Normal view

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

13 August 2026 at 22:01

Në një Rusi të goditur thellë nga pasojat njerëzore dhe ekonomike të konfliktit në Ukrainë, mbijetesa e përditshme po ndërthuret me fenomenin e ri dhe cinik të quajtur “ekonomia e vdekjes”. Gjithnjë e më shumë gra po hyjnë në martesa me shpejtësi rrufe me burra që nisen drejt frontit, me qëllimin e vetëm për të trashëguar kompensimet e majme shtetërore në rast të vdekjes së tyre në betejë.

Sipas raportimeve nga kryeqyteti rus, forca kryesore shtytëse pas këtij fenomeni është e natyrës thjesht financiare.

Milionat e “parave të arkivolit”

Përmes një kombinimi të subvencioneve federale, sigurimeve shoqërore dhe bonuseve që ofrojnë rajonet e ndryshme, dëmshpërblimi për një ushtar të rënë – të njohura lokalisht si “grobonosnye” apo “paratë e arkivolit” – mund të arrijë nga 12 deri në 15 milionë rubla.

Në provincat më të varfra të Federatës Ruse, kjo shumë përfaqëson një pasuri marramendëse, e cila është e barabartë me dekada të tëra pune me pagë mesatare. Sipas kuadrit ligjor rus, bashkëshortja zyrtare përfiton automatikisht pjesën më të madhe të këtij kompensimi, duke e ndarë atë vetëm me prindërit apo fëmijët e ushtarit, shpesh në dëm të pjesës tjetër të familjes biologjike.

Lehtësimet burokratike dhe shfrytëzimi i ushtarëve beqarë

Skema funksionon falë lehtësirave burokratike që qeveria vendosi për të mobilizuarat: dasmat mund të lidhen zyrtarisht brenda pak orësh, duke anashkaluar periudhën e zakonshme njëmujore të pritjes.

Shënjestra kryesore e këtyre martesave të shpejta janë ushtarët beqarë, të burgosurit e rekrutuar direkt nga qelitë, ose të rinjtë pa një rrjet të fortë mbështetës familjar. Në momentin që ushtari vritet në luftime, e veja merr menjëherë pjesën e saj financiare dhe zhduket, duke lënë pas përplasje të ashpra gjyqësore me prindërit apo fëmijët nga martesat e mëparshme të të ndjerit.

“Ne po dëshmojmë manifestimin më të egër të ‘ekonomisë së vdekjes’, ku vlera financiare e humbjes së jetës në front tejkalon çdo mundësi fitimi gjatë gjithë jetës,” vërejnë sociologët që studiojnë këtë dinamikë shoqërore.

Pavarësisht rritjes së numrit të padive civile nga familjarët e tronditur për të anuluar këto martesa si të rreme, vërtetimi i mashtrimit ose keqbesimit në gjykatë mbetet mjaft i ndërlikuar, duke e lënë të hapur këtë treg cinik që ushqehet nga tragjedia e luftës.

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

13 August 2026 at 21:52

Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar se një shtetas rus është arrestuar nën dyshimin se ka planifikuar vrasjen e një shtetasi amerikan me origjinë ukrainase në Varshavë.

Në deklaratën për mediat të bërë të enjten, Tusk nuk bëri të ditur identitetin e personit që dyshohet se ishte objektivi. Megjithatë, ai tha se shtetasi amerikan konsiderohej “i papërshtatshëm për regjimin e Putinit” dhe se autoritetet polake e arrestuan të dyshuarin më 7 gusht.

Tusk shtoi se ky rast përbën incidentin e parë të njohur ku “dikush me urdhër të Rusisë” vendos të sulmojë një shtetas amerikan në territorin e një vendi tjetër anëtar të NATO-s. Ai e cilësoi ngjarjen si një “sinjal shumë të rrezikshëm” dhe falënderoi shërbimet polake të sigurisë.

Në momentin e fundit, falë veprimit të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme dhe policisë, arritëm ta parandalojmë këtë ekzekutim, këtë sulm”, tha Tusk.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ky plan i dyshuar vjen në një kohë kur janë shtuar kërcënimet që lidhen me Rusinë, e cila është akuzuar për vrasjen e kritikëve të saj jashtë vendit, përfshirë përmes vrasësve me pagesë dhe helmimeve.

Që prej 24 shkurtit 2022, Rusia është përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë me Ukrainën, pas nisjes së pushtimit që u drejtua edhe në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Presidenti rus Vladimir Putin, megjithatë, e ka lidhur pjesërisht konfliktin me NATO-n, duke akuzuar aleancën ushtarake se synon të zgjerojë ndikimin e saj drejt lindjes. NATO ka mbështetur Ukrainën politikisht dhe me ndihmë ushtarake, duke theksuar se vendi i Evropës Lindore ka të drejtë të vetëmbrohet.

Megjithatë, pasojat e luftës janë ndier në të gjithë rajonin. Vendet evropiane kanë shprehur shqetësim në rritje për qëndrimin agresiv të Rusisë, ndërsa avionët ushtarakë rusë kanë fluturuar vazhdimisht pranë hapësirës ajrore të NATO-s.

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

13 August 2026 at 21:43

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka publikuar në Fletoren Zyrtare kërkesat zyrtare për shpronësim për interes publik që prekin disa pasuri private. Projektet përfshijnë ndërhyrje rrugore me rëndësi vendore dhe kombëtare në qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Të gjithë personat fizikë ose juridikë që preken nga këto projekte – qoftë ata të pasqyruar në listat zyrtare apo subjekte të tjera që pretendojnë pronësinë – kanë një afat prej 15 ditësh nga data e publikimit për të paraqitur pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë bashkive përkatëse, Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) apo vetë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

  1. Rikonstruksioni i segmentit rrugor “Shën Gjergji” – “Naun Kaçaku” (Fier)

Në kuadër të projektit për rikonstruksionin e segmentit rrugor nga ish-ura me shkallë deri te stacioni i Patosit në Fier, Bashkia Fier ka kërkuar amendimin e vendimit ekzistues të Këshillit të Ministrave (VKM nr. 94, datë 12.2.2025).

Subjekti kërkues: Bashkia Fier

Lloji i pasurisë: Truall (Zona kadastrale 8531, pasuria nr. 114/2)

Vlera totale paraprake e shpronësimit: 295,255 lekë

Bashkëpronarët e prekur: Eugjen Dëma, Suzana Rezhda, Pranvera Beka, Ylli Dëma dhe Mimoza Veli.

