Normal view

Qytetarët e Poliçanit protestë masive kundër shkrirjes së bashkisë. Digjen në shesh teserat e partisë, kreu i PS jep dorëheqjen publikisht

By: A R
30 July 2026 at 21:22

Qytetarët e Poliçanit kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë kundër Reformës Terrotoriale,që fshin nga harta Poliçanin si bashki.Me pankarta në duar,ku shkruhej: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën” etj.

Banorët e Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara kinemasë së qytetit,duke protestuar.Ata i kanë kërkuar njëzëri qeverisë të mos e preki bashkinë e Poliçanit,që i ka votuar prej vitesh.Banorët kërkuan që ky qytet të mos preket,pasi është në lojë e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre.

Kryetari i Partisë Socialiste të Poliçanit, Erjon Zylyftari ka dhënë në shesh dorëheqjen nga Partia Socialiste, duke deklaruar se kjo që po bën qeveria me Poliçanin është një padrejtësi dhe një turp i madh.

Në shenjë indinjate për këtë veprim,qytetarët e Poliçanit kanë djegur në shesh teserat e Partisë Socialiste.

 

Gjatë protestës,banorët kanë firmosur të gjithë peticionin për të mos prekur bashkinë e Poliçanit.

 

Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së Jola Hysaj për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

By: A R
30 July 2026 at 18:18

Jola Hysaj është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT)

Sipas informacioneve, Hysaj është vendosur ne kete detyre te re dy ditë më parë.

Hysaj, më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026.

Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë.

Pas “Besës”, Rama prezanton “Prania besnike”: I adresohet vetëm partisë, në funksion të kthesës së mandatit të katërt

By: A R
30 July 2026 at 17:40

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë, ku ka prezantuar një dokument të ri strategjik për organizimin e partisë.

Rama tha se mbledhja përbën vazhdimin e diskutimeve të zgjeruara mes grupit parlamentar dhe qeverisë, me fokus rolin që duhet të marrë Partia Socialiste në fazën e re të qeverisjes. Ai bëri të ditur se, krahas dokumentit strategjik “Besa”, drejtuesve u është shpërndarë edhe një dokument i dytë me titull “Prania Besnike”, të cilin e cilësoi si aneks të dokumentit të parë.

Sipas Ramës, “Prania Besnike” i adresohet ekskluzivisht Partisë Socialiste dhe synon ta vendosë atë në funksion të objektivave të mandatit të katërt qeverisës.

“Ky është vazhdimi i mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe të kabinetit qeveritar, për të nisur një diskutim së bashku rreth dimensionit të partisë në fazën e re ku ka hyrë vendi dhe ku kemi hyrë edhe ne si shumicë qeverisëse.

Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokumenti tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet “Prania Besnike” dhe është aneksi i dokumentit të parë.

“Prania Besnike” i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Sot dua të flas për makinerinë tonë të partisë”, tha ai.

❌