Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Java News

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

By: Os De
19 January 2026 at 20:58

Trump i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama një ftesë për t’iu bashkuar Bordit të Administrimit të Paqes në Gaza, një nismë e re me ndikim ndërkombëtar. Duke komentuar deklaratën e një gazetare se Rama arrestohet me 20 janar, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se këto janë deklarata të pavërtetë që nuk janë aspak të bazuara. Duke përmendura edhe opozitën, e aq më tepër liderin e saj Sali Berisha, Mërtiri tha se opozita e kalbur tenton të kapët pas gjetheve për të mbijetuar.

“Nëse unë nuk kam burime të cilat nuk i citoj dot unë nuk mund ta them. Parimisht ti nuk mund të thuash gjëra të cilat nuk mund t’i mbrosh dot. Aq më tepër gjëra që do të vërtetohen. Po këtë sëmundje shqiptarët kanë pasur prej kohësh dhe këtu është i vetmi vend që bëhet politikë me gjëra të cilat i di vetëm unë që i them. Berisha deri më dje ishte sovranist, sot është bërë servil. Nëse Berisha është ‘non grata’, dosja e tij ka filluar që para Trump, sistemi në drejtësi po ashtu ka filluar që para kohës së Trump.

Deri dje PD nuk na sjell Amerika ë pushtet, po votat e shqiptare, kurse në zgjedhjet e 11 majit tha që na sjell në pushtet LaCivita e Trump. A ka thënë që Trump që jemi kundër Ramës?! Loja politike është shumë e vogël. Lajmet për arrestimin e tij në SHBA, janë të pabaza. Nuk merren me çështje të qeverisjes apo të korrupsionin, por me të pavërteta dhe telenovela. Narrativa ka shkuar shumë ulët. Opozita është e kalbur dhe kapet pas gjetheve për të siguruar mbijetesën. Gënjeshtër pas gënjeshtre telenovelë”, tha analisti.

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

By: Os De
19 January 2026 at 20:53

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me pretendimet për aneksimin e Groenlandës vijon të thellohet. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar udhëheqësve evropianë të përqendrohen te Rusia dhe Ukraina, dhe jo te Groenlanda. 

Në një intervistë për NBC News, Trump përsëriti se do t’i zbatojë “100%” kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave shtesë nëse nuk arrihet një marrëveshje për ishullin arktik. I pyetur nëse SHBA-të do të përdorin forcën për të marrë kontrollin e Groenlandës, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment”. 

Sipas raportimeve, në lidhje me deklaratat e Trumpit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, theksoi se sipas sistemit kushtetues amerikan, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. 

“Sipas Kushtetutës sonë, Kongresi duhet të shpallë luftë. Nuk parashikoj asnjë skenar ku SHBA-të i shpallin luftë Groenlandës,” deklaroi Johnson. I pyetur nëse Trump mund të dërgojë trupa në Groenlandë pa miratimin e Kongresit, ai shtoi se një inkursion ushtarak në shkallë të gjerë do të kërkonte domosdoshmërisht përfshirjen e Kongresit. 

Megjithatë, Trump nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga pretendimet e tij ndaj ishullit arktik. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se NATO i ka kërkuar Danimarkës prej 20 vitesh të përballet me atë që ai e quan “kërcënimi rus” në Groenlandë. 

“NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se kërcënimi rus duhet të largohet nga Groenlanda. Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë. Tani ka ardhur koha dhe ne do ta bëjmë!”, shkroi Trump. 

 

 

Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

By: Os De
19 January 2026 at 20:46

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta në këtë seancë të parë të këtij sesioni parlamentar për të miratuar projektligjet, me votat e PS.

Kjo pasi deputetë e PD me të mbërritur në sallë, ‘fjalën’ zgjodhën që ta marrin duke bllokuar foltoren dhe duke mos lejuar që të zhvillohej një seancë normale, ndërsa Sali Berisha me iPad në dorë transmetonte ‘live’ situatën në rrjetet e tij sociale. Kërkesa e tyre ishte që prezente në sallë të mos ishte Belinda Balluku.

