Normal view

“Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin”, Rama komenton protestën: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

12 July 2026 at 20:02

Gjatë videomesazhit të tij, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat e zhvilluara në Tiranë, duke theksuar se demonstratat paqësore janë një element thelbësor i demokracisë dhe se qeveria respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Megjithatë, ai ka dënuar ashpër çdo formë dhune, kërcënimi apo shantazhi, duke akuzuar një pjesë të protestuesve dhe të aktivizmit në rrjetet sociale se po përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre përmes presionit.

Rama theksoi se nuk paragjykon qytetarët që protestojnë paqësisht për kërkesa legjitime, ndërsa shtoi se qeveria po analizon çdo shqetësim të ngritur dhe do të reflektojë mbi mangësitë e saj.

“Protestat janë një burim energjie për demokracinë dhe respektin për institucionin e protestës, unë personalisht dhe kjo shumicë qeverisëse e kemi dëshmuar që në ditën e parë dhe e dëshmojmë gjithmonë. Por nuk ka asnjë shans që ne t’i nënshtrohemi dhunës, kërcënimeve, shantazheve apo koreve linçuese që të kujtojnë ato sheshet e mesjetës, me turmën që i gëzohej spektaklit të linçimit dhe vdekjes.

Po ashtu nuk ka asnjë mundësi që unë të pajtohem me idenë që në Shqipërinë e vitit 2026, qytetarët duhet të heshtin, artistët duhet të tërhiqen, sipërmarrjet duhet t’i paguajnë haraç një turme dhunuesish online, të cilët me verbërinë e tyre dhe me mbështetjen e shumë profileve false të kujtojnë gardat e kuqe, gardistët e revolucionit kulturor në Kinë.

Edhe një gjë me rëndësi në mbyllje. Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash për të më akuzuar mua që po sulmoj popullin që paska dalë në shesh. Se po shaj rininë që qenka zgjuar. Se po akuzoj emigrantët që po kërkoj llogari dhe me radhë e me radhë. Por jo. Absolutisht jo. Unë e kam bërë që në krye të herës dhe çdo herë që kam folur dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe të sorrës.

Kurrë nuk i kam paragjykuar ata qytetarë që dolën në protestë paqësisht, me bindjen se duan një Shqipëri më të mirë. Të gjithë ata të rinj e të reja që dolën në protestë me bindjen se duan një mjedis më të mbrojtur. Ata familjarë që dolën në protestë për një shëndetësi më cilësore. Ata prindër që dolën në protestë për një arsim më të mirë. Ata burra e gra që dolën në protestë se duan një administratë më njerëzore. Dhe kurrë nuk mund t’i paragjykoj njerëzit në përgjithësi se duan një shtet më të drejtë në tërësinë e vet, sepse edhe unë dua pikërisht të njëjtat gjëra.

Kur një vend përparon, pritshmëritë e njerëzve rriten më shpejt se vetë ritmi i përparimit. Rrugët më të mira i bëjnë gropat e mbetura më të padurueshme. Lufta frontale me korrupsionin që nuk ka ndodhur kurrë më parë, e bën korrupsionin ende më të padurueshëm. Shërbimet më të shpejta, si asnjëherë më parë, 95% online, e bëjnë çdo shërbim të prapambetur ende më të patolerueshëm. Kjo nuk është shenjë dështimi, është shenja më e qartë, më e sigurt që shoqëria kërkon gjithnjë e më shumë.

Detyra jonë nuk është që t’i ulim pritshmëritë e qytetarëve, por të ngushtojmë hendekun mes asaj që kemi arritur dhe asaj që ata me të drejtë presin nga ne. Po dëgjojmë me vëmendje çdo kërkesë. Një grup i mbledhur enkas që qysh në ditët e para po mbledh çdo shqetësim dhe po përpiqemi të ndërtojmë një reflektim mbi gabimet, të metat dhe boshllëqet tona dhe hap pas hapi do t’i komunikojmë ato me njerëzit e ndershëm të këtij vendi që kërkojnë që rrugëtimi ynë drejt Shqipërisë në shtëpinë evropiane të jetë më i shpejt”, tha Rama.

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

12 July 2026 at 20:01

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit, Besfort Gjoklaj.

67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje.

Vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, ndërhyri menjëherë duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e parë. Ai kreu manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR), ndërsa pas përpjekjeve të tij pushuesi rifitoi shenjat jetësore.

