Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Java News

BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

By: A R
23 December 2025 at 08:54

Ndërsa Rusia ftoh sërish pritshmëritë duke paralajmëruar se negociatat e paqes po ecin “ngadalë”, Bashkimi Europian hedh poshtë akuzat se është i përçarë. Gjithçka nisi nga ftesa e presidentit francez Emmanuel Macron për një dialog me Vladimir Putinin, një nismë që ka ngjallur jo pak shqetësime në kryeqytetet europiane.

Frika kryesore lidhet me dy pika: se Franca mund të dobësojë unitetin europian dhe se Kremlini mund ta shfrytëzojë këtë hap për të përçarë BE-në. Për këtë arsye, një zëdhënës i Komisionit Europian u përpoq të ulë tonet, duke theksuar se “mbetemi të koordinuar me shtetet anëtare për çdo kontakt dypalësh të mundshëm me Rusinë, në funksion të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Sipas Brukselit, çdo përpjekje që synon paqen është e mirëpritur.

Megjithatë, mbetet një çështje e pazgjidhur që krijon siklet në institucionet europiane. Kush do ta përfaqësonte realisht BE-në në një takim të mundshëm me presidentin rus? Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian? Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian? Apo Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas? Pyetje që aktualisht nuk kanë përgjigje të qarta dhe që kanë shtyrë ekipin e Von der Leyen të zbusë konturet e propozimit të Macron-it.

Edhe Gjermania ka mohuar çdo përçarje me Francën. Pas dy humbjeve politike të Berlinit në nivel europian, për përdorimin e aseteve ruse të ngrira dhe për dështimin e marrëveshjeve tregtare me Mercosur-in, qeveria gjermane ka theksuar se uniteti europian mbi luftën në Ukrainë nuk është vënë në diskutim.

“Nuk kemi asnjë shqetësim që qëndrimi i përbashkët europian të lëkundet”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer. Megjithatë, Kancelaria ka konfirmuar se nuk janë planifikuar bisedime mes Macron-it dhe kancelarit Merz, as përfshirje gjermane në kontakte me Kremlinin.

Ndërkohë, Brukseli ka rinovuar sanksionet ekonomike ndaj Moskës, përfshirë embargon e naftës dhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi Swift.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, një kthesë e shpejtë drejt paqes në Ukrainë duket ende larg. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfaqet më optimist lidhur me planin e përgatitur së bashku me Shtetet e Bashkuara.

“Do t’i kem detajet nesër në mëngjes. Plani përfshin 20 pika. Jo gjithçka është perfekte, por plani është gati”, deklaroi ai, duke theksuar se parashikohen garanci sigurie mes Ukrainës, Europës dhe SHBA-ve.

Çelësi mbetet qëndrimi i Rusisë. Nga Moska, sinjalet janë të ftohta. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, pranoi se përparimi është i ngadaltë dhe se “dikush po përpiqet ta sabotojë procesin”.

Ai theksoi se Rusia është e gatshme të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së marrëveshjeve të Anchorage-it, duke kërkuar që çdo paqe të marrë parasysh “territoret e reja”. Një referencë që në praktikë përjashton shumicën e propozimeve të paqes të hedhura në tryezë javët e fundit.

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

By: A R
23 December 2025 at 08:46

Rusia po përgatitet për luftë në hapësirë. Të paktën kështu paralajmërojnë dy shërbime perëndimore të inteligjencës, sipas të cilave Moska po zhvillon një sistem të ri sulmi ushtarak që synon goditjen e satelitëve në orbitë, veçanërisht atyre të rrjetit Starlink, në pronësi të kompanisë së Elon Musk.

Sipas këtyre burimeve, projekti rus bazohet në krijimin e një “reje” me mikroprojektilë, të aftë për të shkatërruar ose çaktivizuar lloje të ndryshme satelitësh. Një armë e tillë, nëse do të realizohej dhe vihej në funksion, do të ishte vendimtare në përballjen ushtarake me Perëndimin, pasi sot pothuajse të gjitha sistemet moderne të mbrojtjes mbështeten te udhëzimi satelitor. Përmes tyre drejtohen raketat dhe ndërtohen rrjete për të zbuluar e interceptuar sulmet armike.

Në Ukrainë, për shembull, një nga kontributet kryesore të Shteteve të Bashkuara ka qenë pikërisht asistenca logjistike e bazuar në satelitë, e cila ka luajtur rol kyç në operacionet ushtarake në terren.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte një hap i mëtejshëm në përshkallëzimin e sfidës ushtarake të Kremlinit: një garë drejt hapësirës që, ndryshe nga ajo e viteve ’60, nuk ka të bëjë me eksplorimin, por me dominimin ushtarak përtej atmosferës së Tokës. Jo rastësisht, edhe NATO që prej vitit 2019 ka miratuar një “strategji hapësinore”, duke e konsideruar hapësirën një fushë të re të konfliktit. Kontrolli i Tokës nga lart do të thotë avantazh strategjik.

