❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar

2 July 2025 at 12:09

Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik.

Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.

Sipas saj, gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit nĂ« Serbi janĂ« mbajtur 117 tubime tĂ« paparalajmĂ«ruara dhe janĂ« bĂ«rĂ« 87 bllokada trafiku – prej tĂ« cilave 68 nĂ« Beograd.

“Incidente u regjistruan nĂ« Zemun, Nish, Novi Sad dhe ValevĂ«, ku disa persona u ndaluan pĂ«r shkelje tĂ« rendit publik dhe kryerje tĂ« veprave penale, ndĂ«rsa policia veproi nĂ« pĂ«rputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.

Organizata akademike “StudentĂ«t nĂ« bllokadĂ«â€ bĂ«ri thirrje pĂ«r mosbindje civile, pas tubimit tĂ« 28 qershorit nĂ« Beograd.

Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.

Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Megjithatë, protestat tashmë duket se kanë marrë edhe një kthesë nacionaliste.

Studentët nuk kërkojnë vetëm një shtet më të drejtë, por bëjnë thirrje dhe për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe të neutralitetit të saj ushtarak./REL

The post Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar appeared first on Sot News | Lajme.

“Po tronditet regjimi i Vuçiç”/ Protestat masive nĂ« Serbi, reagon ashpĂ«r analisti: Protesta ka energji qĂ« vjen nga


30 June 2025 at 17:54

Analisti Artur Nura theksoi se vala e protestave po e trondit regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiç. I ftuar në një studio televizive, Nura tha se nuk beson se protestat në Serbi nuk kanë prapavijë nga vendet perëndimore.

Policia serbe hoqi në orët e para të mëngjesit të së hënës barrikadat e ngritura në kryeqytetin Beograd nga mijëra protestues anti-qeveritarë, që kishin zënë rrugët si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimeve të fundit dhe në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai theksoi se protesta vjen si presion nga poshtë dhe regjimi do ta ketë të vështirë kontrollin e saj. Sipas tij, kërkesat e studentëve për zgjedhje janë legjitime dhe nuk ka arsye pse vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Artur Nura:

“Protesta po tronditin regjimin e Vuçiçit. Qeveria serbe po mbyt me dhunĂ« kryengritjet. Nuk besoj se ka nxitje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« vendeve tĂ« BE dhe vendeve tĂ« perĂ«ndimit, pĂ«r studentĂ«t nĂ« serbi. UnĂ« besoj se kĂ«tĂ« rast do ta ketĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« menaxhojĂ« situatĂ«n.

Regjim i dhunshĂ«m i Milloshevicit modern, sepse Vuçiç vjen nga ato radhĂ«. Nuk besoj se perĂ«ndimi nuk bĂ«n presion ndaj Vuçiçit, presioni Ă«shtĂ« tĂ« mos pĂ«rdoret dhunĂ«, tĂ« lirohen tĂ« arrestuarit. Presioni i studentĂ«ve Ă«shtĂ« nga poshtĂ«, shifrat flasin se janĂ« 120 mijĂ« protestues. Ajo protesta ka njĂ« energji qĂ« vjen nga poshtĂ« dhe nuk besoja se do kontrollohet”.

The post “Po tronditet regjimi i Vuçiç”/ Protestat masive nĂ« Serbi, reagon ashpĂ«r analisti: Protesta ka energji qĂ« vjen nga
 appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta masive/ Tensione dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, raportohen të plagosur

29 June 2025 at 09:13

NĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp, Vasiljević tha se ata janĂ« ende nĂ« QendrĂ«n e EmergjencĂ«s dhe se niveli i lĂ«ndimeve tĂ« tyre nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar ende. Drejtori i PolicisĂ« sĂ« Beogradit Dragan Vasiljeviç tha sonte se disa protestues u ndaluan nĂ« incidentet qĂ« ndodhĂ«n nĂ« qendĂ«r tĂ« kryeqytetit serb, si dhe se gjashtĂ« policĂ« dhe dy qytetarĂ« u plagosĂ«n nĂ« pĂ«rplasjet qĂ« ndodhĂ«n. Policia reagoi pasi pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« tubim sulmuan kordonin e policisĂ« qĂ« po mbronte njerĂ«zit e mbledhur pranĂ« Parkut Pionirski.

“Pas tubimit nĂ« Slavija, njĂ« numĂ«r i madh qytetarĂ«sh u drejtuan drejt Parkut Pionirski. NĂ« njĂ« moment, ata hoqĂ«n gardhet dhe u drejtuan drejt kordonit tĂ« policisë  Ata panĂ« qartĂ« se policia ishte nĂ« kordon dhe i paralajmĂ«ruan tĂ« mos afroheshin. PavarĂ«sisht tĂ« gjithave, qindra prej tyre u drejtuan drejt kordonit dhe sulmuan policinĂ«â€, tha ai, sipas Beta.

Drejtori i policisë tha se ndërhyrja u krye me përdorimin e forcës fizike dhe mohoi që në atë rast të jenë përdorur agjentë kimikë.

The post Protesta masive/ Tensione dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, raportohen të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve në prag të protestës të shtunën në Beograd

26 June 2025 at 13:17

Kryetarja e Kuvendit tĂ« SerbisĂ«, Ana BĂ«rnabiç, ka thĂ«nĂ« tĂ« enjten se autoritetet do tĂ« vazhdojnĂ« t’i arrestojnĂ« ata qĂ« “pĂ«rgatisin vepra kundĂ«r rendit kushtetues dhe sigurisĂ« sĂ« SerbisĂ«â€, nĂ« prag tĂ« protestĂ«s antiqeveritare tĂ« thirrur pĂ«r tĂ« shtunĂ«n.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, policia serbe i arrestoi gjashtĂ« njerĂ«z pĂ«r gjoja planifikimin e “ndryshimit tĂ« QeverisĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme” nĂ« njĂ« protestĂ« qĂ« studentĂ«t e kanĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r 28 qershor nĂ« Beograd.

“Aksioni pĂ«r arrestimin dhe identifikimin e kĂ«tyre organizatave terroriste do tĂ« vazhdojĂ« patjetĂ«r. Presidenti i SerbisĂ« do tĂ« vazhdojĂ« takimet me shĂ«rbimet e sigurisĂ« dhe policinĂ« e lartĂ« me qĂ«llim ruajtjen e rendit kushtetues dhe parandalimin e gjakderdhjes qĂ« ata planifikuan nĂ« Vidovdan”, tha BĂ«rnabiq pĂ«r televizionin Pink.

Zyra e Prokurorit tĂ« LartĂ« Publik njoftoi se tĂ« dyshuarit u pajtuan tĂ« mos ktheheshin nĂ« shtĂ«pi derisa tĂ« “vrisnin ose shkatĂ«rronin” pĂ«rfaqĂ«suesit e institucioneve shtetĂ«rore, dhe se ata njoftuan pĂ«rdorimin e armĂ«ve tĂ« zjarrit dhe pĂ«rgatitĂ«n “njĂ« sulm ndaj oficerĂ«ve tĂ« policisĂ« me qĂ«llim çarmatosjen e tyre”.

BĂ«rnabiç “pĂ«rgĂ«zoi” mediat qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« krijimin e njĂ« emisioni special tĂ« transmetuar mĂ« 25 qershor nĂ« disa kanale televizive proqeveritare, i cili paraqiti materiale rreth planeve tĂ« supozuara pĂ«r protesta dhe bllokada nĂ« Serbi gjatĂ« shtatĂ« muajve tĂ« fundit.

Kryetari i PartisĂ« Progresive Serbe nĂ« pushtet, Millosh Vuçeviç, tha gjithashtu se beson qĂ« arrestimet nuk kanĂ« mbaruar dhe vlerĂ«soi se shĂ«rbimet e sigurisĂ« duhet tĂ« identifikojnĂ« “tĂ« gjithĂ«â€ ata qĂ«, sipas tij, po planifikojnĂ« ta marrin pushtetin me dhunĂ«.