Më pas, 67-vjeçari iu dorëzua ekipit të Urgjencës, i cili e transportoi drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Reagimi profesional dhe në kohë i vrojtuesit të plazhit shmangu një tragjedi dhe i shpëtoi jetën pushuesit, duke treguar edhe një herë rëndësinë e pranisë së vrojtuesve në plazhe gjatë sezonit turistik.

Qeveria dha më shumë se 4.2 mln euro për biletat? Kanye West: Faleminderit Edi Rama që ndërtove stadiumin

12 July 2026 at 19:59

Këngëtari Kanye West, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas koncertit të diskutueshëm të mbajtur një ditë më parë në Tiranë. Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetin social “X”, artisti i njohur ndryshe si “YE”, ka falënderuar publikisht kryeministrin Edi Rama për ndërtimin e stadiumit ku ai performoi.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye West në profilin e tij.

Ky falënderim i drejtpërdrejtë i reperit për ndërtimin e stadiumit ngre hije të mëdha dyshimi mbi financimin e këtij projekti gjigant. Ndonëse fillimisht qeveria u mbrojt duke deklaruar se stadiumi do të ndërtohej tërësisht nga xhepi i vetë këngëtarit, deklarata e West “ndez dritën e kuqe” se paratë e taksapaguesve shqiptarë mund të jenë devijuar në mënyrë të fshehtë për këtë infrastrukturë private.

Koncerti i West u shoqërua me polemika të jashtëzakonshme për shkak të ndërhyrjes direkte të shtetit për të shpëtuar eventin nga dështimi.

Për të shmangur një “shuplakë” publike, qeveria ndërhyri duke blerë të gjitha biletat e mbetura me paratë e Fondit të Emergjencave Civile.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë dhe të lajë duart nga përgjegjësia. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka pranuar shpërdorimin e plot 4.2 milionë eurove nga fondi i emergjencave, por fajin ua ka faturuar qytetarëve që protestojnë në rrugë.

Sipas kryeministrit, ishin pikërisht protestat disajavore kundër qeverisë ato që “frikësuan dhe larguan” turistët e huaj që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shqipërisë për të ndjekur koncertin, duke detyruar kështu shtetin të ndërhynte financiarisht.

Ishte në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA dhe Kandasë, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia

12 July 2026 at 19:49

Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, ka pranuar të ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë.

Sipas këtij dokumenti të gjykatës së ekstradimeve City of Westmister Magistrate Court siguruar nga Top Channel, Alfred Maçi, 36 vjeç, tre ditë më parë pranoi vullnetarisht ekstradimin.

Maçi me banim në qytetin Luton, akuzohet se në periudhën Tetor 2023- Prill 2025 mundësoi kalimin e disa shtetasve nga vendet europiane drejt Karaibeve për ti futur ilegalisht në SHBA dhe Kanada.

Një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Zyrës për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së, zbuluan se Alfred Maçi kishte vënë në dispozicion të grupit të trafikut pasaportën e tij britanike.

Pasaporta britanike e përdorur është parë nga Top Channel dhe si vendlindje e Alfred Maçit është shënuar  Kosova.

Si datë lëshimi ka  16 Mars 2022 dhe datë skadimi Mars 2032. Kjo pasaportë klonohej dhe i vendosej fotoja e personit i cili paguante deri në 35.000 euro për të hyrë në SHBA dhe Kanada.

Hetimet zbuluan se grupi kriminal ku bënte pjesë Alfred Maçi drejtohej prej Hazir Maçi.

Alfredi është nipi i Hazirit dhe duke bashkëpunuar së bashku  kanë ndihmuar në kalimin në mënyrë të pa ligjshëm të shtetasve E.A  në muajin tetor 2024 dhe shtetasit D. N në muajin maj 2025 për në Kanada me qëllim final mbërritjen në SHBA. Këtyre shtetasve iu mundësua pasaporta britanike me të dhënat Alfred Maçit por me foton e tyre.

Sipas prokurorisë së Tiranës Hazir Maçi i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të trafikut të njerëzve, është përfshirë në tre raste të dërgimit të shqiptarëve në Amerikë dhe Kanada.

Nga hetimet e prokurorit Drini Pali, është zbuluar se trafiku, fillonte nga Shqipëria ku rekrutoheshin  dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos me destinacion final Floridën në SHBA.

Hazir Maçi ka drejtuar veprimtarinë kriminale nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës, nëpërmjet telefonit duke përdorur 2 numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij.