Megjithatë, ekspertët e Aleancës Atlantike mbeten të ndarë. Disa dyshojnë se Rusia ka arritur realisht të projektojë një armë të tillë, pasi rreziku që “reja” e mikroprojektilëve të godasë pa dallim edhe satelitë të vendeve mike, përfshirë Kinën, mbetet shumë i lartë. Të tjerë, si gjenerali Christopher Horner, komandant i divizionit hapësinor të ushtrisë kanadeze, nuk e përjashtojnë mundësinë që teknologjia ruse të ketë arritur këtë nivel, madje paralajmërojnë se Moska mund të jetë duke punuar edhe për një armë bërthamore në hapësirë.

Sipas raportit të inteligjencës perëndimore, skenari parashikon lëshimin në orbitë të satelitëve të vegjël, të aftë për të shpërndarë mikroprojektilë vetëm disa milimetra të mëdhenj, praktikisht të padukshëm për sistemet aktuale të mbikëqyrjes. Modeli krahasohet me dronët që mbajnë brenda tyre dronë më të vegjël, të cilët lëshohen në momentin e duhur. Analistët, megjithatë, mbeten skeptikë për kontrollin e trajektores së këtyre mbetjeve, të cilat mund të përplasen pa dallim me satelitë të tjerë.

Rusia ka zhvilluar edhe më parë programe raketore për të goditur objekte në hapësirë, ndaj nuk përjashtohet që një studim i tillë të jetë realisht në zhvillim. Por për momentin, dyshimet mbi efektivitetin e kësaj arme mbeten të mëdha. Ajo që duket e qartë është se fronti i ri i luftës është zhvendosur shumë lart, mes yjeve.

“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

By: A R
23 December 2025 at 08:38

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur planet për krijimin e një flote të re luftarake të Marinës së SHBA, të quajtur “Golden Fleet” – “Flota e Artë”, ku pjesë qendrore do të jenë anije të reja luftarake që do të mbajnë emrin e tij. Njoftimi u bë gjatë një eventi në resortin Mar-a-Lago në Florida, në praninë e zyrtarëve të lartë amerikanë të mbrojtjes dhe diplomacisë.

Sipas Trump, ndërtimi i anijes së parë të klasës “Trump”, e quajtur USS Defiant, pritet të nisë së shpejti, ndërsa anijet e para mund të jenë operacionale brenda dy vitesh e gjysmë. Presidenti deklaroi se fillimisht janë miratuar dy anije, por plani afatgjatë parashikon ndërtimin e deri në 25 të tilla. Ai i përshkroi anijet si “më të mëdhatë, më të shpejtat dhe më të fuqishmet që janë ndërtuar ndonjëherë”, të pajisura me armë hipersonike dhe sisteme tejet shkatërruese.

“Flota e Artë” e SHBA me armë hipersonike! Trump njofton

Projekti është pjesë e një zgjerimi më të gjerë të Marinës amerikane, që përfshin edhe anije të tjera të mëdha e të vogla, si dhe mjete pa ekuipazh. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se SHBA po mbetet pas Kinës në kapacitetet e ndërtimit detar, ndërsa Pekini zotëron tashmë marinën më të madhe në botë.

Trump tha se anijet do të ndërtohen në SHBA dhe do të krijojnë mijëra vende pune, duke e konsideruar këtë projekt si një hap kyç për ringjalljen e industrisë amerikane të ndërtimit të anijeve luftarake.

Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

By: A R
23 December 2025 at 08:30

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

By: A R
23 December 2025 at 08:22

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin Andi Tela që e pyeti se pse partia që ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit nuk mbledh as 64 protestues te kryeministria ku Lapaj po qëndron prej rreth 15 ditësh. Lapa e pranoi se është vrarë nervi i shoqërisë, por e ftoi gazetarin që shkonte dhe t’i bashkohej protestës.

“Unë kam 15 ditë që them kjo duhet të jetë protestë e qytetit. Unë kam dalë këtu pa logo. Nuk është koha të rrisim partitë, por Shqipërinë. Ta shpëtojmë nga pengmarrja. T’i lëmë logot te selitë. Të bashkohen të gjithë për ta detyruar këtë zotërinë të largohet.

Kjo fitohet kur dalin të gjithë. Qytetarët të dalin masivisht pa dallim. Mund të mos e duam njëri-tjetrin, por kemi një hall të përbashkët: Edi Ramën që vjedh shqiptarët. Nëse jemi veç e veç, Edi Rama na mund të gjithëve”-tha Lapaj.

Më pas ai debatoi me analistin Andi Tela pasi e pyeti pse ajo parti që mori mbi 64 mijë vota në zgjedhje nuk mbledh dot as 64 njerëz në protestë.

“Unë kam dalë si qytetar këtu. Partia nuk më vlen më shumë se Shqipëria. Unë e nisa i vetëm. E konsiderova si aktivizëm qytetar. Janë mbi 30 që flenë përnatë këtu. Të shtunën në shesh kanë qenë të paktën 2 mijë persona. Në protestën e dytë do të jenë goxha më shumë. Në Shqipëri është vrarë fryma, është  vrarë nervi. Edhe ti (i drejtohet Andi Telës) duhet të vish këtu. Po nuk e bën dot, më thuaj bravo që po e bëj unë. Kjo tani po rritet. Të shtunën ishin 2 mijë, të shtunën tjetër  mund të jenë 5 mijë. Kjo nuk është çështje vetëm e imja, por edhe e juaja. Kjo hajdutëri e madhe ka dëmtuar edhe vendin tuaj.

