Normal view

18:00 Pastori që pa Hiroshimën duke u djegur (dhe mendonte se duhej të digjej)

By: EL
15 August 2026 at 18:00

Kujtimet e Kiyoshi Tanimotos rikujtojnë momentin tronditës kur ai pa hedhjen e bombës atomike, të cilën e konsideronte “gjykim të Zotit” mbi qytet.

Nga: Christopher Harding 

Në një mbrëmje, në maj të vitit 1955, publiku amerikan pa në televizion zhvillimin e një momenti të jashtëzakonshëm. Kiyoshi Tanimoto, një pastor i krishterë nga Hiroshima i cili kishte kaluar një dekadë duke punuar mes viktimave dhe rrënojave të lëna nga bomba atomike, u bë i nderuari i emisionit This Is Your Life. Në një skenë të rregulluar si dhomë ndenjeje në studiot e NBC-së në Los Anxhelos, Tanimoto – i cili ndodhej në ShBA për të mbledhur fonde për viktimat japoneze të luftës – e gjeti veten të ulur me drejtuesin e emisionit, Ralph Edwards, ndërsa buçisnin tingujt e regjistruar paraprakisht të trumbetave dhe një varg të ftuarish befasues kalonin përmes harkut të famshëm të emisionit.

I pari që u shfaq ishte misionari metodist i cili shumë vite më parë e kishte njohur Tanimoton me krishterimin. Më pas erdhën gruaja dhe fëmijët e Tanimotos, të cilët kishin ardhur me aeroplan nga Japonia me pasaporta të rregulluara me ngut. Pastaj hyri një burrë për të cilin thuhej se kishte munguar në provën e programit dhe se ishte nxjerrë nga një bar pikërisht në kohë për paraqitjen e tij. Ai përpiqej, pa sukses, t’i përmbante lotët; shtrëngimi i dorës me Tanimoton, fytyra e të cilit mbeti e ngrirë, qe i shkurtër. Robert A. Lewis kishte qenë bashkëpiloti [i aeroplanit] Enola Gay.

Më shumë se 70 vjet më vonë, vajza e Tanimotos, Koko Kondo, e kujton këtë takim në parathënien e saj të Hiroshima, 8:15 – kujtimeve të humbura prej kohësh të babait të saj për bombardimin atomik. Libri jep në mënyrë intriguese një ide për ndërthurjen e pikëllimit dhe cinizmit që qëndroi në themel të rivendosjes së marrëdhënieve ShBA-Japoni pas luftës. Ai i çon lexuesit nga shkatërrimi dhe vuajtjet marramendëse që iu shkaktuan Japonisë – të dëshmuara nga Tanimoto – te pyetjet rreth domethënies morale dhe historike të asaj që bëri Amerika.

I lindur në vitin 1909 dhe i rritur si budist, Tanimoto u konvertua në krishterim kur ishte i ri. Studioi në Universitetin Emori në Shtetet e Bashkuara, zotëroi rrjedhshëm anglishten dhe u njoh mirë me vlerat e krishtera amerikane. Pasi u kthye në Japoni dhe po punonte si pastor në Hiroshimë, ai ndodhej rreth dy milje jashtë qendrës së qytetit kur bomba atomike ra në orën 8:15 të mëngjesit, më 6 gusht 1945. Tanimoto kujton se vështroi horizontin dhe pa një “vezullim të mprehtë drite që çau një re të zbehtë ngjyrë kafe”. Teksa u hodh përtokë, ndjeu një shpërthim të fuqishëm ere që kaloi pranë tij. Distanca dhe topografia ia shpëtuan jetën. Pjerrësia e një kodre aty pranë bëri që pjesa më e rëndë e valës së shpërthimit të kalonte mbi të.

 Një fotografi ajrore e Hiroshimës pak pasi u hodh bomba atomike “Little Boy”Foto: Universal History Archive/UIG via Getty Images

Të gjithë kishin pritur një sulm ajror amerikan: shumë qytete japoneze ishin bombarduar gjatë muajve të fundit dhe Hiroshima ishte qendër e rëndësishme industriale. Por, ndërsa Tanimoto nisi të kthehej drejt Hiroshimës, u bë e qartë se diçka nuk ishte aspak në rregull. Shumica e njerëzve me të cilët foli nuk kishin parë asnjë aeroplan në qiell atë mëngjes, ose kishin parë vetëm një. E, megjithatë, në tokë dukej sikur çdo pjesë e qytetit ishte goditur njëkohësisht dhe me një intensitet shkatërrues.

“A mos vallë kisha qenë duke ëndërruar më parë”, pyeste veten Tanimoto, “dhe nuk kisha ditur për një sulm të jashtëzakonshëm ajror që kishte goditur Hiroshimën? Fillova të vija në dyshim veten dhe madje të dyshoja në shqisat e mia … I gjithë qyteti ishte mbuluar nga re të errëta, ndërsa zjarret e mëdha po shpërthenin në drejtime të ndryshme … Isha tmerrësisht i frikësuar”.

 Pamje e pjesshme ajrore e rrënojave të Hiroshimës, disa ditë pas bombardimit atomik (gusht 1945)Foto: Mondadori Portfolio/Getty Images

Tanimoto nxitoi të shihte se çfarë kishte ndodhur me familjen dhe kishën e tij. Duke ardhur nga drejtimi i kundërt, hasi një kortezh të çuditshëm, makabër: njerëz që mezi ecnin, me rrobat dhe flokët djegur, të mbështetur në shkopinj ose te të afërmit, ndërsa arrinin të largoheshin ngadalë nga gjithçka që Tanimoto ishte gati të shihte. Lagje të tëra ishin zhdukur. Ushtarët ishin nëpër rrugë, duke derdhur gaz mbi pirgje trupash të pajetë dhe duke u vënë zjarrin. Ata që ishin ende gjallë thërrisnin për ujë dhe Tanimoto ndaloi të bënte çfarë mundej, përpara se të nxitonte më tej. Gjatë rrugës, gjeti gruan dhe vajzën e tij foshnjë. Të dyja kishin mbijetuar, megjithëse rrobat e së shoqes ishin të mbuluara me gjak dhe pamja e saj ishte “si e një fantazme”.

Shpejt, qytetarët e Hiroshimës e kuptuan se arma misterioze nuk e kishte përfunduar veprimin. Ajo e shndërroi çështjen e mbijetesës në një pyetje që nuk kërkonte një çast për të marrë përgjigje, por javë, muaj, madje edhe vite. Njerëz të panumërt që atë ditë pësuan vetëm lëndime të lehta, më vonë panë se flokët po u binin, mishrat e dhëmbëve po u gjakosnin, gjymtyrët po u mpiheshin dhe në trup po u shfaqeshin njolla kuqezi – shenjat e asaj që më vonë u quajt “sëmundja atomike”.

 Një burrë i plagosur në Hiroshimë, pas sulmit me bombë atomikeFoto: Dukas/Getty Images

Kujtimet e Tanimotos, të shkruara dy vjet më vonë, i rrëfenin të gjitha këto pa fraza të rëndomta apo pretendime letrare. Qoftë nëse kjo pasqyron personalitetin e tij, qoftë faktin se po shkruante në gjuhën e tij të dytë – anglishten – dhe jo në gjuhën e tij të parë, kjo është vetëm në të mirë të veprës. Disa çaste të historisë janë aq tronditëse, aq zemërthyese, saqë vetëm t’i përshkruash do të thotë t’i dënosh.

