Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Java News

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

By: E S
18 January 2026 at 21:02

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është shpallur zyrtarisht. Mbi një vit pas nisjes së protestave studentore dhe tensioneve politike, presidenti Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, pa dhënë një afat të saktë, duke lënë të mundshme mbajtjen e tyre mes muajve tetor dhe dhjetor.

Analistët politikë vlerësojnë se ka një “dritare mundësie” për ndryshim pushteti në Beograd. Politologu Dushan Spasojeviç thekson se për herë të parë qeveria dhe opozita kanë mbështetje të përafërt në sondazhe, duke e bërë reale mundësinë e humbjes së pushtetit nga qeveria aktuale. Megjithatë, Vuçiç paralajmëron se qeveria ka burime dhe përvojë për të përballuar krizën politike.

Studentët kthejnë protestat në fushatë zgjedhore
Që nga fundi i vitit 2025, lëvizja studentore ka ndryshuar strategji. Pas rënies së intensitetit të protestave, studentët fokusohen në përgatitjen për zgjedhje: kanë zgjedhur kandidatë, hapur zyra elektorale, trajnuar vëzhgues zgjedhorë dhe hartuar program politik.

Nisma “një student në çdo fshat” synon të rrisë besimin e qytetarëve, të mobilizojë elektoratin dhe të sfidojë narrativën e mediave pranë qeverisë. Aktivistë si Danilo Erdeljan dhe Sonja Haxhdjukoviç udhëtojnë në të gjithë vendin, duke besuar se sa më vonë të mbahen zgjedhjet gjatë vitit 2026, aq më shumë forcohet lëvizja e tyre.

Mbështetje në rritje, presion shtetëror
Mbështetja për studentët po rritet. Më 28 dhjetor, lëvizja arriti të mbledhë rreth 400 mijë firma në mbi 500 pika në më shumë se 100 qytete të Serbisë, duke u parë nga shumë qytetarë si një alternativë politike afatgjatë.

Ndërkohë, qeveria ka ashpërsuar qëndrimin: mes presioneve ndërkombëtare dhe rrezikut të sanksioneve amerikane ndaj kompanisë energjetike NIS, e kontrolluar nga Rusia, Vuçiç po vonon zgjedhjet, edhe me koston e përkeqësimit të krizës.

Raportohet se qindra punonjës të sektorit publik janë larguar, disa për lidhje familjare me protestuesit, dhjetëra studentë janë nën hetim për “kërcënim të rendit kushtetues” dhe disa kanë ikur jashtë vendit. Universitetet po vendosen gjithashtu nën kontroll më të rreptë shtetëror, përfshirë financimin e centralizuar.

Pavarësisht presioneve, studentët mbeten të vendosur. Ata e cilësojnë këtë periudhë si një “maratonë” drejt zgjedhjeve, duke besuar se ato përfaqësojnë një mundësi reale për ndryshim politik në Serbi.

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

By: E S
18 January 2026 at 20:55

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sonte lidhur me manipulime të supozuara të votës në disa komuna, duke akuzuar struktura të caktuara për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në dëm të kandidatëve të rinj dhe reformues.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se vota nuk është marrë kandidatëve të rinj për shkak të gabimeve të tyre, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk i përshtaten një politike të ndërtuar mbi interesa personale.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma”, shkruan ai.

Abdixhiku ka theksuar se LDK, krahasuar me partitë e tjera, ka më së paku parregullsi, por pikërisht për këtë ka përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve dhe reformës brenda partisë.

Ai ka paralajmëruar se pas mbajtjes së Kuvendit të LDK-së do të ketë pasoja konkrete për ata që kanë cenuar procesin zgjedhor, jo vetëm në aspektin ligjor dhe publik, por edhe përgjegjësi politike brenda partisë.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka kërkuar gjithashtu veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se çdo shkelës i ligjit duhet të marrë përgjigjen e merituar.

“Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka shkruar ai.

Në përfundim, Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, duke theksuar se vota nuk duhet të tjetërsohet dhe duhet të mbrohet.

“Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

By: E S
18 January 2026 at 20:48

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se PD ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të pluralizmit dhe vlerave demokratike.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar çdo ditë atë që ai e quajti “narkoregjimi i Edi Ramës”, një regjim që sipas tij vjedh qytetarët, bashkëpunon me krimin e organizuar dhe ka shndërruar pasuritë e vendit në një mallkim për shqiptarët. Ai theksoi se qeveria ka vendosur taksa të rënda, ka nxitur largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe ka rrezikuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe sigurinë më gjerë.

“Ne nuk mbronim individë, por të vërteta dhe vlera universale. Ju mbrojtët opozitën, pluralizmin dhe gjërat më të çmuara që ka një komb,” u shpreh Berisha, duke vlerësuar qëndresën e demokratëve përgjatë viteve të fundit, pavarësisht presioneve dhe izolimit politik.

Kryedemokrati theksoi se PD ka kaluar nga një periudhë izolimi ekstrem në një fazë të re mbështetjeje ndërkombëtare, duke përmendur miratimin e shtatë rezolutave nga partitë simotra në Europë dhe botë brenda 14 muajve, të cilat sipas tij dënojnë regjimin e Edi Ramës, farsën elektorale dhe shtypjen e pluralizmit.

