Normal view

Received — 27 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Legjendat e Interit, Toldo dhe Samuel takim me tifozët dhe maratonë në Tiranë

27 April 2026 at 09:57

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Një fundjavë e veçantë sportive dhe komunitare u zhvillua në Tiranë nga Inter Club Albania, ku morën pjesë mbi 500 anëtarë të këtij komuniteti, i konsideruar si më i madhi në botë për klubin italian “FC Internazionale Milano”.

Aktivitetet kulmuan me praninë e dy ish-legjendave të Interit, Francesco Toldo dhe Walter Samuel, të cilët zhvilluan një takim të hapur me tifozët në kryeqytet. Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit patën mundësi të realizonin fotografi dhe të merrnin autografe, si dhe të ndanin kujtime dhe përvoja të lidhura me klubin zikaltër.

Në vijim të aktiviteteve, u organizua edhe “Inter Club Run”, një maratonë me karakter bamirësie në rrugët e Tiranës, e hapur për të gjithë anëtarët.

Gara përfundoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit në kategori të ndryshme, ku çmimet u dorëzuan nga vetë Toldo dhe Samuel.

Sipas organizatorëve, kjo fundjavë konfirmoi edhe një herë lidhjen e fortë të tifozëve shqiptarë me klubin italian, si dhe rëndësinë e rrjetit ndërkombëtar të Inter Club, i cili numëron mbi 140 klube jashtë Italisë në 73 vende të botës.

Inter Club Albania është vlerësuar së fundmi si klubi më i madh në nivel global, me mbi 3,200 anëtarë të regjistruar, duke e bërë Shqipërinë një nga qendrat më aktive të tifozërisë zikaltër në botë.

/gj.m/a.f/

The post Legjendat e Interit, Toldo dhe Samuel takim me tifozët dhe maratonë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 4 January 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Asllani drejt rikthimit te Interi, sinjale për fundin e huazimit te Torino

4 January 2026 at 13:19

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Kristjan Asllani është shumë pranë rikthimit te Interi, duke sinjalizuar mbylljen e parakohshme të aventurës së tij te Torino.

Sipas asaj që raporton “Toro Goal”, mesfushori shqiptar nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme Verona–Torino, një vendim që nuk lidhet me probleme fizike apo dëmtime.

Mungesa e Asllanit nga lista e të grumbulluarve lidhet me zhvillime të reja në të ardhmen e tij sportive, duke e bërë gjithnjë e më të mundshëm kthimin e tij te zikaltrit.

Asllani ishte huazuar për një sezon nga Interi te Torino, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit, por gjithçka tregon se kjo klauzolë nuk do të aktivizohet.

Gjatë qëndrimit te Torino, Asllani ka pasur hapësira të kufizuara dhe nuk ka arritur të konsolidohet si titullar i padiskutueshëm, çka ka ndikuar në vendimin për ndërprerjen e huazimit.

Rikthimi i tij te Interi pritet të vlerësohet nga stafi teknik, i cili do të vendosë për rolin e mesfushorit shqiptar në vazhdim ose për një zgjidhje tjetër në merkato.

Zhvillimet e ardhshme priten në ditët në vijim, ndërsa rikthimi i Asllanit te Interi duket tashmë një çështje kohe.

/gj.m/a.f/

The post Asllani drejt rikthimit te Interi, sinjale për fundin e huazimit te Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 21 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Asllani lë Interin, gati huazimi tek Torino

21 August 2025 at 14:22

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka përzgjedhur skuadrën e Torinos si klubin e tij të ardhshëm.

Asllani lë kështu zikaltërit e Interit, duke kaluar në një huazim 1,5 milionë euro, me të drejtë blerje për 12 milionë euro tek Torino.

Mesfushori shqiptar zgjodhi të ardhmen e tij, duke realizuar kushtin kryesor, atë të qëndrimit në Serie A italiane. Vullneti i lojtarit u plotësua nga Torino, me 23-vjeçarin që i ka thënë “Po” klubit torinez dhe marrëveshja është praktikisht e mbyllur.

Interi do të provojë të mbyllë sa më shpejt negociatat me klubin “granata”, për të evituar të papritura.

Më parë zikaltërit kishin arritur marrëveshjen me Betisin për shitjen e Asllanit, por mesfushori shqiptar nuk dëshironte të largohej nga Italia. Më pas ishte mesfushori ai që refuzoi transferimin te Bologna për 10 milionë euro, plus 40 përqind të vlerës në rast të rishitjes.

