaporizhias, që është më i Madhi në Evropë, mund të bashkëmenaxhohet nga SHBA, Ukraina dhe Rusia.

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

By: e xh
26 December 2025 at 14:19

Pamje dramatike janë siguruar nga CNN dhe konfirmuar nga ushtria izraelite, ku duket një rezervist izraelit që përplas me motorin e tij një burrë palestinez ndërsa ai po falej në pjesën e pushtuar të Bregut Perëndimor.

Sulmi ndodhi disa orë pasi ushtari kishte qëlluar me armë zjarri në zonë.

Pamjet tregojnë një burrë izraelit duke drejtuar një “quad bike” përgjatë një shtegu në qytetin Deir Jarir, në Ramallah. Në video, duket qartë që ai e drejton mjetin drejt burrit mysliman që po falej në anë të rrugës.

Pas përplasjes, palestinezi çohet me vështirësi dhe shihet duke ecur sërish drejt rezervistit që e kishte goditur.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ushtari kishte qëlluar me armë zjarri më herët gjatë asaj dite në Deir Jarir, ndërsa ishte i veshur me rroba civile.

IDF thotë se i ka përjashtuar nga ushtria dhe i ka konfiskuar armët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

By: e xh
26 December 2025 at 12:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për zgjedhjet, mbrojtjen e botës, ndërsa sulmoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Bashën, duke thënë që ‘në vend që të merrej me mbrojtjen e votës, u mor me mua’.

Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria. Pastaj filloi periudha kalavare që kaloi PD. Më 11 s’do të humbte kurrë zgjedhjet, nëse Rama s’do falte 2 miliardë euro kamata dhe borxhe dy ditë para zgjedhjeve“, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Ne e nisëm betejën tonë. E nisëm në parlament. Po ju siguroj ju që e para, opozitën e keni të vërtetë. Se kjo është e rëndësishme shumë. E nisëm në parlament, ju ftuam ju, mbush sheshit dhe rrugët.

E dyta, ne nuk jemi parti e dhunës. Unë e kuptoj se ka prej jush që me të drejtë mendojnë se këta mendojnë, këta meritojnë dajak dhe më shumë se dajak. Këta meritojnë hurin dhe më shumë se hurin, i meritojnë. Por ne prapë nuk jemi ajo parti.

Do t’ju jap dy shembuj. Të mos humbasim durimin. Ne fitojmë, kemi fituar me qëndresën tonë paqësore. Si i përmbysëm ne në ’91-shin? A nuk u rrëmbyen armët të gjitha anët kundër nesh, a ju kujtohet? Kur kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, ne nuk rrëmbyem armët. Jo. Po ama barrikadat ia vumë.

Ua hodhëm në rrugë, nga shkolla e Bashkuar kur dolën të zbrisnin me tanke shtatorin e Enver Hoxhës, e gjetën të bllokuar me barrikada. Por armë nuk rrëmbyem ne. Ne fituam.

Në vitin ’97, a erdhën me rebelim? Me dhunë, me armë. I përzumë me votë. Edhe tani do t’i përzëmë dhe ky është misioni ynë absolutisht me vendosmërinë më të madhe. Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata.

Merrni pak historinë tonë. Ne kur na kanë vrarë edhe i kemi përzënë nga kryeministria, ju kemi vënë drurin e të tjerë. Por historia jonë është histori e përmbysjeve paqësore.

I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo. E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës.

Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.

Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe. Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë. Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore.

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

By: e xh
26 December 2025 at 12:25

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ta harrojnë. Nuk ka për të ndodhur. Belinda Balluku mund ta hajë Vitin e Ri në shtëpi, por ju siguroj që nuk do t’i shtyjë ditët dhe do të përfundojë në burg. Nuk mund t’u vjedhësh shqiptarëve, në një vend në mes të Europës, por që është më i varfri në Europë, 1.1 miliardë euro dhe pastaj ta shndërrosh institucionin në bunker që mbron korrupsionin e këtyre”, tha Bardhi.

