Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Sinjali

Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës

15 January 2026 at 11:58

Raporte nga Italia sugjerojnë se Juventusi ka arritur një marrëveshje për transferimin e Oscar Minguezas si lojtar të lirë në qershor, ndërkohë që drejtori i Bianconerëve, Marco Ottolini, ka mbetur në Spanjë për të negociuar mundësinë e një kalimi të menjëhershëm në janar me Celta Vigon.

Mbrojtësi spanjoll pritet të bëhet pjesë e Juventusit, qoftë gjatë verës, qoftë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, ‘Bianconerët’ kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Celta Vigos për një kontratë katërvjeçare me vlerë 1 milion euro në sezon, pothuajse dyfishin e asaj që fiton Mingueza te klubi spanjoll, rreth 600,000 euro.

Tani Juventusi po përpiqet ta nënshkruajë 26-vjeçarin gjatë janarit, duke paguar një shumë më të ulët për Celta Vigon.

Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë gjatë orëve të ardhshme, dhe raportet sugjerojnë se “Zonja e Vjetër” do të duhet të paguajë nga 3 deri në 5 milion euro për të siguruar transferimit e mbrojtësit në afatin kalimtar dimëror.

Mingueza ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka regjistruar katër paraqitje me kombëtaren e Spanjës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës appeared first on Sinjali.

Kurti-Masakra e Reçakut: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit

15 January 2026 at 11:47

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është zotuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, dhe se kriminelët të dalin para drejtësisë.

Kështu tha ai teksa bëri homazhe në 27 vjetorin e masakrës së Reçakut, pikërisht në memorialin ku janë vendosur emrat e 45 viktimave që u masakruan nga dora e regjimit serb, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

“Para 27 vjetësh, këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker, u bë e ditur e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të Serbisë si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua, u vetëdijesua dhe u mobilizua edhe opinioni publik ndërkombëtar, si dhe kancelaritë diplomatike perëndimore. Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga qeveria e parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve. Lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të Kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, deklaroi Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti-Masakra e Reçakut: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit appeared first on Sinjali.

Nga Reçaku, Osmani: Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës

15 January 2026 at 11:36

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga Kompleksi Memorial në Reçak, tha se masakra ndaj 45 viktimave ishte dëshmia e gjallë se Serbia synonte që të zhdukte popullin shqiptar nga faqja e dheut.

Osmani pas homazheve theksoi se dhimbja për masakrën e Reçakut është ende e freskët, dhe se për këtë krim dhe shumë të tjera, Serbia nuk u ndëshkua. Nga aty ajo theksoi se Serbia edhe sot po vazhdon me të njëjtën mendësi e politik, duke mohuar edhe masakrën e Reçakut.

Në këtë 27-vjetor të Masakrës së Reçakut, edhe një herë kujtojmë viktimat e kësaj masakre të llahtarshme, e cila sërish dëshmoi qëllimin shfarosës që regjimi gjenocidal i atëhershëm i Serbisë kishte ndaj popullit të Kosovës. Reçaku dhe plagët e Reçakut ende flasin, sepse dhimbja është po aq e freskët sa ishte para 27 vitesh. Dhimbja është e freskët për familjet, por është e freskët për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës. Edhe pas 27 vitesh, Serbia vazhdon me po të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”, tha Osmani.

Osmani tha se themelet e shtetit të Kosovës janë të forta dhe kjo u bë falë sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë, por gjithkund në botë. Sepse, ashtu siç dëshmoi ambasadori Ëalker, ajo që ndodhi këtu ishte krim kundër njerëzimit, ndaj të pafajshmëve, dhe ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë nga faqja e dheut. Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithëandej Kosovës, si dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë”, deklaroi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Reçaku, Osmani: Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës appeared first on Sinjali.

Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

15 January 2026 at 11:23

Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot për nder të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka dhënë Ambasadorit William Walker titullin nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

Sipas njoftimit të komunës, ky titull u dha për kontributin e jashtëzakonshëm të Walker në zbardhjen e të vërtetës mbi masakrën e 15 janarit 1999 dhe për lidhjen e tij të pandarë dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” appeared first on Sinjali.

Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut

15 January 2026 at 11:18

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe William Walker, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Ata kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-së në Serbi”, pati deklaruar Walker.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut appeared first on Sinjali.

Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

15 January 2026 at 10:55

Sot përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime.

Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.

Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë appeared first on Sinjali.

Digjet banesa në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare

15 January 2026 at 10:36

Mëngjesin e kësaj të enjteje një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët.

Ku për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçarja, Flutura Potka, për shkak të asfiksisë, shkruan Abcnews.al.

Raportohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një dyshek elektrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Digjet banesa në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare appeared first on Sinjali.

A po largohet Ben White nga Arsenali?

15 January 2026 at 10:20

Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, duket se ka marrë vendimin për të lënë klubin londinez, pasi nuk është i kënaqur me minutat që i jepen.

28-vjeçari anglez është i pakënaqur me kohën e kufizuar të lojës dhe kërkon një skuadër ku mund të sigurojë një vend titullari të rregullt. White iu bashkua Arsenalit në vitin 2021 për një transferim prej 60 milionë eurosh nga Brighton.

Megjithatë, në këtë sezon, ai ka marrë pjesë vetëm në 13 ndeshje, duke dhënë një asist. Edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2028, lojtari raportohet se është i hapur ndaj ofertave nga klube të tjera.

Disa ekipe po e monitorojnë situatën nga afër, përfshirë Everton, që synon të forcojë pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Menaxhmenti i Arsenal pritet të marrë një vendim për të ardhmen e White para mbylljes së afatit kalimtar dimëror. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po largohet Ben White nga Arsenali? appeared first on Sinjali.

Policia arreston katër persona dhe konfiskon drogë, armë e para në dy operacione të ndara

15 January 2026 at 10:06

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), ka realizuar dy operacione të ndara gjatë të cilave ka arrestuar katër persona dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të narkotikëve, armë, para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

Rasti i parë – Operacioni “Pinku”

Më 14 janar, rreth orës 15:20, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, hetuesit e DHTN-së, pas një pune operative-hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit, te njëri i dyshuar janë gjetur dy qese me marihuanë, me peshë rreth dy gramë. Ndërkaq, te i dyshuari tjetër dhe në veturën e tij janë sekuestruar nëntë qese me kokainë (4.9 gramë), tetë qese me marihuanë (12.7 gramë), 475 euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, si dhe dy telefona mobilë.

Me autorizim të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është bastisur shtëpia e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e shkurtër, 15.8 gramë kokainë, 79 tableta ekstazi (37.7 gramë), 2.6 gramë substancë e dyshuar kokainë me ngjyrë të kuqe, 322.9 gramë marihuanë, dy peshore digjitale.

Rasti i dytë – Operacioni “Dora e Kapur”

Në të njëjtën ditë, në Prishtinë, DHTN përmes Sektorit Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar operacionin e koduar “Dora e Kapur”. Në rrugën “Imzot Nikprelaj” është arrestuar në flagrancë një person, te i cili janë gjetur gjashtë doza heroinë me peshë totale katër gramë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar edhe rreth nëntë gramë hashash dhe 18 gramë marihuanë. Po ashtu, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: 52 paketime heroinë me peshë totale 14 gramë, një pushkë gjuetie me nëntë fishekë, rreth 25 mijë euro para të gatshme, një veturë, një peshore, dy telefona mobilë dhe prova të tjera relevante.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia arreston katër persona dhe konfiskon drogë, armë e para në dy operacione të ndara appeared first on Sinjali.

Begaj-Masakra e Reçakut: Nuk mund të harrohet

15 January 2026 at 10:01

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut e cila u krye 27 vjet më parë nga forcat serbe.

Ai teksa përmend faktin e pamohueshëm që denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

“Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht”, ka shkruar Begaj.