  1. Korridori VIII: Aksi rrugor Elbasan – Lekaj (Loti I: Elbasan – Papër)

Projekti për studim-projektimin e aksit rrugor Elbasan–Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, përfshin shtesa në VKM-në nr. 221 (datë 1.4.2026). Shpronësimet prekin kryesisht toka të llojit “arë” dhe “truall” në zonat kadastrale përreth Elbasanit dhe Papërit.

Subjekti kërkues: Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

Vlera totale paraprake e shpronësimit: 4,339,554.6 lekë

Llojet e pasurive: Tokë “arë” dhe “truall” (në zonat kadastrale 3965, 3702, 3764, etj.)

Pronarët e prekur: Përfshijnë disa familje dhe bashkëpronarë, mes të cilëve familjet Lena, Subashi, Bullari, Gjata, Çela, Çepa, Kurti, Ballhysa, si dhe sipërfaqe të caktuara shtetërore.

  1. Ndërtimi i rrugës Kashar – Nyja Vaqarr (Fazat I dhe II)

Projekti infrastrukturor në periferi të kryeqytetit lidhet me ndryshimet në VKM-në nr. 317 (datë 6.5.2026) për segmentin Kashar–Vaqarr.

Subjekti kërkues: Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

Vlera totale paraprake e shpronësimit: 3,545,205 lekë

Pasuria e prekur: Zona kadastrale 1017, pasuria nr. 36/1 (154.5 m² truall dhe godinë banimi 1-katëshe me sipërfaqe 51.5 m²)

Pronari i prekur: Dervish Hysen Gjoka

Udhëzim për qytetarët

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin rikujton se vlerësimi financiar është llogaritur mbi bazën e kartës së vlerës së tokës (VKM nr. 89, datë 3.2.2016) dhe kritereve teknike për objektet e banimit (VKM nr. 138, datë 23.3.2000). Çdo ankesë ose dakordësi duhet të depozitohet zyrtarisht brenda afatit 15-ditor pranë zyrave përgjegjëse.

“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

13 August 2026 at 21:34

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë masivin pyjor në Peshtan të Madh, në bashkinë Fier, ndërsa situata paraqitet shqetësuese për shkak të erës së fortë dhe terrenit të pyllëzuar.

Për situatën ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe dëmet e mundshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Baçi shkruan: “Zjarri në Peshtan të madh të bashkisë Fier, në këto momente, paraqet rrezikshmëri të lartë.. Era e fortë, pishat e larta, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe parandalim të përhapjes së flakëve, për të evidentuar dëmet që mund të shkaktohen Kujtojmë se para pak ditësh, një i zjarr i përmasave të mëdha, në Peshtan të vogël, rezultoi me shumë dëme, në pemëtari dhe ullinj.”

Shoqatat e Transportit paralajmëruan reduktim të flotës, reagon Administrata Tatimore

13 August 2026 at 21:26

Pas paralajmërimit nga Shoqatat e Transportit, se do të reduktojnë flotën urbane nëse s’marrin përgjigje nga qeveria për kompensimin e karburantit, ka reaguar Administrata Tatimore.

Sipas Administratës Tatimore ka përfunduar në 1 gusht 2026 proçesi i aplikimit për kompensimin e transportit publik

Administrata Tatimore po kryen kompensimin e 95 subjekte që kanë aplikuar për të përfituar nga skema e kompensimit për rritjen e çmimit të karburantit.

Vlera totale e kompensimit për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës arrin në 110.7 milionë lekë. Shifrat nuk përfshijnë kompensimin për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Numri i subjekteve që kanë aplikuar për t’u kompensuar nga Bashkia e Tiranës pranë Administratës Tatimore është 20 për një vlerë prej 66.1 milion lekë”, thuhet në njoftim.

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

13 August 2026 at 21:10

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike në disa qarqe, ku sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 20:00 janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri.

Aktualisht janë në ndjekje 18 vatra, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa në disa zona rreziku për banesat është shmangur.

Në qarkun Dibër, vijon situata më e vështirë. Një nga zonat ku është përqendruar angazhimi më i madh është Gurë-Lurë. Zjarri vijon në dy drejtime, ndërsa forcat operacionale kanë arritur të vendosin nën kontroll perimetrin pranë banesave, duke shmangur rrezikun për djegien e tyre. Në terren janë angazhuar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor.

Ndërhyrja vijon edhe në Qafën e Helmes, ku operojnë MZSH, forca bashkiake dhe struktura të njësisë administrative Selishtë.

Edhe në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër, vijon puna e strukturave të MZSH-së, ADZM-së dhe vullnetarëve, me mbështetje nga ajri të Forcave të Armatosura.

Pavarësisht terrenit të vështirë dhe përhapjes së mëparshme të zjarrit, autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Lugaxhi të Elbasanit, situata vijon të kërkojë ndërhyrje të forcave në terren, pasi zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Në operacion janë angazhuar MZSH, shërbimet pyjore, ASHP, forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, me mbështetje nga Forcat e Armatosura. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërhyrjet vijojnë edhe në Dardhë dhe Shalës.

Në Nëmerçkë dhe Dhëmbel të Përmetit, disa vatra vijojnë në zona me terren të vështirë. Forcat në terren po punojnë për izolimin e tyre, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Trojë të Mirditës, operacionit i janë bashkuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, në mbështetje të MZSH-së, forcave bashkiake, policisë dhe vullnetarëve.

Në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, Shkodër, vijon puna për izolimin e plotë të vatrave. Në Goraj-Budishtë situata po shkon drejt izolimit dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Ndërkohë, vatra në Kryezi është nën kontroll.

Në Krujë, situata ka shënuar përmirësim. Në Abaze ndërhyrja e forcave operacionale dhe e Forcave të Armatosura, e mbështetur nga një helikopter, ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll. Ndërkohë, në Bojë, Krastë dhe Halil nuk raportohen më vatra aktive.

Në Finiq, vatrat në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.

Në Moravë të Devollit, ndërhyrja e MZSH-së ka bërë gjithashtu të mundur vendosjen e situatës nën kontroll.

Për përballimin e situatës vijon një angazhim i gjerë dhe i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, një autobot, tre ambulanca, nëntë mjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të sistemit të Mbrojtjes Civile.

Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

13 August 2026 at 15:00

Një 32-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat 36 orë pasi mbeti e bllokuar nën një ndërtesë të shembur, pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë.

Daniela Largo u shpëtua në qytetin Pereira pas një operacioni 10-orësh. Ekipet e zjarrfikësve arritën tek ajo përmes një tuneli të hapur nën katër pllaka të rënda betony, që e kishin zënë poshtë.