Në këtë republikë talllavaje, ku njerëzit janë trajtuar si çështje e dorës së dytë, ku kanë kuptuar se të gjithë e kanë jo seriozisht, sigurisht që vritet besimi. Askush nuk mund të më thotë mua: pse nuk nxjerr njerëzit. Hajde t’i nxjerrim. Që ka vdekur nervi është fakt. Ne po mundohemi që kësaj shoqërie në gjendje kome t’i kthejmë jetën. Dua që vajzës time nesër t’i them se babai yt e bëri luftën e vet. O do bjerë Edi, o do më lërë shëndeti mua.

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

By: A R
23 December 2025 at 08:14

Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se protesta është normale, por PD nuk e bën dot rotacionin, sepse nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet.

“Çdo protestë në një shoqëri demokratike është normale. Çështja është cfarë pritet nga protesta. Protesta nuk është shfaqje, është alternativë për ndryshime. Ne kemi 12 vite që mblidhemi pas çdo proteste të opozitës dhe themi sa veta u mblodhën, çfarë u tha. Bonaparti thotë se nëse e lufton armikun me të njëjtat mjete, po i mëson si të mbrohet më mirë. E vërteta është se majta nuk duhet të jetë më në pushtet. Po ne i kemi këtu katër mandate. Në këto katër mandate nuk kemi një opozitë që të jetë rritur. Duhet një rotacion që PD nuk po e bën dot. Të thuash që je në një protestë kombëtare dhe të vijnë mijëra njerëz: ose nuk ke struktura të organizuara ose ti nuk motivon njerëz. Vetëm sikur të vinin kryetarët e grup-seksioneve, aq ishin. Ky është problemi që ka opozita. Të merresh me skandalet e qeverisë është e kotë. Nuk ka kevojë populli të sensibilizohet”- tha Gjinishi.

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

By: A R
23 December 2025 at 08:06

Analisti Ilir Demalia dhe biznesmeni Gjergj Luca debatuan për dobësinë e opozitës që nuk arrijnë të ngrejnë popullin në revoltë, përpara skandaleve të shumta të qeverisjes së Ramës. Ndërsa Demalia tha se vendi nuk ka opozitë, Luca u shpreh se qeveria nuk është në ankth sepse opozita përballë saj është një paçavure.

Pjesë nga biseda

Ilir Demaliaj: Nuk ka opozitë. I dalin 3 mijë vetë kur janë gjithë këto skandale.

Gjergj Luca: Qeveria nuk është në ankth se ka këtë paçavure përballë.

Ilir Demaliaj:  Nuk ta lë njeri pushtetin. Djemtë e rinj pjesë e lojës së vjetër janë.

Gjergj Luca: Unë i besoj vetëm Qorit. Ai ka qenë konseguent. Brenda PD shoh një djalë që e përdori partia. Salianji e lejoi dhe kur u kthye e panë shtrembër. Këto janë turpet e asaj partie.

Ilir Demaliaj: Nuk ke forcë politike. Nuk ta lëshon njeri. Ke në Parlament akoma ata që kanë hedhur në erë Gërdecin, që kanë bërë piramidat.

Gjergj Luca: Kanë 4 javë që përsëritin të njëjtin shirit. Ka në motivim për këta?

Ilir Demaliaj: Jam dakord me ata dy çunat e PD. Por nuk ta lëshon njeri partinë.

Gjergj Luca: Doktor Alimehmeti mbledh njerëz më shumë seç pati sot në shesh. Po të më kërkojë, dal sot.

Ylli Rakipi: Lucë, po e ngatërron. Alimehmeti u kthye te Saliu.

Gjergj Luca: Epo mirë, hajt shohim filxhan. Kur të ndërrojë jetë Saliu.

Ilir Demaliaj: As atëherë nuk bëhet ajo parti.

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

By: Os De
22 December 2025 at 23:11

Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pas ngritjes së akuzave për korrupsion nga prokurorët. 

Tensionet politike në Shqipëri janë rritur javët e fundit, ndërsa hetimet për korrupsion kanë përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe projekte të mëdha publike. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit të disa zyrtarëve dhe lejimin e arrestimeve të mundshme. 

Ende nuk dihet se kur Kuvendi, ku partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama ka shumicën, do të votojë mbi këto kërkesa. 

Gjatë protestës, policia e pajisur me mjete kundër trazirave mbrojti godinën qeveritare, ndërsa nuk pati përplasje të drejtpërdrejta mes forcave të rendit dhe protestuesve. 

Një nga protestuesit u shpreh se zemërimi i qytetarëve lidhet me dyshimet për keqpërdorim të miliona eurove nga fondet publike dhe mungesën e përgjegjësisë politike. 

Protestat vijnë në një kohë kur institucionet po hetojnë dyshime për korrupsion në projekte infrastrukturore me vlerë të lartë. 

 

 

  

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

By: Os De
22 December 2025 at 23:07

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë.

Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në banesa të mbipopulluara, një shifër shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që në vitin 2024 ishte 16.9%.

Sipas Eurostat niveli më i lartë regjistrohet në Mal të Zi, ku 61.6% e popullsisë jetojnë në banesa të mbipopulluara.

