VIDEO/ Manchester United triumfon ndaj Newcastle, supergoli i Dorgu nderon “Djajtë”
Last Updated on 26/12/2025 by David
Manchester United ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me shifrat 1-0 Newcastle në “Old Traford”.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim, ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë falë një goli spektakolar të Patrik Dorgu, i cili shënoi me një gjuajtje fluturimthi pas zhvillimit të një goditje këndi kur regjistrohej minuta e 24-t e duelit.
Një gol me vlerë tre pikësh që janë shumë të rëndësishme për Manchester United, pasi e ngjitën në kuotën e 29 të tillave, përkrah Chelsea të vendit të katërt, që të siguron praninë në Ligën e Kampioneve dhe që është objektivi i vërtetë i kësaj skuadre.
Patrick Dorgu goal from this angle!
The technique is WORLD CLASS!
#MUFC pic.twitter.com/nmzNZAKnpn
— Manchester United Forever (@UtdForever7) December 26, 2025
Ndërsa Newcastle gjendet shumë larg kësaj zone, në kuotën e 23 pikëve, në një sezon që duket se nuk po sjell rezultatet e shpresuara nga klubi./ D.C
