Normal view

Bllokuan rrugën në protestën para bashkisë Tiranë ditën e djeshme, e pësojnë keq 7 persona

11 January 2025 at 12:37

Shtatë persona janë proceduar penalisht për shkak të protestës së organizuar nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

Dje ishte protesta e 41-të e zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Bllokuan rrugën në protestën para bashkisë Tiranë ditën e djeshme, e pësojnë keq 7 persona appeared first on Sot News | Lajme.

Protestë e fuqishme studentore në Beograd, bllokohet kryqëzimi kryesor i kryeqytetit serb

10 January 2025 at 17:21

Studentët serbë zhvilluan një tjetër protestë sot në Beograd, duke paralizuar qarkullimin në kryeqytet.

Të mbledhur në kryqëzimin kryesor të Mostarit, ata shfaqën moton e tyre “Ejani në Mostar, nëse keni guxim”, e cila ishte promovuar ditë më parë si thirrje për veprim.

Protesta filloi para Pallatit të Drejtësisë, ku studentëve iu bashkuan edhe akademikë. Fakultetet e Vozhdovcit bllokuan autostradën që lidh këtë zonë me Beogradin e Ri, ndërsa pjesa tjetër e studentëve bllokoi të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të kryqëzimit të Mostarit. Kjo shkaktoi ndërprerjen e qarkullimit në të gjithë zonën, duke krijuar kaos të plotë.

Protestuesit po kundërshtojnë korrupsionin në radhët e qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Ata kanë theksuar vendosmërinë e tyre për të mos hequr dorë nga kërkesat, përfshirë përcaktimin e përgjegjësisë për një tragjedi në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë pas shembjes së një stacioni hekurudhor të rindërtuar.

Protesta u shoqërua me fishkëllima, thirrje dhe slogane si “Të gjithë në bllokada”, duke treguar qëndresën e tyre përballë autoriteteve.

The post Protestë e fuqishme studentore në Beograd, bllokohet kryqëzimi kryesor i kryeqytetit serb appeared first on Sot News | Lajme.

Video/ E rëndë në Serbi, tentohen të shtypen me makinë protestuesit anti-Vuçiç

28 December 2024 at 16:02

Në Serbi, situata është tensionuar pas një tragjedie që ndodhi në Novi Sad, ku një shembje e strehës së jashtme të një ndërtesë të Stacionit Hekurudhor shkaktoi vdekjen e 15 personave. Pothuajse 60 fakultete shtetërore ndaluan punën në shenjë solidariteti dhe iu bashkuan protestave studentore, duke kërkuar drejtësi për viktimat dhe ndëshkimin e përgjegjësve për incidentin, si dhe ata që sulmuan qytetarët dhe studentët gjatë protestave.

Një ngjarje tjetër që ka ndodhur kohët e fundit ka tensionuar më shumë situatën, pasi një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një shofer të një makine Audi që thyen bllokimin e rrugës dhe tenton të shtypë protestuesit pa ulur shpejtësinë.

Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë të ngjashmet që janë raportuar në ditët e fundit, ku shoferë automjetesh kanë tentuar të godasin protestuesit që bllokonin rrugët.

Protestuesit po akuzojnë korrupsionin dhe punimet e dobëta të kryera në ndërtesën e stacionit hekurudhor, e cila ka kaluar disa rinovime të dyshimta në vitet e fundit si pjesë e projekteve që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Ata kërkojnë që Presidenti Aleksandar Vučić dhe të tjerët përgjegjës për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë. Deri tani, autoritetet kanë arrestuar 13 persona, përfshirë një ministër që më vonë u lirohet, duke rritur mosbesimin e publikut ndaj procesit të hetimeve.

Protestat e organizuara kanë sfiduar pushtetin e Vučić, të cilit i bëhet akuza për një sundim gjithnjë e më autokratik, ndërsa kërkesat për drejtësi dhe transparencë janë bërë më të zëshme.