Berisha u shpreh i bindur se demokratët do ta “arkivojnë regjimin e Edi Ramës”, ashtu siç kanë përballuar të këqijat e mëdha të së shkuarës. Ai theksoi se PD është sot në betejë për të dëshmuar se qeveria përdor paratë publike, krimin dhe bandat për të deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e shndërruar votën në mjet grabitjeje dhe korrupsioni.

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

By: E S
18 January 2026 at 20:39

Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.

“Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkastin DLZ.

“Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe kurrë më…”.

“Çfarë kanë bërë administrata, e kush është ministri i Punëve të Jashtme? Çfarë ka bërë ai në Uashington nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po bëhet një kohë të gjatë?”

“Po ju them që në muajin mars ose prill do të prezantohet dokumenti, prandaj ata po frikësohen, sepse kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper”.

“Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

18 January 2026 at 20:29

Nga Ergys Mertiri

Pasi ai kishte caktuar takimin e rradës ne Lezhë, Berisha lajmëron befas një foltore emergjente në Kombinat në të njëjtën orë. Qëllimi është i qartë, të dublojë kundërshtarin duke i marrë kohën televizive.

Në fakt, që kur nisi lëvizjen e vet, Salianji i ka percaktuar agjendën politike Berishës në çdo hap. Menjëherë ai nisi protestat, foltoret nëpër rrethe, analizën e zgjedhjeve 8 muaj pas humbjes.

Sulmet ndaj banale foltorike kane qenë pjesa tjetër dhe qesharake e dramës. Akuzat se Salianjin e ndihmojnë bandat e krimit, strukturat e Edi Ramës dhe tradhëtarët e brenshëm, janë askpekti humoristik që kulmon me përjashtimin e tij (te pamundur) nga partia që Berisha e quan vetpërjashtim. Ai që pak javë më parë konsiderohej hero i burgosur politikisht nga regjimi i Ramës, sot shpallet armik e tradhëtar, bashkëpunëtor i Ramës për të shkatërruar opozitën.

E për të mos u mjafruar me kaq, menjëherë pas tryezës për bashkimin e opozitës dhe thirrjeve për bashkim të gjerë me të gjithë spektrin opozitar nis një aksion spastrimesh në parti kundër të gjithë atyre që ai i quan tradhëtarë e bashkëpunëtorë të Ramës, si dhe atyre që nga mërzitja pse nuk morën postet e pretenduara, nuk punuan në zgjedhje. Politika e re bashkime-spastrime tregon çbalancimin e rëndë mendor ku ka hyrë kjo opozitë, që në fakt pazaret me Ramën i bën vetë, duke filluar nga Berisha i pari, ndërsa pjesa më joaktive në zgjedhje ishte ajo e listës së mbyllur e caktuar arbitrarisht nga vetë Berisha në kundërshtim me statutin.

Pasi të gjejë e përjashtojë armiqtë e brendshëm dhe “elementin antiparti”, lideri historik do fillojnë të përjashtojnë edhe masat e demokratëve që mbushin sallat e tradhëtarit. Në fund do mësojë si në atë skeçin e Koço Devoles për byronë politike ku Enveri bust kërkonte shpalljen e studentëve armiq të popullit. E kur Ramizi e sqaron se me studentët eshtë bashkuar gjithë populli Enveri ia pret:
“Edhe populli të shpallet armik i popoullit dhe partisë!”

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

By: E S
18 January 2026 at 20:21

Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen për çështjen e Groenlandës u përforcua nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i cili argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të siguruar sigurinë e saj.

Duke folur në emisionin për NBC News, Bessent duket se minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke vënë në dukje se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si levë për të arritur qëllimet e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai të dielën, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.

Të shtunën, Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 10% për produktet nga tetë vende evropiane nga 1 shkurti, me një rritje të parashikuar në 25% në qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Grenlandës”.

Zhvillimi shkaktoi reagime të forta, me Presidentin Francez Emmanuel Macron që e quajti masën “të papranueshme” dhe deklaroi se do të bënte thirrje për aktivizimin e mekanizmit më të fortë hakmarrës të BE-së.

Bessent paraqiti një arsyetim më të gjerë për pretendimin e SHBA-së për Groenlandën, duke përmendur konkurrencën gjeopolitike në rritje në Arktik, planet e Trump për të vendosur mburojën raketore “Kupola e Artë”, por edhe varësinë e mëparshme të Evropës nga Rusia, e cila – siç tha ai “financoi operacionet ruse kundër Ukrainës”.

I pyetur nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është një taktikë negociuese, ministri amerikan la të kuptohej se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e tij: “Evropianët rrezatojnë dobësi, Shtetet e Bashkuara rrezatojnë forcë.”

“Presidenti beson se siguria e shtuar nuk mund të ekzistojë pa qenë Groenlanda pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha Bessent.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të udhëheqësve evropianë se një veprim amerikan për të blerë Groenlandën mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s, pas më shumë se 70 vjetësh, Bessent e përshkroi këtë dilemë si “të rreme”.

“Udhëheqësit evropianë do ta pranojnë atë dhe do ta kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

By: E S
18 January 2026 at 20:13

Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka sjellë për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto.

Siç shkruan Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, në këtë dokument të rrallë hartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg, shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje.

“Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV. Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re”, komenton ministri.

Sipas tij, ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

By: E S
18 January 2026 at 20:04

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e tij të takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mbajti një fjalim kritik ndaj lidershipit të PD-së dhe mënyrës se si po trajtohen demokratët.

