Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026FaxWeb

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia apel për shmangie të qarkullimit

By: Fax Web
1 February 2026 at 12:38

Bllokohet në të dyja kahet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Kjo për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali.

Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku materiali i rrëshqitur ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Sipas autoriteteve në zonë ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në një kohë sa më të shpejtë.

Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që kanë si destinacion Korçën apo lëvizjen në drejtim të kundërt, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali, qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës“, thuhet në njoftimin e policisë.

“Kryhet nga klanet mafioze”/ Televizioni shtetëror: Tonelata me kanabis futen në Mal të Zi përmes Shqipërisë

By: Fax Web
1 February 2026 at 12:36

Nga RTCG

Pasi oficerët e policisë nga Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Centar”, në bashkëpunim me oficerët e Departamentit për Shtypjen e Krimit Ndërkufitar, parandaluan kontrabandën e më shumë se 100 kilogramëve marijuanë disa ditë më parë në fshatin Zbelj, Komuna e Tuzit, vëmendja u tërhoq përsëri për faktin se ekziston një numër i madh rrugësh të paligjshme nga Shqipëria fqinje në vendin tonë.

Gjatë aktiviteteve të intensifikuara dhe mbikëqyrjes së zonës më të gjerë të kufirit shtetëror, vumë re një automjet pasagjerësh që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Automjeti u gjet më pas pa shofer në një vendndodhje në qytetin e Vranjit”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Një inspektim i detajuar zbuloi 95 pako të vogla PVC që përmbanin lëndë bimore të gjelbra, të ngjashme me marijuanën, me një peshë totale prej rreth 107 kilogramësh. Dyshohet se droga është kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë. Dy vjet më parë, oficerët e policisë gjetën 57 kilogramë marijuanë në pjesën bregdetare të Liqenit të Shkodrës, në brigjet e kanalit të lumit Moraça, pranë stacionit hekurudhor Zeta.

Edhe atëherë, një bashkëbisedues i informuar mirë i Portalit RTCG kujtoi se midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, në atë zonë, ka disa kalime të paligjshme që janë pothuajse të panjohura për qytetarët e zakonshëm, por janë shumë të njohura për kontrabandistët dhe kontrabandistët e ndryshëm.

“Një nga këto rrugë të çon drejtpërdrejt përmes Liqenit të Shkodrës, nga fshati shqiptar i Zogajt deri në Mali Ostros”, thotë ky bashkëbisedues.

Sipas tij, rruga nga Bajza dhe Alaja, ose Shkodra, gjithashtu kalon përmes Liqenit të Shkodrës dhe përfundon në Golubovci.

“Mund të udhëtoni me makinë nga Shqipëria në Mal të Zi edhe nëpërmjet rrugës nga Zogaj-Valas, dhe përtej pikës kufitare nga Shqipëria në Tuz, ka një rrugë nga Shkodra nëpërmjet Kopilikut. Me siguri ka edhe disa kalime të tjera të paligjshme në këtë segment që vetëm kontrabandistët i dinë”, thotë bashkëbiseduesi i portalit tonë.

Portali RTCG ka shkruar më parë në detaje për të gjitha kalimet e paligjshme kufitare në territorin e Malit të Zi drejt fqinjëve të tij, veçanërisht drejt Shqipërisë.

Pranë Ulqinit, ekziston një rrugë ilegale nga qyteti shqiptar Velipoje që të çon në Donji Štoj.

“Kalimi kufitar i Sukobinit anashkalohet në qytetet shqiptare të Shasit dhe Dajcit. Këto janë dy kalime të paligjshme shumë të njohura. Nga Shqipëria, më në veri, mund të arrini në Guci nëpërmjet rrugëve të paligjshme në vetëm dy vende”, thotë burimi ynë.

Ka shumë më tepër rrugë të paligjshme në Mal të Zi drejt fqinjëve të saj, duke anashkaluar kalimet zyrtare kufitare, sesa ato që janë të regjistruara zyrtarisht, dhe ato janë shumë të vështira për t’u kontrolluar në çdo kohë, të cilat kontrabandistët dinë t’i përdorin.

Në dritën e informacionit dhe operacioneve të fundit policore, rrugët nga Shqipëria në Mal të Zi në rajonin e Liqenit të Shkodrës janë veçanërisht interesante dhe përdoren kryesisht për kontrabandën e marijuanës.

Shqipëria është njohur prej kohësh si një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës dhe skunkut në botë. Pavarësisht operacioneve policore të kryera në atë vend në fshatin Lazaret, është e qartë se ky prodhim është ende shumë i zhvilluar, dhe kanalet e kontrabandës për në Evropën Perëndimore shpesh çojnë direkt përmes Malit të Zi.