Vuçeviç i tha Pinkut se kĂ«to arrestime “konfirmojnĂ« mĂ« sĂ« miri se shteti Ă«shtĂ« konsoliduar pas pĂ«rpjekjes pĂ«r revolucionin me ngjyra”.

MĂ« 23 qershor, policia arrestoi gjithashtu Stefan Tomiç, njĂ« student nĂ« Fakultetin e FizikĂ«s nĂ« Beograd, nĂ«n dyshimin pĂ«r “thirrje pĂ«r njĂ« ndryshim tĂ« dhunshĂ«m tĂ« rendit kushtetues”.

Arrestimi i tij u dënua nga studentët në bllokadë, profesorët dhe qytetarët që u mblodhën në protestë më 26 qershor para Pallatit të Drejtësisë në Beograd, ku Tomiç pritet të merret në pyetje.

QĂ« nga fillimi i protestave tĂ« mĂ«dha nĂ« Serbi, policia ka arrestuar vazhdimisht studentĂ«, profesorĂ« dhe demonstrues – disa prej tyre nĂ«n dyshimin pĂ«r pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« pĂ«rmbysur me dhunĂ« rendin kushtetues.

Një nga kërkesat e studentëve në bllokadë është që të pezullohen procedurat penale kundër të gjithëve, me vlerësimin se ata u arrestuan në kundërshtim me ligjin dhe se ky është një rast presioni dhe frikësimi nga autoritetet.

Studentët filluan bllokadat e fakulteteve dhe protestat në fund të nëntorit 2024, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 njerëzve në shembjen e një strehe betoni në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor. REL/

The post Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve në prag të protestës të shtunën në Beograd appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta në Irak kundër luftës Izrael-Iran, mijëra qytetarë në rrugët e Bagdadit dhe Basrës

20 June 2025 at 16:04

Mijëra qytetarë irakianë kanë dalë në protesta në rrugët e Bagdadit, duke kundërshtuar luftën që Izraeli nisi ndaj Iranit më 13 qershor. Kundërshtime masive u raportuan edhe në qytetin portual jugor të Basrës, ku rreth 2,000 protestues u mblodhën në një nga bulevardet kryesore, sipas raportimeve të AFP-së.

Protestuesit shprehĂ«n pakĂ«naqĂ«sinĂ« e tyre ndaj ndĂ«rhyrjeve izraelite dhe amerikane nĂ« rajon, duke theksuar se “kjo Ă«shtĂ« njĂ« luftĂ« e pabazĂ« dhe se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjithmonĂ« kanĂ« dashur tĂ« kontrollojnĂ« Lindjen e Mesme”.

Ndërkohë, sulmet mes Izraelit dhe Iranit kanë vijuar pa ndërprerje edhe këtë të premte, teksa konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e tij të dytë. Mëngjesin e sotëm, raketat balistike të Iranit goditën për të dytën ditë radhazi qytetin Beer Sheva, ku Irani pretendon se kishte shënjestruar një park teknologjik të përdorur nga ushtria izraelite.

The post Protesta në Irak kundër luftës Izrael-Iran, mijëra qytetarë në rrugët e Bagdadit dhe Basrës appeared first on Sot News | Lajme.

Nata e dytë e shtetrrethimit në Los Anxhelos, tensione për bastisjet ndaj emigrantëve

12 June 2025 at 09:20

Los Anxhelosi, qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, është vendosur sërish nën shtetrrethim për natën e dytë radhazi, teksa protestat dhe tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen pas bastisjeve të emigracionit të urdhëruara nga administrata federale.

Protestat e nisura të premten janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me forcat e rendit. Deri tani janë arrestuar mbi 400 persona, mes tyre 330 emigrantë pa dokumente dhe dhjetëra të tjerë të akuzuar për akte dhune, përfshirë edhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

Kryetarja e bashkisĂ« sĂ« Los Anxhelosit, Karen Bass, shpalli shtetrrethimin qĂ« nis çdo mbrĂ«mje nga ora 20:00, duke deklaruar se ky vendim synon tĂ« ndalojĂ« “aktorĂ«t e kĂ«qij qĂ« po pĂ«rfitojnĂ« nga pĂ«rshkallĂ«zimi i situatĂ«s sĂ« nxitur nga qeveria federale”.

Bass kritikoi hapur Presidentin Donald Trump pĂ«r bastisjet e koordinuara nga ShĂ«rbimi i Emigracionit, duke theksuar se kĂ«to operacione kanĂ« krijuar “frikĂ«, panik dhe destabilitet nĂ« komunitetet lokale”.

Policia ka kryer arrestime masive gjatë natës, duke ndaluar qindra persona për shkelje të orës policore, posedim armësh dhe përfshirje në akte dhune. Gjatë përplasjeve janë plagosur dy oficerë policie.

Në qytet janë vendosur 4,000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, disa prej të cilëve tashmë janë autorizuar të ndalojnë protestuesit deri në momentin kur të ndërhyjë policia.

The post Nata e dytë e shtetrrethimit në Los Anxhelos, tensione për bastisjet ndaj emigrantëve appeared first on Sot News | Lajme.

Los Angeles nĂ«n “shtetrrethim” mes protestave kundĂ«r dĂ«bimit tĂ« emigrantĂ«ve

11 June 2025 at 09:08

Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, ka shpallur shtetrrethim në disa zona të qendrës së qytetit si përgjigje ndaj plaçkitjeve dhe dhunës që shpërthyen gjatë protestave kundër bastisjeve të fundit të imigracionit.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« platformĂ«n “X”, Bass deklaroi se kushdo qĂ« shkel shtetrrethimin do tĂ« arrestohet nga forcat speciale tĂ« sigurisĂ«. “UnĂ« shpalla njĂ« shtetrrethim duke filluar nga sonte nĂ« orĂ«n 20:00 pĂ«r QendrĂ«n e Los Anxhelosit, pĂ«r tĂ« ndaluar aktorĂ«t e kĂ«qij qĂ« po pĂ«rfitojnĂ« nga pĂ«rshkallĂ«zimi kaotik i Presidentit. NĂ«se nuk jetoni ose punoni nĂ« QendĂ«r tĂ« Los Anxhelosit, shmangni zonĂ«n. Zbatimi i ligjit do tĂ« arrestojĂ« individĂ«t qĂ« shkelin shtetrrethimin dhe ju do tĂ« ndiqeni penalisht”, shkroi ajo.

Sipas raportimeve, gjatë natës janë bërë dhjetëra arrestime për shkelje të orës policore, ndërsa forcat e rendit kanë qenë në gatishmëri të lartë. Deri më tani, nuk është vërejtur prani e trupave të Marinës Amerikane apo Gardës Kombëtare në rrugë. Ora policore është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00, dhe përjashton vetëm banorët, gazetarët dhe shërbimet emergjente.

Guvernatori i KalifornisĂ«, Gavin Newsom, mĂ« 10 qershor paraqiti njĂ« mocion urgjent nĂ« gjykatĂ«n federale pĂ«r tĂ« ndaluar pjesĂ«marrjen e GardĂ«s KombĂ«tare dhe Marinsave nĂ« bastisjet e imigracionit. NjĂ« gjyqtar ka caktuar njĂ« seancĂ« dĂ«gjimore pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme. NdĂ«rkohĂ«, Komandanti i Korpusit tĂ« MarinĂ«s, Gjenerali Eric Smith, dĂ«shmoi nĂ« Senat se batalioni i dĂ«rguar nĂ« Los Angeles Ă«shtĂ« tashmĂ« i trajnuar pĂ«r kontrollin e turmĂ«s, por theksoi se nuk ka marrĂ« urdhĂ«r pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« dhe nuk ka autoritet pĂ«r tĂ« kryer arrestime – detyra e tyre Ă«shtĂ« tĂ« mbrojnĂ« pronĂ«n dhe agjentĂ«t federalĂ«.