Ivanjica ‼
Direktan pokušaj ubistva ljudi na blokadama ‼ pic.twitter.com/FBp7aT6lab

— Bora (@BoraKonj) December 27, 2024

“>

The post Video/ E rëndë në Serbi, tentohen të shtypen me makinë protestuesit anti-Vuçiç appeared first on Sot News | Lajme.

Vuçiç zgjat pushimet dimërore të shkollave për të parandaluar protestat në Beograd

25 December 2024 at 15:08

Dhjetëra mijëra vetë po protestojnë në Beograd kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Për të dobësuar ndikimin e protestave, qeveria serbe ka vendosur të zgjasë pushimet dimërore të shkollave.

Ndërkohë, grupe pro-qeveritare kanë tentuar të pengojnë organizimin e protestave duke shkaktuar përplasje të dhunshme.

Protestat e organizuara nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad që shkaktoi 15 të vdekur më 1 nëntor.

Gjithashtu, protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion. Revolta e studentëve në Serbi, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në kryeqytetin serb dhe më pas u përhap në më shumë se 50 fakultete të tjera në të gjithë vendin.

Shkollat ​​në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më herët se sa ishte planifikuar këtë vit, pasi qeveria e presidentit nacionalist, Aleksandar Vuçiç, kërkon t’i ndalë protestat kundër korrupsionit.

The post Vuçiç zgjat pushimet dimërore të shkollave për të parandaluar protestat në Beograd appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat në Serbi, Kamberi: Vuçiç e çon Serbinë në diktaturë nëse e fiton betejën me qytetarët

25 December 2024 at 13:34

Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.

Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë atje.

Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë në një organizim të studentëve dhe sindikatave të fermerëve.

Atje po përkohet përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Nov Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Tash e disa javë, protestuesit kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit.

Revolta gjithëpopullore e qytetarëve, sipas Kamberit, vjen nga mosgatishmëria e Vuçiqit për të biseduar me grupet e pakënaqura.

Kemi një revoltë të tillë gjithëpopullore në Serbi, kur absolutisht e shohim që ekziston një mosgatishmëri absolute e presidentit Vuçiq që të ulet të bisedojë me grupet e pakënaqura me studentë, qoftë me opozitën, qoftë me pakicat që janë grupet më të margjinalizuara. Do të shohim sa do të zgjasë, cili do të jetë niveli dhe dinamika e protestave këto ditë në Serbi. Regjimi pret që festat e fundvitit të sjellin një ulje pak të protestave, sepse njerëzit janë të marrë në protesta por nga ana tjetër ata që janë në prapaskena të organizimit të protestave duhet ta dinë se nëse ndërpritet, i ndalet hovi, ato edhe do të pushojnë aty”, deklaron Kamberi.

Në përpjekje për të penguar protestat, Qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët.

Dhuna e herëpashershme ka përcjellur protestat, ndërkaq nga grupe pro-qeveritare ka pasur përpjekje për të penguar protestat.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë deklaron për KosovaPress se Vuçiq do të parandalojë çdo përpjekje për të mos e rrezikuar regjimin e tij.

Në rast se Vuçiq e fiton këtë betejë me qytetarët e revoltuar, mendoj që do ta çojë Serbinë prej autokracisë në drejtim të një diktature, ku do të vendos ligje dhe rregulla të hekurta në mënyrë që të parandalojë çfarëdo përpjekje tjetër që në këtë formë të rrezikohet regjimi i tij. Ajo që është me rëndësi për vitin tjetër të shohim se cili do të jetë reagimi i Bashkimit Evropian ndaj protestave dhe ndaj regjimit të Vuçiqit në tërësi, çfarë qëndrimi do të mbajnë ata dhe çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me një shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, që merr financat nga BE por që mendjen e ka tek perandoritë e lindjes, qoftë te Rusia, qoftë te Kina”, përfundon ai.