Mes zhurmës dhe mbivendosjes së zërit, Niko Peleshi arriti që të mbante fjalën si kreu i Kuvendit, ndërsa nga grupet Parlamentare foli fillimisht Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Ai ripërsëriti kërkesën e kolegëve të opozitës.

Më pas ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili pasi hodhi kritika për opozitën dhe reagimin që ata patën pas ftesës që Edi Rama mori nga Donald Trump, u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në mbledhjet për reformën territoriale dhe zgjedhore. Por ai tha se për ta bërë këtë kanë kohë vetëm edhe një javë, e nëse nuk marrin pjesë, ndryshimet do të kalojnë me propozimet e anëtarëve e PS në këto komisione.

Pas kësaj, projektligjet u hodhën në votim dhe kaluan me votat e PS.

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

By: Os De
19 January 2026 at 20:37

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian. 

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. 

“Sot nisëm turin e dëgjesave me fermerët për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026 bashkë me ta, mbi nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian,” u shpreh ai. 

Ministri bëri me dije se pas mbështetjes për mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare 2025, Skema 2026 do të ketë një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, ose 16% më të lartë krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, kjo skemë do të rikonceptohet në funksion të vizionit afatgjatë të zhvillimit të sektorit bujqësor. 

“Skema Kombëtare 2026 do të rikonceptohet, në linjë me vizionin Bujqësia2030,” theksoi Ministri Salla. 

Në përfundim, ai nënvizoi se fermeri mbetet në qendër të politikave publike. 

“Çdo lek publik duhet të përkthehet në më shumë prodhim, më shumë cilësi dhe më shumë konkurrueshmëri, për një bujqësi moderne, të qëndrueshme dhe europiane,” deklaroi ministri. 

Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku,  Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, si dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba. 

Turi i dëgjesave me fermerët do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, duke synuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve bujqësore në hartimin e Skemës Kombëtare 2026. 

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

By: Os De
19 January 2026 at 20:35

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar, jashtë godinës ‘Lëvizja Bashkë” zhvilloi protestë. 

Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar qeverinë dhe për të bërë sipas tij, një shtet të drejtë dhe demokratik. 

“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë. Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm. Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapur shtegut, ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet.”, theksoi Qori. 

‘Lufta e uiskit’

19 January 2026 at 20:26

Nga Enver Robelli

Konflikti mbi Grenlandën, i cili po i trazon marrëdhëniet transatlantike këto ditë, më kujtoi një konflikt tjetër, po në atë zonë, i cili prej vitesh zgjidhet në mënyrë mjaft kreative.

Bëhet fjalë për Ishullin Hans, sall 1,3 kilometra katrorë i madh, i pabanuar dhe pa vegjetacion në Ngushticën Nares, midis Grenlandës Veriore dhe Ishullit Ellesmere. Ngushtica Nares? Këtë me siguri e kanë mbajtur në mend vetëm ata që nuk i ka zënë gjumi në orën e gjeografisë.

Sidoqoftë, historia  e Ishullit Hans është kjo: më 1973 Grenlanda dhe Kanadaja negociuan mbi tërheqjen e vijës kufitare. Nuk u morën vesh. Më vonë ministri përgjegjës për Grenlandën nguli një flamur danez në Ishullin Hans.

Që nga atëherë zhvillohet një ritual gazmor: vijnë kanadezët në ishull dhe zëvendësojnë flamurin danez me të tyrin dhe lënë pranë tij një shishe uiski (Canadian Club). Pas tyre vijnë danezët, zëvendësojnë flamurin kanadez me të tyrin dhe lënë aty raki.