Karen Bass dhe Guvernatori Newsom, të dy demokratë, insistojnë se mënyra e vetme për të rikthyer qetësinë është ndalimi i bastisjeve ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe tërheqja e forcave federale nga qyteti. Megjithatë, republikanët kundërshtojnë me forcë këtë qasje.

“Ju nuk keni tĂ« drejtĂ« tĂ« anashkaloni ligjet federale tĂ« imigracionit”, deklaroi guvernatori republikan i FloridĂ«s, Ron DeSantis. Ai shtoi se “problemi nĂ« Kaliforni Ă«shtĂ« se ata kanĂ« qenĂ« njĂ« shtet strehĂ« pĂ«r shumĂ« vite”.

Ish-zyrtari i administratĂ«s Trump, Tom Homan, paralajmĂ«roi se bastisjet do tĂ« vazhdojnĂ«. NdĂ«rkohĂ«, sipas kreut tĂ« Pentagonit, Pete Hegseth, Garda KombĂ«tare dhe Marinsat do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« qytet pĂ«r tĂ« paktĂ«n 60 ditĂ«, me njĂ« kosto prej 134 milionĂ« dollarĂ«sh. Kryetari republikan i DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve, Mike Johnson, sulmoi ashpĂ«r guvernatorin Newsom, duke thĂ«nĂ« se ai “duhet tĂ« lyhet me katran dhe tĂ« mbulohet me pupla” pĂ«r bashkĂ«punimin e tij me protestuesit. Newsom u kundĂ«rpĂ«rgjigj: “Ata anashkalojnĂ« arrestimet dhe kalojnĂ« direkt te format e ndĂ«shkimit tĂ« shekullit tĂ« 18-tĂ«.”

Një nga arkitektët e politikës aktuale të bastisjeve është Stephen Miller, këshilltari i imigracionit gjatë administratës Trump. Në fund të majit, ai argumentoi se arrestimet e gangsterëve dhe kriminelëve nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur objektivat e deportimeve, të cilat mbeten më të ulëta se në kohën e Biden. Miller propozoi bastisje para supermarketeve si Home Depot dhe 7-Eleven, ku mblidhen punëtorë ditorë. Një tjetër figurë kyçe është prokurori federal i Distriktit Qendror të Kalifornisë, Bilal Essayli, familja e të cilit ka shpëtuar nga lufta civile në Liban.

PavarĂ«sisht kritikave, ish-presidenti Trump qĂ«ndron i vendosur. “Nuk do tĂ« lejoj qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« shkatĂ«rrohen nga emigrantĂ«t e paligjshĂ«m dhe kriminelĂ«t e BotĂ«s sĂ« TretĂ«â€, deklaroi ai nga baza ushtarake Fort Bragg, duke pretenduar se protestat po financohen nga “dikush”.

“Ne do ta çlirojmĂ« Los Angeles dhe do ta bĂ«jmĂ« atĂ« pĂ«rsĂ«ri tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« sigurt”, shtoi ai, duke i quajtur protestuesit “kafshĂ«â€. Trump kritikoi gjithashtu faktin qĂ« protestuesit “valĂ«vitin flamuj tĂ« vendeve tĂ« tjera, por jo atĂ« amerikan”, dhe akuzoi se “e djegin flamurin”.

Të hënën në mbrëmje, më 9 qershor, mbi 100 persona u arrestuan dhe tre oficerë policie u plagosën nga sulmet me gurë. Me dërgimin e 4 mijë trupave të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsave në qytet, Los Angeles pritet të mbetet i militarizuar për dy muajt e ardhshëm.

NdĂ«rkohĂ«, administrata e Trump synon tĂ« dĂ«rgojĂ« deri nĂ« 9 mijĂ« emigrantĂ« nĂ« bazĂ«n ushtarake tĂ« Guantanamos, pĂ«r tĂ« liruar hapĂ«sirĂ« nĂ« qendrat e paraburgimit nĂ« SHBA. Sipas “Washington Post”, mes personave qĂ« mund tĂ« dĂ«rgohen nĂ« KubĂ« janĂ« edhe qindra shtetas nga vende evropiane si Italia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Irlanda, Belgjika, Holanda, Lituania, Polonia, Turqia dhe Ukraina.

The post Los Angeles nĂ«n “shtetrrethim” mes protestave kundĂ«r dĂ«bimit tĂ« emigrantĂ«ve appeared first on Sot News | Lajme.

Përshkallëzohen protestat në Los Anxhelos, teksa Trump dislokon Gardën Kombëtare

9 June 2025 at 10:47

Tensionet në Los Anxhelos janë përshkallëzuar pasi mijëra protestues dolën në rrugë duke kundërshtuar dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare nga presidenti Donald Trump të dielën.

Protestuesit bllokuan një autostradë të rëndësishme dhe ua vënë zjarrin disa makinave vetëdrejtuese, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe shpërthime verbuese për ta kontrolluar turmën.

Shumë protestues u shpërndanë pas rënies së natës, kur policia e shpalli tubimin e tyre të paligjshëm, i cili është paralajmërim për ndërhyrjen dhe arrestimin e atyre që nuk largohen.

Disa nga ata që nuk u larguan hodhën gjësende drejt policisë mbrapa një barrikade të improvizuar që shtrihej përgjatë një rruge, ndërsa të tjerë gjuajtën copa betoni, gurë, skuterë elektrikë dhe fishekzjarrë drejt oficerëve të Patrullës së Autostradës së Kalifornisë dhe mjeteve të tyre të parkuara në autostradën 101 në drejtim të jugut. Oficerët u strehuan nën një mbikalim.

Protestat e së dielës në Los Anxhelos, një qytet me 4 milionë banorë, u përqendruan në disa blloqe në qendër të qytetit.

Kjo ishte dita e tretë dhe më e ashpër e demonstratave kundër vendimit të Trumpit për luftimin e imigracionit në rajon, ndërsa vendosja e 300 trupave të Gardës Kombëtare shkaktoi zemërim dhe frikë te shumë banorë.

Garda u dĂ«rgua nĂ« Los Anxhelos nĂ« veçanti pĂ«r t’i mbrojtur ndĂ«rtesat federale, pĂ«rfshirĂ« qendrĂ«n e ndalimit nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, ku u pĂ«rqendruan protestuesit.

Shefi i PolicisĂ« sĂ« Los Anxhelosit, Jim McDonnell, tha se oficerĂ«t ishin “dominuar” nga protestuesit e mbetur. Ai shtoi se nĂ« mesin e protestuesve ka edhe provokatorĂ« tĂ« rregullt qĂ« marrin pjesĂ« nĂ« demonstrata pĂ«r tĂ« nxitur trazira.

Dhjetëra persona u arrestuan gjatë fundjavës së protestës. Një person u ndalua të dielën për hedhjen e një koktej molotovi ndaj policisë dhe një tjetër për përplasjen e motoçikletës drejt një vargu oficerësh.

Trump iu pĂ«rgjigj McDonnellit nĂ« Truth Social, duke i kĂ«rkuar t’i arrestojĂ« protestuesit me maska nĂ« fytyrĂ«.

“Duket shumĂ« keq nĂ« LA. SJELLINI TRUPAT!!!” shkroi ai.

Përleshjet u përshkallëzuan me mbërritjen e trupave të Gardës Kombëtare
Trupat e GardĂ«s mbĂ«rritĂ«n tĂ« pajisur me armĂ« tĂ« gjata dhe mburoja kundĂ«r turmĂ«s, ndĂ«rsa protestuesit brohorisnin “turp” dhe “shkoni nĂ« shtĂ«pi”.

Njëkohësisht, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) qëlloi me municion për kontrollimin e turmës për të shpërndarë protestuesit, për të cilët tha se u mblodhën në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e grupit më pas bllokoi trafikun në autostradën 101 derisa oficerët e patrullës shtetërore i larguan ata nga rruga deri në orët e pasdites.

