❌

Normal view

12:00 Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

By: Anisa
17 October 2026 at 12:00

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev, mbërriti këtë javë në Islamabad për vizitën e parë zyrtare të një zyrtari të këtij niveli, përgjegjës për çështjet e brendshme të vendit, duke vënë në pah shqetësimet në rritje të Moskës për sigurinë rajonale në krahun e saj jugor.

Vizita e Kolokoltsevit vjen pak ditë pas një takimi të Konsultimeve të Formatit të Moskës për Afganistanin, ku marrin pjesë edhe Rusia, Kina, India dhe Irani. Në këtë takim, përfaqësuesit pakistanezë dhe ata të talibanëve u përplasën lidhur me akuzat se vendet e tyre mbështesin militantë që mund të kërcënojnë stabilitetin shumë përtej kufijve të tyre.

Deklaratat zyrtare nga Islamabadi dhe Moska kanë theksuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por analistët thonë se vizita katërditore e Kolokoltsevit lidhet më shumë me frikën e Rusisë për praninë në rajon të Provincës Khorasan të Shtetit Islamik (IS-K), një degë e grupit Shteti Islamik e njohur për sulme të bujshme, përfshirë shpërthimin në aeroportin e Kabulit më 2021, sulmet me bomba në Kerman të Iranit më 2024, dhe sulmin në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Rusi, po atë vit.

Përballja me Shtetin Islamik

Ndërsa Moska po i thellon marrëdhëniet diplomatike me Kabulin, me shpresën për ta vënë nën kontroll IS-K, një degë e grupit ekstremist Shteti Islamik, autoritetet talibane synojnë të sigurojnë pajisje ushtarake ruse, përfshirë dronë, për të krijuar një kundërpeshë ndaj aleatit të tyre të dikurshëm, Pakistanit.

Qëndrimi gjithnjë e më i hapur i Moskës ndaj talibanëve ka nxitur kritika të gjera ndërkombëtare për kufizimet gjithëpërfshirëse që grupi u ka vendosur të drejtave të grave dhe për trajtimin e ashpër të kundërshtarëve politikë.

“Ngrohja e marrĂ«dhĂ«nieve mes MoskĂ«s dhe Kabulit nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« aleancĂ« tĂ« re, por njĂ« riorganizim rajonal me disa shtresa”, tha Omar Samad, studiues i lartĂ« nĂ« KĂ«shillin Atlantik, i cili shĂ«rbeu edhe si ambasador i Afganistanit nĂ« Kanada dhe FrancĂ« nĂ«n administratĂ«n e mĂ«parshme.

“Rusia siguron njĂ« zonĂ« tampon afgane me kosto tĂ« ulĂ«t, nĂ« krahun e cenueshĂ«m tĂ« AzisĂ« Qendrore”, tha Samad pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«. “NjĂ« bashkĂ«punim i tillĂ« mund ta ndihmojĂ« MoskĂ«n tĂ« frenojĂ« kĂ«rcĂ«nimet nga Shteti Islamik-Khorasan, dega rajonale e Shtetit Islamik dhe rivalja ideologjike e talibanĂ«ve”.

Shqetësimi i Rusisë për IS-K u vu në pah në maj nga Aleksandr Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së vendit (FSB), i cili paralajmëroi se grupi po rekrutonte shtetas të vendeve të Azisë Qendrore dhe punëtorë migrantë brenda Rusisë.

Në korrik 2025, Rusia u bë vendi i parë që e njohu zyrtarisht qeverinë talibane dhe mbetet i vetmi që ka ndërmarrë një hap të tillë.

Ndryshe nga vitet 1990, kur Rusia furnizonte me armë dhe ndihmonte forcat që luftonin kundër talibanëve, Moska ka pranuar se islamistët militantë janë një realitet politik, duke synuar të mbrojë interesat e saj të sigurisë në Azinë Qendrore, veçanërisht përgjatë kufijve veriorë të Afganistanit.

Marrëveshje bashkëpunimi

Në maj, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe ministri i Mbrojtjes i talibanëve, Mohammad Yaqoob, nënshkruan në Moskë një marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-teknik. Kushtet e plota të marrëveshjes nuk janë bërë publike, megjithëse Yaqoob tha se ajo përqendrohej te riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve ushtarake të prodhimit rus që ndodhen tashmë në Afganistan.

Në një studim të botuar në revistën Journal of Asian Security and International Affairs më 2025, studiuesit Tatiana Belousova dhe Raghav Sharma argumentuan se afrimi i Moskës me talibanët pasqyronte një rivlerësim pragmatik të interesave të sigurisë së Rusisë, veçanërisht të shqetësimeve për kërcënimin që paraqet IS-K.

Megjithatë, ndërsa lufta kundër terrorizmit është një përparësi kyç për Rusinë, talibanët kërkojnë ndihmë ushtarake për të forcuar mbrojtjen e tyre, veçanërisht kundër sulmeve ajrore pakistaneze.

Pas kthimit nga Moska në fund të majit, Yaqoob tha se Pakistani së shpejti nuk do të guxonte më të sulmonte territorin afgan, ndonëse theksoi gjithashtu se marrëveshja me Rusinë nuk ishte një pakt i mbrojtjes së ndërsjellë.

Forcat pakistaneze dhe ato talibane janë përplasur vazhdimisht përgjatë kufirit të përbashkët, ndërsa tensionet u përshkallëzuan pas sulmeve ajrore pakistaneze ndaj Kabulit dhe zonave të tjera të Afganistanit në tetor 2025. Pakistani kishte kryer më parë sulme brenda territorit afgan, përfshirë në mars dhe dhjetor 2024. Sulme të tjera dhe kundërpërgjigje pasuan edhe gjatë vitit 2026.

Pakistani, i cili i ka mbështetur talibanët afganë për dekada, akuzon Kabulin se strehon Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), të njohur edhe si talibanët pakistanezë. Ky grup militant islamist ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë dhe civilëve në Pakistan. Talibanët afganë mohojnë se e strehojnë grupin.

Për Moskën, megjithatë, lufta kundër terrorizmit mbetet në qendër të angazhimit me Kabulin, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se Rusia po u ofron ndihmë më të drejtpërdrejtë forcave talibane.

Në qershor, duke iu referuar dy burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes së talibanëve, Afghanistan International raportoi se Rusia po ndihmonte në financimin, trajnimin dhe pajisjen e një njësie të re të forcave speciale talibane, me 8.000 pjesëtarë.

Sipas raportimeve, njësia, e njohur si Njësia Hibati, do të kryente operacione kundër IS-K dhe do të ndihmonte në sigurimin e kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

“Moska flet publikisht pĂ«r njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« madh terrorist qĂ« vjen nga territori afgan, ndĂ«rkohĂ« qĂ« thellon marrĂ«dhĂ«niet me talibanĂ«t”, shkroi analisti gjeopolitik Eldaniz Gusseinov nĂ« The Diplomat. “Ky Ă«shtĂ« karakteri i dyfishtĂ« i strategjisĂ« ruse. Narrativa e kĂ«rcĂ«nimit e pĂ«rforcon rolin e sigurisĂ« qĂ« Moska ia ka caktuar vetes nĂ« tĂ« gjithĂ« AzinĂ« Qendrore, ndĂ«rsa partneriteti me Kabulin i siguron mjetet pĂ«r ta ushtruar kĂ«tĂ« rol”.

Thuhet se talibanët kanë shtuar gjithashtu mbikëqyrjen me dronë në provincën verilindore afgane të Badakhshanit, ku grupet e armatosura të opozitës vazhdojnë të jenë aktive.

Rusia nuk ka bërë të ditur se po furnizon talibanët me teknologji për dronë apo se po i ndihmon në zhvillimin e saj. Megjithatë, më 1 tetor, Afghanistan International raportoi, duke cituar ish-zyrtarë të lartë afganë, se talibanët po kërkonin të siguronin dronë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, gjoja me mbështetjen financiare të Indisë dhe miratimin e Moskës. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Samad tha se bashkëpunimi në rritje i Rusisë me talibanët kishte shkaktuar shqetësim në Pakistan, ndonëse Irani dhe Kina ndajnë me Moskën interesin për të kufizuar ndikimin ushtarak perëndimor në Afganistan dhe në rajonin më të gjerë.

Për talibanët, përfitimet janë si diplomatike, ashtu edhe ushtarake, megjithëse këto të fundit mbeten të kufizuara në shtrirje.

“TalibanĂ«t pĂ«rfitojnĂ« njohje zyrtare, mbĂ«shtetje pĂ«r pĂ«rpjekjet e tyre kundĂ«r terrorizmit dhe narkotikĂ«ve, si dhe ndihmĂ« me kosto tĂ« ulĂ«t pĂ«r tĂ« mbajtur nĂ« gjendje pune tanket dhe helikopterĂ«t e epokĂ«s sovjetike. Kjo u shĂ«rben si masĂ« mbrojtĂ«se ndaj sulmeve pakistaneze, por ende nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« arsenal tĂ« ri armĂ«sh”, tha Samad./ad

11:53 Përfundimi i mandatit si Kryetar i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Me përgjegjësi për atë që bëmë, me besim për atë që vjen

By: Anisa
17 October 2026 at 11:53

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Sokol Sadushi ka përmbyllur zyrtarisht mandatin në krye të Gjykatës së Lartë, duke ia dorëzuar drejtimin e institucionit kolegut të tij, Ilir Panda. Përmes një reagimi, Sadushi theksoi se largohet nga drejtimi me mirënjohje dhe me qetësi pasi sipas tij ai nuk iu shmang përgjegjësive.

Ai shtoi se do të vijojë punën e tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë teksa theksoi se do të vijoj të dëgjojë me vëmendje, të gjykojë me paanësi dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit. Në reagimin e tij të gjatë, ai gjithashtu listoi disa nga sfidat që hasi kur ishte në detyrë si dhe arritjet.

Reagimi i plotë:

Në përfundim të gjashtë viteve në drejtimin e Gjykatës së Lartë, ndiej përgjegjësinë të flas për atë që arritëm, për atë që mbeti pa u bërë dhe për atë që kjo detyrë më ka mësuar. Kur kthehem pas, kujtoj njerëzit me të cilët kam punuar, vendimet e vështira dhe çastet kur kemi gjetur forcë te njëri-tjetri për të vazhduar.

Më 17 tetor përfundon mandati im si kryetar i Gjykatës së Lartë, ndërkohë që shërbimi si gjyqtar vazhdon, bashkë me përgjegjësinë ndaj njerëzve që presin drejtësi.

NĂ« vitin 2020, kur m’u ngarkua kjo pĂ«rgjegjĂ«si, Gjykata e LartĂ« ndodhej nĂ« njĂ« nga periudhat mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« historisĂ« sĂ« saj. Me vetĂ«m njĂ« gjyqtar nĂ« detyrĂ« dhe mbi 35 mijĂ« çështje nĂ« pritje, aftĂ«sia e saj pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur misionin kushtetues ishte vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje. Duhej tĂ« rindĂ«rtonim funksionimin e GjykatĂ«s dhe tĂ« dĂ«shmonim, çdo ditĂ«, se besimi te ringritja e saj e kishte bazĂ«n te pĂ«rkushtimi dhe puna jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t.

Sot, Gjykata e Lartë është funksionale, me veprimtari gjyqësore të konsoliduar dhe rol më aktiv në njësimin e zhvillimin e praktikës gjyqësore. Reduktimi me rreth 68 për qind i stokut historik të çështjeve është rezultat i një pune të jashtëzakonshme të përbashkët.

Ringritja e GjykatĂ«s ka kĂ«rkuar edhe kujdes pĂ«r trashĂ«giminĂ« e saj dhe forcimin e bashkĂ«punimit institucional. Rikthimi i kujtesĂ«s historike, nderimi i gjyqtarĂ«ve ndĂ«r breza dhe botimet mbi jurisprudencĂ«n kanĂ« forcuar identitetin e saj. BashkĂ«punimi me gjykatat mĂ« tĂ« larta ka zgjeruar praninĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, ndĂ«rsa pĂ«rfshirja nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r zhvillimin nĂ« TiranĂ« tĂ« Ëorld LaĂ« Congress 2027 i ka hapur kĂ«tij bashkĂ«punimi njĂ« perspektivĂ« tĂ« re.

Ndiej krenari për këto arritje, por e di se për qytetarin që ende pret drejtësi, asnjë rezultat i përgjithshëm nuk e zëvendëson përgjigjen për çështjen e tij. Pas çdo dosjeje është një njeri, një familje, një e drejtë që pret të njihet. Prandaj, ulja e çështjeve të prapambetura merr kuptim kur shkurton kohën e pritjes dhe u jep fund pasigurive që rëndojnë mbi jetën e njerëzve. Drejtësia e përmbush misionin e saj kur vendos drejt dhe në kohë.

Ky bilanc përfshin edhe atë që nuk arritëm. Shumë çështje presin ende shqyrtimin dhe disa procese mund të kishin ecur më shpejt. Për atë që mbeti pa u arritur, ndiej keqardhje dhe marr pjesën e përgjegjësisë që më takon.

