Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Java News

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

By: Os De
16 January 2026 at 16:58

Marina mbretërore britanike prezantoi helikopterin e parë të saj pa pilot. Mjeti fluturues është ideuar që të gjurmojë nëndetëset dhe të kryejë misione të tjera me rrezik të lartë. Kjo lëvizje vjen mes tensioneve në rritje në Atlantikun e Veriut.

Helikopteri pa pilot ka kryer me sukses fluturimin testues. Këtë e konfirmoi vetë ushtria e Mbretërisë së Bashkuar duke zbuluar emërtimin e mjetit fluturues si Proteus. Helikopteri është zhvilluar në programin prej 80 milionë dollarësh dhe është konsideruar një pajisje kryesore për të mbrojtur Britaninë dhe aleatët e NATO-s kundër atij që konsiderohet një “kërcënim në zhvillim” në zonën e Atlantikut të Veriut.

I ndërtuar nga grupi i mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, Leonardo, Proteus mbështetet në sensorë dhe sisteme kompjuterike që i mundëson të interpretojë mjedisin dhe të marrë vendime në mënyrë autonome.

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

By: Os De
16 January 2026 at 16:49

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës dhe ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

By: Os De
16 January 2026 at 16:45

Pas një aksidenti të rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 4 persona kanë mbetur të plagosur. 

Raportohet se mes tyre, një çift bashkëshortësh është vendosur të transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 

Ata janë identifikuar si Kujtim dhe Vera Lika, konkretisht 68 dhe 66 vjeç. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe,  dhe V.L., 66 vjeçe. 

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

By: Os De
16 January 2026 at 16:40

Ka marrë një tjetër rrjedhë historia e dhunimit të babanë e bir në Fier.

Altin Meçaj ka akuzuar Fredi Lamaj (efektiv policie) se i ka dhunuar, pasi i kishte bërë ‘like’ dhe një ‘koment komplimentues’ motrës së këtij të fundit.

Motra e Lamajt, ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e tij se ka qenë vëllai ai i cili i ka dhunuar.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.

Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

By: Os De
16 January 2026 at 16:29

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Besart Logun për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.

Gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, dhe trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, vendosi të dënojë Logun me 2 vjet burgim, që më pas u ul me 1/3 sipas nenit 406 të Kodit Penal, duke e çuar dënimin në 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të burgimit dhe vendosi që ai të jetë në provë për një periudhë 2 vjet e 8 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Për më tepër, Logut i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë 9 muajsh, ndërsa të gjitha shpenzimet procedurale gjatë hetimit dhe gjykimit i ngarkohen atij.

Provat materiale që u përdorën për vendimin përfshijnë DVD dhe CD me përgjime ambientale dhe komunikime audio e video midis të pandehurit dhe agjentëve të koduar, datuar 09 dhe 13 dhjetor 2024.

 

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

By: Os De
16 January 2026 at 16:13

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ndau mendimin e tij edhe për situatën dhe atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike, sidomos pas lëvizjes së fundit të ish-kolegut të tij Ervin Salianji, që po zhvillon takime me bazën në të gjitha degët e vendit.

Ai tha se në PD nuk ka frikë, respektohet mendimi ndryshe dhe gjithashtu nuk ka përjashtime, duke ndarë një tjetër mendim nga ai i kreut të selisë blu, Sali Berisha, që ka deklaruar se Salianji është vetëpërjashtuar.

“Nuk ka frikë në PD dhe nuk përjashtohet askush në Partinë Demokratike, dhe nuk harxhoj aspak kohë me këtë çështje. Unë mbështes dhe kam mbështetur gjithmonë mendimin ndryshe në PD, por gjithmonë brenda rregullave dhe statusit të partisë. Unë mendoj mos ta harxhojmë kohën me këto, por me Ballukun, me skandalet e korrupsionit dhe me aferat”, u shpreh ligjvënësi sot për “News 24”.

Por ai ngriti edhe shqetësimin se pjesa më e madhe e mediave që kontrollohen nga qeveria, vënë në fokus situatën brenda PD, por askush nuk trajton problematikat brenda mazhorancës, ku dy nga forumet e saj të rëndësishme si FRESH dhe i Gruas nuk ekzistojnë më.

“Si ka mundësi që nuk flet njeri për Forumin e Rinisë Socialiste që për hir të vërtetës shumë vite më parë ishte e organizuar dhe tani nuk ekziston më. Si nuk flitet për Forumin e Gruas në PS që nuk ekziston më apo te zërat e brendshëm opozitarë te mazhoranca, si zoti Braçe, ku askush nuk i kushton vëmendje dhe merren vetëm me opozitën”, vijoi ai.

Këlliçi tha se qeveria aktuale është autore e shpopullimit të vendit, me të njëjtën skemë që ndoqi edhe Maduro në Venezuelë.

“Që kur ka ardhur në pushtet PS janë larguar nga vendi mbi 1 milion shqiptarë, po shpopullohet vendi, madje është identike me atë që ka bërë Maduro në Venezuelë me popullatën e tij, ku ka larguar 30% të saj”, theksoi ligjvënësi demokrat.

Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

By: Os De
16 January 2026 at 16:08

Franca ka dërguar një paralajmërim të qartë drejt Uashingtonit, se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groenlandës do të përbënte një “vijë të kuqe” dhe do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.

Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se ia ka përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, gjatë një takimi në Uashington, raporton Financial Times. Sipas tij, shqetësimi në Evropë është i thellë për shkak të deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi “marrjen e pronësisë” së Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

“Groenlanda është pjesë sovrane e një shteti sovran që është anëtar i BE-së. Kjo nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, shprehet Lescure për Financial Times.

Pavarësisht tensioneve me administratën Trump për çështje si Groenlanda, tarifat doganore dhe rregullimi i gjigantëve amerikanë të teknologjisë, Franca thekson se dialogu me SHBA-të duhet të vazhdojë. Lescure nënvizoi se Evropa ka interes strategjik të bashkëpunojë me Uashingtonin në fusha kyçe, përfshirë përpjekjet për të ulur varësinë nga Kina në zinxhirët e furnizimit me minerale të rralla, një iniciativë që Franca synon ta shtyjë përpara në kuadër të G7-s.