E, megjithatë, Tanimoto nuk i shmanget domethënies së asaj që i ndodhi qytetit dhe popullit të tij – përkundrazi. Në një nga pasazhet e tij më prekëse, ai madje argumenton se Hiroshima e kishte merituar atë që i ndodhi. Qyteti, vërente ai, ishte një “pikënisje për agresionin ushtarak kundër Koresë, Mançurisë dhe Kinës”:

Në çdo rast të tillë, qyteti fitonte në mirëqenie. Ai u bë qytet i industrisë dhe arsimit, por ishte i dënuar me fatin me të cilin duhet të përballet një qytet militarist. Hiroshima ishte e lidhur me vrasjet masive të kryera nga ushtria japoneze në Nanking, Kinë (1937), dhe Manila (1945). Ishte qytet i mallkuar. Dhe, këtu, Zoti kishte dhënë gjykimin e Tij.

Asgjësimi i Hiroshimës dhe Nagasakit, sipas Tanimotos, ishte një pikë kthese. Transmetimi i dorëzimit nga perandori më 15 gusht dhe humbja e autoritetit të tij politik sipas Kushtetutës së vitit 1947, e kishin përjashtuar atë si pikë qendrore për një Japoni të re. Ndërkohë, budizmi kishte rënë deri në atë pikë saqë shërbente thjesht si një shërbim funerali, i kontrolluar nga drejtues tempujsh që ishin më së shumti të interesuar t’u shërbenin klientëve të pasur. Përfundimi i Tanimotos, me të cilin disa prej arkitektëve të pushtimit aleat do të kishin qenë plotësisht dakord, ishte se Japonia duhej të përqafonte demokracinë dhe krishterimin.

Rëndësia e Tanimotos si dëshmitar okular në Hiroshimë nuk mund të nënvlerësohet, ashtu si edhe rëndësia e tij si dikush që punoi pa u lodhur – ndonjëherë ndërsa ishte në prag të vdekjes nga rraskapitja dhe sëmundja – për t’u kujdesur për njerëzit dhe për të rindërtuar qytetin. Në javët e para pas bombardimit, ai luftoi zjarret, transportoi fqinjët përtej një lumi drejt një vendi të sigurt dhe ofroi lutje e liturgji për të vdekurit. Më vonë, ai i ndihmoi njerëzit të orientoheshin në burokracinë e rrënuar të Japonisë, ndërsa kërkonin pagesat e sigurimit nga zjarri dhe të sigurimit të jetës nga të cilat varej rindërtimi i jetës së tyre.

Por, Tanimoto ka rëndësi edhe për dritën që jeta e tij hedh mbi përpjekjet amerikane për të kuptuar atë që kishte bërë vendi i tyre. Hiroshima, 8:15 na jep një pjesë të kësaj, veçanërisht takimin e Tanimotos me gazetarin John Hersey, libri i të cilit, Hiroshima (1946), i hapi sytë botës ndaj shkatërrimit të qytetit dhe potencialit shkatërrues të armëve atomike. Por, mësojmë relativisht pak për kritikat me të cilat u përball Tanimoto në Japoni kur, për shembull, dërgoi në Amerikë 25 gra të shpërfytyruara nga bomba atomike, në mënyrë që ato t’i nënshtroheshin kirurgjisë rindërtuese.

“Vajzat e Hiroshimës”, siç njiheshin ato, morën një mbulim të gjerë mediatik, duke bërë që kjo nismë të dukej disi si një veprim publicitar që synonte të qetësonte ndërgjegjen e amerikanëve, ndërkohë që i kujtonte botës se ata shkëlqenin në teknologjitë e paqes po aq sa edhe në ato të luftës. Një hyrje që do të thellohej më shumë në jetën e Tanimotos mund t’u kishte dhënë lexuesve një perceptim më të plotë të kësaj figure të veçantë, por vazhdimisht të debatueshme.

 “Vajzat e Hiroshimës” u dërguan në ShBA për operacione për dëmtimet e shkaktuara nga bomba atomikeFoto: Bettmann

Paraqitja e Tanimotos në This Is Your Life ndihmoi si në mbledhjen e fondeve për operacionet e “Vajzave”, ashtu edhe na kujton sot kotësinë e përpjekjes për t’i ndarë politikën, humanitarizmin dhe botën e spektaklit. Në pjesët e tij më të mira, ky libër i jashtëzakonshëm me kujtime, arrin t’i kapë këto marrëdhënie të mjegullta. Hibakushat e fundit të Japonisë – viktimat e bombave atomike – po i afrohen fundit të jetës së tyre, megjithatë bota nuk është aspak më pranë çarmatimit bërthamor për të cilin shumë prej tyre shpresuan dhe bënë fushatë. Tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për atë që na jep Tanimoto: një kujtesë të freskët dhe të gjallë të tragjedive që këto armë u shkaktojnë të pafajshmëve. /et

17:59 23 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: 13 ende aktive. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

By: EL
15 August 2026 at 17:59

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një përditësim të fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend deri në orën 17:00. Ministria e Mbrojtjes në njoftim bën me dije se janë regjistruar 23 vatra zjarri, nga të cilat 13 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Sipas njoftimit, në operacionet e sotme janë angazhuar 317 forca operacionale dhe 32 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Mali i Dajtit vijon operacioni në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

Në Gurë-Lurë, në Dibër mbetet një nga vatrat me angazhimin më të madh. Janë hapur korridore me fadroma, duke ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave. Në terren janë 150 forca bashkiake, 20 policore, 11 ADZM, 15 MZSH dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Sipërfaqja e djegur përllogaritet rreth 200 ha pyll pishe dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Në operacion në Qafë Helmes janë 11 efektivë MZSH, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA. Zjarri është fikur nga krahu i fshatit Bulqizë dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, Krujë vatra vijon aktive, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Vatra në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj, Mirditë povijon puna për shuarjen dhe hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat.

Në Fushë-Lajë, Pukë vatra mbetet aktive në terren të thyer, i cili vështirëson ndërhyrjen; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Aktive janë vatrat në Sotirë, Dropull, Bregu i Lejlekut, Libohovë dhe Krahës, Memaliaj. Strukturat e MZSH janë në terren dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Aktive janë vatrat në Gjormë, Aliban dhe Mesaplik. Në Gjormë vatra është vënë nën kontroll, ndërsa në Aliban dhe Mesaplik vijon puna e MZSH për shuarjen. Nuk ka rrezik për banesat.

Vijon puna nga MZSH, shërbimi pyjor dhe forcat bashkiake në Dardhë, Librazhd ; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata po menaxhohet me angazhim të koordinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në pjesën më të madhe të vatrave aktive nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

AKMC, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon ndjekjen dhe koordinimin e situatës në të gjithë territorin./ET

17:55 Çfarë tregojnë udhëtimet së bashku për marrëdhënien tuaj? (Lifestyle)

By: EL
15 August 2026 at 17:55

Pushimet janë një kohë për relaks, por udhëtimet së bashku mund të zbulojnë edhe anë të papritura të një marrëdhënieje romantike. Ndërsa arratisja nga jeta e përditshme sjell lehtësim, udhëtimet krijojnë edhe situata specifike stresuese.

Kjo është arsyeja pse pushimet janë një mundësi jo vetëm për t’u lidhur, por edhe për të mësuar rreth partnerit tuaj në një mënyrë që nuk është e mundur në shtëpi.

Psikiatri Dr. Robert Davies, me më shumë se 30 vjet përvojë klinike, nxjerr në pah katër mësime kryesore që çiftet mund të nxjerrin nga udhëtimet së bashku.

Si përballeni me stresin?