Përvoja e viteve më ka bindur se drejtimi kërkon të dëgjosh edhe kur je i bindur për qëndrimin tënd, të respektosh mendimin e pavarur dhe të marrësh vendime të vështira. Kërkesat e larta marrin kuptim kur shoqërohen me vëmendje ndaj vështirësive dhe vlerësim për përpjekjet e secilit.

Këto vite kanë kërkuar edhe përballje të forta përtej administrimit të Gjykatës, veçanërisht për përtëritjen e Gjykatës Kushtetuese. Përfundimi i mandatit kushtetues nuk mund të varej nga dëshira e atij që duhej të largohej, as zëvendësimi dhe emërimi i gjyqtarit të kushtëzoheshin nga presione të çfarëdo natyre. Përgjegjësia e detyrës kërkonte vendime në kohë, të mbështetura në Kushtetutë, ligj dhe fakte të verifikueshme. Jo çdo rrethanë mund të bëhej publike atëherë. Nuk u tërhoqa, i bindur se pavarësia e procesit duhej mbrojtur pikërisht kur presioni ishte më i madh, kundërshtitë të forta dhe mbështetja mungonte.

Vlera e këtyre vendimeve shkon përtej zgjidhjes së një ngërçi. Ato mbrojtën fuqinë detyruese të Kushtetutës dhe përforcuan parimin se respektimi i saj qëndron mbi vullnetet individuale dhe interesat e çastit. Këto përballje më kanë bindur se përgjegjësia institucionale kërkon të veprosh në kohën e duhur dhe të përballosh pasojat e qëndrimit tënd.

Kjo bindje ka udhĂ«hequr edhe qĂ«ndrimet pĂ«r hartimin e Kodit Penal, garancitĂ« kushtetuese tĂ« magjistratĂ«ve, zgjidhjen e bllokimit tĂ« pagave, sigurinĂ« e gjyqtarĂ«ve dhe mbrojtjen e lirisĂ« personale. Fjala publike duhej tĂ« shoqĂ«rohej me veprim institucional. PĂ«rballĂ« politikĂ«s, nga çdo krah, parimi ka mbetur i njĂ«jtĂ« – pavarĂ«sia e gjykatĂ«s dhe dinjiteti i gjyqtarit nuk mund t’u nĂ«nshtrohen interesave tĂ« ditĂ«s.

Kam folur sa herë kam çmuar se pavarësia e gjykatës dhe dinjiteti i gjyqtarit viheshin në rrezik, pavarësisht se nga vinte presioni. Përmbushjen e përgjegjësive e kam kërkuar edhe nga institucionet e vetë drejtësisë. Këshillit të Lartë Gjyqësor i kam drejtuar publikisht shqetësime për më shumë lidership, për marrjen e përgjegjësive, për kushtet e punës, për sigurinë në gjykata dhe mbrojtjen institucionale të gjyqtarëve. Mbrojtja e gjyqësorit kërkon të pranojmë hapur edhe mangësitë brenda tij dhe të kërkojmë korrigjimin e tyre. Vetëm kështu institucionet forcohen dhe meritojnë besimin e publikut.

Kam respektuar kritikĂ«n e argumentuar, edhe kur ka qenĂ« e ashpĂ«r. Ajo na detyron tĂ« japim shpjegime dhe na ndihmon tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemi. PĂ«r akuzat, qĂ«ndrimi im Ă«shtĂ« po aq i qartĂ«. Kush ngre njĂ« akuzĂ«, duhet tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r vĂ«rtetĂ«sinĂ« e saj. PĂ«rsĂ«ritja e njĂ« tĂ« pavĂ«rtete nuk e kthen atĂ« nĂ« fakt. Çdo verifikim mbi punĂ«n dhe integritetin tim Ă«shtĂ« i mirĂ«pritur.

Sulmet kanë pasur edhe kosto personale. Ato prekin njeriun dhe familjen e tij, sado e fortë të jetë bindja në punën e ndershme. Nuk kanë qenë të lehta. I kam përjetuar si njeri, edhe kur kam zgjedhur të mos përgjigjem publikisht.

Kam besuar se forca e bindjeve dëshmohet me qëndrueshmëri dhe vendime, pa pasur nevojë për zhurmë. Nuk kam lejuar që sulmet personale dhe provokimet të më diktojnë fjalën, të më ndryshojnë vendimet apo të më tërheqin nga përmbushja e detyrës. Përmbajtja ka qenë zgjedhje e vetëdijshme për të ruajtur dinjitetin e detyrës, por kur janë cenuar parimet kushtetuese dhe pavarësia e gjyqësorit, kam folur dhe kam vepruar me vendosmëri. Dinjiteti më ka kërkuar të mos i përgjigjem çdo sulmi. Përgjegjësia nuk më ka lejuar të hesht apo të tërhiqem kur duhej vendosur.

Në këto përballje, mbështetja e njerëzve me të cilët kam punuar më ka dhënë forcë dhe më ka kujtuar se sa shumë vlen besimi i tyre. Ndaj mirënjohja ime më e thellë u drejtohet kolegëve gjyqtarë, këshilltarëve ligjorë dhe administratës. Pas çdo arritjeje të përbashkët qëndrojnë orët e gjata të punës, lodhja dhe gatishmëria e tyre për të marrë përsipër edhe një detyrë më shumë. Respekti dhe afërsia që më kanë treguar, veçanërisht në ditët e vështira, më kanë bërë të ndihem i vlerësuar dhe krenar që kam punuar me ta. I falënderoj me gjithë zemër për përkushtimin dhe ngrohtësinë njerëzore që e kanë bërë këtë rrugëtim të paharrueshëm.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që më besuan e na mbështetën, si edhe atyre që na kritikuan me të drejtë. Besimin e tyre e kam ndier si një përgjegjësi për ta përligjur çdo ditë me punë dhe dinjitet. Familjes sime i detyrohem një falënderim të veçantë për durimin dhe praninë në çaste që publiku nuk i sheh. E di sa kohë i ka marrë kjo detyrë dhe sa shqetësime ka mbajtur bashkë me mua. Në këtë përfundim mandati, ndiej thellë edhe pjesën e saj në gjithçka që kam mundur të bëj.

Me mirënjohje për rrugën e përshkuar, ia dorëzoj drejtimin e Gjykatës së Lartë kolegut tim, Ilir Panda. Përvoja, serioziteti profesional dhe cilësitë e tij njerëzore më japin bindjen se do ta përmbushë me dinjitet këtë përgjegjësi. Do të ketë mbështetjen time të plotë, me respekt për autoritetin dhe pavarësinë e tij në drejtim. Suksesi i tij do të jetë sukses i Gjykatës dhe një kënaqësi e veçantë për mua.

Besoj te njerĂ«zit qĂ« do ta vazhdojnĂ« kĂ«tĂ« punĂ«, sepse ua njoh pĂ«rkushtimin dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar vĂ«shtirĂ«sitĂ«. Vlera e asaj qĂ« kemi ndĂ«rtuar do tĂ« dĂ«shmohet edhe nĂ« vazhdimĂ«sinĂ« e saj, nĂ« arritjet dhe nĂ« shĂ«rbimin mĂ« tĂ« mirĂ« ndaj qytetarĂ«ve. KĂ«tij qĂ«llimi do tĂ« vazhdoj t’i shĂ«rbej pĂ«rkrah kolegĂ«ve tĂ« mi, me tĂ« njĂ«jtin pĂ«rkushtim.

Do tĂ« doja qĂ« kĂ«to vite tĂ« kujtoheshin pĂ«r drejtĂ«sinĂ« qĂ« arritĂ«m t’u japim njerĂ«zve, pĂ«r qĂ«ndresĂ«n kur pavarĂ«sia e kĂ«rkoi dhe pĂ«r kurajĂ«n pĂ«r tĂ« pranuar sa shumĂ« mbetet ende pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«. E dorĂ«zoj drejtimin me mirĂ«njohje dhe me qetĂ«sinĂ« se nuk iu shmanga pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Si gjyqtar i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, do tĂ« vijoj tĂ« dĂ«gjoj me vĂ«mendje, tĂ« gjykoj me paanĂ«si dhe tĂ« mbroj pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit. PĂ«rgjegjĂ«sia ime vazhdon pĂ«rballĂ« çdo njeriu qĂ« pret drejtĂ«si./ad

11:50 Një objekt i dyshimtë po afrohej në kufinjtë e Rumanisë, avionët F-18 operacion për kapjen e tij

By: Anisa
17 October 2026 at 11:50

NjĂ« alarm u dha herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes tĂ« shtunĂ«n nĂ« NATO, e cila ngriti me nxitim dy avionĂ« ushtarakĂ« pasi vuri re njĂ« “objektiv ajror” qĂ« po i afrohej kufijve lindorĂ« tĂ« AleancĂ«s, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e RumanisĂ«.

Konkretisht, në një deklaratë më 17 tetor, Ministria deklaroi se të shtunën sistemi i radarëve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare zbuloi një objektiv ajror që lëvizte mbi territorin e Ukrainës, duke u drejtuar drejt kufirit me Rumaninë.

Dy avionĂ« F-18 tĂ« Forcave Ajrore dhe HapĂ«sinore Spanjolle, tĂ« cilĂ«t po kryenin njĂ« mision si pjesĂ« e kontrollit tĂ« shtuar tĂ« hapĂ«sirĂ«s ajrore, u ngritĂ«n nga Baza e 57-tĂ« Ajrore “Mihail Kogalniceanu”.

Ministria rumune e Mbrojtjes Kombëtare raportoi se objekti nuk hyri në hapësirën ajrore kombëtare. Mobilizimi vjen në një kohë kur shqetësimet për sulmet ruse ndaj objektivave të NATO-s po përshkallëzohen.

Dy tankerë kimikate kanë shpërthyer në flakë në ujërat territoriale rumune, në një përshkallëzim të mëtejshëm të asaj që autoritetet perëndimore dyshojnë se është një shkelje e territorit të NATO-s nga dronët rusë.

Anija “Wine Trader” me flamur tĂ« San Marinos dhe ajo “Yara J” me flamur tĂ« KomorĂ«ve u pĂ«rfshinĂ« nga flakĂ«t ndĂ«rsa ishin tĂ« ankoruara nĂ« Detin e Zi pranĂ« Kanalit Sulina, njĂ« rrugĂ« ujore jetĂ«sore pranĂ« kufirit ukrainas qĂ« tĂ« çon nĂ« rrugĂ«t e transportit detar tĂ« brendshĂ«m nĂ« Danub.

Autoritetet rumune nuk i kanë sqaruar ende shkaqet e zjarreve, por media lokale citoi zyrtarë të kenë thënë se të paktën një nga anijet u godit nga drone./ad

11:48 Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe më pas e dhunoi, reagon motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

By: Anisa
17 October 2026 at 11:48

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

I riu që u përplas me forcë në tokë nga një efektiv policie dhe më pas u dhunua i shtrirë në tokë, gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka pësuar fraktura në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, kështu njoftoi motra e djalit.

Ajo ka reaguar publikisht pas dhunës gjatë protestës, ku ka konfirmuar dëmtimet e të vëllait.

“Nga ana mjekĂ«sore Ă«shtĂ« diagnostifikuar njĂ« frakturĂ« nĂ« shtyllĂ«n kurrizore nga goditjet dhe nĂ« kafkĂ« nga hedhja me forcĂ« nĂ« tokĂ«. Familja po i qĂ«ndron pranĂ« dhe do bĂ«jmĂ« çdo gjĂ« pĂ«r tĂ«â€, shkruan ajo.

Motra e të riut ka deklaruar gjithashtu se familja do ta ndjekë deri në fund çështjen për të kërkuar përgjegjësi për veprimet e personave të përfshirë në incident.

“Faleminderit tĂ« gjithĂ«ve, por nuk na duhet asgjĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« lutje pĂ«r vĂ«llain tim. Pseudo policĂ«t qĂ« e bĂ«nĂ« kĂ«tĂ« gjĂ« do dĂ«nohen dhe ne do e ndjekim deri nĂ« fund çështjen. Faleminderit shumĂ« tĂ« gjithĂ«ve sĂ«rish”, shprehet ajo./ad

11:40 Vizita izraelite dhe dhuna në Tiranë: rastësi në kalendar apo diçka më shumë?

By: Anisa
17 October 2026 at 11:40

MĂ« 12 tetor, ministri i JashtĂ«m i Izraelit, Gideon Sa’ar, takoi nĂ« TiranĂ« kryeministrin Edi Rama. NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, mĂ« 13 tetor, protestat u pĂ«rshkallĂ«zuan nĂ« pĂ«rplasje tĂ« dhunshme. Kjo afĂ«rsi datash ngre njĂ« pyetje: a kemi tĂ« bĂ«jmĂ« thjesht me njĂ« rastĂ«si? Kronologjia Ă«shtĂ« e dokumentuar; njĂ« lidhje mes dy ngjarjeve mbetet e paprovuar, shkruan gazeta ”The Times of Israel”. NĂ« Izrael mendohet se pas protestave fshihet dora e Presidentit turk Erdogan qĂ« tashmĂ« ka prishur marrĂ«dhĂ«niet me kryeministrin Rama, pas dashurisĂ« sĂ« tij tĂ« hapur me Izraelin. Pyetja merr kuptim nĂ« sfondin e pĂ«rplasjes sĂ« fortĂ« politike mes AnkarasĂ« dhe qeverisĂ« izraelite. Turqia ka kundĂ«rshtuar publikisht politikat e Izraelit, duke i cilĂ«suar si burim tensioni dhe destabiliteti rajonal.

