Normal view

“Motrën e ka marrë malli që tani”/ I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja i bën dedikimin prekës

16 October 2024 at 08:55

Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe ish-banore e BBV, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ajo ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (17 Tetor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”.

“Motrën e ka marrë malli që tani për ty”, shkruan Sheila krahas imazheve.

Këngëtarja i drejtohet të vëllait me fjalët “do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete”.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im❤❤❤❤❤”, shkruan ajo. 37-vjeçari Henri Haxhiraj u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetë pasi qëlloi veten me armë. Por, punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë, duke mos arritur që të mbijetojë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

The post “Motrën e ka marrë malli që tani”/ I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja i bën dedikimin prekës appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria hap negociatat për grup-kapitujt e parë, Zogaj: Problemi është që nuk ka një datë, ky është një frustrim

16 October 2024 at 08:52

Ndërsa Shqipëria hapi këtë të martë (15 tetor) në Luksemburg negociatat për grup-kapitujt e parë, analisti Preç Zogaj ka vënë theksin te drejtësia si një rol kryesor sipas tij për të përforcuar atë dritën jeshile të semaforit.

I ftuar në një emision televiziv, Zogaj e konsideroi si një ditë historike hapjen e negociatave.

Është një lajm i mirë. Për mua lajmi i mirë është shkëputja nga Maqedonia e Veriut pasi i hap rrugën e lirë drejt BE. Ndoshta Shqipëria krahasim me vendet e tjera që kanë hyrë që në 2007, mund të ishte anëtare që atëherë, mendoj që duhet të kishte qenë anëtare pasi vendet janë pranuar në Europë me një tolerancë që lidhen me prespektivën e tyre, me mundësi më të mëdha për të qenë brenda për të forcuar demokracinë. Ne mund ta quajmë historike këtë ditë të shënuar. Problemin është që nuk ka një datë . Ky është frustimi për të gjithë ata që kanë marr pjesë në negociata.

Nuk më duket shumë e qartë, por uroj që të jetë 2030 data e fundit për të futur vendin tonë në BE. I ngelet barra Shqipërisë që për këtë hap të madh që ka bërë sot, ka një rol të jashtëzakonshme drejtësia. Pra janë organet  e drejtësisë ata që kanë përshpejtuar  dhe përforcuar atë dritën jeshile të semaforit. Shqipërisë i ngelët të forcojë dritën që ka përpara”, tha Zogaj.

The post Shqipëria hap negociatat për grup-kapitujt e parë, Zogaj: Problemi është që nuk ka një datë, ky është një frustrim appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria drejt integrimit Europian, Spahiu: Partitë nacionaliste që po forcohen janë kundër zgjerimit të BE-së

15 October 2024 at 22:53

Duke folur nga një studio televizive, për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së pas hapjes së negociatave të grup kapitullit të parë, Kreshnik Spahiu theksoi se po fuqizohen partitë nacionaliste. Sipas tij këto parti janë euro skeptike dhe e shohin me dyshim zgjerimin e BE-së së bashku me Shqipërinë brenda.

“BE ka disa standarde të larta ekonomike dhe financiare në të cilat funksionon. Shqipëria, duke iu referuar Kroacisë, është 30 vite larg standardeve ekonomike, financiare, ligjore, juridike me të cilat funksionon shtetit kroat. Shteti shqiptar është ende disa vite larg ndaj standardit në të cilat funksionon shteti gjerman, francez, kroat. Po ti kishin plotësuar, nuk na kanë inat gjermanët apo francezët që nuk na fusin sot.

Jemi një popull me shumë fe, që bashkëjetojmë në harmoni dhe kjo mund të jetë arsyeja që ata të na hapin dyert, për të bërë një shembull. Nuk jam nga ata që mendoj se BE është një bashkim kristian. Nuk mund të pranoj logjikën që BE funksionon si një mendim, kriza kryesore që ka be, që nuk funksionin si SHBA, është që BE ka pengesa në vendimmarrje për shkak të kolegjialitetit, nuk është një mendim.”

The post Shqipëria drejt integrimit Europian, Spahiu: Partitë nacionaliste që po forcohen janë kundër zgjerimit të BE-së appeared first on Sot News | Lajme.

Besart Xhaferri paralajmëron abuzime të reja me Fondet e BE: Rilindja në qendër të kritikave

15 October 2024 at 09:44

Kreu i FRPD Besart Xhaferri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka paralajmëruar një tjetër skandal të Rilindjes.

Sipas Xhaferit rreth 1 miliardë euro pritet të alokojë Bashkimi Evropianë në kuadër të procesit të Berlinit për Shqipërinë, por për fat të keq këto para do të jenë në mëshirë të manualit SASPAC me të cilin Rilindja operon me paratë e taksapaguesve evropiane.