Kur një banesë quhet e mbipopulluar

Eurostat e quan një banesë të mbipopulluar kur familja që jeton aty nuk ka mjaftueshëm dhoma për numrin dhe përbërjen e anëtarëve të saj.

Sipas këtij standardi, një banesë duhet të ketë të paktën:
-një dhomë për familjen në tërësi,
-një dhomë për çdo çift,
-një dhomë për çdo të rritur të vetëm,
-një dhomë për dy fëmijë të vegjël,
-ose dhoma të veçanta për adoleshentët, sipas moshës dhe gjinisë.

Nëse këto kushte minimale nuk plotësohen dhe shumë persona ndajnë pak dhoma, banesa klasifikohet si e mbipopulluar, pavarësisht madhësisë në metra katrorë. Ky tregues përdoret nga

Eurostat për të matur cilësinë e kushteve të jetesës dhe presionin mbi strehimin.

Shqipëria, rekord për shpenzimet në ndërtim

Të dhënat e tjera të Eurostat, bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.

Kjo shifër është më e larta në Europë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%.

Pavarësisht dërtimeve, familjet shqiptare nuk arrijnë të blejnë dot apartamente për shkak të shtrenjtimit shumë më të shpejtë të tyre në raport me të ardhurat.

Sipas të dhënave të përpunuara më herët nga Monitor, për të blerë një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë. Për të blerë këtë apartament tashmë duhen gati 19 paga vjetore reale bruto (18.6), ose gati 6 vite më shumë sesa një dekadë më pare, që është ndër më të lartat në Europë.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 16.9% e popullsisë në Bashkimin Europian jetonte në banesa të mbipopulluara, një rënie e lehtë nga 18.1% në vitin 2014.

Mbi 30% e popullsisë në 5 vende të BE-së jetonte në banesa të mbipopulluara. Rumania raportoi përqindjen më të lartë (40.7%), e ndjekur nga Letonia (39.3%), Bullgaria (33.8%), Polonia (33.7%) dhe Kroacia (31.7%).

Në të kundërt, normat më të ulëta të mbipopullimit u regjistruan në Qipro (2.4%), Maltë (4.4%) dhe Holandë (4.6%). / Monitor

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

By: Os De
22 December 2025 at 23:03

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashjkë”, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe aleatëve të saj sonte te kryeministria. Ai tha se nëse do të ishte në krah të Berishës, do të shkelte mbi parimet e tij dhe të forcës së tij politike.

“Unë nuk i dëgjoj fare me thënë të drejtat, thirrjet e faktorëve të vjetër politikë dhe të kompromentuar. Nuk bie dakord që po të ishim edhe ne sot me Sali Berishën, do të kishte më shumë njerëz në shesh. Se sikur unë të çmendesha edhe të ndaja të njëjtën tribunë apo të njëjtin shesh me Sali Berishën, mua nuk do më vinte asnjëri, as nga mbrapa, as në krahë.

Të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do të më konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve që unë kam mbajtur deri tani në politikë, që është lufta e pakompromis ndaj çdo faktori të korruptuar e destruktiv të shoqërisë shqiptare kundër gjithë atyre që i shërbejnë oligarkisë ekonomike.

Tani sot Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç’ka njerëz nëpër protesta. Ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

Ky rasti i fundit i AKSHI tregon diçka që është vërtetë çmëritëse, ku arrin puna deri në rrëmbim personi. Atë biznesmenin, po të mos e pranonte që të tërhiqej nga tenderi, atë të shkretin kushedi do e gjenim copa-copa ne sot, se rrëmbimi është për të të bindur të bësh diçka përndryshe, do të ekzekutojë në mënyrë krejt mafioze.

Pak më parë po dëgjoja një prokuror të antimafias italiane, Nikola Grateri, i famshëm, i cili kur fliste për mafian shqiptare thoshte që është e dyta në Evropë mbas Ndragetas. Sepse, thoshte Grateri, vjen nga një shtet ekstremisht i korruptuar, ku pastrohen paratë në përmasa të jashtëzakonshme. Shtet ekstremisht i korruptuar, pastrim shumë i madh parash. Sjell që mafia shqiptare sot të jetë shumë e fortë, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Evropë.

Pjesë e kësaj mafias, pjesë e këtij sistemi të kompromentuar. Mafiozë, oligarkë, sigurisht, është qeveria në radhë të parë dhe Edi Rama si kryesues i saj. Siç iu thashë, Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, ka arsye për t’u marrë me efektet e korrupsionit. Pensionistët nuk blejnë dot një shishe kos, ndërkohë që ai zotëria Agasi harxhonte tre milionë euro vetëm verë nga paratë të cilat janë bërë brenda ditës përmes aferave korruptive dhe ku përgjegjës janë të gjitha hallkat e shtetit. Pse nuk bashkohen partitë e opozitës?
Politika për mua në radhë të parë është alternativë morale. Në Shqipëri është mbrapsht. Besoj që në emër të këtij morali ne kemi për t’ia dalë. Nëse mbetemi mes Ramës dhe Berishës nuk kemi për t’ia dalë. Besoj se Lëvizja Bashkë është katalizatori. Politika në radhë të parë duhet të jetë parimore.”- tha Qori, ndër të tjera.