Nëna e saj tregoi për AFP-në se një banor i zonës kishte dëgjuar zërin e Danielës duke kërkuar ndihmë nën rrënoja. Pas mbërritjes së ekipeve të emergjencës, një kamerë e vogël ndihmoi në përcaktimin e vendndodhjes së saj. Shpëtimi ishte veçanërisht i vështirë për shkak të katër pllakave të betonit, që bllokonin rrugën. Zjarrfikësit vendas, të ndihmuar nga kolegë të ardhur nga Bogota dhe nga ekipet e reagimit ndaj fatkeqësive të policisë kombëtare, hapën dy tunele për të arritur tek 32-vjeçarja.

Përmes tunelit të parë, i hapur nga sipër, ekipet mundën t’i siguronin oksigjen. Megjithatë, ishte tuneli i dytë, i hapur nga poshtë, ai që u mundësoi shpëtimtarëve ta nxirrnin gruan të gjallë. Presidenti kolumbian Abelardo de la Espriella e cilësoi shpëtimin e saj si një lajm që sjell shpresë. Nëna e Danielës tha se në shtëpi e pret djali i saj 12-vjeçar.

Tërmeti ka shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash. Sipas autoriteteve, të paktën 265 persona kanë humbur jetën dhe 496 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Pereira, një nga qytetet e prekura në rajonin e kafesë, ka regjistruar të paktën 79 viktima, ndërsa në Cali janë raportuar 95 të vdekur. Në Pereira janë shembur të paktën 92 ndërtesa, ndërsa 15 persona besohet se ndodhen ende nën rrënoja dhe 37 të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Nga sherri te plumbat | Zbardhet konflikti në Tiranë, 10 persona të përfshirë

13 August 2026 at 14:53

Policia e Tiranës ka zbardhur një konflikt të ndodhur rreth mesnatës së 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Në total janë identifikuar 10 persona të përfshirë, 4 prej të cilëve janë arrestuar, 4 po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, konflikti nisi pas një përplasjeje fizike mes një 17-vjeçari dhe disa personave, ndërsa më pas grupi shkoi me motomjete pranë banesës së tyre, ku njëri prej vëllezërve dyshohet se qëlloi me armë drejt tyre.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.  Nga vendngjarja u sekuestruan një thikë dhe sende të tjera në funksion të hetimit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Situata”.

Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa shtetasve, rreth mesnatës së datës 11 gusht, në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku dhe u qëllua me armë zjarri.

Identifikohen 10 shtetasit e përfshirë. Vihen në pranga 4 prej tyre, procedohen penalisht 4 dhe shpallen në kërkim 2.

Sekuestrohen nga vendngjarja, 1 mjet prerës (thikë) dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin përfshirë në një konflikt në rrugën “Gjolekë Kokona”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shtetasit e përfshirë në konflikt, përgjegjësitë e tyre, si dhe rrethanat e rastit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Situata”:

-u arrestuan shtetasit R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; K. K., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 4 shtetas gjithashtu të përfshirë në konflikt;

-u shpallën në kërkim shtetasit F. F., 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe C. B., 32 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi i arrestuar R. F. ka fyer një të mitur të proceduar në gjendje të lirë. Si pasojë, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin R. F., vëllanë e tij, shtetasin S. F., dhe me miq të këtyre të fundit. Më pas, i mituri dhe miqtë e tij kanë shkuar me motomjete, te banesa e vëllezërve, nga ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjeteve, vëllai tjetër i tyre, shtetasi i shpallur në kërkim, F. F., pa dëmtuar askënd.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

13 August 2026 at 14:46

Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës kanë njoftuar se për shkak të një defekti në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG-ut, do të ketë kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë në zonat e Daiasit dhe Lundrës.

Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve, defekti nuk prek zona të tjera të qytetit të Tiranës.

Stafi teknik i UKT-së ka nisur menjëherë punën për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë në këto dy zona.

Mëngjesin e sotëm një tubacion uji shpërtheu pranë Urës së TEG-ut në Tiranë, duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë.

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Gusht 2026

13 August 2026 at 14:36

Dashi

Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe nuk do komunikoni aspak me partnerin. As beqaret nuk do jene gati për te filluar një lidhje kështu qe do mbeten me te njëjtin status qe kane qene. Financat duhet t’i mbani gjate gjithë kohës ne vëmendje sepse vetëm ne këtë mënyrë gjendja do mbetet e stabilizuar.

Demi

Urani do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kënaqen edhe me disa takime apo disa aventura kalimtare, prandaj nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje serioze. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur qe te mundeni ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin mire.

Binjaket

Do jeni shume konfuze gjate gjithë kësaj dite dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar ne jetën tuaj ne çift. Mundohuni te flisni sa me hapur me partnerin ne mënyrë qe te sqaroheni. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa asnjë surprize. Ne planin financiar asgjë nuk do ece mire sepse do kryeni shpenzime te konsiderueshme vetëm qe t’ia plotësoni qejfin vetes.

Gaforrja

Tregohuni me te dashur me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te rrjedhin ashtu si duhet. Po u treguat kokëfortë dhe po nuk pranuat te bashkëpunoni do keni probleme. Beqareve do ju ndryshoje shpeshherë humori dhe as vete nuk do e dini çfarë te bëjnë. Ndikimi i yjeve do jete goxha pozitiv për sektorin e financave. Do ndiheni te qete edhe kur te kryeni ndonjë shpenzim me shume.

Luani

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume normale dhe pa surpriza. Beni thjesht atë qe ndjeni pa menduar për te ardhmen. Beqaret nuk do mund t’I shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju marre një tjetër drejtim. Çështjet financiar do jene delikate. Matuni disa here para se te kryeni çfarëdo lloj shpenzimi sepse nuk do ketë me kthim mbrapa.

Virgjeresha

Pas një periudhe delikate për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e rigjeni qetësinë dhe do flisni hapur me partnerin. Zemra do ndiheni akoma me mire. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe disa prej personave do ju duken te përshtatshëm për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar situata mund te marre drejtimin e gabuar dhe do keni vështirësi te paimagjinueshme.

Peshorja

Rrethanat nuk do jene shume te mira sot për jetën tuaj ne çift kështu qe here pas here do keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person me te cilin shume shpejt do mund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Sektori i financave do mbetet delikat dhe nuk do mund te kryeni dot asnjë lloj shpenzimi. Beni shume kujdes.

