Normal view

Received — 31 October 2024 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Karçanaj: Të vetmit në Europë që po transpozojmë legjislacionin e BE-së përmes Inteligjencës Artificiale

31 October 2024 at 19:59

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj mori pjesë sot në takimin e Bordit të Rishikimit të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale (DARB) në Washington.

Gjatë eventit treditor të dialogut të nivelit të lartë për Inteligjencën Artificiale në mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë kibernetike, Karçanaj përfaqësoi Shqipërinë si koordinatore kombëtare.

Karçanaj theksoi se viti 2024 ka qenë një vit i veçantë për Shqipërinë, duke shënuar avancimin teknologjik dhe progresin më të lartë në fushën e Inteligjencës Artificiale.

“Ne kemi hedhur baza të forta për përdorimin e përgjegjshëm dhe efektiv të Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, duke u bërë një model për vendet e tjera. Jemi vendi i vetëm në Europë që po përdorim AI në procesin e transpozimit të legjislacionit të BE-së, një zgjidhje që mund të shërbejë si model për vendet që aspirojnë integrimin europian”, theksoi Karçanaj.

Po ashtu, drejtoresha e AKSHI-t nënvizoi se Shqipëria është në një fazë të avancuar të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila do të vendosë një kuadër gjithëpërfshirës për zhvillimin e kësaj teknologjie në vend.

Karçanaj ndau qëndrimet mbi aspiratën e vendit për të qenë lider në Ballkanin Perëndimor për dixhitalizimin, mbrojtjen kibernetike dhe Inteligjencën Artificiale, si dhe vendosmërinë për të ofruar mbështetje të vazhdueshme si anëtar i rëndësishëm i NATO-s.

Po ashtu, ajo shprehu përkushtimin e Shqipërisë për të përmirësuar strategjitë e Inteligjencës Artificiale dhe për të siguruar që teknologjitë moderne të shërbejnë për përmirësimin dhe forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes Aleancës.

“U diskutuan zgjidhjet e avantazheve në përdorimin e ‘GenerativeAI’ dhe metodave të tjera AI dhe ML, në definimin e kërkesave teknike. Theksova, gjithashtu, rëndësinë e përcaktimit të specifikimeve dhe projeksionit për mënyrat efikase të përdorimit të AI, për kohezion, sinergji dhe sinkronizim mes aleatësh”, tha Karçanaj.

1 nga 4

/m.m/j.p/

The post Karçanaj: Të vetmit në Europë që po transpozojmë legjislacionin e BE-së përmes Inteligjencës Artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 8 October 2024 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain

8 October 2024 at 14:39

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 nëntor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

The post Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