Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Java News

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

By: A R
16 January 2026 at 14:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka liruar nga detyra këtë të premte, 16 janar, Nënadmiralin Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Vendin e tij, do ta zërë Kundëradmirali Arsen Burhan Mullaj.

Njoftim për media

Tiranë, më 16 janar 2026

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 25, datë 16.1.2026, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 26, datë 16.1.2026, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

By: A R
16 January 2026 at 14:15

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.

Demi

Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.

Binjaket

Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

Gaforrja

Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Virgjeresha

Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.

Ujori

Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

By: A R
16 January 2026 at 14:06

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e vizave për 75-vende, mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria.

Kryedemokrati u shpreh se përgjigjen më të saktë për këtë gjë, e dha ambasada amerikane në reagimin e saj ditën e djeshme.

Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA. Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës”, deklaroi Berisha.

Sipas Ambasadës Amerikane, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për ta gjatë kësaj periudhe pezullimi.

Ambasada Amerikane i ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve në lidhje me këtë vendim, duke sqaruar se ky pezullim do të zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese dhe jo ato turistike.

Në lidhje me vizat aktuale të vlefshme, Ambasada thekson se asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i përfshirë në listën e 75 vendeve.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 21 janar të këtij viti, teksa Ambasada Amerikane sqaron se Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve.

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

By: A R
16 January 2026 at 13:57

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur zemërim, pasi i nominuari i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Islandë raportohet se ka bërë shaka se vendi nordik duhet të bëhet shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, vetëm disa orë përpara se zyrtarë të lartë nga Groenlanda dhe Danimarka të takoheshin me zyrtarë të SHBA-ve, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik, media ‘Politico’ raportoi për komente të ngjashme edhe për një tjetër ishull nordik.

“Dëgjuam se ish-kongresmeni Billy Long, i nominuari i Trump për ambasador në Islandë, u ka thënë me shaka anëtarëve në sallë mbrëmë se Islanda do të jetë shteti i 52-të dhe se ai do të jetë guvernatori”, shkroi Politico.

Reagimi në Reikjavik ishte i menjëhershëm. Në një deklaratë për ‘Guardian’, ministria e Jashtme e Islandës tha se kishte kontaktuar ambasadën amerikane për sqarime. “Ministria për Punët e Jashtme kontaktoi ambasadën e SHBA-së në Islandë për të verifikuar vërtetësinë e komenteve të pretenduara”, thuhej në deklaratë.

“Këto fjalë, të thëna nga Billy Long, të nominuar nga Donald Trump si ambasador në Islandë, mund të jenë thënë me shaka. Megjithatë, ato janë fyese për Islandën dhe popullin islandez, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre dhe kanë qenë gjithmonë miq të Shteteve të Bashkuara”.

Brenda pak orësh nga nisja e tij, më shumë se 3.200 persona kishin nënshkruar peticionin, duke mbështetur thirrjen që SHBA-ja të emërojë një person tjetër që tregon më shumë respekt për Islandën dhe popullin islandez.

Të mërkurën, Long raportohet se ka kërkuar falje për komentet në një intervistë për ‘Arctic Today’, një faqe lajmesh që mbulon rajonin. Sipas medias, ai tha se komentet ishin bërë me shaka, ndërsa të tjerë po bënin shaka për Jeff Landry, të dërguarin special të Trump për Groenlandën. “Nuk kishte asgjë serioze në këtë, isha me disa njerëz që nuk i kisha takuar prej tre vitesh dhe ata po bënin shaka për Jeff Landry si guvernator i Groenlandës, pastaj filluan të bënin shaka për mua. Nëse dikush u ofendua, atëherë kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Long.

Edhe pse Long tha se e kuptonte pse komentet kishin shkaktuar reagime, ai këmbënguli se ishte vetëm një shaka dhe nuk duhej marrë seriozisht. “Kërkoj falje dhe ky është komenti im i vetëm. Pres me padurim të punoj me popullin e Islandës dhe më vjen keq që u interpretua në këtë mënyrë. Isha me një grup miqsh dhe nuk kishte asgjë serioze”, shtoi ai.

