Largohet nga drejtimi i ‘IdentiTek’ Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë, Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen
1 vit e gjysmë pasi u emërua në krye të kompanisë publike të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, IdentiTek, largohet nga kjo detyrë Loina Prifti.
Nuk dihen arsyet e largimit, por ministri i Brendshëm Ervin Hoxha të mërkurën pritet të firmos zëvendësuesen e saj, sërish një grua.
Burime bëjnë me dije se vendin e Priftit e zë Freskida Halilaj, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në telekomunikacion.
The post Largohet nga drejtimi i ‘IdentiTek’ Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë, Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen appeared first on Sot News | Lajme.