Vuçiq, i cili akuzohet për sundim gjithnjë e më autokratik ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

The post Protestat në Serbi, Kamberi: Vuçiç e çon Serbinë në diktaturë nëse e fiton betejën me qytetarët appeared first on Sot News | Lajme.

Bllokimi i rrugëve nga PD, Kthupi: Berisha ka treguar një standard të dyfishtë, s’ka prioritet interesin e qytetarëve

24 December 2024 at 14:11

Rezart Kthupi Nismëtar “Djathtas 1912”, i ftuar në një intervistë televizive, foli për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te protesta e opozitës me bllokimin e rrugëve, si edhe tek drejtësia e re.

Ai u shpreh se protesta e opozitës nuk kishte aspak prioritet interesin e qytetarëve, sipas tij dhuna dhe bllokimi i rrugëve nuk është forma e duhur.

Gjatë intervistës, Kthupi tha se sot shumica e qytetarëve janë mbështetës të punës së SPAK dhe të drejtësisë së re, duke shtuar se nga ana e zotit Berisha nuk është parë një mbështetje e tillë.

Ai nënvizoi se Berisha ka treguar një standard të dyfishtë dhe se sipas tij çdo veprim kundër drejtësisë së re është kundër interesave të qytetarëve.

“Sot 70% e qytetarëve shqiptarë mbështesin SPAK, dhe kjo forcë që synon të vijë në krye të vendin është në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Pra nuk mund të jetë në interes të qytetarëve një element që shkon kundër tyre. Çdo veprim kundër SPAK dhe drejtësisë së re është kundër qytetarëve. Këtu ne ndahemi. Sot që flasim prioritet është zvogëlimi i korrupsioni dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa pasur mbështetjen e SPAK. Ndërsa fragmentarizimi i votës shkon kah interesave të qytetarëve. PS është pro në letër, në 5 vjetorin e themelimit të SPAK ishte e pranishme në mënyrë masive dhe është po ajo që ngre një Komision me qëllimin për të sjellë deformime”, tha ai.

I ndalur tek zgjedhjet e 2025, Rezart Kthupi u shpreh se sipas tij e sheh opozitën të ndarë.

“Do të ketë qartazi një ndarje, që nuk lejojnë bashkimin. Mënyra e të hyrit në zgjedhje, pra me lista të hapura apo të mbyllura jemi ende në pritje të vendimit të Gjykatës. Nuk mund të ketë një grupim që shkon në zgjedhje edhe me lista të hapura edhe me lista të mbyllura. Është e qasja në raport me faktorin ndërkombëtar. Zoti Berisha ka një Amerikë që i shkon për shtat dhe një Amerikë tjetër që nuk i shkon për shtat. Deklarata politike që mund t’i ndërrojë në çdo kohë”, tha ndër te tjera Kthupi.

The post Bllokimi i rrugëve nga PD, Kthupi: Berisha ka treguar një standard të dyfishtë, s’ka prioritet interesin e qytetarëve appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasjet në protestën e opozitës, deputetja Dhori: Pati provokime nga ana e policisë, dhunë dhe përndjekje

24 December 2024 at 13:48

Deputetja Ilda Dhori, tha përmes një interviste televizive se në protestën e djeshme të thirrur nga PD pati provokime nga ana e policisë.

Po ashtu ajo foli për dhunë dhe përndjekje në drejtim të saj nga gra police që sipas saj merrnin urdhra nga shefi i tyre.

“Protesta e djeshme ishte një reagim qytetar paqësor, i lajmëruar në cilat pika dhe ndoqi të njëjtin intenerar si paraardhëset. Kishte provokim nga ana e policisë, ndërkohë që ishim krejtësisht paqësor. Policia nuk priti as një orë nga fillimi i protestës dhe filloi të mësyjë duke përdorur edhe forcën në të gjitha rastet. Reagimi ishte krejtësisht i provokuar nga ana e forcave policore. Nuk kishte asnjë arsye policia me justifikimin për hapjen e qarkullimit sepse s’kishte asnjë automjet pas kordonëve të policisë që shtynin protesutesit. S’kishte asnjë arsye, ishin thjesht urdhra të marra nga eprorët e tyre, që i zbatonin në mënyrë kaotike.