Skandali SASPAC dhe abuzimi me fondet e IPARD që ishin dedikuar për fermerët dhe merreshin nga oligarkët janë pasqyra e kësaj e qeverie, lidhur me fondet e BE, që në shumë raste për shkak të këtyre abuzimeve ka kërkuar që ti menaxhojë vetë projektet që investohen me këto fonde.

Sot do duhej të ishte një ditë e mirë për Shqipërinë sa i përket integrimit, por për fat të keq, një ekonomi në koma, që mbahet në jetë vetëm nga paratë e narkotrafikut dhe korrupsioni në nivele alarmante janë pengesa madhore për procesin e integrimit.

Integrimi nuk vjen me tryeza të tipit “One Man Shoë” por me vizion të qartë në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë informale.
Edi Rama dhe qeveria e tij janë barriera më e madhe për integrimin dhe koha është që këtë barriera ta largojmë nga rruga.

The post Besart Xhaferri paralajmëron abuzime të reja me Fondet e BE: Rilindja në qendër të kritikave appeared first on Sot News | Lajme.

“Kishte një, ju bënë dy”/ Dosja e gjyqtares Këlliçi për rrahjen e burrit, i kalon për hetim prokurorisë së Durrësit

14 October 2024 at 15:14

Teksa gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi (Gorezi), po përballet në Durrës me një proces gjyqësor, për shkak se është marrë e pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, një dosje e dytë kundër saj, është regjistruar në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për çështjen penale të dhunës në familje, pasi gjyqtarja Këlliçi, ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, Klejd Këlliç, ngjarje e cila është regjistruar në 28 Gusht 2024 nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë. Mësohet se kallëzimi me Nr. 11585/24 i bashkëshortit të saj Klejd Këlliçi dhe denoncimi për dhunë në familje të bërë edhe nga Arnisa Gëlliçi, është dërguar nga prokuroria e Tiranës për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Durrësit.

Vendimi për transferimin e këtij rasti të dhunës në familje nga gjyqtarja Këlliçi, është marrë pak ditë më parë nga prokurori Gjergji Tako, i cili duke konstatuar konfliktin e interesit, pasi Arnisa Këlliçi, është gjyqtare në Tiranë, vendosi të shpallë mos kompetencën dhe dosjen penale t’ia kalojë akuzës së Durrësit. Gjyqtarja Këlliçi, është kallëzuar nga burri i saj Klejd Këlliçi për dhunë në familje, i cili kërkoi në polici që të pajiset dhe me urdhër-mbrojtje prej saj.

The post “Kishte një, ju bënë dy”/ Dosja e gjyqtares Këlliçi për rrahjen e burrit, i kalon për hetim prokurorisë së Durrësit appeared first on Sot News | Lajme.

Gjeorgji-Shqipëri, UEFA cakton arbitrin e ndeshjes

12 October 2024 at 16:56

Shqipëria do të përballet të hënën me Gjeorgjinë në transfertë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

UEFA ka vlerësuar në maksimum këtë takim, teksa ka vendosur që arbitër kryesor të jetë holandezi Danny Makkelie.

41-vjeçari do të ketë ndihmën e Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, sakaq gjyqtar i katërt do të jetë Allard Lindhout.

Danny Makkelie ka vendosur drejtësi në 5 ndeshje të kampionatit holandez këtë sezon, ndërsa ka qenë gjyqtar edhe në një ndeshje të Champions.

The post Gjeorgji-Shqipëri, UEFA cakton arbitrin e ndeshjes appeared first on Sot News | Lajme.

“Më dhuroi një Kuran”/ Myftiu i xhamisë së Namazgjasë rrëfen takimin me Erdogan: Më tha…

11 October 2024 at 18:18

hamia e Namazgjasë u inaugurua të enjten e 10 tetorit, në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Myftiu i xhamisë, Gazment Bilal Teqja rrëfeu për një emision televiziv takimin me presidentin turk dhe dhuratën që ai bëri për xhaminë.

“Si do të funksionojë? Ka anëtarë të bordit që janë përfaqësues nga Turqia dhe na mbështesin me eksperiencën e tyre, sepse ata kanë më shumë eksperiencë. Ndërsa vendimmarrja është shqiptare.