Edhe pse pushimet i shoqërojmë me relaksimin, stresi është pothuajse i pashmangshëm, veçanërisht kur udhëtojmë. Vonesat e fluturimeve, bllokimet e trafikut ose problemet me rezervimet e hoteleve janë situata që vënë në provë durimin tuaj. Mënyra se si i përballoni këto probleme, si individë ashtu edhe si çift, zbulon se si funksiononi nën presion.

“Udhëtimi përfshin në mënyrë të pashmangshme stres, siç janë vonesat e fluturimeve dhe ndryshimet e papritura në plane”, tha Davies. “Situata të tilla zbulojnë se si reagon partneri juaj ndaj frustrimit – a qëndron i qetë nën presion, a përpiqet të marrë kontrollin, a tërhiqet, apo kërkojmë një zgjidhje së bashku?”

Komunikimi dhe kompromisi

Një marrëdhënie e suksesshme nuk bazohet në gjetjen e personit të përsosur që nuk frustrohet kurrë, por në gjetjen e një partneri me të cilin mund të komunikoni shëndetshëm dhe të arrini kompromise. Pushimet së bashku zbulojnë shpejt nëse partneri juaj është ai lloj personi.

“Pushimet janë një seri vendimesh të vogla – ku të hani mëngjes, çfarë të bëni gjatë ditës, sa para ose kohë të shpenzoni. Çiftet e shëndetshme i marrin këto vendime së bashku ose në koordinim”, thotë Davies. “Problemet e komunikimit shpesh shfaqen vetëm kur jeni larg rutinës suaj të përditshme.”

Nevoja për pavarësi

Kur ju dhe partneri juaj kaloni shumë kohë së bashku në një udhëtim, shpejt mësoni shumë rreth nevojës së tyre për pavarësi dhe zakoneve personale. Njëri prej jush mund të jetë më shoqëror, ndërsa tjetri ka nevojë për më shumë kohë për veten e tij.

“Udhëtimi mund të zbulojë nevoja të ndryshme sociale dhe personale midis partnerëve”, shpjegon Davies. “Njëri partner mund të dëshirojë të jetë vazhdimisht aktiv dhe në lëvizje, ndërsa tjetri preferon momente të qeta. Është thelbësore të shihni nëse keni mësuar të pranoni preferencat e njëri-tjetrit, pasi kjo tregon pjekuri në marrëdhënie.”

Vlerat e përbashkëta

Në jetën e përditshme, është e lehtë të krijosh lidhje përmes interesave të përbashkëta, por pushimet shpesh zbulojnë vlerat dhe prioritetet thelbësore. Ne shohim një anë të partnerit tonë që nuk është gjithmonë e dukshme në shtëpi.

“Udhëtimi zbulon se çfarë është e rëndësishme për secilin individ”, thotë Davies. “Disa njerëz i japin përparësi përvojës, ndërsa të tjerë përqendrohen më shumë te rehatia, buxheti ose planifikimi i detajuar. Këto ndryshime nuk duhet të jenë problem, por ato mund t’ju ndihmojnë të kuptoni preferencat e partnerit tuaj dhe të mësoni se si të planifikoni udhëtime të ardhshme që janë të kënaqshme për të dy palët.”/et

17:47 Ndërhyrje e rrallë neurokirurgjikale në Shkodër, 37-vjeçarja rifiton ecjen pas operacionit delikat

By: EL
15 August 2026 at 17:47

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është kryer në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Një paciente e cila kisha humbur aftësinë për lëvizjen e këmbëve, i janë rikthyer funksionet neurologjike.

Ndërhyrja delikate është kryer nga neurokirurgu Jurgen Kinka, i cili i ka rikthyer 37-vjeçares sërish aftësinë për të lëvizur.

Lajmin e ka ndarë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili bëri me dije se tashmë edhe ndërhyrje kaq komplekse mund të kryhen edhe në Spitalin e Shkodrës.

Postimi i Becit:

Mirënjohje për mjekët tanë dhe një fat i madh për shkodranët që kanë pranë tyre profesionistë të tillë.

Një ndërhyrje e rrallë dhe urgjente neurokirurgjikNdërhyrje e rrallë neurokirurgjikale në Shkodër, 37-vjeçarja rifiton ecjen pas operacionit delikatale, e realizuar me sukses në Spitalin e Shkodrës nga Dr. Jurgen Kinka, i riktheu funksionet neurologjike një pacienteje 37-vjeçare që kishte humbur thuajse plotësisht lëvizjen e këmbëve.

Ekspertizë, profesionalizëm dhe përkushtim, me mundësinë që raste kaq komplekse të trajtohen këtu, në Shkodër./ET

17:44 Flokët biondë po humbin terren: E kuqja po bëhet ngjyra më e dëshiruar te vajzat e reja (Lifestyle)

By: EL
15 August 2026 at 17:44

Nga bakri dhe kanella deri te e kuqja rubin, nuancat e ngrohta po pushtojnë sallonet dhe po shndërrohen në një nga trendet më të kërkuara të sezonit

Për vite me radhë, flokët biondë konsideroheshin një nga simbolet më të forta të bukurisë. Nga tonet e akullta deri te nuancat e ngrohta të së ashtuquajturës “expensive blonde”, shumë gra shpenzonin orë të tëra në sallone për të arritur ngjyrën perfekte.

Por duket se trendi po ndryshon.

Gjeneratat e reja po zgjedhin gjithnjë e më shumë flokët e kuq – nga bakri dhe e kuqja në nuancë luleshtrydheje, deri te kanella, gështenja e ngrohtë dhe e kuqja e thellë.

Një nga figurat që po e ushqen këtë trend është aktorja Sadie Sink, flokët natyralisht të kuq të së cilës janë bërë një prej tipareve më të dallueshme të imazhit të saj.

“Dua të dallohem”

Kaitlyn Paulk, 27 vjeçe dhe bionde natyrale, vendosi t’i lyente flokët të kuq pikërisht sepse nuk dëshironte të dukej si të gjithë të tjerët.

Si frymëzim përmend Sadie Sink, e njohur nga seriali Stranger Things. Dhe nuk është e vetmja.

Në rrjetet sociale janë shtuar kërkimet dhe diskutimet rreth ngjyrës së flokëve të aktores, mënyrës se si mund të arrihet ajo dhe produkteve që japin një efekt të ngjashëm.

Parukieri Tommy Buckett, i cili punon me Sadie Sink që nga adoleshenca e saj, thotë se ka marrë shumë kërkesa nga gra që duan pikërisht atë nuancë, përfshirë edhe shumë bionde që dëshirojnë të kalojnë në të kuqe.

Arsyeja? Dëshira për t’u dalluar.

Në një kohë kur rrjetet sociale shpesh prodhojnë të njëjtat modele flokësh, grim dhe estetikë, ngjyra e flokëve është bërë një mënyrë e thjeshtë për të krijuar identitet personal.

Flokët e kuq nuk janë vetëm ngjyrë

E kuqja prej kohësh lidhet me temperamentin, guximin, pasionin dhe individualitetin.

Nga personazhe të njohura të letërsisë dhe filmave deri te figurat e sotme të kulturës pop, flokët e kuq shpesh u janë atribuar personazheve që dallojnë nga të tjerët.

Pikërisht kjo mund ta bëjë këtë ngjyrë veçanërisht tërheqëse për një brez që dëshiron të shmangë uniformitetin.

Të jesh bionde kushton

Ka edhe një arsye shumë praktike: mirëmbajtja.

Flokët shumë të çelët kërkojnë korrigjime të shpeshta të rrënjëve, zbardhim dhe trajtime shtesë për të ruajtur cilësinë e tyre.

Për shumë gra të reja kjo po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme.

