Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Sinjali

Aeroplanmbajtësja amerikane arrin në Lindjen e Mesme

26 January 2026 at 23:53

Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters të hënën, duke zgjeruar aftësitë e presidentit Donald Trump për të mbrojtur forcat amerikane, ose potencialisht për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues kanë kaluar në rajonin e Lindjes së Mesme, i cili është nën komandën qendrore të ushtrisë amerikane, thanë zyrtarët për Reuters.

Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin një “armatë” që shkonte drejt Iranit, por shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroplanmbajtësja amerikane arrin në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

Zjarri përfshin tre banesa në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare

26 January 2026 at 23:50

Tre banesa u përfshinë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të hëne në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Zjarri nisi në një nga banesat dhe më pas u përhap në dy shtëpitë ngjitur.

Si pasojë e flakëve dhe tymit, një vajzë 12-vjeçare u asfiksua dhe u dërgua në spital për ndihmën e parë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje erdhën menjëherë dy mjete zjarrfikëse të qytetit, të cilat lokalizuan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.

Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri përfshin tre banesa në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare appeared first on Sinjali.

Ambasadori Hargreaves takoi Kurtin, kërkohet formimi i institucioneve sa më parë

26 January 2026 at 23:23

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të ZKM-së, në takim u diskutua “për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral”.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori Hargreaves takoi Kurtin, kërkohet formimi i institucioneve sa më parë appeared first on Sinjali.

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump nuk dëshiron të shohë njerëz të vriten në rrugët e Amerikës

26 January 2026 at 23:20

Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka komentuar vrasjen e Alex Pretti dhe “skenën kaotike” në Minneapolis gjatë fundjavës.

“Askush në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin Trump, nuk dëshiron të shohë njerëz të lëndohen ose të vriten në rrugët e Amerikës”, tha ajo nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo theksoi se kjo vlen për Pretti-n, Renee Good, gruan e vrarë në qytet nga një agjent i ICE më 7 janar, agjentët e zbatimit të ligjit dhe “shumë” viktima të dyshuara të krimeve të kryera nga kriminelë të huaj të paligjshëm.

Leavitt tha se FBI-ja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe zyrtarët kufitarë po hetojnë të shtënat.

Leavitt vazhdoi të fajësojë “demokratët e zgjedhur”, përfshirë guvernatorin e Minesotës, Tim Walz dhe kryetarin e bashkisë së Minneapolis, për incidentin, duke thënë: “Kjo tragjedi ndodhi si rezultat i një rezistence të qëllimshme dhe armiqësore nga udhëheqësit demokratë në Minesota”.

Leavitt i akuzon ata se po pengojnë policinë lokale dhe shtetërore të bashkëpunojë me ICE-në dhe pretendon se ata i kanë inkurajuar “agjitatorët e krahut të majtë të ndjekin, regjistrojnë, përballen dhe pengojnë oficerët federalë që thjesht po përpiqen të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ligjshme, gjë që ka krijuar situata të rrezikshme që kërcënojnë si këta oficerë, ashtu edhe opinionin e gjerë dhe banorët e Minesotës”.

Ajo i nxit Walz dhe kryetarin e bashkisë, Jacob Frey, si dhe autoritetet lokale të bashkëpunojnë me agjentët federalë dhe agjendën e Donald Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë thotë se Trump nuk dëshiron të shohë njerëz të vriten në rrugët e Amerikës appeared first on Sinjali.

Dje Burim Shala publikoi fotografi nga Italia – sot iu bastisen zyra dhe shtëpia për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Eko Regjion

26 January 2026 at 23:11

Krimet Ekonomike në Prizren kanë bastisur sot zyrat dhe banesën e Burim Shalës, i dyshuar për përfshirje në keqpërdorime të mundshme në kuadër të Eko Regjionit, ka raportuar sot ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Gazeta Sinjali nga burimet, Shala nuk është gjetur në adresat e kontrolluara.

Kjo pasi i njëjti duket se është jashtë vendit, së paku sipas disa fotografive të publikuara në rrjet.

Konkretisht, Burim Shala ka publikuar dje disa fotografi nga Italia, përkatësisht nga qyteti i Milanos, çka ka shtuar dyshimet se ai aktualisht ndodhet atje.

Nuk dihet nëse autoritetet janë në dijeni të vendndodhjes së tij apo nëse është iniciuar bashkëpunim ndërkombëtar për rastin.

Hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Eko Regjion janë ende në zhvillim, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Dje Burim Shala publikoi fotografi nga Italia – sot iu bastisen zyra dhe shtëpia për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Eko Regjion appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit, Prokuroria urdhëron ndalim 48-orësh

26 January 2026 at 22:40

Një rast i rëndë dhunimi është raportuar në fshatin Dubovik të Deçanit, ku viktimë dyshohet të jetë një e mitur, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur në stacion policor është paraqitur viktima E.G., në shoqërim të xhaxhait të saj, ku ka deklaruar se një person, të cilin fillimisht e kishte identifikuar me emrin T. N. (pa qenë plotësisht e sigurt për identitetin), e kishte marrë me veturë dhe pas largimit disa metra nga shtëpia, pa dëshirën e saj, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Lidhur me rastin, janë njoftuar njësitë e hetimeve të stacionit policor dhe hetuesit rajonalë nga Peja, ndërsa Prokurori për të Mitur ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunim” dhe viktima të paraqitet për intervistim në Hetimet Rajonale në Pejë, në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Ndërkohë, Sinjali mëson se në vazhdim të veprimeve hetimore, më 26 janar 2026, rreth orës 12:00, hetuesit e SHR – Pejë kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin: Miriton Nikqi.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa lidhur me veprimet është njoftuar Prokurorja e Shtetit për të Mitur, e cila ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa priten zhvillime të tjera procedurale në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit, Prokuroria urdhëron ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Lumir Abdixhiku i jep “saber” vetes me një thënie të Ibrahim Rugovës

26 January 2026 at 22:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka cituar fjalët e themeluesit të kësaj partie, Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, se “Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”.

Reagimi i tij vjen pas intervistës së anëtarit të Kryesisë së kësaj partie, Avdullah Hotit, i cili synon ta marrë drejtimin e kësaj partie në Kuvendin e LDK’së, që do të mbahet këtë të shtunë.

“Ata që besojnë, qëndrojnë. Koha i vendos gjërat në vend”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Hoti tha se përgjegjësia për rezultatin e dobët në zgjedhje bie mbi Abdixhikun.

Për të tha se është asset në LDK, duke shtuar se duhet të jetë pjesë e ekipit të lidershipit të kësaj partie.

“Do të vazhdojmë të ndërrojmë kryetarët e LDK’së saherë që kemi rezultate të dobëta. Ai që është në krye, ai e merr përgjegjësinë. Lumir Abdixhiku është asset për LDK’në… Ne nuk i nxjerrim në rrugë kryetarët e LDK’së…Duhet të jetë padyshim pjesë e ekipit të lidershipit të partisë”, shtoi Hoti.

Hoti tha se nëse delegatët vendosin që Abdixhiku të mbetet kryetar, do ta respektoj këtë vendim.

“Absolutisht. As nuk diskutohet. Është vullneti i delegatëve. Për mua, nuk ka rrugë tjetër. Kështu kam vepruar gjithmonë. Vullneti i delegatëve, është ligj”, tha Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lumir Abdixhiku i jep “saber” vetes me një thënie të Ibrahim Rugovës appeared first on Sinjali.

“Na duhet dikush që i bën të gjitha copat e LDK-së bashkë – duhet rikthyer vlerat e partisë”, çka i duhet LDK-së sipas Avdullah Hotit?

26 January 2026 at 22:27

Avdullah Hoti që ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, ka thënë se gjitha pjesët e LDK-së duhet të bashkohen.

Ai ka thënë se LDK duhet t’i rikthehet vlerave të saj.

Tutje, ka thënë se LDK ka potencial të madh, por duhet të ftohen njerëzit e saj që të bëhen pjesë e strukturave.

“Është parakusht bashkimi i gjitha pjesëve të LDK-së, nuk po them LDK është e copëtuar, por LDK ka shumë potencial në terren, gjithë anej në komuna, veçanti në Prishtinë. Njerëz profesionalë që duhet të ftohen që të bëhen pjesë e strukturave të ndryshme të partisë”, ka thënë ai në T7.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Na duhet dikush që i bën të gjitha copat e LDK-së bashkë – duhet rikthyer vlerat e partisë”, çka i duhet LDK-së sipas Avdullah Hotit? appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | 16-vjeçarja dyshohet se u dhunua në Dubovik të Deçanit, u mor me veturë nga një person nga Peja

26 January 2026 at 22:20

Një rast i rëndë dhunimi dyshohet se ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit, ku viktimë është një 16-vjeçare.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur viktima është paraqitur në stacion policor e shoqëruar nga një familjar, ku ka dhënë deklaratë për ngjarjen.

