Protestat masive në Beograd, eksperti: Sinjal serioz, tregojnë se studentët nuk do tërhiqen deri në rrëzimin e Vuçiç
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka komentuar protestat e studentëve në Beograd për të cilat u shpreh se ato do të vijojnë deri në rrëzimin e Aleksandër Vuçiç nga pushteti për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja dhe një tjetër qeverie.
I ftuar në një intervistë televizive, ai tha se grupet kriminale janë të fuqishme në Serbi dhe se ato duhet të largohen, teksa theksoi se ka organizata terroriste të cilat duan që protesta të eskalojë në nivel ballkanik.
Sipas tij struktura të shërbimit sekret janë të përfshira në këto protesta dhe se kemi dhe përplasje mes protestuesve dhe institucioneve serbe.
“Në fakt shumë interesante se si po zhvillohen protestat në Serbi dhe është Një sinjal serioz se ato protesta nuk do pushojnë derisa Vuçiç të hapë krahun dhe të krijohen kushtet për zgjedhje te reja që të kemi një pushtet tjetër.
Në Vuçiç nuk është i gatshëm ta bëjë këtë do përballet me beteja serioze. Ne jemi të bindur se këto protesta të fuqishme do arrijnë ta rrëzojnë Vuçiç sepse siç shihet nga momenti në moment këta studentë të rinj janë të gatshëm të mos dorëzohen por të riorganizohen dhe të vijojnë me këtë nismë deri në rrëzimin e tij.
Është parë se kërkesat e tyre janë të qarta dhe njëjta. Njëkohësisht të rinjtë serbë e kanë parë se grupet kriminale të përfshihrë në jetën politike të Serbisë duhet të largohen që vendi të vijojë rrugën drejt BE dhe pse siç duket ka elementë që në këto protesta janë përfshirë nga një strukturë e pushtetit në Serbi.
Ne kemi informacion apo më mirë dyshojmë së përfshirja e kësaj strukture ka dhe qëllimin që të shfrytëzojë këtë situatë të rëndë që situata të dalë jashtë kontrollit për të cenuar dhe sigurinë e vendeve të tjera.
Ne kemi informacione, madje është diskutuar në komunitete të ndryshme se struktura të caktuara të shërbimit sekret Dia janë të fuqishëm sepse kanë qenë në organizmin e këtyre protestave por me njerëz të tjerë të prezantuara si struktura të moderuara që qëndronin pas këtyre protestave. Ata kanë për synim eskalimin e situatës në Ballkan, prandaj themi se pas këtyre janë nënkontraktorë të shërbimeve serbe që njihen për të tilla veprime dhe organizime.
Kemi njëlloj përplasje të protestuesve me institucionet e Serbisë, njëkohësisht kemi njëlloj hezitimi të organizatorëve të protestës për të përfshirë opozitën serbe e cila duket më e interesuar për të vijuar me integrimin e Serbisë.”
The post Protestat masive në Beograd, eksperti: Sinjal serioz, tregojnë se studentët nuk do tërhiqen deri në rrëzimin e Vuçiç appeared first on Sot News | Lajme.