Nëse në një operacion në zonën e Tuzit u zbuluan 107 kilogramë marijuanë, e cila besohet se është importuar nga Shqipëria, lind pyetja – sa lëndë narkotike hyjnë atëherë në vendin tonë çdo ditë përmes këtyre rrugëve?

Shkalla e prodhimit dhe kontrabandës së drogës tregohet edhe nga të dhënat e publikuara më parë nga agjencia amerikane AP.

Sipas kësaj agjencie, fshati shqiptar i Lazaratit mban epitetin e një “fabrike marijuane” me një prodhim vjetor prej rreth 900 tonësh kanabis dhe “eksport” të lëndëve narkotike me një vlerë tregu prej katër miliardë e gjysmë eurosh të pabesueshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara, vlera globale e tregtisë së paligjshme të marijuanës është 140 miliardë dollarë. Kontrabanda e skunk në Shqipëri kryhet kryesisht nga katër klane mafioze, dhe në dritën e të dhënave financiare mbi këto biznese, të cilat kanë përmasa industriale, është e qartë se edhe grupet kriminale malazeze gjejnë lehtësisht interesin e tyre.

Sa fitimprurëse është tregtia e kësaj droge në Ballkan, tregohet nga të dhënat se tregu i narkotikëve në Ballkan është përmbytur me “bar” shqiptar për dekada të tëra.

Marijuana e cilësisë më të lartë në Shqipëri kushton 2,000 euro për kilogram, dhe vetëm në tregjet e varfra të këtij rajoni, në Shkup, Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Zagreb, ajo shitet për 5,000 euro për kilogram. Sipas disa të dhënave, mafia e drogës shet mbi 117 ton marihuanë shqiptare çdo vit vetëm në Ballkan.

VIDEO/ Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë (EMRI)

By: Fax Web
1 February 2026 at 12:34

Policia e Mirditës ka arrestuar një 52-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies së qëllimshme në një dyqan me materiale të përdorura dhe tentativës për djegien e një gomisterie.

Ngjarja u regjistrua pas njoftimit se kishte rënë zjarr në një dyqan me materiale të përdorura, në pronësi të shtetasit Gj. D., si dhe se ishin djegur disa goma në gomisterinë e shtetasit Artan Vuka, me qëllim përhapjen e flakëve në të gjithë ambientin.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të dy rasteve.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional të strukturave të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Luan Vuka, alias Artan Vuka, 52 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz, Mirditë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga verifikimet rezulton se 52-vjeçari është person me precedent kriminal të mëparshëm, i dënuar më herët për dhunë në familje, goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim prone, mbajtje pa leje të armëve të ftohta, si dhe për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të dy rasteve të zjarrvënies. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.

Do vijojë të qëndrojë në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

By: Fax Web
1 February 2026 at 12:33

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në seancën gjyqësore, ku ishin të pranishëm vetë Veliaj, ish-kreu I SPAK Altin Dumani dhe prokurori i çështjes Ols Dado, gjykata vendosi të lerë në qeli kryebashkiakun e kryeqytetit.

Ndërkohë, të hënën e 2 shkurtit të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të Veliajt dhe të pandehurve të tjerë.

Veliaj ndodhet në qeli prej pothuajse një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025.  i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo e fundit kërkoi pushim të çështjes të premten e kaluar.

Kryebashkiaku e ka ankimuar disa herë masën e sigurisë “arrest me burg”. Së fundmi, edhe në Gjykatën Kushtetuese, së cilës i kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak të shkeljes së rëndë të procesit të rregullt, proporcionalitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën ndaj tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. Ndërsa, më 3 nëntor, Kushtetuesja vendosi me shumicë votash në favor të tij, duke e kthyer në detyrën e kryebashkiakut të bashkisë më të madhe në vend pasi u shkarkua nga Këshilli Bashkiak.

“Nuk mund të flasë në emrin tim”/ Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen

By: Fax Web
1 February 2026 at 12:00

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje reale mbi dosjen penale dhe se një përfaqësim i tillë është në kundërshtim të plotë me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk përfaqëson vullnetin e tij.

Sipas Veliajt, e drejta për mbrojtje nuk mund të reduktohet në një prani formale avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato. Ai ka bërë të ditur se të premten ka testuar profesionalisht avokaten e caktuar nga gjykata, nga ku ka rezultuar se ajo nuk kishte njohuri reale mbi dosjen, ndonëse bëhet fjalë për një çështje voluminoze dhe komplekse, e cila, sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkon një periudhë shumë të gjatë dhe serioze pune për t’u përvetësuar nga një profesionist.

