Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Java News

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

By: A R
12 January 2026 at 23:04

Të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” tregojnë se shqiptarët kanë humbur besimin shpejt edhe tek partitë e reja, të cilat, me moshën e Kuvendit, nuk i kanë mbushur akoma 6-mujorin e parë.

Lapaj, Shehaj dhe Qori, prej 11 majit, kanë humbur një të tretën e mbështetjes, ose një rënie prej 8.6%, fiks sa partitë më të mëdha.

20.3% e shqiptarëve që janë gati për një parti të re thonë se Lapaj, Shehaj e Qori janë kopje të të vjetërve. 13.1% s’kanë organizim në terren, ndërsa 10.4% dinë vetëm të kritikojnë, pra janë të sigurt aty ku janë, dhe jo ku duan të shkojnë. Sipas këtij trendi, për 3 vite me gjasë edhe mund të mos ekzistojnë.

Në pyetjen “Partia më e preferuar aktualisht e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të majit 2025”, përkatësisht 1444 banorë të rritur të vendit kanë shprehur këtë mendim:

Të dhënat e grafikut: 

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

By: A R
12 January 2026 at 22:58

Një nga pamjet e shumta virale të përmbytjeve që kanë zgjatur për rreth një javë në vend ishte edhe momenti që tregonte një rrjedhje uji nga tavani në Tunelin e Llogarasë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, eksperti për menaxhimin e burimeve ujore, Arduen Karagjozi, shpjegoi procesin nga pikëpamja gjeologjike, se përse mund të ketë ndodhur kjo gjë.

Biseda në studio:

Blendi FevziuPati ujë në disa segmente të Tunelit të Llogarasë, që m’u duk pak e çuditshme. Karagjozi, çfarë mund të jetë? Aty nuk doli ujë gjatë punimeve për hapjen e tunelit, domethënë ishte i thatë gjithë gjithi. Tani është shkëmb shumë i fortë.

Arduen KaragjoziSepse punimet janë bërë përgjithësisht në kohë të thatë dhe nuk ka pasur këtë intensitet reshjesh.

Blendi FevziuËshtë punuar për 3 vjet aty, dimër-verë…

Arduen KaragjoziKlodi e di më mirë, por nga informacioni që unë di nga gjeologjia, aty formacionet gjeologjike gëlqerore, të cilat filtrojnë ujë nga mali, dhe fakti që në pjesën e poshtme nuk ka fare burime, nënkupton që ato nuk kapin ndonjë shtresë të fisur që të krijojë mbajtje të ujit sipër dhe, normalisht, i gjithë uji, siç bie nga mali, futet nëpër këto hapësira që ka shkëmbi gëlqeror dhe shkon drejt detit. Në këtë rast, tuneli ka depërtuar në këto shtresa dhe, në rastet kur bie shi, kjo kullon ujë sipër.

Blendi FevziuPor kjo ndodhi këtë herë, sepse ka rënë shi një vit…

Arduen KaragjoziPo, sepse këtë herë niveli i ujit ka qenë më i lartë dhe ka krijuar një ngarkesë më të madhe se ato të mëparshmet.

Blendi FevziuKrijon dëmtim?

Arduen KaragjoziNuk e besoj, është një ç’fryrje presioni. Besoj se do të ketë water-stop në pjesën që lidh dy segmentet me njëra-tjetrën, por presioni këtë herë duhet të ketë qenë më i madh, por s’besoj të ketë probleme të qëndrueshmërisë në asnjë rast.

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

By: A R
12 January 2026 at 22:52

Në sondazhin e përjavshëm në ABC News, qytetarët u pyetën lidhur me partitë e reja dhe pakënaqësitë në qeverisjen e tyre. ‘Zëri i Shqiptarëve’ zbuloi rezultatet e sondazhit lidhur me pyetjen se ‘Nëse do të votoni për një parti të re të krijuar, pse nuk votoni për partitë e vogla ekzistuese?’, shqiptarët renditën arsyet.

20.3 për qind e tyre mendojnë se janë kopje të partive të vjetra. 10.4 për qind e të anketuarve mendojne se partitë e vogla ekzistuese dinë vetëm të organizojnë, ndërsa 13.1 për qind e tyre mendojnë se nuk kanë organizim në terren.

Shumica e të anketuarve përfshijnë të tria arsyet së bashku.

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

By: A R
12 January 2026 at 22:44

Sondazhi Zëri i Shqiptarëve në Abc News zbulon se më shumë se 1/3 e shqiptarëve apo rreth 42.7% e tyre po presin krijimin e një partie të re të cilën do e votonin që sot, kurse pjesa tjetër, 57.3% do të votonte për një nga partitë ekzistuese.

Sondazhit iu përgjigjen 1444 banorë të rritur të vendit.

Të dhënat në grafik:

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

 

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

By: A R
12 January 2026 at 22:36

Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është një nga historitë më të gjata, më të ndërlikuara dhe më shpërthyese të politikës ndërkombëtare moderne. Ajo nuk ka qenë kurrë lineare, as e qetë, por e ndërtuar mbi trauma historike, mosbesim të thellë dhe përplasje interesash që, dekadë pas dekade, e kanë afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt konfliktit të hapur. Për ta kuptuar përse sot SHBA dhe Irani flasin gjuhën e kërcënimeve, duhet të kthehemi më shumë se shtatë dekada pas, në një moment që për iranianët mbetet fillimi i gjithçkaje.

Në vitin 1953, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me shërbimet britanike, ndihmoi në rrëzimin e kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Mossadegh. Faji i tij ishte nacionalizimi i industrisë së naftës, një hap që prekte drejtpërdrejt interesat perëndimore. Grushti i shtetit riktheu në pushtet Shahun Mohammad Reza Pahlavi dhe mbolli një mosbesim të thellë ndaj Amerikës, i cili për shumë iranianë mbetet i gjallë edhe sot. Për Uashingtonin, Irani u shndërrua në një aleat strategjik në Lindjen e Mesme; për iranianët, Amerika u pa si fuqia që rrëzoi vullnetin e tyre politik, shkruan A2 CNN.

Për dekada, Shahu sundoi me mbështetjen e SHBA-së, duke ndërtuar një regjim autoritar, të modernizuar nga jashtë, por gjithnjë e më të shkëputur nga realiteti i brendshëm i vendit. Irani u pajis me armë amerikane, me teknologji ushtarake dhe madje me kapacitete bërthamore civile. Në vitet ’60, SHBA i dha Iranit një reaktor bërthamor dhe uranium të pasuruar, në një kohë kur askush nuk e imagjinonte se pikërisht bërthamori do të kthehej në thelbin e konfliktit. Por ndërkohë, pakënaqësia brenda vendit po rritej, dhe në fund të viteve ’70 ajo shpërtheu.

Protestat masive kundër Shahut, përplasjet e dhunshme në rrugë dhe represioni shtetëror e bënë të pashmangshëm rrëzimin e regjimit. Në janar 1979, Shahu u largua nga Irani nën masa të rrepta sigurie. Vetëm pak javë më vonë, Ajatollah Ruhollah Khomeini u kthye nga mërgimi dhe u prit nga turma gjigante, duke marrë drejtimin e Revolucionit Islamik. Me përmbysjen e Shahut, u rrëzua edhe rendi pro-amerikan në Teheran. Irani u shpall Republikë Islamike dhe Amerika u identifikua si armiku kryesor, simbol i ndërhyrjes, padrejtësisë dhe dominimit perëndimor.

Armiqësia u bë e pakthyeshme në nëntor të vitit 1979, kur studentë iranianë pushtuan ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng dhjetëra diplomatë. Pesëdhjetë e dy prej tyre u mbajtën për 444 ditë, një krizë që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe i dha fund çdo iluzioni për një marrëdhënie normale. Presidenti amerikan Jimmy Carter e përshkroi pengmarrjen si një moment që bashkoi popullin amerikan kundër Iranit. SHBA ndërpreu marrëdhëniet diplomatike, ngriu asetet iraniane dhe vendosi sanksione që do të shënonin fillimin e një epoke të re përplasjesh.

“Asnjë veprim nuk e ka bashkuar kaq fuqishëm publikun amerikan drejt unitetit në dekadën e fundit sa mbajtja peng e njerëzve tanë në Teheran. Sot qëndrojmë si një popull i vetëm”, thoshte Jimmy Carter
President i SHBA.