Aty pranë, të paktën katër makina vetëdrejtuese, Waymo, u vunë në zjarr, duke krijuar re të mëdha tymi të zi dhe shpërthime herë pas here teksa makinat elektrike digjeshin. Në mbrëmje, policia lëshoi një urdhër për shpërndarje të turmës dhe mbylli disa blloqe në qendër të Los Anxhelosit.

Guvernatori demokrat i Los Anxhelosit, Gavin Newsom, kĂ«rkoi nga Trump t’i tĂ«rheqĂ« trupat e GardĂ«s nĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« dielĂ«n pasdite, duke e quajtur dislokimin “shkelje serioze tĂ« sovranitetit tĂ« shtetit”.

Kjo është hera e parë në dekada që Gardë Kombëtare shtetërore aktivizohet pa kërkesën e guvernatorit.

Newsom dhe kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, fajësuan vendimin e Trumpit për të dislokuar Gardën për përshkallëzimin e protestave, duke e quajtur vendimin e tij veprim që synon të nxisë tensione. Ata u kanë bërë thirrje protestuesve të qëndrojnë paqësorë.

“Ajo qĂ« po shohim nĂ« Los Anxhelos Ă«shtĂ« kaos i provokuar nga administrata”, tha ajo nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi pasdite. “Kjo ka tĂ« bĂ«jĂ« me njĂ« agjendĂ« tjetĂ«r, jo me sigurinĂ« publike”.

Por, McDonnell, shefi i LAPD-së, tha se protestat po ndjekin një model të njohur të trazirave civile, me intensifikim në ditën e dytë dhe të tretë.

Mbërritja e Gardës Kombëtare pasoi dy ditë protestash që nisën të premten në qendër të Los Anxhelosit, dhe më pas u përhapën të shtunën në Paramount, një qytet me shumicë latine në jug të qytetit, dhe në Comptonin fqinj.

Agjentët federalë arrestuan emigrantë në qarkun e modës të Los Anxhelosit, në një parking të Home Depot-it dhe në disa vende të tjera të premten.

Sipas autoriteteve federale, numri i përgjithshëm i emigrantëve të arrestuar në zonën e Los Anxhelosit këtë javë kaloi 100. Shumë të tjerë u arrestuan gjatë protestave, përfshirë një udhëheqës të njohur sindikate, i akuzuar për pengim të policisë.

Protestat nuk arritën përmasat e demonstratave të mëparshme që sollën Gardën Kombëtare në Los Angeles, siç ishin rebelimet e Watts, Rodney King dhe protestat e vitit 2020 kundër dhunës policore, për të cilat Newsom kërkoi ndihmën e trupave federale.

Hera e fundit që Garda Kombëtare u aktivizua pa lejen e një guvernatori ishte në vitin 1965, kur presidenti Lyndon B. Johnson dërgoi trupa për të mbrojtur një marshim për të drejtat civile në Alabama, sipas Qendrës Brennan për Drejtësi.

NĂ« njĂ« dekret tĂ« shtunĂ«n, Trump pĂ«rmendi njĂ« dispozitĂ« ligjore qĂ« e lejon atĂ« tĂ« dislokojĂ« forcat federale kur ka “njĂ« rebelim ose rrezik pĂ«r rebelim kundĂ«r autoritetit tĂ« QeverisĂ« sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara”.

Ai tha se kishte autorizuar dislokimin e 2.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare. REL/

The post Përshkallëzohen protestat në Los Anxhelos, teksa Trump dislokon Gardën Kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Nga protestat te greva e urisĂ« nĂ« Kuvend, Balliu ‘zbulon’ strategjinĂ« e PD-sĂ« kundĂ«r RamĂ«s

9 June 2025 at 08:59

Klevis Balliu, deputet i PartisĂ« Demokratike, i ftuar nĂ« studion e “Off the Record”, u pyet nĂ«se do tĂ« ishte dakord me njĂ« grevĂ« urie brenda Parlamentit si pjesĂ« e strategjisĂ« sĂ« opozitĂ«s.

“UnĂ« mendoj qĂ« ne duhet tĂ« provojmĂ« gjithçka. Nuk duhet pĂ«rjashtuar asgjĂ«. Thjesht, duhet ta mendojmĂ« mirĂ« çdo akt qĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrim dhe duhet tĂ« bĂ«jmĂ« plane afatgjatĂ« pĂ«r aksionin tonĂ« politik. Mendoj qĂ« thelbĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« Ă«shtĂ« informimi i ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve pĂ«r krimin elektoral tĂ« Edi RamĂ«s dhe lidhjet qĂ« ka ai me krimin e organizuar”, tha Balliu.

NĂ« vijim ai shtoi se “ka njĂ« dezinformim nĂ«pĂ«rmjet disa kulisave tĂ« PS qĂ« vetĂ«m gjezdisin nĂ«pĂ«r botĂ« pĂ«r tĂ« dezinformuar aleatĂ«t e vendit tonĂ«. Kjo qasje duhet kombinuar edhe me aksione tĂ« tjera”. Kur u pyet se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« gjatĂ« verĂ«s, Balliu tha se “ne kemi bĂ«rĂ« protesta gjatĂ« verĂ«s, por nuk Ă«shtĂ« misioni i opozitĂ«s vetĂ«m tĂ« bĂ«jĂ« protesta”.

“Opozita nuk do bĂ«jĂ« dot asgjĂ« nĂ«se shoqĂ«ria nuk mbĂ«shtet njĂ« plan pĂ«r tĂ« sjellĂ« zgjedhjet e lira dhe tĂ« ndershme. TĂ« bĂ«jĂ« çfarĂ« tĂ« dojĂ« opozita. DemokracitĂ« lindin nga revolta qytetare nĂ« çdo vend”, sqaroi Balliu.

The post Nga protestat te greva e urisĂ« nĂ« Kuvend, Balliu ‘zbulon’ strategjinĂ« e PD-sĂ« kundĂ«r RamĂ«s appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA/ Protesta dhe përplasje për bastisjet kundër emigrantëve, Trump urdhëron dërgimin e 2 mijë ushtarëve

8 June 2025 at 10:22

Pamje qĂ« rikujtojnĂ« AmerikĂ«n Latine tĂ« viteve ’70 janĂ« regjistruar nĂ« rrugĂ«t e Los Anxhelosit, ku agjentĂ«t e Imigracionit (ICE) janĂ« pĂ«rballur me protestuesit gjatĂ« njĂ« sĂ«rĂ« aksionesh pĂ«r arrestimin dhe deportimin e emigrantĂ«ve tĂ« paligjshĂ«m. Operacionet, tĂ« mbĂ«shtetura me gaz lotsjellĂ«s, plumba jo vdekjeprurĂ«s, armĂ« dhe uniforma ushtarake, u zhvilluan nĂ« zona si Home Depot nĂ« distriktin Westlake dhe nĂ« Fashion District.

AgjentĂ«t kishin nĂ« shĂ«njestĂ«r biznese tĂ« dyshuara pĂ«r punĂ«sim tĂ« emigrantĂ«ve pa dokumente. Protestuesit, tĂ« shumtĂ« nĂ« numĂ«r dhe me pankarta “Arsimim, jo depĂ«rtim”, i rrethuan ata, duke shkaktuar pĂ«rplasje tĂ« ashpra. MĂ« shumĂ« se 40 persona u arrestuan, mes tyre edhe njĂ« sindikalist. Sipas dĂ«shmitarĂ«ve, njĂ« prej operacioneve Ă«shtĂ« zhvilluar edhe nĂ« njĂ« shkollĂ« nĂ« Koreatown.