Salianji theksoi se shqetësimi kryesor nuk janë vetë demokratët që reagojnë, por lidershipi që nuk i dëgjon dhe nuk prodhon ide për t’i përfaqësuar ata. “E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë, është lidershipi që nuk dëgjon demokratët, nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë me shumë, por shqetësim është pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por është mungesa e ideve të tyre që po braktisin demokratët,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër lidershipin e PD-së, duke e përshkruar si të larguar nga baza dhe të fokusuar te privilegjet e veta, ndërkohë që demokratët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Salianji theksoi se forca e PD-së vjen nga vota dhe mbështetja e anëtarësisë, dhe se asnjë lider nuk mund të pengojë bashkimin e demokratëve për të sfiduar qeverinë aktuale.

“Çfarë është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe mace përballë qeverisë? Demokratët janë të fortë, rrinë në këmbë dhe nuk ka forcë që ndalon bashkimin e tyre,” përfundoi Salianji.

Ervin Salianji iu përgjigj nga Lezha deklaratave të Sali Berishës se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Kryesia e PD.

Salinji tha se Statuti i PD nuk njeh përjashtim për mendimin ndryshe.

Mesazhi i Salianjit ishte për Berishën duke i kujtuar se Statuti i PD parashikon largimin e lidershipit kur humb zgjedhjet.

Ervin Salianji: Shqetësim janë ata që duan të përjashtojnë demokratët se nuk japin llogari. Ne duam të largojmë Edi Ramën. Ne kërkojmë zgjidhnje, fatkeqësisht lidershipi jonë kërkon privilegjeve. Ne do ta ndryshojmë PD-në, asnjë nuk na largon ne, asnjë forcë përveç forcës që vjen nga vota, nga demokratët, nga mbështetja.

Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët, mace me qeverinë? Anëtarësia përjashton lidershipin me votë dhe jo e kundërta. Kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën sikur sillet si tigër me demokratët, por pas çdo palë zgjedhje bëjnë mjau-mjau përballë qeverisë. Ç’është kjo? Demokratët nuk ka forcë që i ndalon, demokratët janë të fortë për t’u përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë nëse vendoset në themel meritokracia. Edi Rama nuk mundet duke përjashtuar demokratët, por duke krijuar garë, votë, mundësi për të ecur përmes meritës, këto duhet të prevalojnë në partinë tonë.

Akush nuk na largon nga PD. Ne kemi pyetjen e thjeshtë. Çfarë ju pengon ju “pesëshja” e lidershipit që ta bëjmë PD-në fituese? Sepse lidershipi është në pushtetin e opozitës. Por në vend që të përdoret pushteti për të shkatërruar PD-në dhe demokratët, duhet të përdoret pushteti për të larguar Edi Ramën.

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe, PD është demokratizuar me statut. Statuti të largon vetëm për një arsye, jo nga mpartia, por të largon nga lidershipi nëse humbet zgjedhjet. PD e ka fuqinë për të përfshirë njerëz të rinj”- tha ai.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, Salianji theksoi rëndësinë e mesazhit që qytetarët i japin Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi. “Kjo sallë është mesazh për një sistem që po bie nën peshën e korrupsionit të vet, por është edhe një mesazh për ne, sepse njerëzit presin më shumë nga PD: guxim, qartësi dhe fitore,” u shpreh ish-deputeti, duke e cilësuar takimin si një mbrëmje frymëzuese për demokratët e Lezhës.

Salianji bëri thirrje për bashkim të demokratëve dhe të gjithë popullit opozitar rreth PD-së, duke nënvizuar nevojën për rotacion dhe për të rikthyer normalitetin në vend. “Të bashkojmë demokratët, popullin opozitar rreth saj, të sjellim rotacionin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim pa frikë, pa ndalim. Koha e ndryshimit ka ardhur dhe nuk do ndalojmë asnjë moment. Ky është premtimi im para jush,” përfundoi ai, ndërsa i dha fund fjalës me brohorima dhe mesazhe për fitore.

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

By: Mero Baze
18 January 2026 at 19:55

Nga Mero Baze

Nuk di pse opozita i ka hyrë një debati të lodhshëm, më i lodhshëm se i Madurës, për të injoruar rëndësinë e Bordit të Paqes që po themelohet me iniciativë të Presidentit Trump dhe mbi të gjitha sqarimet e tyre të lodhshme për Presidentin Trump për veset e Edi Ramës.
Fjala vjen, përfaqësues të PD thonë që ftesa u ka shkuar 200 vetëve ose gjithë anëtarëve të OKB-së dhe pastaj vazhdojnë me detyrimet që do të ketë Shqipëria, për t’u thënë qytetarëve shqiptarë që kjo është e rrezikshme.

Problemi i parë serioz për opozitën është se ftesa për Edi Ramën ka ardhur për të gjitha ato arsye që opozita mendon se Edi Rama është i papëlqyer nga Perëndimi dhe SHBA, dhe sidomos nga Presidenti Trump. Edi Rama ka marrë ftesë pikërisht për ato që opozita i quan “vese” të tij.

E vërteta është se ftesa nuk lidhet as me faktin që jemi anëtarë të OKB-së, as që jemi anëtarë të NATO-s, as me “rëndësinë gjeopolitike” të Shqipërisë. Po të ishte ashtu, do ishin ftuar dhe shtete të tjera nga Ballkani që janë anëtare të OKB-së apo NATO-s.