Për këtë arsye, Veliaj ka deklaruar se nuk pranon që kjo mbrojtje të flasë apo të veprojë në emrin e tij.

Në këtë kontekst, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë lidhet drejtpërdrejtë edhe me pamundësinë objektive për t’u njohur me dosjen në kushtet e izolimit.

Veliaj ka këmbëngulur se realizimi i së drejtës për t’u njohur me aktet dhe për të ndërtuar vetë mbrojtjen e tij përbën një shkak autonom dhe thelbësor për zëvendësimin e masës “arrest në burg”, duke theksuar se asnjë avokat, sado mirë të njohë dosjen, nuk mund të ndërtojë një mbrojtje reale pa bashkëpunim të plotë me të pandehurin dhe pa njohjen e drejtpërdrejtë personale të çështjes.

Në këto kushte, vijimi i paraburgimit, sipas tij, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor.

Paraburgimi është kthyer nga një instrument i mbrojtjes se hetimit ne një instrument dënimi pa gjyq dhe pa proces te rregullt ligjor“, sipas Veliajt.

Erion Veliaj ndodhet në qeli prej pothuajse një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025.  i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo e fundit kërkoi pushim të çështjes të premten e kaluar.

Kryebashkiaku e ka ankimuar disa herë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Së fundmi, edhe në Gjykatën Kushtetuese, së cilës i kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak të shkeljes së rëndë të procesit të rregullt, proporcionalitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën ndaj tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. Ndërsa, më 3 nëntor, Kushtetuesja vendosi me shumicë votash në favor të tij, duke e kthyer në detyrën e kryebashkiakut të bashkisë më të madhe në vend pasi u shkarkua nga Këshilli Bashkiak.

Vdekja e shqiptarit në anijen e azilkërkuesve në Britani! BBC tregon çfarë ndodhi

By: Fax Web
1 February 2026 at 11:50

Një vit pasi anija-strehimore për azilkërkues “Bibby Stockholm” u largua nga brigjet e Dorset-it, BBC i rikthehet një prej ngjarjeve më të rënda që shënoi funksionimin e saj, vdekjes së 27-vjeçarit shqiptar Leonard Farruku.

Farruku u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes, ku ishte strehuar si azilkërkues. Sipas raportimeve të asaj kohe, ai besohet se i dha fund jetës. Vdekja e tij tronditi komunitetin lokal në Portland dhe nxiti reagime nga organizatat që mbështesin refugjatët.

“Bibby Stockholm” kishte mbërritur në Portin e Portlandit në korrik 2023 si pjesë e planit të qeverisë Konservatore për të strehuar aty azilkërkuesit, me synimin për të lehtësuar presionin mbi sistemin e azilit. Anija kishte kapacitet për deri në 500 burra beqarë.

Ngjarja ndodhi disa muaj pasi anija ishte përballur me probleme të tjera, përfshirë zbulimin e bakterit legionella në sistemin e ujit, çka çoi në zhvendosjen e përkohshme të azilkërkuesve në një hotel në Devon.

“Bibby Stockholm” u bë simbol i debatit të ashpër politik mbi mënyrën e trajtimit të azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Laburiste në korrik 2024, skema u anulua dhe anija u largua përfundimisht nga Portlandi më 30 janar 2025.

Megjithatë, siç thekson BBC, për shumëkënd në komunitetin lokal dhe për organizatat e të drejtave të refugjatëve, vdekja e Leonard Farrukut mbetet momenti më i dhimbshëm dhe më i diskutuar i gjithë operacionit të anijes.

Artikulli i BBC:

Një vdekje, një seri protestash dhe një sfidë ligjore janë trashëgimia e qëndrueshme e një anijeje-strehimi për azilkërkues dhe ndikimit të saj në një komunitet – një vit pasi ajo u tërhoq larg.

Bibby Stockholm mbërriti në Portin e Portlandit në Dorset në korrik 2023, katër muaj pasi qeveria Konservatore njoftoi se ishulli do të bëhej vendi i parë në vend që do të strehonte azilkërkues në një anije.

E konceptuar si një masë e përkohshme për të lehtësuar presionin mbi sistemin e azilit, anija strehonte deri në 500 burra të rritur beqarë, të moshës 18 deri në 65 vjeç, në çdo kohë.

Kur qeveria Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme në korrik 2024, anulimi i skemës u bë një nga vendimet e saj të para – dhe anija u largua nga Portlandi më 30 janar 2025.