Nuk kishin në thelb as ligjin, as detyrën, por ishin urdhra kaotike që ndryshonin sa në një rast në tjetrin. Ishin arbitrare dhe në kundërshtim me rregullat e protestimit. Qëllimi i protestës u arrit plotësisht dhe ishte brenda parashikimeve tona, që ishte sensibilizimi qytetar dhe reagimi si opozitë. Nuk ka mëshirë ky regjim, dhe s’pati mëshirë policia dje, nuk kurseu askënd, urdhërat i merrnin nga shefi mbrapa.

Shefi që merrte dhe jepte urdhra thirri disa zonja police, të cilat nuk e mendoja kurrë se do ushtronin atë dhunë ndaj një gruaje deputete. Unë s’e mbaj veten si njeri të dhunshëm dhe të rrezikshëm. Gratë police ishin goxha më agresive edhe se burrat. Unë jam përndjekur nga një grup grash police, që më rrethuan dhe më përndoqën derisa të siguroheshin që do largohesha nga protesta, gjë që s’e arritën”.

The post Përplasjet në protestën e opozitës, deputetja Dhori: Pati provokime nga ana e policisë, dhunë dhe përndjekje appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat masive në Beograd nga studentët, analisti serb: Vështirë të ketë dialog, ka një zemëratë të madhe ndaj Vuçiç

24 December 2024 at 12:27

Dhjetëra mijëra vetë po protestojnë në Beograd kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Protestat e organizuara nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad që shkaktoi 15 të vdekur më 1 nëntor.

Në lidhje me kto protesta, i ftuar në një intervistë televizive, analisti serb Nikola Burazer i cili tha se Vuçiç po përballet me zemëratë e studentëve dhe duke qenë se protestusit nuk kanë asnjë interlekutor është shumë e vështirë që të ketë dhe dialog.

“Në shesh janë studentët që protestojnë, partitë e opozitës nuk janë akoma në krye të lojës ndaj ende nuk është e qartë se me kë duhet të bëhet dialogu dhe nuk do të jetë e lehtë për të gjetur një interlekutor për këtë sidomos mes studentëvë që deri tani kanë refuzuar të përfshihen në dilog me Vuçiç pasi ata thonë se ai është përgjegjës për atë që ka ndodhur ku sipas tyre fakti që ai merr të gjitha vendimet në Serbi është anti-kushtetuese ndaj dhe nuk ka kuptim që të bisedohet me të”, tha Nikola Burazer.

Burazer tha se studetët kërkojnë bisedime me insitucionet por ata e kanë të fiksuar që edhe këto insitucione varen prej tij ndaj po injorojnë presidentin Vuçiç duke e vënë atë në një situatë shumë specifike ku ai nuk e ka gjetur veten më parë dhe ku nuk po gjend dot mundësi për dialog.

“Nuk besoj se mund të ketë një dialog për negociata mes qeverisë dhe ndonjë përfaqësuesi të studentëvë protestues. Për momentin më duket edhe më e pamundur. Protesta ështe e decentralizuar dhe nëse do të ketë dilog kjo mbetet për tu parë a do të jetë mes protestuesve dhe insitucioneve. Do të shohim nëse do të ketë një artikulim më të mirë të kërkesave të protestuesve përmes një platforme politike ndoshta gjë që nuk e kemi parë deri më tani. Për momentin gjetja e interlekutori është e vështirë pasi askush nuk fshihet prapa studentëve por në muajt e ardhshëm do të bëhet e nevojshme një gjetje për një strategji dalje nga kjo krizë. Nëse do të kishte dorëheqje nga lidershipi serb atëherë kjo do të ishte fitore për protestuesit”, tha Nikola Burazer.