E vetmja gjë simbolike që vlen për Shqipërinë është se Edi Rama vjen nga një shtet që simbolikisht është vend mysliman dhe pro Izraelit, duke qenë njëkohësisht dhe shtet evropian.

Ftesa nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe nuk lidhet aq shumë me Shqipërinë, sa me kryeministrin dhe fuqinë personale dhe politike të tij. Po të kemi parasysh dhe vetë profilin e Presidentit Trump dhe konvencionet e tij në krijimin e këtyre iniciativave, Edi Ramën e favorizon më shumë fakti që është një lider i fortë politikisht, pa presione parlamentare, pa kosto politike nga pjesëmarrja në këtë iniciativë dhe pa burokraci shtetërore nëse i duhet të veprojë.

Praktikisht Edi Rama është i përshtatshëm për anëtar themelues për të gjitha ato arsye që opozita ankohet se Edi Rama i ka si mangësi në raport me SHBA-në. Në fakt, Presidenti Trump ia ka vlerësuar këto si përparësi.

E kundërta do të ketë rëndësi. Pjesëmarrja e Edi Ramës në këtë tryezë do të rrisë vëmendjen e Uashingtonit për Shqipërinë dhe do të forcojë politikën amerikane rreth Shqipërisë si një vend aleat.
Shqipëria praktikisht nuk do të ketë asnjë kosto financiare ose ushtarake, nuk do të ketë angazhime ushtarake në Gaza dhe as financime.

E vetmja gjë që ne do t’i shesim Bordit të Paqes është Edi Rama dhe këtë me një pazar të mirë, që nëse del çdo gjë me sukses quhemi të fituar, nëse nuk funksionon, nuk jemi ne të humburit.

E vërteta është se Shqipëria në këtë histori ka vetëm një rol simbolik, ndërsa kryeministri i saj ka një rol personal, si një politikan i drejtpërdrejtë, përtej gjuhës teknokrate, si një negociator i besueshëm dhe një aktor konfidencial me shumë udhëheqës botërorë të kësaj kohe.

Ai nuk është aty për atë që Shqipëria do të bëjë për Gazën, por për ato çka Shqipëria ka bërë deri më sot në raport me SHBA-në dhe politikën evropiane, si një vend pa risqe dhe aleat i sigurt.

Ndaj opozita është e lirë të përçmojë Edi Ramën si një autokrat i plotpushtetshëm dhe aleat i Trumpit, por nuk duhet të na lodhë shumë veshët me “protrumpizimin” e saj, pasi ajo që ka në mendje opozita dhe ajo që ka në mendje Trumpi janë një oqean larg njëra-tjetrës dhe një karrige larg Edi Ramës në një tryezë.

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

By: E S
18 January 2026 at 19:47

Sadetja dhe Agroni janë njohur me dashuri në vitin 2011 dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Si shumë shqiptarë, Agroni ishte emigrant në Greqi dhe më vonë, iu bashkua edhe Sadetja me fëmijët, gjithnjë me përpjekjen që të krijonin një të ardhme më të mirë për ta.

“Më 18 prill 2024, çdo ëndërr jona u shua”, shprehet Sadetja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Një parandjenjë nuk e linte të qetë Sadeten, por as vetë Agronin. Në shtëpi gjithçka dukej në gjendjen e vet të zakonshme, por një ‘hije’ endej në mendjen e tyre.

Sadete: Më datë 18 unë e Goni shkojmë të punojmë si çdo ditë. Punonim nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 të darkës. Goni ishte duke e parandier çdo gjë që do të vinte momenti që ai s’do të ishte mirë.

Ardit Gjebrea: Por ai nuk kishte gjë fizikisht?

Sadete: Jo, jo, gjendja e Gonit ishte…Goni s’ishte ankuar kurrë. Shkojmë te shtëpia, i gjejmë fëmijët krejt mirë. Çdo natë i kemi gjetur në gjumë, atë natë ishin duke na pritur të tre fëmijët.na kishin shtruar tavolinën sikur të ishte ndoshta e fundit darkë që do të hanim të gjithë bashkë. U ulëm, fjetëm,unë nuk kam fjetur tërë natën, vetëm mendoja diçka do t’i ndodhë familjes sime, e kisha atë parandjenjën, por nuk e kuptoja akoma se çfarë do të ndodhte. Zgjohet Goni krejt mirë, na bën mëngjesin si për fëmijët, si për mua. Në momentin kur ai merr rrobat e niset të vishet, veç më thotë “Sadete, unë nuk jam mirë.” Lëvizte duart e këmbët si të ishte duke i dalë shpirti. Ai kaloi trombozë dhe hemorragji në mes të kokës. Kur shkoj te spitali unë, kishte kaluar direkt në koma. Sa e çoj atje, vjen doktori e më thotë “Agroni ka mbaruar, nuk kam shpresa për të sepse është në momentet e fundit, ne s’kemi rrugëzgjidhje, ne do t’i bëjmë një gjilpërë, Goni i ikur se i ikur është. Ajo është diçka që jeton ose ikën direkt.” Unë u thashë bëni çfarë të doni, përpara se Goni mos të më ikë.