Megjithatë, ai pranoi se një pushtim i mundshëm i Groenlandës do ta ndryshonte rrënjësisht situatën.

“Nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të hynim në një botë krejtësisht të re dhe do të duhej të përshtateshim”, u shpreh ai, duke shmangur spekulimet për sanksione të mundshme ekonomike ndaj SHBA-ve.

BE-ja dhe SHBA-të përbëjnë marrëdhënien më të madhe tregtare dypalëshe në botë.

Sipas të dhënave të BE-së, tregtia e mallrave dhe shërbimeve mes dy palëve kaloi 1.6 trilion euro në vitin 2024, me SHBA-të si tregun më të madh të eksportit për bllokun evropian.

Sipas Lescure, qasja e administratës Trump e ka bërë bashkëpunimin gjithnjë e më të vështirë, duke i përshkruar SHBA-të si aleatë që herë sillen si partnerë strategjik e herë si kundërshtarë të paparashikueshëm. Një tjetër pikë përplasjeje mbetet rregullimi evropian i kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë. Ai konfirmoi se SHBA-të kanë shprehur pakënaqësi për gjobat e vendosura nga BE-ja, përfshirë penalizimin prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X në dhjetor.

“Ligjet evropiane do të zbatohen për çdo kompani që operon në Evropë”, tha Lescure.

Ndërkohë, Franca përballet edhe me sfida të brendshme serioze. Deficitet e larta buxhetore dhe bllokimi politik në parlament po kufizojnë ambiciet e Parisit në politikën e jashtme. Qeveria synon ta ulë deficitin në 5% të PBB-së në vitin 2026, ndërsa kriza buxhetore ka forcuar pozitat e ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Lescure argumenton se arritja e një marrëveshjeje buxhetore do të ishte thelbësore për të frenuar rritjen e së djathtës ekstreme, duke treguar se partitë tradicionale janë ende të afta të qeverisin.

Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

By: Os De
16 January 2026 at 16:05

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit. Me vendim të Gjykatës së Durrësit është caktuar edhe masa arrest në shtëpi për shefen e Shërbimit Shëndetësor në burg, Ylfete Sema. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre. Të dhëna të reja të zbuluara nga Report TV, për arratisjen e ushtarit të Çopjave 3 ditë më parë nga spitali i Durrësit, shtojnë pikëpyetjet rreth ngjarjes, dhe rolit të autoriteteve të burgut, ku mbahej Altin Ndoci. Deklarata e Drejtorisë së Burgjeve, sipas së cilës Ndoci kishte marrë mjekim dhe ishte në pritje të një rikontrolli nga kirurgu, bie ndesh me realitetin e fakteve. Informacionet e siguruara nga Report TV, dëshmojnë se mjeku që duhet ta vizitonte nuk ka shkuar për asnjë moment në dhomën e repartit Infektiv, ku ishte dërguar Ndoci, dhe se nuk ka zhvilluar konsultë me të. 

*** 

Kur policët e burgjeve e sollën Altin Ndocin me ambulancë në spitalin e Durrësit pa pranga dhe në rrethana të dyshimta, të cilat po hetohen nga prokuroria, mjeku kirurg që do e priste për konsultë gjatë të njëjtës ditë, ishte në sallë të operacionit me tjetër pacient, qytetar i thjeshtë, jo i burgosur. Dhe jo vetëm kaq. Ka dyshime të forta se kirurgu as nuk kishte dijeni se 38-vjeçari kishte mbërritur ndërkohë në spital, i shoqëruar nga policia e burgjeve prej orës 10:10 të mëngjesit të 13 janarit. Deri në orën 13:05 kur Altin Ndoci mendohet se u arratis me vrap nga spitali pasi dhunoi 2 policët që e shoqëronin, burime konfidenciale thonë se kirurgu i spitalit të Durrësit i cili do të bënte konsultën me pacientin e burgosur, nuk arriti as ta shohë Ndocin, dhe aq më pak ta vizitojë. 

Këto informacione të cilat Report Tv i mëson përmes burimeve të brendshme nga spitali i Durrësit, hedhin hije dyshimi mbi versionin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, se i 38-vjeçari i arratisur ka bërë vizitë mjekësore e madje ka marrë edhe trajtim mjekësor. 

“I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset”, thuhej në reagimin e parë dhe të vetëm deri më tani të Drejtorisë së Burgjeve më 14 janar, 24 orë pas arratisjes. 

Në rregullat profesionalë të bluzave të bardha, askush nuk mund të japë një ilaç apo qoftë edhe një serum, pa urdhrin e mjekut. Urdhër i cili – siç burimet konfidenciale pohojnë – nuk është dhënë, në kushtet kur mjeku ka qenë në operacion me tjetër pacient. 

Por si u shoqërua nga burgu në spital, Altin Ndoci, dhe përse mjeku nuk e priti? 

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Burgjeve citon se pas vizitës të pretenduar sipas tyre, kirurgu rekomandoi që Ndoci të qëndronte edhe 2 orë në spital, për një rikontroll. Por këto 2 orë siç Report Tv mëson, kanë qenë kërkesë e mjekut të spitalit, si kohë që 38-vjeçari duhej të priste në burg, derisa gjithçka të behej gati, si nga ana e burgut të Durrësit për të hartuar planin e sigurisë për lëvizjen e tij me policët e shoqërimit, ashtu edhe për vetë spitalin. Pra mjekut pritës I duhej kohë për të përfunduar operacionin dhe për të koordinuar oraret e konsultave. 

Burime të brendshme konfidenciale nga spitali, thonë për Report Tv, se doktoresha e burgut, e para që ka rënë në kontakt me Altin Ndocin më 13 janar në IEVP-në e Durrësit, rekomandoi se i paraburgosuri kishte nevojë për një konsultë në spital. Mjeku kirurg, i cili do të kryente vizitën në spital – thonë burimet – i është përgjigjur këtij rekomandimi – duke i kërkuar që ta bëjnë gati për 2-3 orë dhe në momentin që nisen të njoftojnë në mënyrë që edhe spitali të marrë masat përgatitore. 