Vitet që pasuan ishin të mbushura me tensione, luftëra të tërthorta dhe ngjarje që thelluan hendekun. Në vitin 1988, një anije luftarake amerikane rrëzoi gabimisht një avion pasagjerësh iranian mbi Gjirin Persik, duke vrarë të 290 personat në bord. Për Iranin, kjo ishte provë se jeta e civilëve të tij kishte pak vlerë për Uashingtonin. Për SHBA-në, incidenti u shpall një tragjedi e paqëllimshme. Por plagët politike dhe emocionale mbetën të hapura.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Irani u rikthye fuqishëm në fokusin e politikës amerikane. Në vitin 2002, presidenti George W. Bush e përfshiu Iranin në atë që ai e quajti “Boshti i së Keqes”, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për përpjekje për të siguruar armë të shkatërrimit në masë. Pikërisht në këtë periudhë, programi bërthamor iranian u shndërrua në çështjen qendrore të përplasjes. Zbulimi i objekteve në Natanz, Isfahan dhe më pas Fordow ngriti alarmin në Perëndim dhe çoi në një regjim të ashpër sanksionesh që goditi rëndë ekonominë iraniane

“Shtetet si këto dhe aleatët e tyre terroristë përbëjnë një bosht të së keqes, duke u armatosur për të kërcënuar paqen e botës duke kërkuar armë të shkatërrimit në masë. Këto regjime paraqesin një rrezik të madh dhe në rritje. Ata mund t’i ofrojnë këto armë terroristëve, duke u dhënë atyre mjetet për të përballuar urrejtjen e tyre. Ata mund të sulmojnë aleatët tanë ose të përpiqen të shantazhojnë Shtetet e Bashkuara.”, shprehej George W Bush.

Pas vitesh izolimi dhe presioni, në vitin 2015 u arrit ajo që u konsiderua një fitore e diplomacisë: marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Teherani pranoi të kufizonte programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Federicha Mogherini: Sot është një ditë historike. Është një nder i madh për ne të njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për çështjen bërthamore iraniane. Me guxim, vullnet politik, respekt të ndërsjellë dhe udhëheqje, ne realizuam atë që bota po shpresonte. Një angazhim të përbashkët për paqen dhe për të bashkuar duart në mënyrë që ta bëjmë botën tonë më të sigurt.

U duk për një moment se një kapitull i ri po hapej. Por shpresa zgjati pak. Në vitin 2018, presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja, duke e quajtur atë të dështuar dhe duke rikthyer sanksione shkatërruese për Iranin. Tensionet u përshkallëzuan më tej në vitin 2020, kur SHBA vrau gjeneralin Qassem Soleimani, figurën më të fuqishme ushtarake të Iranit dhe arkitektin e ndikimit iranian në Lindjen e Mesme. Teherani u zotua për hakmarrje, ndërsa rajoni u gjend në prag të luftës së drejtpërdrejtë. Me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, politika e “presionit maksimal” ndaj Iranit u rivendos, me një mesazh të qartë: Irani nuk mund dhe nuk duhet të ketë armë bërthamore.

Donald Trump: “Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Me mua është shumë e thjeshtë; Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. Ne nuk duam të jemi të ashpër me Iranin. Ne nuk duam të jemi të ashpër me askënd, por ata thjesht nuk mund të kenë një armë bërthamore.”

Në vitin 2025, pas muajsh negociatash të pasuksesshme dhe paralajmërimesh gjithnjë e më të ashpra, kriza arriti kulmin. Izraeli goditi objektiva iraniane, ndërsa SHBA u përfshi drejtpërdrejt në konflikt. Më 21 qershor, forcat amerikane bombarduan tre objekte bërthamore iraniane, përfshirë Fordow-in, që Uashingtoni e quajti zemra e programit bërthamor të Iranit. Presidenti Trump e shpalli operacionin një sukses historik dhe i bëri thirrje Iranit t’i jepte fund konfliktit. Sot, në fillim të vitit 2026, marrëdhënia SHBA–Iran mbetet e ngrirë mes kërcënimit dhe diplomacisë. Uashingtoni paralajmëron për përgjigje të forta ndaj çdo destabilizimi, ndërsa Teherani këmbëngul se nuk do të dorëzohet ndaj presionit dhe se pasurimi i uraniumit është e drejtë sovrane. Pas më shumë se shtatë dekadash përplasje, një gjë mbetet e qartë: kjo nuk është thjesht një krizë politike, por një konflikt i thellë historik, ku çdo kapitull i ri mbart peshën e të shkuarës dhe rrezikun e së ardhmes.

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

By: A R
12 January 2026 at 22:28

Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me ish-ministrin Enkelejd Alibeaj në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN mbi arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Artan Hoxha është shprehur se ishte fat që Ahmetaj u arratis dhe që po dëshmon mbi korrupsionin qeverisës, pasi sipas tij, nëse do të ishte në qeli ai do të kishte mundësi vetëm të zgjidhte supër të cilën do hante.

Hoxha me ironi shtoi gjithashtu se Ahmetaj nëse nuk do ishte arratisur, do të ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit gjatë përmbytjeve.

Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk mund të quhet fat dhe arritje që një i pandehur i është arratisur drejtësisë. Teksa e quajti Ahmetajn si mëkatar, Alibeaj tha gjithashtu se ai duhet të ishte përballur me drejtësinë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Hoxha: Po marr rastin e Arben Ahmetajt. Atij iu kërkua të bëhej burrë, të bëhej burrë, të bëhej i drejtë, të përballej me drejtësinë. Do kishim një të burgosur që do ta shihnim mbi tarracën e burgut të Durrësit kur u bë ajo përmbytja. Për fat edhe foton në Kakavijë rastësisht e kam kapur. Nëse nuk do ta kishim atë jashtë burgut dhe atje ku është, ne do të na mungonin një sërë denoncimesh që bëhen. Bëhen edhe në media, i bën opozita, por kanë tjetër zë kur dëshmon ai. Aftësia e Ahmetajt ishte pikërisht kjo gjë, që u largua. Sa herë Ahmetaj flet, ajo që ai denoncon kthehet në një dosje hetimore. Kur ai tha që po pihej shishja e verës 33 mijë euro, kjo dukej si një garniturë aty. Por ne pamë që po avullohej vera që të mos gjendeshin ato etiketa. Para se të largohen Ahmetaj, meqë kishte mundësi të fliste për çështjen në media, i bëja thirrje vazhdimisht që ‘nëse ke ndërmend të dorëzohesh, ke të drejtë që të zgjedhësh vetëm supën’. Asnjë s’ka folur atje, maksimumi i ka ndodhur diçka.

Alibeaj: Të dorëzohej para drejtësisë. Fat i mirë që ikën një i kërkuar nga drejtësia është shumë. Ai është shmangur dhe është mëkatar sa gjithë të tjerët.

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

By: A R
12 January 2026 at 22:19

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti Donald Trump është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake ndaj Iranit nëse do të jetë e nevojshme, por prioriteti i tij mbetet zgjidhja e tensioneve përmes diplomacisë.

Zëdhënësja Karoline Leavitt u shpreh për median Fox News se, ndonëse publikisht Teherani mban një qëndrim sfidues, mesazhet që po i dërgon privatisht Shteteve të Bashkuara janë krejtësisht të ndryshme dhe me tone shumë më pajtuese.

Sipas zëdhënëses, kjo tregon se Irani mund të jetë i hapur për bisedime, pavarësisht retorikës së ashpër në skenën ndërkombëtare. Trump ka paralajmëruar më parë se “vijat e kuqe” janë vrasja e protestuesve dhe kërcënimi i sigurisë rajonale, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje nëse situata përshkallëzohet më tej.

Ndërkohë numri i shtetasve dhe banorëve amerikanë që po mbahen peng nga regjimi iranian mund të jetë më i lartë nga sa mendohej deri më tani. Sipas një raportimi nga Fox News, i cili bazohet në burime jashtë administratës Trump, Republika Islamike dyshohet se ka arrestuar të paktën tetë qytetarë amerikanë.

Deri më tani, shifrat zyrtare dhe të dhënat publike flisnin për pesë pengje amerikanë në Iran. Megjithatë, informacionet e reja sugjerojnë se numri real i personave të ndaluar e tejkalon këtë shifër, duke shtuar tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

By: A R
12 January 2026 at 22:10

Jani Marka nga “Shqipëria Bëhet” deklaroi në “Real Story” se detyra e forcave të reja politike është të artikulojnë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar.

Ai shtoi se Partia Demokratike duket se e ka zgjedhur strategjikisht të mbetet forcë e dytë në skenën politike.

Sipas Markës, partia e Sali Berishës është e mobilizuar për këtë qëllim dhe nuk synon realisht ndryshimin. Ai shtoi se përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme në seancat parlamentare nuk përbëjnë opozitë efektive dhe normale.

“Detyra jonë të artikulojmë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar. Partia e Sali Berishës është që do të jetë numër dy, e ka këtë strategji dhe ka mobilizuar militantët e vet.Por nëse vazhdon opozita që përplasen me karrige në çdo seancë…”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se opozita e di shumë mirë se si bëhet një opozitë normale, por sipas tij problemi është se nuk dëshiron ta bëjë. Ai theksoi se partitë e reja ndodhen nën presionin e publikut, i cili kërkon prej tyre më shumë sesa mund të mbajnë.