Kalimi nga biondja natyrale në një nuancë bakri apo të kuqe mund të jetë më i thjeshtë sesa zbardhja e vazhdueshme e flokëve. Në varësi të ngjyrës fillestare dhe gjendjes së flokut, rezultati mund të arrihet edhe me një trajtim të vetëm në sallon.

Cilat nuanca po kërkohen më shumë?

Ndër tonet më të preferuara janë:

  • bakri
  • e kuqja në nuancë qershie
  • biondja në nuancë luleshtrydheje
  • gështenja e ngrohtë
  • kanella
  • e kuqja rubin

Veçanërisht tërheqëse janë nuancat që nuk duken artificiale dhe ndryshojnë sipas dritës.

Pikërisht këtë efekt kanë flokët e Sadie Sink: në diell duken më të çelët dhe më bakër, ndërsa në ambiente të mbyllura marrin tone më të thella të kuqe.

Pse pikërisht tani?

Pas viteve të dominimit të flokëve të stiluar në mënyrë perfekte, estetikës “clean girl” dhe toneve të ngjashme bionde e kafe, gjithnjë e më shumë vajza po kërkojnë diçka më personale, më lozonjare dhe më të dukshme.

Flokët e kuq e ofrojnë pikërisht këtë.

Nuk është e nevojshme të ndryshohet i gjithë stili – shpesh vetëm ndryshimi i ngjyrës së flokëve mjafton për t’i dhënë pamjes një energji krejt tjetër.

Dhe, nëse gjykojmë nga sallonet dhe rrjetet sociale, Sadie Sink ka ndihmuar që flokët e kuq të bëhen një nga trendet më të spikatura të brezit të ri. /et

17:35 Doli nga shtëpia gjatë tërmetit, por u kthye për vajzën: nëna humb jetën duke tentuar ta shpëtojë

By: EL
15 August 2026 at 17:35

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Një histori tragjike nga tërmeti që goditi Kolumbinë këtë javë ka marrë vëmendje të madhe për shkak të vendimit të një nëne në sekondat pas lëkundjeve.

Magnolia Garcia Lugo, 57 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe banuese në New Jersey të SHBA-së, ndodhej në Kolumbi me familjen kur tërmeti me magnitudë 7.4 goditi vendin.

Sipas raportimeve për ngjarjen, Magnolia kishte arritur fillimisht të dilte nga ndërtesa. Por vajza e saj Natalia kishte mbetur brenda. Në vend që të largohej, ajo u kthye.Ndërsa përpiqej të arrinte te vajza, një mur u shemb mbi të. Magnolia humbi jetën, ndërsa Natalia mbijetoi dhe pësoi një dëmtim në krah.

Familja kishte udhëtuar drejt Kolumbisë ndërsa bashkëshorti i Magnolias kishte qëndruar në SHBA. Lajmi për vdekjen e saj tronditi edhe komunitetin e Bergenfield, ku ajo jetonte.

Ajo kishte qenë prej më shumë se një dekade pjesë aktive e komunitetit të Mercy Church of God. Njerëzit që e njihnin e përshkruan si një nënë të përkushtuar dhe një grua shumë të lidhur me familjen.

Mes qindra historive të dhimbshme që ka lënë pas tërmeti, ajo e Magnolias është kthyer në një histori për instinktin e një nëne: ishte tashmë jashtë rrezikut, por u kthye sepse fëmija i saj ishte ende brenda.

17:33 Nën 165 cm? Ky model xhinsesh krijon iluzionin e këmbëve më të gjata – edhe Eva Longoria e adhuron

By: EL
15 August 2026 at 17:33

Me bel të lartë dhe këmbë të gjera, kilotet prej xhinsi balancojnë siluetën dhe mund t’ju bëjnë të dukeni vizualisht më të gjata

Nuk e keni pasur “fat” të jeni të gjata si, për shembull, Cindy Crawford apo Gisele Bündchen, por jeni më afër Madonna-s, Kylie Minogue-s dhe “perëndeshave xhepi”? Nëse po, e dini se nuk është gjithmonë e lehtë të gjeni xhinse që i përshtaten figurës dhe gjatësisë suaj. Megjithatë, ekziston një model me të cilin këtë verë është shfaqur edhe Eva Longoria. Dhe shijes së një prej grave më tërheqëse të kohës sonë ia vlen t’i besohet, apo jo? Zgjedhja e saj janë kilotet prej xhinsi.

Edhe pse, sipas disa rregullave të modës, thuhet se duhet t’i harrojmë ato pas një moshe të caktuar, xhinset mbeten, sipas sondazheve dhe studimeve të ndryshme, një nga veshjet e preferuara për të gjitha moshat. Megjithatë, gjetja e modelit perfekt nuk është gjithmonë e lehtë. Ky është një mision më vete.

Nuk do të gaboni me një prerje klasike, ndonëse sot ekzistojnë pafund modele të ndryshme, të përshtatura për forma dhe përmasa të ndryshme trupore. Nëse jeni deri në 165 centimetra të gjata dhe keni ije më të gjera, kilotet prej xhinsi mund të jenë zgjedhja perfekte për ju, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohtë.

Pikërisht modeli me bel të lartë dhe formë të zgjeruar si zile i bën lajka figurës dhe nxjerr në pah siluetën. Beli është vendosur mbi vijën natyrale të belit, gjë që krijon iluzionin e këmbëve më të gjata, pasi kalimi mes pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit vendoset më lart.

Këmbët e shkurtra, të gjera dhe të drejta, me gjatësi rreth treçerekëshe, krijojnë një vijë të vazhdueshme deri te skaji i pantallonave. Ndryshe nga xhinset e ngushta, të cilat theksojnë format, pëlhura e këtij modeli qëndron lirshëm rreth ijeve dhe kofshëve, pa u ngjitur fort pas trupit.

Kilotet përfundojnë mbi kyçin e këmbës dhe pikërisht kjo “ndarje” e vogël në siluetë i bën këmbët të duken më të gjata. Për ta theksuar edhe më shumë këtë efekt, futeni pjesën e sipërme të bluzës ose këmishës brenda pantallonave dhe lëreni të duket beli i lartë. Në këtë mënyrë, beli përcaktohet më qartë dhe krijohet iluzioni optik sikur keni “fituar” disa centimetra në gjatësi.

Këto xhinse janë jashtëzakonisht të lehta për t’u kombinuar me veshje të ndryshme. Megjithatë, stilistët veçojnë disa zgjedhje me të cilat vështirë se do të gaboni.

Mbani mend: sa më e ngushtë të jetë pjesa e sipërme, aq më i madh është kontrasti me këmbët e gjera të pantallonave dhe aq më i theksuar duket beli. Një këmishë e shkurtër dhe e ngushtë është një zgjedhje e shkëlqyer, ashtu si edhe një bluzë elegante. Më së shpeshti rekomandohen ngjyrat e bardha ose nuancat e çelëta.

Nëse dëshironi ta ngrini kombinimin në një nivel tjetër, një aksesor ideal do të ishte një rrip i hollë në ngjyrë kontrastuese, i cili e thekson edhe më shumë belin dhe tërheq vëmendjen te pjesa më e ngushtë e siluetës. /et

17:32 Terrorizoi një lokal të tërë sot në Elbasan, arrestohet në kohë rekord shtetasi që i vendosi pistoletën pas koke Ermir Bitocit

By: EL
15 August 2026 at 17:32

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Në një kohë shumë të shkurtër Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar, i cili ditën e sotme tentoi që të qëllojë me armë zjarri Ermir Bitocin, i njohur ndryshe edhe si Mir Bitoci.

Në një interval kohor prej më shumë se dy orësh, policia arriti që të identifikojë autorin dhe ta prangosë. Ngjarja u regjistrua ditën e sotme, rreth orës 14:50, në ambientet e një lokali në qytetin e Elbasanit.