Kështu, qe disa dekada, zhvillohet lufta e uiskit. Nuk është raportuar për ndonjë viktimë – përveç mëlçisë së ndonjë oficeri. A mund të zgjidhet në këtë mënyrë tani edhe konflikti mes SHBA-ve dhe Danimarkës lidhur me Grenlandën? Zor. Donald Trumpi nuk pi as uiski, as raki, por nuk është as haxhi.

“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

By: Os De
19 January 2026 at 20:16

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara tij.

Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar:

“A më duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.
Më herët në parlament, Balla i bëri thirrje opozitës që deri javën e ardhshme të vendosin të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, ose shumica do t’i bëjë ndryshimet pa ata.

Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

By: Os De
19 January 2026 at 20:11

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm. 

Blair ka refuzuar të mbështesë kërkesën për këto fonde, e cila bazohet në një draft-kartë të organizatës së re. Ky qëndrim shihet si një tjetër sinjal se detajet e “Bordit të Paqes” po shkaktojnë kundërshti midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve ndaj projektit të Trump. 

Një zëdhënës i Tony Blair deklaroi të dielën, 18 janar, se ai nuk është i përfshirë në përcaktimin e përbërjes së bordit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë publikisht këtë propozim. Zëdhënësi shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh duhet t’i drejtohet administratës Trump. 

Bloomberg News shkruan se disa vende mund të refuzojnë anëtarësimin në bord për shkak të kushteve të vendosura nga Trump. Vende të tjera mund të pranojnë parimisht t’i bashkohen “Bordit të Paqes”, por pritet të refuzojnë pagesën e tarifës për anëtarësim të përhershëm. 

Në këtë rast, ato ose do të përpiqen ta negociojnë tarifën ose mund të tërhiqen nga bordi nëse Trump insiston mbi këtë ide. 

Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se ka pranuar parimisht të bashkohet me bordin, por nuk ka rënë dakord për pagesën. 

“Sa i përket detajeve të Bordit të Paqes, ende nuk kemi shqyrtuar strukturën, mënyrën e funksionimit, financimin dhe çështje të tjera. Do të punojmë për këto gjatë ditëve në vijim”, tha ai. 

Pas 9 vitesh në detyrë, dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

By: Os De
19 January 2026 at 20:04

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të shtetit.

Radev theksoi se demokracia bullgare nuk do të mbijetojë nëse lihet në duart e, siç tha ai, “strukturave të korruptuara dhe ekstremistëve”, duke theksuar se besimi i qytetarëve e detyron të mbrojë institucionet. 

“Nesër do të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Nëntë vjet më parë, ju votuat që unë të shërbeja në Bullgari si president. Së bashku përjetuam një sërë krizash, sulmesh nga oligarkia dhe protesta të mëdha në vitet 2020 dhe 2025. Sot, po ju drejtohem për herë të fundit si president i Bullgarisë. I pranoj gabimet e mia”, tha Radev. 

Sipas mediave të huaja, ai kujtoi se u zgjodh për herë të parë president nëntë vjet më parë dhe se besimi iu rinovua në vitin 2021, duke vlerësuar se u përpoq ta justifikonte këtë nder dhe përgjegjësi në të gjitha veprimet e tij. 

Po sikur Trump të mos e ftonte Edi Ramën?

By: Mero Baze
19 January 2026 at 19:58
Nga Mero Baze
Nuk e di pse opozita përpiqet të mbajë gjallë këtë debatin për ftesën e Presidentit Trump për Edi Ramën, por me sa duket nuk i del e keqja që nuk u zbatua skenari i Maduros edhe këtu. Dhe tani nuk e kam fjalën vetëm për opozitën e Berishës, por edhe për këta të tjerët.

Dëgjova Agron Shehaj që tha se këtë ftesë e ka marrë edhe Presidenti i Bjellorusisë, që është diktator.

Tani mirë mbështetësit e Berishës, që janë të dëshpëruar se kjo ftesë anulon helikopterët e forcave “Delta” që do vinin ta arrestonin, po ç’kusur kanë edhe mbështetësit e Shehajt që besonin se ai konsultohej me Trumpin para çdo deklarate që bënte. Madje ishin gati të besonin që ai po zbatonte planin amerikan kundër Ramës dhe Berishës në vend.