NdĂ«rkohĂ«, afrimi i TiranĂ«s me Izraelin Ă«shtĂ« publik: bashkĂ«punimi pĂ«rfshin edhe mbrojtjen kibernetike dhe fusha tĂ« tjera me rĂ«ndĂ«si shtetĂ«rore. ËshtĂ« e arsyeshme tĂ« analizohet se si ndikojnĂ« kĂ«to marrĂ«dhĂ«nie nĂ« ekuilibrat diplomatikĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Turqia e shikon partneritetin me Shqipërinë si strategjik dhe me sa duket futja e Izraelit kaq thellë në Tiranë, nuk i pëlqen presidentit Erdogan. Ky i fundit ka investuar edhe në stabilitetin e Kosovës në raport me Serbinë. Ndaj interesat turke janë të forta në Ballkanin Perëndimor.

Me sa duket komunikimi Rama-Erdogan ka vdekur dhe fakti që gazetari Berat Buzhala deklaron publikisht se ka parë vetë njerëz të Xhamisë së Madhe në Tiranë në protestë, Xhami e cila financohet direkt nga Turqia dhe që nuk njeh autoritetin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, e tregon këtë si dyshim.

Turqia mbetet në sytë e shqiptarëve si aleat i madh, natyrisht pas SHBA.

Por po aq e nevojshme Ă«shtĂ« tĂ« mos harrohet se protestat kishin nisur muaj pĂ«rpara vizitĂ«s sĂ« Sa’arit. PakĂ«naqĂ«sitĂ« pĂ«r arsimin, korrupsionin dhe projektet nĂ« bregdet ishin shprehur mĂ« herĂ«t.

NĂ«se qeveria ka tĂ« dhĂ«na pĂ«r ndĂ«rhyrje tĂ« huaj, duhet t’i paraqesĂ« dhe institucionet duhet t’i hetojnĂ«. Deklaratat e mjegullta pĂ«r “duar tĂ« huaja” nuk mjaftojnĂ«. ShqiptarĂ«t kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« dinĂ« nĂ«se dikush kĂ«rkon tĂ« shfrytĂ«zojĂ« zemĂ«rimin e tyre, ashtu siç kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjigje nga qeveria pĂ«r problemet qĂ« i nxjerrin nĂ« shesh.

Qeveria i mori në fillim me frikë protestat masive, por me pas i neglizhoi, i harroi dhe zemërimi u mbars sa plasi mali i dhunës.

Por tashmë protestuesit e dogjën Tiranën. Tani ka nevojë për zgjidhje të situatës, pasi nëse rëndohet do jetë me keq për vendin./Koha Jone-ad

11:30 Histori/ 1961 – Masakra e Parisit, nata kur policia franceze u kthye kundĂ«r algjerianĂ«ve

17 October 2026 at 11:30

Përgatiti: Leonard Veizi

Më 17 tetor 1961, Parisi u bë skenë e një prej episodeve më të rënda të dhunës shtetërore në Francën e pasluftës. Mijëra algjerianë dolën në rrugët e kryeqytetit francez për të protestuar kundër shtetrrethimit diskriminues që u ishte vendosur bashkatdhetarëve të tyre. Demonstrata ishte organizuar në një kohë kur lufta për pavarësinë e Algjerisë kishte hyrë në fazën e saj më të ashpër dhe konflikti mes autoriteteve franceze dhe lëvizjes nacionaliste algjeriane kishte mbërritur deri në zemër të Francës.

Përgjigjja e policisë ishte brutale. Demonstruesit u rrahën, u arrestuan në masë dhe u qëlluan. Disa u hodhën në lumin Sena. Të tjerë u zhdukën pa lënë gjurmë të menjëhershme në dokumentet zyrtare. Për dekada, ajo që ndodhi atë natë mbeti e mbuluar nga heshtja institucionale, ndërsa numri i vërtetë i viktimave u bë objekt debatesh historike dhe politike.

Në krye të policisë së Parisit ishte Maurice Papon, zyrtari që mbante përgjegjësinë për aparatin policor të kryeqytetit. Nën drejtimin e tij, policia kishte zhvilluar prej kohësh operacione kundër komunitetit algjerian, në një atmosferë të mbushur me racizëm, represion dhe luftë koloniale.

Masakra e 17 tetorit nuk ishte një shpërthim i papritur dhune në një qytet të qetë. Ajo ishte kulmi i një konflikti që Franca nuk po arrinte ta mbante më larg territorit të saj metropolitan.

Lufta e Algjerisë mbërrin në Francë

Për të kuptuar atë që ndodhi në Paris, duhet kthyer vështrimi te Algjeria, koloni franceze që prej vitit 1830. Për më shumë se një shekull, pushteti kolonial kishte krijuar një shoqëri me të drejta të pabarabarta, ku popullsia algjeriane përballej me diskriminim politik, ekonomik dhe shoqëror. Për shumë francezë, Algjeria nuk ishte thjesht një zotërim kolonial, por pjesë e vetë Francës.

Më 1 nëntor 1954, Fronti Nacionalçlirimtar i Algjerisë, i njohur me inicialet FLN, nisi kryengritjen e armatosur kundër sundimit francez. Kështu filloi një luftë që do të zgjaste gati tetë vjet dhe do të kushtonte mijëra jetë. Ushtria franceze ndërmori operacione të gjera ushtarake, ndërsa FLN-ja përdori atentate, sabotime dhe veprime guerile. Torturat, ekzekutimet pa gjyq dhe represioni ndaj popullsisë civile u bënë pjesë e konfliktit.

Lufta nuk mbeti brenda kufijve të Algjerisë. Në Francën kontinentale jetonin qindra mijëra algjerianë, shumë prej tyre punëtorë të ardhur për të punuar në fabrika, në ndërtim dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Një pjesë e komunitetit mbështeste FLN-në, e cila kishte ngritur një rrjet organizimi politik dhe financiar edhe në territorin francez.

PĂ«r autoritetet franceze, ky rrjet pĂ«rbĂ«nte njĂ« kĂ«rcĂ«nim sigurie. PĂ«r FLN-nĂ«, mobilizimi i algjerianĂ«ve qĂ« jetonin nĂ« FrancĂ« ishte njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur luftĂ«n pĂ«r pavarĂ«si dhe pĂ«r ta bĂ«rĂ« konfliktin tĂ« pamundur pĂ«r t’u shpĂ«rfillur nga opinioni publik francez.

Në këtë klimë u shtuan përplasjet mes grupeve rivale algjeriane, atentatet kundër policisë dhe operacionet represive të forcave të rendit. Policia e Parisit u përfshi gjithnjë e më shumë në një luftë që nuk ishte shpallur zyrtarisht në rrugët e kryeqytetit, por që po zhvillohej përmes arrestimeve, frikësimit dhe dhunës.

Shtetrrethimi që veçoi një popullsi

Më 5 tetor 1961, prefekti i policisë së Parisit, Maurice Papon, vendosi një shtetrrethim që synonte posaçërisht algjerianët. Masat kufizonin lëvizjen e tyre në orët e mbrëmjes dhe të natës, duke i trajtuar njerëzit si grup mbi bazën e origjinës së tyre.

Ky vendim shkaktoi zemërim në komunitetin algjerian. FLN-ja u bëri thirrje bashkatdhetarëve të merrnin pjesë në një demonstratë paqësore më 17 tetor, për të kundërshtuar shtetrrethimin dhe për të shprehur mbështetjen për pavarësinë e Algjerisë.

Udhëzimet e organizatorëve kërkonin që demonstruesit të paraqiteshin pa armë dhe të ruanin karakterin paqësor të marshimit. Në demonstratë morën pjesë burra, gra dhe familje të tëra. Ata u nisën drejt qendrës së Parisit nga lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe periferitë e tij.

Për shumë prej tyre, kjo ishte një mënyrë për të dalë hapur në rrugë dhe për të kundërshtuar një masë që i veçonte nga pjesa tjetër e popullsisë. Demonstrata kishte edhe një domethënie politike: algjerianët kërkonin të dëgjoheshin në vendin që vazhdonte ta sundonte atdheun e tyre.

Përgjigjja e autoriteteve ishte një mobilizim masiv policor. Forcat e rendit zunë pikat kryesore të qytetit, ndërsa njësitë policore ndërhynë kundër demonstruesve. Në vend të një proteste që do të shpërndahej me masa të zakonshme kontrolli, Parisi përjetoi një operacion represiv me pasoja tragjike.

Nata e dhunës

MbrĂ«mjen e 17 tetorit, mijĂ«ra algjerianĂ« u mblodhĂ«n nĂ« disa pika tĂ« Parisit. Grupet e demonstruesve lĂ«vizĂ«n drejt qendrĂ«s sĂ« qytetit, ndĂ«rsa policia nisi ndĂ«rhyrjet pĂ«r t’i ndaluar dhe shpĂ«rndarĂ«. NĂ« rrugĂ«, pranĂ« stacioneve tĂ« metrosĂ« dhe nĂ« hyrjet e kryeqytetit, njerĂ«zit u pĂ«rballĂ«n me forcat e rendit.

Ajo që pasoi nuk ishte thjesht shpërndarja e një demonstrate. Sipas dëshmive të mbledhura më vonë, policët goditën demonstrues me shkopinj, me kondakë pushkësh dhe me mjete të tjera. U përdorën armët e zjarrit. Njerëz u rrahën deri në vdekje, ndërsa disa prej tyre u hodhën në Senë, ku u mbytën. Dhuna vazhdoi edhe pas përfundimit të demonstratës, gjatë arrestimeve dhe transportimit të të ndaluarve.

Mijëra algjerianë u arrestuan atë natë dhe në ditët që pasuan. Shumë prej tyre u dërguan në qendra grumbullimi, ku u mbajtën në kushte të rënda. Një nga vendet ku u përqendruan të ndaluarit ishte Pallati i Sportit në Paris. Dëshmitë e kohës flasin për ambiente të mbushura tej mase, njerëz të plagosur dhe trajtim poshtërues.

Për familjet algjeriane, nata u kthye në një ankth të gjatë. Të afërmit kërkonin njerëzit e zhdukur nëpër spitale, komisariate dhe qendra ndalimi. Disa trupa u gjetën në lumë, të tjerë u regjistruan me vonesë. Pasiguria rreth fatit të shumë demonstruesve e bëri edhe më të vështirë përcaktimin e përmasave të tragjedisë.

Maurice Papon: nga administrata e Vichy-së te policia e Parisit

Në qendër të përgjegjësisë institucionale për represionin ishte Maurice Papon, prefekti i policisë së Parisit. Ai nuk ishte një zyrtar i zakonshëm. Karriera e tij ishte ndërtuar përmes administratës shtetërore franceze dhe kishte vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht rolit të tij gjatë pushtimit gjerman.

Gjatë regjimit të Vichy-së, Papon kishte shërbyer si sekretar i përgjithshëm i prefekturës së Girondës. Në këtë detyrë, ai kishte marrë pjesë në mekanizmin administrativ që mundësoi arrestimin dhe deportimin e hebrenjve nga zona e Bordosë drejt kampeve të internimit, prej nga shumë prej tyre u dërguan në kampet naziste të shfarosjes.

MĂ« 2 prill 1998, njĂ« gjykatĂ« franceze e dĂ«noi me dhjetĂ« vjet burg pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« krime kundĂ«r njerĂ«zimit, lidhur me arrestimet dhe internimet qĂ« kishin çuar nĂ« deportimin e hebrenjve gjatĂ« viteve 1942–1944. Gjykimi u zhvillua mĂ« shumĂ« se tri dekada pas masakrĂ«s sĂ« Parisit, por e vendosi sĂ«rish emrin e Paponit nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« kapitulli tĂ« errĂ«t tĂ« historisĂ« franceze.

Në vitin 1961, ai ishte një nga zyrtarët e rëndësishëm të administratës së presidentit Charles de Gaulle. Si prefekt policie, Papon drejtonte një institucion që po përballej me luftën e FLN-së në territorin francez dhe që kishte ndërmarrë operacione të ashpra kundër komunitetit algjerian.

Përgjegjësia e tij për represionin e 17 tetorit është e lidhur me drejtimin e policisë dhe masat që ai vendosi kundër algjerianëve. Megjithatë, nuk pati një gjykim penal që ta dënonte posaçërisht për masakrën e vitit 1961. Ky fakt është thelbësor për të kuptuar pse ngjarja u bë për dekada simbol i pandëshkueshmërisë.