Të enjten, Sigmar Guomundsson, deputet islandez nga partia centriste Liberale Reform, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, i përshkroi komentet si “jo një shaka veçanërisht qesharake” duke pasur parasysh tensionet rreth Groenlandës.

“Është e vetëkuptueshme që kjo është jashtëzakonisht serioze për një vend të vogël si Islanda”, i tha ai gazetës islandeze Morgunblaoio. “Duhet të kuptojmë se të gjitha argumentet e sigurisë që amerikanët përmendin për Groenlandën vlejnë edhe për Islandën. Kjo ka të bëjë me pozicionin gjeografik të këtyre dy ishujve”.

Ai i përshkroi komentet si shenjë të një mungese respekti në rritje në SHBA ndaj sovranitetit të shteteve të vogla. “Islandezët duhet gjithashtu të kenë guximin, pavarësisht marrëdhënieve tona shumë miqësore me Shtetet e Bashkuara, jo më pak përmes NATO-s, të diskutojnë se ku dhe si shërbehen më mirë interesat tona të sigurisë në këtë botë që po ndryshon”.

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

By: A R
16 January 2026 at 13:48

Vetëm një ditë më parë, 15 janar 2026, Gjykata e Apelit të Tiranës, vendosi lirimin e tre të dyshuarve për vrasjen e Martin Çeços, duke i lënë në arrest shtepiak.

Nevzat Tarelli, avokati i dy të dyshuarve, me inicialet V.M dhe E.M.,  në një reagim për mediat këtë të premte, 16 janar, lidhur me këtë çështje, është shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë vjen për shkak të humbjes së fuqisë së afateve të paraburgimit.

“Nuk është vendim për ndryshimin e masës së sigurimit por gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit që janë koncepte të ndryshme dhe ka korrigjuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë. Për dijeni të publikut e të të gjithëve, ligji procedurial penal parashikon një kohëzgjatje të afateve të paraburgimit tërësore jo më shumë se tre vjet, kohë gjatë së cilës sistemi gjyqësor duhet të dalë me një vendim të formës së prerë. Kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe në momentin që ju drejtova Gjykatës së Shkallës së Parë, me shumicë votash ajo e rrëzoi kërkesën time me një arsyetim që për mua është joprocedurial, vendim i cili u bë objekt ankimimi në gjykatë nga ana ime dhe gjykata e apelit në Tiranë dje ka shqyrtuar çështjen dhe ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave. Në këto raste, ligji parashikon që gjykata nuk mund të japë një tjetër paraburgim por mund të japë çdo masë sigurimi tjetër.”, tha ai.

Sipas avokatit, Apeli duhej të caktonte ose masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ose “ndalim i daljes jashtë shtetit”, duke e cilësuar atë të “arrest shtëpie” si absurd procedurial.

“Vendimmarrja e Gjykatës së Apelit dje, ka shkelur këtë vendim të gjykatës kushtetuese duke caktuar përsëri një tjetër paraburgim, siç është arresti në shtëpi. Gjykata dje kishte vetëm një zgjidhje ligjore, që mund të caktonte masa të tjera siç është “detyrim paraqitje” ndoshta edhe me “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Këtë kam kërkuar dhe kjo ishte zgjidhja e drejtë e çështjes. Gjykata ka pranuar të konstatojë humbjen e fuqisë së paraburgimit “arrest me burg” dhe ka caktuar një paraburgim tjetër “arrest në shtëpi” e cila është një absurd procedurial”, tha ai.