Nuk dihet nëse kjo letër rekomanduese e doktorit të spitalit, ka mbërritur në duart e mjekes në burg, por urgjenca, më shumë ajo për të realizuar planin e arratisë, sesa urgjenca mbi gjendjen shëndetësore të Altin Ndocit, bëri që kryeinfermieri i burgut, në rrethana të dyshimta, të firmosë brenda pak orësh nga rekomandimi, daljen nga burgu për në spital të 38-vjeçarit. Pikërisht ky nxitim e ka çuar në pranga kryeinfermierin Aulon Cuko. 

Të njëjtat burime të brendshme sqarojnë për Report Tv, se dhoma me derë dhe dritare me kafaze hekuri në katin e tretë të godinës së Infektivit brenda spitalit të Durrësit, nuk është një ambient për konsulta, por në të vërtetë është një dhomë për shtrime. Edhe këtu ngrihen pikëpyetje të mëdha. Jo vetëm përse i paraburgosuri u transferua me shpejtësi me ambulancën e burgut për në spital pa pasur gati mjekun për vizitë, por ndër të tjera, edhe përse u shoqërua në dhomën e shtrimeve dhe jo të konsultave. 

Ndryshe, nëse rasti do të ishte urgjencë, burimet thonë se i paraburgosuri duhej të ishte shoqëruar në sallën e Urgjencës, dhe jo te Godina e Infektivit. 

Pikërisht nga kjo dhomë ku nuk duhej të ishte dhe ku dyshohet të ketë qëndruar 3 orë pa pasur asnjë kontakt me bluzat e bardha, dhe vetëm me 2 policë të burgjeve te dera, Altin Ndoci realizoi arratinë. Drejtoria e Burgjeve tha në njoftimin zyrtar të 14 janarit, se i paraburgosuri shfrytëzoi një moment kur i kërkoi policëve të burgjeve të shkojë në tualet, për t’i dhunuar ata dhe për tu larguar me vrap drejt makinës Audi A7 që e priste jashtë spitalit. Deri sot, pa asnjë gjurmë të tij. 

Për shoqërimin e tij më 13 janar, burgu i Durrësit nuk njoftoi as Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, as komisariatin e policisë, përgjegjësi që gjendet tek Violeta Uka, punonjëse e policisë së burgjeve, tashmë e arrestuar, e cila duhej të kishte telefonuar sallat operative. 

8 të arrestuar ka prodhuar deri më tani skandali i arratisë, 5 policët e grupit të shoqërimit që e nxorën nga ambulanca e burgut pa pranga, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje e grup kriminal, kryeinfermieri dhe policja që duhej të njoftonte për lëvizjen nga burgu në spital. Ata pritet të dalin para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masave të sigurisë. 

Me firmë të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari, u shkarkua zinxhiri komandues i burgut të Durrësit, përfshirë drejtorin e policisë së burgjeve, Afrim Zeqiraj edhe pse ishte me leje. I vetmi që mungonte në njoftimin për pezullime Drejtorisë së Burgjeve, është nëndrejtori i burgut të Durrësit, Julian Agasi. Pas shkarkimit nga detyra, sot është arrestuar edhe ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj bashkë me mjeken e burgut Ylfete Sema. 

Aktualisht në drejtimin e burgut të Durrësit është komanduar Edmond Llabani. 

Më herët Report Tv ka raportuar sërish përmes burimeve konfidenciale, se në ambulancën që shoqëroi Altin Ndocin drejt spitalit, ishte edhe një tjetër i paraburgosur, për vepra të lehta penale, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. 3 nga 5 policët e grupit të shoqërimit, e rikthyen me ambulancë në qeli. 2 efektivë të tjerë qëndruan me Ndocin. Pra në momentin e arratisë, 38-vjeçari ka luftuar dhe i ka ikur nga duart, vetëm 2 policëve. Sipas procedurave për shoqërimin duhet të jenë minimalisht 3 policë, njëri i lidhur me pranga dorë më dorë me të burgosurin. Por në këtë rast, ka pasur 5 policë për 2. 

Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

16 January 2026 at 15:55

Nga Fatos Tarifa 

I nderuar z. Kryeministër!

Pasi kam hyrë në të shtatëdhjetat, mund edhe t’jua kisha kursyer kohën me këtë letër, të cilën nuk di nëse do ju lejojnë punët dhe hallet e shumta ta lexoni. Por unë po ju shkruaj gjithsesi. Kushdo bën atë që mendon se i takon të bëjë. Dhe, pas më shumë se 40 vitesh përvojë në arsimin e lartë (në 3 universitete shqiptarë, 4 amerikanë dhe 1 hollandez), e ndiej si një detyrë qytetare e morale, por më shumë si një motiv që buron prej vokacionit tim profesional, t’ju shpreh disa mendime lidhur me çka ju parashtruat dy ditë më parë në takimin me rektorët e universiteteve.

  • 1. Njëlloj si ju, unë mendoj se ka ardhur koha për të bërë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë. Por, ndryshe nga ju, unë mendoj se cilësia e arsimit të lartë nuk garantohet dhe as arrihet vetëm me ndryshime ligjore. Ligji mund t’u hapë rrugë ndryshimeve pozitive në arsimin universitar, por ligji—përmes procedurave strikte, rregullave të vjetruara, organizmave burokratikë dhe pasigurive ligjore—mundet të bëhet edhe “red tape”, pengesë që e ngadalëson, madje edhe e bllokon ndryshimin pozitiv. Armiqtë më të mëdhenj të reformimit të arsimit të lartë janë padituria dhe formalizmi.
  • 2. Njëlloj si ju, unë mendoj se ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë duhen bërë nga ekspertë. Por, me ekspertë unë nuk kuptoj ata që duket se kini ju parasysh. Ekspertët e vërtetë të arsimit të lartë nuk janë rektorët, dekanët apo përgjegjësit e departamenteve në universitetet tona, as burokratët e Ministrisë së Arsimit. Këta, me ndonjë përjashtim, janë një forcë konservatore, të interesuar për të ruajtur status quo-në dhe privilegjet që u sigurojnë pozicionet që mbajnë, jo për ta ndryshuar gjendjen.

Kjo është njëra anë e çështjes; ana tjetër është se, në botën universitare, si rregull, shumica e profesorëve më të shquar e më të respektuar u shmangen pozicioneve drejtues administrativë, pasi ata çmojnë më shumë lirinë intelektuale dhe kohën për kërkim shkencor mbi pushtetin burokratik.