Një bilanc i fshehur për dekada

Numri i viktimave të masakrës së Parisit mbetet një nga çështjet më të debatueshme të kësaj ngjarjeje. Në atë kohë, autoritetet franceze paraqitën një bilanc zyrtar prej vetëm tre të vdekurish. Ky numër u vu në dyshim nga dëshmitarët, gazetarët dhe studiuesit që mblodhën prova për vrasjet dhe zhdukjet.

Historiani Jean-Luc Einaudi, i cili botoi në vitin 1991 librin Beteja e Parisit: 17 tetor 1961, ishte ndër ata që sfiduan rrëfimin zyrtar dhe argumentuan se numri i të vrarëve ishte shumë më i madh. Ai vlerësoi se të paktën 200 njerëz kishin humbur jetën. Maurice Papon e paditi Einaudin për shpifje, por e humbi procesin.

Sot nuk ekziston njĂ« bilanc pĂ«rfundimtar i pranuar nga tĂ« gjithĂ« studiuesit. Disa vlerĂ«sime dokumentojnĂ« dhjetĂ«ra viktima, ndĂ«rsa historianĂ« tĂ« tjerĂ« mendojnĂ« se numri mund tĂ« ketĂ« kaluar njĂ«qind e tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i lartĂ«. PĂ«rmasat e sakta tĂ« tragjedisĂ« mbeten tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u pĂ«rcaktuar, ndĂ«r tĂ« tjera pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« regjistrimeve tĂ« plota dhe heshtjes zyrtare qĂ« pasoi ngjarjen.

As shifra prej 250–300 tĂ« vrarĂ«sh nuk mund tĂ« paraqitet si njĂ« fakt i vĂ«rtetuar pĂ«rfundimisht. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« dokumentuar pa mĂ«dyshje Ă«shtĂ« se demonstruesit u vranĂ«, u plagosĂ«n dhe u keqtrajtuan nĂ« njĂ« operacion policor me pĂ«rmasa tĂ« jashtĂ«zakonshme. Mungesa e njĂ« bilanci pĂ«rfundimtar nuk e zbeh pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r dhunĂ«n e ushtruar.

Heshtja dhe njohja e vonuar

Për shumë vite, masakra nuk zuri vendin që meritonte në kujtesën publike franceze. Lufta e Algjerisë përfundoi në vitin 1962, me Marrëveshjet e Evianit dhe shpalljen e pavarësisë së vendit, por kjo nuk solli një përballje të menjëhershme me atë që kishte ndodhur në Paris.

DĂ«shmitĂ« mbetĂ«n tĂ« shpĂ«rndara, arkivat nuk u shfrytĂ«zuan plotĂ«sisht dhe shumĂ« prej njerĂ«zve qĂ« kishin pĂ«rjetuar dhunĂ«n nuk gjetĂ«n hapĂ«sirĂ« pĂ«r t’u dĂ«gjuar. PĂ«r komunitetin algjerian nĂ« FrancĂ«, 17 tetori 1961 mbeti njĂ« kujtim i gjallĂ«, edhe kur institucionet dhe njĂ« pjesĂ« e opinionit publik e trajtonin si njĂ« episod tĂ« mjegullt tĂ« sĂ« kaluarĂ«s.

Në vitet që pasuan, historianët dhe organizatat e të drejtave të njeriut punuan për të rindërtuar ngjarjet përmes dëshmive, dokumenteve dhe hetimeve. Gradualisht, masakra nisi të zërë vend në diskutimin publik francez.

Në vitin 1999, prokuroria e Parisit e njohu zyrtarisht se kishte ndodhur një masakër. Në vitin 2012, presidenti François Hollande deklaroi se algjerianët që kishin protestuar për të drejtën e pavarësisë ishin vrarë gjatë një represioni të përgjakshëm dhe se Republika i njihte këto fakte.

Më 16 tetor 2021, presidenti Emmanuel Macron përkujtoi viktimat në zonën e Bezonsit, pranë vendit ku demonstrues u vranë ose u hodhën në Senë. Ai e cilësoi represionin si të pafalshëm. Ishte hera e parë që një president francez merrte pjesë në një përkujtim të kësaj natyre.

Një faqe e errët e historisë franceze

Masakra e 17 tetorit 1961 nuk ishte një episod i shkëputur nga lufta koloniale. Ajo tregoi se si konflikti për pavarësinë e Algjerisë kishte prodhuar një sistem represioni që vepronte edhe brenda kryeqytetit të Francës. Njerëz që dolën në rrugë për të kundërshtuar një shtetrrethim diskriminues u përballën me dhunë që la pas viktima, familje të shkatërruara dhe një plagë të gjatë në marrëdhëniet mes Francës dhe komunitetit algjerian.

Ngjarja mbart edhe një paradoks historik: shteti që pas luftës ndërtoi identitetin e vet mbi rivendosjen e republikës dhe dënimin e krimeve të regjimit nazist, për dekada nuk arriti të përballej plotësisht me përgjegjësinë e institucioneve të veta për vrasjet e algjerianëve në Paris.

Historia e Maurice Paponit e bën këtë paradoks edhe më të dukshëm. Ai mbajti poste të rëndësishme shtetërore pas luftës, ndërsa përgjegjësia e tij për deportimin e hebrenjve u gjykua vetëm në fund të shekullit XX. Për masakrën e Parisit, megjithatë, nuk pati një proces penal që të përcaktonte individualisht përgjegjësinë e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë.

Më 17 tetor 1961, dhuna nuk u zhvillua në një fushëbetejë të largët, por në rrugët e Parisit. Për dekada, viktimat mbetën në hije. Rikthimi i tyre në kujtesën historike është pjesë e përballjes me një të kaluar që nuk mund të mbyllet vetëm me kalimin e kohës.

11:27 Skandal përgjimesh në Serbi, 14 opozitarë në shënjestër, zbulohet Pegasus

By: Anisa
17 October 2026 at 11:27

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Mes personave të shënjestruar janë studentë, aktivistë, një deputet dhe një këshilltar lokal. Hetimet zbuluan përdorimin e Pegasus, spyware-it të kompanisë izraelite NSO Group, si dhe të programit NoviSpy.

Një skandal i ri përgjimesh ka tronditur Serbinë, ku 14 persona të lidhur me opozitën dhe lëvizjen studentore dyshohet se janë shënjestruar nga programe të sofistikuara spiunazhi. Mes tyre janë aktivistë, pjesëtarë të lëvizjes studentore, një deputet dhe një këshilltar lokal.

Rasti u bë publik pasi 12 persona iu drejtuan ekspertëve të forenzikës dixhitale të organizatës SHARE, pasi kishin marrë njoftime sigurie në telefonat e tyre iPhone nga kompania Apple, ku paralajmëroheshin se mund të ishin shënjestruar nga programe spiunazhi.

Analizat e SHARE konfirmuan më pas edhe dy raste të tjera infektimi, përfshirë përdorimin e një versioni të ri të NoviSpy, një program spiunazhi i zbuluar për herë të parë në Serbi në vitin 2024.

Konfirmohet përdorimi i Pegasus

Hetimi mori përmasa më të mëdha pasi organizata kërkimore Citizen Lab konfirmoi se telefoni i një anëtari të lëvizjes studentore ishte infektuar me Pegasus, programin e njohur të spiunazhit të kompanisë izraelite NSO Group.

“Konfirmuam se pajisja e studentit ishte komprometuar nga Pegasus nga dhjetori 2025 deri nĂ« janar 2026”, deklaroi Bill Marczak, studiues i lartĂ« nĂ« Citizen Lab.

Pegasus është një program i sofistikuar që mund të instalohet në një pajisje pa qenë e nevojshme që përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ai mund të sigurojë qasje në të dhëna dhe funksione të rëndësishme të telefonit, përfshirë mesazhet, kontaktet, fotografitë dhe të dhënat e aplikacioneve. Në varësi të versionit dhe mënyrës së infektimit, mund të mundësojë gjithashtu aktivizimin e fshehtë të mikrofonit dhe kamerës.

Në qendër të vëmendjes për shkak të përdorimit të këtij programi ka qenë edhe ish-eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kouloglou, në një rast që u bë publik në Greqi në korrik të vitit 2026.

Aftësitë e Pegasus janë të krahasueshme me ato të Predator, programit që u bë pjesë e skandalit të përgjimeve në Greqi.

Citizen Lab: Lëvizja pro-demokracisë po shënjestrohet

Njëmbëdhjetë pajisjet e tjera kishin marrë gjithashtu njoftime paralajmëruese nga Apple. Megjithatë, këto njoftime, ndonëse përbëjnë një tregues serioz të mundshëm të shënjestrimit, nuk provojnë vetvetiu se pajisjet janë infektuar me spyware.

“Gjetjet e hetimit tonĂ« dhe vala e njoftimeve tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve nga Apple tregojnĂ« se lĂ«vizja paqĂ«sore pro-demokracisĂ« nĂ« Serbi po shĂ«njestrohet nĂ« mĂ«nyrĂ« agresive me programe spiunazhi, nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve tĂ« vitit 2026”, deklaroi John Scott-Railton, studiues i lartĂ« nĂ« Citizen Lab.

Ndërkohë, Amnesty International konfirmoi infektimin e telefonit të një anëtari të lëvizjes studentore me një version të ri të NoviSpy. Pajisja ishte sekuestruar më herët, pasi studenti ishte shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia.

“Gjetjet e analizĂ«s forenzike tĂ« SHARE dĂ«shmojnĂ« se studentĂ«t serbĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« objektiv i mjeteve ndĂ«rhyrĂ«se tĂ« spiunazhit pĂ«r Android, tĂ« instaluara nga autoritetet serbe gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ata mbahen nĂ« paraburgim”, deklaroi Donncha Ó Cearbhaill, drejtues i laboratorit tĂ« sigurisĂ« sĂ« Amnesty International.

Sipas tij, rasti i fundit ka zbuluar gjithashtu njĂ« program tĂ« ri spiunazhi pĂ«r pajisjet Android, me funksione tĂ« ngjashme me NoviSpy, por tĂ« projektuar mĂ« vonĂ« dhe me teknika tĂ« posaçme pĂ«r t’iu shmangur zbulimit nga ekspertĂ«t e sigurisĂ«.

Analizat forenzike të pajisjeve vijojnë me pjesëmarrjen e specialistëve të Citizen Lab dhe Amnesty International.

Studentja: U cenua edhe privatësia e personave që komunikonin me mua

NjĂ« nga studentet, telefoni i sĂ« cilĂ«s u konfirmua se ishte infektuar me Pegasus, Jelena Kondić, deklaroi se ishte pĂ«rfshirĂ« aktivisht nĂ« fushatĂ«n nĂ« terren tĂ« lĂ«vizjes studentore, duke pasur kontakte tĂ« pĂ«rditshme me njĂ« numĂ«r tĂ« madh qytetarĂ«sh dhe studentĂ«sh.

Ajo vlerësoi se aktiviteti i saj mund të ketë qenë një nga arsyet që e çuan në shënjestër të përgjimeve.

Studentja theksoi se ndërhyrja nuk cenon vetëm privatësinë dhe sigurinë e saj, por edhe të gjithë personave që kishin komunikuar me të gjatë asaj periudhe, nga qytetarët dhe studentët deri te anëtarët e familjes së saj.

Ana Brnabić mohon pĂ«rfshirjen e shtetit

Kryetarja e Kuvendit tĂ« SerbisĂ«, Ana Brnabić, mohoi çdo pĂ«rfshirje tĂ« shtetit nĂ« pĂ«rgjimet e raportuara.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r Euronews Serbia, ajo deklaroi se “nuk kemi dĂ«gjuar asnjĂ« provĂ« se Pegasus Ă«shtĂ« pĂ«rdorur realisht”. Ajo argumentoi gjithashtu se do tĂ« ishte “idiotĂ«si” qĂ« dikush qĂ« pĂ«rdor njĂ« program spiunazhi me vlerĂ« miliona euro tĂ« linte pas gjurmĂ«.

Deklaratat vijnë ndërsa organizatat e përfshira në hetim vijojnë analizat teknike të pajisjeve, me qëllim përcaktimin e përmasave të përdorimit të programeve të spiunazhit dhe origjinës së sulmeve.

Skandali i NoviSpy në vitin 2024

Në fund të vitit 2024, Amnesty International publikoi një raport mbi analizën forenzike të pajisjeve të infektuara në Serbi, në bashkëpunim me organizatën SHARE.

Hetimi zbuloi një program spiunazhi të panjohur deri atëherë, të cilin studiuesit e emërtuan NoviSpy.

Sipas raportit, programi ishte konfiguruar për të dërguar të dhënat e mbledhura nga telefonat drejt një serveri, adresa IP e të cilit i përkiste, sipas Amnesty International, Agjencisë Serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA).

Studiuesit konstatuan gjithashtu se programi ishte instaluar në pajisje të sekuestruara gjatë marrjes në pyetje nga policia të gazetarëve, aktivistëve dhe personave nga shoqëria civile.

Për instalimin e spyware-it dyshohet se ishte keqpërdorur Cellebrite, një mjet për ekspertizën dixhitale, të cilin Ministria e Brendshme e Serbisë e kishte marrë si donacion nga Norvegjia.

