Normal view

Meta paraqet listën e dëshmitarëve/ Kërkon thirrjen në gjyq të disa politikanëve

24 June 2026 at 15:25

Vijon prej 6 orësh procesi penal ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit në GJKKO. Avokati mbrojtës i ish presidenti, kërkoi të thirren 11 dëshmitarë në këtë proces lidhur me ndryshimin e ligjit për minierat.

Ndër emrat e kërkuar janë kryeministri Edi Rama, Esmeralda Shkjau, Eduart Shalsi, Namik Kopliku, Zamir e Eva Mane, Gramoz Ruçi, si edhe Petrit Vasili e Taulant Balla.

Prokuroria e Posacme pretendon se SPAK ka bërë ndryshimet në ligjin për minierat me qëllimin favorizimin e një biznesmeni të vetëm dhe në këmbim, sipas SPAK, ka përfituar një vilë në Rolling Hills.

Meta kundërshtoi provat e SPAK duke thënë se nuk ka patur asnjë komunikim me asnjë biznesmen, ndërsa kërkoi nga trupi gjykues të thërrasi një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi

“ Duke mbeshtetur qendrimet e avokatit, gjykata nëse ccmon të arsyshme do ishte me vlerë të thërriste një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi. Për të parë nëse ka qenë apo jo nje ligj i dobishëm. Duke marrë edhe të dhënat se sa subjekte kanë përfituar nga ai ligj në atë moment, janë rreth 300 në dijenin time dhe sa kanë perfituar nga ajo kohe deri me tani, sepse numri eshtë shtuar. Jeni përballë një fantazie të shfrenuar. Ne kemi jetuar deri në 2009 te shtëpia e nënës së ish bashkëshortes time. Mamaja e saj ka bërë një kontratë sipërmarrje me një ndertues për ts berë një pallat. Jemi vendosur te Blloku, kemi qendruar aty rreth 4 vite. Ndërtesa ishte me probleme dhe Blloku ka ndotje akustike dhe probleme të tjera. E kisha të pamjndur të beja aktivitet sportive, të dilja shëtitje etj dhe vendosëm per të ikur, jo me qëllimin që të merrnim një vilë. Donim hapesire që të kishte akses për aktivitete sportive. Kërkesa e parë ishte për të marrë një ambient te Qemal Stafa.” tha Meta.

Lidhur me vilën në Rolling Hills, ai tha se nuk ka jetuar asnjë ditë atje.

“Nuk isha dakord për ambient te Rolling Hills, kishim tre fëmijë të vegjël. Aty kishte shumë politikanë dhe figura të njohura, nuk më jepte kënaqësi qendrimi atje. Avokati e tha qartë, ne nuk e dinim që një dite do gjendej një telefon me biseda. Veprimet kanë qenë shumë të qarta. Kryetari i Kuvendit ka vetëm të drejtë të drejtojë seancat etj, në pikëpamjen e ligjvënies ka vetëm një votë nga 140. Nëse gjykata e ccmon të rendësishëm episodin e ndryshimit yë ligjit për minierat, të thërrase ekspertin dhe të shpjegojë është bërë apo jo vetem per 1 person, vetëm për interes të një individi dhe si ka ndikuar. Për shtetin është bërë mire sepse është forcues sigurie. Për këtë ligj, nuk ka asnjë komunikim timin me zotin Mane apo me ndonje person tjrtër. Prokurori Kllapi ne seancën e kaluar, vajti deri aty sa gënjeu dhe tha se kam komunikuar me ate dhe këtë deputet. 100% e pavërtetë.Unë nuk kam asnjë perfshirje as në këtë ligj, as në ndonjë ligj tjetër. Historia synon shpikjen e lidhjeve të paqena, nuk kam diskutuar ndonjëherë me ndonje njeri për diccka të tillë. “ vijoi më tej Meta./abcnews.al

“Bëhu ushtar i Prokurorisë”/ Mesazhet me biznesmenin Shatku, Meta e Kryemadhi përplasen në GJKKO

24 June 2026 at 12:34

Me debat e tone të larta, është shoqëruar këtë të mërkurë seanca mes ish Presidentit Ilir Meta, dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në në GJKKO.

Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve me Adrian Shatkun. Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell Dumani.

Pjesë nga debati në seancë:

Ilir Meta: Dua të theksoj që nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm, as për Adrian Shatkun e as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, as për Monikën, as për Pirro Xhixhon, Shatkun, Haxhinaston, as për gjëra të ligjshme. Janë të gjitha shpifje. Dhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto që pretendohen. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letër-porosi, që pas pak kohe vjen ndryshe se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme e as shoqërore, tek askush. Për veprimet e Kryemadhit i di vetë ajo. Po të kisha veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur te celulari im.