Siç ju mund ta dini, figura të tilla si Albert Einstein, Sigmund Freud, Bertrand Russell, Isaiah Berlin, Herbert Marcuse, Erich Fromm, Stephen Hawking apo shkencëtarë më të hershëm si Galileo dhe Kepler, dëshmojnë se disa nga mendjet më të shquara kanë refuzuar pozicione administrativë në academe, ose kanë zgjedhur të punojnë jashtë strukturave formale universitare, për të ruajtur lirinë e tyre krijuese dhe për të mbrojtur pavarësinë intelektuale.

Edhe ato figura të shquara që kanë mbajtur pozicione administrative drejtuese, si Theodor Adorno, Seymour Martin Lipset, Samuel Huntington, Peter Berger, Jürgen Habermas, Anthony Giddens, Michael Porter, Francis Fukuyama e ndonjë tjetër, kanë drejtuar institute kërkimorë, ose shoqata akademike profesionale, jo universitete (në rolin e presidentit)—me përjashtim, ndoshta, të Giddens-it, si drejtor i London School of Economics and Political Science—as shkolla (në rolin e dekanit) dhe as departamente. Këto pozicione ata i kanë pranuar e mbajtur pasi fushë e veprimtarisë së tyre ka qenë kërkimi shkencor, si dhe për shkak të reputacionit të tyre në akademi dhe në jetën publike, çka u ka mundësuar të ushtrojnë influencën e vet në politikat arsimore në vendet e tyre dhe të mbrojnë lirinë akademike për këdo.

Por ne nuk kemi figura që t’u afroheshin sado pak atyre. Në postet drejtuese në universitete, dekanate dhe departamente ne zgjedhim jo më të aftët, por ata që i kërkojnë me ngulm këto pozicione dhe sigurojnë mbështetjen e më shumë votave. Këta, sigurisht, nuk janë ekspertët më të mirë për të këshilluar ndryshimet që i duhen bërë ligjit për arsimit të lartë. Ajo që ne kemi krijuar në sistemin tonë të arsimit të lartë dhe në institucionet e tjera akademike, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave, është  një hierarkiologji, e njohur si “Peter’s principle”, një hierarki në të cilën çdo punonjës ka prirje të ngjitet deri në nivelin e vet të paaftësisë e, për rrjedhojë, me kalimin e kohës, çdo post ka prirje të pushtohet nga një punonjës që është i paaftë për të kryer detyrat e tij.

  • 3. Ju nuk e thoni, por unë mendoj se Shqipëria ka tashmë një kapital njerëzor shumë të vyer, njerëz shumë mirë të arsimuar e të kualifikuar në shumë fusha, që duhen çmuar dhe u duhet marrë mendim edhe kur vjen puna për të përmirësuar sistemin tonë të arsimit të lartë. Ju keni promovuar hera-herës vajza e djem që kanë marrë një Mastër jashtë vendit. Por, të mos gënjejmë veten. Një Mastër është thjesht një Mastër dhe, në ditët tona, konsiderohet thjesht arsim i papërfunduar. Ndërkohë, Shqipërisë i janë kthyer me qindra e qindra vajza e djem që kanë fituar gradën PhD në disa prej universiteteve perëndimorë më të mirë—në Shtetet e Bashkuara, në Britaninë e Madhe, në Hollandë, Zvicër, Japoni etj. Vetëm në radhët e stafit pedagogjik shqiptar të Universitetit të Nju Jorkut Tiranë, ku unë jap mësim, dy të tretat kanë fituar gradën PhD nga universitete perëndimorë. Në radhët e atyre djemve e vajzave që janë doktoruar në shkenca jashtë vendit dhe janë kthyer të punojnë këtu gjendet ekspertët që mund të ndihmonin në hartimin e ndryshimeve ligjore që ju sugjeroni. Këta dhe jo rektorët, dekanët apo burokratët e Ministrisë së Arsimit janë ai kontingjent njerëzor dhe akademik që dinë më mirë se çfarë duhet bërë dhe si.
  • 4. Njëlloj si ju, unë mendoj se ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë janë të domosdoshme por, ndryshe nga ju, unë mendoj se këto ndryshime nuk duhen bërë me ngut, brenda këtij sesioni parlamentar. Ndryshimet që duhen bërë kërkojnë një kohë të domosdoshme për të analizuar dhe evidentuar mangësitë e ligjit ekzistues dhe të atyre dhjetëra VKM-ve që i kanë çoroditur institucionet tona të arsimit të lartë, për të diskutuar gjerësisht, jo thjesht me rektorët e universiteteve, por me masën e gjerë të trupave pedagogjikë, me studentët dhe me ata që vërtetë kanë ekspertizë në këtë fushë. Problemeve u duhen gjetur zgjidhjet më të mira e më të dobishme, të cilat, edhe këto, do të kërkojnë zgjidhje të reja. Kjo nuk është një fushatë që zgjat sa një sesion parlamentar. Nuk duhet parë kaq thjesht dhe nuk duhet marrë kaq lehtë. Kjo është një detyrë tepër komplekse dhe një përgjegjësi tepër e madhe e qeverisë para kombit.
  • 5. Ju nuk e thoni, por unë mendoj se duhet mbajtur gjithnjë parasysh e vërteta se, duke investuar për arsimin (për të cilin shteti ynë investon shumë pak) dhe duke ndërmarrë reforma në fushën e arsimit, ne investojmë për mendjen e kombit, për mirëqenien dhe të ardhmen e tij. Nga çdo gjë që prodhon një shoqëri, dija është produkti i saj më i rëndësishëm. Suksesi i pothuajse të gjitha produkteve dhe industrive të tjera varet prej saj, por vlera e saj nuk është vetëm ekonomikeKrijimi, përhapja, aplikimi dhe ruajtja e dijes janë aktivitetet kryesorë të çdo civilizimi. Dija nuk është thjesht memorie sociale, një lidhje me të shkuarën; ajo është, mbi të gjitha, shpresë sociale, një investim për të ardhmen.
  • 6. Edhe ose ju nuk e thoni, unë mendoj se reformimi i arsimit të lartë nuk është e s’duhet parë i shkëputur nga reformimi i tërë sistemit piramidal arsimor dhe s’mund të ketë sukses pa u paraprirë dhe shoqëruar nga ky i fundit. Kjo kërkon të mendojmë se si dija, të mësuarit dhe edukimi në të gjitha nivelet mund e duhet të adresojnë sfidat dhe oportunitetet e së ardhmes, në linjë me vizionin e Komisionit Ndërkombëtar për të Ardhmen e Arsimit, krijuar si pjesë e iniciativës globale të ndërmarrë nga UNESCO më 2019, për të planifikuar për zhvillimin e arsimit përtej vitit 2050.
  • 7. Ajo që ju, gjithashtu, nuk thoni, është se sot është bërë urgjentisht e domosdoshme që praktikat dhe metodat e mësimdhënies e të mësimnxënies të përshtaten e të transformohen në përputhje me mundësitë dhe resurset e reja e të panumërta që janë të aksesueshme nga kushdo në këtë ekologji të re të mësuari. Si kudo, edhe në fushën e arsimit, ne përjetojmë sot një diskontinuitet të madh, që po ndryshon çdo gjë kaq thellësisht, sa një kthim pas është bërë absolutisht i pamundur. Nxënësit dhe studentët e sotëm, të rritur me Internetin dhe teknologjinë digjitale, jetojnë çdo ditë në një mjedis social teknologjikisht të ndërlidhur. Bota e tyre, në një masë të madhe, është në “infosphere”, një botë në të cilën kufijtë mes shkollës, punës, shtëpisë dhe argëtimit kanë rënë. Mënyrat se si të rinjtë e sotëm kërkojnë informacion dhe komunikojnë ndryshojnë shumë nga ato të brezit të prindërve e të mësuesve të tyre, në atë shkallë se neuroshkenca ka vëzhguar ndryshime fiziologjike të matshme në trurin e moshave të reja, të lidhura me mënyrën se si ata konsumojnë informacionin digjital, veçanërisht përmes ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Në rrethana të tilla, hendeku mes kërkesave të këtyre të fundit për njohuri të reja, nga njëra anë, dhe njohurive që janë në gjendje t’u ofrojnë mësuesit e tyre, nga ana tjetër, bëhet gjithnjë e më i thellë. Fatkeqësisht, shumica prej nesh, brezi i të rriturve dhe mësuesit e pedagogët, vazhdojmë ta injorojmë, ose refuzojmë ta pranojmë këtë realitet të ri, sepse shumë prej nesh nuk janë në gjendje që ta përballojnë atë. Kjo është, në fakt, sfida më e madhe, me të cilën ndeshet sot sistemi ynë arsimor, ai universitar në veçanti. Dhe kjo është një krizë e përbotshme.