The post Protestat masive në Beograd nga studentët, analisti serb: Vështirë të ketë dialog, ka një zemëratë të madhe ndaj Vuçiç appeared first on Sot News | Lajme.

Aksioni opozitar, analisti Endri Tafani: U ka ardhur njerëzve në majë të hundës, nuk i duan partitë politike

23 December 2024 at 22:38

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Endri Tafani tha se ka një diferencë nga një protestë popullore, dhe një protestë e caktuar me një datë ku i jepet kohë partisë që të mbledhë strukturat.

Tafani: Ka një diferencë nga një protestë popullore, dhe një protestë e caktuar menjë datë ku i jepet kohë partisë që të mbledhë strukturat. Protesta është frymë dhe fryma e protestës ekziston. Problemi është se u ka ardhur njerëzve në majë të hundës.

Njerëzit nuk duan partitë politike sepse nuk i duan aty. Njerëzit nuk i duan më dhe kur nuk të duan nuk të vijnë nga pas. Kjo është arsyeja pse nuk vijnë aty.

The post Aksioni opozitar, analisti Endri Tafani: U ka ardhur njerëzve në majë të hundës, nuk i duan partitë politike appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat nga opozita, këshilltari bashkiak i Tiranës për PD-në: Duhet thënë Lavdi Zotit që ka një grup që ngrihet

23 December 2024 at 22:15

I ftuar në një studio televizive, këshilltari bashkiak i Tiranës për PD-në, Xhonatan Pano tha se Rama dhe të tijët ka vjedhur dhe prandaj po protestohet.

Pano: Vetëm me mjete të mira mund të arrijmë qëllimet. Gjej një person në rrugë, se çfarë duhet të bëjë Rama dhe grupi i tij që ai është hajdut. Pse nuk e organizojnë të tjetër, se duhet thënë Lavdi Zotit që ka një grup që ngrihet.

Nuk mund të shkojmë në zgjedhjet e majit me këtë qeveri. Prandaj edhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Ne kemi kërkuar edhe qeveri civile.

The post Protestat nga opozita, këshilltari bashkiak i Tiranës për PD-në: Duhet thënë Lavdi Zotit që ka një grup që ngrihet appeared first on Sot News | Lajme.

“Policia e Shtetit e qetë”, avokati Beqiri kritikon opozitën: Protestat janë akte kriminale, jo qytetari

23 December 2024 at 20:37

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion informative, u shpreh se opozita është një organizatë kriminale që bllokon rrugët dhe se njerëzit e tyre po firojnë çdo ditë.

Avokati përgëzoi Policinë e Shtetit për pjekurinë, qetësinë dhe zbatimin e ligjit.

” Kemi të bëjmë me një krim që të bllokosh rrugët vjen Kodi Penal, është vepër penale e rëndë dhe çdo qytetar që do e bënte, do arrestohej dhe do dënohej me burg.

Policia e Shtetit edhe pse tregohet e pjekur, e qetë, e zbaton si duhet ligjin, por problemi është që deri tashmë merren me qytetarët e thjeshtë. Duket se bllokimin e rrugës e bëjnë qytetarët e thjeshtë në të ashtuquajturën protestë sepse nuk është protestë, është një organizatë kriminale. Meqë nuk ka mjetet të tjera që t’i mbushi sheshet dhe kanë ngelur fillikat.

Këto janë akte terrorizmi, nuk kanë të bëjnë me qytetarizëm, shtet ligjor, me bashkëjetesën normale të qytetarëve të këtij vendi. Ju jeni 500-1000 veta që bllokoni rrugët, por Tirana ka mbi 1 milionë banorë që kanë halle. Si mundesh të bllokosh rrugët?”

The post “Policia e Shtetit e qetë”, avokati Beqiri kritikon opozitën: Protestat janë akte kriminale, jo qytetari appeared first on Sot News | Lajme.