Policia e qytetit refuzoi tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« operacion, ndĂ«rsa Konsullata e PĂ«rgjithshme e MeksikĂ«s ofroi ndihmĂ« ligjore pĂ«r shtetasit e saj tĂ« ndaluar. Drejtoresha e organizatĂ«s CHIRLA, Angelica Salas, deklaroi se “komuniteti Ă«shtĂ« nĂ«n sulm dhe i terrorizuar”. Kryebashkiakja Karen Bass i cilĂ«soi aksionet si shkelje tĂ« parimeve tĂ« qytetit dhe nxitje tĂ« frikĂ«s nĂ« komunitet.

Presidenti Donald Trump, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Truth Social, lajmĂ«roi ndĂ«rhyrjen e qeverisĂ« federale pĂ«r tĂ« “zgjidhur problemin e revoltave dhe plaçkitĂ«sve”, duke kritikuar ashpĂ«r autoritetet lokale. ZyrtarĂ«t e administratĂ«s paralajmĂ«ruan edhe dĂ«rgimin e GardĂ«s KombĂ«tare me 2 mijĂ« trupa.

Tensionet janĂ« pĂ«rhapur nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, me protesta nĂ« qytete si San Diego, Çikago, Minneapolis, Atlanta e Houston. AktivistĂ« amerikanĂ«, pĂ«rfshirĂ« qytetarĂ« tĂ« bardhĂ«, po formojnĂ« zinxhirĂ« njerĂ«zorĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur emigrantĂ«t, ndĂ«rsa ICE Ă«shtĂ« detyruar tĂ« tĂ«rhiqet nĂ« disa raste, nĂ«n presionin e qytetarĂ«ve dhe kamerave.

Ndërkohë, rasti i Kilmar Abrego Garcia ka shkaktuar zemërim: ai ishte deportuar gabimisht në Salvador pa gjyq, pavarësisht një urdhri mbrojtjeje. I rikthyer tashmë në SHBA, ai mbahet në burg në Tennessee. Fotoja e publikuar nga Trump, që e lidhte atë me një bandë kriminale, rezultoi të ishte false. Një nga hetuesit e çështjes ka dhënë dorëheqjen, duke e akuzuar administratën për motivime politike pas padisë.

The post SHBA/ Protesta dhe përplasje për bastisjet kundër emigrantëve, Trump urdhëron dërgimin e 2 mijë ushtarëve appeared first on Sot News | Lajme.

‘Larg duart nga monedha jonĂ«!’/ Protesta nĂ« Bullgari, qytetarĂ«t kundĂ«r kalimit nĂ« euro

4 June 2025 at 22:28

MijĂ«ra qytetarĂ« protestuan nĂ« rrugĂ«t e Sofjes kundĂ«r planit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r kalimin e BullgarisĂ« nĂ« eurozonĂ«. Protestuesit, tĂ« organizuar nga partia e djathtĂ« ekstreme “Ringjallja”, mbanin flamuj kombĂ«tarĂ« dhe pankarta me mbishkrimin “Larg duart nga monedha jonĂ«!”, duke shfaqur kundĂ«rshtimin e tyre ndaj zĂ«vendĂ«simit tĂ« levĂ«s me euron.

Tensionet u reflektuan edhe nĂ« parlament, ku deputetĂ«t e “Ringjalljes” bllokuan foltoren dhe pĂ«rshkallĂ«zuan situatĂ«n me pĂ«rplasje fizike. NjĂ« nga udhĂ«heqĂ«sit e kĂ«saj partie, Tsoncho Ganev, shtyu deputetin Yavor Bozhankov nga partia “VazhdojmĂ« Ndryshimin”, duke shkaktuar kaos nĂ« sallĂ«n plenare.

Këto zhvillime pasojnë miratimin nga Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane të raportit të konvergjencës që konstaton se Bullgaria i ka përmbushur kushtet ekonomike për të hyrë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Me këtë hap, Bullgaria do të bëhej vendi i 21-të anëtar i zonës së përbashkët monetare.

Pavarësisht përpjekjeve për integrim që prej hyrjes në BE në vitin 2007, mbështetja publike për euron ka rënë ndjeshëm. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, rreth gjysma e bullgarëve shprehen skeptikë për adoptimin e monedhës së përbashkët, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj në rritjen e çmimeve.

The post ‘Larg duart nga monedha jonĂ«!’/ Protesta nĂ« Bullgari, qytetarĂ«t kundĂ«r kalimit nĂ« euro appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore

28 May 2025 at 09:52

Qindra studentë të Harvardit protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria federale ka me universitetin prestigjioz.

Presidenti amerikan ka nisur një sulm të ashpër ndaj Harvardit.

Masa mĂ« e fundit e njoftuar dje nga administrata Trump ishte t’u kĂ«rkonte autoriteteve federale tĂ« hartonin njĂ« listĂ« tĂ« kontratave qĂ« kanĂ« nĂ«nshkruar me Harvardin dhe tĂ« informonin “nĂ«se ato mund tĂ« anulohen ose tĂ« ridrejtohen diku tjetĂ«r”. Sipas shtypit amerikan, shuma totale e kĂ«tyre kontratave arrin nĂ« 100 milionĂ« dollarĂ«.

“Trump = tradhtar”, shkruhej nĂ« njĂ« nga pankartat qĂ« mbanin protestuesit, mes thirrjeve studentĂ«t e huaj, tĂ« cilĂ«t republikani dĂ«shiron t’i pengojĂ« tĂ« studiojnĂ« nĂ« universitetet amerikane me arsyetimin se disa vijnĂ« nga vende “qĂ« nuk janĂ« aspak miqĂ«sore me SHBA-nĂ«â€.

Megjithatë, një gjyqtar federal në Massachusetts pezulloi përkohësisht anulimin e certifikimit të Sistemit të Informacionit për Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS) të Harvardit për vitin akademik 2025-26, i cili ishte kërkuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem.

The post Protesta në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore appeared first on Sot News | Lajme.

“HumbĂ«n se janĂ« nivel i ulĂ«t”, Kokalari “shpĂ«rthen” ndaj BerishĂ«s:KurrĂ« s’i kĂ«rkuan falje as demokratĂ«ve, as gazetarĂ«ve

16 May 2025 at 22:57

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar lidhur me tensionet dhe pĂ«rplasjet qĂ« u krijuan mes disa eksponentĂ«ve tĂ« PD-sĂ« dhe mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tyre me gazetarĂ«, qĂ« ishin duke raportuar atĂ« se çfarĂ« po ndodhte nĂ« bulevardin ‘Zogu I’ nĂ« TiranĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« kur mĂ« pak se 1 km mĂ« tutje po zhvilloheshin punimet e Komunitetit Politik, ku merrnin pjesĂ« liderĂ«t europianĂ«.

Kokalari, nisur incidenteve që ndodhën në protest, shkruan në rrjetin social se përfundimisht PD-ja e Sali Berishës është parti dhune.

“PĂ«rfundimisht PD-ja e BerishĂ«s Ă«shtĂ« parti dhune. Me morri shumĂ« kohĂ« ta kuptoja dhe besoja, por ishte e qartĂ« pse Berisha nuk e kancelloi kurrĂ« 8 Janarin. TĂ« gjitha shancet ishin qĂ« aty do kishte dhunĂ«, por Berisha atĂ« donte. Naiviteti im qĂ« i shpjegoja qĂ« dyert e blinduara nuk hapen me ‘locksmith’ tĂ« zakonshem dhe shtyllat e çimentove qĂ« donin tĂ« pĂ«rdornin pĂ«r tĂ« hapur dyert.

Atë ditë, përveç demokratëve janë helmuar dhe gazetarët dhe kameramanët që ja kërkonte detyra të rrinin aty dhe të raportonin.

Sot e kësaj dite, se kam dëgjuar kurrë Berishen apo dhe të tjerë në atë parti ti kërkojnë falje demokratëve që ishin prezent dhe as gazetarëve që nuk i kishin asnjë borxh asnjërës palë.

Pastaj dhuna vazhdoi në Parlament. Tashti që humbën pikërisht se janë ky nivel i ulët, i kthehen gazetarëve, meshkuj dhe femra, duke i sulur dhe protestuesit që me të drejtë janë të mërzitur nga kjo humbje e thellë.