Akrepi

Sot do jeni me gati se kurrë për te marre vendime te rëndësishme ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do ju ece si e kishit ëndërruar. Beqaret do ndihmohen nga yjet, por vetëm për aventura kalimtare e emocionuese. Do jete ne dorën e tyre nëse do duan te përfitojnë apo jo. Për financat do jete një dite e zakonshme dhe pa ndonjë problem serioze. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes.

Shigjetari

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te jete e mbrojtur. Para se te flisni do i mendoni shume here gjerat. Beqaret ka rrezik te bëjnë çmenduri te cilat do i emocionojnë për momentin, por me pas do ju sjellin probleme dhe vuajtje. Ne planin financiar pas shume përpjekjeve do mund t’iu gjeni zgjidhje problemeve.

Bricjapi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire dhe asgjë nuk ka për te ecur keq. Beqaret do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status edhe pse do bëjnë te pamundurën për te ndryshuar. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar kokëfortë dhe po nuk hoqët dore nga shpenzimet e tejskajshme do keni probleme

Ujori

Dite shume e ndërlikuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit menduar dhe shpeshherë do ndiheni keq. Beqaret do mund ta takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Kryeni vetëm shpenzimet me te domosdoshme dhe asgjë me shume sesa aq.

Peshqit

Do e nisni ditën mbare sot ju qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ju ecin me se miri. Ne çdo moment do mendoni edhe për vete edhe për atë qe keni ne krah. Beqaret do jene më me shume fat se kurrë me pare dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Beni kujdes qe te mos keni vështirësi.

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

13 August 2026 at 14:17

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, zhvilluan një inspektim në Sarandë për të parë nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në një periudhë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve që hyjnë në vend përmes porteve dhe pikave kufitare vijojnë të rriten, autoritetet kanë vendosur në fokus garantimin e sigurisë, rendit publik dhe reagimin e shpejtë të strukturave ligjzbatuese.

Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe përgjegjësi më të mëdha për Policinë e Shtetit, veçanërisht në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.

“Ne kemi tre mesazhe kryesore si Ministri e Punëve të Brendshme. Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e turistëve. Sa më shumë ata vijnë e vizitojnë jo vetëm Sarandën, por gjithë bregdetin shqiptar, kjo nënkupton më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai nënvizoi se gjatë sezonit turistik nuk do të tolerohet paligjshmëria, ndërsa reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë së Shtetit ndaj çdo kërkese për ndihmë është thelbësor për forcimin e besimit të qytetarëve dhe turistëve.

“Do të lejojmë zero paligjshmëri, qoftë në kuptim të aktiviteteve kriminale, paligjshmërive të ndryshme, ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Kurdoherë që kërkohet ndihmë nga qytetarët, reagimi i shpejtë, i menjëhershëm i Policisë së Shtetit është kritik, është i rëndësishëm”, theksoi Lamallari.

Ministri i Punëve të Brendshme vuri gjithashtu theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional, duke e cilësuar garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe cilësor si një përgjegjësi të përbashkët të institucioneve qendrore dhe vendore.

“Një turizëm cilësor, që kontribuon në ekonominë kombëtare, nënkupton dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve. Prandaj kemi zgjedhur të jemi këtu së bashku me Ministrin e Turizmit, për të bashkuar forcat”, tha ai.

Në fokus të inspektimit ishin gjithashtu administrimi i hapësirave publike dhe plazheve, garantimi i aksesueshmërisë dhe sigurisë për pushuesit, si dhe respektimi i rregullave për zhurmat, me qëllim që zhvillimi i aktivitetit turistik të shoqërohet me respektimin e qetësisë dhe të drejtave të banorëve dhe pushuesve.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe pushtetin vendor, vijon zbatimin e masave për një sezon turistik të sigurt, të rregullt dhe cilësor, duke synuar që vizitorët vendas dhe të huaj të largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira dhe të rikthehen sërish.

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë drejt banesave

13 August 2026 at 14:08

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po avancojnë në drejtim të zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banesat. Shërbimi zjarrfikës, strukturat e emergjencave civile dhe banorët janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët po e vështirësojnë ndërhyrjen. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Operacioni për shuarjen dhe izolimin e zjarrit vijon, ndërsa situata po monitorohet për shkak të afërsisë së flakëve me zonën e banuar.

Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

13 August 2026 at 13:56

Një martesë e pazakontë në Mugello, në zonën e Firences, është ndaluar pas dyshimeve të ngritura gjatë procedurave të martesës mes një 86-vjeçari italian dhe një gruaje me origjinë shqiptare, 35 vite më të re.

Sipas medias italiane La Nazione, 86-vjeçari kishte mbetur i ve prej pak kohësh dhe u kishte shprehur familjarëve dëshirën për t’u martuar me 51-vjeçaren shqiptare.

Çifti ishte paraqitur në muajin prill në zyrat e gjendjes civile për të nisur procedurat. Por gjatë verifikimeve, zyrtari i gjendjes civile vuri re disa elemente që ngritën pikëpyetje mbi gjendjen e të moshuarit dhe aftësinë e tij për të kuptuar plotësisht vendimin që po merrte.

Sipas raportimeve italiane, 86-vjeçari ishte shfaqur i hutuar dhe nuk kishte qenë në gjendje të shpjegonte qartë arsyet e martesës. Dyshimet u shtuan edhe pasi u konstatua se ai i kishte dhënë gruas shuma të konsiderueshme parash.

Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe një dokument i procedurës së martesës. Në të ishte zgjedhur regjimi i bashkësisë së pasurisë, ndërsa firma e vendosur në dokument nuk përputhej me një firmë tjetër të 86-vjeçarit, të hedhur më parë përpara zyrtarit të gjendjes civile.

I pyetur për këtë, i moshuari mohoi se firma ishte e tij.

Hetimet ngritën gjithashtu pikëpyetje mbi njohuritë që ai kishte për pasurinë e tij të paluajtshme. Sipas mediave italiane, ai nuk dukej se kishte një pasqyrë të qartë të pronave që zotëronte.

Përballë këtyre rrethanave, procedura e martesës u ndalua dhe më pas ndërhyri Gjykata e Firences. Prokuroria ka hapur një hetim për “circonvenzione di incapace”, vepër që lidhet me përfitimin nga gjendja e një personi të paaftë ose veçanërisht të cenueshëm. 86-vjeçari konsiderohet personi i dëmtuar në këtë hetim.

Autoritetet italiane po verifikojnë nëse vendimet e tij janë marrë në mënyrë të lirë dhe të vetëdijshme apo nëse ka pasur ndikim ose përfitim nga gjendja e tij.