Bazuar në deklarimin e saj, një person i dyshuar nga Peja kishte shkuar te shtëpia e saj dhe më pas e kishte marrë me veturë, ku pas largimit disa metra nga shtëpia, dyshohet se pa dëshirën e saj është kryer marrëdhënie seksuale.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë hetimore dhe Prokurori për të Mitur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Viktima është udhëzuar të paraqitet për intervistim në ditët në vijim, në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | 16-vjeçarja dyshohet se u dhunua në Dubovik të Deçanit, u mor me veturë nga një person nga Peja appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i arrestuari për tentimvrasjen te Moteli “Pisha” në Sllatinë – dyshohet se e grabiti viktimën dhe e la për të vdekur

26 January 2026 at 22:14

Një rast i rëndë kriminal, i cili tronditi Fushë Kosovën, ka marrë epilog të shpejtë hetimor.

Gazeta Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për “Vrasje në tentativë”, rast që ndodhi më 23 janar 2026, rreth orës 15:00, në rrugën Pejës, në Sllatinë, pranë Motelit Villa “Pisha”.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari është identifikuar pas veprimeve intensive hetimore nga njësitë e NJHP-së, ndërsa arrestimi është realizuar më 26 janar 2026.

I dyshuari është: Shkëlzim Jashari, ndërsa viktima në këtë rast është Ajet Krasniqi.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në NJHP – Prishtinë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Në koordinim me Prokurorinë, ndaj tij është marrë vendim për ndalim 48-orësh.

Sinjali mëson se gjatë trajtimit të rastit, hetimet kanë ngritur dyshime serioze se përveç tentimvrasjes, i dyshuari e ka kryer edhe veprën penale “Grabitje”, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash viktimës dhe më pas e ka lënë në gjendje të rëndë, duke e ekspozuar ndaj rrezikut për jetë.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetuesisë, ndërsa priten veprime të tjera procedurale nga Prokuroria.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i arrestuari për tentimvrasjen te Moteli “Pisha” në Sllatinë – dyshohet se e grabiti viktimën dhe e la për të vdekur appeared first on Sinjali.

Yesterday — 26 January 2026Sinjali

Hoti: Zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në

26 January 2026 at 21:43

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”.

Hoti tha se zgjedhjet e fundit ishin “goditje për LDK-në”.

“Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna nëpër Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë”, tha Hoti në T7.

Duke shtuar se “diaspora nuk e ka shkaktuar këtë rezultat”.

“Ne duhet ta pyesim veten pse nuk arrijmë të rrisim besimin tek qytetarët…”, u shpreh Hoti.

“Duhet për të parë nga e ardhmja”, tha Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hoti: Zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në appeared first on Sinjali.

Prishtina në mesin e vendeve me ajrin më të pastër në botë

26 January 2026 at 21:37

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në vendin tonë, kanë ndikuar në cilësinë e ajrit.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sonte është në mesin e qyteteve me ajrin me të pastër në botë.

Sipas matjeve të fundit nga ‘IQ Air’ e cila bën vlerësimin e cilësisë së ajrit në botë, Prishtina sonte renditet ndër shtetet e para për nga cilësia e ajrit.

Grafika shfaq zonën e gjelbër të cilësisë së ajrit.

Kjo vlerë është në nivelin e normales dhe ajri nuk vlerësohet aspak i dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina në mesin e vendeve me ajrin më të pastër në botë appeared first on Sinjali.

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum

26 January 2026 at 21:14

Ekipi i Zjarrfikësve të Kamenicës realizoi një operacion kërkim-shpëtimi për një person të moshuar rreth 85 vjeç.

I moshuari kishte kishte humbur dhe ishte bllokuar në bodrumin e një shtëpie të zbrazët.

Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ekipor bashkë edhe me Policinë dhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ai u nxor i sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum appeared first on Sinjali.

Shefi i NATO-s thotë se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në

26 January 2026 at 21:09

Presidenti amerikan Donald Trump e trazoi aleancën transatlantike duke kërcënuar se do të pushtojë territorin autonom danez – përpara se të tërhiqej pas bisedimeve me Rutte javën e kaluar.

Kriza diplomatike e shkaktuar u dha një vrull të ri atyre që mbështesin Evropën për të marrë një qëndrim më të ashpër kundër Trump, dhe për të thyer varësinë e saj ushtarake nga Uashingtoni.

“Nëse dikush mendon përsëri këtu, se Bashkimi Evropian, ose Evropa në tërësi, mund të mbrohet pa SHBA-në – vazhdoni të ëndërroni. Nuk mundeni”, u tha Rutte ligjvënësve në Parlamentin Evropian.