Në disa foto, shihet gjendja e Agronit para dhe pas këtij episodi që ndryshoi jetën e gjithë familjes. Në foton e parë, ai është shëndoshë e mirë dhe i lumtur krah familjes. Në të dytën, gjendet në shtratin e spitalit ku njeriu i fuqishëm e i shëndetshëm i ka lënë vendin një trupi të drobitur, të dobët e me tuba.

Sadete: Këtu ka qenë pas 4 muajsh se në fillim ka qenë edhe më keq. Më thotë doktori “hajde foli Gonit që ta kuptojmë a e pranoi trupi i Gonit gjilpërën apo jo.” Shkoj dhe i thashë Gonit vetëm kaq: Goni, mos më lër vetëm dhe tre fëmijët mos i lër jetimë! Goni në atë moment vetëm ka lëvizur gishtat. Më thotë doktori “shko merr letrat në shtëpi dhe Gonin, po marrim helikopterin ta çojmë në Athinë.” Kur shkoj te shtëpia, në makinë them do e mbaj veten që fëmijët mos të kuptojnë gjë. Më del vajza para dhe më thotë “ma, ku është babi im?” Aty s’munda ta mbaj dot veten. Vetëm qanim të tre te dera e shtëpisë.

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

By: E S
18 January 2026 at 19:38

Peshkimi është ‘shtylla kurrizore’ e ekonomisë së Groenlandës, me prodhimet e detit që përbëjnë mbi 90% të eksporteve të saj totale. Po ashtu Groenlanda merr subvencione të mëdha nga qeveria daneze.

Pra, çfarë e bën vendin ekonomikisht tërheqës?

Në vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Groenlandës, duke përfshirë mineralet e rralla të tokës, uraniumin dhe hekurin. Ajo gjithashtu mund të ketë rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

Më parë këto burime kanë qenë të paaksesueshme për shkak të klimës së ashpër të Arktikut, por shkrirja e akullit ka hapur rrugë të reja transporti detar, të cilat mund ta bëjnë më të lehtë peshkimin dhe nxjerrjen e mineraleve.

Burimet minerale të vlefshme kanë qenë një fokus kyç i Presidentit Trump në vende të tjera, përfshirë edhe në ndërveprimet e tij me Ukrainën. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së ka përsëritur dëshirën e tij për të blerë Groenlandën për sigurinë kombëtare të Amerikës.

Më shumë se një herë, ai e ka përshkruar kërcënimin që percepton nga fuqitë rivale, duke thënë se “nëse nuk e marrim Groenlandën, Rusia ose Kina do ta marrin atë”.

Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

By: Java News
18 January 2026 at 19:30

Nga Marko Caka

Në Shqipëri politika është katandisur në një konkurs provincial simpatie, se kush e ka më mik të huajin. Qeveria dhe opozita janë futur në një garë qesharake se kush pëlqehet më shumë nga Uashingtoni dhe Brukseli, sikur varfëria zhduket me një shtrëngim duarsh dhe korrupsioni shpërbëhet nga një letër urimi.

Në parim, marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në janë jetike. Jo për selfie politike, por sepse lidhen me orientimin gjeopolitik të vendit dhe, mbi të gjitha, me përmbushjen e standardeve që na afrojnë me Europën, si një ekonomi më të fortë, shtet më funksional, shoqëri më të drejtë. Kjo është arsyeja pse votohet një qeveri. Por ne, populli, në syrin e opozitës, mesa duket kemi bërë një keqkuptim historik, kemi votuar kryeministër jo për të qeverisur Shqipërinë, por për të bërë karrierë ndërkombëtare. Pra që këtu fillon mashtrimi i madh.

Ne nuk kemi zgjedhur kryeministër për të drejtuar botën, as për të qenë pjesë e bordeve imagjinare të paqes globale, e aq më pak për të zgjidhur krizën e Gazës. Kemi zgjedhur kryeministër për të drejtuar një vend të rraskapitur, të varfëruar dhe të zhytur në korrupsion prej tre dekadash.

Megjithatë, opozita sillet sikur matësi i vetëm i qeverisjes është se si sillen ndërkombëtarët me Edi Ramën. A e pëlqen Trump? A i dërgon letër? A e fton në ndonjë tryezë? Dhe në anën tjetër të opozitës së dështuar, fantazia kolektive ka kaluar çdo kufi, prej vitesh dëgjojmë se “Trump do ta arrestojë Ramën”, se do ta nxjerrë në gjyq popullor, madje – pse jo – edhe do ta varë në mes të Tiranës, që të kënaqen të gjithë armiqtë e tij politikë.

Ky është niveli i debatit. Për dy ditë me radhë, mediat shqiptare janë marrë vetëm me një letër. Opozita akuzon, kryeministri reciton. Fjalë të bukura të Trumpit shiten si “sukses kombëtar”, sikur standardi i jetesës në Shqipëri rritet me komplimente dhe jo me paga, spitale, shkolla dhe drejtësi funksionale.

Ironia shkon më tutje, se këtë stekë e ka vendosur vetë opozita. Ajo ka vendosur rregullin idiot se një kryeministër gjykohet nga mendimi i të huajve, jo nga jeta e qytetarëve. Dhe Rama, mjeshtër i mbijetesës politike, po luan poker me letra të hapura, ndërsa kundërshtarët e tij vazhdojnë të shikojnë qiellin.