Ndërkohë, kallëzimet penale të paraqitura për rastet përkatëse vijojnë të jenë në pritje të shqyrtimit nga gjykatat./in.gr-ad

11:20 Faleminderit, Elisa

By: Anisa
17 October 2026 at 11:20

Nga Albatros Rexhaj

MbrĂ«mĂ« nĂ« Real Story tĂ« Sokol BallĂ«s thashĂ« se Partia Socialiste Ă«shtĂ« nĂ« mes tĂ« njĂ« lufte civile. Sot Elisa Spiropali e mori autorĂ«sinĂ«. I jam mirĂ«njohĂ«s. Prej njĂ« viti kjo luftĂ« zhvillohej me pseudonime, me portale, me “burime tĂ« afĂ«rta”, me ish-zyrtarĂ« qĂ« flisnin nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« tjerĂ«ve. Tani ka njĂ« emĂ«r dhe njĂ« firmĂ«. Kjo Ă«shtĂ« gjĂ«ja e parĂ« e ndershme qĂ« ka ndodhur nĂ« atĂ« kamp.

Se lufta nuk nisi dje, as me kangjellat. Nisi vjeshtën e kaluar, kur në Bruksel e Berlin u tha, nëpër korridore dhe nëpër darka, se Edi Rama ka marrë fund dhe se tani duhet përkrahur Elisa. Dhe meqë i njoh rrethanat nga të dy anët e gardhit, e di edhe këtë: ato fjalë nuk i kishin thënë evropianët për Elisën. I kishte thënë vetë Elisa për veten, dhe evropianët i kishin përsëritur. Thjesht ashtu. Sikur shqiptarët të ishin kope dhe bariun ua zgjedhin ca të huaj. E kemi parë këtë film. Në 1914 na sollën Princ Vidin, me kurorë e me protokoll, dhe pas gjashtë muajsh iku me anije. Shqipëria nuk pranoi atëherë dikë që e kishin zgjedhur të tjerët. Nuk ka arsye ta pranojë sot.

Por dua tĂ« jem i saktĂ«, se mbrĂ«mĂ« nuk isha. Kur thashĂ« “luftĂ« civile”, isha bujar. Lufta civile nĂ«nkupton dy palĂ«. NĂ«nkupton qĂ« Elisa pĂ«rfaqĂ«son diçka qĂ« i afrohet gjysmĂ«s sĂ« partisĂ«. A e pĂ«rfaqĂ«son?

Sa degë i ka pas vetes? Sa struktura? Sa kryetarë bashkish, sa deputetë, sa organizata të rinjsh? Apo pas saj janë ca ish-zyrtarë, secili me nga një dosje hetimore mbi krye, që janë shkëputur nga partia ditën që u mbyll dera e zyrës? Dhe a ka mes tyre njerëz që kanë paguar, dhe kanë premtuar të paguajnë, që dosjet e tyre të mbyllen? Nëse po, luftë civile nuk ka. Ka një grup njerëzish që mbrojnë veten dhe mbrojtjen e vet e quajnë demokraci. Dhe e thashë mbrëmë, e përsëris sot: grupi me maska që doli nga radhët e PS-së nuk ka pas vetes vetëm ish-zyrtarë. Ka edhe grupe të krimit të organizuar, që kanë arsyet e veta të duan një qeveri tjetër.

Pas tyre vijnë ish-zyrtarët e qeverisë shqiptare që kanë blerë akses në China Club të Berlinit dhe që prej andej flasin, pa autorizim, në emër të qeverisë gjermane. Një darkë në Behrenstrasse nuk është mandat. Por këta njerëz i veshin Berlinit pjesëmarrje në një komplot për ndryshim jodemokratik të pushtetit në një vend anëtar të NATO-s. Ky është akuzim i rëndë për Gjermaninë, jo për Ramën. Dhe do ta ndjekim deri në fund, deri te zyra e kancelarit, se Berlini ka të drejtë ta dijë kush flet në emër të tij nëpër Tiranë, dhe me çfarë bilete ka hyrë.

Letra e ElisĂ«s bĂ«n shumĂ« pyetje. Para se t’i bĂ«jĂ«, duhet tĂ« marrĂ« frymĂ«. Tirana u dogj. U plagosĂ«n qytetarĂ« dhe policĂ«. U thyen vitrina, u plaçkitĂ«n biznese, u ndezĂ«n makina, u hodhĂ«n gurĂ« nĂ« bulevard. NĂ« letrĂ«n e saj dhuna shfaqet si pasojĂ« e natyrshme e “pushtetit qĂ« nuk dĂ«gjon”. Jo. Dhuna Ă«shtĂ« zgjedhje e atij qĂ« e ushtron. Kush e kĂ«rkon ndryshimin me letĂ«r tĂ« hapur nuk mund tĂ« bĂ«jĂ« apologjinĂ« e atyre qĂ« e kĂ«rkojnĂ« me molotov. Nuk shkon bashkĂ«.

Me pĂ«rvojĂ«n e saj qeveritare, Elisa mund tĂ« pĂ«rgjigjet edhe pĂ«r diçka tjetĂ«r. Pse u ngutĂ«n OSBE-ja dhe zyra e OKB-sĂ« nĂ« TiranĂ« tĂ« dalin me deklaratĂ« duke ofruar ndĂ«rmjetĂ«sim? NdĂ«rmjetĂ«sim mes kujt dhe kujt? ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« anĂ«tare e NATO-s. ËshtĂ« kandidate pĂ«r BE qĂ« po mbyll kapituj. Ka parlament, ka gjykata, ka zgjedhje. Dy organizata ku Rusia ka fjalĂ« tĂ« madhe ofrojnĂ« ndĂ«rmjetĂ«sim sikur tĂ« ishim Bosnja e vitit 1995. Kush i ftoi? Kush u tha se kĂ«tu ka dy palĂ« nĂ« konflikt qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« tretĂ«? NĂ«se Elisa e di, le ta thotĂ«. NĂ«se nuk e di, le ta pyesĂ« veten pse ndĂ«rmjetĂ«simi erdhi pak para letrĂ«s sĂ« saj.

Tani, fjala e fundit për Edi Ramën.

Sipas gojëdhënave që dalin nga eksponentët e kësaj lufte brenda PS-së, Rama është diktator. Ka pafund banda pas vetes. Komandon krimin e organizuar. Nëse është kështu, atëherë Edi Rama është vërtet një mashtrues i madh. Se një diktator me banda pas vetes nuk i mban bandat në garazh kur i digjet kryeqyteti. I nxjerr. Vuçiçi i nxori, para syve të botës, dhe askush nuk u habit. Rama nuk i nxori. Të tjerët i nxorën, me maska. Dhe një diktator me banda nuk e mban në parti dikë si Elisa, që i kujtohet demokracia vetëm pasi i humbi pozita.

Ose Rama është diktator pa banda dhe pa diktaturë. Ose ata që e thonë këtë gënjejnë. Nuk ka të tretë.

Faleminderit, Elisa, që na ndihmove ta bëjmë pyetjen.

11:16 Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet

By: Anisa
17 October 2026 at 11:16

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa disa prej protestuesve kanë nisur marshimin, ndërsa pritet që protestues të tjerë të mblidhen rreth orës 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.

Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të paraqitet e dëmtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme./ad

11:13 Sot protesta e pestë/ Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës

By: Anisa
17 October 2026 at 11:13

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Kanë nisur grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, ku qytetarët po mblidhen në kuadër të protestës së pestë në vend.

GjatĂ« grumbullimit, pjesĂ«marrĂ«sit kanĂ« brohoritur slogane kundĂ«r politikĂ«s dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« saj, mes tyre “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorĂ«heqjen”.

Protesta vjen në një klimë tensioni politik, ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha./ad

 

10:00 Po transportonte mbi 2 milionë fuçi nafte, anija e naftës bie në kontakt me minën dhe shpërthen në flakë në Ngushticën e Hormuzit

By: Anisa
17 October 2026 at 10:00

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një anije cisternë nafte u përfshi nga flakët pasi goditi një minë në Ngushticën e Hormuzit, sipas mediave iraniane.

Sipas Gardës Revolucionare, anije cisternë po transportonte më shumë se dy milionë fuçi naftë bruto dhe u përpoq të kalonte ilegalisht nëpër Ngushticë, duke ndjekur një rrugë të paautorizuar nga Irani./ad

JUST IN:

A supertanker carrying more than 2 million barrels of oil was struck and exploded after hitting a naval mine laid by IRGC along a route in the Strait that Iran has illegally declared.

The incident occurred today, while some reports claim the vessel was hit by a cruise missile instead.

— Current Report (@Currentreport1) October 17, 2026

 

 

09:58 Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të plagosurit: 21 persona në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë

By: Anisa
17 October 2026 at 09:58

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve gjatë protestës së djeshme. Në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona, ndërsa dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim në spital.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026.

Sipas informacionit zyrtar, në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë janë trajtuar gjithsej 25 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe të mitur.

Në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona. Prej tyre, 8 ishin efektivë policie, 10 protestues, mes të cilëve 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë.

Njoftimi:

Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

* 8 efektivë të Policisë;
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
* 3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë
– 1 efektiv i policisĂ« (ka marrĂ« trajtimin dhe ka lĂ«nĂ« spitalin)
– 2 tĂ« mitur (kanĂ« marrĂ« trajtimin dhe kanĂ« lĂ«nĂ« spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

– NjĂ« e mitur (ka marrĂ« trajtim dhe ka lĂ«nĂ« spitalin)/ad

09:50 Hoxha: Në protestë ka agjentë të huaj, por nuk e nxisin ata

By: Anisa
17 October 2026 at 09:50

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« studion e emisionit “TĂ« Paekspozuarit” tĂ« Ylli Rakipit nĂ« Vizion Plus se nĂ« protestĂ« ka agjentĂ« tĂ« huaj.

Sipas tij, e çuditshme do të ishte nëse agjenturat e huaja nuk do të ishin të pranishme në këtë protestë.

MegjithatĂ«, Hoxha theksoi se nuk janĂ« agjenturat e huaja ato qĂ« po nxisin protestĂ«n, por vetĂ« shqiptarĂ«t, tĂ« cilĂ«t kanĂ« vendosur t’i thonĂ« “stop” qeverisĂ«.

“NĂ«se agjenturat e huaja, kur ndodh njĂ« situatĂ« e tillĂ«, nuk pĂ«rfshihen, do tĂ« ishte e çuditshme. GrekĂ«t dhe serbĂ«t janĂ« kĂ«tu. Ata po e shohin situatĂ«n, nuk e kanĂ« nxitur ata. ShĂ«rbimi kryesor qĂ« na ruante ishte shĂ«rbimi qĂ« na shkriu Gysi. Gysi e ka zbĂ«rthyer kĂ«tĂ« vend deri nĂ« qelizĂ«. Vendin e kanĂ« zhytur me SHIK-un, me policinĂ«, me KadastrĂ«n. Pse po goditen godinat? Po ne na i kanĂ« nxjerrĂ« godinat jashtĂ«. NĂ«se vendin kanĂ« vendosur ta djegĂ« kjo qeveri, qytetarĂ«t po i thonĂ« stop. NĂ«se ka agjenturĂ« tĂ« huaj dhe Edi Rama nuk e ka zbuluar, Ă«shtĂ« prapĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e Edi RamĂ«s”, tha Hoxha./ad

09:40 Andi Bushati: “Rama nuk e lĂ«shon pushtetin, e di se po la karrigen pĂ«rfundon nĂ« burg”

By: Anisa
17 October 2026 at 09:40

Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën politike në vend dhe protestat e ditëve të fundit, duke e krahasuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë vitit 1997.

Sipas Bushatit, Rama nuk rrezikon të largohet nga pushteti, pasi, sipas tij, e lidh këtë vendim me pasojat që mund të përballet në aspektin e drejtësisë. Ai pretendon se kryeministri është i gatshëm ta çojë situatën drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm, në vend që të heqë dorë nga pushteti.

“Jo, nuk rrezikon. MeqĂ« Rama e di qĂ«, po e la karrigen, pĂ«rfundon nĂ« burg. Ai Ă«shtĂ« i prirur ta çojĂ« vendin drejt luftĂ«s civile dhe tĂ« mos e lĂ«rĂ« pushtetin. Rama ka tĂ« njĂ«jtin skenar si Berisha nĂ« ’97. Me tre kosha tĂ« djegur dhe dy semaforĂ« tĂ« djegur, Rama nuk rrezikohet”, tha Bushati.

Nga ana tjetër, Petro Koçi vlerësoi se kryeministri ndodhet në një pozitë të vështirë dhe duhet të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh politike, pas protestave të ditëve të fundit dhe kërkesave të protestuesve për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë./ad

09:30 A do të ketë reagim të fortë PS ndaj Ramës? Koçi: Vështirë, pushteti është përqendruar në pak duar

By: Anisa
17 October 2026 at 09:30

Ish-deputeti i PS-sĂ«, Petro Koçi, i ftuar nĂ« studion e emisionit “TĂ« Paekspozuarit” tĂ« Ylli Rakipit nĂ« Vizion Plus, komentoi letrĂ«n e Elisa Spiropalit drejtuar Edi RamĂ«s.