Nga pamjet e publikuara, shihej momenti para dhe gjatë përplasjes, ku ky shtetas iu afrua Bitocit dhe i vendosi armën në pjesën e pasme të kokës

Deri më tani, sipas policisë, nuk dihet ende nëse është kryer qitje apo nëse tentativa është parandaluar para përdorimit të armës, mirëpo burime për mediat bëjnë me dije se autori ka shkelur këmbëzën e armës, mirëpo ajo është bllokuar.

Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk pati persona të lënduar, ndërkohë që vlen të theksohet se e gjithë skena u regjistrua në ambientet e një lokali i cili ishte i mbushur plot me qytetarë.

 

 

17:30 Largoni aromat e pakëndshme në frigorifer me këto truke (Lifestyle)

By: EL
15 August 2026 at 17:30

Një erë e pakëndshme nga frigoriferi mund të shfaqet edhe kur mirëmbani rregullisht higjienën. Mjafton të mbani një copë djathë, salçiçe, peshk ose një kanaçe të hapur në të për një kohë të gjatë, në mënyrë që aromat të përhapen në ushqime të tjera. Megjithatë, me disa hapa të thjeshtë, është e mundur të hiqni aromat e pakëndshme dhe të parandaloni shfaqjen e tyre përsëri.

Gjëja më e rëndësishme është ta pastroni frigoriferin tuaj rregullisht. Rekomandohet që ta zbrazni plotësisht të paktën një herë në muaj dhe të kontrolloni datën e skadimit të të gjitha ushqimeve. Kushtojini vëmendje të veçantë ushqimeve që janë harruar në raftin e pasmë, pasi ushqimet e prishura shpesh krijojnë aroma të pakëndshme.

Megjithatë, thjesht hedhja e ushqimit të prishur nuk mjafton. Erërat mund të mbeten në rafte, në sirtarë dhe në guarnicionet prej gome në derën e frigoriferit.

Pasi të keni hequr të gjithë ushqimin, lani pjesën e brendshme të frigoriferit me ujë të ngrohtë dhe disa pika uthull. Kini kujdes veçanërisht për të pastruar zonat ku mund të grumbullohen mbetje ushqimore dhe papastërti.

Një nga mënyrat më të lehta për të parandaluar përhapjen e aromave është ruajtja e ushqimit në enë hermetike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mishin, peshkun, salçiçet dhe djathërat, aromat e të cilave përhapen lehtësisht në të gjithë frigoriferin. Është gjithashtu më mirë që ushqimi i mbetur të transferohet në enë të mbyllura, në vend që t’i lini ato në tenxhere ose enë të hapura në frigorifer.

Është gjithashtu e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje paketimit. Paketimi prej kartoni mund të thithë aromat nga frigoriferi, ndërsa mbështjellësi plastik rreth perimeve mund të mbajë lagështinë dhe të përshpejtojë prishjen.

Domethënë, aromat e pakëndshme nga frigoriferi mund të lehtësohen me kura të thjeshta shtëpiake. Soda e bukës është një nga zgjedhjet më të lehta. Vendosni disa lugë në një enë të cekët dhe lëreni në frigorifer për të paktën 24 orë. Soda e bukës mund të ndihmojë në neutralizimin e aromave të pakëndshme pa pasur një erë të fortë më vete.

Kafeja e bluar mund të përdoret edhe si thithës aromash. Vendosni disa lugë gjelle në një enë dhe lëreni në frigorifer.

Nëse preferoni një aromë të freskët agrumesh, mund të përdorni limon. Vendosni disa feta limoni, pak lëkurë limoni ose lëng limoni në frigorifer. Limoni duhet të zëvendësohet pas disa ditësh.

Mollët ose patatet e gjalla mund të shërbejnë gjithashtu si thithës natyralë të aromave. Megjithatë, ato nuk duhen lënë në frigorifer për shumë kohë, sepse vetë mund të prishen dhe të bëhen burim i aromave të pakëndshme. Edhe pse në treg ka sprej dhe deodorantë të ndryshëm për frigoriferët, është më mirë që së pari të përpiqeni të hiqni aromat e pakëndshme duke i pastruar dhe duke përdorur produkte të thjeshta shtëpiake.

Pastrimi i rregullt, ruajtja e duhur e ushqimit dhe largimi i shpejtë i ushqimit të prishur janë mënyrat më të thjeshta për ta mbajtur frigoriferin të pastër dhe pa aroma të pakëndshme./et

17:25 “Nuk kërkoj falje”, Trump mesazh amerikanëve për rritjen e naftës

By: EL
15 August 2026 at 17:25

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Presidenti Donald Trump u kërkoi qytetarëve amerikanë të pranojnë çmimet e larta të karburantit si pasojë e nevojshme e luftës kundër Iranit.

Deklaratat e tij vijnë teksa trafiku i anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit mbetet i paralizuar.

“Po paguani vetëm pak më shumë për benzinën tuaj, thjesht mbani mend se po e bëni këtë në mënyrë që një shtet shumë i lig të mos mundet, një shtet që është me të vërtetë sponsorizuesi numër një i terrorit në botë. Ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore. Kështu që mbajeni mend këtë, kur ju duhet të paguani pak më shumë, kur jeni te 4 dollarëshi… unë nuk do të kërkoj kurrë falje. Bëra gjënë e duhur. Por ju mund ta dini, unë e kisha ulur nën 2 dollarë në shumë shtete, por Kaliforninë nuk mund ta përfshini sepse ata vazhdojnë të vendosin taksa, taksa dhe vetem taksa. Ti e ul çmimin e naftës dhe ata përfundojnë duke të taksuar më shumë se sa e ule ti. Por, thjesht duhet të mbani mend se ajo që po bëjmë është një shërbim i madh për botën. Jo vetëm për veten tonë, por për botën. Dhe ne po bëjmë me të vërtetë një punë të shkëlqyer. Ushtria jonë është e pabesueshme. Bllokada është e pandalshme. Është një mur prej çeliku”, tha Trump./ET

16:59 Dy parashikime janë realizuar, “Nostradamusi i gjallë” paralajmëron për të tretin

By: EL
15 August 2026 at 16:59

Mistiku brazilian Athos Salomé pretendon se dy nga profecitë e tij për vitin 2026 janë realizuar dhe se një parashikim i tretë po shpaloset me efekte potencialisht katastrofike globale.

I ashtuquajturi “Nostradamus i Gjallë”, i cili pretendon se ka parashikuar gjithçka, nga pandemia COVID-19 deri te vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, zbuloi një listë me 10 parashikime për vitin 2026 në dhjetor të vitit të kaluar.

Njëra prej tyre përfshinte tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit.

“Tensionet në Lindjen e Mesme pritet të arrijnë një prag kritik”, deklaroi Salome.

Edhe pse kjo mund të tingëllojë e paqartë, Salomé tha se parashikoi trazira lidhur me pasurimin e uraniumit në Iran, duke pretenduar se pasojat do të “ndeznin një periudhë të re dhe të thellë të paqëndrueshmërisë rajonale, konkretisht rreth tremujorit të dytë të vitit 2026”.

Braziliani ka marrë meritat edhe për parashikimin e fitores 1-0 të Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, pasi ai më parë kishte thënë se kampionët do të mbanin ngjyrat e zjarrit.

Kjo do të thoshte se ato mund të kishin qenë Spanja, Portugalia, Holanda, Franca, Maroku,

Fuqitë e supozuara të paralajmërimit të Salomés gjithashtu tregonin për një situatë armiqësore që përfshinte Rusinë, e cila sipas tij po “zhvendoste sisteme raketash në zona strategjike në Arktik”.