Ndërkohë, ajo që harrohet me qëllim është thelbi: – varfëria periferike që vazhdon,– elitat që pasurohen çdo ditë, – korrupsioni që gllabëron pasurinë publike, – trafiqet ilegale që ushqejnë një ekonomi paralele. Për këto e kemi zgjedhur kryeministrin. Por këto janë detaje të mërzitshme nga ana e opozitës, sepse mendojnë se nuk bëjnë më zhurmë në veshin e simpatizantëve të tyre. Por, për opozitën, klikime sjellin letrat , ftesat, opinionet e të huajve. Pra opozita, e fiksuar pas ambasadave dhe deklaratave, nuk shkon derë më derë, nuk përballet me hallet e qytetarëve dhe nuk ia numëron kryeministrit në sy përgjegjësitë e tij reale, por ata presin një mrekulli diplomatike. Dhe kështu, pa e kuptuar, po e mbajnë në pushtet më mirë se çdo fushatë.

Nëse Rama thotë se kjo opozitë ia ka dhënë katër mandate, nuk po bën humor. Po përshkruan realitetin e hidhur. Dhe nëse vazhdojnë kështu, rreziku i vetëm për të nuk është humbja e pushtetit, por që të mos e lënë rehat as pas mandatit të fundit.

Sepse në këtë vend, kryeministri nuk gjykohet për atë që u bëri shqiptarëve, por për atë që i thanë të huajt për të.

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

By: E S
18 January 2026 at 19:22

Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin. Për një pasaportë evropiane apo australiane gati 900 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare vitin e shkuar.

Në krahasim me vitin 2023, numri i atyre që “ikin pa kthim” u rrit me 52 raste ose 6.1 për qind.

Rafael Todhe, jurist në Gjermani, shprehet: “Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj e të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësinë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Mund të shkoj ky proces deri në 7-8 vjet”.

Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se në dekadën e fundit janë mbi 6 mijë e 600 shqiptarë që kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare.

“Shumë vende të bashkimit europian nuk e lejojnë dyshtetësinë, ndër to gjermania, Austria, Holanda, Spanja nuk e lejojnë. Shtete ku flukset e emigrimit të shqiptarëve janë më të mëdha”, thekson Todhe.

Por, çfarë po i shtyn të heqin dorë nga shtetësia?

Eldisa Cirogu, studiuese e emigracionit, shpjegon: “Pjesa më e madhe që i shtynë janë 3 indikatorë një punë më e mirë arsim më i mirë shëndetësi më e mirë. Nuk përfitojnë nga shumë përparësi që shtetet japin. Nëse e marrin atë janë shtetas europian dhe përfitojnë së pari lëvizjen e lirë, ndryshimin e vendbanimit”.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grup-moshës 15-35 vjeç.

“Përveç tkurrjes ekonomike, forca e madhe e punës largohet, nga ana tjetër ne perceptojmë një tkurrje demografike, plakje më e shpejtë e popullsisë sonë”, tha Cirogu.

Sipas të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

By: E S
18 January 2026 at 19:12

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar nga Lezha kritikat që vijnë nga brenda radhëve të PD-së për takimet që ai ka zhvilluar në qytete të ndryshme në vend, duke i cilësuar ato si pasojë e frikës nga humbja e privilegjeve dhe jo si qëndrime të bazuara në arsye.

Ai theksoi se guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që ‘çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë’ dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese.

Megjithatë, sipas tij, lidershipi i PD-së nuk po reflekton ende, pavarësisht takimeve masive që po zhvillohen..

Ai theksoi se këto sulme ndaj tij janë shprehje e frikës nga humbja e pushtetit brenda opozitës.

“Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre”, tha ai.

Salianji: Ne kemi një përgjegjësi historike për të punuar natë e ditë për rrotacionin. Shqiptarët dhe demokrate do të na urrejnë të gjithëve ne që drejtojmë PD, nëse PD nuk bën të mundur rrotacionin dhe ndryshimin.

Padiskutim me votë, me ndihmën e drejtësisë, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të SHBA, të Britanisë së madhe të BE-së. Por liderishipi i PD-së nuk po zgjohet ende pavarësisht takimeve masive që po bëjmë në çdo qark dhe ky është një problem që në duhet ta themi.

E keni dëgjuar që guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese.

Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre.

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

By: E S
18 January 2026 at 19:03

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes për Gazën” e që duhet të mbikqyrë përkohësisht qeverisjen dhe rindërtimin e Rripit.

Shtëpia e Bardhë dhe burime të tjera njoftuan një listë emërimesh dhe ftesash për organizata gjatë dy ditëve të fundit, përfshirë Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, Presidentin egjiptian, Abdel Fatah Al Sisi, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Pa specifikuar se kë kundërshtonte konkretisht, Izraeli theksoi se disa prej emërimeve nuk ishin koordinuar me ta dhe se ishin kundër politikave të vendit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha gjithashtu se ministri i Jashtëm izraelit do të kontaktonte me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Bordi i Paqes është pjesë e një plani 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i hartuar nga Donald Trump. Por, pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor, forcat izraelite vazhdojnë të vrasin palestinezë. Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, të paktën 463 palestinezë kanë vdekur në Rripin e Gazës. Përbërja e saktë e Bordit të Paqes është e paqartë, por dy borde të ndryshme qeverisëse janë njoftuar.

“Bordi ekzekutiv themelues” do të përqendrohet në investime dhe marrëdhënie me jashtë, ndërsa “Bordi ekzekutiv i Gazës” do të mbikëqyrë një grup tjetër, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës, të cilit do t’i ngarkohen punët e përditshme në Gaza.