Tutje presidenti i Shqipërisë tha se kjo masakër nuk harrohet, thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj-Masakra e Reçakut: Nuk mund të harrohet appeared first on Sinjali.

Japonia goditet nga një valë tërmetesh, më i forti 5.1 ballë Rihter

15 January 2026 at 09:45

Japonia goditet nga një seri tërmetesh sot, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit më të fortë ishte në ishullin Honshu, në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe në një distancë prej 18 kilometrash nga qyteti i Matsumotos.

Honshu u godit gjithashtu nga tërmete me magnitudë 4.7 dhe 4.3.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua gjithashtu në veri të ishullit Hokkaido, në det të hapur, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami për të.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Japonia goditet nga një valë tërmetesh, më i forti 5.1 ballë Rihter appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta

15 January 2026 at 09:23

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta pothuajse në të gjitha pikat kufitare.

Sa i përket hyrjeve në Kosovë pritjet janë të ngjashme sikur edhe daljet nga 3 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta appeared first on Sinjali.

Zelensky shpall gjendje emergjente energjetike pas sulmeve ruse

15 January 2026 at 09:03

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shpallur gjendje emergjente në sektorin energjetik, pasi sulmeve të vazhdueshme ruse, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe kanë lënë mijëra banesa pa energji elektrike dhe ngrohje, në mes të temperaturave që kanë zbritur deri në -19°C.

Në Kiev, qindra ndërtesa mbetën pa ngrohje edhe disa ditë pas një sulmi masiv, ndërsa autoritetet po punojnë për riparime emergjente dhe rritjen e importeve të energjisë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko paralajmëroi se situata është kritike për kryeqytetin.

Zelensky tha se ekipet e emergjencës po punojnë 24 orë në ditë, ndërsa qeveria po shqyrton lehtësimin e masave si ora policore për shkak të të ftohtit ekstrem.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mbeten një nga elementët kryesorë të luftës, duke thelluar krizën humanitare në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky shpall gjendje emergjente energjetike pas sulmeve ruse appeared first on Sinjali.

Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit

15 January 2026 at 08:55

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.

Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit appeared first on Sinjali.

Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace

15 January 2026 at 08:46

Sky Sport Italia pretendon se Juventusi ka kontaktuar Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta, por oferta e tyre prej 35 milionë eurosh nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme.

Interesi për lojtarin u përmend nga eksperti i afatit kalimtar, Gianluca Di Marzio, i cili sugjeron se sulmuesi qendror mund të ndihmojë në forcimin e alternativave në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti në periudhën kur Dusan Vlahovic është i lënduar..

Raporti i tij thekson se Crystal Palace kërkon 30-35 milionë euro për Mateta, por kjo është një këndvështrim shumë i ndryshëm krahasuar me mediat britanike.

Ato e vendosin çmimin e kërkuar më afër 55-60 milionë eurove, shifër që do të ishte shumë mbi buxhetin e Juventusit për një transferim në janar, veçanërisht duke qenë se Manchester United besohet se është gjithashtu i interesuar.

Mateta është 28 vjeç dhe kontrata e tij me Palace zgjat vetëm deri në qershor 2027, çka është arsyeja pse vlera e tij mund të jetë ulur ndjeshëm nga nivelet e mëparshme.

Ai mbërriti për herë të parë në Londër nga Mainz në janar 2021 në formë huazimi, duke e përfunduar transferimin një vit më vonë për një shumë totale rreth 14.5 milionë euro.

Reprezentuesi francez ka shënuar 10 gola këtë sezon në 32 paraqitje zyrtare për Crystal Palace, si dhe ka dhënë dy asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace appeared first on Sinjali.

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

15 January 2026 at 08:38

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri më 15 janar 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese.

Këto masa të autoriteteve kosovare, megjithatë, po hasin në kritika nga komuniteti serb – sektori civil dhe përfaqësuesit politikë.

Si do të ndikojë Ligji për komunikacionin te komuniteti serb?