Jam pa fjalĂ«, dhe uroj qĂ« demokratĂ«t e ndershĂ«m tĂ« PD-sĂ« sĂ« rithemelimit tĂ« reagojnĂ« dhe t’ju kĂ«rkojnĂ« falje gazetareve pĂ«r çfarĂ« ndodhi sot.

Nuk e meritojnĂ«â€, shkruan Kokalari.

The post “HumbĂ«n se janĂ« nivel i ulĂ«t”, Kokalari “shpĂ«rthen” ndaj BerishĂ«s:KurrĂ« s’i kĂ«rkuan falje as demokratĂ«ve, as gazetarĂ«ve appeared first on Sot News | Lajme.

E paprecedentë/ Edi Paloka dhe demokratët sulmojnë gazetarët në protestë

16 May 2025 at 18:55

Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën.

ËshtĂ« e paprecedentĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« shkon pĂ«r tĂ« pasquruar njĂ« protestĂ« tĂ« tyre, pĂ«r tĂ« ngritur edhe shqetĂ«simet qĂ« demkratĂ«t kanĂ«, gazetarĂ«t sulmohen nga eksponent politik dhe pjesĂ«marrĂ«s nĂ« protestĂ«.

I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.

Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euroneës albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.

Gjithashtu Klevis Balliu ka pasur një qasje jo pozitive ndaj gazetares Sara Demushi, duke i thënë se mund të qëndrojë në protestë por nuk mund të prekë qytetarët, ndërkohë që pjesëmarrësit në protestë kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar largimin e kamerave.

The post E paprecedentë/ Edi Paloka dhe demokratët sulmojnë gazetarët në protestë appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Brukseli në protestë/ Berisha gjen vetëm pak të zemëruar në shesh, vetëm një grusht militantësh me PD

16 May 2025 at 18:45

Një grusht i vogël militantësh të Sali Berishës kanë zgjedhur që të protestojnë ditën që në Tiranë mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, që solli në kryeqytet të gjithë liderët e Europës. Protesta vjen pas pretendimeve të Partisë Demokratike për vjedhjen e zgjedhjeve.

“NjĂ« masakĂ«r zgjedhor si ajo e 11 majit nuk do njihet kurrĂ« nga PD dhe opozita. OSBE vuri nĂ« dukje qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri ka patur njĂ« masakĂ«r zgjedhore, pĂ«rdorimi i administratĂ«s, i bandave kriminale”, tha Flamur Noka.

Berisha iu bashkua protestës pas vizitës në Bruksel, ku ishte i vetëm për të denoncuar në një takim vjedhjen e zgjedhjeve.

Protesta po mbahet në Bulevardin e Ri pranë  Ministrisë së Drejtësisë, vetëm 400 metra nga zona ku zhvillohej Samiti. Në protestë u shfaqën eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmakaj, Klevis Balliu, Belind Këlliçi apo edhe Jorida Tabaku.

The post Nga Brukseli në protestë/ Berisha gjen vetëm pak të zemëruar në shesh, vetëm një grusht militantësh me PD appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« jetĂ« a vdekje”, PD ngre akuza tĂ« rĂ«nda: Rama i zhytur nĂ« manipulim, s’do e gĂ«zojĂ« fitoren

16 May 2025 at 18:03

Drejtuesi politik i PD nĂ« Qarkun e TiranĂ«s Belind KĂ«lliçi tha se ‘kryeministri Rama nuk do tĂ« gĂ«zojĂ« mandatin e vjedhur dhe se Partia Demokratike ka prova qĂ« zgjedhjet e 11 majit janĂ« manipuluar’.

Sipas tij ky është një problem i shqiptarëve dhe theksoi gjithashtu se në Shqipëri kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.

“Rama nuk do ta gĂ«zojĂ« mandatin e vjedhur. Partia Demokratike ka prova pĂ«r manipulimin e zgjedhjeve. Ne do tĂ« solidarizojmĂ« cilido shqiptar pĂ«r vjedhjen e zgjedhjeve nĂ« 11 maj. Ky Ă«shtĂ« njĂ« problem i shqiptarĂ«ve dhe mund tĂ« them se kĂ«tu kanĂ« vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.” tha ai.

Më tej Këlliçi shtoi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet pasi është një betejë jetë a vdekje dhe se kreu i qeverisë i ka zhytur duart thellë në rezultatet fituese në zgjedhjet e 11 majit.

“Ne nuk do tĂ« tĂ«rhiqemi nga kjo betejĂ« pasi Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« jetĂ« a vdekje. Rama i zhyti duart aq thellĂ« sa mori atĂ« rezultat.” pĂ«rfundoi KĂ«lliçi.

 

The post “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« jetĂ« a vdekje”, PD ngre akuza tĂ« rĂ«nda: Rama i zhytur nĂ« manipulim, s’do e gĂ«zojĂ« fitoren appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

6 May 2025 at 22:57

Pas më shumë se pesë muajsh protestash, studentët në Serbi kanë kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke sfiduar si Qeverinë ashtu edhe opozitën.

StudentĂ«t protestues e arsyetuan kĂ«rkesĂ«n e tyre pĂ«rmes njĂ« njoftimi nĂ« Instagram se “pushteti nuk po tregon as iniciativĂ«n mĂ« tĂ« vogĂ«l” pĂ«r t’i pĂ«rmbushur kĂ«rkesat e tyre.

Përgjegjësia për vdekjen e 16 njerëzve nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si dhe ndjekja penale e atyre që kanë sulmuar studentë dhe pjesëmarrës të tjerë gjatë protestave, janë ndër kërkesat kryesore që studentët ua kanë paraqitur institucioneve të Serbisë.

“KonstatojmĂ« se rrĂ«njĂ«t e korrupsionit tĂ« pushtetit kanĂ« depĂ«rtuar thellĂ« nĂ« institucionet shtetĂ«rore, duke pamundĂ«suar ushtrimin e pavarur tĂ« detyrave nga kĂ«to institucione”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e studentĂ«ve, e publikuar mĂ« 5 maj.

NĂ« rast se mbahen zgjedhje, studentĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se nuk do tĂ« paraqesin listĂ« kandidatĂ«sh, por do tĂ« mbĂ«shtesin ato parti apo lista qĂ«, sipas tyre, mund tĂ« formojnĂ« njĂ« qeveri qĂ« do t’i pĂ«rmbushĂ« kĂ«rkesat e tyre.

Si po reagon opozita ndaj kërkesës së studentëve?

Shumica e partive opozitare kanë shprehur mbështetje për studentët protestues dhe për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Partia Demokratike (DS) ka deklaruar se Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ofrojĂ« “çdo ndihmĂ« pĂ«r njĂ« listĂ« universitare-studentore”, por vetĂ« nuk do tĂ« garojĂ« nĂ« ato zgjedhje. MegjithatĂ«, DS-ja thekson se “nĂ« Serbi nuk ekzistojnĂ« kushte pĂ«r zgjedhje tĂ« lira dhe tĂ« ndershme”.

Fronti i gjelbĂ«r majtist (ZLF) e konsideron tĂ« arsyeshme kĂ«rkesĂ«n pĂ«r zgjedhje tĂ« reja, duke thĂ«nĂ« se “Partia PĂ«rparimtare Serbe (SNS) ka humbur çdo legjitimitet pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr vendin”. Ata theksuan se qĂ«llimi i tyre kryesor Ă«shtĂ« rrĂ«zimi i pushtetit aktual.

Mbështetje për këtë kërkesë kanë dhënë edhe lëvizja Kreni-promeni (Lëviz-Ndrysho), Kryengritja Ekologjike dhe Partia Socialdemokrate (SDS).

“E vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nga kjo situatĂ« e rĂ«ndĂ« dhe jashtĂ«zakonisht e rrezikshme Ă«shtĂ« mbajtja e zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare”, ka shkruar Boris Tadiq, kryetar i SDS-sĂ«, nĂ« rrjetin social X.