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

By: Os De
22 December 2025 at 23:02

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita nuk është vetë e besueshme, ndërsa akuzon shoqërinë se i ka vdekur nervi që nuk del në protestë. Ai tha se nuk i mbetet qejfi nga Berisha që e akuzon partinë e tij si opozita e opozitës dhe që i shërben Ramës dhe tani thonë se pse nuk shkuan në protestë.

“Berisha tha që ne jemi opozita opozitës dhe i shërbejmë Ramës dhe tani thotë: pse nuk erdhët në protestë? Por nuk është vetëm kjo arsyeja, sepse nuk është se më mbetet qejfi mua nga çfarë thotë Partia Demokratike.

E vërteta është që ne na ndan qëndrimi në lidhje me protestën. Për çfarë po protestojmë? Po protestojmë për arritjet e drejtësisë, për faktin se si drejtësia më në fund po nxjerr para drejtësisë të korruptuarit.

Por s’ishte e mundur që drejtësinë njëherë ta quajmë dhe ta komplimentojmë, dhe pastaj nga ana tjetër t’i quajmë Altin Troplini. Kjo tregon se nuk ka koherencë dhe kur nuk ka koherencë, humbet besueshmëria.

Si mundemi të bëjmë një protestë? Ky është problemi kur flasim për besimin e qytetarëve. Pikërisht këtu qëndron thelbi: ne nuk mund të pretendojmë nga shoqëria, të akuzojmë shoqërinë që qenka pa nerv, t’i masim nervin shoqërisë apo t’i bëjmë moralin asaj.

Ndërkohë që vetë nuk jemi të besueshëm. Në radhë të parë është besueshmëria. Kushdo që i bën moralin qytetarëve, duhet më parë t’i bëjë një pyetje vetes.

Mirëpo, a jam unë i besueshëm, mjaftueshëm i besueshëm? Ky është hapi i parë. Hapi i dytë pastaj është të punosh, të vazhdosh, të përpiqesh të bindësh dhe jo t’i bësh gjyqin qytetarëve.

Unë kam respekt maksimal për të gjithë qytetarët që dalin dhe protestojnë kundër korrupsionit, që reagojnë pavarësisht se janë anëtarë partie apo nuk janë, apo janë qytetarë të thjeshtë.. nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Të gjithë ata që thonë “po çfarë u arrit me protestën”, u them se protestat bëhen dhe nuk është se në çdo vend të botës bëhen protesta dhe bie qeveria sepse do ishte e thjeshtë që qeveria të binte çdo ditë.

Protestat bëhen për të dhënë një mesazh, për të treguar se me kë je: je me drejtësinë apo je me të korruptuarit. Je i indinjuar, si i indinjuar është një formë proteste, prandaj quhet protestë. Është ngritje zëri dhe shumë mirë bëjnë që protestojnë. Është e drejta e tyre, mirë bëjnë” – tha Shehaj.

Yesterday — 22 December 2025Java News

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

By: Os De
22 December 2025 at 22:58

Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, komentoi protestën e sotme të PD-së, duke e quajtur një “tragjikomedi”. Ai kritikoi retorikën e Berishës, duke theksuar se protesta është “e njëjta pllakë gramafoni” dhe nuk arrin të mobilizojë më shumë se 3 mijë vetë.

Demalia shtoi se fjalimet e mbajtura ishin të njëjta dhe histerike, pa moral për situatën aktuale. Ai akuzoi PD-në për kontribut në krijimin e sistemit dhe korrupsionit, ndërsa përmendi pasurinë e Sali Berishës dhe të familjes së tij si shembull të mungesës së besueshmërisë ndaj kësaj partie.

“Një tragjikomedi në fakt. Çfarë po ndodh me të gjithë këto afera që po dalin nuk është më një gjë që qeveria dhe vetë kryeministrit mund të fshihet mbrapa gishtit.

Përsa i përket protestës, protesta është e njëjta pllakë gramafoni që ka përdorur opozita dhe shih edhe retorikën e Berishës, që thotë që ne misionarët që përmbysëm ‘90-ën. Se ç’misionar ka qenë ky në ‘90-ën i dalë nga zyrat e Komitetit Qëndror të Xhelil Gjonit, i zoti e di se ç’misionar ka qenë

Këta janë qesharakë, por ka dhe një gjë, ngaqë i kemi rrënjët gjithë historinë tonë, siç gënjen ky që përmbysa baballarët e tuj, i ka ngelë gjithë puna gramafonit.

Ajo çfarë u pa sot në protestë ishte histeri dhe gjithë këto fjalime janë të njëjta.

Çfarë arriti ai miting? Se i mbledh 3000 vetë, se s’është ndonjë big deal, se aq ishin, po t’i jap shumë 3000 vetë, por a ka moral pse është kjo gjendje?

Sepse kjo forcë politike është kjo forcë që ka kontribuar në krijimin e këtij sistemi dhe këtij korrupsioni dhe këta njerëz nuk i besojnë, o njeri, se kur Sali Berisha dhe fëmijët e tij kanë pasuri përrallore çfarë të besojnë”- tha Demalia.