  • 8. Paradoksalisht, përgjegjësia historike për të krijuar e për t’i lemë brezit të ri një sistem arsimor, në të cilin të rinjtë e sotëm të marrin dijet e domosdoshme dhe aftësitë që do u nevojiten në dekadat e ardhshme të shekullit të 21-të, mbetet në duart brezit të rritur. Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe një detyrim, të cilit nuk mund t’i shmangemi. Nëse e nënvleftësojmë këtë detyrim, ose nuk e përmbushim atë, ne jo vetëm nuk do të kemi përmbushur misionin tonë intelektual ndaj shoqërisë sonë, por edhe do të gjykohemi ashpër e do të mbahemi përgjegjës nga brezat që do të vijnë. Pasi, ne jemi përgjegjës si për veprimet tona, ashtu edhe kur nuk veprojmë për të bërë atë që kërkohet. Siç shoshte Molieri i mençur, “Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë çfarë bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë”.
  • 9. Ju nuk e thoni, por unë besoj—dhe me kohë kam thënë—se asnjë reformë e rëndësishme, në asnjë fushë, nuk mund të realizohet dot pa një proces vetingu. Ashtu si reforma në drejtësi nuk do të kish qenë e mundur pa vetingun e gjyqtarëve e të prokurorëve për të nxjerrë jashtë sistemit të paaftët e të korruptuarit, asnjë reformë serioze në arsimin e lartë nuk mund të ketë sukses pa vetingun e profesoratit. Universitetet tona “prodhojnë” sot jo vetëm dije dhe njerëz të arsimuar, por edhe ata që nesër do të “prodhojnë” më shumë dije dhe të tjerë njerëz të arsimuar. Prandaj, thelbi i reformës së arsimit të lartë dhe sekreti i suksesit të saj qëndron jo vetëm në mënyrën sesi prodhohen dija dhe njerëzit e arsimuar por, sidomos, në mënyrën sesi “prodhohen” dhe zhvillohen prodhuesit e dijes dhe të njerëzve të arsimuar—profesorati shqiptar.
  • 10. Ju me të drejtë thoni se, një ndër sfidat tona më të mëdha është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë. Unë pajtohem tërësisht me këtë. Por ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë e kuptoj ndryshe nga ju. Ndërkombëtarizimi, ashtu si vetë globalizimi i shoqërisë, nuk është një gjendje, por një proces, rezultat i vazhdueshëm i një procesi të pandërprerë. Bota nuk u zgjua një ditë e globalizuar, por është globalizuar përmes një procesi të gjatë historik, që mund të thuhet se daton me atë që nistori njihet si Magna Graecia (VIII-V p.e.s.). Një faktor i rëndësishëm ishte gjuha “e përbotshme” e grekëve të lashtë. Me perandorinë romake kjo gjuhë u bë latinishtja. Me perandorinë britanike, anglishtja dhe vetë procesi i globalizimit u quajt “Anglobaization”, ndërkohë që francezët dështuan ta quanin këtë proces “Mondialization”. Gjuha e tyre nuk u bë dot gjuhë globale.