Sipas Mërtirit, kjo i shtyn shpesh drejt ekzagjerimit, duke përmendur se Adriatik Lapaj tenton të mbajë një peshë më të madhe sesa ka realisht.

“Mjafton të thuash të vërtetën. Këta jo që nuk e dini si bëhet. Dinë të bëjnë opozitë normale, problemi është se nuk duan të bëjnë. Partitë e reja janë në një presion, i cili është presioni i publikut, i cili kërkon që këta të marrin më shumë barrë se çkanë dhe duke bërë këtë shpeshherë ata ekzagjerojnë. Për Mua Lapaj, tenton të mbajë më shumë peshë se c ‘mban. Në fund fare nuk i kërkojmë Lapajt të shpëtojë Shqipërisë, se nuk shpëtohet Shqipëria as nga Lapaj, as nga Berisha dhe as nga njeri tjetri””, tha analisti.

Pedagogia Arsejda Gjyli ngriti pikëpyetje mbi pretendimin e disa forcave të reja për t’u konsoliduar si forcë e tretë politike. Ajo tha se ka vërejtur inkoherencë në qëndrime dhe theksoi se për partitë e reja është thelbësore koherenca dhe shmangia e qasjeve të reja me “fytyrë të vjetër”. Sipas saj, besueshmëria politike ndërtohet vetëm përmes qartësisë dhe qëndrueshmërisë në ide dhe veprime.

“Pretendimi për të qenë forcë e tretë. I kam ngritur disa pyetje Lapajt. Ka një inkoherencë. E parë pretendimi për të qenë dhe për tu fuqizuar si forcë e tretë. Të partitë e reja, më e rëndësishme është  te këtë koherencë dhe të mos vijmë si qasje e re me fytyrë të vjetër”, tha ajo.

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

By: A R
12 January 2026 at 22:03

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Partia Demokratike ka një qëndrim mjaft të ashpër ndaj çdo personi që mendon ndryshe. Ai deklaroi se partia qarkullon të njëjtën elitë dhe se ka nevojë për ripërtëritje, në mënyrë që të sfidohet dhe rrëzohet qeveria e Ramës.

“PD duhet ripërtërirë, të bashkojë të gjithë pjesët e saj. PD i turret çdo njeriu që mendon ndryshe. Kur më shpall PD mua armik, që kam mbështetje në njerëz, kam një vokacion publik, imagjino çfarë bëjnë me të tjerët që mendojnë ndryshe.

Duhet ti bashkojë të gjithë pjesët, të hapet ndaj shoqërisë. Të marrë njerëz që janë çertifikuar si personalitete. PD është në stanjacion, qarkullon të njëjtën elitë politike. Nuk ka njerëz me kapacitete PD? Vota në zgjedhjet e fundit, tregoi preferencën e shqiptarëve, se cila është tipologjia e kandidatit që ata duan”, tha Salianji.

Yesterday — 12 January 2026Java News

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

By: A R
12 January 2026 at 21:55

Tregjet financiare globale kanë reaguar negativisht ndaj përplasjes së hapur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell. Kontratat “futures” të indekseve të Wall Street-it paralajmërojnë një hapje në rënie, ndërsa në orët e para të tregtimit në Europë dollari amerikan humbi 0,38% ndaj valutave kryesore. Ndërkohë, yield-et e bonove 10-vjeçare të Thesarit amerikan u rritën me tre pikë bazë.

Sipas analistëve, lëvizjet e tregjeve lidhen drejtpërdrejt me vendimin e Trump për të sulmuar drejtuesin e bankës qendrore amerikane përmes një veprimi të Departamentit të Drejtësisë, një hap i paprecedentë në historinë institucionale të SHBA-ve.

Jerome Powell reagoi ashpër ndaj presioneve politike, duke theksuar se Rezerva Federale nuk do të heqë dorë nga pavarësia e saj.

“Ky veprim duhet parë në kontekstin e kërcënimeve dhe presioneve të vazhdueshme nga administrata”, deklaroi Powell. “Kërcënimi për ndjekje penale vjen sepse Fed përcakton normat e interesit mbi bazën e asaj që i shërben publikut, dhe jo sipas preferencave të presidentit”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çështja nuk lidhet vetëm me mandatin e tij personal, i cili përfundon në maj të vitit të ardhshëm, por me të ardhmen e politikës monetare amerikane: nëse ajo do të drejtohet nga të dhënat ekonomike apo nga presioni politik.

Përplasja Trump–Powell shihet si një konflikt mes dy qasjeve: nga njëra anë, një pushtet ekzekutiv që synon kontroll të plotë mbi institucionet ekonomike, nga ana tjetër, parimi i ndarjes së pushteteve dhe pavarësia e bankës qendrore, e cila ka për detyrë të mbajë nën kontroll inflacionin dhe të mbështesë punësimin maksimal.

Mandati i Powell përfundon pas katër muajsh dhe vetë Trump ka deklaruar se ka gjetur tashmë pasardhësin e tij, i cili sipas mediave amerikane pritet të jetë Kevin Hassett, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit. Hassett shihet si një figurë më e gatshme për të ndjekur linjën e Shtëpisë së Bardhë, në një kohë kur Trump kërkon ulje të fortë të normave të interesit, pavarësisht se inflacioni mbetet pranë 3%.

Megjithatë, kontrolli i Fed-it nuk është i menjëhershëm. Në Komitetin Federal të Tregut të Hapur (FOMC) ka ende anëtarë të emëruar përpara rikthimit të Trump dhe drejtues bankash rajonale që veprojnë në mënyrë të pavarur. Sipas vëzhguesve, sulmi ndaj Powell shërben edhe si sinjal paralajmërues për këta zyrtarë.

Një tjetër arsye lidhet me gjendjen reale të ekonomisë amerikane. Edhe pse rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2025 rezultoi 4,5% (me bazë vjetore), jashtë sektorit të teknologjisë ajo është shumë më e dobët. Investimet private, përjashtuar teknologjinë dhe qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale, kanë rënë me mbi 4% krahasuar me një vit më parë.

Ngadalësimi reflektohet edhe në tregun e punës, ndërsa automatizimi po redukton vendet e punës pikërisht në sektorin e teknologjisë. Sipas analistëve, ekonomia amerikane po rritet, por përfitimet po përqendrohen te një pakicë e vogël.

Në këtë kontekst, me mbështetjen elektorale në rënie dhe zgjedhjet e mesmandatit në nëntor, Trump duket se po kërkon një fajtor për problemet ekonomike dhe Jerome Powell është bërë shënjestra kryesore.

Në sfond ekziston edhe një dimension personal. Më 24 korrik të kaluar, Trump vizitoi kantierin e rinovimit të godinës së Rezervës Federale, duke akuzuar publikisht Powell për tejkalim të buxhetit. Kreu i Fed-it e kundërshtoi presidentin para kamerave, duke korrigjuar shifrat. Një episod që, sipas vëzhguesve, Trump nuk e ka harruar.

Semani çan argjinaturën, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë! Autoritetet në terren për disiplinimin e prurjeve

By: A R
12 January 2026 at 21:47

Mesditën e sotme, lumi Seman ka çarë argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta.

Uji ka vërshuar përtej argjinaturës duke përmbytur tokat bujqësore dhe duke alarmuar banorët e zonës.

Banorët shprehen se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh dhe ndihen të frikësuar për rritjen e mëtejshme të ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara.

Kjo është hera e parë që ndodh kjo situatë. Është gjë tepër kritike, unë jam afro 70 vjeç dhe në këtë gjendje asnjëherë nuk e kam parë. Ndërsa im atë 98 vjeç dhe tregon që nuk është mbytur ndonjëherë kjo zonë. Këto janë gjëra të natyrës por edhe të dorës së njeriut sepse grryejnë argjinaturën dhe duke kaluar, ajo ka bërë vendin e vet. Janë me qindra hektarë momentalisht të përmbytura dhe niveli i ujit po rritet,” – u shpreh një prej banorëve.

Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Karavastas, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike.

Me marrjen e njoftimit nga Njësia Administrative Libofshë, nëpërmjet kryetarit të saj, Bordi i Kullimit Fier, edhe pse ishte i angazhuar në shumë situata të tjera, sikurse ka qenë kaskada e lumit të Vjosës, u angazhua edhe në lumin e Semanit. Në mënyrë urgjente një eskavator është duke punuar, ndërsa aktualisht po vjen një tjetër mjet për të bërë të mundur minimizimin, aq sa na lejon terreni, për të mbrojtur tokën bujqësore por edhe panelet fotovoltaike. Vazhdon të jetë në nivele të larta prurja e lumit Seman, gjë që vazhdon të përmbytë tokat e fshatit Ndërnënas”.

Situata në qarkun Fier

Autoritetet lokale raportojnë se akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është në normalitet. Hidrovoret janë në gjendje pune me kapacitet të plot

Vjosa: Prurjet janë në kuota normale me tendencë uljeje, ndërsa vazhdon tërheqja e ujërave nga tokat bujqësore drejt hidrovorit të Darzezës.