Rasti është raportuar fillimisht nga La Nazione dhe është pasqyruar edhe nga media të tjera italiane, përfshirë OK!Mugello dhe Il Filo del Mugello.

Burimi: La Nazione

“Flamuri po mpreh armët, Belindi nuk lë gur pa lëvizur”, satira e Gjekmarkajt: Sara e Zegjineja në ngjitje…

13 August 2026 at 13:47

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika qysh ditën e parë i vu qëllim vetes të bëhet zëdhënëse e marifetit, hajrit, nurit e lezetit!

Ajo e ka zët të shpërndajë kará haberre apo katil fermane!

Temjan kundër djallit përhap kudo, sidomos tani kur njerzia po pushon ndanë hijeve si sheleget nën mriz apo duke bërë kollotumba në ujë!

Ja edhe gojëligu Gaz Bardhi, që ju thafte ajo shkarpë, ka rënë në paqe e rehati për pak ditë duke lexuar dosje të reja të cilat i gjen pari, Jorushi i Tabakeve me statuset e saj plot me daramete na kujton se vjeshta po troket, por t’i gëzohemi ende ditëve të pakta të verës se koha është e pamëshirshme dhe vetëm ajo vlen, Enno Bozdo na përcjell linqet me mynxyrat që nxijnë horizontin, Klevis Balliu urdhëresa si një lajmës që të kujton borxhin e vonë, Kryezëvendës Lideri Flamur po mpreh armët me një limë guri diku nën një lis, mjerë kush do bjerë në atë teh! Oerdi në amfiteatrin e Durrësit mendon që motet ikin, gurët behen histori ! Belindi s’po lë gur pa lëvizur kundër qeverisë edhe në mes të zhegut! Si nuk lodhet i bekuari!

Kronikës iu kërkua nga lart si ndihme miqesore që gjatë gushtit të shpërndajë lajme të këqija që të përgatitet opinioni publik për ndryshimet në qeveri!

Vetëm muzhdenë e ëmbël që Etilda do kthehet që të gëzohen shokët e partisë po e japim! Se u bëhet zemra mal! Edhe pse këshilltare ajo po bëhet copash që varka të mos fusë ujë, një dy me kanaçe në dorë duke mbushur e derdhur! Merzia e Babos denesja e saj!

Atyre që do mbeten të gëzojnë të ngratet e pak melhem mbi plagë është njerzillek!

Ja Delina Ibrahimi si ka shkuar puna të duket profesoreshë e shkuar profesoreshes , saqë dhe opozitës do i lutemi ta konsiderojë si të tillë! Ajo mëson dhe Qefseren si të rrijë në karrige, si të flasë, si të duket sikur ëndërron vizione të mëdha, sikur nuk flet se nuk ia vlen, jo se nuk di! Madje edhe nëse Briseida Bakerri i zë vendin, ajo nuk duhet të japë shenja pezmi, se kështu e lyp kjo punë! Të mos e bësh veten, të shitesh si idealist kur pragmatizma të copëton xhanë!

Le Festim de Gozha, pasi bëri ca gomarlliqe në fillim, tani e ka kuptuar që do jetë si biçim zëvendës ministri se ministër i punëve të jashtme është Babua, i cili bën politikë të madhe, ashtu siç e lyp dinjiteti e tarasqelleku i një shteti serioz koxha si ky i yni!

Ndërsa me pocaqillëqet e hartimet skolareske merret Festua, se ka dhe të vluarën në Bruksel e gjynah t’i prishet terezia! Shyqyr që u dhanë mundësinë! Pastaj kanë gojë e thonë që Babua nuk bën sevape!

Tezja, e cila dikur nuk përkthente keq, tani ka roitur ca, pehlivanllëqet e kanë rënduar, e zë gjumi në zyrë, jepet dhe pas rakisë shejtanja , vartësve u hakerrehet me ulërima, u ka ndaluar edhe leximin e “Kronikes” e cila në kohën e Ogit lexohej kolektivisht në atë bina! Ndërsa tani si trakt.

Pastaj pritet që studentët t’i bashkohen protestës në Tetor, sikur nuk i ka punët mirë, po natyrisht nuk do tregojmë asgjë që të pushojë mbarë! Bah si dojete kjo vjeshte ankthi!

Edhe me Termenë, i cili ia ka bërë benë, është thyer!

I zgjedhur për analfabetizmin e tij, shkathtësinë për të numëruar, mendjen kabà, më i gjerë se gjatë, hames e zgraps i madh, tarrtakuti i kultures, i konsideruar ministër më kopuk e injorant qysh nga viti 1912, duket se i ka punët mirë, se kulturës shqiptare në këto kohë të vështira i duhet një timonier i tillë, që nuk ka dilema, që nuk bën pyetje, që e trajton kulturën me jabrashllëk e putra! Këtë sukses me kulturën vetëm Babua e ka arritur! U qamë për Margaritnë, që na vraftë Zoti, na vraftë!

Edhe këtij Lameqyqes s’ka kush t’i shkruaj, meit kaluar meitit, i mirë për shef sektori apo drejtor drejtorie, duket sikur i këndojnë kuvliet mbi krye, po ne, për gjynah, i japim do dyll për veshët mos te degjoje sirenat e te shohe filmin e Odiseut te kinemaja ngjite me ministrine!

Toni hyri më të madh qerratai, vinte duart në ije, psherëtinte, mendohej, ecte ngadalë, numëronte sumbullat në jelek, po nuk bëri beteja të mëdha për Babon në vakt kur hirra ndahet prej djathit, tani lëshon proklamata për integrimin, të cilat bëjnë me qeshë edhe Ulësinë, i cili për atë seriozitet e intelektualizem rron!

Dufi i mbrojtjes edhe nuk rrezikon, se ka përmasat e një kllufi në çdo pikëpamje, ndonëse me një karvan makinash kalon semaforët me të kuq, se gjithë ai personalitet, helbete! Shqipërinë e hijeshojnë teveqelet dekadë pas dekade!

Ndaj i plasi shpirti Nolit kur sokëlliu: ti, Halim, që s’di këndim, bëhu vezir për arsim! Me plaçin sytë, kështu më tha Ditmari një ditë, tek shpaloste një plan të detajuar për rrëzimin e Babos, të konsultuar me këta të Sorosit në Tiranë!

Në vende kyçe per mesymje do vendos tre kandidaturat që gjermanët i propozuan Babos për ta zëvendësuar dhe që ai i bëri def!

Nxori një hartë dhe tregonte pika e momente kur do t’i bashkohej Klosi, Braçe e të tjerë socialistë!