Koçi tha se sot në PS nuk ekziston demokracia e brendshme. Sipas tij, nëse demokracia në PS do të ishte në këtë gjendje kur Rama u zgjodh kryetar i partisë, ai nuk do të kishte ardhur kurrë në pushtet.

Pjesë nga biseda:

Koçi: Unë kam parë edhe reagime të tjera të Elisës. Atëherë kam thënë se duhet të ketë një mea culpa. Por këtu vijmë te një çështje që ka të bëjë me demokracinë tonë politike. Sikur demokracia në PS të ishte si në kohën kur Rama kandidoi për kryetar partie, Rama nuk do të ishte bërë kryetar. Partia e dëgjon Ramën, por Rama nuk e dëgjon partinë. Një nga instrumentet demokratike, që edhe kur je në qeveri, të mundëson të marrësh frymë bashkë me partinë dhe të kesh një fuqi reagimi më efikase, mungon sot në PS. Kjo nuk bëhet duke e përqendruar të gjithë pushtetin në një dorë, duke mos njohur askënd. Unë jam kundër partisë-shtet. Por, kur partia është në pushtet, ajo monitoron atë që e ka çuar drejt pushtetit. Në momentin që administrata kontrollon partinë, ua kthen anëtarët në servilë.

Rakipi: Duke ndjekur Spiropalin, duket sikur PS-ja i ka lĂ«nĂ« pak nĂ« hije njerĂ«zit politikĂ« tĂ« partisĂ«. Ju jeni njĂ« prej tyre. UnĂ« qĂ« e njoh kĂ«tĂ« politikĂ«, e di kĂ«tĂ« gjĂ«. A ekziston mundĂ«sia qĂ« RamĂ«s t’i kthehet kundĂ«r partia?

Koçi: ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« ketĂ« reagim. Aq shumĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar pushteti saqĂ«, nĂ« kĂ«to momente kur diskutohet nĂ«se do tĂ« jetĂ« apo jo nĂ« qeverisje, kjo do tĂ« ishte njĂ« goditje e madhe pĂ«r PS-nĂ«, pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si funksionon tani./ad

09:21 Panik në Japoni, agjencia meteorologjike lëshoi gabimisht njoftim për tërmet 9.9 ballë

By: Anisa
17 October 2026 at 09:21

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Japonia u alarmua pasi Agjencia Meteorologjike e vendit lĂ«shoi ​​gabimisht njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 9.9 ballĂ«. Kjo shkaktoi alarme emergjence nĂ« miliona telefona celularĂ«. Alarmi i gabuar u tĂ«rhoq disa minuta mĂ« vonĂ«, me autoritetet qĂ« kĂ«rkuan falje publikisht pĂ«r shqetĂ«simin dhe problemet e shkaktuara.

Incidenti ndodhi të premten, kur Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi fillimisht se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9.9 ishte regjistruar pranë Ishujve Kurile.

Megjithatë, vlerësimi fillestar rezultoi i pasaktë. Pak më vonë, agjencia bëri një korrigjim, duke sqaruar se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.9 ballë dhe ndodhi pak pas mesditës pranë Gadishullit Kamçatka në Rusi, në një thellësi fokale prej rreth 160 kilometrash.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, problemi ndodhi gjatë llogaritjes së vendndodhjes së epiqendrës.

Konkretisht, sistemi vlerësoi gabimisht se epiqendra ishte rreth 680 kilometra më larg nga Japonia sesa vendndodhja e saj aktuale. Ky supozim i gabuar ndikoi në llogaritjen e magnitudës së tërmetit, duke rezultuar në lëshimin e paralajmërimit për tërmet me magnitudë 9.9 ballë.

Edhe pse alarmi u korrigjua brenda pak minutash dhe nuk u regjistrua panik i përhapur, aktivizimi i sistemit të emergjencës shkaktoi ndërprerje të përkohshme në transportin publik. Pas incidentit, JMA kërkoi falje publike, duke pranuar ndërprerjen e shkaktuar nga paralajmërimi i gabuar.

“Ne kĂ«rkojmĂ« ndjesĂ« sinqerisht pĂ«r shqetĂ«simin dhe shqetĂ«simin e konsiderueshĂ«m tĂ« shkaktuar ndaj publikut”, u tha gazetarĂ«ve zyrtari i agjencisĂ« Shinya Tsukada./ad

09:20 A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?

By: Anisa
17 October 2026 at 09:20

Nga Berat Buzhala

Mediat e afërta me Erdoganin e godasin Ramën për lidhjet me Izraelin. Nga përplasja për kontrollin e KMSH-së, te Xhamia e Namazgjasë, shteti bektashi dhe protestat në Tiranë: çfarë fshihet pas tensioneve dhe çfarë na zbulon rasti i Azerbajxhanit?

Mediat e afërta me Erdoganin e godasin Ramën për lidhjet me Izraelin. Nga përplasja për kontrollin e KMSH-së, te Xhamia e Namazgjasë, shteti bektashi dhe protestat në Tiranë: çfarë fshihet pas tensioneve dhe çfarë na zbulon rasti i Azerbajxhanit?

Partia në pushtet e presidentit Ilham Aliyev i kërkoi publikisht Turqisë që të mos ndërhynte në punët e brendshme të Azerbajxhanit.

Madje, në reagimin e saj, ajo i kritikoi edhe mediat turke të afërta me partinë e Erdoganit, duke i akuzuar për shpërndarje të informatave të pavërteta dhe për përpjekje për të ushtruar presion politik mbi Bakunë.

Tash, kush i njeh sadopak marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit, e kupton se sa e pazakonshme është një gjë e tillë.

Këto dy vende nuk janë thjesht aleate.

Ato e konsiderojnë veten një komb, dy shtete.

Turqia e ka ndihmuar Azerbajxhanin në aspektin diplomatik, politik dhe ushtarak. Marrëdhëniet e tyre janë shumë më të thella sesa marrëdhëniet që Turqia i ka me pothuajse cilindo shtet tjetër.

E megjithatë, ja ku jemi.

Azerbajxhani po i thotë Turqisë: mos na ndërhyni në punët e brendshme.

Po çfarë ndodhi?

Në Azerbajxhan, autoritetet kishin vendosur rregulla të reja për uniformat shkollore, duke u thirrur në karakterin laik të shtetit dhe të sistemit arsimor.

Rregullat nuk e përmendnin shprehimisht shaminë, mirëpo në disa shkolla ato ishin zbatuar në atë mënyrë që vajzave dhe mësimdhënëseve me shami nuk u ishte lejuar hyrja.

Në këtë debat u përfshi edhe këshilltari i Erdoganit, Oktay Saral, si dhe disa deputetë të partisë së tij.

Ata e kritikuan ashpër Azerbajxhanin.

Pastaj erdhi reagimi i partisë së Aliyevit.

Ju mund të mendoni se reagimi kishte të bënte vetëm me shaminë.

Jo tamam.

Në atë reagim kishte edhe një pjesë interesante, por familjare me zhvillimet e fundit në rajonin tonë.

Zyrtarë dhe media turke e kishin kritikuar Azerbajxhanin edhe për raportet që po i ndërtonte me Izraelin.

Partia e Aliyevit e mbrojti shprehimisht të drejtën e Azerbajxhanit për të pasur marrëdhënie me Izraelin.

Ajo tha se këto marrëdhënie bazohen në interesat e Azerbajxhanit, në të drejtën ndërkombëtare dhe në sovranitetin e shtetit.

Tash, më lejoni ta shtroj një pyetje.

Nëse e gjithë kjo histori filloi për shkak të shamisë, pse doli Izraeli në mes?

A ishte shamia vetëm shkas?

Dhe, sipas meje, ky Ă«shtĂ« njĂ« detaj qĂ« na ndihmon t’i shikojmĂ« pak mĂ« ndryshe disa zhvillime edhe nĂ« ShqipĂ«ri.

ÇfarĂ« po shkruajnĂ« mediat e afĂ«rta me Erdoganin pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«?

Sot, gjatë ditës, jam interesuar për të parë se çfarë shkruajnë për Shqipërinë mediat turke që janë të afërta me presidentin Erdogan.

Si e kanë trajtuar krizën? Kush po proteston dhe pse po proteston, sipas këtyre mediave?

Në Turqi ekzistojnë disa grupe mediatike me ndikim të madh, që kanë lidhje të ngushta me presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe me partinë e tij AKP.

Njëri është grupi Turkuvaz, ku bëjnë pjesë Sabah, A Haber dhe Daily Sabah.

Në drejtimin e këtij grupi është Serhat Albayrak.

Serhati është vëllai i Berat Albayrakut, ish-ministrit turk të Financave dhe dhëndrit të Erdoganit.

Pastaj e kemi gazetĂ«n Yeni ƞafak.

Një gazetë e madhe, me ndikim në opinionin konservator turk, e cila është në pronësi të një familjeje tjetër Albayrak, që nuk ka lidhje farefisnore me dhëndrin e Erdoganit.

Por ka afërsi të gjatë politike me presidentin turk.

Tash, shikoni çfarë kanë shkruar këto media.

MĂ« 7 qershor tĂ« kĂ«tij viti, TĂŒrkiye Gazetesi botoi njĂ« artikull me kĂ«tĂ« titull:

“Revolta e shqiptarĂ«ve kundĂ«r Izraelit”.

Ju lutem, lexojeni edhe një herë këtë titull.

Revolta e shqiptarëve kundër Izraelit.

Jo revolta për flamingot.

Jo revolta për Zvërnecin.

Jo revolta kundër korrupsionit.

Por revolta kundër Izraelit.

Në atë artikull, gazetari Yılmaz Bilgen argumentonte se Izraeli po përpiqej ta fuste Shqipërinë në një bosht strategjik që do ta rrethonte Turqinë përmes Greqisë, Qipros dhe Adriatikut.

Një protestë shqiptare interpretohej përmes interesit strategjik të Turqisë.

Më 12 qershor, Daily Sabah botoi një analizë të Canan Tercanit me titullin:

“Loja e Re e Madhe nĂ« Ballkan”.

Në atë analizë përmendeshin investimet e Jared Kushnerit në Shqipëri, lidhjet e Edi Ramës me Izraelin, çështjet e sigurisë dhe, çuditërisht për ata që nuk i kanë përcjellë këto zhvillime, edhe projekti i shtetit bektashi.

Të gjitha këto paraqiteshin si pjesë të një gare më të madhe gjeopolitike për ndikim në Ballkan.

Më 4 korrik, A Haber publikoi një tjetër artikull.

“Partneriteti i pĂ«rgjakshĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri”, ishte titulli.

Artikulli merrej me bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë me Izraelin, me trajnimin e forcave speciale dhe me lidhjet e industrisë shqiptare të mbrojtjes me kompani izraelite.

Gjuha ishte jashtëzakonisht e ashpër ndaj Ramës.

Në të njëjtin artikull trajtoheshin edhe protestat kundër investimeve të Kushnerit.

Pastaj, mĂ« 13 tetor, Yeni ƞafak publikoi njĂ« tjetĂ«r shkrim me titullin qĂ«, nĂ« pĂ«rkthim, mund tĂ« lexohet:

“Kthetrat e atyre qĂ« kryejnĂ« gjenocid mbi ShqipĂ«rinĂ«â€.

Aty kritikohej thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, pavarësisht protestave që po zhvilloheshin në vend.

Tash, çfarë dua të them unë me këto shkrime?

Që Erdogani ua ka diktuar titujt gazetarëve?

Jo.

A dua të them se këto gazeta po i organizojnë protestat?

Jo.

Ajo që mund të themi është se në një pjesë të mediave të afërta me pushtetin turk ekziston një narrativë e përsëritur që e paraqet Shqipërinë e Edi Ramës si një vend ku Izraeli po e zgjeron ndikimin e vet në dëm të interesave turke.

Dhe kjo narrativë nuk ka filluar dje.

Ka muaj që po ndërtohet.

Madje, disa prej elementeve të saj janë më të vjetra sesa protestat.

Këtu nuk është fjala nëse kritika ndaj politikës izraelite është e drejtë apo e padrejtë.

Këtu po flasim për një çështje krejt tjetër.

Kush duhet ta përcaktojë politikën e jashtme të Shqipërisë? Shqiptarët, apo preferencat gjeopolitike të një shteti tjetër?

Dhe këtu tregimi bëhet edhe më interesant.

ÇfarĂ« problemi ka Turqia me shtetin bektashi?

Edi Rama e ka propozuar krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë.

Një projekt të pazakonshëm, për të cilin mund të ketë debate të shumta.

Unë vetë nuk jam i sigurt se kjo është një ide e mirë.

Ka pyetje kushtetuese, institucionale dhe fetare që meritojnë përgjigje.

Por mĂ« 22 shtator, Yeni ƞafak botoi njĂ« analizĂ« jashtĂ«zakonisht interesante me titull:

“KundĂ«r inxhinierisĂ« fetare nĂ« Ballkan”.