Duke reflektuar mbi periudhën kur anija ishte atje, kryetari i Këshillit të Dorset-it, Nick Ireland, tha se nuk besonte se mund të ishte bërë më shumë për të parandaluar mbërritjen e saj.

“Ajo fjalë për fjalë na u imponua – këshilli mori një email që thoshte se po vinte një anije dhe se kjo ishte arsyeja.”

Ai tha se qëndrimi i këshillit ishte se ajo ishte gjithmonë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

“Sapo mbërriti, ne bëmë atë që do të kishte bërë çdo këshill përgjegjës: zbutëm rreziqet dhe u siguruam që të punonim me komunitetet tona,” tha ai.

Ish-kryetarja e bashkisë së Portlandit ngriti një sfidë ligjore kundër Ministrisë së Brendshme sepse besonte se anija nuk përputhej me rregullat e planifikimit.

Carralyn Parkes, e cila e çoi çështjen si banore vendase, dorëzoi dokumentet kundër qeverisë në gusht 2023.

Në maj 2024, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë vendosi se anija nuk i nënshtrohej ligjit të planifikimit të këshillit, sepse nuk ndodhej në tokë.

Parkes tha se sfida ligjore nuk ishte humbje kohe.

“Ne humbëm betejën, por fituam luftën,” tha ajo.

“Ministrja e Brendshme dhe Rishi Sunak, ish-kryeministri, donin të shihnin anije dhe kroçera në mbarë vendin duke strehuar azilkërkues.

“Por, për shkak të qëndrimit që mbajtëm dhe zhurmës që bëmë rreth sfidës ligjore, ne e ndaluam këtë.

“Edhe pse nuk e ndaluam Bibby Stockholm-in, ne ndaluam ‘Bibby Stockholm’-ët në të gjithë vendin dhe jam krenare për këtë.”

Udhëtimi i anijes së azilit

Që në fillim, këshilltarët e Dorset-it e dënuan planin, me njërin prej tyre që e përshkroi si “një marrëveshje me djallin”.

Protesta u zhvilluan në Portland gjatë gjithë verës.

Një të shtunë në korrik 2023 u mbajt një tubim i organizatës Stand Up to Racism, ndërsa grupi No to the Barge zhvilloi një marshim të veçantë.

Pjesa më e madhe e kundërshtimit u përqendrua në shqetësimet për shërbimet lokale dhe kushtet në bord të anijes.

Edhe Kryepeshkopi i atëhershëm i Canterbury-t iu bashkua thirrjeve që qeveria ta shtynte planin.

Dhe pak pasi grupi i parë i azilkërkuesve hipi në bord në gusht 2023, në sistemin e ujit u gjetën gjurmë të bakterit legionella.

Burrat u larguan nga anija dhe u dërguan në një hotel në Devon.

Leonard Farruku, 27 vjeç, ishte kur i dha fund jetës së tij në anije.

Dy muaj më vonë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar e shpalli anijen të sigurt.

Gjatë muajve në vijim, më shumë burra hipën në bord, me numrin që arriti kulmin në rreth 490.

Në dhjetor, një azilkërkues vdiq në anije.

27-vjeçari shqiptar Leonard Farruku besohet se i dha fund jetës së tij.

Organizata bamirëse për refugjatët Care4Calais dhe grupi vullnetar Portland Global Friendship Group më pas mbajtën një homazh përkujtimor në port.

Pothuajse një vit më vonë, tetë burrat e fundit që jetonin në bord u larguan dhe anija u mbyll.

“Kam problem me frymëmarrjen”/ Rama kujton dhunën në ’97: Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copë

By: Fax Web
1 February 2026 at 11:25

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash”.

“Unë jam i parregullueshëm. Unë e kam një problem, por nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kanë bërë copash. Kam probleme me frymëmarrjen. Mua ma mori në dorë hundën një skulptor me leva hekuri, e kam edhe këtu mbrapa. Janë patina e kohës, dhe edhe kur thyhet ndonjë hundë a dorë, nuk është mirë ta zëvendësosh dhe të bësh sikur janë të reja”, tha Rama.

LEXO EDHEZhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, Rama: Nuk do jetë e fundit! Aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë online

Policia greke kap 75 kg marijuanë, arrestohet 54-vjeçari shqiptar

By: Fax Web
1 February 2026 at 11:04

Rreth 75 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.

Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74,8 kg marijuanë.

U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.

Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një  54-vjeçar shqiptar.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, Rama: Nuk do jetë e fundit! Aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë online

By: Fax Web
1 February 2026 at 10:13

Gjatë podcastit të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë.

Sipas tij, kjo zhvendosje e një drejtorie vendore në qendër nuk është as e para dhe nuk do të jetë as e fundit.