“Ky dimër premton të jetë i vështirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha nga protesta: Nuk ndalojmë pa realizuar…

23 December 2024 at 17:55

Kreu demokrat Sali Berisha iu bashkua protestuesve të PD-së që janë mbledhur në rrugën e Elbasanit.

“Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit.
Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë, argati nuk ka të ardhme”, tha Berisha.

Ai përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe i siguroi se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë.

“Nuk do të ndalojmë deri sa të realizojmë objektivat tona: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon kërkesat e opozitës, Berisha tha se ai do të rrëzohet.

“Do të rrëzohet me mosbindjen civile. Kemi aplikuar 15 forma të mosbindjes civile. Këta do të përfundojnë shumë keq”, tha Berisha.

Ai u shpreh se opozita ka sakrifikuar, ka bërë beteja, dhe është shpërblyer.

The post “Ky dimër premton të jetë i vështirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha nga protesta: Nuk ndalojmë pa realizuar… appeared first on Sot News | Lajme.

Bardhi ndiqte fjalimin e Berishës nga “Uillson”, batuta me Fatmir Mediun gjatë protestës: Pritëm dhe filluam pa ju

23 December 2024 at 17:51

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka ndjekur live nëpërmjet telefonit, nga sheshi “Uillson” ku ndodhej me pjesën tjetër të grupit, fjalimin e kryetarit Sali Berisha, i cili ndodhej në një tjetër nyje të bllokuar nga PD.

Bardhi e ka shfrytëzuar këtë moment edhe për të bërë batuta me Fatmir Mediun, deputetin republikan.

“Ju pritem sa ju pritem dhe filluam pa ju…!”, iu shpreh ai në lidhje telefonike.

The post Bardhi ndiqte fjalimin e Berishës nga “Uillson”, batuta me Fatmir Mediun gjatë protestës: Pritëm dhe filluam pa ju appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha i bashkohet protestës në rrugën e Elbasanit pas 333 ditësh izolimi

23 December 2024 at 17:33

Kryetari i PD, Sali Berisha i është bashkua protestës së thirrur ditën e sotme. Për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, Berisha iu bashkohet militantëve në protestë.

Ish-kryeministri doli nga selia blu dhe iu bashkua protestës në rrugën e Elbasanit.

The post Berisha i bashkohet protestës në rrugën e Elbasanit pas 333 ditësh izolimi appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e thirrur nga PD, Rezart Kthupi: Për të treguar muskujt, dhe deformuar SPAK e për pushtet

23 December 2024 at 16:54

Rezart Kthupi nga partia “Djathtas 1912”, thotë se protesta e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e sotme me bllokime rrugësh, është një protestë politike për të cilën nuk ka nevojë.

I ftuar në një studio televizive, ai tha se protestat duhet të jenë të qytetarëve, pasi partitë politike janë pjesë institucionale e shtetit shqiptar dhe nuk kanë arsye për të dalë.

Sipas tij, partitë veprojnë në mënyrë institucionale, ndërsa protestat janë mjet i qytetarëve.

“Vetëm dy protesta qytetare kanë prodhuar produkte në vendin tonë. Protestat politike janë për të treguar muskujt.

Kush është objektivi i protestës sot?  Nuk duhet ta thërrasin partitë politike protestën.

Partitë politike janë për të formësuar vullnetin shoqëror dhe transferimin e vullnetit shoqëror në qeverisjen e vendit.

Qytetarët shqiptarë janë shumë herë më të ndërgjegjshëm se ka korrupsion. Pse me protestat që sjell PD kufizohet?

Protestat politike nuk mund të prodhojnë produkt, se pala tjetër që është po politike, do të reagojë po politikisht.

Unë protestoj për një çështje të caktuar që pretendoj të më rregullohet. Berisha ka vetëm një qëllim SPAK.

Të gjitha protestat që bën, i bën për të ardhur në pushtet dhe për të deformuar SPAK.

Për këtë bëhet protesta, që unë të mbledh vota, të vij në pushtet dhe të prish atë që gjithë qytetarët shqiptarë e mbështesin.”