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

By: Os De
22 December 2025 at 22:55

Duke marrë si referencë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 1997, ku PD humbi, ndërkohë në referendumin e bërë paralelisht për formën e regjimit, pro monarkisë ishin më shumë se 37-38 % e shqiptarëve. Analisti Çupi u shpreh se Ahmet Zogu po shkonte te 50 % dhe askush nuk bënte pyetjen pse.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj gjëje se gjithë politika u trondit shumë, ishte një përqindje e frikshme. Njerëzit nuk e dinin çfarë po bënin, dhe kjo ishte e para për arsye të një emri. Leka Zogu bëri një fushatë shumë të mirë. Dhe kam përshtypjen se ky 16% është e njëjta lëvizje. Në momentin e dëshpërimit politik, në atë kohë ata kërkuar një ‘perëndi të vdekur’ dhe gjetën Zogun, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Zogu vijon të jetë influencues për arsye të politikave që këtu kanë zënë vend dhe nuk harrohen, kujdesi për shtetin, lidhjet me Perëndimin, bankat, ushtria”, u shpreh Çupi.

Por analisti Bejko, shprehet se në 1997 gjyshërit tanë ishin gjallë, dhe ata e kanë jetuar kohën e Ahmet Zogut.

“Në atë periudhë gjyshërit tanë ishin gjallë, në kohën e Zogut ata kanë qenë o fëmijë o adoleshentë. Dhe ata e kanë përjetuar situatën e Zogut. Gjatë kohës së Enver Hoxhës ishin të frustruar nuk guxonin të flisnin dhe të thonin të vërtetën. Kjo ishte njëra anë, ata flisnin përgjithësisht pozitivisht për kohën e Zogut, sepse ka patur drejtësi, ka patur rend Shqipëria ishte me një dimension tjetër. Elementi i dytë, që ndikoi në 1997, mendoj ishte fakti që u cenua realiteti i shtetit shqiptar dhe për këtë arsye, edhe për faktin tjetër se me Republikën nuk ishin mësuar dhe në kujtesën e tyre u thirr monarkia dhe në Lazarat fitoi Zogu. Dhe kjo thirri atë ndërgjegje kombëtare,” u shpreh Bejko

Për studiuesin Ndoj, Zogu ka qenë një nga përfaqësuesit me të mira  e të metat e tij si burrë shteti

“Zogu ka arritjet më të mëdha në proceset e shtet ndërtimit shqiptar. Por ka të bëjë edhe me orientimin perëndimor, disa gjeste shumë të forta të Zogut. Duke shfrytëzuar edhe martesën e tij me një bijë fisnike, hungareze ishte një gjest shumë i madh i tij, që tregonte edhe vizionin e tij se Shqipëria është Perëndim. Ndërsa sa i përket fushatës antizogiste në 45 vjet komunizëm, e ka lëshuar në zero mbështetjen, por shqiptarët nuk pengohen për të mësuar të vërtetën. Zogu ka qenë një nga përfaqësuesit me të mira  e të metat e tij si burrë shteti. Ka patur kundër personalitetet më të mëdha të vendit,” tha ai.

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

By: Os De
22 December 2025 at 22:51

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën e PD, tha se qeveritë nuk rrëzohen me molotovë, ndërsa theksoi se opozita shqiptare, e ka shtyrë “revolucionin” pas festave të fundvitit.  

Duke e krahasuar me protesta kur në krye të PD ishte Lulzim Basha, ai theksoi se tubimi i Berishës nuk arriti as nivelin e protestave të drejtuara nga Lulzim Basha.  

Sipas Spahiut, qëllimi real i protestës ishte përpjekja për të çfaktorizuar Adriatik Lapajn dhe Ervin Salianjin. 

‘Pritshmëria ishte e lartë por nuk rrëzohet me kapsolla qeveria, por opozita e shtyn revolucionin pas festave të fundviti, nuk ka vazhdimësi dhe s’ka të nesërme. Kur çdokush që mund të pyes thonë a po bie Edi Rama ça ndodh po ndodh zjarrëfikësi, sepse populli pret që nga skandalet e Ramës të bie qeveria, kur ti nxjerr 5mijë persona pa brohoritje. Këta donin që të improvizonin dhunë po nuk ishin të gatshëm që të shkonin tek Kryeministria dhe të konfrontohet. Nuk ka as sasi dhe as qëndrueshmëri, si ka ndodhur në ‘97, ‘98 apo në kohën e Lulzim Bashës, sepse janë më të mëdha se të Bashës. Berisha nuk po arrinë as nivelin e Lulit. Ai arriti që të çfaktorizonte Lapajn dhe Salianjin. Ai nuk rrëzon dot këta dhe jo më Ramën. Ata 20 veta të Lapajt rezistojnë më shumë se ata të PD’, tha ai. 

 

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

By: Os De
22 December 2025 at 22:48

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen Balluku, si dhe për tenderat tek AKSH-i.

Haxhiu u shpreh se SPAK duhet lavdëruar. Sipas tij, SPAK tashmë nuk konsiderohet më institucion që është kapur nga Rama, siç pretendohej më herët, por se godet dhe vetë qeverinë, duke ngjallur shpresë tek qytetarët.

