Nis “krisja”/ Opozita fitoi Kavajën, por PL kërkon rinumërim për gjithë Bashkinë
KAVAJË- Nis krisja në koalicionin e “madhështorëve”. Partia e Lirisë ka kërkuar rinumërimin e votave për të gjitha njësitë administrative, që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë së Kavajës.
Kërkesa i është dërguar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit.
Kërkesa e Partisë së Lirisë, mban firmën e sekretarit të përgjithshëm, Tedi Blushi. Partia e Lirisë pretendon se ka patur parregullsi në procesin e numërimit për votën preferenciale, të Ilir Metës.
![]()
“Kërkesë për hapjen e kutive të votimit për rinumërimin e fletëve të votimit për zonën zgjedhore të Bashkisë së Kavajës. Ju drejtohemi me kërkesë për hapjen e kutive të votimit për rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative, që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë së Kavajës. Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshëm mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit p[përfundimtare”, thuhet në letrën e Partisë së Lirisë, drejtuar kreut të KQZ-së.