Sakaq, Tarelli shprehet se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është antikushtetues në raste të tilla, kur ka mbaruar afati i paraburgimit, e se diçka e tillë duhet të sqarohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ndaj unë me padurim po pres që të zbardhet për ta çuar në gjykatën e lartë e më tej në gjykatën kushtetuese për të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe për ti hequr mekanizmin joproçedurial që po përdorin një pjesë e gjykatave duke dhënë pas mbarimit të afateve të paraburgimit, arrestin në shtëpi që është antikushtetues. Kishim vetëm një llogaritje matematikore, nuk është zgjidhur çështja në themel”, tha ai.

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

By: A R
16 January 2026 at 13:39

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshi dhe Shqipërinë.

Ky shtetas në bashkëpunim me babanë dhe partneren e tij, vepronin në Shqipëri përmes një kompanie dhe 2 shoqërive të tjera me objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, me anë të të cilave kryenin transfertra dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore).

Përmes këtyre shoqërive, shtetasi spanjoll ka përfituar mbi 23 ha tokë në Dhërmi dhe automjete me vlerë më të uleta se vlera e tregut, shoqëri tregtare e llogari bankare.

Nga verifikimet e kryera, subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka ka rritur dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Shtetasi spanjoll, komunikonte përmes platformës Telegram me klientët e tij duke I biindur që të investonin në shumën 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin, çka e bënte gjurmimin e këtyre transaksioneve financiare të pamundur.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Ëingëort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Ëortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;

Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;

Shoqëria ‘Wortend’;

Shoqëria ‘Wingwort’;

Shoqëria ‘Wortnova’;

Automjeti, Toyota, Land Cruiser;

Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe

Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

By: A R
16 January 2026 at 13:28

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi po njësoj si kryeministri Edi Rama nevojën për përshpejtim të punës lidhur me procesin e negociatave me BE-në.

“Duhet të jemi gati për ditë shumë të gjata pune, në komisione dhe seanca plenare, kërkon angazhim më të madh, i referohem performancës, korrektesës…”, iu drejtua ai kolegëve socialistë.

Veçoi miratimin e ligjeve që e afrojnë Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Kemi miratuar 9 ligje, sot që flasim janë në proces një numër shumë i madh projektligjesh”, bëri me dije ai, duke shtuar se “motorët” do të ndizen që prej nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026.

“Duhet të zbatojmë të njëjtat mekanizma dhe procedura, jo raportime formale, na duhet një qasje krejtësisht e re. Legjislatura jonë arriti të zhbllokojë ngërcin 3-vjeçar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një proces model ku shumica votoi një kandidaturë me propozim ekskluziv të deputetëve të opozitës”, tha Balla.

Balla njoftoi se mes 15 prillit dhe 15 majit 2027, do mbahen zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Në fillim të sesionit të tretë parlamentar, që i bie diku në vjeshtë, do dekretohet nga Presidenti i Republikës data e zgjedhjeve vendore 2027”, tha Balla.

“Nga e hëna e 19 janarit, dita e parë e sesionit për këtë vit, deri të enjten e fundit të korrikut 2026 duhet të kemi miratuar ligjin organik për funksionimin e Kuvendit”, tha kreu i grupit të PS-së.

Pavarësisht se formula e bashkëdrejtimit të dy komisioneve të posaçme parlamentare është dakordësuar nga dy partitë më të mëdha në vend, Balla tha se “nuk mund të vijohet njësoj nëse nuk ka konsensus për të punuar”.

“Kush nuk punon, ka thyer dakordësinë e për pasojë na duhet të zhbllokojmë formulën. Ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim qoftë edhe 1 ditë madje as 1 orë, për të punuuar së bashku që reformat të ecin përpara.”

Përveç sa më sipër, shtoi se edhe përbërja e komisioneve duhet ndryshuar dhe se ministrat duhet të jenë më aktivë në mbledhjet e grupit.

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

By: A R
16 January 2026 at 13:22

Komisioni Evropian, nëpërmjet Gert Jan Koopman, drejtor për zgjerimin, ka vlerësuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë arritur rezultatet më të mira në reformat e nevojshme për marrjen e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, Shqipëria kryeson pasi ka zbatuar 21 reforma, ndërsa Mali i Zi 12.