Semani: Prurjet kanë filluar të ulen përgjatë territorit të bashkive Lushnje, Roskovec, Patos, Fier e deri në grykëderdhje. Lumi është tërhequr nga banesat dhe rrugët e fshatit Murriz, por qindra hektarë tokë bujqësore mbeten të përmbytura brenda argjinaturave. Në disa fshatra të Fierit, si Mbrostar, Seman dhe Daullas, janë përmbytur kasolle bagëtish dhe depozita bari, ndërsa në Petov uji ka hyrë në dy banesa, por është larguar falë ndërhyrjes së MZSH Fier.

Shkumbini: Lumi është rikthyer brenda shtratit të tij, ndërsa vazhdon tërheqja e ujit nga tokat bujqësore të Cermës Sektor.

Autoritetet bëjnë të ditur se janë në monitorim të vazhdueshëm të dinamikes së ngjarjeve përgjatë rrjedhës së lumit Seman, duke u bërë apel banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës civile.

Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Gazment Bardhi, por nuk di detaje

By: A R
12 January 2026 at 21:39

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar thirrjen e Belind Këlliçit në SPAK, duke sqaruar rrethanat e kallëzimeve të bëra lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”.

Alibeaj tha se në atë periudhë janë depozituar kallëzime penale për falsifikim stampash dhe vulash, si edhe për financimin e Kuvendit, por theksoi se nuk ka qenë ai firmëtar i tyre dhe se nuk mban mend detaje konkrete.

“Të kërkoj ndjesë, nuk është se e mbaj mend, sepse sipas rregullave statutore, por edhe sipas praktikës, kallëzimet kryesisht nënshkruheshin nga funksionari që në atë rast ishte sekretari i përgjithshëm, zoti Gazment Bardhi,” u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se nuk mund të konfirmojë nëse ka pasur një kallëzim të veçantë për çështjen e financimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Nuk di të të them tani nëse ka pasur apo jo një kallëzim të posaçëm lidhur me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit. S’ta them dot, ndjesë, nuk më vjen në mendje,” – deklaroi ish-ministri i Drejtësisë.

Ministri i Jashtëm i Iranit: Kontaktet me Witkoff kanë vijuar para dhe pas protestave, gati për çdo opsion

By: A R
12 January 2026 at 21:31

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të hënën në mbrëmje se kontaktet mes tij dhe të dërguarit amerikan Steve Witkoff “kanë vazhduar para dhe pas protestave, dhe janë ende në zhvillim.”

Irani është “gati për të gjitha opsionet,” tha Araghchi në një prononcim për televizionin Al Jazeera me bazë në Katar.

Diplomati i lartë shprehu shpresën që Uashingtoni të zgjedhë “opsionin e mençur,” mes shkëmbimeve të vazhdueshme mes dy palëve.

Disa ide janë në tryezë me Uashingtonin dhe aktualisht po shqyrtohen nga Teherani,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Megjithatë, ai theksoi se “nuk është e mundur të kombinohen idetë e propozuara nga Uashingtoni me nisjen e kërcënimeve kundër vendit tonë.”

Sa i përket mundësisë së një takimi të drejtpërdrejtë me Witkoff, Araghchi tha se “ka ide që po diskutohen.”

Sjellim ndërmend, se protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, fillimisht si reagim ndaj situatës ekonomike, por shumë shpejt u shndërruan në thirrje të hapura kundër regjimit dhe udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas Human Rights Activist News Agency (HRANA), demonstratat janë përhapur në 186 qytete dhe në të 31 provincat e Iranit, duke u cilësuar si protestat më të mëdha të viteve të fundit.

Dëshmitarët tregojnë se forcat e sigurisë po përdorin metoda brutale, duke fikur dritat nëpër lagje dhe duke qëlluar mbi turmën nga çatitë ose me drona. Situata është aq e rëndë sa morgjet janë mbushur plot, duke i detyruar autoritetet të përdorin magazina të thjeshta për të mbajtur trupat e pajetë të qytetarëve.

Kjo dhunë ka alarmuar ndërkombëtarët, veçanërisht SHBA-të, ku presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se po shqyrton opsione ushtarake shumë të forta kundër Iranit. Trump u shpreh se regjimi ka kaluar “vijën e kuqe” me vrasjen e protestuesve dhe se Amerika është e gatshme të ndihmojë popullin iranian në kërkesën e tij për liri. Steve Witkoff është i dërguari special amerikan që ka qenë një nga negociatorët kryesorë të presidentit Donald Trump në arenën ndërkombëtare dhe mesa duket po negocion edhe për këtë çështje.

Paralelizmi me Maduron ndihmon vetëm kryeministrin Rama

12 January 2026 at 21:23

Nga Fitim Zekthi

Partia Demokratike në opozitë ka paqartësi të jashtëzakonshme në shumë kuptime. Të gjitha këto paqartësi janë shkaku i krizës së saj të rëndë politike. Një prej këtyre paqartësive, ndoshta më e madhja, është mënyra se si ajo pret të rrëzohet qeveria dhe ajo të vijë në pushtet.

Partia Demokratike pret që qeveria të bjerë për shkaqe komplet të pavarura nga opozita dhe mënyra se si ajo zhvillon opozitarizmin. Partia Demokratike, ndonëse shprehet se ajo kërkon të fitojë me zgjedhje, duket qartë që pret që ajo të fitojë nga gremina e Partisë Socialiste.

Për të qenë e qartë që në krye, duhet thënë se Partia Socialiste duhet të kishte rënë nga pushteti kohë më parë për shkak të një qeverisjeje plotësisht shkatërrimtare dhe të korruptuar dhe për shkak të pakënaqësisë së dukshme tek njerëzit. Por nuk ka ndodhur dhe nuk duket se do të ndodhë shpejt, për shkak se partitë nuk bien nga pushteti thjesht për shkak të dështimit të tyre, por edhe për shkak se dikush më i mirë dhe më i aftë duhet gati të marrë pushtetin dhe ta rrëzojë atë.

Partia Demokratike ka vite që është në krizën e pritjes së rrëzimit të qeverisë nga skandalet e saj, nga dalja e përgjimeve, nga hetimet e prokurorisë, nga presionet ndërkombëtare. Partia Demokratike as që e ka çuar ndonjëherë ndërmend, se ajo vetë duhet të jetë një parti që fiton mendjen dhe zemrat e njerëzve.

Kohë pas kohe, prej vitesh, Partia Demokratike prodhon një “faktor” të madh që do ta rrëzojë Ramën shpejt. Në vitin 2019, një drejtues i lartë i PD-së tha në një takim me strukturat e partisë, kur u pyet se çfarë do të bëjmë (ishte koha e protestave të vazhdueshme të PD-së që nuk jepnin rezultat), tha: “do të prisnim të dalë ndonjë video e re” (kishte dalë më parë video e përgjimeve për Shijakun dhe Dibrën në gazetën Bild).

Më vonë priste që CDU të detyronte Ramën të pranonte kushtet e PD-së për qeveri teknike. Një herë tjetër PD priste që presidenti Trump të dilte kundër Ramës, meqë ky e kishte sharë në CNN. Një herë tjetër PD priste që Rama të rrëzohej sepse doli kaseta për vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Herë të tjera ka pritur që figura të mëdha në SHBA, si ish-presidenti Bush apo ish-sekretarja e shtetit Rice (me të cilët ka folur kryetari i PD-së), të bindin SHBA-të të rrëzojnë Ramën. Herë të tjera kanë pritur që Rama të bjerë sepse PD-ja po këshillohet nga njerëz të administratës Trump, të cilët kanë vajtur në Shtëpinë e Bardhë ose dalin në foto me drejtorin e FBI-së, Kesh Patel. Herë të tjera PD pret që të rrëzojë qeverinë e socialistëve sepse administrata Trump nuk i do “sorosistët” dhe ka dhënë urdhër që sorosistët të rrëzohen kudo. Lista me gjëra të tilla është shumë e gjatë dhe kjo ka vazhduar që prej vitit 1998. Sa më e rëndë gjendja e PD-së, aq më e theksuar bëhet kjo qasje e saj. Ata që e njohin mirë dhe nga brenda e dinë edhe më mirë se e jetojnë këtë përditë. Është një lloj modus vivendi.

Këto ditë, pas ndërhyrjes së forcave ushtarake amerikane në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Nikolas Maduro, PD ka rritur dozat e pritshmërisë së rrëzimit të qeverisë socialiste me anë të ndërhyrjes amerikane. PD ka ngritur në qiell paralelizmin që, sic ia bën Maduro-s, do ia bëjnë edhe Ramës, dmth “Ramaduros”.

Është e qartë që kjo është një vijimësi e paqartësisë së thellë të PD-së, një paqartësi strategjike, por edhe e imponuar nga paaftësia (mungesa e vullnetit për të parë veten) e saj për të qenë e qartë.