Problem në atë rast ishte rroga, me 300 mijë euro diferencë mes kërkesës dhe ofertës. Nga situata e krijuar përfitoi Torino, që do ta huazojë kuqeziun për 1,5 milionë euro dhe ka të drejtën e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro.

Asllani zgjodhi projektin e Torinos, aty ku luan edhe Ardian Ismajli dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

/gj.m//a.f/

The post Asllani lë Interin, gati huazimi tek Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 11 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bologna në garë për Asllanin, Interi kërkon 18 milionë euro

11 August 2025 at 17:40

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani duket se është në prag largimi nga Interi, pasi nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve.

Klubi e ka vendosur në treg, por deri tani 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e Sassuolos dhe Betisit, duke preferuar të qëndrojë në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Bologna është interesuar në orët e fundit. Dëmtimi i Leuis Ferguson, i cili do të mungojë për një muaj, ka shtyrë kuqeblutë të kërkojnë një zëvendësues të menjëhershëm. Drejtuesit Marco Di Vaio dhe Giovanni Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi kalimin në ekip, duke pasur edhe mundësinë të luajë në Europa League.

Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin, shifër që konsiderohet e lartë nga Bologna. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi që mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, diçka që do ishte edhe në favor të Interit për të liruar organikën.

/gj.m/r.e/

The post Bologna në garë për Asllanin, Interi kërkon 18 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 1 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është vënë në qendër të merkatos së Serisë A.

Sipas medieve italiane, Bologna ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar, duke e vlerësuar kartonin e tij në 13 milionë euro.

Trajneri Vincenzo Italiano ka kërkuar me ngulm afrimin e Asllanit, duke e konsideruar atë një profil ideal për projektin e tij teknik.

Ish-lojtari i Empolit dhe aktualisht pjesë e Interit, është vlerësuar për disiplinën taktike që ka treguar, pavarësisht moshës së re dhe hapësirave të kufizuara në formacionin zikaltër.

Interi ndodhet përballë një dileme, të përfitojë nga oferta prej 13 milionë eurosh, apo ta mbajë në skuadër si pjesë e planeve të trajnerit të ri, Cristian Chivu.

Vendimi për të ardhmen e Asllanit pritet të merret pas disa ditësh.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 30 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Kristjan Asllani në finalen e dytë të Ligës së Kampioneve

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, mund të bëhet futbollisti i parë shqiptar që mund të fitojë një finale të Ligës së Kampionëve.

Në vitin 2023, ai ishte pjesë e skuadrës italiane të Interit që arriti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester City duke u bërë kështu lojtari i parë shqiptar që arrinte në këtë fazë të turneut .

Megjithëse Asllani nuk luajti asnjë minutë në atë finale, ai mori medaljen e argjendtë si pjesë e ekipit.

Nëse Interi do të kishte fituar atë ndeshje, Asllani do të ishte bërë lojtari i parë shqiptar që fitonte një Champions League.

Pas asaj finaleje, Asllani ka vazhduar të luajë me Interin, duke kontribuar në fitimin e titujve të Serie A dhe Kupës së Italisë.

PSG dhe Inter do diskutojnë trofeun e Champions League në finalen që do zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut duke nisur nga ora 21:00./  /a.f/

The post FUTBOLL – Kristjan Asllani në finalen e dytë të Ligës së Kampioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 1 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Barazim dramatik në gjysmëfinalen e CL Barcelona-Inter

BARCELONË, 30 prill /ATSH-DPA/ – Barcelona u përpoq shumë pas disavantazhit 0-2 dhe atij 2-3 duke barazuar 3-3 kundër një Interi të pamëshirshëm, në ndeshjen e parë emocionuese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua sonte.

Marcus Thuram u rikthye nga lëndimi për të shënuar golin e parë, rreth 30 sekonda pas fillimit të ndeshjes, dhe Denzel Dumfries shënoi golin e dytë me një roveshatë për Interin në minutën e 21-të kundër katalanasve të tronditur që kërkonin tripletën.

Lamine Yamal, duke luajtur ndeshjen e tij të 100-të me Barcën në moshën 17 vjeç, shënoi një gol në minutën e 24-të, dhe Ferran Torres shënoi golin e barazimit në minutën e 38-të të një pjese të parë që të linte pa frymë.

Dumfries riktheu epërsinë e Interit në minutën e 63-të me golin e tij të dytë, por kjo zgjati vetëm dy minuta para se Barca ta barazonte rezultatin në 3-3, kur gjuajtja e Raphinhas në traversës përfundoi në portën e portierit të Interit, Yann Sommer.

