❌

Normal view

Çekiçi i gjyqtarit nuk qëndron mbi Kushtetutën, çmimin e rregullores e paguajnë qytetarët

8 October 2026 at 10:00
Avokati është garanci Kushtetuese. Çekiçi i gjyqtarit nuk qëndron mbi Kushtetutën. Çmimin e rregullores së GJKKO-së e paguajnë qytetarët. Nga Av.Xhoi Nela Kujt po i shërben rregullorja e re e GJKKO-së? Autoriteti i një gjykate buron nga aftësia për të garantuar drejtësi, për të respektuar të drejtat dhe për ta ushtruar pushtetin brenda kufijve të […]

Gazetarja e famshme amerikane ndjek revoltën e qytetarëve në Tiranë dhe shpërndan pamjet e News24: Protesta është e gjallë në ditën e 130-të

8 October 2026 at 11:53
Gazetarja e famshme amerikane, Isa Soares ka ndarë në rrjetet sociale një pamje të protestës së mbrëmjes së kaluar në Shqipëri, të cilën e ka ndjekur përmes transmetimit në ekranin e televizionit më të madh informativ në vend, News24. Në postimin e saj në llogarinë e Instagram-it, gazetarja e CNN America, Isa Soares, shkruan: “Në […]

Delegacioni gjerman “Unternehmer in Bewegung” me 28 sipërmarrës të njohur nga Europa, mes tyre dhe Zv/Presidenti i Hysenbelliu Group, Fatmir Hysenbelliu, zhvillon aktivitete në SHBA

By: news24
7 October 2026 at 20:21
Në morinë e takimeve dhe eventeve të zhvilluara në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, iniciatorët e Delegacionit Gjerman të Biznesit në Shtetet e Bashkuara, Sarna Röser dhe Michael Schröder, organizuan delegacionin e fundit gjerman të biznesit në Shtetet e Bashkuara, i cili përbëhej nga […]

SPAK heton “industrinë e armëve”/ Kontrolle te Ron Yeffet, Arjeta Puca, Ardi Veliu dhe Ministria e Mbrojtjes

3 October 2026 at 10:22
Kontrollet e SPAK te Ron Yeffet, Arjeta Puca, Ardi Veliu dhe Ministria e Mbrojtjes e kanë çuar hetimin në zemër të projektit të industrisë ushtarake të promovuar nga Edi Rama, duke vënë nën lupë kompanitë private, kontratat dhe paratë publike pas modelit KAYO. Prokuroria e Posaçme ka ndërhyrë këtë të premte në një prej projekteve […]

Drafti i Qeverisë për Kodin e Procedurës Penale alarmon gjyqtarët dhe prokurorët/ BIRN: U mbajt i fshehtë, mund të cenojë hetimet e SPAK ndaj korrupsionit

1 October 2026 at 09:45
Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion. Nga Vladimir Karaj | BIRN Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën […]

“Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, tashmë në ekranin e News24. Çdo të premte në orën 21:00

30 September 2026 at 12:33
Një tjetër emër i njohur dhe i spikatur i ekranit shqiptar i bashkohet televizionit më të madh informativ në vend, News24. Gazetari dhe moderatori Arjan Çani vjen në News24 me “Zonë e Lirë”, një nga talk-show-t më të veçantë dhe më të identifikueshëm në televizionet shqiptare. Në një ekran si News24, me audiencë të gjerë […]

Zv/Presidenti i Hysenbelliu Group, Fatmir Hysenbelliu i ftuar në tryezën e rrumbullakët të Project Legacy në New York: Paqja e qëndrueshme, garancia e vetme për zhvillim gjithëpërfshirës

29 September 2026 at 21:29
Project Legacy mblodhi në New York liderë ndërkombëtarë, diplomatë dhe figura nga bota e biznesit e shoqërisë civile më 24 shtator, për Tryezën e Rrumbullakët Presidenciale dhe mbrëmjen gala, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këtë event mori pjesë dhe Zv. Presidenti i Hysenbelliu Group, Z. […]

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi: 95 ditë protestë, qeveria përgjigjet me dhunë e polici

2 September 2026 at 11:00
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zhvillimeve gjatë protestës së djeshme para kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë për përdorim të forcës ndaj protestuesve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se protesta ka hyrë në ditën e 95-të dhe se, sipas tij, përgjigjja e qeverisë ka qenë dhuna dhe […]

Protesta sot në ditën e 95-të. Pas tensioneve të djeshme para Kryeministrisë, 14 protestues shoqërohen në komisariate