I pyetur kur do ta kërkojë opozita mbledhjen e radhës, Bardhi tha: “Në fillim të javës që vjen. Absolutisht, të pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve janë 24 orë në 24 në dispozicion të këtij procesi. Ne besojmë që pranimi i kërkesës së prokurorisë është detyrim përcaktim ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ne nuk kemi marrë mandat për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Gasit. Ne kemi marrë mandat nga qytetarët për ta luftuar korrupsionin”.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po vepron me urdhra politikë të Edi Ramës. “Më vjen keq që thotë: “Kur të plotësohen kushtet procedurale do ta mbledh Këshillin”. Kur do të plotësohen kushtet? Kur t’i japë leje Edi Rama? Nuk funksionojnë kështu institucionet. Të korruptuarit nuk të japin kurrë leje për të luftuar korrupsionin. Të korruptuarit bëjnë gjithçka për të mbrojtur korrupsionin e tyre, siç po bëjnë edhe në këtë rast”, shtoi Bardhi.

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

By: e xh
26 December 2025 at 11:44

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë ku ai jetonte në rrugë. Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat, ku Chase shihej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e emocionale.

Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u bë pas koordinimit mes babait të Chase, ish-bashkëpunëtorëve dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vendosën se aktori kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor.

Ish-kolegët e tij nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se kjo është një hap drejt rikuperimit të plotë. Weiss, i cili vetë ka kaluar një periudhë të vështirë me varësinë dhe shëndetin mendor, u angazhua personalisht për ta ndihmuar Chase të largohej nga rruga dhe të pranonte trajtimin mjekësor.

Në videot e publikuara së fundmi, Chase dukej në prag të Krishtlindjes, mes shiut të dendur, duke pranuar ndihmë nga qytetarë të rastësishëm që i dhanë ushqim, rroba dhe luteshin për të. Nëna e tij ka kërkuar që njerëzit të mos i japin para drejtpërdrejt, duke theksuar se kjo mund ta rrezikojë më shumë, ndërsa ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së saj mbetet e hapur për të birin.

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

By: e xh
26 December 2025 at 10:42

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me gjashtë vjet burg liderin e opozitës Sergei Udaltsov, një kritik i njohur i presidentit Vladimir Putin dhe drejtues i lëvizjes “Fronti i Majtë”, e cila është e lidhur me Partinë Komuniste. Vendimi u mor të enjten, më 25 dhjetor 2025, me akuzën e “justifikimit të terrorizmit”.

Sipas medias së pavarur ruse Mediazona, akuzat lidhen me një artikull të publikuar online nga Udaltsov, ku ai shprehte mbështetje për një grup aktivistësh rusë të akuzuar për krijimin e një organizate terroriste. Këta aktivistë u dënuan më herët këtë muaj me dënime që variojnë nga 16 deri në 22 vjet burg.

Udaltsov i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të fabrikuara politikisht. Pas shpalljes së vendimit, ai e quajti atë “të turpshëm” dhe njoftoi se do të hynte në grevë urie. Sipas gjykatës, dënimi do të vuhet në një koloni penale të sigurisë së lartë.

Sergei Udaltsov ishte një figurë kyçe e protestave masive të viteve 2011-2012 kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Ai ka qenë disa herë i burgosur më parë, përfshirë një dënim në vitin 2014 për organizimin e protestave kundër Putinit.

Autoritetet ruse kanë intensifikuar goditjen ndaj opozitës, mediave të pavarura dhe shoqërisë civile pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke burgosur qindra persona dhe detyruar mijëra të tjerë të largohen nga vendi.

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

By: e xh
26 December 2025 at 09:38

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit.

Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur me akset rrugore, pasi trashësia e dëborës shkon nga 2-5 cm.

Firmat nënkontraktore po bëjnë të mundur hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre, ndërsa policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe pajisjen me goma dimërore për ata turistë që duan të vizitojnë Dardhën, Voskopojën apo Vithkuqin.