Tani, meqë kjo çështje nga dramatike u bë qesharake, kam një pyetje: nëse do të ndodhte e kundërta, si do reagonin këta nëse Presidenti Trump nuk e ftonte Edi Ramën tek ky Bordi i Paqes?

Jam dakord për një moment me të gjitha kritikat ndërkombëtare për këtë Bord, me të gjitha vërejtjet që Agron Shehaj ka bërë se është ftuar edhe Presidenti i Bjellorusisë dhe me të gjitha vërejtjet që kanë këta të PD-së se ky Bord është kot se do paguajmë 1 miliard dollarë Trumpit.

Po sikur të mos ta kishte ftuar Presidenti Trump Edi Ramën?

Atëherë do të dëgjonim një kor të tërë trushpëlarësh që do ta shpallnin Shqipërinë vend antiamerikan për shkak të Edi Ramës, që Presidenti Trump nuk e përfilli (në fakt nuk ka përfillur shumicën e Ballkanit), dhe që kjo ndodhi sepse Edi Rama ka lidhje me Sorosin dhe krimin e organizuar e gjithë marrëzitë e tjera.

Dhe e gjithë kjo vjen nga fakti se opozita jonë ka humbur rrugën në oborr dhe nuk përpiqet të bëjë politikë bazuar mbi të vërtetat e dhimbshme të realitetit shqiptar dhe të ngjallë shpresë tek njerëzit me ide apo projekte të tyre, por ka vendosur të vijë në pushtet duke u mbushur mendjen njerëzve se në pushtet vihet duke blerë SHBA-në.

Kanë një vit që gënjejnë demokratët, madje u marrin edhe 6 milionë euro për t’i gënjyer që do blejmë LaCivitën të na sjellë në pushtet dhe tani rezulton që as zgjedhjet nuk i fituan me të, as “non grata” e Berishës nuk u hoq. Tani atë që nuk e bën dot me lek, mendojnë se po e bën kundërshtari i tyre dhe çdo sukses ndërkombëtar të Shqipërisë e lidhin me një faturë apo pagesë që Edi Rama i ka bërë për hallet e veta.

Ata tani janë gati ta konsiderojnë një ftesë që e nderon Shqipërinë si një ftesë të blerë, tek aleati i tyre Trump, duke e fyer edhe atë, pasi e paraqesin si një tregtar ftesash. Sikur të mos ishte ftuar, do ta paraqisnin si një dështim të Shqipërisë për shkak të Edi Ramës, që në fakt prapë nuk do të ishte e vërtetë, pasi aty janë vetëm 60 vende nga e gjithë bota.

Kjo qasje poshtëruese që ata kanë, në radhë të parë për veten si njerëz që mendojnë se mund ta blejnë pushtetin në SHBA dhe pastaj edhe për sukseset e raporteve të Shqipërisë me SHBA, është arsyeja pse ata janë katandisur në një grusht trushpëlarësh që duken njerëzit më qesharakë në këtë vend.

Tani ndaleni mendjen dhe na thoni: a do ishte më mirë të mos e ftonin Shqipërinë, apo më mirë që e ftuan? Se pastaj atë pjesën nëse duhet pranuar ftesa apo jo, meqë është ftuar edhe Bjellorusia, e shpjegon Agroni.

VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

By: Os De
19 January 2026 at 18:56

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e çdo dite të hënë poshtë kryeministrisë të Partisë Demokratike. 

Nga java në javë, siç shihet dhe nga pamjet, militantët sa vijnë dhe braktisin Berishën duke mos marrë pjesë në protestë. 

Të vetmit që qëndrojnë në bulevard, janë besnikët e partisë, ndërsa Berisha iu bashkua pas kaosit në Kuvend. 