Ndërhyrja amerikane në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros ishte një ndërhyrje në “kopshtin e pasmë të SHBA-së”, tha Richard Hass, kryetar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe bëhet për të marrë nën kontroll Venezuelën në mënyrë që Rusia, Kina etj. të mos kenë kontroll mbi të. Marrja e Venezuelës është pjesë e strategjisë së politikës së jashtme amerikane që të gjitha Amerikën të jenë nën zonën amerikane të dominimit gjeopolitik. Shqipëria nuk është kopshti i pasmë i SHBA-së. Shqipëria nuk është nën kontroll të Rusisë apo Kinës.

Venezuela kishte vite që ishte nën sanksione nga SHBA. Shqipëria jo vetëm që nuk është nën sanksione, por është aleate e SHBA-së. Qeveria e Shqipërisë është aleate e qeverisë së SHBA-së. Qeveria e Venezuelës nuk njihej si legjitime nga SHBA. Në vitin 2019, presidenti Trump njohu për president Juan Guaidó dhe Maduros (edhe qeveria Rama njohu menjëherë Juan Guaidó si president të Venezuelës, sic bëri Trump). Presidenti Biden nuk e njohu fitoren (manipulimin) e Maduros në vitin 2014 dhe tha se fitues ishte Edmundo Gonzales i opozitës. As Trump, as Biden, as Obama, askush nuk ka thënë që qeveria shqiptare nuk ishte e ligjshme dhe kryeministri i saj ishte Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Lulzim Basha, Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka apo dikush nga drejtuesit e opozitës.

Qeveria e Venezuelës dhe presidenti akuzohej si kryetar i një organizate mafioze të trafikut të drogës, si një njeri që kishte kryer akte kriminale ndaj SHBA-së etj. SHBA nuk ka thënë kurrë që qeveria shqiptare dhe kryeministri janë trafikantë dhe drejtues organizatash kriminale.

Qeveria amerikane ka thënë që Chavez dhe Maduro së bashku mund të kenë vrarë mbi 20 mijë njerëz, duke i rrëmbyer, torturuar apo varur në protesta. Këto shifra i ka pohuar OKB në vitin 2019. Qeveria amerikane nuk ka thënë që qeveria shqiptare ka vrarë në protesta apo ka vrarë në tortura pas rrëmbimeve 20 mijë vetë. Përafrimi është i madh. Sigurisht që kryeministri Rama dhe socialistët janë zhytur në korrupsion, kanë ndërtuar një qeverisje të tmerrshme, shkatërrimtare dhe duhet të ishin shporrur nga pushteti, por kjo nuk bëhet duke pritur “faktorë” jashtë ose duke prodhuar “faktorë” që nuk ekzistojnë. Ditën që opozita do të kuptojë se ky kurs është komplet gabim dhe duhet të shohë veten dhe të bëhet ajo forca që njerëzit duan të drejtojnë vendin, atëherë Rama bie. Nuk ka forcë që e ndalon atëherë rënien e tij. Çdo paralelizëm me Maduron dhe Venezuelën e mban opozitën në vend dhe ndihmon vetëm Ramën.

I vetëpërjashtuar nga PD? “Shpërthen” Salianji: Partinë po e trajtojnë si pronë

By: A R
12 January 2026 at 21:15

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh sot, 12 janar, se nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike, e aq më pak të jetë vetëpërjashtuar.

Kjo fjalë e fundit, e përmendur më herët edhe nga kreu i selisë blu, Sali Berisha, shkaktoi një nervozizëm të ish-deputetit demokrat gjatë një interviste  Klan News.

Përballë gazetarit Besard Jacaj, ai tha se partia po trajtohet si pronë dhe kjo është arsyeja pse nuk fiton në zgjedhje.

Besard Jacaj: Pse nuk ishit te mbledhja e kryesisë dje?

Ervin Salianji: Nuk e dija që kishte mbledhje.

Besard Jacaj: Pra vetëpërjashtimi qenka i vërtetë?

Ervin Salianji: Shiko, po bën një intervistë që nuk është intervistë.

Besard Jacaj: Po pse zoti Salianji?

Ervin Salianji: Vetëpërjashtimi është kur përjashtohesh vetë. Thuaj të vërtetën se je gazetar. Thuaj këtë, po e trajtojnë si pronë.

Besard Jacaj: Atëherë jeni i përjashtuar?

Ervin Salianji: Nuk e di se nuk ka vendimmarrje. Nuk jam i përjashtuar sepse përjashtimi bëhet me akt formal dhe hidhet në votim. Ta kanë thënë kolegë në studio që nuk ka një akt të tillë. Nga ana tjetër nuk jam i vetëpërjashtuar se vetëpërjashtimi është kur ikën vetë. Ore unë jam në PD dhe do të jem në PD dhe jam me mijëra demokratë. Këtu duhet thënë një gjë. PD e Shqipërisë nuk është pronë e askujt dhe të sillesh me PD meqenëse kanë bërë mbledhje thua dhe nuk kam marrë lajmërim në këtë rast do të thotë kur i kërkon Ramës të zbatojë ligjin dhe të mbajë përgjegjësi, po në këtë rast që e përdor ligjin që është ligj i brendshëm i partisë në mënyrë abuzive, preferenciale, klienteliste, çfarë duhet të themi ne? Një nga arsyet pse PD nuk bën dot diferencën morale në raport me Edi Ramën është kjo që bën të kundërtën e asaj që thotë. Thotë bashkim, tenton të bëjë përjashtime se mua nuk më përjashton dot ore, se nuk pyes ata po të dua të shkoj. Logjika që ta trajtosh PD sikur ta ketë lënë ku di unë se kush, është pasuri publike ajo dhe ecën mbi disa rregulla që janë në një libër që quhet statuti i PD.

I pyetur për foltoret e tij, Salianji tha se kushtojnë vetëm 200 mijë lekë të vjetra.

“Të jenë të qetë ata që diskutojnë për shpenzimet. Shpenzimet për çdo takim që bëj unë janë 200 mijë lekë të vjetra, aq sa bën salla. Diku bën 150 diku, 250. Salla e kinemasë në Korçë bën 250 mijë lekë të vjetra. Fonia e atij takimi janë foni që i kanë sallat. Këto janë po themi shpenzimet që i mbulon dega. E vetmja kosto që kam unë është që vendos Facebook-un që merret nga telefonat se ju jeni edhe në media, nga telefoni dhe transmetohet në Facebook-un tim. Kostot janë vetëm kaq”, tha Salianji.

Në lidhje me protestën e 24 janarit, Salianji tha se do të marrë pjesë, por theksoi se forma e saj “nuk duhet të jetë turizëm bulevardi, por revoltë ndaj qeverisë”.

A përdorën SHBA-të një superarmë zanore për të gjunjëzuar ushtarët e Venezuelës?

By: A R
12 January 2026 at 21:07

“Ata hodhën diçka. Nuk di si ta përshkruaj. Ishte si një valë zanore jashtëzakonisht e fortë. Menjëherë ndjeva sikur koka po më shpërthente nga brenda. Të gjithëve na filloi gjakderdhja nga hunda. Ramë përtokë, të paaftë për të lëvizur. Pas asaj arme zanore ose çfarëdo që të ishte nuk arritëm më të qëndronim në këmbë.”

Kjo është një dëshmi anonime, që i atribuohet njërit prej ushtarëve venezuelianë që mbronin rezidencën e presidentit Maduro. Por fakti që është ripublikuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe është analizuar gjerësisht nga Fox News, i jep asaj një peshë të veçantë. Dhe nuk është çudi. Prej dekadash Pentagoni po studion mënyra për ta kthyer zërin në një armë lufte jashtëzakonisht efektive, që paralizon kundërshtarët pa i vrarë. Një lloj “borie moderne e Jerico-s”, e aftë, si në rrëfimin biblik, të shembë mure, një ide që ka intriguar edhe shkencëtarët e Rajhut të Tretë.

“Nga këndvështrimi ushtarak veshi është një objektiv i lehtë: Nuk mund ta mbyllësh, nuk zgjedh çfarë dëgjon dhe tingujt që e arrijnë mund të ndryshojnë thellësisht gjendjen tonë psikologjike ose fizike”, shkruan Juliette Volcler në librin ‘Zëri si armë’, botuar në Itali nga Derive Approdi.

Kërkimet morën hov të madh gjatë misionit amerikan në Irak. Qëllimi ishte të ndaleshin protesta të dhunshme ose civilë të dyshimtë pa përdorur armë zjarri. Për këtë arsye u zhvilluan pajisje të lëvizshme, të montuara në makina ushtarake apo kamionë, që “qëllonin” turmën me impulse zanore duke e mpirë. Disa versione u përdorën edhe nga policia shtetërore ose bashkiake në SHBA-të gjatë protestave mjedisore apo demonstratave kundër samiteve ndërkombëtare. Këto pajisje, të njohura si LRAD (Long Range Acoustic Device), lëshojnë zakonisht tinguj nga 20 deri në 30 decibel, por janë shumë të kontestuara sepse mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme.