Shefi i qeverisë shtoi se shërbimet kadastrale sot merren online përmes platformës E-Albania dhe nuk është nevoja për t’u paraqitur fizikisht pranë zyrave.

Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Dhe janë dy fjalë që duhen thënë, sepse edhe një herë tjetër u ngatërrua qëllimisht ose më falni idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale, nuk kanë nevojë për paraqitjen fizikisht në një sportel të qytetarit. Kartela pasurie, vërtetime, regjistrime aktesh, kontratash, rivlerësime, të gjithë aplikohen dhe ndiqen online nga kudo, ku ndodhet qytetari, edhe nga Amerika.

Tani, gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje, lidhet, jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi, e cila duhet përmbysur dhe duhet përmbysur, duke pasur parasysh që e nesërmja e afërt, jo e largët e Kadastrës, është një shërbim si plot shërbime të tjera, pa sportele, pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim, si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, që merret përmes kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendodhjen e zyrës.

Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ndërkohë, ajo që po punojmë për ditë pa pushim është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra, jo më aplikim online dhe pastaj marrje mbrapsht të shërbimit me postë, por aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë po aty online”, është shprehur Rama.

Traktati i ri në prag të ‘vdekjes’/ Marrëveshja e fundit për kontrollin bërthamor SHBA-Rusi skadon më 5 shkurt

By: Fax Web
1 February 2026 at 10:11

Përveç një surprize të minutës së fundit, marrëveshja e fundit e mbetur për kontrollin e armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë do të skadojë brenda pak ditësh , sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Traktati i Ri START, i cili po lëkundet, skadon të enjten, më 5 shkurt, duke zmadhuar rrezikun e përhapjes bërthamore, në një sfond global më të paqëndrueshëm se kurrë.

Dhe, deri në këtë pikë, si rusët ashtu edhe amerikanët kanë mbajtur një kontroll të rreptë mbi faktin nëse do të ketë një vazhdim dhe çfarë do të jetë ai. Traktati, i nënshkruar në vitin 2010, ishte një shtyllë e marrëveshjeve të çarmatimit midis Moskës dhe Uashingtonit. Ai përcaktonte që secila palë do të kufizonte arsenalin e saj në 1,550 koka bërthamore të dislokuara, 800 raketa lëshuese dhe bombardues strategjikë, dhe madje edhe mekanizma verifikimi. Por inspektimet u pezulluan në vitin 2023 për shkak të luftës në Ukrainë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, e quajti zgjatjen e traktatit për një vit një “ide të mirë”, siç sugjeroi homologu i tij rus, Vladimir Putin, në shtator. Por Uashingtoni nuk iu përgjigj kurrë zyrtarisht propozimit rus.

Në korrik, republikani deklaroi se kur “kufizimet” mbi armët bërthamore “të mbarojnë, e gjithë bota do të ketë një problem të madh”.

Pastaj ai e habiti botën duke njoftuar, pak para se të takohej me homologun e tij kinez, Xi Jinping , në Korenë e Jugut në fund të tetorit, dëshirën e tij që SHBA-të të rifillojnë testimet e armëve bërthamore – diçka që e justifikoi duke cituar “programet e testimit” të vendeve të tjera.

I pyetur nga AFP në lidhje me këtë çështje, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “Presidenti Trump do të vendosë për rrugën që duhet të ndjekim për kontrollin e armëve bërthamore në afatin e tij kohor”.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se republikani “dëshiron të ruajë kufizimet e vendosura mbi armët bërthamore dhe të përfshijë Kinën në negociatat për kontrollin e armëve”.

Negociatat për të rinovuar traktatin mbetën të bllokuara gjatë gjithë mandatit të parë të Donald Trump (2017-2021); presidenti amerikan kishte kërkuar tashmë që Kina të përfshihej në një marrëveshje për kontrollin e armëve. Por, thotë Daryl Kimball , drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve me seli në Uashington, ndërsa Presidenti Trump “duket se po lëviz instinktivisht në drejtimin e duhur për këtë çështje, ai ende nuk ka zbatuar një strategji koherente”.

Çfarë do të bëjnë rusët dhe amerikanët pasi të skadojë teksti, mes negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Vasily Kachin, drejtor i Qendrës për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Shkollën e Lartë të Ekonomisë, beson se amerikanët “po heshtin në mënyrë që askush të mos mund të përgatitet për atë që do të bëjnë”. Rusët po presin të shohin se çfarë do të bëjnë amerikanët, shton ai, veçanërisht nëse do ta përdorin fundin e traktatit për të zhvilluar koka bërthamore shtesë – diçka që Moska e ka kthyer në të njëjtën mënyrë.