Në një artikull të kohëve të fundit për Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme , eksperti i rrezikut bërthamor Carl Parkin paralajmëroi se shkrirja e akullit detar i ka hapur portat Rusisë për të përfituar nga “përfitimi ekonomik i Arktikut dhe për të rritur praninë e saj ushtarake në rajon”.

Megjithatë, ai argumentoi se recesioni i akullit të Arktikut “mund të mos funksionojë tërësisht në favor të Rusisë”.

Parashikimet e tjera përfshinin gjithçka, nga një ngërç midis Rusisë dhe Ukrainës, përshkallëzimi i tensioneve midis Tajvanit dhe Kinës që do të ndaleshin përpara një pushtimi, deri te shpërthimet e gripit të shpendëve dhe të tjerave./ET

16:49 Po jetojmë më gjatë se kurrë, por po sëmuremi për më shumë vite

By: EL
15 August 2026 at 16:49

Studimi global tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e jetës po kalohet me sëmundje ose aftësi të kufizuara

Jetëgjatësia mesatare është rritur ndjeshëm gjatë shekullit të fundit dhe tani arrin në 73,8 vjet, falë rënies së madhe të sëmundjeve infektive dhe vdekshmërisë së nënave e fëmijëve, si dhe përparimit në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.

Megjithatë, vitet e fituara nuk do të thotë se kalohen domosdoshmërisht me shëndet të mirë, tregon studimi i publikuar në revistën The Lancet Public Health.

Meqenëse rritja e jetëgjatësisë po e tejkalon përmirësimin e jetëgjatësisë së shëndetshme në pothuajse të gjitha 204 vendet dhe territoret e analizuara, autorët vlerësojnë se sistemet shëndetësore duhet ta zhvendosin fokusin nga zgjatja e jetës drejt përmirësimit të cilësisë së viteve të shtuara.

Në nivel global, gjatë vitit 2023 njerëzit kaluan mesatarisht 14,5 për qind të jetës së tyre me shëndet të dobët. Jetëgjatësia më e madhe po shoqërohet gjithnjë e më shumë me sëmundje jo vdekjeprurëse dhe aftësi të kufizuara.

Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë kanë regjistruar gjithashtu më shumë vite të kaluara me probleme shëndetësore. Kjo sugjeron se jetëgjatësia më e madhe nuk po e shtyn sëmundjen vetëm drejt viteve të fundit të jetës, por në shumë raste po e zgjat periudhën gjatë së cilës njerëzit jetojnë me sëmundje ose aftësi të kufizuara.

Ku kalohen më pak vite me shëndet të dobët?

Në vitin 2023, njerëzit në vendet më të pasura kaluan rreth 15,7 për qind të jetës së tyre me shëndet të dobët, ndërsa në superrajonin e Afrikës Subsahariane hendeku mes jetëgjatësisë dhe viteve të shëndetshme ishte më i vogli, rreth nëntë vjet.

Holanda regjistroi rritjen më të madhe absolute: përqindja e jetës së kaluar me shëndet të dobët u rrit nga 13,2 për qind në vitin 1990 në 15,7 për qind në vitin 2023.

Hendeku më i madh i morbiditetit – pra koha ose përqindja e jetës së kaluar me shëndet të dobët – u regjistrua në SHBA, Australi dhe Kanada.

Në anën tjetër, Nauru, Ishujt Solomon dhe Laosi kishin hendekun më të vogël, që do të thotë se banorët e tyre kalonin më pak vite të jetës me probleme shëndetësore.

Cilat probleme shëndetësore ndikojnë më shumë?

Autorët zbuluan se gjendjet jo vdekjeprurëse përbënin 57,4 për qind të hendekut global të morbiditetit, sepse shtojnë numrin e viteve që njerëzit jetojnë me aftësi të kufizuara ose me shëndet të dobësuar.

Ndër shkaktarët kryesorë ishin çrregullimet muskuloskeletore, si dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës, çrregullimet mendore, sëmundjet e organeve shqisore, përfshirë humbjen e dëgjimit të lidhur me moshën, si dhe lëndimet aksidentale.

Në vendet me të ardhura më të ulëta, ndër faktorët kryesorë ishin edhe mungesat ushqyese, infeksionet respiratore, tuberkulozi dhe sëmundjet tropikale të neglizhuara.

Studimi identifikoi gjithashtu disa faktorë të rëndësishëm rreziku: indeksin e lartë të masës trupore, kequshqyerjen e fëmijëve dhe nënave, përdorimin e duhanit, nivelin e lartë të glukozës në gjak esëll dhe ndotjen e ajrit.

Përdorimi i drogave dhe konsumimi i lartë i alkoolit ishin ndër dhjetë faktorët kryesorë të rrezikut vetëm në vendet me të ardhura të larta, ndërsa marrëdhëniet seksuale të pambrojtura u shfaqën si faktor kryesor vetëm në Afrikën Subsahariane.

Si mund të duket një e ardhme më e shëndetshme?

Sipas autorëve, rezultatet ngrenë pikëpyetje edhe për qëndrueshmërinë e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe mënyrën se si duhet të ndahen burimet ndërmjet parandalimit, trajtimit dhe inovacionit.

Meqë përqindja e jetës së kaluar me shëndet të dobët është rritur vazhdimisht që nga viti 1990, studiuesit theksojnë nevojën për një fokus shumë më të madh te plakja e shëndetshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon plakjen e shëndetshme si procesin e zhvillimit dhe ruajtjes së aftësive funksionale që mundësojnë mirëqenie në moshë të shtyrë.

“Gjetjet tona tregojnë se përfitimet e ardhshme në shëndetin e popullatës nuk do të vijnë vetëm duke i ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë, por edhe duke i ndihmuar të jetojnë më shëndetshëm”, thotë autori i lartë i studimit, Christopher Murray, drejtor i Institute for Health Metrics and Evaluation (IHME) në University of Washington School of Medicine.

Sipas tij, përparimi në plakjen e shëndetshme duhet të matet jo vetëm me jetëgjatësinë, por edhe me numrin e viteve të jetuara në shëndet të mirë. Për këtë nevojiten investime më të mëdha në parandalim, kontroll afatgjatë të sëmundjeve dhe kujdes për sëmundjet kronike.

Edhe bashkautorja e studimit, Catherine Bisignano, thekson se duhet kushtuar më shumë vëmendje gjendjeve dhe faktorëve të rrezikut që shtojnë vitet e jetuara me aftësi të kufizuara.

“Trajtimi më i hershëm i këtyre problemeve, përmes parandalimit dhe kujdesit më të mirë afatgjatë, mund të ketë ndikime të rëndësishme shoqërore, shëndetësore dhe ekonomike”, thekson ajo.

Në këtë drejtim, studiuesit kërkojnë investime të vazhdueshme në parandalim, rehabilitim, shërbime të shëndetit mendor dhe kujdes për sëmundjet kronike, si dhe qasje më të mirë në teknologjitë asistive dhe në modelet e integruara të kujdesit afatgjatë. /ET

16:34 Flakët e Bosnjes kalojnë në Kroaci – Digjen pyjet kufitare, vatra zjarresh në disa rajone

By: EL
15 August 2026 at 16:34

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Kroacia po vijon përballjen e saj me zjarret shkatërruese. Situata më kritike këtë të shtunë paraqitet në Dugi Otok, ku zjarri është përhapur në mënyrë të shpejtë, i favorizuar nga erërat e forta. Terreni i mbuluar nga shkurre të dendura e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave tokësore. Deri më tani, fatmirësisht, flakët nuk i janë afruar zonave të banuar

Për shuarjen e flakëve në këtë zonë janë angazhuar rreth 100 forca zjarrfikëse, ndërsa u thirrën përforcime me 50 forca të tjera zjarrfikëse dhe 17 automjete. Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy avionë Canadair.