Tensionet në Kuvend, opozita bllokoi foltoren/ Ministri Gogu: Njëri gozhdës, tjetri patkoit, karvani përpara!

By: Os De
19 January 2026 at 18:45

Pas situatës së krijuar në sesionin e ri parlamanetar, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit gjatë gjithë seancës plenare, ka reaguar ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.  

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, ministri Gogu ka ironizuar veprimin e opozitës duke shkruar: “Njëri gozhdës e tjetri patkoit, karvani përpara”.

 

 

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

By: Os De
19 January 2026 at 18:36

Perandori nuk është më. Valentino Garavani u shua sot në moshën 93-vjeçare në Romë, atdheun e tij të dashur e të zgjedhur ku kishte vendosur të jetonte dhe të punonte përgjithmonë. Nuk është e nevojshme të jesh i apasionuar pas modës për të kuptuar çfarë humbjeje është kjo për botën: fama e Valentinos i kapërcen modën, shijet dhe madje edhe brezat. Të gjithë e dinë kush ishte, dhe të gjithë e dinë se sa shumë krijimet dhe idetë e tij kanë lënë gjurmë në kulturën shoqërore. 

“Çfarë dëshirojnë gratë? Të jenë të bukura”. Kështu e përmblidhte ai vizionin e tij, njw vizion i cili e ka udhëhequr në çdo hap, që nga viti 1959, kur themeloi shtëpinë e tij të modës në Romë, deri në vitin 2007, kur vendosi të tërhiqej. 

Përpara modës, sfilatave dhe tapeteve të kuq dhe gjithçkaje, synimi i Valentinos ishte t’i bënte gratë të bukura. Ato e kanë kuptuar gjithmonë këtë dhe për këtë arsye e vendosën që në fillimet e tij në Olimpin e krijuesve. 

Jeta e Valentinos ishte legjendare. Lindi në Voghera më 11 maj 1932 dhe siç do të tregonte më vonë, ishte i tërhequr nga e bukura që fëmijë. Një nga anekdotat që është kthyer në legjendë është ajo që përjetoi kur, ende adoleshent, shoqëroi familjen në Operën e Barcelonës. Aty, i rrethuar nga dhjetëra zonja jashtëzakonisht elegante të veshura me të kuqe, kuptoi sa shumë u shkon ky ngjyrë të gjithave; në atë moment e zgodhi si ngjyrën e tij simbol, përgjithmonë. Por do të ishte gabim ta tkurrje trashëgiminë e tij vetëm në një tonalitet. 

Pas studimeve në Milano, në vitin 1949 transferohet në Paris, ku ndjek École des Beaux-Arts pranë Chambre Syndicale de la Couture Parisienne. Është shumë i ri, vetëm 17 vjeç, por asgjë nuk e ndalon: në atë kohë italianët nuk shiheshin mirë përtej Alpeve, por ai është thjesht shumë i talentuar. Fiton çmimin Woolmark (i njëjti që nisi karrierat e Yves Saint Laurent dhe Karl Lagerfeld, mik i tij shumë i dashur), nis me një praktikë te Jean Dessès, më pas fillon të punojë për Guy Laroche, të cilin e njeh në atelier. 

Por nuk i mjafton më: në vitin 1959 kthehet në Itali dhe zhvendoset në Romë, që asokohe ishte djepi i modës së lartë italiane. Fotografitë e para “zyrtare” e tregojnë duke punuar mbi fustanin e nusërisë së motrës, ndërsa një nga veshjet e para është një fustan deri në gju i mbuluar me trëndafila tulle që kalojnë nga rozë në të kuqe, një element dekorativ që do të rikthehet ndër vite. 

Në vitin 1960, në Via Veneto, takon Giancarlo Giammetti-n, 22 vjeç, student arkitekture. Është dashuri me shikim të parë dhe kështu lind një nga bashkëpunimet më të rëndësishme, më të qëndrueshme dhe më frytdhënëse të modës: Valentino mundi t’i përkushtohet plotësisht krijimtarisë, ndërsa partneri, me një qasje shumë më të vendosur dhe efikase, u morr me administrimin. Së bashku janë të pandalshëm. Diana Vreeland, e cila ndan me stilistin pasionin për të kuqen, i pagëzon “The boys”. 