“Duhet lavdëruar SPAK-u për guximin, për të gjitha që ka bërë. Nuk është e lehtë, që ndërtohet edhe një rrëfim, por gjithashtu edhe të bëhen që në fillim të mandatit të katërt të gjitha këto akuza. Ka qenë një periudhë, kur nuk ka pasur institucione të opozitës, as në bashki nuk ka qenë. Me gjithë mosbesimin që kanë pasur të gjithë ndaj SPAK-ut, po rreshtohen të gjithë për guximin që po bën SPAK-u. Kjo është përparësi e jashtëzakonshme në diskursin shoqëror në këto kohë. Derisa është quajtur si institucion drejtësie i Ramës, tashmë është kthyer në institucion që është kthyer në shpresë për shoqërinë. Por ajo që më bën përshtypje është fakti që janë dërguar 16 mijë faqe nga SPAK në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Por, SPAK mund të dërgonte pak faqe dhe të përmblidhte atë që kërkonte”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën kërkon edhe heqjen e imunitetit në parlament. Ndërkaq, po SPAK po heton tenderët e dyshuar korruptivë tek AKSHI.

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

By: Os De
22 December 2025 at 22:41

Terrori përfshiu një shkollë në Turqi, kur një nxënës qëlloi drejtorin gjatë pushimit me armë zjarri. 

39-vjeçari u plagos rëndë në këtë incident të dhunshëm. Sipas mediave turke, një javë para incidentit, drejtori i bëri një vërejtje të miturit kur ai erdhi në shkollë me një biçikletë elektrike. 

Viktima është plagosur rëndë dhe ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike në Spitalin e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Mersinit. 

Autori i mitur u arrestua, ndërsa babai i tij është gjithashtu në paraburgim, për faktin se dyshohet që mund të ketë bashkëpunuar apo ka ndihmuar të birin me armën. 

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, të filmuara nga kamerat e sigurisë së shkollës, dallohet nxënësi teksa afrohet në befasi, në momentin që drejtori ishte ulur mbi një stol. Ai nxjerr armën dhe ia drejton duke e qëlluar, e më pas largohet. 

Drejtori përkulet dhe mban me duar plagën, kurse personat që ndodhen afër largohen me vrap nga frika. 

⚡ A 12-year-old student opened fire on a school principal in Turkey

In the city of Mersin, a middle school student shot a 39-year-old man with a rifle прямо in the schoolyard. The victim sustained severe injuries and is in critical condition.

The teenager has been detained —… pic.twitter.com/3ImHRMu5GN

— NEXTA (@nexta_tv) December 22, 2025

 

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

By: Os De
22 December 2025 at 22:35

Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e një shqiptare të arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, është mjaft e përkeqësuar dhe sipas motrës së saj ajo mund të ndërrojë jetë, nëse qeveria britanikë nuk ndërhynë. 

Teuta Hoxha e lindur në Britani, këtë të hënë mbush 30 vjeç, dhe sipas motrës së saj 17 vjeçare, Rahma, në një deklaratë dhënë medias britanike vuan për shkak të grevës së urisë nga dhimbje të vazhdueshme koke, çështje të lëvizshmërisë dhe nuk mund të ngrihet dot për të bërë lutjet fetare si myslimane. 

Teuta Hoxha ndodhet në paraburgim prej 13 muajsh dhe procesi kundër saj dhe tetë aktivistëve pro-grupimit Palestine Action, nuk pritet të ndodh deri në prill të vitit të ardhshëm. Ata ndodhen nëpër burgje të ndryshme të Anglisë për vepra panale që variojnë nga hyrje me forcë të supozuara apo dëmtime kriminale ndaj një ambienti në Britani ku prodhoheshin pajisje ushtarake për Izraelin. 

Ata i mohojnë të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre. Greva e urisë kërkon dhënien fund të ofrimit nga Britania të ambienteve Izraelit për prodhimin e armëve që furnizojnë Izraelin dhe heqjen nga lista e organizatave të ndaluar zyrtarisht nga Britani të “Palestine Action”, si dhe dhënien fund të  keqtrajtimit të të burgosurve dhe lirimin e menjëhershëm me kusht të të ndaluarve. 

Ministri britanik i Burgjeve Lordi Timpson , thotë se ministrat nuk do takohen me këta te burgosur dhe Britania ka një sistem drejtësie që bazohet në ndarjen e kompetencave dhe një drejtësi të pavarur që është gur themeli i sistemit tone. Do të ishte tërësisht jo kushtetuese dhe një veprim jo i duhur  që ministrat të ndërhynin në proceset ligjore që janë të pa përfunduara. 

Ironia është se Teuta Hoxha sot mbush 30 vjeç dhe nuk do të ketë tortë për të festuar nga burgu  ditëlindjen e saj në një ditë si kjo, kur ajo është në grevë urie. Për disa ajo nuk është terroriste, por humaniste, ndërsa për disa të tjerë asocjimi i një shqiptare me rrethana të tilla do shtonte më shumë njollosjen e shqiptarëve të Britanisë përveç mëkateve të supozuara në median dhe opinion publik britanik për komunitetin shqiptar.  

 

 

Neres fundos Bolonjën në finale, Napoli fiton Superkupën

By: Os De
22 December 2025 at 22:28

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol.

Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti 2-0 Bolonjën e Vincenzo Italianos, falë një nate fantastike të brazilianit David Neres.

Neres hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian ishte i shpejtë të kapte pasimin e Ravaglias për Lucumì dhe me një prekje të lehtë shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe ‘dipietën’ personale.

Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme. Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të ri, duke theksuar edhe më tej rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Conte-s.