Kryetari i PartisĂ« sĂ« Re Demokratike tĂ« SerbisĂ« (NDSS), Millosh Jovanoviq, ka deklaruar se Ă«shtĂ« “dĂ«m i madh nĂ«se Ă«shtĂ« hequr dorĂ« nga ideja e njĂ« Qeverie tranzitore”.

“NDSS ende beson se kjo Ă«shtĂ« e vetmja zgjidhje e mundshme, qĂ« mund tĂ« realizohet vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet bashkimit tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve me bindje opozitare”, tha Jovanoviq pĂ«r agjencinĂ« Beta.

Lëvizja Popullore e Serbisë, nën udhëheqjen e Miroslav Alleksiq, ka qenë për zgjedhje të parakohshme edhe para kërkesës së studentëve.

Deri në përfundim të këtij artikulli, Partia e Lirisë dhe e Drejtësisë (SSP) nuk është prononcuar për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.

Si po reagon pushteti?

Partia Përparimtare Serbe (SNS) nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për kërkesën e studentëve.

Kryetarja e Kuvendit, Ana BĂ«rnabiq, ka shkruar nĂ« rrjetin X se “kĂ«rkesat origjinale tĂ« studentĂ«ve” kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me prokurorinĂ« dhe gjyqĂ«sorin, dhe jo me pushtetin legjislativ apo ekzekutiv.

“Ato institucione nuk ndryshohen nĂ«pĂ«rmjet zgjedhjeve parlamentare”, ka shkruar BĂ«rnabiq.

Ajo ka vënë në dyshim edhe kërkesën e studentëve për shpalljen e konkursit për anëtarët e rinj të Këshillit të Entit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), për të cilin komisioni përkatës parlamentar ka njoftuar se do të mbahet më 8 maj.

“NĂ«se tani kĂ«rkoni shpĂ«rbĂ«rje urgjente dhe tĂ« pakushtĂ«zuar tĂ« Kuvendit, pĂ«rse e keni bllokuar RTS-nĂ« pĂ«r 15 ditĂ«?”, ka shkruar BĂ«rnabiq nĂ« rrjetin X.

Studentët kanë bllokuar ndërtesat e RTS-së për dy javë, duke kërkuar shpalljen e një konkursi të ri për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të REM-it.

Komisioni për Informim i Kuvendit ka nisur këtë procedurë më 28 prill, dhe siç është bërë e ditur, njoftimi publik do të publikohet më 8 maj në Fletoren Zyrtare.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, partner i koalicionit të SNS-së, ka deklaruar se nuk sheh arsye për zgjedhje të parakohshme.

“Qeveria ka njĂ« shumicĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme parlamentare. Nuk jam pĂ«r ngjarje tĂ« jashtĂ«zakonshme, por pĂ«r zgjedhje tĂ« rregullta – dhe kĂ«tĂ« nuk e kam fshehur kurrĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Daçiq pĂ«r TV Pink.

Opozita “nĂ« provĂ«â€

Analisti politik Boshko Jakshiq i ka thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se kĂ«rkesa e studentĂ«ve Ă«shtĂ« “epilog logjik dhe i pritshĂ«m i ngjarjeve tĂ« muajve tĂ« fundit”.

Sipas tij, kjo kĂ«rkesĂ« Ă«shtĂ« “njĂ« provĂ« e madhe” pĂ«r opozitĂ«n.

“NĂ«se partitĂ« opozitare nuk janĂ« tĂ« gatshme tĂ« lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« identitetet e tyre dhe tĂ« bashkohen nĂ« njĂ« front tĂ« vetĂ«m, ato qĂ« nuk e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«, apo shprehin rezerva, mund tĂ« pĂ«rjashtohen nga skena politike”, ka thĂ«nĂ« Jakshiq.

Rruga deri te kërkesa për zgjedhje

Pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, shpërthyen protesta në shumë qytete të Serbisë.

Protestat udhëhiqen nga studentët që për më shumë se pesë muaj kanë bllokuar fakultetet duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 16 njerëzve.

Studentët kanë marrë mbështetje nga profesorët, punëtorët e arsimit, bujqit, avokatët, aktorët dhe një pjesë e qytetarëve.

Ndërkohë, Serbia ka emëruar një kryeministër të ri. Kuvendi i Serbisë më 16 prill ka votuar për një qeveri të re, e cila udhëhiqet nga endokrinologu dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut.

Qeveria e re u formua pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit në fund të janarit, i cili u tërhoq nga posti pas incidentit ku anëtarë të SNS-së, partisë që ai udhëheq, rrahën një studente në Novi Sad.

NĂ« mes tĂ« prillit, me nismĂ«n e presidentit Aleksandar Vuçiq, u formua nĂ« Beograd “LĂ«vizja pĂ«r popullin dhe shtetin”. Vuçiq i paraqiti kĂ«rkesat e tij institucioneve pĂ«r “rivendosjen e rendit nĂ« shtet” dhe “respektimin e plotĂ« tĂ« KushtetutĂ«s”.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në dhjetor 2023, pas muajsh protestash pas dy masakrave në maj, ku humbën jetën 19 njerëz, shumica fëmijë dhe të rinj.

Sipas vĂ«zhguesve vendorĂ« dhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, zgjedhjet u shoqĂ«ruan me njĂ« sĂ«rĂ« parregullsish dhe opozita i cilĂ«soi si “tĂ« pandershme” dhe “tĂ« manipuluara”.

Pas akuzave, Misioni i ODIHR-it i OSBE-së dha 25 rekomandime për përmirësimin e kushteve të zgjedhjeve.

U formua edhe një grup punues me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe shoqërisë civile.

Nemanja Nenadiq, drejtor programor i “Transparency Serbia”, tha pĂ«r REL se nĂ« vitin 2025 nuk Ă«shtĂ« mbajtur asnjĂ« mbledhje e kĂ«tij grupi.

“Jo vetĂ«m qĂ« nuk janĂ« mbajtur mbledhje, por struktura nuk ekziston mĂ« siç ishte planifikuar fillimisht”, tha ai.

Ai shtoi se kjo ndodhi pasi pĂ«rfaqĂ«suesit e opozitĂ«s dhe tĂ« OJQ-ve, pĂ«rfshirĂ« “Transparency Serbia”, vendosĂ«n tĂ« largohen pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« pĂ«rgjigjeve nga ana e pushtetit.

Nenadiq paralajmëron se tani ka rreziqe të reja për barazinë e garës zgjedhore dhe përdorimin e burimeve publike në fushata.

“Partia nĂ« pushtet ka mbajtur aktivitete tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pa i prezantuar si tĂ« vetat, por duke pĂ«rfshirĂ« strukturat shtetĂ«rore”, tha ai.

Si shembull, ai pĂ«rmendi tubimin e prillit tĂ« organizuar nga presidenti Vuçiq pĂ«r promovimin e “LĂ«vizjes pĂ«r popullin dhe shtetin”.

“Edhe sot nuk dihet kush ishte organizatori zyrtar i atij tubimi”, tha ai.

Përmirësimi i kushteve zgjedhore ishte gjithashtu temë e takimeve të komisionares për zgjerim të BE-së, Marta Kos, në Beograd, ku ajo bëri thirrje për reforma dhe përmbushje të obligimeve ndaj BE-së.

Në raportin e fundit, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të rekomandimeve të ODIHR-it përpara çdo zgjedhjeje të re./REL

The post Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën appeared first on Sot News | Lajme.

Protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas katastrofës në Novi Sad

6 May 2025 at 15:55

Studentët protestues në Serbi po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, si mënyrën e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin pas muajsh protestash kundër korrupsionit dhe pasigurisë publike.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët e protestave, theksohet se votimi i parakohshëm është zgjidhja e vetme për të rikthyer besimin në institucionet e vendit. Ky reagim vjen pas tragjedisë së 1 nëntorit, kur tenda prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad u shemb duke shkaktuar vdekjen e 16 personave. Stacioni ishte rinovuar dy herë më parë, por hetimet dhe kritikat publike theksojnë se korrupsioni dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë ishin faktorët kryesorë të aksidentit fatal.