Mesazhi i Erdoganit? Më uroi dhe më përshëndeti për këtë punë. Më tha: ‘Kam besim që do e bësh në mënyrën më të mirë’. Madje dhuroi dhe një Kuran që ishte me kaligrafi, historik. E kemi çuar në ambientet e poshtme të xhamisë. E la dhuratë për xhaminë dhe imamin. Zoti ia shpërbleftë presidentit të Turqisë, i cili e ka ndjekur me shumë kujdes këtë çështje, por edhe popullin turk që kanë kontribuar, sepse këto janë donacione të popullit turk. Gjithashtu edhe shtetin shqiptar sepse edhe ata kanë kontribut. Ndërsa pjesa më e madhe e tokës ka qenë e Komunitetit Mysliman. Ambientet e brendshme mbajnë 5000 besimtarë për t’u falur, bashkë me oborrin arrin dhe 8000 kapaciteti. Por shifrat e faljes së Bajramit janë disa herë më shumë se kaq. Zoti na ndihmoftë“,- tha ai.

 

The post “Më dhuroi një Kuran”/ Myftiu i xhamisë së Namazgjasë rrëfen takimin me Erdogan: Më tha… appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim i papritur dëgjohet në tren, deputetët e Parlamentit Evropian në ‘gjumë’ të sigurt

10 October 2024 at 19:21

Incidenti në Tren: Shpërthim i Fuqishëm Dëgjohet Gjatë Transportit të Deputetëve në Bruksel

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në trenin Eurostar që transportonte deputetë të Parlamentit Evropian në orën 14:57 me orën lokale. Incidenti ndodhi në stacionin e Strasburgut, ku trenin e përshkroi zëdhënësi i Parlamentit si një “incident teknik”. Të gjithë pasagjerët janë raportuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa të plagosur.

Një zyrtar danez nga grupi i Majtë e përshkroi evakuimin si “kaotik”, ndërsa një asistent parlamentar belg informoi se kishte dëgjuar një “shpërthim”. Megjithatë, disa politikanë e shohin situatën me humor, siç ishte rasti i Bas Eickhout, bashkëkryetarit të të Gjelbërve, i cili tha se vonesa i ofroi një “mundësi të mirë për të komunikuar me kolegët”.

Parlamenti Evropian përdor trena specialë për të transportuar anëtarët dhe punonjësit midis Brukselit dhe Strasburgut.

The post Shpërthim i papritur dëgjohet në tren, deputetët e Parlamentit Evropian në ‘gjumë’ të sigurt appeared first on Sot News | Lajme.

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet

9 October 2024 at 22:54

Dashi

Dashuria: Ju ende do të jeni pak të hutuar dhe mendimet tuaja nuk do të jenë aq të rrjedhshme sa ju dëshironi. Me Mërkurin në kundërshtim do të jetë e vështirë për të shprehur ndjenjat tuaja, kështu që mund ta humbisni. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë programe të reja, duke parë edhe një festë.

Puna: Polemikat në vendin e punës do t’ju bëjnë nervozë. Mos hiqni dorë nga projekti që po ndiqni.

Demi

Dashuria: Dashuria do t’ju japë një ditë tjetër emocionuese, pasioni është në krye dhe jeni vërtet shumë të lumtur. Planetët janë padyshim në favorin tuaj dhe asgjë nuk mund ta heqë harmoninë me partnerin/en. Zemrat e vetmuara ende do të enden dhe do të kënaqen me disa flirtime.

Puna: Ka disa ndryshime që ju do të merrni me entuziazëm të madh, ja keni ndjerë nevojën për disa kohë.

Binjakët

Dashuria: Jini më të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje tensioneve që mund të shkaktohen nga ndonjë keqkuptim. Relax dhe gjithçka do të funksionojë. Beqarët do të merren duke bërë pazar të çmendur, vetëm atëherë do të jetë në gjendje për t’u çlodhur dhe liruar nga tensioni.

Puna: Ju jeni duke kryer detyrat e ngarkuara me kujdes të madh. Në pamje edhe ndryshime rrënjësore.

Gaforrja

Dashuria: Ju do të keni një pagesë të pabesueshme dhe Venusi do t’ju bëjë ta digjni me pasion. Kthejeni vëmendjen tuaj tek personi i zemrës dhe përjetoni këtë moment romantik me gëzim. Sot beqarët do të jenë më të vendosur se kurrë për t’u përqëndruar në dashuri.

Puna: Mbështetja e disa njerëzve me ndikim do t’i japë rrugë projekteve tuaja për të shkuar në destinacion. Ju mund të shikoni për të ardhmen me optimizëm.

Luani

Dashuria: Venusi në opozitë do t’ju bëjë të shqetësuar, por nuk do t’ju ndalojë të jetoni me një intensitet të madh. Marrëveshja me të dashurin/ën tënde është e lartë! Beqarët do të jenë me iniciativë dhe do të shoqërohen me një person të dëshiruar.

Puna: Situata juaj e punës është pozitive, kështu që nuk duhet të keni frikë të kërkoni ndryshime.

Virgjëresha

Dashuria: Saturni kundër në shenjën tuaj do të krijojë probleme në çiftet e reja, ndërsa ata në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të mendojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Ju do të keni për të pushtuar me forcën tuaj atë që ju dëshironi. Beqarët mund të jetojnë histori intriguese dhe fatale.