“Nëse amerikanët nuk marrin ndonjë masë të papritur (…) Rusia ndoshta do të kufizohet në pritje, vëzhgim dhe mosthënie”, vlerëson ai. SHBA-të u tërhoqën në vitin 2019 nga një tjetër traktat çarmatimi që kishin lidhur në vitin 1987 me Rusinë – ose më saktë me BRSS-në në atë kohë – mbi armët bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF). Një datë tjetër e rëndësishme për t’u ndjekur: konferenca për të shqyrtuar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), gurthemeli i arkitekturës së sigurisë bërthamore, në prill në Nju Jork, e cila gjithashtu rrezikon të përfundojë në një dështim diplomatik, paralajmërojnë ekspertët.

Digjet banesa në Maliq/ Familjarët ishin në gjumë, zjarri dyshohet se nisi nga…

By: Fax Web
1 February 2026 at 10:04

Zjarr në një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë së Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese në këtë fshat.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet por paraprakisht dyshohet se familjarët të kenë qenë në gjumë dhe zjarri ka nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohje.

 

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen totale të zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në asnjë prej familjarëve të kësaj shtëpie, pasi kanë qenë fqinjët që i kanë ndihmuar për ti nxjerrë jashtë banesës.

VIDEO/ “Policia…”, momenti kur goditet grupi që shiste armë të trafikuara nga Kosova

By: Fax Web
1 February 2026 at 09:49

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOWN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg”/ Veliaj në gjykatë përballë Dumanit dhe Dados

By: Fax Web
1 February 2026 at 09:43

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot seanca për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Mësohet se në sallë është i pranishëm vetë Veliaj ndërsa nga radhët e prokurorëve të posaçëm, ish-kreu i saj, Altin Dumani dhe prokurori i çështjes, Ols Dado.

Për këtë të fundit, kreu i bashkisë ka dërguar një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kërkon konstatimin e pavlefshmërisë së dekretit të presidentit për emërimin si prokuror në vitin 2008.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.

VIDEO/ Grabiti 4 makina brenda një dite, arrestohet “skifteri” në Korçë

By: Fax Web
1 February 2026 at 09:20

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet operacioni i koduar “Four”.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjes së automjeteve në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Sekuestrohen sendet e vjedhura nga automjetet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Four”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Moti i keq përfshin Greqinë, shtatë zona në “alarm të kuq”

By: Fax Web
1 February 2026 at 09:04

Me reshje shiu që nga orët e para të mëngjesit, Atika është pjesë e skenarit të fenomeneve të rrezikshme të motit që pritet të prekin një pjesë të madhe të Greqisë deri të hënën, sipas Buletinit të përditësuar të Parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Helenik.

Peloponezi dhe Arkadia janë tashmë në frontin e parë të motit të keq, ndërsa parashikohet një recesion i përkohshëm para shfaqjes së një vale të dytë nga fundi i pasdites, e cila do të shoqërohet me erëra shumë të forta.

Dy faza të dallueshme të motit të keq priten për Atikën: nga ora 06:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit dhe përsëri nga pasditja deri në mbrëmje, me shira dhe stuhi të rrëmbyeshme.

Sipas të dhënave të Meteo-s, reshjet e shiut mbi 3.6 milimetra në orë tashmë po regjistrohen në Agia Paraskevi, Maroussi dhe Malakasa, ndërsa 20 milimetra janë tejkaluar në Vilia dhe Oropos.

Shtatë zona në “të kuqe”

Peloponezi, Thesalia, Maqedonia Qendrore, Pieria, Imathia, Halkidiki dhe Egjeu i Veriut janë nën alarm të kuq. Në disa zona, fenomenet do të shoqërohen me erëra të forta me magnitudë 8 deri në 9 Beaufort, ndërsa nuk përjashtohet breshër lokal. Njëkohësisht, një alarm portokalli është në fuqi për Ishujt Jonian, Kretën, Epirin, Maqedoninë dhe Greqinë Qendrore, përfshirë Atikën dhe Evian.

Shi i rrëmbyeshëm i kategorisë 4

Karakteristikat kryesore të motit të keq, i cili fillimisht do të prekë perëndimin dhe më pas të gjithë vendin, janë shira dhe stuhi të dendura lokalisht, të cilat në zonat ishullore dhe bregdetare mund të shoqërohen me breshër, reshje dëbore në malet e Epirit kontinental qendror dhe verior dhe lokalisht në zonat fushore të verilindjes – kryesisht në Evros – nga pasditja e së dielës, erëra të forta në det dhe një rënie e lehtë e temperaturës.