Ai tha se vendet e BE-së do të duhet të dyfishojnë shpenzimet e mbrojtjes nga objektivi prej pesë përqind i NATO-s i rënë dakord vitin e kaluar në 10 përqind, dhe të shpenzojnë “miliarda e miliarda” për ndërtimin e armëve bërthamore.

“Do të humbni garantuesin përfundimtar të lirisë sonë, që është ombrella bërthamore e SHBA-së. Pra, fat të mbarë”, tha Rutte.

Ish-kryeministri holandez këmbënguli se angazhimi i SHBA-së ndaj klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të Nenit Pesë të NATO-s mbeti “i plotë”, por se Shtetet e Bashkuara prisnin që vendet evropiane të vazhdonin të shpenzonin më shumë për ushtritë e tyre.

“Ata kanë nevojë për një Euro-Atlantik të sigurt, dhe gjithashtu kanë nevojë për një Evropë të sigurt. Pra, SHBA-të kanë çdo interes në NATO”, tha ai.

Kreu i NATO-s përsëriti lëvdatat e tij të përsëritura për Trumpin, për presionin ndaj aleatëve evropianë të pavullnetshëm për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Ai gjithashtu duket se hodhi poshtë një sugjerim të paraqitur nga komisioneri i mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, më parë këtë muaj për një forcë të mundshme mbrojtëse evropiane që mund të zëvendësojë trupat amerikane në kontinent.

“Kjo do t’i bëjë gjërat më të komplikuara. Mendoj se (presidentit rus Vladimir) Putin do t’i pëlqejë. Pra, mendojeni përsëri”, tha Rutte.

Lidhur me Grenlandën, Rutte tha se kishte rënë dakord me Trumpin që NATO do të “merrte më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Arktikut”, por u takon autoriteteve të Grenlandës dhe Danimarkës të negociojnë për praninë amerikane në ishull.

“Unë nuk kam mandat për të negociuar në emër të Danimarkës, kështu që nuk e bëra dhe nuk do ta bëj”, tha ai.

Rutte përsëriti se i kishte theksuar Trumpit koston e paguar nga aleatët e NATO-s në Afganistan, pasi udhëheqësi i SHBA-së shkaktoi zemërim duke minimizuar kontributin e tyre.

“Për çdo dy ushtarë amerikanë që paguan çmimin përfundimtar, një ushtar i një aleati ose partneri, një aleati të NATO-s ose një vendi partner, nuk u kthye në shtëpi. Unë e di që Amerika i vlerëson shumë të gjitha përpjekjet”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i NATO-s thotë se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në appeared first on Sinjali.

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

26 January 2026 at 20:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar nëse do të përfshihet në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së.

Të shtunën Kuvendi LDK-së vendosë nëse do të vazhdojë tutje me Lumir Abdixhikun, apo jo.

Rama tha se ka marrë një mandat katër vjeçar si kryetar i Prishtinës, dhe nuk do të përfshihet në këtë proces të brendshëm.

Por, ai shtoi se do që LDK të jetë lartë e më lartë.

“Unë do t’i ndihmoj sa herë të ka nevojë LDK, dhe kam nevojë LDK të jetë lartë e më lartë. Por nuk do të jem në proces të brendshëm këtë të shtunë. Uroj që LDK të dalë fitues si rezultat i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai në T7.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama appeared first on Sinjali.

Cilët kandidatë për deputetë janë më të dëmtuarit nga zgjedhjet e dhjetorit?

26 January 2026 at 20:22

Rinumërimi i votave të 28 dhjetorit, krahas kandidatëve për të cilët është vjedhur më së shumti ka shpalosur edhe kandidatët të cilët kanë pësuar më së shumti. Janë dhjetëra kandidatë nëpër subjekte politike që humbën qindra vota nga veprimet e manipuluesve

Arian Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pësoi më së shumti nga manipulimi me vota. 

Tahirit, nga rinumërimi i votave deri më tani, i janë rikthyer 878 votat e vjedhura. 

Më së shumti vota, nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 16, përveç Tahirit te PDK-ja u janë vjedhur edhe tre kandidatëve të tjerë për deputetë: Uran Ismailit 663 vota, Përparim Grudës 567 vota e Abelard Tahirit 499 vota. 

E nga LDK-ja, më së shumti vota iu vodhën Paris Gurit, gjithsej 429. 

Top pesëshen e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, që pas rinumërimit iu kthyen votat e vjedhura, e plotësojnë Ukë Rugova me 189 vota, Armend Zemaj me 137, Festim Kabashi me 126 vota e Jasemin Bujari me 121.