Ky Tao besëplotë se Babua do hapë qesenë për moskursimin e tij, qejf ka t’i bëjë këpucët Nikos, por tek e fundit nuk i fryn buzët edhe po të zbojë Karà Kaçin me Lameqyqen! Tek e fundit edhe po nuk i dha gjë do shtiret si me i kenaqur , te pelcasin shpirtin keto pune!

Tejet i mërzitur Erjon Malaj trokiti në dyert e “Kronikës”, rënkonte e ndukte leshrat, sa pushonte ia jepte përsëri vajit, me bëte të blej dy kostume të Pjeter Kardeni, ankohej, nuk po më bie t’i përdor kurrë, më ktheni lekët, merrni kostumet, ofshantë”! Prit, more i uruar, i thamë, se nuk dihet ça ndodh, po ti mos trego me atë të mjekësisë se ia harrojmë emrin , me Sofjan lozonjarin, Ervin buçkon, Sypetrit Malajn, mbahu, mos u lësho! Një shpresë i regëtiu dhe ndezi shikimin! Iku, por u kthye përsëri, pyeti: më tregoni ndonjë gjë, tha, se pres gjuhën e nuk flas! Ç’ llomotitet për Saren, Zeniqenë dhe Kidin, duke bërë shenjën e ngjitjes me gisht!

Në atë rrugë, i thamë, janë Babua, siç ka bërë parlamentin, do bëjë qeverinë e vatanin, selamet domethënë!

Babua bën mirë të mendojë edhe për akademik Kostaqnë, një postiçino i cili nga grek safi u shndërrua në një nacionalist shqiptar të ndezur, duke u bërë dhëndër në Kuç, boll i ngrati punoi si hyzmeqar në Tabir, ku shpesh nuk ia dinë as vlerën, të ngratët që Kryetaret sjellin nga anë e anës asaj ograje te cilet librin e dinë dëngel!

Teksa Kronika, e cila shquhet për subjektivitetin e cila shpërndan e heq tupe, bën hatëre e ndera, vendos fletërrufe e telendira, nuk ka se si të mos vuajë kur sheh që të gjithë gëzojnë, ndërsa Dallamanga Genc Gjonçaj rri në zyrë duke pritur një telefonatë! Hajer ishallah!

Keshillë per lexuesit : Kronika mund te lexohet rresht per rresht, nga fundi per te shkuar ne fillim, nga e mbara dhe nga e kunderta, si e vertete por edhe si fantazi, si lajm por edhe si buzeqeshje në keto ditë zhegu ku nuk buzeqesh njeri edhe po ti lutesh me lek!

Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

13 August 2026 at 13:39

Një jaht luksoz rreth 30 metra i gjatë dhe me vlerë 8 milionë euro është fundosur mbrëmjen e së martës, 11 gusht, në ujërat mes ishullit të Kapuçinëve dhe Capo Ferro, në Costa Smeralda, pranë Porto Cervo në Sardenja të Italisë.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, jahti, i dorëzuar pronarit vetëm katër ditë më parë, pësoi një defekt në motor, i cili më pas shkaktoi edhe një zjarr në bord. Flakët u vunë shpejt nën kontroll, por uji hyri në trupin e mjetit lundrues, duke bërë që ai të fundosej në një thellësi prej rreth 7 metrash.

Në bord ndodheshin 14 persona, mes tyre pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u evakuuan dhe u morën në bord nga mjete të tjera që ndodheshin pranë. Ata u dërguan më pas në Poltu Quatu. Nuk raportohet për persona të rrezikuar për jetën.

Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

Operacionet për nxjerrjen e jahtit janë koordinuar nga Kapitaneria e Portit të La Maddalena, ndërsa pritet mbërritja e një rimorkiatori të një kompanie të specializuar.

Autoritetet po monitorojnë gjithashtu situatën për të shmangur një dëm të mundshëm mjedisor. Deri tani nuk janë konstatuar rrjedhje karburanti, por zona përreth jahtit është izoluar me barriera mbrojtëse si masë paraprake.

Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13 August 2026 at 12:54

Raketat hidhen në portet e Rusisë… por pasojat ndihen thuajse në të gjithë botën, deri në xhepin tuaj. Sulmet e fundit ukrainase që prekën dhe terminalet e grurit në Novorossiysk, shkaktuan një rritje të menjëhershme të kontratave, sepse tregu u shqetësua për ndërprerjen e eksporteve nga Deti i Zi.

Sipas të dhënave, rritja pas 12 gushtit ishte nga 2 deri në 4% të çmimit në bursat kryesore, ndërsa që prej fillimit të korrikut, rritja ishte më e madhe deri në 15%, më e larta në 2 vitet e fundit. Shqipëria mund të preket sepse furnizuesit kryesorë me grurë janë Serbia, Rusia dhe Ukraina.

Këto ndryshime nuk do të shfaqen menjëherë në çmimin e miellit ose bukës, por situata mund të përkeqësohet.

“Gjëja më e frikshme për ne tani është se nuk kemi ku ta çojmë këtë grurë. Me bllokadën që Rusia po vendos në Odesa dhe portet e saj, që ne i përdorim për të eksportuar rreth 4.5 milionë tonë, po na bën një fatkeqësi. Nëse Ukraina nuk korrë grurin sot, që i duhet polakëve dhe gjermanëve, nëse nuk korr në dimër dhe nuk përgatit tokën për pranverën, atëherë pas një viti do të shohim një krizë ushqimi”, shprehet Serhiy Rybalko fermer në Ukrainë.

“Punëtorët presin në radhë për gjysmë dite për të mbushur karburantin për të shkuar në punë. Situata është e tmerrshme. Situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë çdo vit. Vitin e kaluar, dështimi i të korrave dhe thatësira mbytën gjithçka, dhe këtë vit, është situata financiare. Ka të korra, por nuk ka asnjë mënyrë për ta shitur”, thotë Vladimir Fedorchenko, fermer në Rusi.

Një shqetësim tjetër për xhepin tuaj vjen nga Ngushtica e Hormuzit. Funksionimi i kufizuar me bllokadën e dyfishtë, amerikane dhe iraniane, ka bërë që çmimi i naftës për fuçi të jetë në 88 dollarë. Në Hormuz kalon 20% e furnizimeve energjetike të botës, por gjithashtu është një pikë kryesore e kalimit të plehrave kimikë që përdoren në bujqësi dhe me bllokadën aktuale, rrezikohen shumë prodhime ose rritje e çmimit për produktet bujqësore.

Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

13 August 2026 at 12:45

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon prej disa orësh në Priskë të Madhe, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e zonës.