Autorja argumentonte se projekti i shtetit bektashi nuk ishte thjesht një iniciativë fetare.

Sipas saj, ai mund të ishte pjesë e një strategjie për ta dobësuar ndikimin historik dhe shpirtëror të Turqisë në Ballkan.

Madje, në atë analizë përmendeshin edhe marrëdhëniet e Baba Mondit me Izraelin.

Tash, vërejeni se çfarë po ndodh.

Një kryeministër shqiptar propozon një iniciativë brenda territorit të Shqipërisë.

Ajo iniciativë mund të jetë e gabuar. Mund të jetë kundërkushtetuese. Mund të jetë edhe krejtësisht e panevojshme.

Por në një gazetë të afërt me Erdoganin, një prej pyetjeve kryesore bëhet kjo: çfarë ndikimi do të humbë Turqia nëse realizohet ky projekt?

Pse duhet të jetë kjo pyetja vendimtare?

Pse ndikimi i Turqisë mbi jetën fetare të shqiptarëve duhet të trajtohet si një e drejtë që nuk guxon të cenohet?

Sepse Shqipëria nuk është provincë e Turqisë.

Nuk ka qenë dhe nuk duhet të bëhet.

Dhe këtu po vij te një histori edhe më serioze.

Erdogan, Bujar Spahiu dhe kërkesa që imamët shqiptarë të paguheshin nga Turqia

Në tetor të vitit 2024, gazetari Vladimir Karaj publikoi një investigim për Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Xhamia ishte ndërtuar me mbështetjen financiare të institucionit shtetëror turk Diyanet.

Por, edhe pse punimet kishin përfunduar pothuajse në tërësi shumë vite më herët, inaugurimi ishte shtyrë vazhdimisht.

Pse?

Sipas investigimit, një nga shkaqet ishte përplasja ndërmjet autoriteteve turke dhe drejtuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për administrimin e xhamisë.

Tash, dëgjojeni me kujdes këtë pjesë.

Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, kishte treguar për BIRN-in se problemet me institucionin turk Diyanet kishin filluar që në vitin 2014.

Sipas tij, turqit kishin kĂ«rkuar qĂ« KMSH t’i ndĂ«rpriste marrĂ«dhĂ«niet me fondacionin Sema, qĂ« financonte dhe menaxhonte medresetĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Pastaj kishin kërkuar edhe emërimin e disa imamëve turq.

Por kërkesa më interesante ishte ajo që imamët të mund të emëroheshin ose të paguheshin nga Diyaneti.

A po e kuptoni?

Nuk po flasim më vetëm për një shtet që dëshiron të ndërtojë një xhami në Shqipëri.

Po flasim për një institucion shtetëror të huaj që kërkon rol në emërimin ose financimin e imamëve.

Nëse një imam paguhet nga një institucion fetar shqiptar, ai ka një marrëdhënie institucionale me atë komunitet.
Por nëse ai paguhet nga një institucion që varet nga qeveria e Turqisë, atëherë ekziston së paku mundësia që financimi të shndërrohet në mjet ndikimi.

Kjo nuk do të thotë se secili imam i financuar nga jashtë është instrument politik.

Por është një pyetje shumë serioze për autonominë e një institucioni fetar.

Bruçaj kishte treguar se KMSH nuk mund ta pranonte një kërkesë të tillë, pikërisht sepse Diyaneti është institucion shtetëror, kurse KMSH duhet të jetë institucion autonom.

Dhe ky ishte vetëm fillimi.

Sepse në këtë histori kemi edhe një person tjetër.

Bujar Spahiun.

Kryetarin aktual të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Për vite me radhë, qarqe pranë Erdoganit i kanë akuzuar drejtuesit e KMSH-së për lidhje me lëvizjen e Fethullah Gylenit.

Gyleni ishte armiku më i madh politik i Erdoganit pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016.

Turqia e ka shpallur lĂ«vizjen e tij organizatĂ« terroriste, duke e quajtur FETÖ.

Ky ishte konteksti në të cilin Erdogan ushtronte presion ndaj Shqipërisë.

NĂ« janar tĂ« vitit 2022, gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« TiranĂ«, Erdogan kĂ«rkoi publikisht masa konkrete kundĂ«r strukturave qĂ« ai i quante FETÖ.

Dhe këtu fillon loja diplomatike e Edi Ramës.

Rama ndërmjet Erdoganit dhe amerikanëve

Edi Rama ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Erdoganin, madje dukej si vasal, dukej si poltron i Erdoganit dhe për këtë unë personalisht kam shkruar kushedi sa herë.

Më dukej që Shqipëria po e shiste sovranitetin, gjë të cilën sot po e paguan.

Rama dhe Erdogan janë takuar shumë herë.

Kanë bashkëpunuar në ekonomi, siguri, ushtri dhe diplomaci.

Por duket se në çështjen e Komunitetit Mysliman, interesat dhe kërkesat e Ankarasë nuk përputheshin gjithmonë me qëndrimet që mbështeteshin nga partnerët amerikanë.

Sepse edhe amerikanët kanë pasur marrëdhënie të vazhdueshme me KMSH-në.

Në vitin 2023, gjatë një aktiviteti të përbashkët, Bujar Spahiu tregoi se Komuniteti Mysliman, në partneritet me Ambasadën Amerikane, kishte realizuar disa projekte kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në dhjetor të po atij viti, i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, e vizitoi Spahiun dhe vlerësoi bashkëpunimin me institucionin e tij.

Këto janë fakte publike.

Politikisht, Rama është përpjekur të ruajë marrëdhëniet me të dyja palët.

Nga njëra anë, Erdogani kërkonte masa kundër atyre që i konsideronte gylenistë.

Nga ana tjetër, amerikanët kishin marrëdhënie institucionale me KMSH-në dhe mbështesnin autonominë fetare.

Dhe Rama, për një kohë të gjatë, arriti ta ruante njëfarë ekuilibri.

Derisa erdhi çështja e Xhamisë së Namazgjasë.

Në tetor të vitit 2024, Erdogan shkoi në Tiranë dhe e inauguroi xhaminë bashkë me Ramën.

Por Bujar Spahiu nuk ishte në ceremoni.

Drejtuesit më të lartë të Komunitetit Mysliman, që ishte pronar juridik i xhamisë, nuk ishin të ftuar.

Në vend të një administrimi të drejtpërdrejtë nga KMSH, u gjet formula e një fondacioni të përbashkët për menaxhimin e objektit.

Pra, u gjet një kompromis.

Spahiu mbeti kryetar i Komunitetit Mysliman.

Erdogani e përuroi xhaminë.

Rama ishte aty.

Dhe Namazgjaja u hap.

Por pyetja për shkallën e ndikimit turk mbi administrimin e saj mbeti e hapur.

Për mua, kjo është pjesa më domethënëse e gjithë historisë.

Sepse tregon se marrĂ«dhĂ«niet Rama–Erdogan kanĂ« pasur edhe mosmarrĂ«veshje qĂ« nuk janĂ« shfaqur gjithmonĂ« nĂ« konferenca pĂ«r shtyp.

Vështirë të thuhet që Erdogani është i irrituar me Ramën pikërisht për shkak të Bujar Spahiut dhe krejt këtyre që i shënova më sipër.

Por mund të them se ekziston një histori e dokumentuar përpjekjesh për ndikim mbi drejtimin dhe administrimin e institucioneve fetare shqiptare.

Dhe kjo histori nuk ka filluar me protestat e flamingove.

Nga Namazgjaja në rrugët e Tiranës

Tash, duke i ditur të gjitha këto, dua të kthehem edhe një herë te protestat në Tiranë.

Sepse ka një element që mua më ka bërë përshtypje që nga fillimi i tyre.

Në fotografitë dhe pamjet e protestave është vërejtur edhe me sy të lirë një prani shumë e madhe e grave me shami dhe e burrave me mjekra.

Madje, në gjykimin tim, pjesëmarrja e tyre ka qenë dukshëm disproporcionale në krahasim me përqindjen që këto grupe përfaqësojnë në shoqërinë shqiptare.

Nuk po flas për ndonjë statistikë zyrtare të pjesëmarrjes.

Po flas për atë që kam parë vetë.

Por ka edhe diçka shumë më konkrete.

Pjesëmarrës aktivë në protestat e Tiranës kanë qenë edhe pjesa më e madhe e stafit të Xhamisë së Namazgjasë.

Dhe këtë nuk po e them duke u bazuar në thashetheme.

Unë i kam parë fotografitë e tyre.

Kam parë pjesëtarë të stafit të kësaj xhamie të përfshirë aktivisht në protestë.

Pra, nuk po flasim thjesht për disa besimtarë që, pas faljes së namazit, kanë vendosur të dalin në një protestë qytetare.

Po flasim për një pjesëmarrje të organizuar ose së paku për një mobilizim të dukshëm të njerëzve që punojnë në një institucion fetar, administrimi i të cilit ka qenë prej vitesh objekt përplasjesh ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe turke.

Dhe ka edhe diçka tjetër.

Sipas informatave që kam, në disa xhami janë mbajtur predikime ku është përhapur mesazhi se Izraeli po e merr Shqipërinë.

Jo se po shkatërrohet ambienti.

Jo se universitetet nuk kanë kushte të mira.

Jo se ka korrupsion.

Por se Izraeli po e merr Shqipërinë.

Tash, a nuk ju duket interesante kjo përputhje?

NĂ« TĂŒrkiye Gazetesi lexojmĂ« pĂ«r revoltĂ«n e shqiptarĂ«ve kundĂ«r Izraelit.

NĂ« A Haber lexojmĂ« pĂ«r partneritetin e pĂ«rgjakshĂ«m ShqipĂ«ri–Izrael.

NĂ« Yeni ƞafak lexojmĂ« pĂ«r ndikimin izraelit dhe pĂ«r rrezikun qĂ« shteti bektashi paraqet, sipas autorĂ«ve tĂ« saj, pĂ«r ndikimin turk.

Dhe në Tiranë, sipas informatave që kam, në disa predikime fetare përsëritet e njëjta ide: Izraeli po e merr Shqipërinë.

Këto janë zhvillime që, sipas meje, nuk mund të injorohen.

Sigurisht, shamia apo mjekra nuk janë provë për përkatësi politike dhe as për ndonjë veprim të paligjshëm.

Por këtu nuk po bëjmë gjykim mbi besimin e njerëzve.

Po analizojmë një mobilizim politik dhe po pyesim nëse brenda tij ka edhe struktura, interesa dhe rrjete që ndjekin objektiva të ndryshëm nga kërkesat e deklaruara të protestës.

A do të thotë kjo se Erdogani i ka organizuar protestat?

Nuk mund ta them.

A do të thotë kjo se të gjithë ata që kanë dalë në protestë janë instrumente të Turqisë?

Absolutisht jo.

Por, duke e njohur politikën e jashtme të Turqisë, duke i parë përpjekjet e mëhershme të saj për ndikim mbi institucionet fetare në Shqipëri, duke e parë çfarë po ndodh në Azerbajxhan dhe duke i lexuar mediat e afërta me Erdoganin, mua më duket plotësisht e besueshme që Ankaraja të ketë interesa konkrete në zhvillimet e sotme shqiptare.

Do të ishte e vështirë të provohej se Turqia qëndron prapa gjithë kësaj proteste. Por, për mua, do të ishte po aq e vështirë të besohej se Turqia e Erdoganit ka qëndruar krejtësisht neutrale ndaj këtyre zhvillimeve.

Dhe këtu qëndron dallimi.

Një shtet i huaj nuk ka nevojë domosdoshmërisht ta krijojë një protestë, për ta shfrytëzuar atë.

Mund të ketë protesta të vërteta.

Mund të ketë pakënaqësi të vërteta.

Mund të ketë studentë, ambientalistë dhe qytetarë që protestojnë me arsye plotësisht legjitime.

Por nĂ« momentin kur njĂ« qeveri dobĂ«sohet, kur autoriteti i saj lĂ«kundet dhe kur rruga merr njĂ« peshĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe politike, atĂ«herĂ« hapet edhe mundĂ«sia qĂ« aktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« tentojnĂ« t’i orientojnĂ« zhvillimet nĂ« favorin e tyre.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ne si gazetarë kemi detyrimin ta hetojmë.

Unë nuk kam asgjë kundër Turqisë si shtet.

Përkundrazi.

Ne shqiptarët e Kosovës kemi arsye të shumta për ta vlerësuar rolin e Turqisë në sigurinë e rajonit tonë.

Turqia është vend anëtar i NATO-s. Ka mbështetur Kosovën në procese të rëndësishme dhe është një aktor ekonomik e strategjik me peshë në Ballkan.

As Shqipëria nuk ka interes të ketë marrëdhënie të këqija me Turqinë.

Por marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve nuk mund të nënkuptojnë nënshtrim dhe kufizim të së drejtës së Shqipërisë për të pasur politikë të pavarur të jashtme.

Pse, bie fjala, Turqia nuk hidhërohet me Serbinë kur kjo e fundit zhvillon raporte të ngushta ushtarake me Izraelin?