The post Protesta e thirrur nga PD, Rezart Kthupi: Për të treguar muskujt, dhe deformuar SPAK e për pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat në Serbi: Vuçiç betohet mbi flamurin kombëtar dhe rikujton fjalimin në OKB

23 December 2024 at 14:17

Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën të dielën në mbrëmje në Beograd për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në daljen e parë publike në rrjetet sociale, presidenti serb u shprehu i hapur për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve që mendonin ndryshe.

Ai tha se dëgjimi i protestuesve do të ishte një lloj vlere që do të ndiqej në të ardhmen nga ekzekutivi.

U mbajt një tubim i madh. Një tubim i madh në Beograd. Policia thotë se ishin 28,000 deri në 29,000 njerëz. Një tubim jashtëzakonisht i madh.

Ata njerëz janë të orientuar opozitarisht, dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj çfarë mendojnë, si mendojnë dhe çfarë konsiderojnë të rëndësishme për t’u bërë për vendin tonë. Besoj se një numër shumë më i madh njerëzish mendojnë ndryshe, prandaj duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kjo duhet të jetë një vlerë që do të tregojmë dhe një lloj marrëdhënieje të ndryshme për të ardhmen”, tha Vuçiç.

Për zotimet e dhëna Vuçiç u betua mbi flamurin serb dhe mbrojtjen që i ka bërë atij, duke rikujtuar seancën në OKB në muajin maj, ku ai u shfaq i përlotur duke mbajtur në krah flamurin serb, teksa organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi 11 korrikun si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Këtë po e them këtu, para flamurit që po shihni, flamuri që mbajta në maj të vitit 2024 kur mbrojtëm Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se protestat masive në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij po marrin përmasa masive, duke reflektuar pakënaqësinë e popullit ndaj qeverisjes së tij dhe situatës politike në vend. Demonstratat, të cilat filluan si reagim ndaj shembjes tragjike të çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, kanë nxjerrë në pah probleme të thella si korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencës.

The post Protestat në Serbi: Vuçiç betohet mbi flamurin kombëtar dhe rikujton fjalimin në OKB appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e PD-së, ja se si do të pozicionohen deputetët dhe anëtarët e Kryesisë

23 December 2024 at 12:19

Njësoj si në protestën e 26 nëntorit, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike do të qëndrojnë në pesë zona kyçe në kryeqytet: Zogu i Zi, Ura te Xhamia në rrugën e Elbasanit, Sheshi Wilson, Pallati me Shigjeta dhe pranë Bashkisë së Tiranës.

Pjesa më e madhe e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë do të jenë të pozicionuar në rrugën e Elbasanit.

Më poshtë është shpërndarja e deputetëve dhe Kryesisë nëpër pikat e protestës:

  1. Bashkia e Tiranës
    • Deget: 7, 9, 10, 14
    • Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Ina Zhupa
    • Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Muçollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli
  2. Rreth Rrotullimi Zogu i Zi
    • Deget: 11, Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës
    • Deputetë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Fisnik Qosja
    • Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj
  3. Rruga e Elbasanit, Ura te Xhamia
    • Deget: 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë
    • Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
    • Kryesi: Ivi Kaso, Jozefina Topalli, Edit Harxhi, Çlirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu
  4. Sheshi Wilson
    • Deget: 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë, Qarku Gjirokastër
    • Deputetë: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi, Tritan Shehu
    • Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Indrit Hoxha
  5. Pallati me Shigjeta
    • Deget: 6, 13, 15, 16, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër
    • Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli
    • Kryesi: Luçiano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

Ky shpërndarje është pjesë e organizimit të protestës, e cila synon të bllokojë disa pika të rëndësishme të Tiranës, me një numër të madh deputetësh dhe liderësh të Partisë Demokratike të pozicionuar nëpër ato zona.

The post Protesta e PD-së, ja se si do të pozicionohen deputetët dhe anëtarët e Kryesisë appeared first on Sot News | Lajme.