Mali i Zi dhe Shqipëria kryesojnë grupin e shteteve ballkanike në rrugën e plotësimit të reformave të integrimit evropian. Këto vende janë në pararojë të procesit të zgjerimit sepse po punojnë me shpejtësi në plotësimin e të gjitha reformave. Me ndihmën e shtuar teknike që po u ofrojmë atyre, ne presim që normat e rezultateve të zbatimit të reformave të jenë edhe më të lartaDisbursimi i fondeve për rajonin në kuadër të planit të rritjes është më pak se 50%.”, u shpreh Gert Jan Koopman.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosovës, brenda disa javësh, mund t’i hiqen të gjitha masat ndëshkuese dhe ndaj asaj do t’i jepen mbi 400 milionë euro.

Ne kemi filluar të heqim tashmë masat ndaj Kosovës dhe tani jemi në një fazë shumë vendimtare, ku do të donim të akordonim më shumë se 400 milionë euro. Prandaj, jemi në diskutime shumë të thella me autoritetet e Kosovës, ndaj shpresoj të jem në gjendje ta finalizojmë planin këtë muaj“, tha Koopman.

Ndryshimi i qëndrimit nga BE erdhi pas pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e fundvitit të kaluar, që i risollën në pushtet në komunat e veriut.

Në total, deri më tani, nga plani i rritjes rreth 453 milionë euro u janë paguar shteteve ballkanike. Sipas Koopman, vijimi i pagesave për këto shtete varet vetëm nga zbatimi i axhendave të reformave, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit.

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

By: A R
16 January 2026 at 13:14

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë.

VanHorn përmendi gjatë fjalës së saj, tha se do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë.

Ndër të tjera, VanHorn theksoi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve.

Fjala e Nancy VanHorn

“Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.”

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

By: Os De
16 January 2026 at 13:03

Mbyllja e negociatave për anëtarësimin në vitin 2027, nuk është një premtim elektoral, por dakordësim me institucionet e BE-së.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian.

Teksa foli për sfidat parlamentare për Shqipërinë e vitit 2030, Peleshi theksoi se Kuvendi synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.

“Jemi për të ngritur standardin etik, kulturën parlamentare në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Evropa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit Shqipëria shënoi rekord me ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE si nga pikëpamja e hapjes së negociatave ashtu edhe nga përmbushja e detyrimeve teknike dhe institucione. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave. Tani objektiv mbetet mbyllja e tyre deri në 2027 një objektiv i lehtë të thuhet por i vështirë të realizohet shumë ambicioz dhe nuk di me kë vend tjetër mund ta krahasojmë këtë ritëm të pritshëm. Ajo që na bën të ndihemi optimistë është se nuk është një datë e fiksuar nga ne, nuk është një premtim elektoral, por një datë e dakordësuar me institucionet e BE-së”, u shpreh Peleshi.

Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

By: Os De
16 January 2026 at 12:55

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të premte, 16 janar, konferencë me gazetarët nga selia blu.

Berisha u ndal tek hakërimi i materialeve të Prokurorisë së Posaçme, duke marrë për bazë një mesazh i ardhur tek kryedemokrati lidhur me “skemën e hakërimit”.

“Përshëndetje doktor, një informacion të veçantë tek dosja e hakërimit të sistemit të SPAK-ut. Hakëruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakërimin.

Pjesë nga dosja: Me datë 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj, i dërgoi Zambak Gjonit një foto që duket sifaqe interneti, e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas, ai dërgon një sms me përmbajtjen ‘a mos e hapsha dot’. Më pas Arnold Rrokaj i dërgon sms Gjokajt se do t’i shkruajë Ramës ‘që hajt t’i bëjmë robt’”, lexon Berisha denoncimin.

Vijon 

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 janar 2026

By: Os De
16 January 2026 at 12:52

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.

Demi

Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.

Binjaket

Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

Gaforrja

Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Virgjeresha

Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.