Sipas Bloomberg, shtetet që duan një vend të përhershëm në Bordin e Paqes për Gazën do të duhet të kontribuojnë me të paktën 1 miliardë dollarë.

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

By: E S
18 January 2026 at 18:54

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim me strukturat dhe aktivistët e PD-së.

Fjalimin hapës në këtë takim e mbajti Arbër Kola, anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Në fjalën e tij, Kola foli për angazhimin e tij politik dhe për akuzat që, sipas tij, i janë bërë për shkak të pozicionimeve të tij brenda partisë. Ai theksoi se është aktivist dhe anëtar i PD-së, duke mohuar zërat që e kanë quajtur “të shitur” apo “të blerë” dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

“Unë jo vetëm që jam demokrat, por jam edhe biri i një prej themeluesve të PD-së, dega Mirditë. Kam marrë pjesë në qindra organizime, tubime, protesta dhe fushata, të gjitha me një qëllim të përbashkët: largimin e Edi Ramës dhe kthimin e PD-së në pushtet,” u shpreh Kola.

Ai deklaroi se ndodhet në këtë takim për të përcjellë mesazhin e bashkimit dhe të rritjes së mbështetjes për Partinë Demokratike, duke shtuar se sipas tij, ajo që e ka mbajtur peng partinë ka qenë mungesa e përballjes me të vërtetën. Kola theksoi gjithashtu se angazhimi i tij politik ka pasur kosto personale, duke përmendur heqjen e bursës së studimit dhe arrestimin e tij.

Në vijim, ai iu drejtua kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke kujtuar premtimet për fundin e “kryetarokracisë”, njohjen e votës dhe marrjen e përgjegjësisë për humbjet zgjedhore. Kola shprehu se nuk pret më justifikime apo ankesa për vjedhje votash, duke theksuar se, sipas tij, opozita duhet të veprojë për të sjellë ndryshimin.

Sipas Kolës, në një moment kur qeveria, siç u shpreh ai, është e përfshirë në afera dhe korrupsion, opozita duhet të jetë e bashkuar dhe e vendosur për ta rrëzuar atë.

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

By: E S
18 January 2026 at 18:45

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele, në 18 janar, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij në zonën e Kombinatit në Tiranë.

“Sot jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e saj të opozitës shqiptare. Unë jam i vetëdijshëm se ju, me të drejtë, jeni të dëshpëruar, jeni të lodhur, të mërzitur.

Një opozitë e pamerituar 13-vjeçare është stërmunduese. Jam i vetëdijshëm se armiku që ne kemi përballë nuk respekton asnjë rregull. Por, nga ana tjetër, jam i vetëdijshëm dhe i sigurtë se ne së bashku, sot, jemi në prag të përmbushjes së misionit tonë historik të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila në shumë aspekte ka shkatërruar dhe dëmtuar qenien shqiptare më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

Në të njëjtën kohë që Berisha po zhvillon foltoren në Kombinat, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po zhvillon një takim paralel me demokratët e Lezhës.

“Entuziazmi i demokratëve të Lezhës tregon se ‘Është kry kjo punë’, kjo lëvizje është në rrugën e duhur!”, deklaroi Salianji gjatë këtij takimi.

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

By: E S
18 January 2026 at 18:37

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka zhvilluar një takim me homologun e tij norvegjez në Oslo, pët të diskutuar mbi çështjen e Groenlandës.

Sipas mediave të huaja, Rasmussen u tha gazetarëve se lufta në Ukrainë është në një pikë kritike dhe kjo sipas tij, nuk duhet harruar as gjatë bisedimeve për Groenlandën.

Ai vazhdoi duke thënë se Danimarka po përpiqet ta bindë Presidentin amerikan Donald Trump të heqë dorë nga ideja se ai duhet ta zotërojë Groenlandën.

Por, pavarësisht kërcënimeve të presidentit amerikan, Rasmussen tha se vendi i tij do të donte të vazhdonte të kërkonte për rrugë diplomatike për zgjidhjen e problemit.

Pas takimit me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio në Uashington këtë javë, Rasmussen tha se do të ngrihet një grup pune i nivelit të lartë për të “shqyrtuar nëse mund të gjejmë një rrugë të përbashkët”.

Grupi pritet të takohet për herë të parë “brenda pak javësh”, ndërkohë që mbetet për t’u parë sesi do të zgjidhet kjo çështje.

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18 January 2026 at 17:54

Nga Dritan Hila

Nuk mungoi as këtë herë bateria e PR-it të opozitës për të bërë të paqenë ftesën e Donald Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, dhe pasi u ndodhëm përballë faktit, nisi fushata për zhvlerësimin e kësaj ftese. Në fakt është propaganda më naive që nuk pi më ujë as te fanatikët e Berishës që janë të dëshpëruar.

Në planin e politikës së brendshme kjo ka vlerë vetëm për të zeruar propagandën e barazimit të situatës së Berishës që vazhdon dhe është i dënuar në Britani për lidhje me elementë kriminalë dhe trafikantë, si dhe non-grata në SHBA, dhe Ramës që merr një ftesë personale. Ndaj dhe Rama vazhdon dhe tallet me këtë pjesën e zhgarravitësve paraurbanë të Berishës që i mendojnë shqiptarët të barabartë me trurin e tyre.