2 September 2026 at 10:58
Protesta kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, në ditën e 95-të pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara mbrëmjen e së martës para Kryeministrisë. Pas 94 ditësh protestë, qytetarët e kanë nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një tjetër përshkallëzim të protestës, pasi turma u zhvendos nga […]

Rregullorja e re e GJKKO-së, rregulla më të forta sigurie. Gazetarët ngrenë pikëpyetje për aksesin dhe raportimin nga gjykata

1 September 2026 at 13:03
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias. Rregullorja që ka hyrë në fuqi synon zyrtarisht mbrojtjen e gjyqtarëve, administratës, palëve në proces, avokatëve, prokurorëve, dëshmitarëve, […]

Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë! Nisim demonstratat e fuqishme

1 September 2026 at 11:05
Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 94-të e organizuar kundër qeverisë, në vijim të një serie tubimesh që kanë nisur prej më shumë se tre muajsh. Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës shprehen se synojnë një ndryshim të thellë të mënyrës së […]

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”. Kamza kryeson për përqendrimin e popullsisë në zona urbane

1 September 2026 at 10:03
Sipas Raportit Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, bazuar në të dhënat e Censit 2023 dhe metodologjinë ndërkombëtare DEGURBA, Kamza kryeson në Shqipëri për përqendrimin e popullsisë në zona urbane. 99 për qind e banorëve të Kamzës jetojnë në vendbanime të klasifikuara si urbane. Pas Kamzës renditet Tirana, me 93,2 për qind, ndërsa Durrësi me 84,5 për qind. Në […]

Vdes papritur në Florida ish-partnerja e Charles McGonigal, Allison Guerriero – ishte aktive në X vetëm disa orë më parë

1 September 2026 at 09:53
Allison Guerriero, ish-partnerja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka vdekur papritur në moshën 52-vjeçare në banesën e saj në South Florida. Rrethanat dhe shkaku i vdekjes ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht. Vdekja e Guerrieros ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak se ajo kishte qenë aktive në rrjetin social X […]

Shqipëria ndër vendet me inflacionin më të lartë, ushqimet shtrenjtohen 5 herë më shumë se në BE

31 August 2026 at 14:58
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri vijuan rritjen edhe gjatë korrikut, pavarësisht forcimit të euros dhe pritshmërive se rënia e monedhës europiane do të ndikonte në uljen e kostove të produkteve të importuara. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar […]

Greqia ul çmimet e mbi 1 600 produkteve bazë. Mitsotakis: Masa, si një lehtësim konkret për familjet

31 August 2026 at 14:52
Mbi 1,600 produkte bazë të konsumit kanë nisur të shiten me çmime më të ulëta në Greqi, në kuadër të një marrëveshjeje mes qeverisë, prodhuesve, furnitorëve dhe rrjeteve të supermarketeve. Ulja mesatare e çmimeve është rreth 7%, ndërsa për shumicën e produkteve reduktimi varion nga 5 deri në 7%. Për artikuj të veçantë, zbritja arrin […]

Sot protesta e 93-të kundër qeverisë. 3 muaj mobilizim i pandërprerë në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

31 August 2026 at 14:47
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 93-të radhazi, duke shënuar më shumë se tre muaj mobilizim të pandërprerë në Tiranë. Edhe sot, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi […]

Vila e Belinda Ballukut në Dhërmi në emër të tij, ish-futbollisti Igli Tare pyetet për rreth 3 orë në SPAK

31 August 2026 at 14:43
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, më 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Tare ka qëndruar për rreth tre orë në ambientet e SPAK-ut, ku raportohet se ka dhënë shpjegime para prokurorëve lidhur me çështjen që po hetohet. Pas përfundimit të dëshmisë, […]

Ish gjyqtari kushtetues Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president të Kosovës, propozohet nga VV dhe LDK

31 August 2026 at 14:20
Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Republikës së Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtim për emrin e tij. Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Bekim Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy subjekteve politike, duke theksuar se […]

Islanda voton me referendum për rikthimin e negociatave me BE-në, qytetarët vendosin pas 13 vitesh

29 August 2026 at 13:40
Islanda po zhvillon këtë të shtunë, më 29 gusht 2026, një referendum kombëtar për të vendosur nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, 13 vjet pasi procesi u pezullua. Pyetja që u është drejtuar qytetarëve është e drejtpërdrejtë: “A duhet që Islanda të rifillojë negociatat e aderimit me Bashkimin Evropian?” Rreth 265 […]
❌