Ujori

Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

By: Os De
16 January 2026 at 12:45

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u la porosi të vetëve që të mos braktisin zonat e tyre elektorale. 

Kreu i qeverisë theksoi se 83 mandatet e marra në zgjedhjet e fundit imponojnë shumë gjera për Partinë Socialiste. 

Kreu i PS theksoi se kur të dalin zgjedhjet e 2027, qytetarëve që e votuan dhe nuk e votuan t’u thonë se i përmbushën detyrat. 

“Ndërkohë të mos e ndërpresim, përkundrazi ta artikulojnë punën që filloi pas zgjedhjeve në territor. Ribraktisja e territorit si në të shkuarën nuk do të jetë një opsion për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do të flasim më konkretisht në asamblenë e ardhshme kombëtare së shpejti. Besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë. 83 mandatet imponojnë shumë gjera për këtë forcë politike, duke filluar nga detyrimi që fundi i 2027 të dalim para atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan dhe ti themi që ne e bëmë atë që jua kërkuam votën. I mbaruam detyrat tona, pastaj detyra jonë është pjesa e këmbëngulës politike me të gjitha vendet e Evropës”, tha Rama ne mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. 

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

By: Os De
16 January 2026 at 12:36

Më 23 dhjetor, Sali Berisha u dërgoi një mesazh të prerë strukturave të Partisë Demokratike, ku sanksiononte një rregull të ri për përfaqësimin mediatik të opozitës. Vendimi i Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar të PD-së ishte i qartë: përfaqësuesit e PD-së nuk duhet të përballen në debate televizive me të ashtuquajtur “analistë të pavarur”, të cilët Berisha i cilëson si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe mercenarë mediatikë në shërbim të saj.

Qëllimi, sipas Berishës, është të mos lejohet që qeveria të fshihet pas analistëve për të shmangur përgjegjësinë politike për aferat, korrupsionin dhe skandalet.

Por vetëm pak javë pas kësaj porosie, realiteti televiziv duket se e ka sfiduar hapur vendimin e shpallur.

Mbrëmjen e kaluar, në një nga emisionet kryesore politike të javës në Syri TV, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shfaq në studio përballë një paneli analistësh dhe gazetarësh, mes të cilëve edhe figura që Berisha i ka cilësuar publikisht si “zëvendësues” të qeverisë. Asnjë përfaqësues i Partisë Socialiste nuk ishte i pranishëm përballë tij.

Në të njëjtën kohë, në Top Channel, deputeti i PD-së Klevis Balliu ishte i ftuar në emisionin e Grida Dumës, ku u përball po ashtu vetëm me analistë dhe gazetarë, pa pasur përballë asnjë deputet apo zyrtar të mazhorancës. Një format që bie drejtpërdrejt ndesh me frymën e porosisë së 23 dhjetorit.

Kjo situatë një pyetje të thjeshtë, por thelbësore: a kanë thyer Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu urdhrin e doktorit, apo kanë dalë në studio “me lejen e Florianës”?

Floriana Garo, drejtoreshë e Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, është pikërisht autoriteti që, sipas porosisë së Berishës, duhet të njoftohet për çdo ftesë televizive, për të përcjellë “mesazhin e ditës” dhe për të filtruar pjesëmarrjen në mediat e konsideruara të kontrolluara nga qeveria.

Një gjë mbetet e qartë: beteja e shpallur e opozitës kundër “analistëve të pavarur” vazhdon të jetë më shumë një konflikt retorik sesa një rregull i respektuar në praktikë. Dhe ndërsa PD deklaron se nuk do të shërbejë si maskë për qeverinë në studiot televizive, përfaqësuesit e saj kryesorë vazhdojnë të ulen përballë atyre që vetë i ka etiketuar si zëvendësues të saj. Sepse siç thuhet në të tilla raste, secili analistët e vet./vna.al

Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

By: Os De
16 January 2026 at 12:34

Julio Iglesias ka mohuar akuzat e bëra nga dy ish-punonjëset se ai i ka abuzuar seksualisht. Sipas dy grave, ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe ato janë “prekur në mënyrë të papërshtatshme, ofenduar e poshtëruar”, kurse mjedisi i punës është përshkruar me “atmosferë kontrolli dhe ngacmimi të vazhdueshëm.”