Këta shembuj i solla për të thënë se kushti i parë esencial për ta ndërkombëtarizuar arsimin tonë të lartë është përdorimi në të masivisht i gjuhës angleze. Kjo është bëtë sot gjuha globale e politikës, e teknologjisë, e muzikës, e shkencës dhe e arsimit universitar, edhe pse vetëm 18% e popullsisë globit e flet atë. Shumica dërrmuese e revistave akademike sot botohen në anglisht dhe rreth 90% e artikujve që botohen në to janë në këtë gjuhë (për artikujt e botuar në revista me faktor impakti të lartë kjo përqindje shkon deri 98%). Ndërsa Laura Mersini, e lindur në Durrës dhe sot profesoreshë e astrofizikës në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, ka zhvillua një teori origjinale mbi krijimin e kozmosit—një model kuantik të tij—dhe ndërsa Mira Murati, e lindur në Vlorë, po udhëheq startup-in e saj në fushën e inteligjencës artificiale (Thinking Machines Lab), ne s’mund të vazhdojmë të debatojmë nëse biçikletës duhet t’i themi biçikletë apo “dyrrotak”, printerit “shtypës” apo mausit “mi” dhe as të shesim për shkencë atë që s’është shkencë dhe për art atë që s’është i tillë.

Ka ardhur koha që universitetet tona më të mira të flasin anglisht në një pjesë të madhe të programeve që ofrojnë, çka do të mundësonte më shumë shkëmbime me botën e madhe akademike dhe më shumë studentë të huaj, që do të zgjidhnin të shkolloheshin tek ne. Pa anglishten nuk mund të ketë ndërkombëtarizim të arsimit tonë të lartë, por vetëm provincializim të mëtejshëm të tij.

Nga ana tjetër, edhe këtu duhet të jemi të ndershëm me veten tonë, sot, mundësitë për shkëmbime akademike me universitetet europianë janë rritur shumë. Dhjetëra  pedagogë e studentë shqiptarë shkëmbehen çdo vit me pedagogë dhe studentë të huaj nga universitete të kontinentit tonë. Por, ndërsa projektet Interreg & IPA apo programet Horizon Europe dhe Erasmus Mundus ofrojnë mundësi reale për shkëmbime dhe bashkëpunim akademik, këto të fundit sidomos për programe të përbashkëta master dhe doktoraturë, pesë apo dhjetë ditë qëndrim në një universitet europian në kuadër të programit Erasmus+ nuk i jep një pedagogu shqiptar atë përvojë të domosdoshme ndërkombëtare që kërkohet për marrjen e një titulli shkencor.

Skemat dhe programet e mësipërme janë mundësi shumë të mira dhe nuk na kushtojnë asgjë por, si për çdo mundësi, prej tyre mund të përfitojnë vetëm ata që janë të përgatitur për to.

Me respekt

Fatos Tarifa

 

“Opozita e destinuar të prishë punët me BE”/ Çupi: PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave

By: Os De
16 January 2026 at 15:47

Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë vendimtare, u theksua gjatë një mbledhjeje prej disa orësh të kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. 

I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi vlerësoi se institucionet po funksionojnë në kushte normale dhe se vendi ndodhet përpara një angazhimi të paprecedentë për mbylljen e grup-kapitujve deri në vitin 2027. 

Sipas tij, roli i Parlamentit është kyç në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndërsa procesi kërkon një angazhim gjithëpërfshirës dhe durim politik në një moment që ai e cilësoi historik për integrimin europian të Shqipërisë. 

“Gjithçka është në kushtet normale, institucionet funksionojnë në gjendje normale. Po afrohet puna, erdhi koha për Bashkimin Europian. Viti 2027 vjen shpejt, dhe duhen mbyllur grup-kapitujt për anëtarësimin në BE. Është një tërmet për pjesën e angazhimit, ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe është një aksion gjithëpërfshirës. Siç e tha dhe vetë kryeministri do të mblidhemi herë pas herë për afrimin e legjislacionit. 

Pse parlamenti?! Sepse mban gjithë barrën legjislative. Parlamenti duhet që t’i hapë rrugë luftës së keqes. Parlamenti mban përgjegjësi morale. Realiteti është, që opozita është e destinuar dhe e angazhuar që do të prishë punën e Bashkimit Europian. Europianët, por dhe ne e dimë që opozita nuk është faktor, megjithatë mazhoranca e ka për detyrë që të bëjë sikur është faktor, me qëllim që të destabilizohet e keqja dhe kjo kërkon durim, kulturë dhe angazhim. Është detyruar mazhoranca të veshë bukur një opozitë që i ka dalë boja. Është një karakatinë e dëmshme, e ka që në gjenezë prishjen e negociatave me BE. Me opozitën e Shqipërisë, Bashkimi Europian i ka mbyllur hesapet”, tha Çupi. 

 

 

 

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

By: A R
16 January 2026 at 14:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka liruar nga detyra këtë të premte, 16 janar, Nënadmiralin Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Vendin e tij, do ta zërë Kundëradmirali Arsen Burhan Mullaj.

Njoftim për media

Tiranë, më 16 janar 2026

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 25, datë 16.1.2026, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 26, datë 16.1.2026, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

By: A R
16 January 2026 at 14:15

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.

Demi

Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.

Binjaket

Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

Gaforrja

Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Virgjeresha

Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.

Ujori

Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

By: A R
16 January 2026 at 14:06

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e vizave për 75-vende, mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria.

Kryedemokrati u shpreh se përgjigjen më të saktë për këtë gjë, e dha ambasada amerikane në reagimin e saj ditën e djeshme.

Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA. Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës”, deklaroi Berisha.

Sipas Ambasadës Amerikane, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për ta gjatë kësaj periudhe pezullimi.

Ambasada Amerikane i ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve në lidhje me këtë vendim, duke sqaruar se ky pezullim do të zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese dhe jo ato turistike.

Në lidhje me vizat aktuale të vlefshme, Ambasada thekson se asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i përfshirë në listën e 75 vendeve.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 21 janar të këtij viti, teksa Ambasada Amerikane sqaron se Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve.

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

By: A R
16 January 2026 at 13:57

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur zemërim, pasi i nominuari i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Islandë raportohet se ka bërë shaka se vendi nordik duhet të bëhet shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, vetëm disa orë përpara se zyrtarë të lartë nga Groenlanda dhe Danimarka të takoheshin me zyrtarë të SHBA-ve, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik, media ‘Politico’ raportoi për komente të ngjashme edhe për një tjetër ishull nordik.

“Dëgjuam se ish-kongresmeni Billy Long, i nominuari i Trump për ambasador në Islandë, u ka thënë me shaka anëtarëve në sallë mbrëmë se Islanda do të jetë shteti i 52-të dhe se ai do të jetë guvernatori”, shkroi Politico.