Tashmë prokuroria e Tiranës e ka çuar çështjen për gjykim ku pesë të arrestuarve në Shqipëri  mes tyre një grua,  do ti bashkohet edhe Alfred Maçi i cili pritet të sillet nga Anglia nga oficerët e Interpol Tiranës.

Ata akuzohen për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve.

Protesta e 43-të kundër qeverisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

12 July 2026 at 19:35

Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do të marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Protestat qytetare janë karakterizuar nga masiviteti, energjia dhe vendosmëria për ta mbajtur të gjallë kauzën pavarësisht se ka kaluar mbi 1 muaj që qytetarët mbushin rrugët çdo ditë.

Ndërkohë mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjate fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Protestuesit u shprehën të vendosur se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të Tiranës prej disa orësh.

“Tirana dje ishte kryeqyteti botëror i muzikës”, lumë sharjesh në postimin e Ballës për Kaney West

12 July 2026 at 16:43

Koncerti i yllit të muzikës Kanye West në kryeqytet ka sjellë reagime nga përfaqësues të mazhorancës, të cilët e kanë cilësuar ngjarjen si një sukses të jashtëzakonshëm për imazhin dhe ekonominë e vendit.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ndau edhe sekuenca nga atmosfera e ndezur e koncertit, deklaroi se Tirana mbrëmjen e djeshme u shndërrua në qendrën e vëmendjes globale.

“Tirona mbrëmë ishte kryeqyteti botëror i muzikës, duke mirëpritur miq nga 80 kombe të  ndryshme të botës”, shkroi Balla.

Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Kryeministri Edi Rama reagoi mbi eventin, duke e konsideruar një investim në imazhin e Shqipërisë turistike dhe në turizëm, përmes fluksit të lartë të vizitorëve të huaj.

Poshtë postimit të Ballës vijojnë qindra komente me shjarje për politikanin e PS, por edhe për Top Channel që kishte përgatitur kronikën.

Gjashtë të vrarë dhe disa të plagosur ndërsa Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës

12 July 2026 at 16:34

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet gjatë natës në Rusi dhe Ukrainë, ndërsa të dyja palët shkëmbyen sulme me rreze të gjatë dhe publikuan të dhëna për dëmet e shkaktuara ndaj palës tjetër. Në Rusi, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë, në një sulm me dron ukrainas ndaj rafinerisë së naftës në Syzran, në rajonin Samara, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Fedorishchev.

Në një incident tjetër, autoritetet në rajonin Belgorod njoftuan se një djalë 13-vjeçar, i cili ishte plagosur rëndë në një sulm me dron ukrainas në qytetin Grayvoron, ndërroi jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Ndërkohë, autoritetet ukrainase thanë se tre persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës në rajonin Dnipropetrovsk.

Një tjetër civil u vra dhe dy të tjerë u plagosën në qytetin Kherson, sipas zyrtarëve lokalë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha në një deklaratë se forcat e saj të armatosura kryen gjatë natës sulme të përbashkëta me armë precize me rreze të gjatë të lëshuara nga ajri dhe dronë sulmues. Sipas ministrisë, sulmet shënjestruan infrastrukturën portuale në Odesa dhe Chornomorsk, në rajonin e Odesës, e cila përdorej për shkarkimin dhe ruajtjen e ngarkesave ushtarake dhe karburanteve, si dhe anijet që transportonin këto furnizime drejt porteve ukrainase.

Ministria ruse tha se sulmet goditën objekte për trajtimin dhe ruajtjen e ngarkesave ushtarake, qendrën logjistike të kompanisë së transportit Odtrans në Portin e Odesës, si dhe terminalet e ngarkesave dhe rezervuarët e karburantit në Portin e Chornomorskut.

Ajo shtoi se në Chornomorsk u goditën edhe dy anije transporti mallrash, një traget që dërgonte furnizime për ushtrinë ukrainase dhe një anije patrullimi që siguronte mbrojtjen. Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ukrainase goditën rafinerinë e naftës në Syzran, në rajonin Samara të Rusisë, dhjetë cisterna dhe katër tragete në Detin Azov, si dhe një tren me karburant. Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha gjithashtu se arriti të godiste një njësi të përpunimit të naftës në kompleksin Ust-Luga të kompanisë NOVATEK. Pretendimet e Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur për shkak të luftës.