Nga Policia e Kosovës thanë se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

Megjithatë, deri më tani, kjo praktikë është toleruar për t’u dhënë qytetarëve kohë t’i ndërrojnë targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“Për shembull, nëse dikush shkon në spital, nuk do ta ndalojmë dhe nuk do ta konfiskojmë menjëherë automjetin. Por, nëse i njëjti person ndalohet përsëri në ditët në vazhdim, mund t’i shqiptohet gjobë deri në 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

Si do të ndikojë Ligji për të huajt te komuniteti serb?

Ligji për të huajt mund t’i prekë pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në Kosovë.

Megjithatë, Elshani tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dëbojmë këta persona, nuk do t’i ndajmë nënat nga fëmijët apo baballarët nga fëmijët”, tha ai, duke shtuar se ligji do të zbatohet vetëm për ata që vijnë në Kosovë për turizëm, punë ose studime.

“Zbatimi do të bëhet gradualisht, nuk do të dëbohet askush menjëherë. Për shembull, nëse në orën 02:00 të mëngjesit policia takon dikë në rrugë dhe ai nuk ka dokumente kosovare, ai do të njoftohet që duhet të paraqitet në stacionin policor”, shpjegoi Elshani.

Në manualin “Udhëzuesi për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve në Republikën e Kosovës”, i publikuar vitin e kaluar, shpjegohet procedura për marrjen e lejes për “qëndrim të përkohshëm, afatshkurtër ose të përhershëm”.

Vendimin për lëshimin e lejeve do ta marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut funksionon një universitet që punon brenda sistemit të Serbisë, ku studiojnë ose punojnë shtetas të Serbisë. Po ashtu, punonjës nga Serbia ka edhe në institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe dhe në disa institucione kulturore.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk i njohin këto organe serbe dhe kanë mbyllur shumicën e tyre, përveç institucioneve arsimore dhe shëndetësore.

Reagimet e sektorit civil dhe të politikanëve

Të dhëna të sakta zyrtare se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk ka, pasi pjesëtarët e këtij komuniteti, kryesisht në katër komunat e veriut, e bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2024.

Megjithatë, një raport i organizatës joqeveritare Aktiv nga viti 2024, me titullin “Analiza e trendëve dhe qëndrimeve të komunitetit serb”, nxori në pah se mbi 93% e 503 të anketuarve kanë dokumente kosovare.

Grupi i organizatave serbe joqeveritare ka theksuar më herët se ekzistojnë mijëra serbë të Kosovës që nuk mund të marrin dokumente kosovare, pasi “regjistrimi civil i serbëve të Kosovës, si dhe i pjesëtarëve të tjerë të komuniteteve joshumicë, është penguar për një kohë të gjatë”.

Autoritetet kosovare, në periudhën nga nëntori 2024 deri në prill 2025, u mundësuan serbëve në Kosovë ta marrin shtetësinë “më vonë”, duke pasur parasysh se disa nuk mund t’i merrnin dokumentet kosovare për shkak se posedonin vetëm dëshmi të lindjes, të lëshuara nga institucionet serbe, të cilat Prishtina nuk i njeh.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 14 janar se ka zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësues ndërkombëtarë, lidhur me zbatimin e Ligjit për komunikacionin dhe Ligjit për të huajt, duke theksuar se ka hasur në mirëkuptim, por se nuk ka marrë përgjigje ndaj kërkesave të saj.

“Edhe gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, kemi qenë në kontakt intensiv me përfaqësues ndërkombëtarë dhe kemi përcjellë shqetësimet e qytetarëve tanë, veçanërisht sa u përket pasojave të mundshme nga zbatimi eventual i këtyre vendimeve të dëmshme”, thuhet në reagim.

Lista Serbe u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë sërish zbatimin e këtyre “rregullave”, me qëllim që të gjendet një model i përshtatshëm.

Edhe politikanë të tjerë serbë reaguan ashpër ndaj këtyre masave.

Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili fitoi një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, deklaroi më 13 janar për transmetuesin publik kosovar se masat duhet të shtyhen përsëri, pasi “nuk jemi mjaftueshëm të përgatitur”.