Flakët janë përhapur në drejtim të Farkës dhe pranë Lundrës, duke iu afruar ndjeshëm zonave të banuara. Situata ka alarmuar banorët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë ndërhyrjen në terren për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Në operacion janë përfshirë edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë ekipet zjarrfikëse në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve.

Forcat e emergjencës po punojnë për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa prioriteti kryesor mbetet mbrojtja e jetës së banorëve dhe parandalimi i avancimit të zjarrit drejt banesave.

Deklarata e fortë e aktivistit serb: Për pushtetin në Beograd, shërbimi sekret rus është autoritet suprem

13 August 2026 at 12:38

Në një intervistë për “Novosti”, një e përjavshme e bashkësisë serbe në Kroaci, aktivisti për të drejtat e njeriut dhe themeluesi i Radios B92, Veran Matiq ka folur mbi gjendjen aktuale në Serbi dhe sidomos rolin katastrofal të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Veran Matiq, i cili sulmohet nga mediat e regjimit si tradhtar, tha se Aleksandar Vuçiq manipulon vazhdimisht me situatën dhe dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet sa më larg të jetë e mundur. “Sikur hulumtimet e regjimit të ishin të sakta dhe të favorshme për të, ai do të kishte dalë me kohë në zgjedhje. Nëse nuk do të jetë i detyruar, nuk do t’i shpallë ato përpara se të përfundojë (ekspozita botërore) Expo, sepse akterët relevantë e përmendin këtë projekt si një nga aktivitetet më të mëdha korruptive të kësaj pushteti”, tha Matiq.

Sipas tij, problemi i veçantë për Vuçiqin janë zgjedhjet presidenciale, sepse partia e tij SNS nuk ka një kandidat adekuat që mund ta trashëgojë atë. “Në historinë e Serbisë, ndryshimet e pushtetit kanë ndodhur gjithmonë duke humbur regjimi së pari nivelin presidencial, gjë që më pas tërhiqte edhe atë parlamentar. Kështu ra Slobodan Millosheviqi, dhe kështu Tomisllav Nikoliqi mposhti Boris Tadiqin. Taktika e Vuçiqit është e qartë: licitimi me data, lodhja e elektoratit, dobësimi i revoltës studentore dhe gatishmëria absolute për dhunë shumë më të madhe se kjo e tanishmja, e cila tashmë është agresive”.

Matiq u shpreh skeptik mbi rolin e opozitës sebre. Ai tha se opozita funksionon në të njëjtën mënyrë si pushteti, gjithçka reduktohet te individët, me ç’rast është humbur substanca. Problemi është i natyrës ideore, nuk ka aty ndarje klasike në të majtë dhe të djathtë; ato kategori në Serbi sot pothuajse nuk ekzistojnë. “Partia Demokratike, e cila dikur me profesorë të respektuar dhe me një infrastrukturë të respektuar përfaqësonte Serbinë e matur, sot në terren thuajse nuk ekziston fare”.

Opozita e redukton politikën te Beogradi dhe te veprimi brenda kornizave parlamentare që regjimi i ka lejuar nga mëshira, shtoi Matiq. “E dimë rregullin: për të fituar zgjedhjet duhet përvetësuar Serbia rurale dhe duhet t’i tregohet shtresës më të paarsimuar se do të jetojë më mirë se nën Vuçiqin. Humbja në zgjedhje e të fuqishmit Viktor Orban e tronditi Vuçiqin, sepse triumfi i Peter Magyarit tregoi më së miri gjithçka që opozita në Serbi – nuk po bën”.

Sipas Matiq, Magyar e arriti suksesin sepse për dy vjet me radhë vizitoi pa ndërprerë çdo vendbanim të shtetit, duke kaluar më shumë kohë në terren sesa në Budapest. “Nëse dëshirohet të jesh i dyti apo i treti përgjithmonë, atëherë politika e salloneve të Beogradit është krejtësisht në rregull. Vuçiqi luan me mjeshtëri me atë kartë, duke e mbajtur bazën mes shtresave më të varfra dhe të mesme që varen drejtpërdrejt nga shteti, si 900’000 pensionistët mbi të cilët ka zhvilluar një rrjet brutal shantazhesh”.

Matiq tregoi se politika e Bashkimit Europian ka ndryshuar dhe nuk i ka më prioritet të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. “Të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës kanë pushuar së qeni primare, sepse ato pyetje nuk janë më të rëndësishme as për liderët në Bruksel. Komisioni Evropian në raportet zyrtare konstaton se Serbia është vend jodemokratik, i dhunshëm, me brutalitet policor dhe pa reagim të prokurorisë, ndërsa në të njëjtën kohë po atë shtet e trajtojnë publikisht si një partner të qëndrueshëm dhe të dëshirueshëm”, tha Matiq.

Ai nënvizoi se paraqitja e Vuçiqit në paradën ushtarake të Parisit – ku u shfaq si lideri i vetëm i një vendi jashtë NATO-s dhe BE-së – shërben ekskluzivisht për të ushqyer egon e tij dhe për propagandë të brendshme, gjë që mediat e regjimit e paraqesin si sukses historike.

Matiq është i bindur se “pas kësaj fasade të politikës së jashtme fshihet një korrupsion i zhveshur. Komunikimi i Perëndimit me Serbinë bazohet kryesisht në interesa partikulare: Macroni i shet Serbisë aeroplanët luftarakë Rafale, ndërsa Vuçiqi mburret me triumf, duke aktivizuar edhe narrativat e tij luftënxitëse”. Formula e këtij bashkëpunimi, sipas Matiq, është e thjeshtë: „Do të blej çfarëdo që mund të me shitni, më jepni kredi, do të jem borxhliu dhe shërbëtori juaj, vetëm më lini në pushtet“.

Matiq kritikoi edhe qasjen e Serbisë ndaj të kaluarës: “Bota nuk dëshiron që kriminelët e luftës thjesht të dorëzohen mekanikisht në Hagë; ajo dëshiron që ne si shoqëri të përballemi me të kaluarën e keqe. Kur u dorëzua Slobodan Milosheviqi, pushteti i atëhershëm tha: ‘Ai nuk është më problemi ynë, por i Holandës’. Ne u besojmë shumë më tepër miteve rrethanore sesa fakteve të zhveshura”.