I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

12 July 2026 at 16:07

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 13 vite burg për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe skllavërimit/nënshtrimit. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, pas shkëmbimit të informacioneve mes FAST Albania dhe FAST Italy.

Në pranga ra Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua në zonën e Institutit Bujqësor nga shërbimet e Sektorit për Kërkimin “FAST Albania”, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar Nikollin në nëntor të vitit 2021 me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

 

 

Nga të dhënat e autoriteteve italiane rezulton se 48-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Ai dyshohet gjithashtu se ushtronte dhunë ndaj viktimave për t’i mbajtur nën kontroll dhe për të maksimizuar fitimet nga aktiviteti kriminal.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e Bekim Nikollit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

12 July 2026 at 15:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për tu freskuar e për tu larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë. I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca,që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

Qindra doza “Tusi”, “Ketaminë”, “MDMA”, “Kokainë”, “Ekstazi” dhe “Kanabis”, 5 në pranga në Vlorë, 2 prej tyre shtetas italianë

12 July 2026 at 12:14

Një operacion antidrogë i koduar “WEST” ka çuar në arrestimin e pesë personave në Vlorë, mes tyre dy shtetas italianë, të cilët dyshohen se shpërndajnë lëndë të ndryshme narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit. Sipas Policisë, operacionet dhe shërbimet nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkove në Drejtorinë e Vendoreve të Vlorës, nën drejtimin e Zyrës dhe me kontrollin e strukturave operacionale, pas informacioneve të sigurta në rrugë operative.

Në pranga ranë shtetasit NK, 20 vjeç , RH, 20 vjeç dhe MM, 23 vjeç , banues në Lezhë, si dhe shtetasit italianë CL, 42 vjeç , banues në Romë, dhe CS, 37 vjeç , banues në Palermo. Të akuzuarit në konstatuan në konstatimin e Zvërnecit , ndërsa gjatë rregullimit fizik, rregullojnë lëvizjet që përdorin, si edhe të ndodhen në vendqëndrime që qëndrojnë në “Uji i Ftohtë” në Vlorë, policia gjeti dhe sekuestroi 700 doza lëndësh të tjera narkotike të llojeve “Tusi”, “Ketaminë”, “MDMA”, “Ketaminë,” “MDMA”, “Kezinë, ” shitje.

 

Si dhe 8 aparate celulare , të aktiviteteve që bëjnë t’i nënshtrohen ekspertimit. Nga hetimet paraprake trajtim se grupi i shiste lëndëve narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit të Vlorës.

Materialet janë referuar procedurave për veprime të mëtejshme penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

“Drejtoresha në tha ‘zhdukuni’, psikologia e shkollës qeshte me ne”/ Nëna e një prej vajzave që dhunuan 17-vjeçaren: Vinte natën në shtëpi!

12 July 2026 at 11:55

Këtë të diel po mbahet masa e sigurisë personale për 3 vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier, për të cilat prokuroria ka ngritur akuza për “Heqje të paligjshme të lirisë”. Nëna e vajzës 15-vjeçare për të cilën u kërkua shtrim i përkohshëm në spitalin psikiatrik thotë se nuk kanë pasur njohje me familjen e 17-vjeçares së dhunuar. Po ashtu nëna thotë se nuk i njihte as dy vajzat e tjera me të cilat e bija kishte shoqëri. Po ashtu, ajo thotë se ende nuk e ka takuar vajzën, për të cilën shton se ka pasur probleme të vazhdueshme dhe në shkollë dhe se kthehej në shtëpi në orët e vona të natës.

“Nuk dimë asgjë për gjendjen e vajzës, ndaj jam shqetësuar shumë sepse nuk kam asnjë informacion për analiza apo të tilla. E kam takuar 2 herë vajzën në spital.

Vajza nuk kishte rroba të reja apo telefon, vetëm ato që i blinim ne. Kur vinte në shtëpi në orët e para të mëngjesit nuk më tregonte ku ishte, më thoshte isha me shoqe. Shoqet e vajzës nuk i njihja as prindërit e tyre. I njoha në polici.

Me prindërit e vajzës së rrahur nuk kam pasur fare kontakt.

Ne kemi 1 vit që kemi shkuar në polici disa herë. Në shkollë vajza nisi të ketë shqetësime. Drejtoria e shkollës na nxorri jashtë ne si prindër dhe vajzën, na tha zhdukeni jashtë.