Temperaturat ditën e sotme do të shkojnë deri në -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë pasi temperaturat do të shkojnë deri në -10 grade celsius.

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

By: e xh
26 December 2025 at 09:36

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

By: e xh
26 December 2025 at 08:04

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump e përshkroi operacionin si një “goditje të fuqishme dhe vdekjeprurëse”, duke e quajtur IS “llum terrorist” dhe duke e akuzuar grupin për vrasje brutale të civilëve, veçanërisht të të krishterëve.

Komanda Afrikane e Ushtrisë Amerikane (Africom) konfirmoi se sulmet u kryen të enjten në bashkëpunim me autoritetet nigeriane, në shtetin Sokoto. Ministri i Jashtëm i Nigerisë, Yusuf Maitama Tuggar, tha për BBC se bëhej fjalë për një operacion të përbashkët kundër terroristëve dhe theksoi se aksioni “nuk kishte lidhje me një fe të caktuar”. Ai shtoi se operacioni ishte planifikuar prej kohësh dhe ishte bazuar në informacione inteligjence të siguruara nga pala nigeriane.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes publikoi një video që duket se tregon lëshimin e një rakete nga një anije ushtarake. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, falënderoi qeverinë e Nigerisë për bashkëpunimin.

Pretendimet e Trump për një gjenocid ndaj të krishterëve në Nigeri janë kundërshtuar nga grupe monitoruese dhe organizata të të drejtave të njeriut, të cilat theksojnë se dhuna ka prekur komunitete të të gjitha besimeve dhe se shumica e viktimave të terrorizmit në vend kanë qenë myslimanë.

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

By: e xh
26 December 2025 at 08:00

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes.

Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 1-2ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: e xh
26 December 2025 at 07:58

Dashi

Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju që të krijoni rrjete me njerëz të tjerë dhe të krijoni lidhje të rëndësishme. Mos kini frikë të shtyni projekte të caktuara për të komunikuar me të tjerët.

Demi

Pavendosmëria është armiku juaj më i madh sot. Tendenca është që të zhyteni aq shumë në ide sa të harroni mjetin tuaj më të vlefshëm – intuitën tuaj. Ndalo ritmin sapo të ndjeni se po rrotullohet jashtë kontrollit.

Binjakët

Komunikimi është një katalizator kyç për progresin sot. Mos e fut veten në një flluskë dhe mos mendo se mund të bësh gjithçka pa ndihmën e të tjerëve. Pranoje se nuk di gjithçka dhe kërko ndihmë kur të kesh nevojë. Do të jesh i lumtur që e di.

Gaforrja

Ritmi po rritet sot, prandaj merrni hapat dhe filloni punën. Të tjerët mund t’ju shohin si dembel ose të ngadaltë nëse nuk po tregoni një përpjekje të përbashkët. Nëse nuk keni burimet që ju nevojiten për të ecur përpara më shpejt në një projekt aktual, flisni hapur.

Luani

Sot ndodheni në një pozicion shumë strategjik, ku keni një ndikim të jashtëzakonshëm në ngjarjet përreth jush. Njerëzit do të vijnë tek ju për përgjigje dhe ju do t’i merrni ato. Nuk është ide e keqe të kërkoni rritje page ose ngritje në detyrë. Do ta merrni.

Virgjëresha

Përdor mendjen sot. Tendenca do të jetë që të bëhesh jashtëzakonisht emocional për shkak të punës që po bën. Mos lejo që ndjenjat e tua të të mposhtin ose të të marrin përsipër plotësisht. Kthehu drejt të menduarit racional dhe ideve të shëndosha logjike për përgjigjet e tua.

Peshorja

Vazhdo me diçka që e vure në lëvizje disa ditë më parë. Mos e humb kontaktin me atë ide të shkëlqyer që të erdhi ndërmend. Bëj pyetje, bëj kërkime dhe ndiq rrugën. Ka të ngjarë të të sjellë shumë më tepër sukses sesa mund të imagjinohet.