Kurse, më të dëmtuarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje janë Alban Bajrami me 298 vota të vjedhura e Hajrullah Ceku me 252 vota. Bajramin e Çekun e pasojnë Shqipe Mehmeti-Selimi me 171 vota, Fatos Geci me 170 vota e Arben Vitia me 155.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më së shumti vota i janë vjedhur Agim Çekut – 98 sosh. Ai pasohet nga Daut Haradinaj me 50 vota të vjedhura, Arton Demhasaj me 43 e Diellza Kukaj me 37.
Deri pasditen e së hënës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë rinumëruar 69.18 për qind e 2 mijë e 557 vendvotimeve.

E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se planifikojnë që i gjithë procesi i rinumërimit të përmbyllet deri të shtunën. 

Por sipas Elezit, shpallja e rezultateve përfundimtare e certifikimi i tyre varet nga procese të tjera.

“Mbetet të shihen nëse do të ketë fillimisht ankesa dhe pastaj natyra e tyre dhe sigurisht edhe vendimmarrja e institucioneve që i ankojnë këto ankesa, PZAP dhe Gjykata Supreme. Se sa kohë pastaj i duhet  KQZ-së për të certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga shpallja e tij kjo varet krejtësisht nga ankesat që paraqiten në këto institucione dhe vendimmarrja e tyre”, tha Elezi. 

Gjetjet gjatë rinumërimit të disa vendvotimeve bënë që KQZ-ja të vendosë për hapjen e të gjitha kutive të votimit. Nga hetimet e deritanishme të zhvilluara nga Prokuroria në Prizren, 22 komisionerëve e një vëzhguesi u është caktuar paraburgim prej një muaji.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cilët kandidatë për deputetë janë më të dëmtuarit nga zgjedhjet e dhjetorit? appeared first on Sinjali.

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur

26 January 2026 at 20:16

Shtatë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të dielën, në një aeroport të shtetit amerikan të Maine, raportoi CNN duke cituar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të SHBA-së.

Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 650 u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it. Pas përplasjes, avioni privat u përfshi nga flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror, i cili ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur appeared first on Sinjali.

Dy persona lëndohen si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani”

26 January 2026 at 20:14

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë të mërkurën rreth orës 16:00.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy persona lëndohen si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani” appeared first on Sinjali.

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

26 January 2026 at 19:15

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023.

“Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte.

Këto deklarata Rutte i bëri gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku po ashtu konfirmoi mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Rutte po ashtu theksoi se NATO-ja është e përkushtuar ndaj situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të rritura viteve të fundit dhe incidenti më i rëndë u regjistrua shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë tre sulmues serb.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Këtij incidenti të armatosur i paraprinë protesta në veri të Kosovës të mbajtura në maj të po atij viti. Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Për ngjarjet në Zveçan, janë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona, dhe disa janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. NATO-ja ka kërkuar që përgjegjësit për të dyja rastet të përballen me drejtësinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë appeared first on Sinjali.

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

26 January 2026 at 18:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin se, sipas saj, “diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi më nuk është i padukshëm apo tolerohet”.

“Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjes së gjuhës shqipe, mospërfshirjen në institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore”, tha Osmani përmes një postimi në X.

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihen edhe si Lugina e Preshevës.

Osmani falënderoi anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, që ka sponsorizuar projektligjin, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast dhe anëtarët e tjerë të këtij trupi që votuan për “avancimin e projektligjit me mbështetje dypartiake”.

Pasi ta kalojë shqyrtimin e plotë, ky projektligj raportohet nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve dhe do t’i dërgohet për votim gjithë Dhomës së Përfaqësuesve. Më pas ai duhet të miratohet edhe nga Senati dhe të nënshkruhet në ligj nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ky projektligj kërkon të vlerësohen çështje me rëndësi, përfshirë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Çështja e diplomave është rregulluar me disa marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe me një marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Kosova i ka respektuar këto marrëveshje.

Ndërkaq, sa i përket pasivizimit, shqiptarët në Luginë shpesh janë ankuar dhe kanë protestuar.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë ankohen edhe për mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, gjë për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare. Kosova i ka ndihmuar ata edhe në sektorë të tjerë, sikurse bujqësia, por është ankuar se Serbia po i bllokon pagesat.

Avancimi i projektligjit është mirëpritur nga politikanë shqiptarë dhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe janë pakica e katërt më e madhe në këtë shtet.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm appeared first on Sinjali.

❌
❌