Shuhet në moshën 74-vjeçare Chris Rea

By: Os De
22 December 2025 at 22:24

Chris Rea, këngëtari dhe kantautori britanik i njohur për hitet si Driving Home For Christmas, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i familjes së tij, i cili tha se ai vdiq “i qetë në spital … pas një sëmundjeje të shkurtër”.

Rea ndërthurte blues, pop, soul dhe soft rock në 25 albume në studio, me hite si The Road to Hell (nga një album që arriti Nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar), Driving Home for Christmas, një klasik sezonal i përhershëm, si dhe këngë si On the Beach dhe Josephine. Ai shiti mbi 30 milionë albume.

I lindur në vitin 1951 në Middlesbrough nga një baba italian dhe një nënë irlandeze, Rea kishte gjashtë motra e vëllezër. Si i ri, ai u mor me muzikë ndërsa bënte në punë krahu, përfshirë fabrikën e akullores të babait të tij, dhe madje mendoi të bëhej gazetar. Në moshën 22-vjeçare u bashkua me grupin Magdalene, ku më parë kishte qenë David Coverdale (më vonë i Deep Purple). Pastaj iu bashkua grupit Beautiful Losers, por më pas nisi karrierën solo kur iu ofrua një kontratë diskografike, duke publikuar këngën e parë So Much Love në vitin 1974.

Suksesi i parë erdhi në SHBA, ku kënga e vitit 1978 Fool (If You Think It’s Over) arriti Nr. 12 dhe i solli një nominim për Grammy si artisti më i mirë i ri. Për disa vite ai nuk arriti ta përsëriste këtë sukses, por albumi Water Sign i vitit 1985 u bë hit në Europë dhe i ndryshoi fatin.

Fundvitet ’80 ishin periudha e tij më e suksesshme komerciale: më në fund i përqafuar nga publiku britanik, pavarësisht se shpesh qëndronte jashtë trendeve kryesore të pop-it. Albumi i vitit 1987 Dancing With Strangers nisi një seri prej gjashtë albumeve që hynë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar, dy prej të cilëve arritën Nr. 1. Përmbledhja e vitit 1988 New Light Through Old Windows përmbante hitin e tij më të madh, Driving Home for Christmas, i regjistruar fillimisht në 1986. Kënga nuk pati ndikim të madh në publikimin e parë, por me kalimin e viteve u bë një hit klasik, duke arritur Nr. 10 në klasifikimet e vitit 2021.

Rea e shkroi këngën në një periudhë të vështirë, pa menaxher, pa kontratë diskografike dhe madje i ndaluar nga drejtimi i makinës, gruaja e tij e çoi me makinë nga Londra në Middlesbrough sepse nuk kishte mundësi të paguante trenin. Ai shkroi tekstin gjatë udhëtimit, por e përfundoi këngën disa vite më vonë.

Në vitet 2000, suksesi i tij në klasifikime ra disi, kur me albumin Dancing Down the Stony Road (2002) Rea u largua nga pop-i dhe u rikthye tek blues-i i Deltës që e kishte frymëzuar fillimisht.

I lidhur shpesh me makina dhe rrugë në tekstet e tij, Rea ishte edhe entuziast i garave automobilistike: garoi me modele Ferrari dhe Lotus, mori pjesë në Kampionatin Britanik të Touring Car në 1993 dhe në sezonin e Formula 1 të vitit 1995 iu bashkua ekipit Jordan si mekanik në pit-stop, duke u kujdesur për gomën e djathtë të pasme të Eddie Irvine.

Ai mbështeste Partinë Laburiste dhe në vitin 2017 shkroi një këngë të papublikuar në lavd të Jeremy Corbyn, me titull What’s So Wrong With a Man Who Tells the Truth?. Rea vuajti nga probleme shëndetësore gjatë jetës: u diagnostikua me kancer pankreatik dhe në vitin 2001 iu hoq pankreasi bashkë me pjesë të stomakut dhe zorrës së hollë, gjë që e bëri diabetik. Në vitin 2016 pësoi një goditje në tru, të cilën e përshkroi si “një moment shumë të frikshëm”. Në vitin 2017 u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në Oksford dhe u dërgua në spital për t’u rikuperuar.

Chris Rea la pas gruan e tij Joan, me të cilën nisi lidhjen në moshën 17-vjeçare, dhe dy vajzat e tyre, Josephine dhe Julia, të dyja të përjetësuara në tituj këngësh të tij.

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

By: Os De
22 December 2025 at 22:18

“Në çdo rast kur SPAK ose organet e drejtësisë kanë kërkuar leje nga kuvendi për masa të ndryshme sigurimi kjo ka ndodhur. Ky ka qenë angazhim i përhershëm politik. Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion. 

Nuk mendoj që është situata më e vështirë e PS-së. Sali Berisha është bingo e Edi Ramës, ai përfaqëson një opozitë që është i kompromentuar. Ai është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai mbetet i njollosur. 

Në momentin që u shpall akuza ndaj ministres Balluku ajo duhet të ishte pezulluar ose shkarkuar. Ne e kemi parë që në përgjithësi gjinia femërore është trajtuar më ndryshe nga SPAK”, tha ish-deputeti socialist, Petro Koçi. 

❌
❌