Matiq tha se në Serbi është e rrënjosur thellë bindja se jemi një popull i pagabueshëm, „hyjnor“, me teori të vazhdueshme konspirative se e gjithë bota është kundër nesh, kurse ne nuk jemi kurrë fajtorë. “Për një pjesë të madhe të opinionit publik Millosheviqi vdiq si martir, ndërsa kriminelët e dënuar u bënë sërish qytetarë të nderuar, heronj që luftuan kundër një bote të padrejtë, gjë që as nuk përbën çudi sepse me vend sundojnë të njëjtit njerëz si në vitet e nëntëdhjeta”.

Në Serbi, tha Matiq, në vitin 2014 u miratuan ligje pro-evropiane për mediat, “kur ishim në vendin e mirë, të 54-ët në listën e Raporterëve Pa Kufij; sapo ndryshoi politika zyrtare, ashtu edhe Serbia ra në vendin e 104-ët katastrofal. Serbia ndjek një politikë të konfrontimit të vazhdueshëm, e jo të ndërtimit të urave. Është e pamundur të ecet përpara nëse nga fqinjët prodhoni me ngulm armiq dhe nëse grindeni me Kroacinë, e cila është tashmë anëtare e Bashkimit Evropian”.

Duke analizuar raportet me Rusinë, Matiq tha se “regjimi mbështetet fuqishëm në sentimentin pro-rus dhe në mitin për rusët si ‘vëllezër historikë’, e në thelb bëhet fjalë për një depërtim të thellë propagandistik dhe ekonomik. Rusia, përmes monopolit energjetik, është e involvuar në çdo pore të shoqërisë. Për pushtetin në Beograd, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) është autoriteti suprem”.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq ia ka dorëzuar Kinës të gjithë Serbinë lindore, tha Matiq. “Ai rajon sot është praktikisht nën administratën kineze deri në atë masë sa autoritetet vendase nuk mund të kryejnë as funksione elementare shtetërore atje, përderisa i gjithë territori ndodhet nën një goditje të tmerrshme ekologjike që rrezikon drejtpërdrejt jetën e njerëzve”.

Sipas bindjes së Matiqit, Vuçiqi e ka shitur Serbinë për të blerë mbijetesën e vet, duke korruptuar me radhë Kinën, Rusinë dhe Francën. Sepse procesi i integrimeve evropiane të Serbisë është shndërruar në një farsë dhe një poligon për tregti të ndërsjellë.

Ngjashëm si me Rusinë, Kinën dhe Francën Vuçiqi tentoi të sillet edhe me qeverinë amerikane, tha Matiq. “Me administratën e Trumpit u përpoq të bëjë një marrëveshje në mënyrën më primitive – duke dhuruar hapësirën e Shtabit të Përgjithshëm të rrënuar në Beograd për ndërtimin e një hoteli luksoz. Ky është një cinizëm suprem dhe një ironi historike që tregon se për këtë regjim asgjë nuk është e shenjtë”.

Matiq akuzoi Beogradin për qasje të gabuar ndaj serbëve në rajon. “Nuk ekziston vetëkritika. Beogradi zyrtar është larguar dramatikisht nga institucionet zyrtare të serbëve në Kroaci, të cilëve nuk u ofrohet mbështetje e sinqertë, por kërkohet lojalitet absolut, e në shkëmbim nuk jepet asgjë. Kushdo që refuzon bindjen sulmohet, gjë që në kohën e tronditjeve rajonale shihet qartë përmes asaj që regjimi e imponon si model të dëshirueshëm sjelljeje. I dëshirueshëm është Milorad Dodiku, i cili funksionon si një element shkatërrues dhe i cili me të drejtë ishte nën sanksionet e SHBA-së. Modeli i dëshirueshëm është edhe Millan Knezheviqi në Malin e Zi, si dhe Lista Serbe në Kosovë. E gjithë kjo është lojalitet ndaj Aleksandar Vuçiqit, me interesat e tij personale dhe qëndrimet e tij, gjë që nuk ka asnjë lidhje me interesat e vërteta të popullit serb në rajon. Të gjithë këta njerëz dhe fatet e tyre sakifikohen me vetëdije për shkak të politikës së një njeriu, ambicia e vetme e të cilit është të menaxhojë krizat dhe të manipulojë me to në nivel ndërkombëtar, ku paraqitet si i vetmi që mund ta qetësojë atë kaos”.

Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

13 August 2026 at 12:20

Familjet e ushtarakëve dhe anëtarë të Kongresit amerikan kanë ngritur alarmin për një krizë të të shëndetit mendor në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln, ku rreth 5 mijë marinsa dhe detarë po përballen me një dislokim rekord në det, të lidhur me luftën me Iranin.

Sipas raportimeve të Navy Times dhe Stars and Stripes, disa pjesëtarë të ekuipazhit dyshohet se kanë tentuar të hidhen në det ndersa kushtet e vështira dhe presioni psikologjik pas muajsh të gjatë larg familjeve kanë arritur në nivele shqetësuese. Ekuipazhi ndodhet tashmë në muajin e nëntë të qëndrimit në det dhe ka kaluar 250 ditë rresht pa prekur tokën, një periudhë rekord për një aeroplanmbajtëse amerikane në kohët moderne.

“Nuk është e pazakontë që gjatë një dislokimi një grup luftarak të përballet me raste kur dikush tenton të hidhet në det ose shpreh dëshirën për të kryer vetëvrasje. Natyrisht, kjo nuk ndodh çdo ditë, por raste të tilla ndodhin. E urrej ta them këtë, por është diçka që mund të pritet”, tha Rmen Kurdian, ish-kapiten i Marinws.

Shqetësimi i familjeve u bë publik gjatë një takimi të tensionuar me drejtues të Marinës amerikane në San Diego, të enjten e kaluar. Rreth 200 familjarë morën pjesë në takimin ku shprehën frikën dhe ankthin për gjendjen e të afërmve të tyre në bordin e anijes.

USS Abraham Lincoln u nis nga San Diego më 21 nëntor, fillimisht drejt Paqësorit, por u devijua për në Lindjen e Mesme pas nisjes së luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Dislokimi, i cili duhej të përfundonte në maj, është zgjatur disa herë, ndërsa në bord janë raportuar mungesa ushqimesh, probleme me ujin, dushet, mykun dhe lavatriçet.

Kritikat për kushtet janë hedhur poshtë nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, ndërsa Marina amerikane pranoi se dislokimet e gjata ushtrojnë presion të madh mbi ushtarakët dhe familjet e tyre.

VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

13 August 2026 at 12:11

Një tubacion uji ka shpërthyer pranë Urës së TEG në Tiranë, duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për çarje të një tubacioni pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Nuk dihen ende shkaqet.

Riparimi i defektit ka nisur dhe pritet një njoftim zyrtar.

❌