Yamal goditi gjithashtu traversën dy herë, dhe tani gjithçka pritet në ndeshjen e kthimit, të martën në Milano, me fituesin e këtij takimi që kalon në finalen e 31 majit në Mynih.

Kundërshtari do të jetë ose Paris Saint-Germain ose Arsenal, me PSG që fitoi dje në mbrëmje 1-0 në Londër./ a.jor.

The post FUTBOLL – Barazim dramatik në gjysmëfinalen e CL Barcelona-Inter appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 14 April 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Gonxhja me ish-kapitenin e Interit, Ranocchia: Mundësi konkrete për ngritjen e një “Inter Football Academy” në kryeqytet

14 April 2025 at 18:09

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ish-kapitenin e skuadrës italiane të Interit, Andrea Ranocchia, i cili vizitoi Shqipërinë këtë fundjavë.

Gonxhaj dhe Ranochia biseduan për një mundësi konkrete për të ngritur  “Inter Football Academy” në kryeqytet, së shpejti.

Gonxhja theksoi se, kjo do të ishte një ide dhe objektiv i merituar për punën e shkëlqyer që po bën Inter Club Albania dhe do të ishte një mundësi e artë zhvillimi sportiv e edukativ për Kombinatin e në rang vendi.

“Me ish-Kapitenin Andrea Ranocchia dhe delegacionin zyrtar te Inter në Tiranë, folëm për mundësinë konkrete të një “Inter Football Academy” në kryeqytet, së shpejti, një ide dhe objektiv i merituar për punën e shkëlqyer që po bën Inter Club Albania, ku jemi të përfshirë, që do të ishte një mundësi e artë zhvillimi sportiv e edukativ për Kombinatin e në rang vendi, çka do ta ndjekim si projekt e si pasion zikaltër në bashkëpunim me komunitetin e sportit dhe strukturave tona sportive!”, shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

The post Gonxhja me ish-kapitenin e Interit, Ranocchia: Mundësi konkrete për ngritjen e një “Inter Football Academy” në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 23 January 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter

23 January 2025 at 09:45

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Trajneri Silvinjo dhe stafi i ekipit kombëtar kanë nisur një tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane.

Stafi kuqezi me në krye trajnerin kanë udhëtuar dje drejt Çekisë ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga – Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”.

Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët luajnë për këto skuadra, Kristjan Asllanin, Qazim Laçin e Indrit Tucin teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares si edhe për kualifikueset e Botërorit.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me to. Duhet theksuar se trajneri është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët.

1 nga 2

/a.f/

The post Trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares ndjekin sfidën e Champions, Sparta Pragë-Inter appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 28 October 2024 Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Dashnori” nga Harold Pinter në Qendrën e Artit “Agimi”

28 October 2024 at 12:26

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Fundjava që lamë pas, solli në Qendrën e Artit “Agimi” shfaqjen “Dashnori” të nobelistit Harold Pinter.

Drama u vu në skenë nga regjisori Irvin Muçaj, përmes interpretimit të aktorëve Ola Harizaj dhe Erion Kame, shoqëruar nga muzika e Rael Hoxhës.

“Dashnori” (The Lover) ka një akt dhe është shkruar nga Pinter në vitin 1962. Fillimisht ajo u shkrua për televizion, por më vonë u vu në skenë. “The Lover” është vënë në skenë me sukses si një komedi ironike nga njëra anë dhe si një dramë nervoze, nga ana tjetër dhe siç ndodh shpesh me Pinter-in, shfaqja i përmban të dyja.

Dramaturgu e bën audiencën të besojë se në shfaqje janë tre personazhe: gruaja, burri dhe dashnori. Por dashnori që telefonon pasditeve zbulohet se është bashkëshorti që hiqet si i tillë. Ai luan dashnorin për të: ndërsa gruaja luan sikur ka dashnor. Ndërsa shfaqja vazhdon, burri (në fillim si dashnor dhe më pas si bashkëshort) shpreh dëshirën për të ndaluar shtirjen e tradhtisë bashkëshortore, gjë që e tmerron gruan. Më në fund, burri papritmas kthehet në rolin e të dashurit.

Harold Pinter ishte një dramaturg, skenarist, regjisor dhe aktor britanik. Fitues i çmimit Nobel, Pinter ishte një nga dramaturgët modernë britanikë më me ndikim, me një karrierë shkrimtari që zgjati më shumë se 50 vjet. Ai gjithashtu drejtoi ose aktroi në radio, skenë, televizion dhe prodhime filmike të veprave të tij dhe të të tjerëve.

/r.e/a.f/

The post “Dashnori” nga Harold Pinter në Qendrën e Artit “Agimi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