Lëvizja Kombëtare Serbe e Millija Bishevacit, në tetor të vitit të kaluar, u dërgoi një letër të hapur ambasadave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur shqetësim për njoftimin se Ligji për të huajt do të zbatohet “në mënyrë strikte”.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit kërkoi që zgjidhja të gjendet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi këto masa si “hapa të rinj përshkallëzues”.

Kjo zyrë paralajmëroi se, nëse Bashkimi Evropian dhe grupi i Quint-it nuk reagojnë, “Beogradi do të detyrohet të shqyrtojë një përgjigje politike dhe ligjore adekuate ndaj këtyre shkeljeve drastike të të drejtave themelore të popullit serb përmes masave të reja të njëanshme dhe të dhunshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë appeared first on Sinjali.

Trump: Zelensky, jo Putin, po pengon marrëveshjen e paqes në Ukrainë

15 January 2026 at 08:22

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për Reuters, deklaroi se Ukraina – jo Rusia – po e pengon një marrëveshje të mundshme paqeje, një qëndrim që kontraston me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdojnë të theksojnë se Moska nuk ka interes të përfundojë luftën në Ukrainë.

Gjatë një interviste ekskluzive në Zyrën Ovale, Trump shprehu mendimin se presidenti rus Vladimir Putin është gati të mbyllë pushtimin e tij katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa shtoi se Zelensky ishte më i rezervuar në këtë drejtim.

“Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje. Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje”, tha Trump për presidentin rus.

I pyetur pse negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja nuk e kishin zgjidhur ende konfliktin më të madh tokësor të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, Trump u përgjigj: “Zelensky”.

Komentet e Trump sugjeruan një zhgënjim të ri me udhëheqësin ukrainas, transmeton Telegrafi.

Të dy presidentët kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit të parë të rikthimit të Trump në detyrë.

Ndonjëherë, Trump ka qenë më i gatshëm të pranojë garancitë e Putinit në kuptimin e mirëfilltë sesa udhëheqësit e disa aleatëve të SHBA-së, duke frustruar Kievin, kryeqytetet evropiane dhe ligjvënësit amerikanë, përfshirë disa republikanë.

Në dhjetor, Reuters raportoi se raportet e inteligjencës amerikane vazhdonin të paralajmëronin se Putin nuk i kishte braktisur qëllimet e tij për të kapur të gjithë Ukrainën dhe për të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e kundërshtoi atë raport në atë kohë.

Pas disa ndërprerjeve, negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja janë përqendruar në javët e fundit në garancitë e sigurisë për një Ukrainë të pasluftës, për të siguruar që Rusia të mos e pushtojë atë përsëri pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Në terma të përgjithshëm, negociatorët amerikanë e kanë shtyrë Ukrainën të braktisë rajonin e saj lindor të Donbasit, si pjesë të çdo marrëveshjeje me Rusinë.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë thellësisht të përfshirë në bisedimet e fundit, të cilat janë udhëhequr nga ana e SHBA-së nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump.

Disa zyrtarë evropianë kanë hedhur dyshime mbi gjasat që Putini të bjerë dakord me disa kushte të dakordësuara së fundmi nga Kievi, Uashingtoni dhe udhëheqësit evropianë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Zelensky, jo Putin, po pengon marrëveshjen e paqes në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

15 January 2026 at 08:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 46.19% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.42%, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 14.40% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati appeared first on Sinjali.

27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën

15 January 2026 at 07:52

Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, e cila mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe grupet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën appeared first on Sinjali.

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

15 January 2026 at 07:07

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kësaj dite dhe te dale me një person tjetër qe sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u tregoni histerike, por gjeni mënyrën e duhur për te diskutuar qetësisht. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Te dy me partnerin do jeni gati te bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetër do jene te privilegjuar dhe do kenë njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift dhe do kërkojnë t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq te forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kësaj dite Urani do sjelle mosmarrëveshje te shumta për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i yjeve për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

❌
❌