Reagimi në Reikjavik ishte i menjëhershëm. Në një deklaratë për ‘Guardian’, ministria e Jashtme e Islandës tha se kishte kontaktuar ambasadën amerikane për sqarime. “Ministria për Punët e Jashtme kontaktoi ambasadën e SHBA-së në Islandë për të verifikuar vërtetësinë e komenteve të pretenduara”, thuhej në deklaratë.

“Këto fjalë, të thëna nga Billy Long, të nominuar nga Donald Trump si ambasador në Islandë, mund të jenë thënë me shaka. Megjithatë, ato janë fyese për Islandën dhe popullin islandez, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre dhe kanë qenë gjithmonë miq të Shteteve të Bashkuara”.

Brenda pak orësh nga nisja e tij, më shumë se 3.200 persona kishin nënshkruar peticionin, duke mbështetur thirrjen që SHBA-ja të emërojë një person tjetër që tregon më shumë respekt për Islandën dhe popullin islandez.

Të mërkurën, Long raportohet se ka kërkuar falje për komentet në një intervistë për ‘Arctic Today’, një faqe lajmesh që mbulon rajonin. Sipas medias, ai tha se komentet ishin bërë me shaka, ndërsa të tjerë po bënin shaka për Jeff Landry, të dërguarin special të Trump për Groenlandën. “Nuk kishte asgjë serioze në këtë, isha me disa njerëz që nuk i kisha takuar prej tre vitesh dhe ata po bënin shaka për Jeff Landry si guvernator i Groenlandës, pastaj filluan të bënin shaka për mua. Nëse dikush u ofendua, atëherë kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Long.

Edhe pse Long tha se e kuptonte pse komentet kishin shkaktuar reagime, ai këmbënguli se ishte vetëm një shaka dhe nuk duhej marrë seriozisht. “Kërkoj falje dhe ky është komenti im i vetëm. Pres me padurim të punoj me popullin e Islandës dhe më vjen keq që u interpretua në këtë mënyrë. Isha me një grup miqsh dhe nuk kishte asgjë serioze”, shtoi ai.

Të enjten, Sigmar Guomundsson, deputet islandez nga partia centriste Liberale Reform, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, i përshkroi komentet si “jo një shaka veçanërisht qesharake” duke pasur parasysh tensionet rreth Groenlandës.

“Është e vetëkuptueshme që kjo është jashtëzakonisht serioze për një vend të vogël si Islanda”, i tha ai gazetës islandeze Morgunblaoio. “Duhet të kuptojmë se të gjitha argumentet e sigurisë që amerikanët përmendin për Groenlandën vlejnë edhe për Islandën. Kjo ka të bëjë me pozicionin gjeografik të këtyre dy ishujve”.

Ai i përshkroi komentet si shenjë të një mungese respekti në rritje në SHBA ndaj sovranitetit të shteteve të vogla. “Islandezët duhet gjithashtu të kenë guximin, pavarësisht marrëdhënieve tona shumë miqësore me Shtetet e Bashkuara, jo më pak përmes NATO-s, të diskutojnë se ku dhe si shërbehen më mirë interesat tona të sigurisë në këtë botë që po ndryshon”.

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

By: A R
16 January 2026 at 13:48

Vetëm një ditë më parë, 15 janar 2026, Gjykata e Apelit të Tiranës, vendosi lirimin e tre të dyshuarve për vrasjen e Martin Çeços, duke i lënë në arrest shtepiak.

Nevzat Tarelli, avokati i dy të dyshuarve, me inicialet V.M dhe E.M.,  në një reagim për mediat këtë të premte, 16 janar, lidhur me këtë çështje, është shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë vjen për shkak të humbjes së fuqisë së afateve të paraburgimit.

“Nuk është vendim për ndryshimin e masës së sigurimit por gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit që janë koncepte të ndryshme dhe ka korrigjuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë. Për dijeni të publikut e të të gjithëve, ligji procedurial penal parashikon një kohëzgjatje të afateve të paraburgimit tërësore jo më shumë se tre vjet, kohë gjatë së cilës sistemi gjyqësor duhet të dalë me një vendim të formës së prerë. Kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe në momentin që ju drejtova Gjykatës së Shkallës së Parë, me shumicë votash ajo e rrëzoi kërkesën time me një arsyetim që për mua është joprocedurial, vendim i cili u bë objekt ankimimi në gjykatë nga ana ime dhe gjykata e apelit në Tiranë dje ka shqyrtuar çështjen dhe ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave. Në këto raste, ligji parashikon që gjykata nuk mund të japë një tjetër paraburgim por mund të japë çdo masë sigurimi tjetër.”, tha ai.

Sipas avokatit, Apeli duhej të caktonte ose masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ose “ndalim i daljes jashtë shtetit”, duke e cilësuar atë të “arrest shtëpie” si absurd procedurial.

“Vendimmarrja e Gjykatës së Apelit dje, ka shkelur këtë vendim të gjykatës kushtetuese duke caktuar përsëri një tjetër paraburgim, siç është arresti në shtëpi. Gjykata dje kishte vetëm një zgjidhje ligjore, që mund të caktonte masa të tjera siç është “detyrim paraqitje” ndoshta edhe me “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Këtë kam kërkuar dhe kjo ishte zgjidhja e drejtë e çështjes. Gjykata ka pranuar të konstatojë humbjen e fuqisë së paraburgimit “arrest me burg” dhe ka caktuar një paraburgim tjetër “arrest në shtëpi” e cila është një absurd procedurial”, tha ai.

Sakaq, Tarelli shprehet se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është antikushtetues në raste të tilla, kur ka mbaruar afati i paraburgimit, e se diçka e tillë duhet të sqarohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ndaj unë me padurim po pres që të zbardhet për ta çuar në gjykatën e lartë e më tej në gjykatën kushtetuese për të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe për ti hequr mekanizmin joproçedurial që po përdorin një pjesë e gjykatave duke dhënë pas mbarimit të afateve të paraburgimit, arrestin në shtëpi që është antikushtetues. Kishim vetëm një llogaritje matematikore, nuk është zgjidhur çështja në themel”, tha ai.

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

By: A R
16 January 2026 at 13:39

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshi dhe Shqipërinë.