Fatkeqësia shkaktoi një valë të fuqishme protestash, të udhëhequra nga studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilat kanë fituar mbështetje masive nga qytetarët, duke mobilizuar qindra mijëra njerëz në të gjithë vendin. Kërkesat kryesore janë vendosja e drejtësisë, transparenca dhe rivendosja e sundimit të ligjit.

MegjithatĂ«, kĂ«rkesa pĂ«r zgjedhje tĂ« parakohshme Ă«shtĂ« hedhur poshtĂ« nga kryetari i PartisĂ« Progresive Serbe nĂ« pushtet dhe ish-kryeministri Milos Vuçeviç, i cili paralajmĂ«roi se shpĂ«rbĂ«rja e parlamentit dhe caktimi i zgjedhjeve tĂ« reja do tĂ« sillte “katastrofĂ«â€ pĂ«r vendin.

The post Protestat në Serbi, studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas katastrofës në Novi Sad appeared first on Sot News | Lajme.

Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare/ Protesta në Serbi


6 May 2025 at 11:54

Studentët në Serbi, po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapërcyer krizën.

“Ne kĂ«rkojmĂ« shpĂ«rbĂ«rjen e menjĂ«hershme tĂ« AsamblesĂ« KombĂ«tare dhe shpalljen e zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare nĂ« pĂ«rputhje me nenin 109 tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«!” BesojmĂ« se demokracia Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« e duhur pĂ«r tĂ« zgjidhur njĂ« krizĂ« politike tĂ« kĂ«tyre pĂ«rmasave, prandaj i bĂ«jmĂ« thirrje popullit tĂ« mbĂ«shtesĂ« listĂ«n qĂ« do t’u besohet studentĂ«ve qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rjashtuar nga tĂ« gjitha institucionet e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« territorin e SerbisĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« peshorja e drejtĂ«sisĂ« tĂ« anojĂ« nga e vĂ«rteta”, njoftuan studentĂ«t nĂ« rrjetet sociale, ndĂ«rsa u bĂ«nĂ« thirrje gjithashtu tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve t’i besojnĂ« listĂ«s politike qĂ« studentĂ«t do tĂ« mbĂ«shtesin nĂ« zgjedhje.

The post Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare/ Protesta në Serbi
 appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta në Beograd, studentët bllokojnë ndërtesën e transmetuesit publik për të tetën ditë radhazi

22 April 2025 at 19:35

Studentët e Universitetit të Beogradit e kanë bllokuar ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), transmetuesit publik, për ditën e tetë radhazi duke pretenduar se ky medium nuk raporton në mënyrë objektive për protestat e tyre. Studentët kërkojnë që të shpallet konkurs i ri për anëtarët e Këshillit të Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM).

Ndërkohë, RTS-ja ka njoftuar se, për shkak të rrethanave të vështira të punës, është e detyruar ta përshtatë skemën programore, dhe se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore në Beograd kundër personave të panjohur organizatorëve të bllokadës, dhe se ka kërkuar reagim nga institucionet ndërkombëtare.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar opinionin se, në rast se ndodh ndonjë vepër penale, kryesit do të identifikohen dhe ndiqen penalisht në përputhje me ligjin. Studentët kanë qëndruar para RTS-së pandërprerë edhe gjatë katër ditëve të festës së Pashkëve. Atyre u janë bashkuar atje edhe studentë nga qytete të tjera të Serbisë. Veçanërisht vëmendjen e kanë tërhequr studentët nga Novi Pazari, qytet në Serbi me shumicë boshnjake.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, studentët e universiteteve shtetërore në Serbi i kanë bllokuar dhjetëra fakultete dhe kanë organizuar protesta të vazhdueshme, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndjekje penale në lidhje shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz.

Gjatë bllokadës, RTS-ja po e përshtat programin e tij, duke transmetuar filma artistikë apo dokumentarë në vend të programeve të mëngjesit ose emisioneve të tjera. Emisionet kryesore informative po realizohen si një seri kronikash të regjistruara, pa prezantues në studio, duke përfshirë edhe pamje të përzgjedhura nga televizione të tjera.

Redaksia e RTS-sĂ« ka bĂ«rĂ« thirrje disa herĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund bllokadĂ«s, duke deklaruar se bllokimi i objekteve dhe pengimi i punonjĂ«sve tĂ« shĂ«rbimit publik nĂ« punĂ«n e tyre pĂ«rbĂ«n presion tĂ« papranueshĂ«m ndaj njĂ« mediumi nĂ« tĂ« cilin qytetarĂ«t kanĂ« besuar pĂ«r vite me radhĂ«.  Gjithashtu, transmetuesi publik ka njoftuar se nĂ« rrjetet sociale dhe nĂ« sipĂ«rfaqe publike po shpĂ«rndahen dhe ekspozohen fotografi tĂ« redaktorĂ«ve dhe gazetarĂ«ve tĂ« tyre, tĂ« cilĂ«t paraqiten si armiq tĂ« popullit.

Një pjesë e punonjësve të Radiotelevizionit të Serbisë tha më 22 prill se e kupton pakënaqësinë ndaj disa vendimeve redaktuese në programin informativ të televizionit, dhe se nuk dëshiron të identifikohet me to, por se gjithashtu dëshiron që bllokimi i Shërbimit Publik të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të fillojë puna dhe të ndryshohet RTS-ja.

StudentĂ«t qĂ« po mbajnĂ« bllokadĂ«n kanĂ« deklaruar se transmetuesi publik serb “punon kundĂ«r tĂ« gjithĂ«ve neve”, dhe se Rregullatori i ShĂ«rbimeve Mediale nuk ekziston.

Studentët e Universitetit të Beogradit po ashtu i kanë dërguar një letër Komisionit për Kulturë dhe Informim të Kuvendit të Serbisë, në të cilën kanë njoftuar se bllokada dhe protesta para RTS-së do të vazhdojnë derisa Komisioni të shpallë thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të REM-it.

Që nga nëntori i vitit 2024, Këshilli i Organit Rregullativ për Mediat Elektronike (REM) nuk është funksional, pasi anëtarëve u ka përfunduar mandati, duke pamundësuar kështu marrjen e shumë vendimeve të këtij institucioni.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dënuar bllokadën studentore në Radiotelevizionin e Serbisë dhe ka bërë thirrje që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa të ndryshme në ditët në vijim për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike. Ai i ka akuzuar studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata në bllokimin e RTS-së se po përpiqen me dhunë ta rrëzojnë shtetin dhe themelet e tij.

Pushteti në Serbi, përndryshe, protestat për rrëzimin e strehës i përshkruan si një revolucion me ngjyra që ka për qëllim rrëzimin e dhunshëm të shtetit. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të dielën se bllokimi i RTS-së përbën vepër penale, dhe ka shprehur shpresën që të gjitha institucionet kompetente do ta bëjnë punën e tyre.

Bërnabiq ka përsëritur se kërkesat e studentëve janë vetëm një pretekst për ardhjen në pushtet të opozitës. Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se është i vetëdijshëm për bllokimin e RTS-së dhe se po e ndjek nga afër situatën e brendshme politike në Serbi. BE-ja ka bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta, përgjegjëse dhe demokratike.

Kjo nuk është hera e parë që bllokohen shërbimet publike mediale në Serbi. Studentët e Beogradit dhe Novi Sadit u mblodhën papritur më 10 mars para objekteve të mediave publike dhe ua bllokuan të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat. Ajo bllokadë zgjati rreth 20 orë./REL

The post Protesta në Beograd, studentët bllokojnë ndërtesën e transmetuesit publik për të tetën ditë radhazi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