Sipas klasifikimit të ngjarjeve të reshjeve (RPI) të aplikuar nga njësia Meteo e Observatorit Kombëtar të Athinës, fenomeni klasifikohet si Kategoria 4 (Shumë i Rëndësishëm).

Zonat kohore të detajuara të fenomeneve

Në Peloponez, fenomenet e forta do të zgjasin nga orët e para të së dielës deri në orët e vona të pasdites, me një paralajmërim të kuq. Në Thesalinë dhe njësitë rajonale të Pierias, Imatisë dhe Halkidikisë, fenomenet do të ndodhin nga orët e mëngjesit deri në orët e vona të pasdites, gjithashtu me një paralajmërim të kuq. Në Egjeun Lindor, përkeqësimi pritet nga mesdita. Një paralajmërim portokalli është në fuqi për ishujt Jon – kryesisht Lefkada, Kefalonia, Itaka dhe Zakinthos – nga orët e para të së dielës deri në orët e vona të pasdites, për Kretën (kryesisht në perëndim dhe jug) nga orët e mëngjesit, për Epirin dhe Greqinë Qendrore perëndimore deri në mesditë, për zonat e mbetura të Maqedonisë Qendrore deri në pasdite, si dhe për Greqinë Qendrore lindore, Atikën, Evian dhe Dodekanezin nga mesdita.

“Shi” mesazhesh 112

Njësitë Rajonale të Akaisë, Ilias, Mesinisë, Arkadisë, Thesalisë, Zakinthosit, Kefalonisë dhe Kretës u vunë në gjendje gatishmërie të shtuar, nëpërmjet mesazheve 112, pas një njoftimi urgjent nga Mbrojtja Civile, me rekomandime për të kufizuar lëvizjen dhe për të ushtruar kujdes të shtuar.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të ndjekin nga afër udhëzimet për vetëmbrojtje.

Për shkak të situatës, Komiteti i Vlerësimit të Riskut nën varësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme, me pjesëmarrjen e Ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile. Qendra Kombëtare e Koordinimit të Operacioneve ka informuar tashmë Bashkitë dhe Rajonet, të cilave u bëhet thirrje të jenë në gatishmëri të plotë operacionale. Qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht në zonat me histori përmbytjesh ose rrëshqitjesh toke, dhe të ndjekin udhëzimet e Mbrojtjes Civile.

Nga orët e para të së hënës 02/02, fenomenet do të kufizohen në Traki, pjesët lindore të Egjeut dhe Kretë dhe do të dobësohen. Një dobësim gradual i erërave pritet të hënën 02/02.

Yesterday — 31 January 2026FaxWeb

Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, Kuvendi i partisë votoi kundër dorëheqjes së tij

By: Fax Web
31 January 2026 at 19:39

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kuvendi i partisë, i mbledhur ditën e sotme, ka votuar kundër dorëheqjes së tij si kryetar pas humbjes në zgjedhjet e dhjetorit.

Sipas mediave, 164 delegatë ishin kundër dorëheqjes dhe 136 pro dorëheqjes së Abdixhikut.

Pas dështimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK siguroi vetëm 15 vende në Kuvend, Abdixhiku njoftoi se do ta ofrojë dorëheqjen në Kuvend dhe se më pas kuvendarët do të vendosnin nëse do ta pranojnë apo jo.

Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

By: Fax Web
31 January 2026 at 19:27

Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt po zhvillon protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Por ajo që vihet re është edhe prezenca e deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

Deputeti demokrat, siç shihet edhe nga fotot, shfaqet në mes të protestuesve që i janë bashkuar thirrjes së Lapajt për të protestuar kundër qeverisë dhe skandaleve që kanë përfshirë zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balluku.

Kujtojmë që më herët Lapaj ka refuzuar ftesën e kryedemokratit Sali Berisha për t’u bashkuar në një front opozitar kundër qeverisë.

“Rama gënjen për reformën në drejtësi”, Lapaj: Po mbron Ballukun, bëri dhe nen për të dënuar më shumë bashkëpunëtorët e drejtësisë

By: Fax Web
31 January 2026 at 19:25

Kryeministri Edi Rama mashtron kur thotë se ka bërë reformën në drejtësi, pasi ai jo vetëm po e sulmon drejtësinë, por edhe po mbron të korruptuarit pranë tij, si Belinda Ballukun, duke mos ia dorëzuar drejtësisë.

Kështu u shpreh nga podiumi i protestës kombëtare të Lëvizjes Shqipëria Bëhet në bulevardin para kryeministrisë mbrëmjen e sotme (31 janar), Adriatik Lapaj.