Akrepi

Kjo është një nga ato ditë në të cilat njerëzit mund të flasin shumë, por në fund nuk thonë asgjë. Ka shumë biseda, por jo shumë përmbajtje. Bëni çmos të filtroni gjërat pa kuptim në mënyrë që të nxirrni të paktën një ide të dobishme nga biseda.

Shigjetari

Kushtojini vëmendje email-eve që shfaqen në kutinë tuaj postare sot. Bëni një përpjekje shtesë për t’u përgjigjur mesazheve telefonike dhe pyetjeve me shkrim. Një informacion i rëndësishëm do t’ju vijë nëpërmjet një prej këtyre mjeteve. Nuk duhet ta humbisni atë.

Bricjapi

Ka të ngjarë të frustroheni nga njerëz që nuk duket se po e japin maksimumin sot. Të tjerët nuk po tregojnë përkushtimin dhe pasionin në punën e tyre që ju shpesh shfaqni në tuajën. Jini të duruar me ta në vend që t’i gjykoni.

Ujori

Do të arrini një pikë zhgënjimi sot, pasi do t’ju vijnë gjithnjë e më shumë ide. Problemi është se ka të ngjarë të mbingarkoheni shumë shpejt. Bëni një hap prapa nga puna juaj dhe fitoni perspektivë, në vend që të zhyteni në konfuzion.

Peshqit

Mos kini frikë të merreni me më shumë se një projekt njëkohësisht. Aftësia juaj për të kryer shumë detyra njëkohësisht do të jetë mjaft e fortë. Do të përballeni me shumë detyra të ndryshme, por kjo është në rregull.

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

By: e xh
25 December 2025 at 22:49

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për rritjen e fashizmit në Shtetet e Bashkuara, në një fjalim drejtuar publikut britanik me titull “Mesazhi Alternativ i Krishtlindjeve”.

Mesazhi u transmetua në Channel 4 ditën e Krishtlindjeve dhe u përqendrua në ndikimin e mandatit të dytë të Trump, për të cilin Kimmel tha se sillet “sikur të ishte mbret”.

“Nga këndvështrimi i fashizmit, ky ka qenë një vit shumë i mirë,” u shpreh ai. “Tirania po lulëzon këtu.”

Channel 4 e nisi traditën e transmetimit të një mesazhi alternativ të Krishtlindjeve në vitin 1993, si kundërpeshë ndaj fjalimit tradicional të monarkut britanik. Sipas kanalit, mesazhi synon të ofrojë reflektime personale dhe provokuese mbi ngjarjet kryesore të vitit.

Kimmel ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Trump, veçanërisht pas rikthimit të emisionit të tij “Jimmy Kimmel Live!” në shtator, pasi ABC e kishte pezulluar përkohësisht pas polemikave mbi komentet e tij lidhur me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. Trump e kishte përshëndetur pezullimin, duke e quajtur “lajm të madh për Amerikën”, madje duke kërkuar shkarkimin edhe të moderatorëve të tjerë të natës.

Ngjarja nxiti shqetësime të gjera mbi lirinë e shprehjes dhe të shtypit, ndërsa qindra figura të njohura të Hollivudit dhe industrisë së argëtimit u bënë thirrje amerikanëve të “luftojnë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese”. Emisioni u rikthye në transmetim më pak se një javë më vonë.

Duke iu drejtuar audiencës britanike, Kimmel tha se një “mrekulli e Krishtlindjeve” kishte ndodhur në shtator, kur miliona njerëz – përfshirë edhe ata që nuk e pëlqenin emisionin e tij – dolën në mbështetje të lirisë së fjalës.

“Ne fituam, presidenti humbi dhe tani jam sërish në ekran çdo natë duke i dhënë politikanit më të fuqishëm në botë kritikat që i meriton,” tha ai.