Në Nju Jork, pas një padie ligjore, Gjykata e Apelit vendosi se përdorimi i tyre përbënte “përdorim të pajustifikuar force” dhe në vitin 2021 Departamenti i Policisë së Nju Jorkut u detyrua ta kufizojë përdorimin e tyre vetëm për shpërndarjen e mesazheve. Së fundmi, në mars, diçka e ngjashme u denoncua nga protestuesit antikorrupsion në Beograd. Një tingull që shkaktoi panik dhe i bëri njerëzit të paaftë të qëndronin në këmbë. Autoritetet serbe kanë mohuar përdorimin e LRAD-ve gjatë protestave.

Edhe Marina Amerikane ka kërkuar zhvillimin e prototipeve për mbrojtjen e anijeve të ankoruara në portet arabe nga sulme kamikaze, si ai i vitit 2000 në Jemen, kur shkatërruesi Cole pothuajse u fundos. Këto sisteme u përdorën më pas për të mbrojtur cisterna dhe anije tregtare nga piratët në Bririn e Afrikës: altoparlantë që drejtojnë tinguj të fortë ndaj sulmuesve për t’u prishur ekuilibrin dhe për t’i penguar të hipin në anije. Në vitin 2005, ato qenë vendimtare për të zmbrapsur një sulm ndaj anijes turistike Seabourn Spirit pranë Somalisë. Detajet e përdorimit ushtarak mbeten sekrete.

Ekzistojnë dy drejtime kryesore kërkimi. Më misteriozi lidhet me të ashtuquajturën “sindroma e Havanës”, probleme shëndetësore të raportuara nga diplomatë dhe agjentë amerikanë që prej vitit 2015 në disa ambasada, nga Kuba në Vjenë. Në disa raste dëmtimet kanë qenë të përhershme. Në SHBA ka hetime me përfundime kontradiktore. Dëshmi të mbledhura nga La Repubblica tregojnë se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ish-anëtarë të KGB-së ofronin “valixhe me ultratinguj” që, në një rreze prej 6–7 metrash, ishin në gjendje të çorientonin plotësisht njerëzit, duke shkaktuar humbje ekuilibri, reagime të ngadalta ose dhimbje të forta koke. Pajisje të tilla shërbenin, për shembull, për të neutralizuar roje sigurie ose për të vjedhur dokumente nën mbrojtje. Parimi i tyre ishte i ngjashëm me pajisjet me mikrovalë që përdoren për të shkatërruar insektet në mobilje.

Dihet se vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në këtë teknologji, në SHBA dhe gjetkë, për krijimin e rrezeve me mikrovalë që “digjnin” komponentët elektronikë të raketave dhe dronëve. Marina Amerikane i ka testuar dhe instaluar në disa anije. Por nuk ka informacione për modele të destinuara drejtpërdrejt kundër njerëzve.

Prej muajsh, ushtarët e dërguar nga Donald Trump për të ruajtur kufirin me Meksikën përdorin LRAD të montuara në automjete ose helikopterë. Ato peshojnë rreth 30 kilogramë dhe lejojnë transmetimin e mesazheve që dëgjohen deri në 5 kilometra larg. Por janë gjithashtu në gjendje të drejtojnë një valë prej 160 decibelësh – mjaftueshëm për të shkaktuar shurdhim të menjëhershëm. Modelet e para ishin drejtkëndëshe dhe orientoheshin në një kënd rreth 30 gradë; në helikopterë zinin gjithë hapësirën e ngarkesës. Më vonë u prodhuan versione më të vogla, të ngjashme me altoparlantë, që montohen në pjesën e përparme të helikopterëve.

Teorikisht, ajo që përshkruhet nga dëshmitarët e sulmit në Karakas mund të ketë qenë një version i fuqizuar i “flash bang”, granatat që përdoren nga forcat speciale në mbarë botën gjatë ndërhyrjeve në ambiente të mbyllura. Ato krijojnë një valë goditëse dhe një dritë verbuese që çorienton plotësisht. Kufiri i tyre është se godasin pa dallim edhe miqtë edhe armiqtë. Në Venezuelë, nëse janë përdorur, mund të mos kenë prodhuar dritë, por vetëm presion ekstrem mbi organet e kokës, tipik për valët zanore. Prej kohësh po zhvillohen në fshehtësi projekte për një “top zanor” të vërtetë, që të drejtohet në një zonë të caktuar duke e mbushur me valë edhe më të fuqishme. Madje edhe ideja e një super-bombe që shpërthen në lartësi të madhe me efekt masiv, si ajo që shfaqet në filmin “Leave the World Behind” (2023), me Julia Roberts dhe Ethan Hawke, bashkëprodhuar nga kompania e Michelle dhe Barack Obama.

Filmi tregon një konflikt të papritur që copëton SHBA-të nga brenda, duke ekspozuar format e reja të luftës: nga hakerimi i anijeve dhe avionëve deri te zëri paralizues që depërton në shtëpitë e njerëzve. Dhe lë pas një pyetje të hapur: është fantashkencë, apo një parathënie e së ardhmes shumë të afërt?

Shkrim nga La Repubblica

Cilësia më e keqe e drejtësisë është kur askush nuk të dëgjon

By: Mero Baze
12 January 2026 at 20:59

Nga Mero Baze

Në debatin mbi cilësinë e drejtësisë, që ka prodhuar Reforma në Drejtësi, i cili ishte sot edhe shqetësim i Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, duket sikur të gjithë flasin për përgjegjësitë e të tjerëve, duke anashkaluar të vetat.
Fjala vjen, Kryetari i Gjykatës së Lartë u kërkon gjykatave më të ulëta të jenë seriozë në argumentimin e vendimeve për një drejtësi cilësore, Ministria e Drejtësisë u kërkon të mos jenë të fiksuar te paraburgimi, SPAK flet me shifra dhe përqindje për të mos folur për probleme, e kështu me radhë.

Në të vërtetë do të ishte më korrekte që secili të fliste se si e ka demonstruar cilësinë e drejtësisë aty ku është.

Le të marrim rastin kur gjykatat e shkallëve të ulëta, ajo e shkallës së parë apo e apelit, kanë detyrim të zbatojnë vendimet unifikuese të Strasburgut apo Gjykatës së Lartë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin shqiptar në rastin e Kastriot Ismailajt, pasi i njëjti gjyqtar ka qenë edhe gjyqtar paraprak i çështjes dhe ishte edhe gjyqtar i çështjes në themel.
Pas kësaj pritej që GJKKO apo gjykatat e tjera, kur ndeshen me ankime të tilla, duhet të reflektojnë vendimin e Strasburgut.

Avokatët tanë ndeshen gjerësisht me këtë fenomen në dhjetëra gjyqe dhe kur u kujton vendimin e Strasburgut, as duan t’ia dinë.
Në një rast tjetër, te çështja “Metamorfoza”, gjykatësi kundërshtoi vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë për procedurën e shtyrjes së afateve të hetimit. Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë thotë se afatet hyjnë në fuqi kur zbardhet vendimi i gjyqit. Gjyqtari Dhimitër Laro deklaroi në sallën e gjyqit se ai nuk e njeh vendimin unifikues, pasi ka gjykimin e tij të pavarur, dhe vendosi që afati fillonte kur ishte marrë vendimi në sallën e gjyqit.
Nuk ka shumë rëndësi se sa dramatike mund të jetë kjo për ata që gjykohen, por praktika e mosrespektimit të ligjit nga vetë gjyqtarët dhe aq më tepër e vendimeve unifikuese tregon se çfarë cilësie gjykimi kemi.

Po ashtu ka raste ekstreme në aktet e prokurorisë. Ka pasur raste kur një prokuror i shkallës së parë ka humbur çështjen që ka hetuar në apel dhe i është drejtuar vetë Gjykatës së Lartë për apel, për një çështje që nuk është më kompetencë e tij. Dhe Gjykata e Lartë e ka pranuar ankimin.

Vetë Gjykata e Lartë, e cila vlen për të krijuar praktika unifikuese dhe standarde cilësore të gjykimit, nuk është ndonjë shembull aq pozitiv në këtë rast. Vetë ajo ka dhënë vendime të ndryshme për të njëjtën çështje.
Rasti më flagrant është ai i kompetencës që ka prokurori për regjistrimin e emrit të personit që i atribuohet vepra penale.
Vendimi Unifikues nr. 3, datë 27.09.2002 i Gjykatës së Lartë, i cili konfirmohet edhe nga vendimi tjetër unifikues i saj me nr. 2, datë 20.06.2013 dhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. 7, datë 16.01.2012, nuk e lë në diskrecionin e prokurorit regjistrimin e emrit të cilit i atribuohet vepra (të kallëzuarit) në regjistrin e veprës penale ku fillon afati i hetimit, por ia përcakton objektivisht kur ky emër del i qartë nga kallëzimi. Sigurisht, prokurorët nuk e zbatojnë këtë, pasi i japin kohë vetes për të zgjatur hetimet artificialisht dhe abuzivisht (vetë Prokurori i Përgjithshëm në seancën raportuese në Komisionin e Ligjeve e ka pranuar këtë abuzim masiv me afatet nga prokuroria).