Monika: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika: Bëhu ushtar i prokurorisë.

Gjykata paralajmëron Kryemadhin se nuk u bindet urdhrave të gjykatës, do të marrë gjobë e do të largohet.

Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan kompromentuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun. Thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Se prokuroria thotë se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Prokuroria thotë se aq i madh është ndikimi i Adrianit tek unë sa unë po shkoja në Marok për atë. Sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Kurse vizita ishte shtetërore. Në Marok kanë qenë dhe biznesmenë të tjerë.

Meta: Një përgjigje për Arben Krajën. Të detyrohet Kryeministria të japë informacion për shpenzimet e vizitës sime. Se shpenzimet i kërkonte Kryeministria dhe jo ministria. Për të gjithë të tjerët janë dhënë, për mua nuk i ka dhënë. Se për mua, si zëvendëskryeministër, i paguante Kryeministria shpenzimet. Kjo është e qëllimshme që nuk i japin. Kjo bëhet për mjegull, në mungesë të akteve. Ndryshimi i itinerarit ka ndodhur për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Nuk diskutohet cili është roli im në vendimmarrje (për CEZ). Kalojmë tek lobimi: “Bashkëngjitur është kontrata e regjistruar në SHBA e në KQZ. Është dhe vendimi i gjykatës së SHBA. Mendoj se prokurorët s’kanë qenë të interesuar për provat se dhe akses kanë pasur.

Ne na duhen faturat dhe shërbimet që janë bërë.

Për 1000 USD është e specifikuar se nuk mund të bëhej shpenzimi pa miratimin e LSI-së. Pa miratim nuk bëhej pagesa. Kur kam shkuar atje, më thanë për kontratën 15 mijë euro për pjesëmarrjen në inaugurimin e Trumpit. Nuk ka pasur fare kontratë dhe është denoncuar. Unë e kisha takimin si kryetar Parlamenti kohë më parë. S’më duhej ajo kontratë. Marrëveshja u bë vetëm për reformën në drejtësi që të bëhej me konsensus. Duke parë që Rama manipulonte një pjesë të Departamentit të Shtetit që nuk merreshin me reformën por me zonën gjeografike, unë bëra këtë angazhim me fondet e partisë që të bëhej siç ishte interesi i vetë SHBA-së që të mos kishte manipulim.

Ilir Meta: Bëhej fjalë për periudhën shkurt-maj se pastaj do të vinte rekomandimi i Venecias. Përfundoi reforma në maj dhe Venecia dha rekomandimet e veta. Ishte e vetmja periudhë e vizitave intensive në SHBA, ku kanë qenë të paguara nga Kuvendi. Të gjitha me koordinimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë e të ambasadës sonë në Ëashington. Për të takuar senatorë e kongresmenë mjafton t’i thuash zotit Mediu. Kontrata ka qenë vetëm për reformën, se duhej marrë dhe miratimi nga BE për çeljen e negociatave. Nëse për këtë periudhë u takuan kaq, për çfarë do paguheshin 300 e ca mijë dollarë për një periudhë që unë nuk isha në SHBA, ato që ka paguar Shatku.

Prandaj të përqendrohemi tek provat që vijnë bazuar në pyetjet.

Meta: Përse do e bëja unë si kryetar Parlamenti diçka të tillë? Ndërsa vizitat janë nënshkruar nga sekretarja Albana Shtylla, e cila nuk linte as presjen të gaboheshte. Reformën në drejtësi e kërkuam ne, jo amerikanët e evropianët. Ata planifikuan fondet dhe ishin të angazhuar se donin të kalonin dhe atje fondet. Nëse për këtë periudhë, për 3 muaj, janë paguar 90 mijë USD nga ana e Parlamentit, këto 300 mijë nga Shatku, për çfarë janë paguar?

Bien platformat e Meta/ Probleme globale me Facebook dhe Instagram

23 June 2026 at 23:56

Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme me platformat e Meta-s, pasi Facebook, Instagram dhe Messenger kanë pësuar ndërprerje të funksionimit gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas raportimeve të shumta në platformat që monitorojnë ndërprerjet online, përdoruesit kanë hasur vështirësi në rifreskimin e përmbajtjeve, dërgimin e mesazheve apo aksesimin e llogarive të tyre. Raportimet janë regjistruar në vende të ndryshme të botës, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një problem me shtrirje globale.

Përdoruesit kanë raportuar se Facebook dhe Instagram nuk ngarkojnë normalisht përmbajtjen, ndërsa Messenger po shfaq probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Në disa raste janë raportuar edhe vështirësi në hyrjen në llogari.

Meta ka bërë me dije se është në dijeni të problemeve që po prekin shërbimet e saj dhe se ekipet teknike po punojnë për rikthimin e plotë të funksionimit të platformave.

❌