Channel 4 ka ftuar më herët figura të diskutueshme për të mbajtur këtë mesazh alternativ, përfshirë sinjalizuesin Edward Snowden dhe ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Kimmel paralajmëroi se heshtja e kritikëve nuk është diçka që ndodh vetëm në Rusi apo Korenë e Veriut, duke theksuar se edhe SHBA-ja po përballet me sfida serioze demokratike. Ai u bëri thirrje britanikëve të mos heqin dorë nga marrëdhënia me SHBA-në, duke thënë se vendi “po kalon një periudhë të vështirë”.

“Në Shtetet e Bashkuara, ne po shkatërrojmë si në kuptimin figurativ ashtu edhe literal strukturat e demokracisë sonë – nga media e lirë, te shkenca, mjekësia dhe pavarësia e gjyqësorit,” tha Kimmel, duke iu referuar edhe punimeve në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë. “Jemi në një gjendje të keqe dhe e dimë që kjo po ju prek edhe ju. Thjesht desha të them: na vjen keq.”

Yesterday — 25 December 2025Opinion.al

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

By: e xh
25 December 2025 at 21:54

Deklaratat e Volodymyr Zelensky-t ngrenë dyshime rreth aftësisë së tij për të marrë vendime adekuate për një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas”.

Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve të udhëheqësit ukrainas, në të cilin ai tha “të gjithë kanë një ëndërr, që ai të vdesë”, duke iu referuar Vladimir Putinit.

Për zëdhënësin e Kremlinit, ky është një qëndrim i vrazhdë dhe katastrofik.

“Zelensky duket si një person aspak i përshtatshëm. Pyetja është nëse ai është i aftë të marrë vendime adekuate për një zgjidhje përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, Zelensky tha se vendi i tij ka nevojë për paqe, ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Ai nënvizoi se e gjithë bota uron vdekjen e Putinit dhe akuzoi Rusinë për nisjen e sulmeve masive.

Ndërkohë negociatat midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Ukrainën po bëjnë “përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm”. Megjithatë, Uashingtoni “duhet të kundërshtojë me forcë dhe të ndalojë përpjekjet e Evropës për të sabotuar këtë përparim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

By: e xh
25 December 2025 at 21:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., 16 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

By: e xh
25 December 2025 at 20:50

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave. Për çdo kategori është përcaktuar një vlerë minimale nën të cilën automjeti nuk mund të zhdoganohet, pavarësisht çmimit të deklaruar nga importuesi. Po ashtu, janë rritur kufijtë minimalë edhe për kamionçinat, furgonat dhe kamionët, në varësi të kapacitetit mbajtës.

“Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në këto buletine dhe site nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara, si më poshtë:

Për autoveturat çmimet janë:

a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë;

b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë;

c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë;

d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë;

e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë;

f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.

Për kamionçina, furgona dhe kamionë, sipas kapacitetit mbajtës çmimet janë:

a) deri në 1.5 tonë jo më pak se 500 000 lekë;

b) nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 750 000 lekë;

c) nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 1 062 500 lekë;

d) nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1 250 000 lekë;

e) mbi 15 tonë jo më pak se 1 500 000 lekë.”

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

By: e xh
25 December 2025 at 20:21

Pasi i kaloi dy dekada karrierë të suksesshme duke prodhuar interiore për markat kryesore botërore të automobilave, Tomasi, ish-menaxher i lartë në një kompani shumëkombëshe italiane, u largua nga industria e makinave në vjeshtën e vitit 2025.

“Mendoj se është e mbaruar”, i tha çeku Radios Evropa e Lirë (REL), duke shpjeguar arsyen kryesore pse u largua nga biznesi.

“Industria ka marrë fund”, shtoi Tomasi, i cili kërkoi që mbiemri i tij të mos përdoret në këtë tekst.

Industria e famshme evropiane e automobilave përballet me rrezikun e një vërshimi automjetesh kineze me cilësi të lartë dhe çmime jashtëzakonisht të ulëta – disa deri në 10.290 euro në tregje të caktuara – të cilat nisën të mbërrijnë në kontinent veçanërisht pas pandemisë së Covid-19.