Psikologia qeshte me ne. Vajzën e çuam në një shkollë tjetër por ajo nuk pranonte. Vajza e ka denoncuar edhe babanë për dhunë.
Unë kërkoj kurim të plotë për vajzën si dhe dua informacione për gjendjen e saj”, u shpreh ajo.

Prokuroria ka kërkuar masat e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për shtetasen L.L., ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen e mitur K.G., dhe ‘Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik’ për shtetasen e mitur në konflikt me ligjin M.R. të gjitha të dyshuara për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

11 July 2026 at 21:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander Koçeku është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në oborrin e shtëpisë së tij më 26 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Për vrasjen e 20-vjeçarit, janë vënë në pranga Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa ka dyshime se në ngjarje është i përfshirë dhe Aleksandër Koceku.

Vëllai i Aleksandër Koçekut, 43-vjeçari Vasel Koçeku dhe 20-vjeçari Klaudio Lisaj ndodhen në qeli për vrasjen e Pavlin Prekës.

Pra, hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ngjarja e sotme mund të ketë ndodhur për hakmarrje, për vrasjen e Pavlin Prekës.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vrasja e Pavlin Prekës, si ndodhi ngjarja

Paulin Preka u gjet i vrarë në 20 shkurt të vitit 2025-së dhe dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, (në kohën kur ndodhi vrasja vajza ishte 16 vjeçe).

Historia, sipas hetimeve, nis rreth vitit 2022, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.

Megjithatë, sipas burimeve, gjatë viteve në vijim Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.

Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima.

Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura, duke theksuar se i riu jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.

Lidhur me ngjarjen u arrestuan Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisaj.

“Shteti s’ka Pet Scan, Rama ka 4.2 mln euro për koncertin”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit: Rilindja 2.0? Llogaridhënia 0.0!

11 July 2026 at 20:31

Mijëra qytetarë marshojnë drejtë Kryeministrisë, me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit të cilin e akuzojnë për korrupsion.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, dhe largimin e kastës së politike 36-vjeçare të cilën e akuzojnë se kanë punuar kundër qytetarëve dhe vendit.

Kjo protestë e sotme ka bërë bashkë edhe fermerë e ish-minatorë të cilët janë kanë numëruar dështimet kësaj qeverie duke i akuzuar se ku ndodhën përmbytjet u lanë në mëshirë të vendit ndërsa për koncertin e Kanye West u dhanë 4.2 mln euro”.

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

 

Berisha: Rama i dha 4 mln euro Kanye-t nga fondi rezervë, veprim antikushtetues

11 July 2026 at 19:59

Sali Berisha në bashkëbisedimin me ndjekësit e tij e përqendroi tek akuzat ndaj qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West. Ai e cilësoi përdorimin e fondit rezervë për koncertin si shkelje të Kushtetutës, ndërsa u ndal edhe te dosja “Aruba”, paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio për ekstremizmin e majtë. Kryedemokrati po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës qytetare në bulevard.

Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kryer shkelje të Kushtetutës duke përdorur fondin rezervë të qeverisë për financimin e koncertit të Kanye west.

Permes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryedemokrati tha se se ky vendim është një fyrje për shqiptarët.

Sali Berisha: “Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë… dhe këtë fond e ndan me Kanye Ëest. Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi. Pagesa 4 milionë për Kanye Ëest është një fyerje, është një injorim i tmerrshëm për shqiptarët.”

Ai u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se revolta qytetare po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe.

Duke folur për drejtësinë, kreu i demokratëve tha se institucionet veprojnë sipas urdhrave të qeverisë për dosjen “Aruba”.

Sali Berisha: “Kjo është një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama. Është bërë famoze në botë dosja e Arubës… Prokuroria ka publikuar emrat e biznesmenëve dhe trafikantëve, por jo emrat e qeveritarëve që ishin aty. Ata janë dëshmi flagrante e narkoshtetit.”

Lideri demokrat u ndal edhe te samiti i NATO-s, të cilin e cilësoi historik për Aleancën, ndërsa kritikoi mënyrën se si u përfaqësua Shqipëria.

Sali Berisha:”Samiti i NATO-s ishte një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës. I vetmi vend që u përfaqësua në mënyrën më qesharake ishte Shqipëria… Shqipërinë e përfaqësoi një individ që, sikundër fyen Kushtetutën e vendit të tij, shkel edhe rregullat e protokolleve ndërkombëtare.”