Kurse vetë Berisha e ka të qartë që kjo ishte një goditje e rëndë për vetë atë. Ende miliona dollarët e paguar nuk po japin rezultat, qoftë edhe sa Dodiku në Bosnjë.

Sa i takon Ramës, e ka kapur demin për brirësh. Broçkulla se kjo është një ftesë e prodhuar pa dijeninë e Trump-it, nga Tony Blair, është e trashë.

Nuk është çudi që Bler të jetë rekomandues tek ekipi i Donald Trump. Natyrisht që dikush e kalon emrin kur bëhen listat e njerëzve të pranueshëm si bashkëbisedues. Por kjo e ka një bazë dhe ka lidhje me qenien e Ramës të pranueshëm për të dyja palët, palestinezë dhe izraelitë. I tillë për shembull ishte Erdogani, një politikan i cili u përpoq për armëpushim dhe strehoi udhëheqës të Hamasit, por njëkohësisht marrëdhëniet ekonomike me Izraelin nuk njohën lëkundje. Çdo ditë 27 anije turke përpunoheshin në portin e Haifas.

Edhe Rama është i kësaj valence. Ai është shef i një shteti që e njeh Palestinën. Njëkohësisht Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike. Faktor shtesë që të shikohet me besim nga arabët është fakti se përfaqëson një shtet me gjysmën e popullsisë myslimane.

Ndërkohë Shqipëria ka me Izraelin raporte të shkëlqyera për shkak të marrëdhënieve humane me hebrenjtë që nga Lufta e Dytë Botërore. Vetë Izraeli është një përkrahës dhe njohës i Republikës së Kosovës. Po ashtu anëtarë të lobit të tij në SHBA janë sponsorë të kësaj republike që nga bombardimet e Serbisë. Vetë Rama ka qenë iniciator për rritjen e marrëdhënieve reciproke, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë kulturore. Së shpejti në Vlorë do hapet muzeu i tyre, që do jetë jo vetëm një tregues i historisë dhe rolit që kanë pasur hebrenjtë në Shqipëri, por edhe shenjë e një miqësie që nuk ndryshket, sidomos në këtë valë antisemitizmi që ka përfshirë botën.

Vetë hebrenjtë me prejardhje shqiptare nuk i kanë humbur lidhjet me vendin e origjinës dhe janë një faktor bashkimi. Shqipëria ndërkohë është ndër vendet ku edhe së fundmi hebrenjtë nuk kanë pasur sulme fizike apo përndjekje. Të gjitha këto janë shënuar në fletën e prezantimit të Ramës dhe arsyet pse do jetë pjesë e këtij Bordi. Arsye që janë pranuar nga të dyja palët në konflikt.

Kjo vlen për Shqipërinë. Pastaj pazari i gjësë së gjallë në median shqiptare do vazhdojë, ku gazetarët ruralë të Berishës do shpjegojnë se ky është një vend i drogës dhe i bojkotuar nga SHBA-të, se Rama ka paguar para apo do na sjellë palestinezë, por pa sqaruar pse shefi i tyre është i dënuar në Britani për lidhje me elementë kriminalë dhe i padëshiruar në SHBA./dritare.net

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

By: E S
18 January 2026 at 17:47

Pas vlerësimit nga komisionet e posaçme, 60 ish-ushtarakët fitues që kanë shërbyer dikur pranë Forcave të Armatosura do të rititullohen sërish në detyrë. Sipas komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit, ushtarakut që rikthehet duhet të plotësojë dy kritere themelore.

“Ushtarakut duhet të ketë qenë në rezervë dhe jo në lirim. Shumë ushtarakë janë larguar për arsye nga më të ndryshme, familjare dhe ekonomike. Pra, ata që kanë firmosur një kontratë për t’u liruar për arsyet e tyre nuk mund të rikthehen, ndërsa ata që kanë firmosur një kontratë për të dalë në rezervë po. E dyta është mosha e kandidatit. Neni 14 i ligjit, që ka të bëjë me kohën maksimale të qëndrimit në gradë. Të gjithë kandidatët që e kanë plotësuar këtë moshë nuk mund të bëhen pjesë e kësaj kategorie”, tha kolonel Fadil Ciroku, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit.

Ky është një proces që ndodh për herë të parë tek Forcat e Armatosura. Por çfarë ndodh me karrierën ushtarake tek të rikthyerit?

“Ata që kthehen në FA nuk përparojnë më në gradë. Ata do të shërbejnë në gradën që kishin, me një mandat 3-vjeçar me të drejtë përsëritjeje”.

Sipas kolonel Fadil Cirokut, Forcat e Armatosura synojnë forcimin e kapaciteteve.

“Së pari duhet të përmirësojmë specialitetet më të domosdoshme. Një motorist anije është një specialist i veçantë që nuk mund ta gjesh në çdo shkollë të mesme. Këta ish-ushtarakë janë të përgatitur dhe FA nuk shpenzon as kohë dhe as financa për përgatitjen e tyre”.

Në Forcat e Armatosura vijon gjithashtu edhe procesi i rekrutimit për ushtarë profesionistë.

“Zhvillohen tre faza në vit. Aktualisht jemi në fazën e parë të vitit 2026. Kandidatët fillojnë stërvitjen më 9 shkurt“.

Rekrutimet kryhen edhe për kategori të tjera, për studime brenda dhe jashtë vendit.

❌
❌