Nëse Turqia është aleate e Shqipërisë, atëherë duhet ta respektojë edhe të drejtën e saj për të pasur marrëdhënie me Izraelin.

Për të bashkëpunuar me amerikanët.

Për të vendosur vetë për institucionet e saj fetare, brenda Kushtetutës dhe autonomisë së komuniteteve.

Për ta shqyrtuar një projekt bektashi, pa e pasur si kriter përfundimtar faktin nëse Ankaraja e pëlqen apo jo.

Njësoj siç duhet ta respektojë të drejtën e Azerbajxhanit për ta përcaktuar vetë politikën e jashtme.

Tash, dikush mund të thotë:

Po edhe Shtetet e Bashkuara ushtrojnë ndikim në Shqipëri.

Sigurisht.

Edhe Izraeli ka interesa në Shqipëri.

Natyrisht.

Madje, edhe investimet e Jared Kushnerit duhet të shikohen me kujdes për shkak të lidhjeve familjare me presidentin amerikan.

Por kjo nuk e bën automatikisht çdo investim të Kushnerit operacion të shtetit izraelit.

As çdo kritik të investimit armik të Amerikës.

Dhe as çdo kritik të politikës izraelite instrument të Turqisë.

Kohe te bukura.

09:20 Protestat studentore në vend, AMP: Po verifikojmë çdo shkelje ligjore nga punonjësit e policisë

By: Anisa
17 October 2026 at 09:20

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me tensionet e regjistruara në protestat studentore në vend. AMP në reagim thekson se po monitoron situatën për të evidentuar dhe verifikuar çdo rasti të shkeljeve ligjore nga efektivët e policisë.

MĂ« tej theksohet se AMP ka mbledhur materiale filmike nga mediat dhe pamje tĂ« publikuara nĂ« rrjetet sociale tĂ« cilat do t’i nĂ«nshtrohen analizĂ«s dhe verifikimit pĂ«rkatĂ«s pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« çdo rasti dhe pĂ«rcaktimin e pĂ«rgjegjĂ«sive.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete.

Gjithashtu, AMP ka administruar materiale filmike tĂ« transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje tĂ« publikuara nĂ« rrjetet sociale. TĂ« gjitha materialet e administruara do t’i nĂ«nshtrohen analizĂ«s dhe verifikimit pĂ«rkatĂ«s, me qĂ«llim sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« çdo rasti dhe pĂ«rcaktimin e pĂ«rgjegjĂ«sive, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi.

Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Për rastet kur janë evidentuar të dhëna që  përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e angazhuar në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të saj ligjor, përmes pranisë aktive në terren, monitorimit të vazhdueshëm dhe verifikimit të çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Agjencia do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve./ad

09:10 Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

By: Anisa
17 October 2026 at 09:10

Eksperti i ekonomisĂ«, Ergis Sefa, i ftuar nĂ« emisionin “3D” me Alban Dudushin, dĂ«noi aktet e dhunĂ«s dhe dĂ«mtimin e pronĂ«s publike e private gjatĂ« protestave nĂ« dhunshme, duke theksuar se pasojat e tyre prekin drejtpĂ«rdrejt qytetarĂ«t dhe ekonominĂ« e vendit.

Sipas Sefës, çdo formë dhune është e papranueshme, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj pronës.

Ai nënvizoi se prona publike nuk i përket qeverisë së radhës, por qytetarëve shqiptarë, ndërsa dëmtimi i saj përkthehet në kosto për të gjithë shoqërinë.

“QeveritĂ« ndryshojnĂ«, por prona publike mbetet e qytetarĂ«ve. Çdo dĂ«m ndaj saj Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«m qĂ« na prek tĂ« gjithĂ«ve”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te bizneset private, Sefa theksoi se Shqipëria ka kryesisht biznese familjare dhe të vogla, të cilat mbajnë një numër të madh familjesh.

Për këtë arsye, sulmet ndaj tyre përbëjnë një goditje serioze për ekonominë dhe nuk kanë lidhje me debatet politike apo me qeverisjen.

Ai ngriti dyshime se goditjet ndaj disa bizneseve dhe pikave strategjike të kryeqytetit mund të mos kenë qenë të rastësishme, duke përmendur zona si Zogu i Zi, 21 Dhjetori dhe Bryli.

Sipas tij, këto nuk janë vetëm nyje të lëvizjes së qytetarëve, por edhe pika kyçe për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve.

Ekonomisti paralajmëroi se bllokimi i këtyre zonave mund të sjellë vështirësi në furnizimin e tregut, sidomos në një ekonomi që mbështetet në importet për një pjesë të konsiderueshme të produkteve bazë.

Një shqetësim tjetër i ngritur prej tij ishte dëmtimi i sistemit financiar. Sefa tha se bankat, ATM-të dhe infrastruktura financiare janë jetike për qytetarët, pasi përmes tyre shpërndahen pagat, pensionet dhe ndihmat ekonomike.

Sipas tij, nëse sulmet do të kishin ndodhur në fund të muajit ose në fillim të muajit pasardhës, situata mund të ishte bërë shumë më problematike për familjet shqiptare.

Ai paralajmëroi se dëmtimi i ATM-ve dhe përhapja e pasigurisë mund të krijojnë panik mes qytetarëve, duke nxitur tërheqje masive të parave dhe pasoja negative për ekonominë.

“Frika dhe paniku janĂ« rreziku mĂ« i madh nĂ« raste tĂ« tilla. NjĂ« valĂ« tĂ«rheqjesh tĂ« depozitave mund tĂ« krijojĂ« efekte regresive nĂ« ekonomi, qĂ« kĂ«rkojnĂ« muaj pĂ«r t’u rikuperuar”, deklaroi ai.

Megjithatë, Sefa pranoi se pakënaqësitë sociale dhe ekonomike ekzistojnë dhe janë reale.

Ai vuri në dukje se Tirana ka përjetuar një nga ritmet më të larta të rritjes së kostos së jetesës në rajon dhe se blerja e një banese është bërë gjithnjë e më e vështirë për çiftet e reja.

Pavarësisht këtyre problemeve, ekonomisti argumentoi se dëmtimi i pronës private nuk është një mënyrë logjike për të ushtruar presion ndaj qeverisë.

“NĂ«se dikush ka njĂ« problem me qeverinĂ«, nuk mund ta zgjidhĂ« duke dĂ«mtuar bizneset e vogla qĂ« janĂ« ngritur me mund e sakrificĂ«. KĂ«ta njerĂ«z janĂ« taksapagues tĂ« rregullt dhe nuk kanĂ« lidhje me vendimmarrjen politike. Nuk e kuptoj logjikĂ«n e dĂ«mtimit tĂ« pronĂ«s sĂ« tyre”, pĂ«rfundoi Sefa./ad

09:08 E plotĂ«/ Rama s’bĂ«n mbrapsht, sfidon protestĂ«n: “Nuk ka forcĂ« qĂ« tĂ« na ndalĂ« mua, ju dhe ShqipĂ«rinĂ«â€

By: Anisa
17 October 2026 at 09:08

Last Updated on 17/10/2026 by Anisa

Kryeministri Edi Rama nuk tĂ«rhiqet pĂ«rballĂ« protestave dhe mesazheve pĂ«r dorĂ«heqje. Pas dĂ«meve tĂ« shkaktuara bizneseve nĂ« TiranĂ«, ai njoftoi ngritjen e njĂ« mekanizmi pĂ«r verifikimin dhe dĂ«mshpĂ«rblimin e tyre, ndĂ«rsa nĂ« reagimin e tij theksoi se qeveria do tĂ« vijojĂ« pĂ«rpara me objektivin e ShqipĂ«risĂ« 2030 nĂ« Bashkimin Europian. “Nuk ka forcĂ« qĂ« tĂ« na ndalĂ« mua, ju dhe ShqipĂ«rinĂ«, apo tĂ« na kthejĂ« mbrapsht”, deklaroi Rama, duke dĂ«nuar dhunĂ«n dhe duke mbrojtur njĂ«kohĂ«sisht tĂ« drejtĂ«n e studentĂ«ve pĂ«r tĂ« protestuar.

Edi Rama:

Prej ditës së sotme, çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër do të ketë një dritare në e-Albania, ku mund të regjistrojë dëmet. Ndërkohë, sikundër u thashë edhe miqve të mi të dëmtuar këtu, në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Drejtoria e Tatimeve do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi dëmet e shkaktuara bizneseve të vogla të kryeqytetit.

Ne do tĂ« jemi bashkĂ«, do tĂ« jemi pranĂ« çdo familjeje qĂ« jeton me punĂ« tĂ« ndershme nĂ« TiranĂ« dhe qĂ« ka humbur pasurinĂ«. Do t’i kthejmĂ« kĂ«to gremadha verbĂ«rie nĂ« shembull tĂ« forcĂ«s sonĂ« pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara.
Ne i respektojmë studentët. Unë e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e së ardhmes, si shtysën e të gjithëve ne për të ecur më shpejt përpara.

Zëri i tyre, zëri i rinisë dhe i çdo qytetari që sot ka nevojë të protestojë, duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme.

Por, pikërisht sepse të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd as të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi, ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë, as për përfitime politike të atyre duarve të padenja që janë rikthyer me tërbimin e djegies e të shkatërrimit, as për qëllime të mbrapshta të të huajve që janë futur për të na ndalur, por as për ndonjë qëllim tjetër.
Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira sesa në çdo ditë të mirë: të mbroj qytetarët tanë, të garantoj drejtësinë dhe ta çoj Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Mos harroni se kemi arritur gjĂ«ra tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« njĂ« dekadĂ« tĂ« vetme. Kemi nisur tĂ« mbyllim negociatat nĂ« rrugĂ«n drejt majĂ«s, ku do ta çojmĂ« ShqipĂ«rinĂ« me flamurin e Ismail Qemalit dhe tĂ« SkĂ«nderbeut, nĂ« shtĂ«pinĂ« e EuropĂ«s sĂ« bashkuar. Kemi trefishuar prodhimin e brendshĂ«m tĂ« vendit, nga mĂ« pak se 10 miliardĂ« nĂ« thuajse 30 miliardĂ« euro. Kemi tĂ«rhequr gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« investime tĂ« huaja, e kemi zgjeruar industrinĂ« tonĂ« tĂ« turizmit nĂ« njĂ« volum qĂ« as nuk e imagjinonim deri para njĂ« dekade dhe i kemi dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« dinjitetin qĂ« s’e ka pasur kurrĂ« nĂ« sytĂ« e mbarĂ« botĂ«s.

Pagat nuk janë asnjëherë të mjaftueshme, por kanë vazhduar të rriten dhe do të rriten përsëri, ndërkohë që borxhi publik është ulur në nivele historike. Sot, shërbimet ofrohen në masë dërrmuese me një klikim, përmes celularit apo kompjuterit më të afërt. Sot, Shqipëria është një vend tjetër dhe, me këto arritje e me këtë bazë, unë do të vazhdoj, bashkë me ju, ta çojmë Shqipërinë përpara, të ndërtojmë atë Europë këtu, që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj.

Do tĂ« mbrojmĂ« tĂ« drejtĂ«n e çdo studenti shqiptar pĂ«r t’u arsimuar, tĂ« drejtĂ«n e çdo shqiptari pĂ«r tĂ« punuar dhe pĂ«r tĂ« jetuar me punĂ« tĂ« ndershme, si dhe tĂ« drejtĂ«n e kujtdo pĂ«r tĂ« ecur i sigurt nĂ« rrugĂ«t tona. Pa asnjĂ« diskutim, nuk do tĂ« lejojmĂ« qĂ« politika e falimentuar, me maskat e saj tĂ« rrugĂ«s apo me kllounĂ«t e saj tĂ« mbrĂ«mjes, t’i rrĂ«mbejĂ« kĂ«to liri pĂ«rmes dhunĂ«s dhe nxitjes sĂ« dhunĂ«s.

Një student që mban një pankartë ushtron një të drejtë demokratike. Një person i maskuar që thyen dhe grabit një biznes kryen një krim. Dhe ne dimë ta bëjmë dallimin, shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe ne do të veprojmë së bashku në përputhje me këtë dallim.

Ata që shkatërruan pronën e kujtdo, ata që, të verbuar nga furia e rrugës, shkatërruan pronën e secilit dhe pronën e përbashkët, do të mbajnë përgjegjësi. Ata që shkaktuan shkatërrime do të përballen çdo ditë me ligjin, ndërkohë që ata që i pësuan do të marrin të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm me fjalë, jo vetëm me zemër, jo vetëm me dorën e shtrirë, por edhe përmes shlyerjes së dëmit.
Fëmijët tanë nuk kanë asnjë lidhje me dhunën dhe me këto pamje dhune. Thyerja e xhamave nuk është projekt politik. Djegia e ndërtesave nuk është projekt politik. Dhe, mbi të gjitha, dhuna as nuk ka mandat, as nuk jep mandat.

Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush. Dhe, mbi të gjitha, nuk ka forcë që të na ndalë mua, ju dhe Shqipërinë, apo të na kthejë mbrapsht./ad

❌