Me fjalë të tjera, afati i hetimit sipas vendimit unifikues fillon nga momenti që kallëzuesi bën kallëzim me emër, pra nga momenti që, fjala vjen, “Nesti Angoni” ka bërë kallëzim se ai ka thënë qartë se Erion Veliaj duhet hetuar.
Ndërkohë, pa u ndryshuar kjo praktikë unifikimi, që ka fuqi detyruese normative për të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe vetë gjykatën që e ka normuar, Gjykata e Lartë e shkelmon me vendime individuale kolegjesh dhe nuk zbaton vetë unifikimin e praktikës së saj, siç është rasti i vendimit për Erion Veliaj.

Kolegji, në kundërshtim me vetë vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, vlerësoi në rastin Veliaj se “regjistrimi i emrit në regjistrin e veprave penale është diskrecion i prokurorit dhe ky i fundit nuk mund të imponohet për regjistrimin e emrit vetëm në kuadër të materialit referues dhe provave shoqëruese, nëse prej tij vlerësohet se ka nevojë për veprime hetimore shtesë me qëllim saktësimin, konfirmimin e personit të kallëzuar si autor të veprës penale. Dhe Kolegji përdor si referencë vendime (shih vendimin nr. 00-2023- 1049 (124), datë 20.04.2023 dhe vendimin nr. 00-2025-1467, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë) që nuk janë unifikuese. Pra, ka më shumë se një vendim që është në kundërshtim me vendimin unifikues”.
Dhe kjo praktikë krijon pasiguri juridike

Por ndërsa kritikojmë drejtësinë, e cila është një pushtet i pavarur, akoma më e pashpjegueshme është puna e Ministrisë së Drejtësisë, e cila është edhe më jotransparente se vetë pushteti gjyqësor.

Janë së paku dy politikanë të lartë, Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, që i kërkojnë GJKKO-së të kenë mundësinë të lexojnë dosjen e tyre të SPAK-ut në qeli, duke iu mundësuar një kompjuter offline. Ligji nuk e pengon. Altin Dumani, në cilësinë e kryetarit të SPAK-ut, tha në Kuvend se kjo gjë nuk ndalohet. Kështu ia hodhi topin Ministrisë së Drejtësisë, nga e cila varet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ky debat ka së paku gjashtë muaj që bëhet. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk jep asnjë shpjegim konkret se si duhet të zgjidhet kjo çështje.

Derisa ishte Ulsi Manja, dukej edhe si një luftë personale e tij ndaj Veliajt për shkak të grupimeve brenda PS-së, dhe Drejtoria e Burgjeve kthente sytë nga ai si e pafuqishme. Por edhe tani që Manja është larguar, ministri i ri nuk ka asnjë iniciativë ligjore ose praktikë administrative që të saktësojë se të burgosurve u lejohet përdorimi i këtij mjeti leximi të akuzës në burg.
Nëse ndalohet, ta rregullojë me ligj të lejohet. Ose me urdhër të brendshëm. Në rast të kundërt, Avokati i Popullit të iniciojë një praktikë ankimore dhe të sugjerojë ndryshimin e ligjit.

Kjo rënie në vesh të shurdhër e kërkesave legjitime të dy të akuzuarve që duan të lexojnë akuzën që kanë dhe të gjithë u thonë çfarë u do qejfi, por asnjëri nuk u zgjidh problemin, është drejtësia më e keqe në botë. Më e mirë se kjo drejtësi është që dikush të dalë e t’u thotë: “Nuk ua japim dosjen se e ndalon ligji” ose “nuk kemi dëshirë”. Por kjo që askush nuk u jep zgjidhje se si duhet ta lexojnë ata dosjen është direkt përgjegjësi e qeverisjes, e asaj qeverie që kërkon të përmirësojë cilësinë e drejtësisë.

Vetë strukturat politike të qeverisë që merren me drejtësinë janë tërësisht të paafta për të bërë detyrat e tyre, duke e kthyer Drejtorinë e Burgjeve në një institucion arbitrar, ku vendosin lekët për çdo shërbim ndaj të burgosurve dhe jo ligji.

Për këtë arsye, debatet për një drejtësi cilësore duhet t’i shkundin të gjithë dhe jo të kthehen në një debat ku të gjithë drejtojnë gishtin nga të tjerët. Të gjithë duhet ta kthejnë nga vetja, pushteti politik dhe ai i drejtësisë. Ata vërtet janë të pavarur nga njëri-tjetri, por për të dhënë drejtësi, jo për të bërë padrejtësi.

DOKUMENTI / Përplasjet në PD dalin në dritë: Kur Gazment Bardhi kallëzonte në SPAK Këlliçin, Vokshin, Spahon dhe…

By: A R
12 January 2026 at 20:50

Një episod i rëndë nga përçarjet e brendshme të Partia Demokratike po rikthehet në vëmendje. Në vitin 2023, Gazment Bardhi ka kallëzuar zyrtarisht në SPAK Belind Këlliçin, në një kohë kur të dy ishin të pozicionuar në pole armiqësore brenda së njëjtës parti.

Ironia politike sot është e fortë, sipas gazetarit Bledi Mane: Belind Këlliçi shfaqet në krah të atyre që dikur e çuan në Prokurorinë e Posaçme, një situatë që nga kritikët përshkruhet si “shkuarje si cjapi te kasapi”. Për shumë mbështetës, kjo histori është simbol i katandisjes së PD-së në një arenë përplasjesh personale, ku aleancat ndryshojnë sipas interesit të momentit.

Sipas dokumentit zyrtar të kallëzimit penal (foto ilustruese), Gaz Bardhi nuk ka kallëzuar vetëm Belind Këlliçin, por edhe figura të tjera të njohura të PD-së si Edmond Spaho, Ivi Kaso, Albana Vokshi dhe Ervin Minarolli.

“E kam si metaforë”| Ervin Salianji: Flamur Noka nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë!

By: A R
12 January 2026 at 20:43

Pas përplasjes në distancë që kanë patur në muajt e fundit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar tonet ndaj sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike, Flamur Nokës, duke deklaruar se ky i fundit “nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë”.

Në një intervistë për Klan News, Salianji hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga Noka që takimet atij “ia organizon krimi”, duke i cilësuar si të pabaza dhe duke theksuar se ai ka qenë një nga denoncuesit kryesorë të grupeve kriminale në vend.

Megjithatë nuk hezitoi të deklaronte se nuk mund të pranonte që këto akuza të vijnë një një person që sipas tij, nuk “kapërcen dot kufijtë shtetërorë”, një deklaratë që në publik mund të ngrejë shumë hipoteza, pasi lë të kuptohet që Nokës mund t’i ndalohet të dalë jashtë vendit, i ndalohet hyrja në ndonjë vend të caktuar… Por pasi gazetari Besard Jacaj këmbënguli për një sqarim, Salianji tha se e kishte thënë si metaforë.

Biseda në studio:

Besard Jacaj: Zoti Salianji, çfarë marrëdhënie keni me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, i cili ka patur deklarata dhe akuza të forta ndaj jush, që kulmuan në takimin e Elbasanit, për të cilin tha se është organizuar nga elementë të krimit.

Salianji: Në partitë politike…

Jacaj: Edhe ju keni bërë një reagim shumë të madh, duke thënë se Flamur Noka është aksidenti më i madh politik dhe pse PD ndodhet këtu ku është.

Salianji: Në partitë politike ka një parim, siç ka në jetën publike. Thuaje një akuzë dhe faktoje. Këto janë idiotësi, njerëz që janë akuzuar. Unë kam qenë denoncuesi më i madh i krimit, nga Suel Çela në Elbasan, tek Bajrat në Shkodër, tek Troplinët në Durrës, tek Xhafajt në Vlorë, tek çdo bandë kriminale në venmd. Unë jam deputeti që i ka denoncuar me emër dhe kam thërritur interpelanca për këta emra.

Disa kufij nuk kapërcehen, sepse nëse kapërcehen kufij të imoralitetit politik, siç është kjo, të akuzave të pabaza, unë nuk po them asnjë gjë, por nuk mund të vijnë akuza nga njerëz  që nuk mund të kapërcejnë dot kufij të tjerë shtetërorë.

Jacaj: Cilët kufij nuk kapërcen dot Flamur Noka?