“Rama sot është simbol i korrupsionit dhe i tillë do të mbahet mend gjatë. Ai njihet sot si Edi që ka vjedhur Shqipërinë. Ndaj t’i kujtojmë atij “Edi Rama o hajdut, o hajdut!” Edi Rama pretendon se ai është autori i reformës së drejtësisë, gënjen apo thotë të vërtetën? Thotë se po modernizon shtetin. Se është njeriu që ka luftuar korrupsioni, gënjen! Pretendon se në spitalet tona ka ilaçe, gënjen apo thotë të vërtetën? Thotë se ka luftuar korrupsionin, gënjen apo thotë të vërtetën? Thotë se do çojë Shqipërinë në BE. Ai është mashtrues që i ka vjedhur popullit paratë që i ka dërguar në disa duar. Ndaj sot i themi “Edi Rama o hajdut, o hajdut”, u shpreh ai mes të tjerash, duke kujtuar deklaratat për analogji dhe diskurs politik të kreut të mazhorancës.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit e shumtë në shesh, ndërsa nënvizoi se kryeministri ka vetëm një qëllim, korrupsionin dhe mbrojtjen e Belinda Ballukut.

Lapaj solli në vëmendje një prej neneve të Kodit Penal të ndryshuar, që godet edhe më shumë bashkëpunëtorët e drejtësisë. Sipas tij, Rama e bëri qëllimisht për të mbrojtur Ballukun dhe të korruptuarit dhe për të trembur bashkëpunëtorët e drejtësisë.

“Ju në këtë shesh jeni dallëndyshet e para që do i jepni fund këtij regjimi, ndaj unë sot përulem para jush. Ai po mbron sot Belinda Ballukun, po fshihet pas ndryshimeve të Kodit Penal, po heq veprën në të cilën bashkëpunëtorët e drejtësisë të dënohen më shumë. Pse e kanë bërë, sepse po mbrohen ata që po merren të pandehur nga drejtësia”, vijoi ai.

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet vuri në dukje gjithashtu se edhe pse e vërtetuar se “Belinda e Edit” ka vjedhur dhe abuzuar me tenderët dhe paratë e shqiptarëve, ajo ende qëndron në kolltuk dhe nuk i dorëzohet drejtësisë.

I doli emri në dokumentet epublikuara nga dosja Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico

By: Fax Web
31 January 2026 at 19:20

Kryeministri sllovak Robert Fico ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të tij Miroslav Lajcak, i cili ka vendosur të japë dorëheqjen për shkak të publikimit të komunikimeve të tij me financierin amerikan  Jeffrey Epstein, raportoi TASR.

Sipas kryeministrit, duke dhënë dorëheqjen nga ky post, Lajçak dëshmoi se ishte një diplomat i shkëlqyer.

“Ka kaluar shumë kohë që kur kam parë kaq shumë hipokrizi në kritikat që vijnë nga të gjitha drejtimet. Epo, nëse nuk ka asgjë serioze, çdo gjë do të bëjë mirë kur të më sulmojnë, edhe nëse po refuzohet absolutisht nga Miro Lajçak”, vërejti Fico, duke shtuar se me dorëheqjen e tij, Sllovakia po humbet një burim përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha të premten se po zbulonte më shumë se tre milionë faqe dokumente që lidhen me çështjen Epstein. Disa figura të shquara publike janë shfaqur në dosjet e publikuara deri më tani, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump, ish-presidentin e SHBA-së Bill Clinton dhe ish-ministrin e jashtëm sllovak Lajçak (2012-20), emri i të cilit shfaqet gjithashtu në dokumentet e reja që përmendin vajzat e reja ose mundësinë e komunikimit midis Ficos dhe politikanit të ekstremit të djathtë amerikan Steve Bannon.

Epstein kreu vetëvrasje në burg në Nju Jork në vitin 2019. Hetimi ka zbuluar se ai ka ndërtuar një rrjet të paligjshëm për sigurimin e vajzave të mitura për njerëz të pasur.

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt protestë kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen në bulevard!

By: Fax Web
31 January 2026 at 18:36

Lëvizja Shqipëria Bëhet protestoi sot në tubimin e saj të katërt radhazi para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë pas  aferave si AKSHI.

Qindra qytetarë janë mbledhur në bulevard, para se të niste protesta kombëtare, në orën 18:00, ku binin në sy banderolat, parullat dhe simbolet kombëtare, kryesisht flamuj kuqezi.

Më herët Adriatik Lapaj me grupin e tij ka protestuar përpara Kryeministrisë, pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke qëndruar për më shumë se një muaj në sheshin para kryeministrisë.

❌
❌