Në vitin 1962 marka  debuton në Firence, në Pitti, në Sala Bianca, por momenti kur Valentino kalon nga një shtëpi e rëndësishme mode në simbol të një epoke është viti 1967, kur prezanton një koleksion tërësisht të bardhë. Orari i sfilatës është katastrofik: i fundit i ditës së fundit, kur blerësit dhe shtypi i huaj janë larguar. Por fjala përhapet se është një rast që nuk duhet humbur dhe në fund të gjithë qëndrojnë, vetëm për të. Valentino do të kujtonte më vonë sa i frikësuar ishte nga ideja për të eliminuar ngjyrën në një epokë të dominuar nga hippie dhe psikodelia, por ishte i sigurt për zgjedhjen e tij. Një triumf. 

Dalëngadalë, të gjitha yjet që kanë emër bëhen fillimisht klientet e tij, më pas miqet e tij. vajzat e famshme, diva, këngëtare, gra të kurorëzuara: të gjitha përfundojnë, të lumtura, në oborrin e perandorit. Jackie Kennedy vesh një fustan të tij si në funeralin e bashkëshortit të parë, John Kennedy, ashtu edhe në martesën me Aristotel Onassis (pikërisht nga koleksioni i Bardhë). “Nuk kishim asnjë ide, dinim vetëm që kishte blerë disa fustane”, do të tregonte vite më vonë Giammetti. “Pastaj një mëngjes u zgjuam nga gazetarët, të çmendur, që donin të dinin gjithçka për martesën”. 

Jackie bëhet një nga njerëzit më të afërt me stilistin, pothuajse muza e tij jozyrtare. Një shembull i shkëlqyer i aftësisë së Valentinos për t’i veshur gratë është një nga fustanet më të famshme të veshura nga Jackie: një lloj sari me një shpatull prej sateni ngjyrë jeshile mente, me skaje të zbukuruara me kristale. Pas saj, të njëjtin model e vesh Jennifer Lopez në Oscarët e vitit 2002. Dy bukuri krejt të ndryshme, por fustani u rrinte për mrekulli të dyjave. Kjo nuk është për këdo. 

Edhe pse marrëdhënia sentimentale përfundoi pas dhjetë vitesh, në vitin 1970, Valentino dhe Giammetti mbetën shumë të lidhur. Familja e tyre e zgjedhur u zgjerua gjithnjë e më shumë me miq, partnerë, nipër dhe fëmijë – një klan shumë i bashkuar dhe shumë elegant. Valentino ndërkohë zgjedh Parisin si qytetin e tij të modës. Vendoset në Place Vendôme dhe kjo për të ka kuptim: është më francezi nga krijuesit italianë, më i afërti me ndjeshmërinë e haute couture franceze. 

Karriera ecën si tren: vesh Liz Taylor në martesën e saj, shumë familje mbretërore (si Marie Chantal e Greqisë), dhe krenohet se gjashtë aktore kanë fituar çmimin Oscar të veshura prej tij: Julia Roberts, Jessica Lange, Cate Blanchett, Mercedes Ruehl, Sophia Loren, Jessica Tandy. Feston me Andy Warhol dhe Madonna, bën ski në Gstaad, punon në Palazzo Mignanelli në Romë, i rrethuar nga qenushët e tij të dashur, simbol po aq sa e kuqja. Në chateau-n e tij pranë Parisit organizon festa legjendare. Qoftë për Gwyneth Paltrow apo Kim Kardashian, nuk ka rëndësi: janë gjithmonë perfekte. 