Salianji: Kaq kisha për këtë rast. Nuk kam asnjë gjë personale me asnjë njeri. Nëse thuhen akuza, sepse personi që u akuzua në Elbasan, që ishte kryetar grupseksioni. Është akuzuar një njeri në Elbasan me emër dhe mbiemër dhe i reagoi ai personi dhe nxori foto me atë, me sekretarin e përgjithshëm të partisë. Kjo është dhe një akuzë e pacië në çdo dimension. Po unë kam qenë drejtues politik i PD-së në Elbasan. Po qe se e kanë dit këta. Për çfarë më çoi gjithë partia në Elbasan? Ngaqë paskam pas lidhje me krimin? Më çoi si luftëtar ndaj krimit, ndaj krimit. Unë jam njeriu simbol i luftës ndaj krimit të organizuar dhe i kostove që vijnë për shkak të përballjes me krimin e organizuar.

Jacaj: Nga ana gazetareske dua të ndalem pak. Nuk kapërcen dot kufijtë e tjerë, ka dy mundësi siç mund ta kuptoj unë, ose është një bllokim i ndalimit për të dalë jashtë vendit, ose ka aleatë strategjikë që i ndalojnë hyrjen.

Salianji: E kisha si metaforë, kështu që u kuptuam me metaforën.

Meri Shehu parashikon javën për shenjat: Bricjapi mbretëron, Gaforrja të përgatitet për…

By: A R
12 January 2026 at 19:56

Si çdo fillim jave, yjet sjellin mesazhet e tyre, por këtë herë parashikimet vijnë me paralajmërime dhe surpriza që nuk duhen neglizhuar.

Astrologia Meri Shehu, nga studio e emisionit “Rudina” në Tv Klan, parashikoi një javë plot kontraste: premtime të mëdha që rrezikojnë të mbeten fjalë, debate të forta në mesjavë dhe një fundjavë që për shumë shenja mund të kthehet në shpëtim.

Lëvizja e Afërditës dhe përplasjet planetare pritet të ndikojnë fort në dashuri, ekonomi dhe punë. Cilat shenja duhet të bëjnë kujdes me atë që thonë dhe çfarë premtojnë, dhe kush përfiton më shumë nga energjitë pozitive të fundit të javës?

“Kjo është një javë interesante, është java që i paraprin hënës së re. Kemi një lidhje pak të vështirë pas dy ditësh mes Mërkurit në Bricjap dhe Jupiterin në Gaforre, kështu që është premtuese, premton shumë, por ka edhe fjalë shumë të mëdha. Shumë njerëz mund të premtojnë shumë gjëra, por mund të mos i mbajnë dot. Kemi kapërcimin e Afërdita nga shenja e Bricjapit në shenjën e Ujorëve dhe ky është një lajm i mirë për shenjat e ajrit, të cilët do të kombinohen bukur me Afërditën në shenjën e Ujorit. Fundi i javës do të jetë më i miri nga të gjitha, sepse Afërdita para se të dalë nga Bricjapi do të bëjë një lidhje shumë të bukur me Uranin në Dem ”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Do të përmirësohen në fund të javës nga ana ekonomike, ose nga jeta sociale, por mesi i javës do të jetë me shumë debate dhe sherre sa i përket karrierës dhe familjes. Kështu që shumë Dashë duhet të kenë shumë kujdes se çfarë debatojnë, çfarë premtojnë dhe thonë, sidomos në njerëzit e dashur, sepse mund të dalin jashtë premtimeve dhe t’i mërzisin. Në raport me eprorët dhe me ligjin kujdes në mesjavë, data 14-15.

Demi, 4 yje: Afërdita para se të dalë nga Bricjapi, që është një shenjë pozitive për Demët, për komunikime me jashtë, për punë dhe udhëtime. Afërdita do të bëjë një lidhje shumë të bukur me Uranin në shenjën e Demit, dhe të gjithë ata të lindur në 10 ditëshin e tretë do të marrin shumë përparësi në plane dhe në projekte, në jetë personale dhe ekonomi. Pavarësisht se do të kenë debate në mesjavë, kryesisht në punë, fundi i javës i rregullon.

Binjakët, 3 yje: Janë zhytur kokë e këmbë në çështjet e ekonomisë, do të kenë një debat në mesajvë për çështje ekonomike. Por, më pas Afërdita futet në Ujor dhe do u japë një avantazh shumë të mirë ligjor, një punë të re dhe komunikime me jashtë. Pak para se të futen në Ujor nga data 17 do të marrin një lajm të mirë sa u takon punëve në përgjithësi dhe do i vënë vulën një çështjeje ekonomike.

Gaforrja, 1 yll: Edhe pse kanë Jupiterin në shenjën e tyre dhe pretendohej shumë. Disa situata kanë dalë jashtë kontrollit për Gaforret sidomos tani, e deri në fund të janarit. Duhet pak kujdes nga Gaforret në këtë periudhë kryesisht, sepse shumë planetë në Bricjap janë në kundërshtim me Gaforren dhe Jupiterin e tyre. Ka vënë në dyshim shumë veçori për Gaforret, prandaj kjo javë dhe kryesisht mesi i javës është i vështirë për Gaforret në projekte pune dhe personale, martesa dhe çështje ligjore.

Luani, 2 yje: Do ju dalë përballë Afërdita në fundjavë, pasi do të shkojë në Ujor, kështu që shumë Luanë do merren për të ekuilibruar një situatë pune, ose një bashkëpunim të rëndësishme. Por, kanë një prapaskenë nga data 14-15, e cila bëhet në një subjekt pune për ta. Do jetë një prapaskenë pune e vështirë, ku duhet të presim fundin e javës për t’i rregulluar situatat.

Virgjëresha, 4 yje: Janë shumë më komode në këtë periudhë, sepse shumë planete kanë dhënë një stabilitet, një ecuri dhe lajme të mira në jetën personale dhe në projekte. Por, është momenti që nga data 14-15 disa gjëra duhet t’i sqarojnë dhe diskutojnë, sidomos në bashkëpunëtorë që lidhen me çështje pune. Është një sqarim i thellë, por përfundimtar për disa situata dhe sqarime pune. Do të kemi një rritje ekonomike në fundjavë dhe lajme të mira për Virgjëreshët.

Peshorja, 3 yje: Duhet të presin datën 18 për një rishikim të mirë të një investimi, ose të një çështjeje ekonomike, blerjen e një shtëpie, apo hapjen e një pune dhe fillim e një pune. Përndryshe data 14-15 i nxjerr jashtë loje dhe lajmet nuk i kanë shumë të mira sa u takon bisedave, lajmeve, kontratave, ose çështjeve që kanë me eprorët. Pra është pak e çorientuar dhe e çekuilibruar data 14-15.

Akrepi, 3 yje: Në fundjavë kemi kapërcimin e Afërditës në shenjën e Ujorit do të merren me çështje familjare dhe do të ndjehen shumë mirë, do rregullojnë, do arredojnë, por edhe do bashkëjetojnë. Fillojnë disa bashkëjetesa, por edhe biznese familjare, të cilat marrin drejtim të mirë. Akrepët e lindur në dhjetëditëshin e tretë do të kenë lajme shumë të mira, në bashkëpunime dhe njohje të  reja.

Shigjetari, 4 yje: Në fillim të javës dhe në datat 14-15 do të kenë shumë përballje, sepse Mërkuri bën një lidhje shumë të vështirë me planetët në Bricjap dhe çështjet ekonomike duket sikur kanë marrë tatëpjetën dhe nuk po i mbajnë dot. Por, do të kenë lajme të mira në fundjavë, e cila do i stabilizojë me një punë.

Bricjapi, 5 yje: Kanë shumë planete në shenjën e tyre. Megjithatë kanë përballë Jupiterin , që do të thotë se disa situata edhe ata nuk i kontrollojnë dot, kështu që ka disa njerëz që kërkojnë më shumë nga ata. Shumë Bricjapë do të kenë shanse të mira në këtë periudhë për të rregulluar edhe një çështje ekonomike dhe personale.

Ujori, 3 yje: Futet Afërdita në shenjën e tyre, por për momentin janë shumë planetë në Bricjap dhe një çështje pune do të jetë tema kryesore për Ujorët. Kjo çështje pune do të diskutohet në datën 14-15, disa Ujorë mund të ngelen pa punë, disa të tjerëve do u ngelet një punë në mes dhe disa të tjerë do e kenë të vështirë që të pranojnë kushtet e një pune. Sapo të kapërcejë kjo fazë shumë Ujorë do të marrin një hov qoftë në bashkëpunime, qoftë në punë dhe çështje ekonomike. Duke ndryshuar jeta e tyre në tërësi.

Peshqit, 3 yje: Peshqit më romantikët e kësaj jave do të bëjnë një debat të fuqishëm në datën 14-15. Por, çdo gjë do të rregullohet në fundjavë pastaj, ku Peshqit me Neptunin në shenjën e tyre, me Saturnin akoma në shenjën e tyre dhe lidhja e bukur që do të bëjë Afërdita në Bricjap do të kenë një mbështetje të bukur.

❌
❌