“Patronazhistë të maskuar si policë në protestë”, Faik Basha zbulon çfarë ndodhi në protestën e fundit

22 December 2024 at 22:07

Faik Basha, Sekretar për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, i ftuar në një emision televiziv, denoncoi se në protestën e fundit ka pasur patronizhistë të maskuar si policë, të cilët acaronin situatën.

“Qytetarët nuk i kanë kundërshtuar kurrë protestat. Unë kam qenë i pranishëm në disa kryqëzime të ndryshme të bllokuara dhe nuk kemi pasur acarim të qytetarëve. Unë nuk i numëroj rastet ku janë të përfshirë patronazhistët”, theksoi Faik Basha.

Më tej, ai shtoi: “Në protestën e fundit, policët ishin në krahun tonë. Disa patronazhistë, të maskuar brenda strukturave të policisë, nuk i bindeshin urdhrit të drejtuesit të tyre. Ai i udhëzonte që të tërhiqeshin kur kishte gra në rrezik, ato nuk zmbrapseshin. Kjo do të thotë që shteti nuk funksionon më”.

The post “Patronazhistë të maskuar si policë në protestë”, Faik Basha zbulon çfarë ndodhi në protestën e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

“Tirana do të çlirohet nesër”, Balliu thërret qytetarët: Të bashkohemi kundër varfërisë dhe qeverisë së babëzisë

22 December 2024 at 15:57

Koordinatori Rajonal në PD, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në 23 dhjetor, ora 17:00, qytetarët do të çlirojnë Tiranën.

Referuar protestës së thirrur nga opozita, në kuadër të mosbindjes civile, Balliu thekson se nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.
“Nesër në ora 17:00 të çlirojmë Tiranën nga Sinaloa dhe Ndrageta

Është koha e rikthimit të shtetit ligjor, është koha e ndërtimit të Shqipërisë për shqiptarët.

Nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.

Kundër varfërisë kundër dhe shfrytëzimit nga kjo qeveri babezie.

Fitorja është me ne”, shkruan Balliu.

Opozita ka thirrur një protestë në kuadër të aksionit të saj, ndërsa është paralajmëruar bllokimi i rrugëve në të paktën 6 pika kyçe të Tiranës. Policia në anën tjetër i ka bërë thirrje organizatorëve që të mos bllokojnë rrugët, pasi kjo përbën vepër penale.

The post “Tirana do të çlirohet nesër”, Balliu thërret qytetarët: Të bashkohemi kundër varfërisë dhe qeverisë së babëzisë appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët gjermanë kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

22 December 2024 at 13:37

Pas një sulmi terrorist tragjik në Gjermani, ku pesë persona humbën jetën dhe rreth 200 u plagosën, janë shpërthyer protesta të forta në qytetin Magdeburg. Më 20 dhjetor, një mjek saudit, Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të hapur Krishtlindjes, duke vrarë katër gra të moshave 45 deri në 75 vjeç dhe një fëmijë nëntë vjeçar. Sulmi shkaktoi gjithashtu plagosjen e mbi 200 personave.

Pas këtij incidenti, rreth 700 protestues të ekstremit të djathtë mblodhën në Magdeburg, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Remigrimi Tani” dhe “Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”. Protestuesit kërkuan dëbimin masiv të refugjatëve, ndërsa disa prej tyre u përleshën me policinë.

Komentuesit në rrjetet sociale shpërthyen pas ngjarjes, duke e cilësuar al-Abdulmohsen si një terrorist islamik. Megjithatë, ministri i Brendshëm i Gjermanisë më vonë e identifikoi të dyshuarin si islamofob, duke hedhur dyshime mbi natyrën e sulmit.

Ky incident ka shkaktuar një valë protestash dhe tensione të forta në shoqërinë gjermane, ku shumë qytetarë shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe ndikimin e emigracionit.

The post Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët gjermanë kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret appeared first on Sot News | Lajme.

❌