Valentino mishëron ëndrrën në gjithçka: nga mënyra si shtron tavolinat, te sfilatat, ku në fund del gjithmonë i përsosur për të përshëndetur publikun me krahun lart. Në vitin 1998 shet markën për 300 milionë dollarë, përpara shumë të tjerëve. Ai dhe Giammetti ruajnë rolet e tyre, edhe në vitin 2002 kur marka blihet nga grupi Marzotto. Në vitin 2006 merr Legjionin e Nderit në Paris dhe shfaqet në një cameo te “Djalli vesh Prada”. Në vitin 2007 shpall tërheqjen nga moda aktive. Për lamtumirën, zgjedh Romën: tre ditë spektakolare, një festë para Koloseut, një ekspozitë historike në Ara Pacis dhe një sfilatë që mbyllet, çuditërisht, me fustane rozë. 

Hidhërimi i vërtetë zbulohet në vitin 2009 me dokumentarin Valentino – The Last Emperor. Filmi pritet me duartrokitje të gjata në Venecia dhe bëhet sukses global. Edhe pas tërheqjes, trashëgimia e tij vazhdon: Pierpaolo Piccioli dhe Maria Grazia Chiuri sjellin një rini të dytë për maison-in. Edhe larg pasarelave, Valentino mbetet figurë qendrore. 

Një nga skenat më të bukura ndodh në korrik 2019, në Paris, kur pas sfilatës së Picciolit, rrobaqepëset e vjetra të shtëpisë i vrapojnë për ta përqafuar. Ai përlotet.
Do të na mungojë shumë./LaRepubblica 

 

Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

By: Os De
19 January 2026 at 18:27

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar një vizitë mirësjelljeje me kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të Ambasadës Holandeze në rrjetet sociale. 

Gjatë takimit, ambasadori Vos e përgëzoi znj. Papajorgji për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe vlerësoi rolin kyç që ky institucion ka në garantimin e Kushtetutës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë. 

Ambasada Holandeze riafirmoi gjithashtu angazhimin e saj të fortë për të mbështetur forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe funksionale për konsolidimin e demokracisë dhe përparimin e vendit drejt integrimit europian. 

 

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

By: Os De
19 January 2026 at 18:17

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë.  Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”. 

Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën “Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim. 

Detaje të tjera priten në orët në vijim. 

“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…

By: Os De
19 January 2026 at 18:13

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka folur për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, duke ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjet e drejtësisë dhe hetimet e SPAK. 

Shehaj deklaroi se, sipas tij, “vazhdon turpi në parlament”, duke theksuar se në sallë ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestin. 

Sipas kreut të Partisë Mundësia, përfaqësues të mazhorancës prej ditësh po përdorin si argument një letër që i ka mbërritur kryeministrit Rama, duke e paraqitur atë si “shpëtim nga drejtësia”. Ai shtoi se e njëjta letër i ka shkuar edhe presidentit të Bjellorusisë, duke ironizuar interpretimin që, sipas tij, po i bëhet nga qeveria shqiptare. 

“E kanë si shpëtim nga drejtësia, thonë ‘nuk do na kapin më, nuk do na fusin më në burg’. Ky është thjesht një mashtrim”, u shpreh Shehaj. 

Ai vuri theksin te data 22 janar, kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim që, sipas tij, do të jetë historik për vendin. “Në datën 22 janar GJK duhet të vendosë nëse jemi të gjithë të barabartë para ligjit, nëse një pushtetar që kapet duke vjedhur duhet të shkojë në burg apo jo”, tha Shehaj. 

Më tej, ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të ndikojë procesin, nga frika se një vendim kundër Ballukut do të kishte pasoja edhe për vetë kryeministrin. “Nëse pezullojnë Ballukun, pezullojnë edhe Ramën. Atëherë 83 mandatet nuk do t’i hyjnë më në punë”, deklaroi ai. 

Shehaj e cilësoi situatën si një përballje mes pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, duke theksuar se qytetarët shqiptarë kërkojnë fundin e korrupsionit. “Ose do vijojmë të jemi një vend i korruptuar ku ata që vjedhin nuk ndëshkohen, ose do marrë fund pandëshkueshmëria në Shqipëri. Të gjithë qytetarët i duan të korruptuarit në burg”, përfundoi ai. 