Edhe një herë, Berisha ritheksoi thirrjen për mobilizim qytetar, duke deklaruar se protestat qytetare do të vazhdojnë si kundërshtim ndaj qeverisë dhe vendimeve të saj.

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 July 2026 at 19:45

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij.

Viktima është Urim Hysolli, rreth 70 vjeç, i njohur nga banorët e zonës si person me probleme të varësisë nga alkooli. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte rikthyer prej pak javësh në apartamentin e tij, të cilin e kishte dhënë me qira prej rreth 10 vitesh, duke jetuar së bashku me qiramarrësit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa ditë më parë, në gjendje të dehur, 70-vjeçari kishte tentuar t’i vinte zjarrin banesës, por flakët ishin shuar në kohë nga qiramarrësi.

Edhe këtë pasdite dyshohet se ai i ka vënë sërish zjarrin banesës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë apartamentin.

Megjithëse në vendngjarje mbërritën në kohë rekord shërbimet zjarrfikëse dhe policia, nuk ishte e mundur shpëtimi i të moshuarit, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ende punën për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa për arsye sigurie janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po merr në pyetje banorët e pallatit, si dhe qiramarrësit, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në momentet para rënies së zjarrit.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

E rëndë në Kolonjë/ 36-vjeçari u zu poshtë nga një trup teksa ngarkonte lëndë drusore, ndërron jetë në vendngjarje

11 July 2026 at 19:02

Një 36-vjeçar në Kolonjë ka ndërruar jetë në vendin e punës. Mësohet se ai punonte në një subjekt të përpunimit të drurit.
Aksidenti që i mori jetën ndodhi teksa ai po ngarkonte trupa, ku njëri prej tyre e zuri poshtë në fshatin Kurtesh të Kolonjës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36-vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të liçensuar për prodhimin e drurit.
Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të produkteve të shportës në supermarketet e vendit

11 July 2026 at 18:51

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.

Monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një panoramë të plotë mbi zhvillimet e këtij tregu, duke analizuar të dhënat mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve gjatë periudhës 1 Janar 2025–qershor 2026.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do ti nënshtrohen një analizë të plotë krahasuese të sjelljes së tregut.

Kanye West performon sonte në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

11 July 2026 at 18:44

Ka nisur zbatimi i planit të masave për menaxhimin e trafikut dhe bllokimin e disa segmenteve rrugore, në kuadër të koncertit të reperit amerikan Kanye West (Ye), që mbahet mbrëmjen e sotme, në Tiranë.

Kryeqyteti do të presë një nga artistët më të njohur të muzikës hip-hop në botë, ndërsa koncerti pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.

Performanca do të zhvillohet në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë event përgjatë aksit Tiranë–Durrës.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, autoritetet kanë nisur zbatimin e planit të masave, i cili parashikon kufizime dhe devijime të qarkullimit në disa akse rrugore pranë zonës së koncertit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të përdorin itinerare alternative për të shmangur vonesat.

IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë

11 July 2026 at 18:41

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjashtë qarqe të vendit do të jenë të rrezikuara gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nga zjarret.

IGJEUM njofton se qarqet ku pritet rrezik i lartë për përhapjen e zjarreve janë Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati. Ndërkohë sipas Institutit, në qarqet e tjera të vendit pritet një nivel rreziku nga zjarret më i ulët.

Në disa zona të veçanta (lokale) rreziku pritet të jetë i lartë, konkretisht në jug të qarkut Shkodër, në perëndim të qarkut Dibër dhe në veri-perëndim të qarkut Vlorë. Sipas ekspertëve, niveli më i lartë i rrezikut pritet gjatë ditës së sotme.

Sa i përket kushteve atmosferike, gjatë pasdites së sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë. Reshje lokale të dobëta mund të ketë edhe në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Temperaturat nesër pritet të variojnë nga 20 deri në 31 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 17 deri në 35 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe nga 14 deri në 30 gradë Celsius në zonat malore.

Ndërkohë era pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme. Nga ana tjetër, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht në zonat më të rrezikuara.

Tragjike! Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

11 July 2026 at 18:27

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Raportohet se një i moshuar ka humbur jetën brenda banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri sapo ka rënë në një kat të pallatit ndërsa tymi po përhapet edhe në gjithë pallatin.Aktualisht kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie, por ende nuk konfirmohet.
Po ndërhyhet për tu bërë e mundur fikja e zjarrit e më pas grupi hetimor do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave.

❌