Ky shtetas në bashkëpunim me babanë dhe partneren e tij, vepronin në Shqipëri përmes një kompanie dhe 2 shoqërive të tjera me objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, me anë të të cilave kryenin transfertra dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore).

Përmes këtyre shoqërive, shtetasi spanjoll ka përfituar mbi 23 ha tokë në Dhërmi dhe automjete me vlerë më të uleta se vlera e tregut, shoqëri tregtare e llogari bankare.

Nga verifikimet e kryera, subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka ka rritur dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Shtetasi spanjoll, komunikonte përmes platformës Telegram me klientët e tij duke I biindur që të investonin në shumën 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin, çka e bënte gjurmimin e këtyre transaksioneve financiare të pamundur.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Ëingëort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Ëortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;

Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;

Shoqëria ‘Wortend’;

Shoqëria ‘Wingwort’;

Shoqëria ‘Wortnova’;

Automjeti, Toyota, Land Cruiser;

Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe

Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

By: A R
16 January 2026 at 13:28

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi po njësoj si kryeministri Edi Rama nevojën për përshpejtim të punës lidhur me procesin e negociatave me BE-në.

“Duhet të jemi gati për ditë shumë të gjata pune, në komisione dhe seanca plenare, kërkon angazhim më të madh, i referohem performancës, korrektesës…”, iu drejtua ai kolegëve socialistë.

Veçoi miratimin e ligjeve që e afrojnë Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Kemi miratuar 9 ligje, sot që flasim janë në proces një numër shumë i madh projektligjesh”, bëri me dije ai, duke shtuar se “motorët” do të ndizen që prej nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026.

“Duhet të zbatojmë të njëjtat mekanizma dhe procedura, jo raportime formale, na duhet një qasje krejtësisht e re. Legjislatura jonë arriti të zhbllokojë ngërcin 3-vjeçar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një proces model ku shumica votoi një kandidaturë me propozim ekskluziv të deputetëve të opozitës”, tha Balla.

Balla njoftoi se mes 15 prillit dhe 15 majit 2027, do mbahen zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Në fillim të sesionit të tretë parlamentar, që i bie diku në vjeshtë, do dekretohet nga Presidenti i Republikës data e zgjedhjeve vendore 2027”, tha Balla.

“Nga e hëna e 19 janarit, dita e parë e sesionit për këtë vit, deri të enjten e fundit të korrikut 2026 duhet të kemi miratuar ligjin organik për funksionimin e Kuvendit”, tha kreu i grupit të PS-së.

Pavarësisht se formula e bashkëdrejtimit të dy komisioneve të posaçme parlamentare është dakordësuar nga dy partitë më të mëdha në vend, Balla tha se “nuk mund të vijohet njësoj nëse nuk ka konsensus për të punuar”.

“Kush nuk punon, ka thyer dakordësinë e për pasojë na duhet të zhbllokojmë formulën. Ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim qoftë edhe 1 ditë madje as 1 orë, për të punuuar së bashku që reformat të ecin përpara.”

Përveç sa më sipër, shtoi se edhe përbërja e komisioneve duhet ndryshuar dhe se ministrat duhet të jenë më aktivë në mbledhjet e grupit.

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

By: A R
16 January 2026 at 13:22

Komisioni Evropian, nëpërmjet Gert Jan Koopman, drejtor për zgjerimin, ka vlerësuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë arritur rezultatet më të mira në reformat e nevojshme për marrjen e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, Shqipëria kryeson pasi ka zbatuar 21 reforma, ndërsa Mali i Zi 12.

Mali i Zi dhe Shqipëria kryesojnë grupin e shteteve ballkanike në rrugën e plotësimit të reformave të integrimit evropian. Këto vende janë në pararojë të procesit të zgjerimit sepse po punojnë me shpejtësi në plotësimin e të gjitha reformave. Me ndihmën e shtuar teknike që po u ofrojmë atyre, ne presim që normat e rezultateve të zbatimit të reformave të jenë edhe më të lartaDisbursimi i fondeve për rajonin në kuadër të planit të rritjes është më pak se 50%.”, u shpreh Gert Jan Koopman.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosovës, brenda disa javësh, mund t’i hiqen të gjitha masat ndëshkuese dhe ndaj asaj do t’i jepen mbi 400 milionë euro.

Ne kemi filluar të heqim tashmë masat ndaj Kosovës dhe tani jemi në një fazë shumë vendimtare, ku do të donim të akordonim më shumë se 400 milionë euro. Prandaj, jemi në diskutime shumë të thella me autoritetet e Kosovës, ndaj shpresoj të jem në gjendje ta finalizojmë planin këtë muaj“, tha Koopman.

Ndryshimi i qëndrimit nga BE erdhi pas pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e fundvitit të kaluar, që i risollën në pushtet në komunat e veriut.

Në total, deri më tani, nga plani i rritjes rreth 453 milionë euro u janë paguar shteteve ballkanike. Sipas Koopman, vijimi i pagesave për këto shtete varet vetëm nga zbatimi i axhendave të reformave, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit.

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

By: A R
16 January 2026 at 13:14

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë.

VanHorn përmendi gjatë fjalës së saj, tha se do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë.

Ndër të tjera, VanHorn theksoi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve.

Fjala e Nancy VanHorn

“Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.”

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

By: Os De
16 January 2026 at 13:03

Mbyllja e negociatave për anëtarësimin në vitin 2027, nuk është një premtim elektoral, por dakordësim me institucionet e BE-së.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian.

Teksa foli për sfidat parlamentare për Shqipërinë e vitit 2030, Peleshi theksoi se Kuvendi synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.

“Jemi për të ngritur standardin etik, kulturën parlamentare në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Evropa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit Shqipëria shënoi rekord me ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE si nga pikëpamja e hapjes së negociatave ashtu edhe nga përmbushja e detyrimeve teknike dhe institucione. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave. Tani objektiv mbetet mbyllja e tyre deri në 2027 një objektiv i lehtë të thuhet por i vështirë të realizohet shumë ambicioz dhe nuk di me kë vend tjetër mund ta krahasojmë këtë ritëm të pritshëm. Ajo që na bën të ndihemi optimistë është se nuk është një datë e fiksuar nga ne, nuk është një premtim elektoral, por një datë e dakordësuar me institucionet e BE-së”, u shpreh Peleshi.

❌
❌