Bardhi: Kuvendi nuk mund të jetë streha e të korruptuarve! 

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e Niko Peleshit që sipas tij e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë. 

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të popullit” tha Bardhi. 

VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

By: Os De
19 January 2026 at 18:04

Teksa Kuvendi i Shqipërisë nisi sot zyrtarisht punimet për vitin e ri 2026, seanca u shoqërua me kaos nga ana e deputetëve të opozitës. 

Deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit, ndërsa këtij aksioni nuk iu bashkuan Agron Shehaj, Erald Kapri, Fatmir Mediu, Artan Luku, Ana Dajko dhe Redi Muçi. 

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

By: Os De
19 January 2026 at 17:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar Bjellorusinë të bashkohet me Bordin e Paqes në Gaza si anëtar themelues, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme bjelloruse, Ruslan Varankov. 

“Pala bjelloruse ka marrë një mesazh personal nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko. Në të ftohet Bjellorusia të bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes në kontekstin e përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit në Gaza”, e citoi atë shërbimi për shtyp i ministrisë. 

Sipas zëdhënësit, presidenti iu përgjigj pozitivisht ftesës. “Qëndrimi ynë është si më poshtë: ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në punën e Bordit të Paqes me shpresën se kjo organizatë do ta zgjerojë autoritetin e saj shumë përtej kornizave të mandatit të saj të sugjeruar fillimisht. Kjo do ta bëjë të mundur që ajo të marrë pjesë aktive në proceset globale të zgjidhjes së çdo konflikti ndërkombëtar, gjë që, në planin afatgjatë, do të ndihmojë në ndërtimin e një arkitekture të re sigurie të promovuar nga Bjellorusia në vitet e fundit”, tha Varankov. 

Bjellorusia, sipas tij, e vlerëson shumë faktin që pala amerikane e sheh atë si një shtet të aftë për të marrë përgjegjësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe për të investuar në një të ardhme të sigurt dhe të begatë për brezat e rinj. “Ne gjithashtu e shohim këtë ftesë si një njohje të meritave personale dhe autoritetit ndërkombëtar të presidentit bjellorus”, theksoi diplomati. 

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

By: Os De
19 January 2026 at 17:46

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se kryeministri Edi Rama është partner i besueshëm për SHBA, teksa presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një ftesë zyrtare që Shqipëria të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Palestinën. 

Në sesionin e ri parlamentar, Balla tha se opozita nuk e ka mirëpritur këtë lajm pozitiv për vendin, teksa i dha ultimatim për reformën zgjedhore dhe territoriale. 

Balla deklaroi se nëse deri javën tjetër, deputetët e opozitës nuk do të paraqiten në komision, ndryshimet do bëhen vetëm nga deputetët e mazhorancës. 

“Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar, Bordit të Paqes. Do të vlerësoja maksimalisht që edhe PD, ajo që ka mbetur dikur nga PD, ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për këto ngjarje, edhe ndaj këtij lajmi të mirë për Shqipërinë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve. Nga e shtuna në darkë, filluan të bërtasin, në fillim thanë nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB, pastaj thanë ftesa duhej e personalizuar. Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej krryeministrave dhe presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve, kur me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, sa u detyrua edhe trampisti Tritan Shehu te televizioni i Xenit të na shajë SHBA. Nuk jemi vetëm pse jemi vend anëtar i NATO-s, por se Rama është partner i besieshëm i SHBA. Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet”, theksoi Balla. 

 

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

By: Os De
19 January 2026 at 17:43

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i mbledhur rreth foltores që opozita e ka bllokuar duke kërkuar largimin nga salla të Belinda Ballukut, i është drejtuar Niko Peleshit duke e cilësuar si provokator të qytetarëve. 

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi. 

❌
❌