Këngëtari shkruan se nuk ka abuzuar, detyruar ose shfaqur mungesë respekti ndaj një gruaje. Ai shprehet i shtangur, por i gatshëm që njerëzit të shohin të vërtetën.

“Me trishtim të thellë, u përgjigjem gjithë akuzave për dy persona që më parë kanë punuar në shtëpinë time. Mohoj të kem abuzuar, detyruar ose treguar mungesë respekti ndaj një gruaje. Këto akuza janë plotësisht të rreme dhe më shkaktojnë trishtim shumë të madh. Nuk kisha dëgjuar kurrë kaq shumë dashakeqësi, por më kanë mbetur forca që njerëzit ta njohin të vërtetën dhe të mbroj dinjitetin tim edhe para një ankese kaq të rëndë. Nuk mund të harroj shumë e shumë njerëz të dashur që më kanë dërguar mesazhe dashurie e besnikërie, në to kam gjetur shumë ngushëllim.”

82-vjeçari po përballet me akuza të rënda për sulm seksual dhe trafikim njerëzor. Dy ish-punonjëse të tij, një sanitare dhe një fizioterapiste, e kanë denoncuar në gjykatë duke pretenduar se janë abuzuar gjatë kohës që punonin në vilat e tij në Republikën Domenikane dhe Bahamas në vitin 2021.

Njëra prej tyre, e identifikuar me pseudonimin Rebeca, tregoi se këngëtari e thërriste çdo natë në dhomën e tij dhe e abuzonte seksualisht pa dëshirën e saj, duke e bërë të ndihej si “skllave”. Gruaja tjetër, e quajtur Laura, pretendoi se Iglesias e kishte puthur me forcë dhe e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Hetimi nxori në dritë edhe mënyrën e dyshimtë të rekrutimit të stafit, ku përmes reklamave në rrjetet sociale kërkoheshin vajza të reja, të cilat duhet të dërgonin foto me trup të plotë. Pasi punësoheshin, ato përballeshin me pyetje intime dhe kërkesa të papërshtatshme nga këngëtari.

Lajmi ka shkaktuar debate të forta politike në Spanjë.

Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

By: Os De
16 January 2026 at 12:31

Kryeministri Edi Rama hodhi idenë për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit, por nuk dha më shumë detaje për vendin dhe kur pritet të nisë.  

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se duhet të modernizohet edhe administrata e Kuvendit. 

Sipas tij administrata e Kuvendit duhet të mbështet nga një transformim teknologjik. 

“Duhet ta vazhdojmë me administratën e kuvendit që kemi kohë që themi që duhet të modernizohet dhe të mbështetet nga një transformim teknologjik dhe nga ana tjetër duhet që të vendosim edhe piketat në një kalendar të qartë për godinën e re të Parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë ndihmojnë për ti dhënë më shumë energji pozitive punës së deputetëve”, tha Rama. 

2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Çdo draft që vjen nga BE duhet miratuar!

By: Os De
16 January 2026 at 12:26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS, ku veç të tjerash foli në lidhje me procesin integrimit në BE si dhe përafrimin e legjislacionit me unionin. 

Sipas tij, kur përfaqësuesit europianë bëjnë propozimet e tyre apo vendosin piketat, ato duhen miratuar. Rama u shpreh se nuk ka diskutime përtej kësaj dhe se 2 vitet e ardhshme janë vendimtare.

“Kemi pasur deri më sot disa raste që në mënyrë të natyrshme, procesi i diskutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo marrë lehtë si një proces ku ne kemi lirinë të fusim duart sipas opinioneve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, që të jemi të qartë, kemi lirinë që të negociojmë me BE-në.

Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë, që do të thotë negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me Komisionin, I imponohet qeverisë dhe vjen në Parlament. Kur vjen, duhet miratuar, jo diskutuar! Sepse që t’i hyjmë diskutimit të një ligjit ë tillë, dujhet të diskutojmë a duhet të hyjmë në BE apo jo.”

Më tej, nënvizoi një “gabim” që sipas tij e ka bërë dhe vetë, bashkë me kolegë në politikë.

“Marrin një draft dhe i referohen vendeve të tjera në BE, shiko se Franca nuk e ka, Gjermania…Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shpresuar se ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Sepse kur ngrihet kjo pyetje, përgjigja është se që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca. Ju jeni Shqipëria! Kushtet janë këto, nëse doni. Nëse s’doni, mund ta bëni si të doni!”, argumentoi kryeministri.

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

By: Os De
16 January 2026 at 12:18

Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore në vend, duke e cilësuar si një kriter thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Rama: Nuk besoj së është e vështirë që duke u kthyer pas në 2013, të gjithë të kaloni në filmin e kujtesës gjënë e gjallë që therej në rrugë. Rrugwt ishin thertore. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë që ishin të kufizuara nga tezgat dhe tregjet informale.Shumë përparim është bërë, por në raport me kriteret e sigurisë ushqimorë të BE jemi ende larg. Kjo do të thotë që në momentin e anëtarësimit asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk të shitet përvec se në Shqipëri dhe edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen se nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Dhe pastaj në skenarin më pesimist do të thotë që gjithcka që hahet të importohet. Ndaj duhet një super punë por edhe një supervendosmëri nga ana jonë për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vijojë të punojë, gjithkush duhet vënë në pozita të forta pune se në rastin më të mirë janë 10 vjet përpara, nëse llogarisim 2030 si vit që jemi ulur në BE, dhe 5 vitet e ndërmjetme. Ndërkohë puna për t’u bërë është shumë e madhe. 

 

 

 

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

By: Os De
16 January 2026 at 12:11

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me dyer të mbyllura me Grupin Parlamentar të PS, deklaroi se u diskutuan çështje me rëndësi, duke nisur nga integrimi i vendit në BE dhe jo vetëm.

Ai nënvizoi se beteja kryesore mbetet për sektorin e prodhimit ushqimor.

Kryeministri Edi Rama: Sot edhe brenda nesh, brenda Grupi Parlamentar dhe lerë pastaj brenda partisë nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në pikëpamjet e sfidës dhe të barrës së detyrimeve, përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga negociatat dhe pastaj për përfshirjen në një realitet krejt të ri, të një tregu ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë uji në oqean. Sfida për prodhuesit do të jetë e shumëfishtë, sa për të dhënë shembull në momentin që flasin, me grupin e negociatave jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas anëtarësimit që vendi të jetë i gatshëm të mbyllë kriteret për të qenë pjesë e familjes së BE. Kjo është diçka që është pjesë e anëtarësimit të integrimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Ne jemi besimplotë që mund të marrim një lehtësim. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për të gjithë prodhuesit në fshat, për të gjithë sipërmarrjen që prodhon produktet ushqimore. Në të gjitha kushtet ne jemi të patregueshëm për shkak të kushteve të pamjaftueshme të sigurisë ushqimore sipas BE. Prandaj po përpiqemi që të krijojmë një fazë prej 5 vitesh pas anëtarësimin, për prodhuesit.

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

By: Os De
16 January 2026 at 12:06

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar. 

Ai ka deklaruar se janë vendosur disa piketa të përbashkët, kur puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në. 

“Duke u përpjekur që bashkë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi i ri ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara është shumë e veçantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën intensive të negociatave në BE dhe për shkak të domosdoshmërisë që në një hark kohor të shkurtër prej  2 vitesh Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit, sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë”, tha Rama. 

 

❌
❌