Puna: Disa pasiguri në frontin e punës mund të kërcënojnë qetësinë tuaj. Vlerësoni çdo vendim, por merreni me qetësi.

Peshorja

Dashuria: Sot do të pasqyrosh shumë për disa situata që kanë të bëjnë me sjelljen e të tjerëve. Ju do të keni të hënën e gabuar gjatë gjithë ditës dhe do ta bëni partnerin/en tuaj të heshtur. Beqarët do të jenë shumë simpatik dhe do të takohen me njerëz të rinj.

Puna: Sektori i punës po kalon ulje dhe ngritje. Nëse jeni të punësuar nga dikush ju me siguri do të jeni favoritë.

Akrepi

Dashuria: Sot ju do të keni për të bërë zgjedhje që mund të ndikojnë në jetën tuaj të dashurisë. Shikoni brenda vetes për të parë nëse keni atë që dëshironi. Beqarët do të bëjnë më mirë që të mos mashtrohen nga këshilla të papërshtatshme, ndiqni zemrën tuaj.

Puna: Vazhdoni ngadalë në fazën e punës, por zbatoni objektivat e vendosura me këmbëngulje.

Shigjetari

Dashuria: Në dashuri sot mund të ketë tensione, por përpiquni të mos ekzagjeroni me iluzione të jashtzakonshme. Jini pajtues për të marrë pëlqimin e partnerit/es. Beqarët do të bëjnë miq të rinj dhe do të zbulojnë se kanë një ndjenjë të madhe me një person.

Puna: Mos u hutoni dhe përqendrohuni në përgjegjësitë tuaja. Ato janë shumë, por ju i mbani me zell!

Bricjapi

Dashuria: Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë shumë emocione, por edhe tensione në familje. Shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të qartë nëse doni të përfshini partnerin/en. Zemrat e vetmuara sot do të tërheqin miq të rinj dhe madje fluturojnë edhe pasagjerët.

Puna: Intuita juaj e fortë do ta bëjë biznesin të fluturojë lartë. Çdo projekt do të shkojë në destinacion, kështu që këmbëngulni.

Ujori

Dashuria: Është një ditë e pasigurt dhe duhet të mendosh për sjelljen tënde. Venusi mbron sferën sentimentale dhe do t’ju ndihmojë të sqaroni një situatë. Beqarët do të jenë në gjendje për të hartuar disa strategji për të pushtuar një person të veçantë.

Puna: Nëse jeni duke kërkuar një profesion ju do të keni mundësi të mira për të gjetur rrugën tuaj.

Peshqit

Dashuria: Euforia juaj e tepruar sot mund të shkaktojë diskutim në familje. Jini të moderuar dhe kushtoni më shumë kohë për të dashurit tuaj, dhe madje edhe fjalët më romantike! Beqarët nuk do të luftojnë për të tërhequr komplimentet dhe arritjet. Një histori e re po vjen.

Puna: Punë e mirë, diskrecioni është gjithmonë shumë i mirëpritur, jini të kujdesshëm në atë që thoni.

The post Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 October 2024 Sot News | Lajme

Largohet nga drejtimi i ‘IdentiTek’ Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë, Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen

8 October 2024 at 22:48

1 vit e gjysmë pasi u emërua në krye të kompanisë publike të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, IdentiTek, largohet nga kjo detyrë Loina Prifti.

Nuk dihen arsyet e largimit, por ministri i Brendshëm Ervin Hoxha të mërkurën pritet të firmos zëvendësuesen e saj, sërish një grua.

Burime bëjnë me dije se vendin e Priftit e zë Freskida Halilaj, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në telekomunikacion.

The post Largohet nga drejtimi i ‘IdentiTek’ Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë, Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 October 2024 Sot News | Lajme

Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës

8 October 2024 at 11:43

Policia ka sekuestruar molotovë, flakadanë, çanta me bidona me lëndë djegëse pas protestës së dhunshme të opozitës të hënën, ku mbetën të lënduar disa efektivë dhe protestues. Për dhunën dhe zjarrin është vënë në pranga një person ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht. Mes të proceduarve janë edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

The post Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Gruaja lindi në makinë për shkak të protestës, reagon ministrja Koçiu: Ja si paraqitet gjendja e nënës dhe vogëlushes

8 October 2024 at 09:09

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë të ditur se gruaja, e cila solli në jetë fëmijën në makinë për shkak se u bllokua prej protestës së opozitës, dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë. “, njofton ministrja.

The post Gruaja lindi në makinë për shkak të protestës, reagon ministrja Koçiu: Ja si paraqitet gjendja e nënës dhe vogëlushes appeared first on Sot News | Lajme.

❌