Autoritetet kroate thonë se situata konsiderohet nën kontroll, përveç një vatre zjarri në zonën e Dinarës, pasi një zjarr nga Bosnje-Hercegovina kaloi në anën kroate të këtij territori, duke sjellë edhe angazhimin e forcave të ushtrisë për shuarjen e tij.

Situata e vështirë këtë të shtunë vjen pas zjarreve të një dite më parë në Omiš, që dogjën 900 hektarë, lanë pas një viktimë dhe 40 persona të plagosur, ku mes tyre 10 në gjendje kritike për jetën. Situata me zjarret është përshkallëzuar tashmë në Dalmaci. Zjarret e të premtes, përveç një personi të vrarë dhe 40 personave të plagosur, detyruan edhe evakuimin e mbi 1200 personave./et

 

 

16:30 Mijëra fenerë ndriçojnë lumin, spektakël magjik në Maryland

By: EL
15 August 2026 at 16:30

Gjatë eventit, pjesëmarrësit u mblodhën buzë lumit Potomac për të dekoruar fenerët e tyre me mesazhe personale, dëshira, kujtime dhe vizatime, përpara se t’i lëshonin në ujë në mbrëmje.

Me rënien e errësirës, mijëra fenerë të ndriçuar nisën të lundronin mbi sipërfaqen e Potomacut, duke krijuar një pamje të veçantë dhe duke e kthyer bregun në një det dritash.

Sipas kalendarit zyrtar të National Harbor, aktiviteti u zhvillua në dy ditë radhazi, më 8 dhe 9 gusht, në zonën SouthPointe.

Fotot nga eventi tregojnë lumin të mbuluar nga qindra e mijëra pika drite, ndërsa njerëzit qëndrojnë përgjatë bregut duke ndjekur fenerët teksa largohen ngadalë mbi ujë./ET

16:27 Zjarret në vend, Balla: Drejtësia është dorëzuar përpara piromanëve. Pa bërë shembuj nuk ia dalin dot zjarrfikësit

By: EL
15 August 2026 at 16:27

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër lidhur me zjarrvëniet e qëllimshme në vend, duke kërkuar ndëshkim më të fortë të autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se Kodi Penal parashikon dënime deri në 20 vite burg për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por sipas tij, të dhënat për hetimet dhe dënimet tregojnë një situatë shqetësuese.

“Drejtësia shqiptare është dorëzuar përpara piromanëve”, deklaron Balla, duke iu referuar të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave gjatë pesë viteve janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie, ndërsa vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë.

Ai sjell në vëmendje edhe zjarrin e madh në Krujë, i cili u vu nën kontroll pas një beteje të vështirë me flakët. Sipas Ballës, në media është raportuar se personi i dyshuar për zjarrvënien është liruar, pasi prokurori e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij nga Policia e Shtetit.

Balla shprehet se mungesa e ndëshkimit efektiv mund të inkurajojë autorët e zjarrvënieve dhe të rëndojë edhe më shumë situatën për strukturat që përballen çdo ditë me zjarret.

“Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet një fajtor dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më”, deklaron Taulant Balla./et

16:22 Kanceri mund t’i çojë gratë e reja në menopauzë të parakohshme: Çfarë duhet të dinë për terapinë hormonale

By: EL
15 August 2026 at 16:22

Afshet, pagjumësia, humbja e masës kockore dhe problemet me fertilitetin mund të shfaqen shumë më herët se pritej – por jo çdo paciente duhet t’i shmangë hormonet

Menopauza e parakohshme nuk është gjithmonë pasojë e plakjes natyrore. Te shumë gra, pikërisht trajtimi i kancerit mund të shkaktojë ndërprerjen e papritur të funksionit të vezoreve, duke sjellë ndryshime të menjëhershme hormonale dhe simptoma që mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Si mund ta shkaktojë trajtimi i kancerit menopauzën

Ekspertët theksojnë se çdo grua, para fillimit të trajtimit, duhet të informohet për rrezikun e menopauzës së parakohshme, ndikimin e mundshëm në fertilitet dhe mënyrat për lehtësimin e simptomave.

Menopauza natyrore zakonisht ndodh rreth moshës 51-vjeçare. Megjithatë, heqja kirurgjikale e vezoreve, radioterapia në zonën e legenit, disa citostatikë dhe trajtime të caktuara hormonale për kancerin e gjirit mund ta ndërpresin funksionin e vezoreve shumë më herët.

Menopauza që shfaqet ndërmjet moshës 40 dhe 45 vjeç konsiderohet e hershme, ndërsa humbja e funksionit të vezoreve para moshës 40 vjeç quhet insuficiencë ovariane e parakohshme.

Nëse hiqen të dyja vezoret, menopauza fillon menjëherë pas operacionit. Pas kimioterapisë ose radioterapisë, ajo mund të jetë e përkohshme ose e përhershme, varësisht nga mosha e pacientes dhe lloji i trajtimit.

Cilat simptoma janë më të shpeshta

Rënia e menjëhershme e estrogjenit mund të shkaktojë simptoma më të theksuara sesa menopauza natyrore. Afshet e nxehta, djersitjet gjatë natës, pagjumësia, lodhja, ndryshimet e humorit, vështirësitë në përqendrim dhe “mjegulla e trurit” janë ndër shqetësimet më të zakonshme.

Mund të shfaqen gjithashtu tharje vagjinale, marrëdhënie seksuale të dhimbshme, infeksione urinare më të shpeshta dhe ulje e dëshirës seksuale. Ndryshimet hormonale mund të ndikojnë edhe në lëkurë, flokë, nyja dhe, te disa gra, në përkeqësimin e migrenës.

Pasojat mund të jenë edhe afatgjata

Menopauza e parakohshme nuk prek vetëm mirëqenien e përditshme. Ajo lidhet edhe me rritjen e rrezikut të osteoporozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Humbja e estrogjenit përshpejton pakësimin e masës kockore dhe mund të rrisë rrezikun e frakturave. Në të njëjtën kohë, ndryshimet hormonale ndikojnë edhe në enët e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

A mund të përdoret terapia hormonale?

Një keqkuptim i zakonshëm është se terapia hormonale është e ndaluar për çdo grua që ka pasur kancer ose ka raste të kancerit në familje.

Kjo nuk vlen për të gjitha pacientet. Te gratë që nuk janë trajtuar për tumore hormonalisht të varura, terapia hormonale mund të merret në konsideratë për lehtësimin e simptomave, por vendimi duhet të jetë individual dhe të merret së bashku me mjekun.

Përveç reduktimit të afsheve dhe djersitjeve gjatë natës, terapia mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen e kockave, veçanërisht kur menopauza shfaqet shumë herët.

Kur hormonet nuk janë një alternativë

Për gratë që nuk mund ose nuk dëshirojnë të përdorin terapi hormonale ekzistojnë alternativa të tjera. Disa barna jo-hormonale mund të zvogëlojnë afshet, ndërsa hidratuesit vaginalë dhe lubrifikantët mund të ndihmojnë në tharjen dhe shqetësimet intime. Përdorimi i estrogjenit lokal duhet të vlerësohet individualisht, sidomos te pacientet me histori të tumoreve hormonalisht të ndjeshme.

Mund të ndihmojnë edhe terapia kognitive-biheviorale, aktiviteti fizik, teknikat e relaksimit dhe ruajtja e një peshe të shëndetshme.