Ekspertët paralajmërojnë se ky fluks rrezikon një industri që për dekada ka shërbyer si shtylla kurrizore e prodhimit evropian.

Pavarësisht tarifave të vendosura nga Brukseli në vitin 2024, deri në 35 për qind për disa automjete elektrike (EV) kineze, përveç një takse importi prej 10 për qind, shitjet e automjeteve kineze në Evropë pothuajse u dyfishuan mes viteve 2024 dhe 2025.

Mbi gjysmë milioni modele kineze janë shitur vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Gjiganti kinez i automjeteve elektrike, BYD, raportoi rritje vjetore të shitjeve prej 225 për qind, duke u bërë prodhuesi kryesor i automjeteve elektrike më i shitur në BE gjatë disa muajve të vitit 2025, pavarësisht tarifave.

Prodhues të tjerë i anashkaluan barrierat tregtare të BE-së për automjetet elektrike duke dërguar automjete me motorë me djegie të brendshme dhe hibride, të cilat nuk i nënshtrohen të njëjtave detyrime.

Industria automobilistike e Kinës daton që nga vitet ‘50, por prodhuesit e saj për një kohë të gjatë kanë vuajtur nga reputacioni i cilësisë së dobët dhe dizajnit të rëndomtë, prandaj edhe industria e saj nuk lulëzonte në botë.

Por, kjo ka ndryshuar së fundmi.

Para se ekonomia botërore të ndalej në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, Tomas thotë se profesionistët teknikë në industrinë evropiane të automobilave i shpërfillnin markat kineze, duke thënë: “janë të tmerrshme, nuk dinë të prodhojnë. Do t’u duhen 20, 30, 40 vjet për të arritur nivelin tonë dhe deri atëherë ne do të jemi shumë më përpara”.

“Ajo që ndodhi është se, praktikisht për pesë vjet, ata na tejkaluan”, tha ai.

“Tani makinat e tyre janë vërtet të jashtëzakonshme”.

Një stuhi e përsosur
Prodhuesit kinezë kanë gëzuar kamotshëm përparësi në kosto falë përdorimit të energjisë së lirë, kryesisht me bazë qymyri, si dhe një fuqie punëtore me fuqi minimale negociuese. Por së fundmi, një stuhi e përsosur faktorësh ka bërë të mundur që makinat kineze të kenë çmim shumë më të ulët se konkurrentët perëndimorë.

Si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022, BE-ja ndaloi importet e çelikut nga Rusia. Kina, ndërkohë, ka rritur ndjeshëm importet e metaleve me cilësi të lartë nga ky vend.

Për më tepër, industria automobilistike kineze ka qenë në gjendje të shfrytëzojë rritjen e paparë të prodhimit gjatë dekadës së fundit. Industria e makinave në Kinë ishte më e madhja në botë qysh në vitin 2009, por prodhuesit ishin kryesisht të përqendruar në tregun e brendshëm të tejngopur.

Kjo ndryshoi kur luftërat e ashpra të çmimeve brenda Kinës i shtynë prodhuesit të shikonin jashtë. Në vitin 2023, Kina e tejkaloi Japoninë duke u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë, duke prodhuar dhjetëra milionë automjete çdo vit.

Dhe pastaj kemi subvencionet e dyshuara në këtë industri.

Kina e ka mohuar se i mbështet prodhuesit e makinave, por një hetim i BE-së në vitin 2024 zbuloi se fondet publike ishin “të pranishme në të gjithë zinxhirin e furnizimit”, nga minierat që nxjerrin lëndët e para deri te anijet që transportojnë automjetet elektrike drejt Evropës.

Shtetet e Bashkuara, në vitin 2024, vendosën një tarifë prej 100 për qind mbi automjetet elektrike kineze, pasi hetimi i tyre arriti në përfundimin se industria amerikane e automobilave po “dëmtohej ndjeshëm” nga disa modele të subvencionuara kineze.

Paul Bennet, partner drejtues në firmën këshilluese automobilistike Madox Square me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i tha REL-it se hyrja rrufe e automjeteve kineze në tregun evropian mund të jetë me më shumë sesa thjesht biznes.