Edhe mënyra e jetesës ka rëndësi

Aktiviteti fizik, ushqyerja e balancuar me kalcium dhe vitaminë D, mos pirja e duhanit dhe kufizimi i alkoolit ndihmojnë në mbrojtjen e kockave dhe shëndetit të përgjithshëm.

Disa gra vërejnë se alkooli, kafeina, ushqimet pikante dhe stresi i përkeqësojnë afshet, ndaj shmangia e shkaktarëve individualë mund të sjellë lehtësim.

Mjekët këshillojnë që këto çështje të diskutohen sa më herët, idealisht para fillimit të trajtimit onkologjik. Vlerësimi i fertilitetit, rrezikut të menopauzës së parakohshme dhe mundësive të trajtimit mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit dhe cilësisë së jetës edhe pas përfundimit të terapisë kundër kancerit. /ET

16:11 Si merret lëvorja për tapat e verës pa e prerë pemën? (VIDEO)

By: EL
15 August 2026 at 16:11

Tapat e verës prodhohen nga lëvorja e lisit të tapës, një proces që mund të duket i pazakontë, por nuk kërkon prerjen e pemës.

Lëvorja hiqet me kujdes me dorë, duke përdorur sëpata të posaçme dhe duke shmangur dëmtimin e pjesës së gjallë të trungut.

Pas heqjes së lëvores, pema vazhdon të rritet normalisht dhe me kalimin e viteve zhvillon një shtresë të re. Kjo e bën lisin e tapës një burim të rinovueshëm të materialit për prodhimin e tapave të verës.

Megjithatë, procesi kërkon shumë kohë. Nga e njëjta pemë, lëvorja zakonisht mund të korret vetëm një herë në 9 deri në 12 vjet, në mënyrë që pema të ketë kohë të mjaftueshme për të rigjeneruar shtresën e re.

Kështu, edhe pse hapja e një shisheje verë zgjat vetëm disa sekonda, tapa që e mbyll atë mund të jetë rezultat i një procesi që ka marrë gati një dekadë për t’u përfunduar. /et

16:02 Gjurmë 5 mijëvjeçare në fshatin Orenjë, zbulimi i ri arkeologjik në Librazhd

By: EL
15 August 2026 at 16:02

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Në fshatin Orenjë të Librazhdit, kërkimet arkeologjike po sjellin të dhëna të reja për historinë e hershme të Shqipërisë. Në fortifikimin prehistorik të njohur si Qyteza e Orenjës janë zbuluar gjurmë që lidhen me periudhën e Bronzit të Hershëm, ndërsa vetë fortifikimi i përket Bronzit të Vonë.

“Ky sit këtu është shumë i veçantë për shkak të datimit. Në anën shkencore, ky sit i takon periudhës së bronzit të vonë si sit i ndërtuar me fortifikimin, por materiali që na ka dhënë na çon edhe më tej, pra drejt periudhës së bronzit të hershëm”, është shprehur Ervin Kujtila, Kërkues Shkencor në Arkeologjisë.

Ajo që e bën veçanërisht të rëndësishëm zbulimin është sasia e materialit qeramik që lidhet me Bronzit e Hershëm. Sipas arkeologëve, në Orenjë janë gjetur shumë më tepër fragmente të kësaj periudhe krahasuar me dy fortifikime të tjera në Shqipëri ku janë evidentuar gjurmë të ngjashme.

“Në të gjithë territorin e Shqipërisë kemi vetëm dy fortifikime që mendohet që i takojnë periudhës së bronzit të hershëm: në Ganjoll të Shkodrës dhe në Kukum të Himarës, ku aty janë gjetur pothuajse 2-3 fragmente të vogla qeramike. Kurse këtu, qeramika që i takon periudhës së bronzit të hershëm është gjetur me shumicë”, ka theksuar Kujtila.

Gjatë kërkimeve janë mbledhur buzë dhe funde enësh, vegjë dhe fragmente të tjera qeramike. Materialet do t’i nënshtrohen analizave në Institutin e Arkeologjisë për të përcaktuar tipologjinë, përdorimin dhe datimin e tyre.

“I gjithë materiali qeramik që është gjetur, që i përket buzë ene, funde ene, vegjë enës e të tjerë do të analizohet më pas në Institutin e Arkeologjisë për të parë tipologjinë, ngjyrën e të tjerë e të tjerë, për se ka shërbyer çdo analizë që bëjmë ne pas përfundimit të gërmimit”, tha ai.

Analizat pritet të japin përgjigje më të sakta për periudhën e banimit dhe karakteristikat e komunitetit që mund të ketë jetuar këtu rreth 5 mijë vjet më parë. Për arkeologët, rezultatet mund ta vendosin Orenjën në një pozicion të rëndësishëm në studimin e vendbanimeve dhe fortifikimeve prehistorike në Shqipëri./et

16:00 Binjaket që flasin, lexojnë dhe përqafohen para gjumit – pamjet e tyre u bënë virale

By: EL
15 August 2026 at 16:00

Një nënë nga Long Island, New York, zbuloi një ritual të veçantë të vajzave të saj binjake pasi pa pamjet e regjistruara nga monitori i foshnjave. Binjaket identike, Maple dhe Fiona, shihen duke biseduar, lexuar libra dhe përqafuar njëra-tjetrën derisa i zë gjumi.

MariLuz Roth, e cila merret me zhvillimin e fëmijëve, publikoi videon në profilin e saj në Instagram, @doublethemilestones. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet dhe deri tani kanë mbledhur rreth 1.3 milionë shikime.

Në momentin kur u regjistrua videoja, vajzat ishin pak më shumë se dy vjeç. Ato shfaqen në shtratin e tyre duke kaluar kohën së bashku në mënyrë të qetë, duke folur dhe shfletuar libra, përpara se të përqafohen dhe të bien në gjumë.

EXPAND

“Kështu i zë gjumi shumicën e mbrëmjeve”, tha MariLuz për Newsweek, duke shtuar se për vajzat kjo sjellje duket krejtësisht e natyrshme.

Sipas saj, familja nuk ndjek ndonjë metodë të veçantë për t’i vënë në gjumë. Rutina nis pas darkës, kur binjaket i urojnë babait natën e mirë. Më pas, ato kalojnë pak kohë duke lexuar, biseduar dhe luajtur qetësisht.

Edhe leximi i librave shpesh zgjat më shumë nga sa pritej. Vajzat diskutojnë për ilustrimet, bëjnë pyetje dhe së bashku me prindërit krijojnë histori të reja.

“Shumicën e mbrëmjeve kalojnë disa minuta, e ndonjëherë edhe më gjatë, duke biseduar, duke luajtur qetësisht ose duke lexuar së bashku, përpara se natyrshëm t’i zërë gjumi”, shpjegoi nëna e tyre.

Për MariLuz, kjo pamje ka edhe një domethënie të veçantë. Duke parë lidhjen e ngushtë mes vajzave, ajo kujton kohën që ato kanë kaluar së bashku që kur ishin ende në barkun e saj.

Videoja ka prekur mijëra përdorues në rrjetet sociale, të cilët e kanë cilësuar rutinën e binjakeve si një moment “të çmuar” dhe “të mrekullueshëm”. /et

15:56 Situata e zjarreve në Evropë dhe Shqipëri, presidentja e KE: Sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet

By: EL
15 August 2026 at 15:56

Last Updated on 15/08/2026 by EL

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Evropë teksa përmend edhe vendin tonë.

Von der Leyen shkruan se Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive teksa theksoi se BE po monitoron situatën. Sipas saj, sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.

“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.

Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”, shkruan Von der Leyen.

 

 

 

❌