“Në përgjithësi, edhe pse përfitimet ekonomike janë të qarta, aspektet gjeopolitike të kësaj strategjie nuk duhen anashkaluar”, tha ai.

“Sipas mendimit tim, ka gjasa që kjo të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera të Kinës për të riformësuar dinamikat ekonomike globale dhe për të forcuar pozicionin e saj në skenën botërore”, sipas tij.

Derisa disa aktorë të brendshëm thonë se Evropa ende mund të ketë mundësi për t’u kundërpërgjigjur, koha po soset.

Bennet shkroi në shtator se e ardhmja e industrisë automobilistike të kontinentit, e cila punëson rreth 13.2 milionë njerëz dhe mbështet miliona vende pune të tjera në biznese të varura, tani “është tejet e pasigurt”.

Mbrojtja ndaj tarifave
Sipas rregullave të tanishme të tregut, një automjet kinez i prodhuar brenda BE-së nuk do t’i nënshtrohej të njëjtave tarifa si ato të importuara nga jashtë bllokut. Prodhuesit kinezë po lëvizin shpejt për të shfrytëzuar këtë kusht.

BYD i Kinës është në proces të ndërtimit të një fabrike prej 4.6 miliardë dollarësh në Hungari dhe, në Barcelonë, makinat tashmë po prodhohen nga ndërmarrja e përbashkët mes Ebro-EV Motors të Spanjës dhe markës kineze Chery.

Ka bisedime edhe për baza të tjera prodhimi në vende të tjera të BE-së, përfshirë Italinë dhe Poloninë. Gjithashtu, marka kineze automobilistike kanë ngritur njësi prodhimi në Serbi.

Bennet i tha REL-it se Serbia ka mundësi të jetë zgjedhur për një sërë faktorësh, përfshirë marrëveshjet e tregtisë së lirë të Beogradit me Rusinë dhe BE-në, si dhe perspektivën e anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian, duke e bërë vendin “një investim afatgjatë dhe tërheqës, që potencialisht ofron qasje më të lehtë në tregjet e BE-së në të ardhmen”.

Ndërkohë, shumë marka evropiane të makinave po përballen me një bazë në tkurrje konsumatorësh në Kinë – dikur një treg kyç – si edhe në tregun vendas, për shkak të rritjes së shitjeve të makinave kineze të importuara në Evropë.

Bennet ka bërë thirrje që prodhuesit e makinave të ushtrojnë trysni ndaj Komisionit Evropian për të detyruar krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta ku shumica e pronësisë të jetë në duart e markave evropiane, sa herë që kompanitë kineze vendosin kapacitete prodhuese brenda BE-së.

Të tjerë kanë kërkuar që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara t’i hapin tregjet për njëra-tjetrën, duke përjashtuar Kinën. Pekini dhe Brukseli kanë rifilluar gjithashtu negociatat për një çmim minimal të garantuar për automjetet elektrike kineze në tregun evropian, me qëllim kufizimin e nënçmimit të prodhuesve vendas.

Veterani i industrisë, Tomasi, shqetësohet se nëse ky trend vazhdon, baza më e gjerë industriale e Evropës mund të vihet në rrezik.

Ai ka frikë nga “pasoja shumë më të mëdha sesa mund t’i paramendosh tani, si humbja e vetë-mjaftueshmërisë industriale dhe e dijes teknike, duke çuar në rreziqe të mëdha sigurie në të ardhmen”.

Sektori i automobilave, thotë ai, mbetet “nxitësi më i madh industrial dhe djepi për inxhinierët e rinj, me karriera në mbrojtje, kërkim dhe zhvillim”.

Tomasi thotë se e ka të vështirë të parafytyrojë një zgjidhje politike për kërcënimin ekonomik ndaj prodhuesve evropianë të makinave.

Por, shton ai, “shpresoj se e kam gabim, vërtet shpresoj se e kam gabim”./REL

❌
❌